62 Komente

Ca domethene ta kesh chipin ne shpatull?

qe eshte budallallik me nxjerr jasht qarkullimi passaporten ekzistuese kur eshte pagu 1 here, kjo dihet. Akoma me qesharake eshte per ata qe kane qene te fundit qe e kane nxjerre dhe e kane 'fringo" te re. Sidoqofte, shteti si leshues i dokumentit ka te drejte me i nxjerr jasht ligji ne cdo moment dhe deri tani, duket se data do jete 1 janari 2011 (nqse nuk u ndrrohet mendja prape)

Ligji...hahahahahahahahahahahahahhhahhahahaha

Spas ligjit te para 2 viteve, neper lokale e ambiente te mbyllura nuk duhet te pihet duhan. Por ja qe duahn pihet per shtete pale qejfe. Ene Tit Vasili qe se ka pire kurre duhonin ne jete te vet dhe qe kur u bo minister tha se per 2 muaj ligji do zbatohet, ose une iki, ka fillu duhonin!

po ku e lexo ti kete bredharako - se ky ligji i bere para 2 javesh ne kuvend nuk thote keshtu...dhe ky ligj hyn ne fuqi sot, me aq sa me thote matematika mua

p.s. paska filluar sherbimi xpress me 15,000 leke te reja per pashaportat. per 3 dite,  jo keq.

 Pasaportat qe kane viza ne afat, vlejne ende.
Ato qe i kane te skaduara, vlejne vetem si mjet identifikimi.

BE e ka kusht qe do pasaporta biometrike. Ti po deshe mos merr.

or daj...s'kam kohe une te vij te rrij 2 muj ne shqiperi per te bere leternjoftim dhe pashaporte....dmth, nqs un marr nje vize 3 vjecare sot, pashaporta me skadon ne 2014...i bie qe sala ma quan te vlefshme pashaporten deri ne 2013?

 

ejvalla per linkun...po si muhabet shqiptaresh qe u mungon logjika:

"Ende nuk ka një vendim që thotë se më 1 janar 2011, pasaportat e vjetra dalin jashtë përdorimit. Një person mund të dalë me pasaportën e vjetër dhe ka pasaportën e re. Udhëtari që e ka pasaportën e vjetër me vizë, bashkë me pasaportën e re e tregon atë tek autoritetet kufitare. Do të ishte shumë mirë që viza të vendosej edhe në pasaportën e re"

 

1) s'ka vendim qe te vjetrat dalin jashte perdorimit.

2) Një person mund të dalë me pasaportën e vjetër dhe ka pasaportën e re.

3) Udhëtari që e ka pasaportën e vjetër me vizë, bashkë me pasaportën e re e tregon atë tek autoritetet kufitare.

4) Do të ishte shumë mirë që viza të vendosej edhe në pasaportën e re

 

ahahahahaa - si ta lexosh kete. Hajde, e zeme se 1-shi mbizoteron. Po c'kuptim ka 2-shi? Po 3-shi? Po 4..

--- ju dhjefsha me gjithe ministri / gjendje civile qe s'vene nje gje ne internet. injorantet e m00tit. 100 here me te mira jane ato ne DMV ketu se keta ministrat, zevendes-ministrat e drejtorat tane.

zot i madh!!!

 Nuk ka pune mungese logjike. Nxisin blerjen e te rejave. Por ato qe kane viza s'i mbyllin dot. Thone qe mund t'i nxjerrim jsahte perdorimit, qe te nxitoni te beni te rejat. Por s'kane per t'i nxjerre, po paten viza.

 Jo jo se do i nxjerrin dhe ato qe jane me viza,nga 1 Janari i 2011 es nuk nuk njihen me neper pikat kufitare,vetem pasaportat biometrike.

 Hic s'kane per t'i nxjerre. S'i anulojne dot vizat e dhena.

E bejne vetem qe te blejne robt te rene. Duan leke, ka vajt keq. Jane fatosnanoizuar fare keta. Kane filluar si qeveri kazinote e vererat e shtrenjta. 

