Bujqësia është një sektor shumë i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare, jo vetëm për shkak të kontributit në Prodhimin e Përgjithshëm Bruto, i cili është rreth 17% e PPB, por më shumë për faktin se gjysma e popullsisë siguron bazën e të ardhurave nëpërmjet këtij sektori. Në këtë kontekst, zhvillimi i bujqësisë është i një rëndësie të veçantë, si për ardhmërinë e ekonomisë shqiptare, ashtu edhe për mirëqenien e popullatës në zonat rurale. Vitet e fundit janë bërë përpjekje për të mbështetur sektorin bujqësor. Kjo ka ndodhur si indirekt, nëpërmjet investimeve në infrastrukturën rurale, ashtu edhe direkt, nëpërmjet nismave dhe incentivave rregullatore.

 

I tillë është ligji për krijimin e fermave bujqësore. Një ligj harmonik, i cili synon ta nxisë bujqësinë të zhvillohet në drejtimin e duhur. Megjithatë, sektori i bujqësisë, të paktën nga pikëpamja e zhvillimit ekonomik, nuk është aty ku duhet të jetë. Kjo është e faktuar për arsye sepse bujqësia në Shqipëri rritet me ritme më të ulëta se sa rritja e përgjithshme ekonomike. Sipas INSTAT, për periudhën 2000-2008, PBB është rritur mesatarisht me 6.1% ndërsa sektori i bujqësisë me 3.85%. Zgjidhja më efikase do ishte fuqizimi i këtij sektori nëpërmjet financimeve private në shuma monetare sinjifikante për ngritjen e fermave të mesme dhe të mëdha. Kjo duhet të ndodhë edhe në funksion të integrimit të bujqësisë shqiptare në tregjet ndërkombëtare. Diçka e tillë mund të arrihet nëpërmjet krijimit të instrumenteve financiare private, të cilat mund t’i garantojnë këtij sektori frymëmarrjen e nevojshme për rrugë të largët. Politikat qeveritare apo subvencionet nga buxheti publik mund ta ndihmojnë bujqësinë, por nuk mund të garantojnë një zgjidhje afatgjatë. Ky është një parim themelor i zhvillimit të ekonomisë bujqësore në vendet kapitaliste. Sektori privat bankar, ai dhe vetëm ai, mund të ofrojë zgjidhjen afatgjatë për zhvillimin e bujqësisë. Në Shqipëri duhet që sektori bankar të ndërgjegjësohet, të vështrojë në sy potencialin përfitues të bujqësisë shqiptare dhe ta kapitalizojë atë, duke investuar nëpërmjet kredidhënies. Më poshtë po paraqesim tre skenarë për zhvillimin e bujqësisë shqiptare.

* * *

Pas rënies së komunizmit, edhe në Shqipëri toka bujqësore u privatizua. Politikat liberalizuese të tregut bujqësor çuan në shpërbërjen e 550 ish-fermave bujqësore, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 560.000 hektarësh. Për rrjedhojë, sot bujqësia shqiptare është e segmentuar në ferma të vogla, me një sipërfaqe mesatare prej afro 1.3 hektarësh. Një mesatare tepër e vogël dhe që ka diktuar pamundësinë për të aplikuar në prodhimin bujqësor, atë që në ekonomi quhet “ekonomitë e shkallës”. Zakonisht në veprimtaritë prodhuese, me shtimin e vëllimit të prodhimit reduktohen, në përpjesëtim të drejtë me të, edhe kostot e prodhimit. Është pikërisht ky procesi, të cilit i referohemi me termin “ekonomi të shkallës”. Por madhësia, e thënë ndryshe vogëlsia, e fermave shqiptare nuk lejon prodhimin në nivele të larta për njësinë e fermës. Kjo sepse fermat tona janë të shpërndara në një mënyrë jo eficiente për njësi. Prandaj është e detyrueshme që sektori bujqësor të orientohet drejt njësive prodhuese me madhësi mesatare 30 apo 40 herë më të madhe se mesatarja e tanishme. Në këtë kontekst, ligji për krijimin e fermave, me incentivat që ofron, është pozitiv. Pamundësia për të aplikuar “ekonomitë e shkallës” i bën produktet tona bujqësore më të shtrenjta dhe pengon zhvillimin e bujqësisë. Vërtet fermat përcjellin një konotacion komunist, por ekonomia duhet të orientohet nga logjika e tregut dhe jo nga simbolika historike.

