Në një libër të vjetër fantastikoshkencor, shqiptari kozmonaut kthehet nga kozmosi dhe sheh që në Tiranë mbahej rradhë vetëm tek Teatri i Operas e Baletit, ku njerëzit shtyheshin për biletat e Operas. Gjithçka tjetër, ishte zgjidhur.
Le të bëjmë sikur vimë nga kozmosi, e le të kemi për pak, një hall trendi. Halle filmash.
Për një moment, le ta zëmë sikur halli më i madh që kemi si komb është nëse filmi "Shqiptari" i financuar pjesërisht edhe nga Qendra Kombëtare e Kinemasë, është një film që të na bëjë të kthehemi në kinema apo jo. Filmi "Shqiptari" - Der Albaner, mori 2 çmime në Moskë, njërin prej të cilëve Nik Xhelilaj si aktori më i mirë. Legjenda thotë, që Niku, ngaqë nuk e priste nuk kishte marrë as kostumin me vete, e mbase as nuk ishte në sallë.


DER ALBANER, ME PAK FJALË
Der Albaner - po e quaj me titullin gjerman sepse me përjashtim të ca aktorëve e të ca parave, ky ishte film gjerman - është historia e një djali malësor (Kreshnik Xhelilaj) që pasi e shohim të kthehet nga Greqia, detyrohet të marrë Gjermaninë me skaf e pastaj në këmbë për të fituar 10 mijë Euro.
10 mijë Euro, as sa i duhen për të blerë nusen e vet shtatzanë nga prindërit e saj, përndryshe ata vrasin fëmijën ose e martojnë vajzën diku tjetër.


Për këto 10 mijë Euro klandestini Arben detyrohet të flejë si vagabond në ndërtesa të braktisura, të bëjë punë në të zezë, të trafikojë, dhe të vrasë.
Klandestini Arben, në vitin 2009 (data lexohet në disa raste qartë) nuk di se ç'është celulari, nuk di se ç'është interneti, nuk ka idenë se ç'janë homoseksualët dhe bredh nëpër Gjermani me një fjalor Gjermanisht-Shqip nën sqetull.


Vëllai i vet, Iliri (Amos Zaharia), një adoleshent që bën rep në Bajram Curri dhe e shtyn kohën në internet-kafe, me flokë të oksigjenuar dhe me shoqëri të keqe, i përdor paratë për të vajtur vetë klandestin (për një qëllim që nuk merret vesh). Arbeni, detyrohet të vrasë një mafioz (a dikë tjetër, nuk u mor vesh qartë) për t'i marrë paratë.
Kur kthehet me paratë, vajza nuk është më në shtëpinë e saj. E kanë përzënë.
Për të shtuar dramacitetin, vajza thuhet që është në një shtëpi psikiatri në Tiranë, ndërsa te oborri ne shohim vetëm një shurdh-memec që i bie të jetë i vetmi pacient. Filmi mbyllet me një skenë patetike dhe absurde ku vajza, Etleva (Xhejlane Tërbuni), i flet rëndë Arbenit, qan dhe s'merret vesh mirë pse. Më duket, pse ky nuk u kthye në kohë.



KINEMAJA E MIRË

Ky film, kishte disa gjëra të mira.
Lajmi i parë i mirë. Nik Xhelilaj, është gjallë. Pas një personazhi të zbehtë te "Trishtimi i zonjës Shnajder", dhe një karakteri të vdekur tek filmi "Gjallë", më në fund, ai po aktron. Më në fund, duket se ka kuptuar që kinema nuk do të thotë të jesh çun i bukur, por do të thotë të dish si të sillesh para kamerave. Unë mendoj, që ky është filmi i parë i tij si aktor. Dhe çmimin e aktorit më të mirë në Moskë, pavarësisht se nuk e di kë ka pasur konkurent, mendoj, se e ka merituar. Bravo Nik. Rri gjallë.


Filmi ka disa momente të mira. Pjesa e takimit mes dy vëllezërve (në Gjermani) ka intensitet dhe vërtetësi, kryesisht falë aktorëve, Xhelilaj dhe Zaharia, që japin një performancë shumë të mirë. Pjesa me koshin e bebes, që Niku e porosit nëpërmjet TV (pavarësisht se si klandestin që lekët i mban në qese në gji, duket e vështirë që të mund të bëjë porosi blerje në TV) është një gjetje simpatike skenari.


Më tej, ky film, nuk është më film. Filmi është i mbushur me alogjizma në skenar që i bën aktorët e shkretë të ngjajnë si budallenj, ka karaktere që të paqepura fare, dhe personazhi kryesor, Arbeni, në fund të lë thjesht shijen e një personi egoist.
Vëllai i Arbenit, në një pikë të filmit humbet e nuk merret më vesh për të. As i ati, nuk pyet Arbenin për të, kur Arbeni - ju kujtohet ai që flinte në biruca të mjera e nuk njihte celularin? - kthehet në malësi i veshur tërë elegancë, e me një makinë me targa gjermane.
Njerëzit qeshën nja dy herë gjatë filmit, dhe qeshën me injorancën e madhe të Arbenit. Mua, më vinte për të qarë.



