Pas 10 vjetesh kthehem ne Shqiperi per nje 2 javorsh. Shetita nga Veriu ne Jug

Po vjen momenti i kthimit dhe pyetja qe me eshte bere kudo ( edhe ketu tek peshku ) eshte:

Si t'u duk Shqiperi?

Per t'i lene vend debatit po e permbledh me nje fjali

Shqiperia eshte nje vend i bekuar nga bukuria dhe begatia, qe zhvillohet ne menyre kaotike nga populli shqiptar dhe drejtohet ne menyre anarkike nga klasa drejtuese.

11 Komente

Dhe drejtohet ne menyre korruptive nga klasa drejtuese, do te ishte me e sakte.

Shqiperia po ecen me gjithe pritshmerine tone me te madhe. Por per sa kohe do te mjaftohemi me instiktin tone te mbijeteses? A nuk do te ishte me mire te ishim pak me shume te organizuar?

5*

 10 vjet pa ardhur? wow

Te kapen?

sa mire qe i re shkurt toko

smiley

kur te pyesin "Si tu duk Shqiperi?" - ku e vene theksin...tek e-ja, apo tek i-ja

une vete ju them, sa mire qe jeni ju ktu. ajt shnet tashti, me pafshi vetem targen lol

Si tu duk usa kur u ktheve?

Bostoni mu duk me i bukur se kurre . Bregdeti amerikan me i shemtuar se kurre. Shijoj  cdo moment dhe vleresoj me shume se kurre menyren se si mileti ketu respekton rregullat dhe ligjet.

 

 

Naimi

Dhe drejtohet ne menyre korruptive nga klasa drejtuese, do te ishte me e sakte.

Kur them drejtohet ne menyre anarkike kam futur edhe korupsionin. Desha te jem pak me i bute.

A nuk do te ishte me mire te ishim pak me shume te organizuar?

Pyetja shume me vend. Shembull eshte trafiku. Te gjithe i shkelin rregullat me elementare te qarkullimit per te dale i pare ne trafikun e ngarkuar. Si rezultat qarkullimi bllokohet dhe  asnjeri nuk del dot nga trafiku. Mund te them me siguri se trafiku do te lehtesohej ne Tirane te pakten 2/3 sikur te gjithe te organizoheshin per te respektuar rregullat e qarkullimit.

Ndersa polic trafiku nuk sheh azgjekundi ne Tirane vec para Rogneirt ne grupe prej 7-8 vetesh. Sikur nga nje polic te vihet ne cdo kryqezim me probleme ( shebull klasik eshte tek Dogana e Tiranes) trafiku do te ishte shume me mire.

Sa per ndertimet ne Tirane lere mos e pyet. Nje anarki e plote. Ndertime te bukura por pa asnje planimetir. Nje miku im me humorme tha se ne Tirane planimetira e nje zone behet pasi eshte ndertuar pallati smiley . Ne fshatra me keq akoma. Ne mes te fushes bujqesore shikon kulla te ndertuara.

Ka dhe te tjera po kaq mjafton besoj

 Nje miku im me humorme tha se ne Tirane planimetira e nje zone behet pasi eshte ndertuar pallat

Toko, ai miku yt nuk ka bere humor fare... fatkeqesisht smiley

Toko !

Kjo qe kerkon ti , quhet sindroma e Bonapartit.

Ambienti qe te rrethon ndikohet nga rrahjet e zemres.

Bonaparti qe kishte pushtuar gjithe europen, nuk ishte i lumtur, e imagjinote lumturin , nje kasolle fshatari prane oxhakut me te dashuren e tij.

Edhe ti , te kishe te dashur ne shqiperi, do te dukej e bukur shqiperia, eshte ndjenja e mbrendshme qe ndikon padashjen tende mbi ambientin rrethues.

Edhe une , sa kisha te dashuren, shqiperia me dukej e bukur, kur me la e dashura ( sepse i shava qeverin,- ik , ma tha- ti je komunist) shqiperia me dukej ndryshe, e shemtuar, me probleme qarkullimi, me zhurme, e zymte.

Eshte zemra ajo qe krijon bukurin, e jo bukuria zemren.

Paskemi qene ne shqiperi ne te njejten kohe, sa mire qe su takuam !!!!!

toko

E kam pasur edhe une fatin te rri shume vjet pa u kthyer ne Shqiperi dhe kur jam kthyer kam kuptuar me te vertete se sa e bukur eshte Shqiperia. Per mendimin tim eshte tamam nje vend i bekuar, qe megjith zhvillimin kaotik dhe berjen c'mos te klases politike ( te zgjedhur posacerisht per shkaterrimin e Shqiperise) per te prishur me zell, mbetet vendi me i bukur qe me kane pare syte. Nuk e them kete se eshte vendi im, por vertet nuk kam pare vend me te bukur, te pakten vendet e tjera ne europe jan hapesira te medha monotone. Shqiperia ka nje shumellojshmeri qe nuk e kan as vende shume here me te medhaja. Nuk kam qene ne Greqi por besoj mund te jete i vetmi vend qe mund te konkuroje me Shqiperine, me c'kam pare une. Rralle gjenden plazhet e Shqiperise diku tjeter, malet, bjeshket, lumenjte, liqenet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).