Ndërkohë, paralel me zgjerimin e madhësisë mesatare të fermave, duhet të mendohet për financimin e zhvillimit të sektorit bujqësor. Fermerët kanë të ardhura të pakta, të pamjaftueshme për të investuar në ngritjen e infrastrukturës së fermës. Një fermë e suksesshme nuk kërkon vetëm tokë të bollshme apo devotshmëri nga banorët ruralë për t’u zotuar në punë, por mbi të gjitha kërkon një infrastrukturë teknologjike të prodhimit, e cila shoqërohet me një faturë financiare. Për të zgjidhur çështjen e financimit të bujqësisë nuk mjaftojnë politikat publike. Kjo zgjidhje duhet të ofrohet nga mekanizmat financues të tregut. Është pikërisht sektori privat bankar ai që duhet të vihet në punë për të furnizuar me kapital sektorin bujqësor. Kjo jo thjesht sepse duhet zhvilluar sektori bujqësor për arsye sociale, por sepse tokat e begata të vendit janë një mundësi përfitimi, deri tani e pakapitalizuar. Në këtë rast, do përfitonte sektori bujqësor dhe banorët ruralë, por do përfitonin shumë edhe vetë bankat. Aktualisht bankat tregtare ofrojnë kredi në shuma të mëdha, por që kërkojnë kolateral, i cili fermerëve u mungon. Ekzistojnë edhe instrumente mikrofinanciare për kredidhënie të vogla, në shuma nga 10 deri në 50 mijë dollarë. Megjithatë, mungon pikërisht ajo rrugë e mesme financimi për të ofruar kredi pa kolateral në intervalin e shumave nga 100 deri në 300,000 USD. Është pikërisht ky instrument financiar që i nevojitet zhvillimit të bujqësisë, duke llogaritur me përafërsi financimet e nevojshme për të investuar në një fermë të një madhësie 30-40 hektarë.

Mund të rekomandojmë dy skenarë për të zgjidhur problemin e financimit të fermave bujqësore. Njëri do të ishte krijimi i “Bankës Kombëtare Agrare”, e cila do të fokusohej tërësisht në projekte bujqësore. Kjo bankë edhe mund të iniciohet nga shteti, por në asnjë rast nuk duhet të limitohet vetëm nga fondet publike. Edhe nëse themelohet nga shteti, fondet publike duhet të përbënin vetëm një pjesë të vogël, e cila të mos të kalonte shifrën 20%. Pjesa tjetër duhet të suplementohet nga fonde private, duke e formatizuar hipotetikisht “Bankën Agrare” si një partnership midis publikes dhe privates, por me dominim të theksuar privat. Një bankë e tillë, duke u përqendruar në financimin e projekteve bujqësore, do t’u mundësonte fermerëve kredi për të financuar projektet e tyre. Banka të tilla ekzistojnë në shumicën e vendeve të zhvilluara. Vërtet bankat tregtare aktualisht mund të ofrojnë kredi për projekte bujqësore, por normat e interesit janë shumë të larta në shifra, rreth 24%. Kjo përqindje e lartë, e kombinuar me kërkesat strikte për kolateral, i bën këto kredi aspak funksionale. Prandaj “Banka Agrare” do shërbente si një bankë e fokusuar në një sektor të vetëm, me qëllim kalkulimin sa më të saktë të riskut për të ofruar kredi me norma interesi të ulëta ose të paktën detyrimisht më të ulëta se 24%.