SHQIPËRIA E MALEVE

Ky film, fliste për një ngjarje në male, por male nuk solli. Ti shihje Bajram Currin dhe muzika në sfond ishte polifoni labe.
Aktorët ngjanin qesharakë për shkak të gjuhës e të sjelljeve. Malësorë që flisnin me dialekt tiranas, Xhejlania e shkretë që iu shkërmoq personazhi duke u përpjekur të fliste me gjuhë letrare. Etleva, vajza e katundit që mbante bluzë me bel jashtë. Vëllezër malësorë që e marrin vesh të parët që motra është shtatzanë dhe me kë është, më parë se i zoti i punës.
I vetmi që solli një karakter autentik malësori, për shijet e mia, dhe unë i njoh malësorët, ishte Çun Lajçi.


Kam filluar ta dua shumë, po shumë, këtë aktor. Ishte i vetmi që nuk kërciste, që nuk sforcohej për t'ju përshtatur një skenari të shkruar në Berlin. Dikush mund të thotë, po mirë, ky film është bërë për tregun e huaj, dhe ata nuk duan t'ia dinë se në ç'dialekt flasin aktorët.
Shkoni thojani Francis Ford Coppola-s, që siçilianët e tij të flisnin si fiorentinë te Kumbari.
Ky film, është bërë edhe me para shqiptare, prandaj, duhet të respektojë këtë publik. Duhet T'I PËLQEJË KËTIJ PUBLIKU! Dhe publiku shqiptar, nuk emocionohet dot nga historia e dy malësorëve që flasin si çuna tirone në majë të Bajram Currit. Shoqëruar, në sfond nga polifonia labe.



SHQIPËRIA TURKE
Që në imazhet e para të filmit e më tej, të dukej vetja se po shihje një nga dhjetëra filmat turq me drama rurale e me emigracion. Besoj, se këtu problemi është tërësisht i regjisorit.
Besoj që ka ardhur të bëjë një film për Shqipërinë pa e njohur fare këtë vend dhe me përkthyes/këshillues shumë të keq. Dhe logjika "kështu na shohin të huajt" nuk është e besueshme. Është vetëm për të justifikuar atë që filmi nuk arrin dot.
Gjatë tërë kohës, më dukej sikur shihja film me kurdë. Duket që regjisori ka parë shumë filma të Fatih Akin.
Mendoj se Qendra Kombëtare e Kinematografisë filmat turq, t'ia lërë Ankarasë t'i sponsorizojë, dhe turqve t'i bëjnë regjinë.



GJERMANI - SHQIPËRI 3:0

Filmi, si dhe një film tjetër i mëparshëm që luhej në Shqipëri dhe jashtë, shfaqi të njëjtin problem: pjesa shqiptare ishte shumë më dobët sesa ajo jashtë. Ishte më dobët, në skenar, në sheshe-xhirimi, në ndërtim atmosfere dhe në aktrim.
Kinemaja e re shqiptare po ngre klishera të çuditshme: kushdo do e bëjë një xhiro te trageti në Fierzë.
Absurd është fakti që Nik Xhelilaj bën të njëjtin udhëtim si në filmin "Gjallë", identik. Kjo nuk besoj se është plagjiaturë, është thjesht një klishe e lodhur në të dyja rastet.


NJË SHQIPTAR ME NJË MILION DRAMA
Problemi madhor i filmit, nga i cili vuante skenari dhe aktorët bashkë me të, ishte futja e një milion dramave në jetën e një njeriu të vetëm. Kur, edhe vetëm një prej tyre mjaftonte për të bërë një film.
4 herë takohet Arbeni me Etlevën, dhe të katër herët ajo i lëshon një super-hall të ri. Herën e parë familja e ka hequr nga shkolla, herën e dytë duan ta shesin te një burrë, herën e tretë që është shtazanë kur e pret burri, dhe herën e katërt që ata donin t'ia abortonin fëmijën me zor.
Si mund të bëhesh pjesë e jetës së këtij çifti, kur ky çift nuk është çift, dhe sa herë takohet nis një dramë të re nga e para. Çdo 30 sekonda, në film del nga një dramë e re.


Ja t'ju rreshtoj dramat sociale që ngre filmi:
- deportim emigrantësh nga grekët
- dhunë policore ndaj klandestinëve
- Familja rurale që heq fëmijët nga shkolla
- familja rurale që heq vajzën nga shkolla
- familja rurale që mbyll vajzën brenda
- familja rurale që shet vajzën
- familja rurale që marton vajzën me shkuesi pa dhunë
- shtatzani e padëshiruar
- trafikim me skaf drejt perëndimit
- prostitucion homoseksual në perëndim
- të qenët i pastrehë në perëndim
- punë në të zezë në perëndim
- abuzimi dhe shfrytëzimi i punëtorëve në të zezë
- mungesa e shërbimeve shëndetësore për emigrnatët e paligjshëm në perëndim
- trafikim qeniesh njerëzore
- vrasje për grabitje
- dhunë/eleminim mes bandash trafikantësh
- trafik qeniesh njerëzore
- tentativë për abort me dhunë
- pengmarrje
- detyrim për abort me dhunë
- përzënie e vajzës nga shtëpia prej familjes rurale


Të gjitha këto, dhe ndonjë që mund të më ketë shpëtuar, e kthyen filmin "Shqiptari" në një telenovelë me 40 seri, të ngushtuar në 1 orë e treçerekë. Këto drama i bënë njerëzit në kinema të vuanin duke parë tërë këto halle, por, pa u dhuruar kinema të vërtetë. Po të jetë për telenovela ka në TV plot, madje më cilësore.