Po une qe kom vize Amerikane deri ne vitin 2018, por pasaporta e kuqe jo-biometrike me skadon ne 2015 si i behet hallit? Deri kur e kom pasaporten e kuqe te vlefshme?

 5 bohet kollaj fare 8.

 Deri tani s'ka dalur asnje dekret per shpalljen te pavlefshme te pasaportave te vjetra dhe me sa duket as ka per te dalur ndonjehere. Qellimi ka qene liberalizimi i vizave. Lajmi qe pasaportat e vjetra do te nxirren jashte perdorimit ka qene vetem nje menyre per ti bere presion njerezve qe te shkonin e te benin pasaportat biometrike, sepse Europa kerkonte si kusht per liberalizimin e vizave nje nr. sa me te madh aplikuesish me pasaporta biometrike. Sa ishte ky nr. qe kerkonte Europa nuk e di po deri sa u liruan vizat me sa duket ky nr. eshte arritur. Kush banon jashte me letra, s'ka nevoje per pasaporte biometrike. Kush banon ne Shqiperi i nevojitet pasaporte nese do te perfitoje nga heqja e vizave. Kush vjen ne Shqiperi dhe do te beje pasaporten e re, ben aplikimin dhe mund ta terheqin kur te kthehet ne Shqiperi ose mund ti japin prokure ndonje te afermi per ta terhequr nga zyra e policise dhe nese njeh ndonje qe bie fjala ka ndonje rruge aty ku jeton jashte shteti, mund ta marre nga ky. Me kushurinjte e mi kshu e beme.

S'na ashtu shume per biometriken...se e kam chipin ne shpatull tashme.

Car dmth me kete "chipin ne shpatull tashme" Je betuar mbi kushtetuten amerikane se ke per te mbrojtur me jeten tende truallin e shenjte amerikan e ke marre pasaporten e daj samit? Po nqs eshte kshu, car problemi ke? Nuk te ben me kush te paguash takse shtese ne dogane sepse po hyn si huaj, pa problem.

Dhe unë që rashë pré e presionit të familjes dhe ula pantallonat përpara gjendjes civile... :-/

Një shtet i huaj s'ka si t'a dijë që pashaporta jote është shpallur e pavleshme, kur mbi pashaportën tënde s'ka ndonjë shënim të tillë dhe kur mbi pashaportën tënde shkruhet që skadon në 2015-ën.

Nqs ke vizë apo leje qëndrimi për një vend të caktuar, pashaporta e vjetër duhet të pranohet, logjikisht.

 

Nuk e si saktesisht, por mbaj mend te kem degjuar nje funksionar te ministrise se brendshme ne lajme para disa ditesh qe sqaroi se pashaportat qe kane viza per vendet jo Schengen do te jene te vlefshme edhe pas fundit te vitit. Persa i perket asaj cfare permendet nga disa me lart, mendoj se pertej dates se skadences te shkruar ne pashaporte dhe pertej faktit qe policite kufitare te huaja mund te mos jene te informuara mbi shvleresimin e pashaportave te vjetra, duhet patur parasysh se ka edhe nje kontroll ne Shqiperi nga policia jone kufitare perpara nisjes ne cdo destinacion jashte vendit e cila merr udhezime nga autoritet perkatese.

shume seriozisht, kto nuk mund ti bejne te pavlefshme pasaportat e kuqe. Mund te jete kusht, kush do te levize pa vize, duhet te kete pashaporte biometrike. Po pervec asaj, nuk kemi kohe te rrime 1 muaj ne shqiperi....wasting away lol Te pakten ti bejme ne ambasade / konsullate keto gjera Po ky ligji qe citova me siper, eshte ligj sic e kuptojme ne ligjin, apo eshte shakaja e radhes se parlamentit?