Një skenar i dytë për garantimin e kreditimit për fermerët do të ishte ngritja e fondeve financiare të investimit të përqendruara në sektorin bujqësor. Edhe kjo zgjidhje kërkon veprimin e operatorëve privatë. Duke iu referuar praktikës botërore, këto fonde janë të ngjashme me format e mikrofinancimit, por ofrojnë shuma më të mëdha kreditimi, si dhe e garantojnë kapitalin e tyre, duke u marrë hua kompanive të mëdha me të cilat kanë lidhur paraprakisht kontrata furnizimi. Këto dy tipare i veçojnë këto fonde nga ato të mikrofinancimit bujqësor. Fonde të tilla janë zhvilluar së fundi në Amerikën Latine. Biznesmenë lokalë kanë negociuar me kompanitë e mëdha botërore si “Starbucks” e “Nestle” dhe kanë lidhur kontrata për t’i furnizuar këto kompani me prodhime blegtorale. Në të njëjtën kohë, prej kompanive gjigante kanë huazuar edhe kapitalin, të cilin më pas këto fonde ua huazojnë fermerëve me një përqindje më të lartë. Tipikisht, kapitali huazohet me një normë interesi 2.5-3 për qind nga kompanitë e mëdha, për t’ua huazuar më pas fermerëve me norma 12-13 për qind. Pra, një normë interesi tepër e arsyeshme për fermerët, në krahasim me 24 përqindëshin e huazuar nga bankat tregtare. Kjo ndodh sepse këto Fonde Investimi, duke qenë të vogla, kanë mundësi t’i njohin e monitorojnë me eficiencë projektet ku investojnë, por edhe sepse e kanë të garantuar shitjen e prodhimit të fermerëve. Të dyja këto elemente i bëjnë financimet e tyre aspak riskoze nga pikëpamja e kalkulimit të riskut. Një e veçantë tjetër e kësaj praktike, e përhapur me shumë sukses vitet e fundit, është se këto Fonde Investimi kanë krijuar vetë ferma, duke negociuar me banorët lokalë aty ku ka pasur hapësira të lira. Pronësia e tokës mbetet te fermerët lokalë, ndërsa fondet thjesht këshillojnë për një përdorim sa më racional të hapësirave boshe. Bujqësia shqiptare në këto çaste mund të shfrytëzojë një sasi të konsiderueshme hapësirash të lira. Pra, ekzistojnë mundësi të mëdha fitimi nëse praktika të tilla do të implementoheshin në Shqipëri. Eksperienca e vendeve të Amerikës Latine na ilustron se kjo praktikë ka funksionuar në vende të ngjashme me Shqipërinë për nga niveli i zhvillimit ekonomik. Fakti që këto fonde operojnë, duke pasur paraprakisht kontrata të mbyllura furnizimi me kompani të mëdha, do të shërbente për të ankoruar produktet shqiptare në tregjet e huaja.

* * *

Tashmë ka ardhur koha të bëjmë diçka për të vënë në përdorim një kapital natyror si tokat bujqësore. Organizimi i bujqësisë në ferma të mesme e të mëdha, (skenari i parë), do ishte një hap shumë i nevojshëm dhe i dobishëm. Megjithatë, përveç organizimit jo eficient, sektori bujqësor vuan edhe nga mungesa e financimit. Tashmë Shqipëria është një ekonomi kapitaliste. Kjo kërkon që si politikat publike, ashtu edhe sektori privat të qarkullojë kapitalin sipas kërkesave të këtij realiteti ekonomik. Duhet të jetë e qartë për sektorin bankar se në Shqipëri, në këto vitet e fundit, është mbiinvestuar në sektorë si ndërtimi apo shërbimet. Tashmë ka ardhur koha t’i jepet edhe sektorit bujqësor një shans nga bankat. Sensibilizimi i sektorit bankar për të investuar në bujqësi (skenar i dytë), i kombinuar me përpjekje të tjera në formën e Fondeve të Investimeve, (skenari i tretë), do të përbënin një paketë solide për të financuar zhvillimin e bujqësisë. Duhet theksuar se skenarët e mësipërm nuk janë alternativë, por plotësues të njëri-tjetrit. Përparimi i sektorit bujqësor nëpërmjet tyre do të përmirësonte ndjeshëm strukturën dhe ritmet e rritjes ekonomike, si dhe cilësinë e jetesës së më shumë se gjysmës së popullsisë.

23 Komente

Ngelen duke thene 50% e popullsise jeton ne fshat, nga i gjejne keto te dhena mor aman. Shko ne fshatra dhe ato jane pothuajse bosh. Statistika te tilla te bejne te qeshesh dhe njekohesisht te revoltohesh pse sbejme dot nje pune per se mbari, te pakten te numerojme sa dhen e dhi e katundare kane fshatrat, gje qe e benin edhe osmanllinjte me saktesi te frikshme.

 

i gjejne keshtu ti gb: sa e duam papunesine? 13%. sa te papune te rinj jane krijuar? 15,000. shtoja popullsise ne fshat dhe opa i punesuam per statistikat.

nuk dua te huj ne debat me kete artikull, por ajo qe me le nje shije te keqe eshte insistimi i autorit ne lidhje me futjen deridiku "me zor/me pahir" te bankave per te financuar sektorin e bujqesise. Dhe  ja sec thote:

Duhet të jetë e qartë për sektorin bankar se në Shqipëri, në këto vitet e fundit, është mbiinvestuar në sektorë si ndërtimi apo shërbimet. Tashmë ka ardhur koha t’i jepet edhe sektorit bujqësor një shans nga bankat. Sensibilizimi i sektorit bankar për të investuar në bujqësi (skenar i dyt&eumlsmiley, i kombinuar me përpjekje të tjera në formën e Fondeve të Investimeve, (skenari i tret&eumlsmiley, do të përbënin një paketë solide për të financuar zhvillimin e bujqësisë.