KINEMAJA E KEQE

Filmi si i tërë të ngrinte pyetje të shumta që nuk merrnin kurrë përgjigje. Ne jemi mësuar ti quajmë alogjizma. Një film i pakopsitur dhe i zymtë.


A do shkoja unë në kinema për ta parë Der Albaner?? Unë, edhe në TV, do e kisha ndërruar kanalin pas 10 minutave të para. Dhe nuk ka justifikime. Një film, o është i mirë, o nuk është. Rrugë të mesme, s'ka.

27 Komente

Fatkeqsisht problemi qe paraqet kinemaja shqiptare apo ballkanase ne pergjithsi, eshte ajo se si na portretizojne te tjeret ne perendim..Ballkani edhe ne kinematografi eshte bere pjese e projektimeve te pislleqeve te evropit, kur keta te fundit ne rastin me te mire perpiqen ta paraqesin shqiperine si vendin perballe ekzotik dhe mesjetar.

Kam pershtypjen se kinematografia shqiptare, nqs shihet dhe ky prodhim si pjese e saj, ka hyre prej kohesh ne vorbullen e klisheve dhe nuk me habit..Per te tjerat le te flasin kompetentet..

ha ha ha sa thelle i paske hyre more zoti Koloreto Cukali.

jemi aq keq per filma shqiptare sa cfaredo qe serviret e gelltisim dhe i japim superlativa...trishtimi i zonjes Shnajder sbente dy leke. Ai filmi "Gjalle" kishte subjekt te bukur por kur i fut te tere aktoret e portokollise me zor ne film e kthen ne gallate nje teme teper serioze.

Ky filmi tjeter (te cilin nuk e kap pare) qenka pak me ikomplikuar.

E prgjithshmja ehste qe jemi shume siperfaqsore dhe asnjeri nuk thellohet. Duket sikur te behs nje  film ehste thjehst nje detyre klase per studentet nderkohe qe me pare per te kaluar uren Timo Flloko ne nje film ehste lare mbi 20 here me gjithe rroba. Keto pune duan seriozitet dhe jo te nisesh nje film me idene(he se do e rregullojme rruges) e pa kopsitur tamam.

Urime kinematografise sone ne perpjekje amatorsekse.Nuk e di pse teknologjia po ben perpara dhe ne po bejme vetem pas?! Shikon filma te kohes se xhahxit dhe perseri ke ankth, emocion dhe nje loje perfekte e aktoreve pavarsisht skenarit...

 Ca gjera i ka thene drejt Koloretua. Sidomos kjo: nuk mjafton me qene cun i bukur per tu bere aktor i mire.

Po Nikut s`duhet me i vene shume faj. Skenografia dhe regjia, ne nje pjese te konsiderueshme te filmave shqiptare te prodhuar ne EREN E RE, vazhdojne me po ate skematizem, cektesi, amatorizem  te Kinostudios se Re. Atehere ja vinin fajin censures.Jo mor zotri (edhe zonje per respekt ) se ka filma te asaj kohe qe duke lene menjane frymen ideologjike, jane perfekt ne logjiken regjisoriale dhe komponentet e tjere. Pra eshte pune mjeshterie.

Para disa ditesh po shikoja filmin "Gjalle" , cooproduksion,luajtur nga Nik Xhelili , me regji dhe skenar te A.Minarollit .

Cfare me ra ne sy? Se pari zgjedhja e subjektit-gjakmarrja , pra nje film qe kerkon audience te huaj nepermjet prezantimit te Shqiperise egzotike me Kanun, Kulla dhe Gjakmarrje. Skena tipike te filmave socrealiste ku nje pese te narratives e ze levizja per te shkuar nga x vend ne y (makine, furgon, traget, furgon, ne kembe ) Pra e gjithe levizja e personazhit kthehet si qellim ne vetvete per te treguar bukurite e Komanit apo shemtine e rruges gropa gropa.

Niku , djale malsor, larguar disa vite nga malsia per studime, na fliste si tirons !! 

Nje tjeter skene infatile: ne fshatin ku Nik shkon per tu strehuar (ku na cfaqet Gjini me cunat e Portokallise ) duket ashiqare qe eshte nje zone disi e urbanizuar, me vila, automjete, gjalleri por regjisori per te dhene idene e izolimit social! na i ngjit personazhet ne nje maje kodre ku kishte vale te telefonise cel.!! Kaq te izoluar ishin keta katundaret ketu saqe goca e viles me pishine ngjitej ne monopat me minifund dhe sutjena.!! Dhe e gjitha kjo zgjidhje infatile regjisoriale thjesht per te justifikuar njohjen e Nik me gocen e urabanizuar te katundit te izoluar!

