Në 2 Nëntor në SHBA u zhvilluan zgjedhjet mid-term për Kongresin - Shtëpinë Përfaqësuese dhe Senatin - 37 guvernatorë, plus zgjedhje lokale.  

Numërimi i votave nuk ka përfunduar.  Për momentin mund të thuhet që Partia Republikanë do fitojë maxhorancën në Shtëpinë Përfaqësuese, ndërsa Senati do mbetet i Partisë Demokratike. 

Për më shumë priten rezultatet përfundimtare.   

Disa gjëra për t'u shënuar:

Zgjedhjet midterm më të shtrenjta në US: janë shpenzuar rreth 4 miliardë dollarë nga kandidatët, partitë dhe grupe interesash.  

"American Federation of State, County, and Municipal Employees" grup kryesor i pavarur Demokrat shpenzoi $ 68,539 në reklama.

"U.S. Chamber of Commerce" shpenzoi $ 34.9 milionë në reklama, të gjitha pothuajse për Republikanët.

___________________

Update: Republikanët fitojnë më shumë se 60 përfaqësues në Shtëpinë Përfaqësuese (në foto, Presidenti Obama dhe udhëheqësi i ri ShP John Boehner që zëvendëson Nancy Pelosi-n.)

Demokratët ruajnë maxhorancën shume të vogël në Senat. 

Në Illinois Mark Kirk i Partisë Republikane fitoi postin e mëparshëm senatorial të President Obamës. 

25 Komente

 Hmm. Republikanet pritet te fitojne minimumi 50 vende nga 39 qe kishin nevoje! Bamke Qylollari do ta kete te veshtire pas kesaj.

 55 jane projektuar (+/-).

 Do thyeka edhe rekordin e Clinton ne 1994 me 54 seats te humbura. Eh sa shprese kishim tek ky cun!

 Futi nje gote caj para se te flesh, qe te jesh ne rregull me qeverine. smiley

Ne fakt PF, jane zgjedhjet qe me kane interesuar me pak (ne kuptimin e outcome) qe kur kam ardhur ne US.  The insanity of it ne raport me realitetin, nuk e pertypja dot.  Prandaj ne krahasim me vitet e tjera, s'jam perfshire aq shume ne vorbull. 

PS: Shpresa tek cuni s'kisha, keshtu qe s'humba gje.

 Amerika 1 hap para 2 hapa prapa.

When crises hits duhen zgjedhur cajfestuesit, sidomos nese keta te tjeret snuk turn around per dy vjet the worst financial crises in a century, and two wars, qe i morren peshqesh nga po keta qe po fitojne sot.

Shiqir qe gjate 8 viteve paraprake presidenti s'ishte demokrat se sot s'do ishte cudi te kishim president/e ndonje gjethengrenese si Sarah Palin ose si ajo "ncuk jam shtriga".

Not that democrats don't deserve blaim, but still, the Tea Party candidates? :O

According to them (and to Monda, of course) the gjithe fajet i ka Obama, even when they (just them, not Monda in this case) can't reach orgasm. smiley

 

Nejse, shifena per dy vjet ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale, parashikimet e te cilave peshkpranohen qe sot. smiley

Fol o burr shqip se te marrim vesh.

xhibo, ke pire caj e je bere tape me duket smiley.  S'me ke kuptuar as ne 2008, as ne 2010, e jo me ne 2012 qe do jete fundi i botes (thone qe e kane shtyre daten, po une s'besoj pa e pa vete.) smiley

PS: Pak keqardhje, dmth pak fare per shume arsye, kam vetem per humbjen e Feingold ne Senat.  

Update (per PF) : po projektohen te pakten 60 ne Shtepine Perfaqesuese.

Ok, ca s'te kuptova, dmth ma shpjego, ishte kundra Obames ne 2008 ngaqe e mundi Hillarine, apo ngaqe ishte i zi, apo both?  Per te paren s'duhet alibi, se je femer, per te dyten, qe te besojme se s'je rraciste duhet te pranosh qe u'd date a hot black guy (I for once would def do a hot black girl ... date I meant to say). smiley

Anywho, kot per ngacmimuhabet, se ne fakt s'i kam ndjekur fare keto zgjedhje midtermatore. All I can say about them is that fitoret e kokecajeve tregojne qe nje perqindje e madhe amerikanesh jane qamet keq nga trute. Dhe qe ai fytyreportokalli qe do behet speaker ma shpif, as do a lot of his tobbacco pertyping buddies.

