Lonely Planet”  sapo ka nxjerrë edicionin e vitit 2011 për “Best in Travel” (Lista e 10 vendeve më të mira për të vizituar në 2011) dhe Shqipëria është në krye të listës. Bullgaria dhe Italia janë dy vendet e tjera Europiane që janë përfshirë në listën e 10 destinacioneve kryesore.
 

Shqipëria, Nr. 1
Përfytyroni një vend ku udhëheqësit quhen “Mbreti Zog”, “Enver Hoxha” apo “Bamir Topi”. Mbusheni skenën në mendjen tuaj me shkëmbij bregdetarë, male me maja të mbuluara me dëborë dhe rrënoja antike të rrethuara nga xhungla. Thërrisni “virgjëresha të betuara” të zënë vendet e meshkujve të vrarë në gjaqe të vjetra. Përdorni dialekte të quajtuara “Tosk” dhe “Geg”. Në fund, plotësojini të gjitha këto me një kod sjelljeje për jetën e përditshme që ka 1,262 udhëzime, plot 38 nga të cilat janë mbi mikpritjen.

Mund të duket sikur sapo keni krijuar një roman fantazie mesjetare në vend të një destinacion udhëtimi gjithnjë e në rritje, por kjo është Shqipëria në të gjithë lavdinë e saj epike dhe të larmishme.

Përvoja  karakteristike Shqiptare

Në jeni një nga ata udhëtarë që vlerësojnë më tepër përjetimin e udhëtimit sesa destinationin, atëherë udhëtoni nga Korça për në Gjirokastër (merrni me vete edhe një qese për çastin kur t’ju zërë makina). Rruga ngjitet përgjatë kufirit me Greqinë për në malësi, çan përmes pyjeve me pisha në këmbët e malit të Gramozit para se të arrijë qafën e Barmashit (1759 metra mbi nivelin e detit) dhe të zbresi në mënyrë dramatike në luginën e ngushtë të Vjosës dhe të Drinos. Pushoni në plazhin e Dhërmiut, ose thjesht merrni tragetin nga Saranda për në ishujt Grek përtej Jonit – thjesht sepse kështu ju pëlqen.

Burimi: Top 10 countries for 2011: Europe’s got the goods

28 Komente

I bleu dhe keta Sala,mer jahu!

Si Forbsin dhe ata t'Evropit.

Sa i fort paska qen maloku mer jau!

Or tyc! Shqiperia, thote, e Shqiepria nuk eshte Sala, naaa ta besh dhembin ti me gjithe ate kafshen qe adhuron.

Shqipëria, kufiri për t'u kaluar në 2011-ën

Albana Kasapi
BBC, Londër

 

Shqipëria është renditur si destinacioni kryesor për vizitorët gjatë vitit 2011 nga një guidë ndërkombëtare turistike. 

Lonely Planet, në botimin e vet me të fundit, Vendet më të mira për të udhëtuar në 2001-ën, e rendit Shqipërinë të parën mes dhjetë destinacioneve kryesore.

Pas saj, renditen vende si Tanzania, por dhe Brazili e Japonia.

"Ka ardhur koha për Shqipërinë," i tha BBC-së Tom Hall, redaktori i guidës.

"Viti i ardhshëm do të jetë një nga shanset e fundit që njerëzit të shkojnë, ta vizitojnë vendin në atë gjendje që është, para se atje të dynden vizitoret".

'Kufiri i fundit'

"Jo shumë kohë më parë, kur Ballkani konsiderohej një destinacion turizmi 'vetëm për guximtarët", në Shqipëri udhëtonin vetëm më të guximshmit e tyre", shkruhet në pasthënien e botimit.

Tom Hall thotë se historitë nga Shqipëria për plazhe të mrekullueshme e male mahnitëse, në vitet '90të, janë mbajtur padrejtësisht sekret nga këta udhëtarë.

"Të gjithë ata që kanë vizituar Shqipërinë, kthehen të mahnitur dhe thonë: Ua, çfarë vendi! Plazhe të mrekullueshëm, male fantastikë dhe Tirana qytet vërtet kozmopolitan".

Shqipëria sipas tij, ia vlen të vizitohet për të paktën një javë, ndoshta pak më shumë se aq.

Këshilla e tij për eksploratorët e 'kufirit të fundit të Evropës'?