Pastaj dhe kjo: kapet nje aktor qe ka sukses ne nje film dhe ooburra te gjithe pas tij deri sa ti pihet lengu.

Pfff. 

 

 Kam pershtypje se regjizoret tane shqiptare, te te gjitha trevave, nuk do te benin keq te ndiqnin ndonje vit kurse ne Hollivud, ose ne France, si dy nga  kinematografite me te sukseshme sot. 

 E c'do te mesojne ne Hollivud e France? Si ta bejne personazhin kryesor te vuaje per 89 minuta dhe te fitoje ne minuten e 90-te? Apo se si perdoren aparaturat me te fundit teknologjike e se ne c'pozicion te rrije kamera?

Ne jemi gati te gelltisim cilesi te dobet teknike. Mjafton qe skenari te jete terheqes, regjisori te jete vertet i talentuar dhe loja e aktoreve te jete me mjeshteri. Po qene keto ne rregull, filmi del i bukur edhe me kamera shtepie. E keto s'behen me kurse, por thjesht duhet te jesh talent e te kesh kembengulje qe te mos besh dicka sa per te mbaruar pune, por art. 

Ky eshte nje film tjeter qe ka qellim portretizimin sa me keq te mundur te shqiptareve. Eshte turp qe ne keto lloj filmash bark-hapes kan filluar bashkepunojn edhe vete shqiptaret.  Turp qe edhe mediat tona idiote i japin rendesi te vecante ketyre lloj filmash ne vend qe ti denoncojne per pasaktesite dhe qellimet dashakeqese qe kan duke portretizuar disa ane negative te shoqerise shqiptare, mbasi i egzagjerojne dhe u japin elemente primitive totalisht jo-shqiptare. Ky regjizor edhe na shiste pordhe se medemek e njihte mire shqiperine.

 Une keta filmat e fundit s'i kam pare fare. As e kam marre mundimin, sapo kam pare trailerat... emigrant i mire ne shpirt, qe lan banjat fillimisht, por pastaj perzihet me llumin e keq se s'ka rruge tjeter e se fshatin e ka cope cope.  Ke nga nje episod te tille ne cdo serial te te gjitha vendeve europiane. Te cdo serial italian me police, ose edhe pa police, e ke nga nje episod te tille. Keta e kane zgjatur pak me shume dhe e kane bere film. Edhe...?

http://www.youtube.com/watch?v=S7icrOnkc_8

Edhe...?

Ja si te/na pergjigjet Shekulli. (Do thuash ti, cmimet kane humbur kuptimin; apo, sa te keqinj duhet te kene qene filmat e tjere qe i kane dhene cmim ketij; apo,  - tarafet dhe qokat nuk i kemi shpikur ne shqiptaret; apo, kjo eshte kinema me mision dhe aplikohen te tjera kritere per te dhene cmim. Mbase edhe nuk i thua, xhanem, por i them une smiley )

 

"Shqiptari" vjen me një çmim honorifik nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Gjenevë, 1-7 nëntor. Bashkëprodhimi gjerman-shqiptar, 2010, 105' i regjisorit Johannes Naber u shfaq premierë për audiencën në Zvicër dhe mori Çmimin e Publikut..

Festivali e prezanton si një "film brilant po aq edhe të nevojshëm, që na zbulon një Shqipëri magjepsëse, na jep për të parë realitete të emigrimit klandestin dhe anën e errët të Evropës së Shengenit".

Juria kryesore e konkurrimit ndërkombëtar të festivalit kishte në përbërje Ian Birnie, Laurent Nègre, Linda Beath, Bruno Todeschini dhe Ornela Vorpsin e cila prezantohet nga organizatorët si përfaqësuese shqiptare.

 

Në fare pak kohë nga premiera në Tirana, vepra e parë e Naberit është prezantuar edhe në Festivalin Ndërkombëtar të Bergenit në Norvegji ku është është vlerësuar me Çmimin Special të Jurisë.

dhe Ornela Vorpsin e cila prezantohet nga organizatorët si përfaqësuese shqiptare.

Tani e morem vesh me c'far shqiptaresh kemi te bejme. Me ben cudi qe filmi nuk permban vajza te bukura te vogla qe perdhunohen nga gjysher dhe femra te bukura qe degjojne vetem muhabet qepje-shqepjesh gjith diten. Nejse edhe filmi s'eshte keq, se ka shqiptar te ri qe s'di cfar eshte celulari dhe interneti, qe ka nje te fejuar me shami ne koke, e cila eshte shtatzane, por familja do ta shese per dhjete mij euro tek nje familje tjeter. Etj etj gjera te tilla, qe vetem me Shqiperine s'kane ndonje lidhje.