 Po paguaj 150 mije leke e merre per tre dite. Nese je aq bthgrisur ne Amerike, sa te mos kesh as 150 mije leke, me mire kthehu e meshoji kazmes ketu, (apo s'e kane rregulluar ushtarin e panjohur) mos ua co dem familjareve leket qe te kane dhene per te emigruar.

o chichi - po ate karten e identitetit, e merr dot me pershpejtim, apo ato 2 jave s'quhen smiley

p.s. kur te vi ne shqiperi do te te gjuj me dollare hekri sa per te tall trap1n me ty ahahaha

shkoni merrni kupona per Biometriken se jane nga fundi.... shpejt se erdhen titanet ... ne dhjetor :-D

he mer boll late nam tuj u zi , tamam si refugjate v.lesht.

nejse, ky eshte shtet maskara, qe u be kaq kohe e nuk i sqaron njerezit.

shtet maskara qe nuk merr persiper te sqaroje qytateret e vet se si e qysh. Ka me mijera njerez qe sillen rrotull ne kerkim te informacionit se si  e qysh i beher per te te aplikuar per pasaportat e reja. Si del jashte perdorimit e vjetra ? Kur del ? A del jashte perdorimit ? A mund te udhetosh pasi ke aplikuar per te rene ?  Ca behet kur ke vize ne te ? A mund te rrish me pashaporten e vjeter sepse sta ndjen fare per biometriken ?

Ne kemi ngelur ne dore te lajmeve te gazetareve neper media te cilet sot psh intervistojne Ponin qe thote :  Pasaportat e vjetra do dalin nga perdorimi.

Neser intervistojne nje zyrtar tjeter i cili thote : Nga liberalizimi i vizave perfitojne vetem ata me biometrike, te tjeret qe se kane bere ate, duhet te aplikojne per vize ne ambasade.

Hajde ta marri vesh mileti i shkrete.

Pastaj thone : pashaporten duhet ta terheqe vete personi, ose nje person i familjes i cili ka karten e identitetit te tij, por nga ana tjeter per te terhequr karten e identitetit duhet te jete vete personi,  lesh hamami dmth.

Dhe me e bukra eshte se keto procedura sjane te shkruara gjekundi, ska asnje vend ku mund te marresh info te sakte, ke vetem shefa policie dhe laraska te gjendjes civilile qe shesin mend kur te japin ndonje info , a thu se i kane ato ne dore, apo a thu se po te japin informacion te sigurimit te shtetit.

Kjo eshte e gjitha nje cmenduri. Ti afrohesh te aplikosh dhe gjen nje zyre te qelbur me radhe robsh, dhe se ke as nje fletushke ku te shpjegohen te drejtat dhe detyrimet e tua, e le me pastaj kuadrin ligjor ne kete rast.

Kjo eshte topitja e mendjeve te miletit qe me kete rast hutohet aq shume, sa harron te kerkoje ate cka ka te drejte, por shkon ju lut b..then  punonjesve qe skane asnje gje ne dore, pervecse spekulojne me informacionin qe bejne sikur kane.

Ne ket rast ska robi asnje keshille per asnje. Edhe une mendoj se pasaportat e vjetra nuk do te zhvleresohen dhe do jene ne fuqi per aq  sa kane afatin. Per ne qe jemi ketu nuk kemi nga ja mbajme, kemi per ti bere te rejat. Per ju qe jeni jashte, mos e rruni shume, sepse askush ne fund sjua shkel te drejten.  Ligji ne fund te fundit eshte mbreti. Kush do te ngreje padi kunder ketyre maskarenjve, nqs i behet ndonje padrejtesi, te me thote mua, se do ja mbuloj gjysmen e shpenzimeve, plus do ti gjej nje avokat te mire

smiley

shkova me terheq pasaporten para nja ca diteve, por nuk ishte bo. Aty ne sportel para meje nje gru terhoqi pasaporten e vet dhe firmosi ne nje cope leter. - a ma jep ene pasaporten e burrit?- i tha ajo punonjeses tek sporteli.

- jo - ju pergjigj punonjesja, - duhet te vij ta marre vete-. Mbas disa lutjesh dhe buzeqeshjes, sportelistja ia dha dhe pasaporten tjeter qe duhet ti perkiste burrit te kesaj zonje. Dhe kjo e fundit firmosi prape nje cope leter, por kesaj radhe ne emer te burrit te saj.

