Përpara se të krijonte grupin e famshëm të rrokut Led Zeppelin, këngëtari Robert Plant, ishte pjestar i një grupi bluz të quajtur Band of Joy. Tani, 40 vjet më vonë, ai ka hedhur në treg CD e re me këngë të vjetra, si dhe me bashkëpunime me këngëtarë dhe krijime këngësh si: Darell Skot dhe Peti Grifin.

 

“You can’t buy my love”

Në moshën 62 vjeçare, Robert Plant këndon disi me nota më të buta, se ç’këndonte gjatë ditëve kur ishte pjesë e grupit Led Zeppelin. Albumi “Band of Joy”, është një ndërthurje e tingujve të kohërave të vjetra së bashku me tingujt e muzikës blugrass, ku përmendet dueti me Alison Kraus një duet që ka fituar çmimin Grammy. Këngët e albumit “Band of Joy” janë një përzierje e muzikës kantri, rrok dhe folk. Është madje edhe ripunim i këngës hit “You cant’ buy my love”, i këngëtares teksane Barbara Lin.

“Falling in love again”.

Albumi “Band of Joy” është një produkt i bashkëpunimit të këngëtarit Robert Plan dhe kitaristit Badi Miller. Miller gjithashtu këndon në disa prej këngëve të albumit si “Falling in  love again”, e regjistrura për herë të parë nga grupi The Kelly Brothers në  Çikago. Plant e Miller e kanë përpunuar këngën për albumin e tyre  “Band of Joy”.

“House of cards”.

Të gjitha këngët janë ripunime, apo përsëritje të këngëve më të spikatura amerikane kantri, soul apo bluz. Robert Plant ka shkruar për këtë album dhe këngë të reja, në bashkëpunim me Buddy Millerin. Këngëtarët legjandarë të rrokut britanik, Richard Thompson dhe Linda Thompson janë mes këngëtarëve të  albumit “Band of Joy”. Kënga e tyre “Shtëpia e letrave” është risjellë në këtë album me pak ndryshime nga krijimi origjinal.

4 Komente

ka dalë temë e re (rrofsh bej)

vetëm çështje kohe perpara se dikush te permendi Saliun edhe ktu smiley

oburra 4,3,2,1...

I modh je o boby por per shkak te rrethanave sje taku me me te medhenjte.. eh cer te bote sandri ty smiley

Albumi i ri i Plant-it eshte nje nga ato highlights qe e bejne ardhjen e dimrit pak te durueshem.

Gjithashtu edhe albumi i ri i Paolo Conte-s i titulluar Nelson qe doli nja dy jave me pare, megjithse nuk mendoj se mund te arrihet lartesia e albumit Psiche, per mu 1 nga albumet me te butur te te gjitha koheve. 

Richard Thompson e pashe kur edhi ketej nja 5 vjet me pare. Botaaaaa.

Took the piss  out of pretentious Stig. 

Me interesantja ishte perpjekja e Thompson-it me muziken mesjetare italiane.

Shume gjeniale

Bateristi ishte bota fare, me afro shpethente ne solo fantastike dhe e tuni ate sallen e kalbet. 

Na ka myll limewire mer amon 

power to the people 

http://www.youtube.com/watch?v=CtLR42EjncA  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).