 

 E mi se çmimin e publikut paska marrë. http://www.cinema-tous-ecrans.com/ Populli ktu vdes ti qajë hallin të jashtëmve me sy të zinj. Dhe s'është se u bë llaf për Lokarnon, psh, festival prestigjoz që përzgjedh kujdeshëm të paktën. 

edhe Locarno, mezi mbahet, nganjehere me me fat dhe nganjehere me me pak fat. Po ky i Gjeneves me duket se eshte i ngjashem me kete tonin, te Zürich-ut. I vetmi rast per te cilen e ka kaluar kufirin ishte kur arrestuan Polanksin kur donin t'i jepnim nje cmim karriere dhe me kete rast te beheshin i cik me te medhenj se c'jane e te ndiheshin i cik me lart se Cervelat-Prominenz. Meqe ra fjala, kam kohe qe e vras mendjen: Cdo ishte nje ekuivalent shqiptar per Cervelat-Prominenz?

Prominenz Kernacke? Prominenc Rakie? Prominenc Qofteje? Prominenc Paidhaqeje? Prominenc Thashethemeje? ....

jo, mi, ai i zh përpiqet të imitojë Locarnon, kurse ky i Gjenevës është një mish-mash që më shumë i afrohet festivalit të fr...

 

ato gjërat që përmend ti i kemi të tëra të importuara... më shtive në mendime...

 

ou. une qe mendoja te kunderten, se filmat me te mire i beni ju andej, me ckam pare, ose te pakten, si me interesante me jane dukur.

 hiç gjë s'bëjm, moj. vetëm u qajmë hallet të huajve, meqë s'dalim dot jashteti për mungesë mjetesh financiare.

meqë ra llafi te të bërit e filmave, pashë para nja dy javësh Ricordarsi Anna, e kishte bërë një i juaji para disa vitesh. më pëlqeu shumë për çudinë time. po rastise në të, ta këshilloj. 

me Bibiana Beglau? Me kujtohet qe eshte folur shume per filmin, dhe kjo aktorja eshte shume e mire, eshte nje nga me te mirat (ne Gjermani shume e njohur ne teater).

Nje filem "herzig", rrezik e ke pare, eshte "Die Herbstzeitlosen". Po nje i juaji me eshte dukur gjtihashtu "herzig", me nje djale qe ben babysiter.

Ketu kritika perfoli shume mire nje filem te juajin me Isabelle Huppert (nje familje qe jetonin rreze nje autostrade qe nuk perdorej dhe qe papritur filloi te perdorej) dhe se fundi per nje regjisore te re qe kishte bere nje filem per nje familje fermeresh (nje cift) qe jetonin gati te izoluar dhe qe punesojne nje emigrant spanjoll qe i tregon burrit-fermer se sa keq e trajton gruan e tij, e me the e te thashe.

Ne ketej kemi nja dy vjet qe degjojme per nje filem tonin qe quhet Sennentuntschi, qe e vrane e ekzekutuan ne publik pa u shfaqur akoma. Tani, me ne fund doli dhe po ben namin me spektatore. 

Home quhej ai filmi me shtëpinë në buzë të autastradës. I mirë shumë m'u duk mua. Po si e juaja është ajo Ursula Meyer. : )

Bibiana Beglau qe aktorja e Ricordarsi Anna. Tani po e kuptoj stilin teatral të lojës së saj. I rëndë filmi, po shumë i mirë. 

Por publiku psh, s'i ka hiç qejf këta lloj filmash. Të tërë dynden në filma hollivudi, me çudira që ngjasin orë e minutë. Nejse, unë e kënaqur jam, se ka vënde më shumë për të tjerët. Vetëm se ndonjë ditë do e mari ferrra uratën dhe s'do shfaqin më filma "të tjerë".

Po si e juaja është ajo Ursula Meyer. : )

po ketej thane qe eshe e juaja (pavaresisht emrit). smiley

Ne kemi plot kino me keshtu filma te tjere, alternative, nja 6, po ne mos me shume. Ca me te vegjel e ca me te medhenj. Kemi edhe nga ato kino-qytete, nja tre a kater te medhaja por keto te voglat sikur mbahen. Po ju andej jeni edhe i cik si me franzese? Cne me hollywood?

 po dhe francezi hollivud është bërë. të hap barkun. sinqerisht.

p.s. yyyyy, sa shumë sinemara paskeni ju. ne kemi një kompleks me shumë salla po më shumë holle dhe një të vockël dhe një sallë në uni ku shfaqen filma të mirë, vetëm se të thyhet kurrizi në karriket prej druri. ehhhhh...

eee, kemi shume dhe i kemi ne origjinal (me titra poshte, si TV shqiptar). prandaj, pa druajtje.

kto francezet me duken te lezetcem te pakten, krahasuar me amerikanet. se fundi pash nje bicim komedie, me nje buttler (i fudnit i gjithe butlerave) qe punonte ke drejtori i nje banke dhe i degjonte planet dhe i perdorte per te fituar ne burse. i doli nami (mos i beso asnjehere shokut te ngushte) dhe e mori vesh gjithe lagja dhe u be bursa sport popullor lagjor. padyshim kishte nje histoire d'amour aty brenda, i cik si e veshtire kotsekoti se keshtu e donte skenari qe te rriste pak suspensen. po, keshtu edhe historia me bursen, pati komplikimet e veta. po ne fund, si ne holliwud, dolen te gjithe te lumtur, te gezuar e te trasheguar (dasmen nuk e dhane, ne fakt, e morem me mend, e si mund te ishte ndryshe, ishin dhe aq te bukur).