E thashe kete detaj per te treguar se ketu mund te besh cfare te duash, me siguri qe ata/ato qe ju duhen pasaporta me emra te te tjereve i kane siguruar. Ketu eshte rumpall hesapi. 

true gjergji true

he mo dhe ju si boni, pasporten e burrit po terheq ajo, jo te botes, ho mos boni kshu tani, jepja i cike smiley

logjika e shqipos smiley

gjergji, kishte njerez shume per te terheq pasaporten? Kam fobi nga radhat dhe akoma s'kam shku per ta terheq.

o Ana,

po shkove, pyt i cike a ka dale dhe imja smiley

na pyet i cik per orarin, se para ores 5 s;bohet gje. Me duket se do shkosh ta marresh ti me perpara.... merr dhe timen me ate rast, se 3 muaj kane kalu besoj smiley

 Punojne per dite te shtune?

ana,

nuk ka radhe, pasi ka rreth 6 sportele. ti duhet te shkoshe ne sportelin ku eshte afishuar njesia vendore ku ke aplikuar. Orari eshte nga ora 9-te deri ne 3 mbasdite me duket. Po ti po nuk pate mundesi, nuk ka problem, se shkoj e ta mar une dhe me kete rast pime edhe ndonje kafe mbasdite, atehere kur ti te jesh e lire.   smiley 

rrofsh, gjergji, po nuk dua te te mundoj. smiley

OK, por kjo nuk eshte mundim per mua. Une ndej kenaqesi kur kam mundesi ti sherbeje te tjereve. Biles kjo do te ishte edhe nje test per te treguar sesa lehte mund te marresh nje pasaporte pa qene i zoti vete.

Rruzhdije, pavaresisht se ca thon te tjeret per Ty, mu me dukesh si robi me sagllom ne shqiperi. smiley

p.s. po, t e madhe eshte ajo.

Rrofsh ti Rrofsh

Po ca qeka kjo qe thone te tjeret per mu i here ? smiley

flm paraprakisht smiley

gjona, gjona thojne smiley

po me ter men qe kto kan per borxh te vrasin mesinxherin .... popull prej hekri, qe te vret po u ankove lol

p.s. (loni prej betoni, peti prej verteti...ahahaha)

smiley

me marrshin te keqen tha smiley

Pasaporten nuk e merr dot pa pas karten e identitetit dhe karten se merr dot pa qene vete,pasi merret konfirmimi per mes shejave te gishterinjve.Keshtu qe teorikisht nuk mund te ndodhe, qe te merret pasaporta ne emer te dikujt tjeter

Teorikisht.

une kam marre pasaporte tek drejtoria e policise tirane dhe aty me karte identiteti me vete.

keto qe i thote sportelistes keshtu e ashtu i kam pare vetem ne zyrat e gjendjes civile per pune certifikatash, e bejne nje sy qorr. leternjoftimin elektronik, i futa gishtin qe e mora smileysmiley

qenka liru anej ka lagjia juj mduket....

letenjoftimi merret me te futme gishtin, thats true

por kjo nuk vlen per pasaporten.

mund ta terhqqi familjari dhe po spat karten tende, por me prokure.

problemi eshte se nuk ka nje procedure strikte dhe te ndershme , njelloj per te gjithe

mu faktikisht me bezdisi punonjesja e pasaportes nje VTK ( vari trapin komplet) qe sdite me fol fare ,certifikate lindjeje Momli ose mxti i malokut :-D

dhe kish orar der me kater, dhe nga e hena te premte , ndersa te gjithe njerezit jane ne pune ,duhet te lejn punen  me shku me morr pasaporten.

dhe sa per ate me prokure, kam frike se vlen vetem per pasaporten dhe nuk jam i sigurt, sepse per leternjoftimin elektronik duhet me qen vet i pranishem me cdo kusht....

vete prokura eshte transparente dhe norme  ( ligjore ) qe njihet ne te gjithe boten

