Banka qendrore e Amerikës, Rezerva Federale, ka bërë të ditur edhe një tjetër paketë qindra miliardëshe për të stimuluar ekonominë e vendit.

 

Ajo do të injektojë 600 miliardë dollarë në ekonomi nga mesi i vitit të ardhshëm, një politikë e njohur në anlgisht me termin 'quantitative easing'.

Kjo deklaratë vjen pas rezultatit të zgjedhjeve të mesmandatit këtë javë, ku presidenti Obama humbi shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Presidenti Obama tha se rezultati i zgjedhjeve tregonte se populli amerikan ishte i pakënaqur me ritmin me të cilin po rimëkëmbej ekonomia amerikane.

Rob Carnell, ekonomist i grupit bankar ING, tha për BBC-në se një paketa e mëparshme e stimulimit të ekonomisë nuk ka sjellë përmirësime.

'Ajo që pamë është se vlera e dollarit ra dhe mendoj se do të ketë rënie të mëtejshme si rezultat i kësaj pakete të re, por pamë se tregjet financiare shënuan rritje. Një pjesë e këtyre parave futen në ekonomi, të tjerat përdoren për blerjen e pronave dhe aksioneve, ndaj tregu i aksioneve rritet paksa, por jo shumë', tha zoti Carnell.

Ndërkohë, tregjet aziatike shënuan rritje pas lajmit të Rezervës Federale.

Indeksi japonez shënoi rritje prej 2 për qind.

Pati rritje edhe në Korenë e Jugut, Australi, Singapor e Tajvan.

Analistët thonë se shpresohet që ky lajm të inkurajojë njerëzit, sidomos kompanitë e mëdha, që të shpenzojnë më shumë.

14 Komente

 Lajm i mire. Republikanet do te votojne 'kunder' thjesht per faktin qe e ka propozuar adm e Obames.

romak, paketa "stimuluese" eshte e FED.  Nuk votohet.  Cfare mund te thuhet eshte qe kjo pakete mund te perdoret me vone nga republikanet per te hequr nga diskutimet mundesine e nje pakete te propozuar nga administrata.

 Po monda, te tere ata te Fed jane vendosur nga Obama edhe ter kohen akuzohen nga republikanet si liberale anti-treg. Ja do ta shohesh prape si do shkoje kjo mesele.

romak, nqs je vertete i interesuar se si funksionon Fed, mund edhe te vendos ca linke.  Por shpejt e shpejt le te themi qe Bernanke eshte aty qe ne kohen e Bushit.  Per second-term proposuar nga Obama. 

Alani, dishepulli i Rand, po ashtu apartiak smiley

Sa per cajniket dhe retorikat e tyre, vallai s'kam nerva.  Te vetmit senatore grayson dhe feingold, sidomos grayson qe u corr ne senat duke pyetur FED se ku vajten miliardat e kredive te garantuara (se gjoja cajniket do luftojne korrupsionin) keta senatore progresiv humben. 

Keshtu qe ...

ok, per me bo avokatin e djallit, pse u acaru Obama kur mori vesh per bonuset e mdhoja nga paketa e pare? se nqse me ligj nuk i takonte me fut hundet, pse u kembnguli me perfshi ate klauzolen si kofini mas te vjelit?

Br3dh, per cilen klauzole e ke fjalen?  Per bonuset dhe shtesen ne kllapa "on or before Feb 2009" dhe skandalin me aig bonuses? 

Ajo pakete stimuluese ishte nga Kongresi. 

Paketa ne kete diskutim eshte i Fed, qe pak a shume po blen borxhet e US me "fake money" (nje interpretim ky.)

mase qe mund t'japi vec naj efekt te perkohshem se flluska do plasi heret a vone...e tha tamom ai robi: nuk eshte kure e mire me i dhone akoma alkol te dehurit!

 o canada

o cuni i Obames, m'fal se hyna pa t'mor leje se e di qe per kto tema duhet me pas passaporte amerikone

Lajmim e kishin ter gazetat djeshme e te pardjeshme, veç une kam frike se mos kundershtohet nga republikanet qe tashme ndihen me te forte. Bursat u ndjene te gezuara, megjith kritiken qe morri Obama (paketa prej 600 miliardesh) nga disa banka kryesore ne bote.  

Piplla, edhe njehere, eshte pakete e Federal Reserve Bank.  Asnje lloj lidhje me foton e BBC.  BBC Shqip te kishte vene nje foto te Bernanke e jo te presidentit. 

Nejse xhanem, artikullshkruesi ia ka futur kodra pas bregut.

sigurisht qe indirekt ka lidhje me Obamen sic do sukses apo deshtim i politikes se fed. do kishte. Bernanke eshte appointed dhe reappointed nga Obama pikerisht sepse beri ate qe pritej.

Edhe te BBC Shqip punokan gazetaruce si te Shekullit me shoke.

 Nje nga kritikat qe Obama morri, ishte per blerjen e obligacioneve te qeverise, rreth 70 miliard ne muaj, nga Banka Centrale. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).