Nje filem qe me ka ngelur ne mend, nga keto franzeset, ka ca vjet, eshte: henri, nje mik qe ta do te miren. Po te ra ne dore shife fr. se me kane thene qe ja ka blere te drejtat hollivudi dhe ti e di si i shkaterrojne filmat ata.

Pike per stilin e artikulit. Filmin nuk e kam pare keshtu qe nuk di c'te them. Por problemin e nje milion dramave e  has shume shpesh ne filmat shqiptare ose per Shqiperine e me dhemb koka. Sa e duam melodramen!

Kur lexova kete nuk e kisha pare "Der Albaner" "Shqiptari", mendova ok nje tjeter film me batuta fallco personazhe fallco etj, qe nuk ja vlen ta shohesh... Por sot kam pare "Der Albaner" dhe me duhet te them se kam pershtypjen qe asnje mesiper pershi artikullshkruesin nuk e ka pare... Ose te gjithe keni pare noj film te ndryshem, po qe ka te njetin titull. Sapo e kam pare filmin, ndoshta me i verteti, me i sakti film me realisti film i 20 viteve te fundit me shqiptare qe kam pare.

E pse habiteni qe ka shqiptar te rinj edhe 20 vjeçare qe jetojne ne fshatra qe se kane idene cfare eshte interneti dhe as si perdoret celulari... Duhet te mos kesh qene kurre ne nje fshat te verilindjes (prej nga vij une) qe te besosh kete... (ose duhet te besosh te Shqiperia ne moshen e internetit)... Kur na qenka ekzotike, qe ka shqiptar qe po u mbeti goca shtazane e pamartuar e vrasin, e zbojne etj... Jam deshmitar dhe kam ndjek si gazetar nga afer tre ngjarje ne periferi te Tiranes.

Groshe M. U vra nga i jati se kaloi nje fundjave jashte shtepise ne nje lagje jo me larg se Stacioni i Trenit ne vitin 2004, nje tjeter u vra ne nje fshat 10 km nga Tirana, se nuk pranoi te martohej me te zgjedhurin e te atit dhe se i tha ketij qe kishte nje te dashur... Nje baba qe gjeti te bijen me te dashurin jo me larg se 3 km nga kali i skenderbeut, i plagosi te dy rende me çifte, familjet do futeshin ne "Gjak" nese nuk do te organizohej martesa e detyruar e dy te rinjve... Jo me larg se ne vitin 2007  dy vellezer ne Burrel vrane te dashurin dhe motren... A nuk jane keta shqiptare... Ajo qe i ndodh vajzes ne film eshte minimizuar... Zbimi nuk eshte noj gje e madhe, po te dinit se sa vajza ne fshatrat e qytetet e ketij vendi ende martohen o me detyrim o me rrembim (ikin nga shtepia si prinderit nuk ua pranojne lidhjet, dicka qe besoj ndodh edhe rendom ne bote)... 

Sigurisht ne pamje te pare "Shqiptari" duket si pjese e steriotipit, por ky film s'ka steriotip... Dhe nuk eshte e vertete qe gjerat ne film jane te pakuptimta. Kur ky Arbeni nga Tropoja (Nik Xhelilaj) vret ne fund polakun trafikant klandestinesh, ajo qe kupton eshte se nuk kishte zgjidhje tjeter. Ai nuk eshte shqiptari i eger (steriotipi) qe vret sepse keshtu bejne shqiptaret. Jo ai eshte nje njeri i vene para nje zgjedhje, te shpetonte te dashuren dhe femijen apo te hiqte dore nga ajo qe kishte lene ne Shqiperi. Te grabiste polakun eshte zgjidhja e vetme qe ai ka ne nje vend ku nuk di as ku te fuse koken.  Kjo pjese e filmit nuk te le asnje pershtypje te tipit, bobo prape nje shqiptare vrases si Marku psh te nje film francez me pengmarrje.  

Si mund te jete steriotip jeta e nje emigranti klandestin qe fle ne rrenoja a rrugeve dhe punon ne te zeze... vetem nje qe nuk ka pasur asnjehere nje te aferm klandestin mund ta thote se gjerat ne ate film nuk ndodhin, madje edhe me keq edhe me drame. Plus mund te jete nder te vetmit filma qe potretizon aq mire shqiptarin. Arbeni qe ndihmon nje klandestin tjeter te semure (sllav serb sipas emrit), qe e ushqen dhe i shpeton jeten, nuk eshte thjeshte steriotipi i shqiptarit. 

Sigurisht filmi ka momente krejt te parealizuara, dialogje qe stonojne. Aktore (nena e vajzes se mbetur shtazane psh) qe recitojne sikur te jene ne mes te Tiranes dhe skane fare lidhje me rrolin. Apo si vellai i Arbenit qe nuk eshte lodh fare te futet ne rrol dhe perndryshe nga Xhelilaj eshte krejt artificial. Sidoqofte duke lene te gjitha gjerat menjane, nga filmat e fundit shqiptare qe kam pare, ky eshte me i miri.