Une shkova per te nxjerr kuponat dhe atje te them te drejten s'kishte ndonje rradhe kushedi se cfar, por kur shkova tek gjendja civile, ishte skandal fare, aty ishin nja dy gra qe ja fusnin me grusht kujdo qe nuk mbante rradhen, dhe nuk e kuptoja perse ngjesheshin robt qe ishin ne rradh dhe benin nje mullar me njerez duke e dit qe pa rradh s'futeshin dot se ishin ato dy bodigarded aty. Ne tmerr i vertete atje, ika fare une, atj as punonjesja e gjendjes civile nuk futej dot brenda te fillonte punen se e merrnin njerezit si ndonje qytetar qe futej pa rradhe, apo me mik. Une e lash fare ate muhabet, edhe sot e ksaj dite kam pasaporten e vjeter, me vize dhe me skadon ne 2014, deri ateher me ate do leviz. Kuponat i mabj kot ne xhep, si tip hajmalish.

 Edhe nje dicka. Kush ka pasaporte te vjeter me vize shumevjecare, mund te bejne pasaporte te re biometrike. Pasaporta e vjeter annullohet duke shpuar kopertinen dhe faqet, kur kalon ne dogane paraqet pasaporten biometrike dhe pasaporten e vjeter bashke me vizen. Pasaporta mund te terhiqet nga nje person i trete me prokure teorikisht, por po njohe ndonje polic me 5mijelek i merr. Ah, edhe dicka. Pasaporta mund te terhiqet ne cdo moment, pavaresisht nese eshte terhequr apo jo leternjoftimi te zyra e gjendjes civile.

Me c'po marr vesh, une qe kam kaq vjet qe per arsye sentimentale akoma dua nje pashaporte shqiptare te vlefshme po qe deri tani nuk e merrja dot se duhet te presesh me shume kohe sesa kisha kohe per te kaluar ne Shqiperi dhe ne radhe neper zyra, mund te aplikoj me kete proceduren e pershpejtuar dhe t'a marr per 3 dite? Apo te vazhdoj te udhetoj me pashaporte kanadeze dhe lere fare?

jo mi merre

se kushedi i shpall EU lufte kanadase, dhe ju mbyllin kufinjte

e pastaj ti : tak - qit pashaporten shqiptare

dhe te marrte te keqen kanadezi smiley

Tallu tina tallu, po ktyne te Amerikes psh u hy n'pune pathaporta jone se shkojn n'Kubt e n'Venezualt si shqipo se si Amerikon nuk i qasin.

e mer aman

se u myten tu bo pushime dhe kto moo smiley

pastah kanadezt sikur shkojne n'Kube apo ka shit mend kot PF-ja ?smiley

Po, shkojne. Kuba eshte destinacioni me i lire per ata ne Kanada, per fukarenjte. Si puna jone me maqedonine e malin e zi.

lol

meqe ma kujtuat me kete teme, u bera mbare

sapo isha dhe terhoqa timen sot

skishte njerez fare

grate aty po benin llogje

me pa ne surrat

me mori nje firme

me tha : e gzofsh

3 minuta pune

thanks very much smiley

Une desha te di a eshte e vertete qe e merr pashaporten shqiptare per 3 dite? Kaq. Pastaj se pse e dua une, kjo eshte pune tjeter. Por meqe ra fjala, ja qe  se  c'me le nje shije jo te mire kur hyj ne Rinas me pashaporte kanadeze, nuk dua te ndihem mysafire ne shtepine time. Une jam ne Shqiperi shpesh duke qene qe udhetoj ne Evrope per pune dhe duke qene qe fatmiresisht kam pushime te mjaftueshme, zakonisht i ndaj midis Shqiperise dhe destinacioneve te tjera, se duhen te gjitha nga pak. Nuk kam ndermend te udhetoj me pashaporte shqiptare diku tjeter pervec Shqiperise dhe ndoshta Maqedonise, se heren e fundit qe isha aty dhe donim te shkonim ne Oher per nje dreke, une nuk mundesha se per kanadezet viza duhej marre ne ambasade, kurse per shqiptaret merrej direkt ne kufi.