Butt, oh well, Toka prap rrotullohet, deri kur ta kene shtyre afatin e kijametit, ose deri kur te mos e tunde me butt-in Kim Kardashian, whichever comes first.

Se ne fakt fytyrplasticbotox e Pelosit eshte me e bukur lol. Shije shije kjo dynja smiley.

Nuk te sqaroj dot tani, do te te dergoja ne Kaliforni per relaksim, por Prop 19 nuk kaloi, keshtu qe rri aty ku je smiley.

 

Tashti do te shikojm gallate ne Kongres.

Keshtu si vajten kto zgjedhje Kongresi do paralizohet.

Kompromisit si praktike dhe koncept po i vjen fundi ne Amerike.

 Rono nuk jane si halabaket tane ata te Amerikes.Kompromisin at e kane art.

Halabak ne sensin e te mos pasurit takt dhe te qenit fukarenj maskarenj te babzitur nuk jane, se kane me shume se 220 vjet demokraci e normal kane arritur nje far niveli sofistikimi por gjithesesi jane halabake ne kuptimin e gjere te fjales.  Cdo ligj i kaluar keto dy vjetet e kaluara nga kongresi amerikan eshte kaluar vetem me vota e demokrateve te cilet dominonin si shtepine e perfaqesuesve dhe senatin.  Shpine e humben dhe mazhoranca ne senat varet vetem nga nje vote.

cte mbjellesh do korresh smiley

Xhibi. Sa optimist je !.. Po prit he burr se do numerohen kushedi sa here votat.

Pse Obama do pranoje rezultatin keshtu ...fap e fap.

Euuuuuuuu, sa puna eshte deri ne perfundim te rezultatit, hap kutia mbyll kutia, hap kutia mbyll kutia.

Dy Obama ka bota, nje amerika nje europa !

Demokracia eshte fjale e veshtire, jo si ne kohe te arta, ne oren 7 fillonin votimet ne 7 e çerek jepej rezultati, nuk vijne me ato kohe.

A parte kjo, me ra rasti te ndjek nje program mbi zgjedhjet , simpatizues i republikaneve qe ne kohe te Regan, nuk i kam pa me keq se kete here, jashte tradites se tyre, lene qe me shume ishin italomeksikanvietnamamerikan, d.m.th amerikan nuk pashe asnje, por edhe "inati" i tyre se qeveria i sherbente lobeve. Ato mbase nuk e dinin se Bush nuk eshte me president.

obama kishte folur ne telefon mbreme vone me shefat e republikaneve dhe kishte kerkuar qe ktej e tutje te ndiqnin nje politike kompromisi.

dy jane rruget  qe i ofrohen tani: ose te anashkaloje sa te mundet parlamentin dhe te vazhdoje me dekrete, ose te beje kompromise si Bill Clintoni.

qindra melon dele ne kete vend... Punofshin gjer ne varr..

of amon amon.

(po çe do që na u refuzu propozimi)

pse, i kishe bere gati valixhet?

Jo, por ne kontekstin e ekonomise së asaj pllaje, ka shumë vend...per nje grusht dollarë më shumë.

for a fistful of greenbacks smiley

 Jane gezuar rednecket nga te jene, nga teksas ne kentaki. Lajm i mire qe fitorja e Reid ndaj asaj haxhi qamiles nga nevada Angle, edhe fitorja e Coons ndaj asaj torollakes nga Delaware. Ishalla po fitojne demokratet edhe ato garat e pavendosura ne washington e colorado, deri tani jane para edhe e kane senatin me 53-47. Lajm i keq qe hedhja poshte e legalizimit te marijuanes ne califrorni, shume cudi se prisja te kunderten.

Mua ne fakt nuk me cudit, kishte kohe Obama qe e kishte humbur pusullen e para dy vjeteve. Per mua do jete cudi sikur te fitoje nje mandat te dyte pas dy vjetesh. Por, megjithese nuk ka bere pothuajse asgje nga ato' yes we can' stuff, kur mendon qe Bush mori dy mandate me dy luftera dhe nje krize financiare Grand Canyon size, logjika e elektoratit amerikan me le me goje hapur.  Kot xhanem, se edhe ketej nga ne, sa here bejne sondazhe, Konservatoret vazhdojne te dalin si me te preferuar, megjithese keta tanet jane qingja ne krahasim me republikanet e US of A.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).