Në ligjin e ri për mbrojtjen është caktuar 1.6% e GDP-së

Shqipëria tashmë ka një telash të ri me NATO-n. Këtë radhë nuk bëhet fjalë për Shërbimin Sekret që ka qenë kohët e fundit një burim konflikti mes qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të aleancës, por për buxhetin që Shqipëria po i akordon Ministrisë së Mbrojtjes e cila ka lidhjen e drejtpërdrejtë me NATO-n. Ndonësec të gjithë përfaqësuesit e lartë të qeverisë shqiptarë janë zotuar se do të plotësojnë direktivën e NATO-s, sipas të cilës një vend anëtar duhet të t’u japë buxhet ministrive të Mbrojtjes 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, kjo nuk është realizuar konkretisht. Kjo direktivë nuk është plotësuar as në projektbuxhetin e vitit 2011, ndonëse nga përfaqësuesit politikë në vend është theksuar se Shqipëria është një nga vendet me rritje më të madhe ekonomike në rajon. Por mosrealizimi i kësaj direktive nuk ka kaluar pa debate mes kabinetit të Kryeministrit Berisha. Sipas të dhënave aktuale, shifra në buxhetin e shtetit për vitin 2011 nuk është më e madhe se 1.6 për qind e GDP ose Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. GDP-ja e llogaritur në buxhetin e shtetit është 12 miliardë dollarë.

Direktiva

Me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, një nga direktivat kryesore të aleancës ka qenë edhe modernizimi i Forcave të Armatosura të vendit tonë, në mënyrë që ato të jenë të afta të përballojnë operacionet që zhvillohen kudo në botë. Nisur nga kjo, drejtuesit e aleancës kanë theksuar se është e udhës që çdo vend anëtar i NATO-s, t’i dedikoj Ministrisë së tij të Mbrojtjes, një buxhet i cili kap vlerën e 2%-shit në totalin e Prodhimit të Brendshëm Bruto të një vendi. Ndonëse kjo direktivë është pranuar dhe përsëritur nga drejtuesit e qeverisë, ajo ende nuk është zbatuar realisht dhe kjo u pa edhe gjatë hartimit të projektbuxhetit të vitit 2011. Rëndësinë e dedikimit të kësaj masave të PBB-së për Forcat e Armatosura shqiptare e përsëriti edhe ministri Imami, pak javë më parë, gjatë një mbledhjeje përgatitore të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, për samitin e radhës së aleancës i cili do të mbahet në Lisbonë të Portugalisë.  “Menjëherë pas Lisbonës ne do fillojmë rishkruarjen e dokumenteve tona strategjike. Ne duhet ta rikonstruktojmë ushtrinë tonë, në veçanti këmbësorinë. Shpreh bindjen se Shqipëria garanton se nuk do të ndryshojë buxhetin e përcaktuar prej 2% të GDP-së", ka theksuar Imami në mbledhjen e zhvilluar në Gjermani, pak javë më parë për samitin, i cili do mbahet në mesin e këtij muaji. Por me sa duket, ndonëse deklaratave të bëra, ministri Imami në Lisbonë nuk do të paraqesë dot faktin se Shqipëria ka plotësuar direktivën buxhetore të NATO-s, për shkak se kjo nuk do të ndodhë as në vitin 2011.

Debatet

Burimet pranë qeverisë bëjnë të ditur se nevoja për përmbushjen e kësaj direktive të NATO-s, ka bërë që mes ministrave të qeverisë “Berisha” të lindin edhe debate. Kjo për shkak se nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Financave, e cila harton edhe buxhetimin përfundimtar i është kërkuar përmbushja e kësaj direktive, gjë e cila është refuzuar nga ministri Ridvan Bode. Burimet bëjnë të ditur se refuzimi për sa i përket akordimit të 2% të PBB ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, për vitin 2011, ka ardhur për shkak se për këtë vit janë vendosur objektiva të tjera zhvillimi për vendin. Kështu si prioritare për zhvillimin e vendit, janë vendosur zhvillimet në infrastrukturë dhe kryesisht në ndërtimin e rrugëve. Nga ana tjetër, përveç infrastrukturës, rëndësi u është vënë edhe reformave në shëndetësi dhe arsim, të cilat konsiderohen si prioritare nga ana e qeverisë shqiptare. Por për vitin e ardhshëm, një shumë e konsiderueshme të ardhurash pritet të përdoret për procesin zgjedhor lokal, i cili do të mbahet në vend më 8 maj. Nga ana tjetër, ashtu si edhe në të gjitha vitet e tjera të qeverisjes “Berisha”, edhe për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje të pagave dhe pensioneve në vend. Të gjitha këto, prioritete duket se kanë “harruar” NATO-n, anëtarësimi i Shqipërisë në të cilën, është konsideruar si një nga arritjet më të madha të shtetit shqiptar ndër shekuj.

3 Komente

Ah dreqin, tani qe s'eshte me Mehdiu u kujtuan keta te NATO-s t'a rrisnin buxhetin per Ministrine e Mbrojtjes?

pune muti. Nje GDP e llogaritur e "larte" i sheben frymorit per te bere demagogji per rritjen 2 shifrore te rritjes ekonomike, apo per te "zbutur" borxhin maramendes (ne % ndaj GDP) qe kjo qeveri e ka futur vendin keto 3-4 vitet e fundit. Mirpo ja, qe te deklarosh nje GDP te "larte" ,pra te mashtrosh per kredo politike, ka edhe haracin e vet ; sa me e larte GDP aq me e larte ne vlere absolute duhet te akordohet buxheti per mbrojtjen, ne respekt te anetaresimit ne NATO dhe qe eshte caktuar ne 2% te GDP.  

Barbiere, ne fakt GDP e Shqiperise, nuk eshte paraqitur e plote, keshtu qe nuk ka fryrje artificiale, perkundrazi. Mirpo ata gomere, kane nje gje te keqe, se nuk pyesin  e nuk ndigjojne. Ju pelqen hunda e tyre dhe e te huajve qe i therasin per te mashtruar njeri-tjetrin.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).