Nuk di te them se c'bejne shqiptaro-kanadezet dhe kanadezet 24 karat per pushime, se nuk e ndiej veten kompetente te bej pergjithesime, po jam e bindur qe ekspertet qe jetojne ne Tirane mund te n'a sqarojne me imtesi dhe saktesi te plote.. Tongue

o noshke, shko e pyt Moz Rucin ku ishin bo ato fallcot qe i valviti n'parlament 1 here te vetme per me tregu se sa i pasigurt ishte procesi. Ma do mendja mu qe kto fallsifikatoret i bojn dhe me shpejt
 

Ruci nje here te vetme? Lol

Po te kishte qene i rregullt procesi, i kishte hap Sala votat.

Ka me gomar qe beson se votat s'jane vjedhur? Argumenti i PD-isteve normale tani ketu, eshte qe votat u vodhen... te gjithe vjedhin... ne ia dolem, ju s'na kapet... duroni tani deri heren tjeter. Ti thua procesi.

o XP, a bo najher upgrade ti? se un nuk kam permend gjo vota a kuti dhe as nuk m'bohet von se ca thon PD-istat ose Ps-istat

Pjese nga procesi kutive permende... mos na bej te zgjuarin tani. smiley

m'fal se ai ishte qellimi im po harrova se para teje robi i thjeshte duket vec si ji fakir i pashkolle dhe qe kujton se shiu bie se njoni aty lart n'qiell harron cezmen hap

Kjo i bie te jete batute inteligjente e me humor?

ncuk, ishte batute idiote dhe pa humor; ishte vetem per XP

 Kishte rene pazari i nje komisionieri socialist,nga dhjete mije leke qe ishte per vote te shitur ne zgjedhjet e 28 Qershorit,tremije e peseqind kishte vajtur per zgjedhjet lokale.

 o SHIK-sa..nuk o teme per birishen kjo, ndrroje stacionin

Per ta thjeshtuar diskutimin, per ne qe vijme nga jashte me pashaporte te vjeter per Vitin e ri dhe qendrojme jo me shume se 10 dite, a do kemi probleme te dalim nga Shqiperia ne fillim te janarit apo eshte ende e paqarte?

Problemi eshte se koha e pushimeve eshte e pamjaftueshme per te marre pashaporten (sic duket edhe kto kuponat 3 ditesh mbarojne ne moment) dhe po u be aplikimi per biometriken, ajo e vjetra te del jashte perdorimit... Pra sic i thojne ne jemi ne mes te nje 'rock and a hard place'

futu njehere ne website e ministrise sone te jashteme se mos ka ndonje sqarim. Nese jo, dergoja kete shqetesim me e-mail , besoj se do te maresh pergjigjen zyrtare. Qe ne fillim te mandatit me 2005, kryeministri e beri te qarte se kjo qeveri do te jete qeveria e sherbimeve dhe e sherbesave ndaj popullit. Deri tani mire ka bere vetem varimin me fondet e taksapagueseve te viktimave te aksidenteve, apo te permbytjeve qe vete i ka shkaktuar. Do zotin mendon edhe per te gjallet me te njejtin preokupim.

nqse ke vizen ne passaporte dhe nuk ka skadu, mund ta perdoresh - po thoshin sot te lajmet

 Kete duhet pak kujdes shoku. Pse? Kur shkon ben aplikimin per pasaporte te re, ti psh. do te nisesh me date 10 janar. Shkon ne polici me date 8 janar dhe policia te thote qe pasaporta nuk te ka dale akoma. OK, me date 10 janar shkon ne Rinas dhe mund te qelloje qe pasaporta eshte bere gati me date 8-9-10 janar nga qendra e SAGEM ku prodhohen dhe ne sistem rezulton qe pasaporta eshte bere gati, prandaj ne dogane mund te thojne "Te ka dale pasaporta, shko e terhiqe dhe pastaj eja ketu" smiley Veshtire te ndodhi per dy arsye. E para, mqs u liberalizuan vizat nuk te can kush koken me. E dyta per 10 dite, sa do te rrish pasaporta nuk behet (duhen 2-5 jave me proceduren standard, ose 3 dite me procedure te pershpejtuar)

po u be aplikimi per biometriken, ajo e vjetra te del jashte perdorimit.

Jo, e vjetra del jashte perdorimit kur prodhohet pasaporta e re, jo kur behet aplikimi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).