Nik Xhelilaj ne kete rol, krejt perndryshe nga roli te "Gjalle" qe nuk e shtyn dot as me buke as me uje dhe ste mbetet ne mendje, te "Shqiptari" te trondit te fiksohet ne tru te shkund. Ka nje moment kur shqiptari qe e pret Arbenin, i tregon se do martohej me nje burre. Dhe  kjo, pjesa ku duket se ky shqiptari i 2009 nuk e kupton se cfare eshte homoseksualiteti,  ne te vertet eshte pjesa ku ky shqiptari Arbeni nuk di cte thote. Ka sikletin te pyes per dicka te rende sipas kutit te tij, perpiqet te mos fyej tjetrin qe i ka dhene strehe e buke. Por ky moment ndoshta ka nje nga skenat me te forta te filmit, per te cilen Xhelilajt une do i jepja "oskar". Kur degjon deklaraten se bashkepatrioti do martohej me nje burre, Arbeni eshte duke kafshuar buken dhe ne ate moment duket se si kafshata i ngec ne nje fare menyre ne fyt...

Thote Coloreto: Ja t'ju rreshtoj dramat sociale që ngre filmi:
- deportim emigrantësh nga grekët      Ndodh cdo dite, ne kakavije, kapshtice, tre urat dhe qafe bote po te duash, ka ca muaj (qekur filloi kjo puna e liberalizimit), qe klandestine i kthen policia shqiptare po qe i dyshuar se do me ik malit ste lene me ju afru kufirit.

- dhunë policore ndaj klandestinëve  e njejta si me lart cdo dite dhe jo vetem ndaj klandestineve, asnjera as tjetra nuk jane per tu vecu si drama se jane bere norme, lajm jane vetem kur klandestine vdesin nga rrahja.

- Familja rurale që heq fëmijët nga shkolla... Ka me qindra, madje ka te ngujuara

- familja rurale që heq vajzën nga shkolla... shume nuk i lene te shkojne me tej pas fillores

- familja rurale që mbyll vajzën brenda.. sa te duash.

- familja rurale që shet vajzën.... nuk e shet, thjesht merr prike... ka sa te duash...

- familja rurale që marton vajzën me shkuesi pa dhunë normale

- shtatzani e padëshiruar "hem"

- trafikim me skaf drejt perëndimit (drame kjo? Ne butrind u mbyten do kohe me pare 2008 me duket 7 veta, nder ta dhe nje nene me femije ne gji kjo eshte drame)

- prostitucion homoseksual në perëndim

- të qenët i pastrehë në perëndim

- punë në të zezë në perëndim
- abuzimi dhe shfrytëzimi i punëtorëve në të zezë

- mungesa e shërbimeve shëndetësore për emigrnatët e paligjshëm në perëndim
- trafikim qeniesh njerëzore
keto sklasifikohen fare jane jete normale
 

- vrasje për grabitje
- dhunë/eleminim mes bandash trafikantësh
- trafik qeniesh njerëzore
- tentativë për abort me dhunë
- pengmarrje
- detyrim për abort me dhunë
- përzënie e vajzës nga shtëpia prej familjes rurale sic thaeshe edhe te komenti tjeter, njerezit ketej pari jetojne me keto perdite... filmi ne kete rast ka me pak drame sec duhet, ska thuajse fare dhune. Nese ka skenar te bazuar ne nej ngjarje te vertete, qe mund te ngjase, realizuesit e filmit jane treguar mjaft te kursyer..

Tjeter pune te merresh me raste apo fenomene e tjeter pune te krijosh pershtypjen se kjo eshte Shqiperia, dhe jo disa fenomene te jetes rurale shqipatre. Me vjen keq nqs nuk e kupton ku fle lepuri. Eshte nje filem qe titullin e ka Shqiptari, dhe per Shqiperin tregon vetem nje pjese te vogel te saj. Eshte nje film i bazuar krejtesisht ne klishe e stereotipe sic do filem tjeter mbi Shqiperine. Njesoj si te beje ne Shqiperine komuniste nje film te titulluar Gjermani, ku aktori kryesor te ishte turist seksi nga ata qe shkojne ne tajlande per te gjuajtur minorene, i ardhur nga nje zone ku njerezit jane te gjith swingers, zoofile etj, dhe tema qe ka rritur vajzen ne nje bodrum me te cilen ka bere nja kater femij si pasoj e perdhunimeve. Keto te gjitha jane fenomene qe gjenden ne gjith Gjermanine psh, ne cdo fshat e qytet, ne cdo komunitet, por ja qe nuk jane Gjermania, jane disa probleme sociale dhe fenomene qe s'perfaqesojne gjermanine dhe nje Gjerman si individ. Prandaj edhe te fokusohesh duke mbledhur disa probleme sociale dhe fenomene me te cilat perballet shoqeria shqiptare dhe tia paraqesesh nje publiku qe nuk e njeh Shqiperine nen titullin Shqiptari mua me duket fallcitet. Dhe prandaj mendoj se je gabim.

