http://www.dw-world.de/image/0,,3710190_4,00.jpgEdhe laureati i çmimit Nobel për paqen i vitit 2006 dhe shpikësi i mikrokredive, Muhammad Yunus është i mendimit se lumturia nuk mund të barazohet me shenjën e dollarit

Për autorin e romaneve best-seller, Paulo Coelho («Alkimisti»), gëzimi dhe gatishmëria për të ndihmuar të tjerët kanë më shumë vlerë se sa fitimi material. «Jeta nuk mund të matet me fitimin material, që grumbullon», i tha gazetës "Frankfurte Rundschau"  braziliani, që në vendlindjen e tij ndihmon fëmijët e lagjeve të varfra.

«Prej secilit libër, që shes, mua më vjen 10, apo 15 përqind e çmimit të shitjes. Por vlerë më të madhe ka gëzimi, që unë ndjej, se dikush lexon librin tim dhe ndoshta kupton, se çfarë unë dua të them. Kjo ka rëndësi." theksoi shkrimtari 63-vjeçar në një intervistë të përbashkët me laureatin e çmimit Nobel për paqen të vitit 2006 dhe shpikësin e mikrokredive, Muhammad Yunus nga Bangladeshi.

 

Yunus: Lumturia nuk mund të barazohet dot me dollarë

Edhe Yunus, 70 vjeç, është i mendimit se lumturia nuk mund të barazohet me shenjën e dollarit. "Nqs unë ndikoj pozitivisht një jetën e një njeriu, gëzimi, që ndjej prej kësaj, nuk mund të matet me dollarë." Studjuesi i shkencave ekonomike dhe bankieri i të varfërve tha: "Të gjithë njerëzit janë egoistë, por të gjithë njerëzit janë njëkohësisht edhe altruistë. Këto janë dy anë të së njëjtës medalje."

Ai tha se në shumicën e rasteve ekonomistët i bazojnë teoritë e tyre te ana egoiste e njeriut. "Unë dëshiroj të them: Mos e harroni anën tjetër tuaj dhe shfrytëzojeni atë."

Varet se si vepron me paranë, tha Coelho. «Paraja mund të të sjellë shumë liri, ose shumë skllavëri." Për Yunus paraja është "vetëm një copë letër»: «Ne lidhim me të suksesin, famën dhe dështimin, ajo ka kontroll mbi jetën tonë. Në të vërtetë ajo nuk do të thotë asgjë.»

Autor: dpa/Angjelina Verbica

Redaktoi: Esat Ahmeti

2 Komente

"në një intervistë të përbashkët me laureatin e çmimit Nobel për paqen të vitit 2006 dhe shpikësin e mikrokredive, Muhammad Yunus nga Bangladeshi."

 

dhe per pak mendova se qe ky laureati, thash i paska ardhur fundi botes

 Ketu keta kane te drejte. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).