"Jepuani paratë bizneseve lokale, përpiquni që të qëndroni me familjet vendase. Përvojat më të mira, më mbresëlënëse fitohen atëherë kur ecën në rrugë të pashkelura".

'Vend i veçantë'

Lonely Planet është një kompani e specializuar për botimin e guidave turistike të cilat u adresohen personave që dëshirojnë të udhëtojnë vetë, pa ndërmjetësimin e kompanive turistike dhe me pak para.

Redaktori i botimit të 2011-ës thotë se pikërisht për këtë kategori turistësh, Shqipëria është destinacion ideal.

"Për mua si vizitor, Shqipëria ishte një vend i veçantë, pikërisht ngaqë u ndjeva se isha një nga turistët e paktë atje," tha ai.

Si turist, ai thotë se u befasua nga mikpritja e shqiptarëve.

"Njerëz jashtëzakonisht të dashur dhe miqësorë dhe shumë ndryshe nga ai imazhi i shumëkujt për 'mikëpritjen' e kohës së komunizmit".

Parku Kombëtar i Butrintit për të është një vend që duhet vizituar patjetër.

Turizëm selektiv

"Kur isha në Butrint, nisa të endem dhe humba krejt...më kujtohet që mendova se një vend të tillë e kisha kërkuar për shumë vjet në Greqi, dhe e gjeta në Shqipëri,!" tregon Hall.

Pijkërisht për këtë arsye, ai mendon se Shqipëria nuk duhet të synojë drejt zhvillimit të turizmit masiv.

"Shumica e atyre që dinë se ç'është turizmi, do të thoshin se rruga më e mirë për të ecur, është zhvillimi i një turizmi me masë, në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme.

Vendi jo domosdoshmërisht duhet të ketë hotelet gjigande që i gjen dhe gjetkë në Evropë".

Kjo, thotë z. Hall, do ta ndihmonte Shqipërinë, që ndodhet mes vendeve ku dynden turistët, si Greqia apo Kroacia, që të mbetet një destinacion i veçantë për të udhëtuar.

http://www.bbc.co.uk/albanian/news/2010/...

Sol, thirri mendjes mer jahu se na habitet mer.  Per Zotin na habitet.  Po reklamohet Shqiperia si destinacion udhetimi per nostalgjiket e mesjetes.  Le te vijne e te dalin xhanem, at this point who gives a damn per sebepe.  Por aman lerini Sale e Rame jashte ketij muhabeti.  Ose ne doni t'i permendni mbase e coni pak muhabetin me tej se pse ne shek. 21 po reklamohemi si destinacion mesjetar.

Pse merzitesh mi goce, kur Roma ose Athina reklamohen si destinacione te antikitetit i bie te jemi 1000-1500 vjet perpara...!

Hallallejshen

Cheers

El Nevro

S'u merzita fare per reklamen.  Posti im i drejtohej Solit. 

Sa per Rome e Athine, kur vene dynjaja gjejne ndonje germadhe qe u jystifikon leket e shpenzuara edhe ndjesine antike e me radhe.  Personalisht s'ma ndjen shume per turistet qe do "therrasin virgjereshat e betuara" dhe s'do u pergjigjet njeri.  

Mund te konstatojme dicka tjeter ama, kemi bere goxha transformim ne fushen e reklamave.  Ne vitet 90 ka qene apel me bregdetit e virgjer e gjera te ketij lloji.  Sot, virgjeresha, kode e ligje qe per ironi po qahen ne nje teme tjeter qe kane humbur. 

Cheers back smiley.

pse ne shek. 21 po reklamohemi si destinacion mesjetar



Po sepse ne fakt eshte tamam destinacion "mesjetar".

Po ketu qendron dhe charm i shqiperise dhe ballkanit perendimor mendoj une. Sinqerisht, une nuk po te kisha te zgjidhja midis nje udhetimi ne cfadolloj vendi ne Evropen perendimore ose ne ballkan (perfshire shqiperine), do zgjidhja ballkanin dhe shqiperine. Extreme tourisem! Te hipen dhe te zbret adrenalina per qejf tat. 5 min te duket vetja i sigurte, dhe 5 min te hipen friga. 

Por do shkoja gjithmone vetem. Nuk do doja te merrja njeri ne qaf.   