Ne kete film kemi regjizorin qe perpiqet te gjej te gjitha problemet sociale dhe fenomenet negative te shoqerise shqiptare duke i ngjeshur brenda 90 minutave qe i ka quajtur Shqiptari, dhe duke ja paraqitur nje publiku qe nuk e njeh Shqiperine. Nqs autori do ishte kaq i interesuar per fenomenet negative te jetes rurale ne Shqiperi le te bente nje dokumentar ku te merrej me personazhet reale dhe deshmitaret reale te ketyre fenomeneve. Nje film artistik nuk ka per detyre kete, por te paraqes artistikisht nje histori shumengjyrshe brenda, me nje teme te caktuar (problem social apo fenomen) dhe me zbavitje. Ky nuk eshte film, kjo eshte propagande, nga ajo e keqja.

Cili film gjerman eshte me i arritur se ky?

Ah, mu kujtua, " ne çdo kilometer " me hans klos ????

Ky eshte problemi Ora, se Shqiperia, shqiptari eshte dhe kjo, pavaresisht se eshte shume me shume se kaq. Tani une nuk e lexoj, shoh nje filem dhe te shpresoj te gjej aty Shqiperine dhe shqiptaret, 90 minuta nuk dalin per kete. Edhe sikur te kishte marre nje histori suksesi, qe do te tregonte se si nje Shqiptar ka sfituar boten dhe veten duke u bere shume me shume se nje vrases ordiner si ne kete rast, ta zeme kengetar i famshem, prape brenda steriotipit jemi. Ajo qe me ben te mos e quaj propagand kete filem, nuk eshte fakti se brenda tij nuk ka steriotip, por se brenda tij te pakten te aktori kryesore nuk sheh "shqiptarin" qe do perendimi po njeriun. Po t'ia heqesh titullin dhe tia vesh Serbi, 75 perqind e gjerave do ishin njesoj, sepse jane vendime te nje njeriu. Pastaj normalisht qe nje filem do tentoje, pertej krejtesisht te zakonshmes, se nuk mund te behet nje filem per jeten e qete e normale qe bejne shqiptaret...

Sefundmi regjizori nuk perpiqet te gjej te gjitha problemet sociale qe ka shqiperia, merret vetem me 2 apo 3 probleme, njeri prej te cileve emigracioni klandestin eshte mese i zakonshem dhe mund te them qe 75 perqind e shqiptareve e kane provuar ne mos me shume. Vete muzika e zgjedhur e filmit (nje mrekulli sipas meje, si shkrihej lahuta me polifonine ligjet e jugut), te tregon qarte se nuk ke te besh me nje problem social qe preku ne nje moment te caktuar nje zone te caktuar, nuk eshte steriotip ai i shqiptareve qe keqtrajtohen ne kufi eshte ajo qe ndodh perdite edhe sot e kesaj dite madje... dhe nuk eshte rasti i njerit, por i mijerave (milionave, pasi nuk se skenat e emigranteve qe punojne per i kafshtate buke jane vetem shqiptare, vetem ne kete film i ke kineze, ruse, serbe, polake, po ka qindra filma qe merren me keto per qindra kombesi).

Problemi i vetem social qe regjizori ngre vecan dhe qe te ben te mendosh menjehere per shqiperine, se ndoshta nuk mund t'ia ngjisesh asnje vendi tjeter (dyshoj per kete) eshte ajo historia e dashurise se palejuar per shkak te nderit e kodeve te nderit dhe trajtimi i gruas... Por edhe ketu nuk kishte steriotip ne film, se nga nje ane ke ata qe e zbojne kete vajzen dhe trajtojne si kurve dhe nga ana tjeter ke personazhin kryesore qe ben gjithçka per dashurine. Mirefilli nje konflikt mes te vjetres dhe te rese, nje gje qe sic thash ndodh ne kete vend, sic mund te ndodhe kudo.

Pikerisht per dallim me filmat e tjere, filmi nuk e trajton kete shqiptarin si bishe e vetmuar apo psikopate (ne nje rast te tille do flisnim per Gjermanin dhunues seksual), por pjese e nje shoqerie ne te cilen ai ndodhet do apo sdo ai, i pelqen apo nuk i pelqen. Ne te njejtin film ke edhe serbin qe martohet me gjermanen per letra, ke dhe gjermanin qe abuzon me ilegalet, ke dhe polakun qe vret serbin se prishen ne pazar,  por nga ana tjeter ke dhe shqiptarin qe pa asnej lloj interesi i shpeton jeten serbit kur ky po vdiste nga ftohja...    

Ps. Me qellim me duket mua filmi fokusohet vetem ne nje zone te Shqiperise. Jo ne te gjithe Shqiperine...

Ndoshta ndoshta, titulli eshte ai qe bezdis ne kete rast... dhe mund te cilesohet abuzim...

" Një film, o është i mirë, o nuk është. Rrugë të mesme, s'ka."

 

ky qenka me te vertete  "Der Albaner"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).