Zmadhim i pavend ky i joti mbi reklamimin e Shqiperise si destinacion per nostalgjiket e mesjetes.  S'e pashe kete gje ne asnje nga broshurat e siperme.

It may seem like you’ve just conjured a medieval fantasy novel rather than an up-and-coming travel destination, but this is Albania in all its epic, eclectic glory.

Nje gje te thuash "it may seem like you've just conjured up a medieval fanstasy novel" e tjeter gje komplet ta perkthesh kete si reklamim i nje vendi mesjetar...

Ne fakt ne veren e 2010, vura re shum te huaj ne Shqiperi, diç me teper nga vitet e tjera. E kam pershtypjen qe 2011 do te kete me shume te huaj ne Shqiperi se 2010. Nga nje ane me vjen mire, ndersa nga ana tjeter me vjen keq qe per kete arritje te turizmit, Buall Mavria do na çaje veshet, ka per te pellitur me shume se gomari.  

Anglosaksonet njihen historikisht qe prej koherave te "grand tour-eve" per rolin e tyre pozitiv ne rivleresimin e vendeve te Mesdheut, nje civilizim dikur protagonist por qe pergjate shekujve te fundit fatkeqesisht eshte gjendur ne nje rol periferik. Gati-gati nje civilizim i perenduar.

Risollen nen prozhektoret e vemendjes se botes se qyteteruar vlerat e Romes e te Italise. Ben Athinen e Greqine ashtu si ne e njohim sot.

Eh... erdhi edhe radha jone tani. E rendesishme eshte qe turistet te mos kufizohen thjesht ne leximin e guides, por te vijne te vizitojne vendin tone e kush e di mbase edhe ne ashtu si italianet e greket te rizbulojme me se fundi vlerat tona.

 

xhast uaj du aj fiill ebllajxhd tu nåt giv e kræp?

 Vjet qe Burundi destinacioni vitit. Qene ca rob me shtiza dhe me pupla me ngjyra.

Te pakten nga vendet europiane Shqiperia nuk njihet si vend europian, dhe kjo eshte e cuditshme!

 Nje nder shume te mirat qe ka peshku pa uje eshte qe shume kollaj mund ti seleksionosh njerezit ne njerez qe e duan vendin e tyre dhe njerez qe kane urrejtje per vendin e tyre,dhe nuk eshte cudi qe ketu njerezit anti atdhe kane pikepamje te majta,ose shkurt nuk i kane lene gje kryetarit te tyre.

 Shume lajm i mire ky! 

Sa me shume te huaj te vine ne Shqiperi dhe te zbulojne qe vergjina t'betume dhe meshkuj t'vrame per gjak jane nje statistike krejt e neglizhueshme, aq me shume do afrohet dita kur neve t'mos na e haje k@ri c'mendojne te huajt per ne! 

As long as they pay their way through that is!

 

P.S

Ngordhem per i cike normalitet mer burre! A eshte normale kjo? smiley

UUURRRRRRRAAAAAAAAAAA

me kete rast duhet urgjentisht me ngrejt ene shpijat publike se turisti/miku do pak nga te gjitha gjanat. Qyteti bregdetar "Plazh Durres" eshte adapt per ket pune.

Do vine ata por duhen shoqewruar me "memo "

Nuk rekomandohet levizja me me pak  se dhjete veta ne grup me sende e gjera te vyera . Kini parasysh ne perberje te grupit , te pakten tre pjestare  duhet te kene fituar vendin e pare ne sportet marciale .  75 % e grupit te jete e armatosur me automatike . Fisheket sigurohen falas nga Gerdeci !

Porositeni te mos hapni radio e televizore ne stacione shqip ,ose minimalja duhet te ini te paisur me kufje per te mos degjuar blegerimat e kuvendareve , analisteve etj etj te kesaj natyre qe shpalosin ne cdo minute e ore te dites sukseset e suksesuara te nje populli qe rreshtohet me lista per te marre ushqime .

Ne se doni te ktheheni normal e te shendetshem mendor ne vendet tuaja , evitoni me cdo kusht ndigjimine piskamave te k/ministrit te vendit te sotem. Nga matjet e bera rezulton te krijoje nje ndotje , pra nje tejkalim te skajshem te normave te zhurmave , per te cilen jane ankuar dhe vende fqinje pertej kufijve.

Gjithashtu per shendetin ju veme ne vemendje se duhet me patjeter te merrni bombola oksigjeni per pasurim frymemarrjeje. Rrezikoheni nga mbetjet ne ajer te riciklimit te plehrave , tashme te njohura si m...Italian i Berluskonit . Nje vend fqinje ku i pari i tij nuk permbahet se dh...ri ne vendin tone me Ligjerimet e "mikut te mikut " qe e kemi ne krye te vendit.

Mirseerdhet ne albanistan ku dhe i vetmi vend per tu relaxuar ...Plazhet ...eshte i rrethuar nga "ekonomistet e tregut " si furiqe pulash me parrulla ne hyrje te te cilave lexohet .

Ndal ! A propretie e pervetsueme. Kena kallashe !

Veshtire te besohet qe dhe foto eshte marre nga Lonely Planet...2011...mund ti vesh pa frike dhe Kishen e Lacit ...

Sipas kesaj washingtonpost-blogistes, qe citon nje artikell nga Reuters, efekti i reklamimit te ketyre guidave turistike si qy Planeti i Vetmuar, eshte i konsiderueshem:

"Ideally, guidebooks try to unobtrusively nudge tourists towards the authentic sights and pleasures of a destination. In reality they have the power to transform almost anything they touch, especially in places popular with backpackers," writes Jonathon Allen on the "Lonely Planet effect" in a Reuters article.

http://voices.washingtonpost.com/blog-po...

Ok, ajo tha gabimisht qe ne jemi futur ne EU, but who cares. Mjafton qe mos thote gabimisht gjera negative. lol

Hej, Ka mundesi të na lini të hyj ndonje euro a dollar ne Shqiperi, se ka ikur leku ne drejtim te paditur.

Shiqperia eshte nje perlë per turizem.

Ato qe mungojne jane kushtet e sigurise ( rruget, frika per kriminalitet etj), dhe paraqitja e jashteme ( lupsaret, ndertimet banale, edukata jone ne rruge e sjellje ne shoqeri).

Me sa vura re vetem turiste te guximshem vijne ne Shqiperi.

 

Ej, po pse ja fut kot or daj. Me thuaj heren e fundit kur ne Shqiperi eshte vrare dikush per grabitje ose kur nje i huaj eshte vjedhur ne mes te dites apo te nates. Ti vete a u ndjeve i kercenuar gjekundi?!

Pastaj si i dallon ti turistet nese jane te guximshem apo jo?!

 

nga vendet ketu afer vijne plot, itali e greqi. Turistet e Amerikes jane gjithnje pleq qe nuk zbresin nga autobuzi, kjo eshte e vertete. Por kam pershtypjen se ata ashtu jane ne cdo vend qe s'eshte Anglia, Gjermania, franca, spanja, italia apo ato nordiket. Mos prit te jemi vend turizmi si ato. Eshte si te thuash, tani qe u liberalizuan vizat, qe nga vendet e BE-se per Krishtlindje une te shkoj ne Sofie dhe jo ne Rome apo Paris.

Ndersa per friken, nami ben punen e vet, shume me teper se ato qe ke permendur. Na ka dale nam i keq jashte, pak nga shqiptaret qe vetem dalin neper lajmet e botes per krime, pak nga serbet, pak nga vete emigrantet tane qe s'duan vendin e vet dhe dine vetem ta shajne per arsye te ndryshme, qofte per t'u dukur, qofte per cinizem, qofte per injorance. Por te gjithe te huajt qe vijne ketu ndryshojne mendim pasi dalin.

Perle e bythes o Toko. Perle e bythes. Kujt doni t'i mbushni mendjen o aman. Doni t'ja mbushni vetes, te huajve, apo neve?

Perse duhet te vije i huaji ne Shqiperi? Care ka aty qe nuk ka poaq, 100 apo 1000 here me shume ne vende te tjera? Cfare ka me te bukur aty qe nuk paska gjekundi tjeter??? Aman tani se late nam e na e bete boze, e na e shpifet fare ate Shqiperine. Apo thuaj, eshte vendi i dyte ne bote per sasine e varrezave greke, dhe i pari ne bote per numrin e heronjve greke.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).