 

Mesa di une, bankat tregetare e kane financuar kete sektor me modesti dhe kane dalur si ruar qethur. Pra kane tentuar dhe jane djegur. Prandaj duhen garanci konkrete dhe reforma te thella strukturore qe te sjellin kapitalizmin ne bujqesi. NJe gje eshte e sigurte se neqoftese nuk hartohen politika te qarta per te ralluar deri ne 5 apo 10 % popullsine rurale dhe bashke me te edhe shitjen apo lenien e ngastrave bujqesore, nuk ka per te pasur zhvillim te qendrueshem ne bujqesi.

Karamele here tjeter sill edhe burimin, qe te kuptojme ku eshte botuar kjo, dmth cilit publik i drejtohet.

E para e punes, shume mire qe shkruhet per bujqesine edhe nga njerez te tjere pervec Lavdosh Ferrunit (s'kam asgje me profesorin po me duket se eshte i vetmi qe shkruan ne kete fushe.

E dyta, shyqyr qe doli njeri te mbroje kapitalizmin ne Shqiperi se po vuanim nga nderhyrja e madhe e shtetit ne prodhim smiley. Si per per adoptimin e parimeve themelore te vendeve kapitaliste, te cilat as keto vende nuk i zbatojne dot: "Politikat qeveritare apo subvencionet nga buxheti publik mund ta ndihmojnë bujqësinë, por nuk mund të garantojnë një zgjidhje afatgjatë. Ky është një parim themelor i zhvillimit të ekonomisë bujqësore në vendet kapitaliste."

E treta, meqe permendet madhesia e fermave dhe ligji i ri, sikur te ishte thene dicka mbi ligjin dhe lehtesirat qe sigurin, plus ndonje info mbi mekanizmat e zbatimit, plus ndonje ide nese do zbatohen dot valle?

E katerta, meqe sugjerohet financim nga bankat, a ka mundesi ndonje informacion per kreditimin nga shoqerite e kursim kreditit si dhe ndonje informacion mbi nevojen per kreditim. Ndonje shifer me nje llaf?

E pesta, krahasimet me Ameriken Latine dhe Starbucksin, po sidomos ato normat e interesit 2.5-3%, jane tipike te artikujve shqiptare qe shembujt i sjellin nga t'iu doje kokrra e qejfit.

E gjashta, ndonje info mbi pengesat, per shembull fuqine politike te importuesve?

E shtata, e kuptoj qe artikulli eshte vizionar i tipit 'cfare do te donim te na sillte babagjyshi' kur flet per fondet e investimeve per bujqesine (kur s'i kemi per gjera me fitimprurese), por te pakten te thote qe kjo gje e ka probabilitetin me te vogel se 0.01 per 25 vitet e ardhshme, dhe te flejme gjume pa endrra.

Por ne pergjithesi artikulli ishte i shkruar shtruar, me strukture.

ky artikull eshte botuar sot tek gazeta "shqip".

Tri skenarë për zhvillimin e bujqësisë

 

une jam per skenarin e katert.smiley

ai emisioni i tvsh,  ''hapesire e blerte'', vazhdon akoma?  sweet, e..smiley

Vazhdon, ne drejtimin e Marash Mirashit..E ndiqja najhere..Menyra se si intervistonte fshataret me shkrinte.. Vete bente pyetjet, vete pergjigjej dhe fshatarit te shkrete ja hiqte mikrofonin sapo ky niste te hapte goje...

 

po prandaj pyeta o albano. dmth qenka bere emision legjende.smiley

ky tipi njeher,qe nga emri (Marash Mirashi) smiley  me bente per te qeshur..  e kam pare nja 2-3 here emisionin e tij.  ky te ben per te qeshur po njekohesisht edhe per te qare..  cfare gazetarie, cfare naiviteti, cfare amatorizmi?  shkonte te shtepita e ndonje fshatari pershembull,  dhe entuziazmohej por njekohesisht  donte te entuziasmonte dhe ne teleshikuesit  me gjera qe jane krejt normale....  shikoni sa bukur te dashur teleshikues, thoshte  ky ''fshatar i nderuar'' ka ne oborin shtepise hardhi. ka pula,  po ka dhe nje lope.  shikoni pak me tutje,  ka mbjelle edhe ca rrenje domate.....etj.  gallate.smiley

 Problem mendoj une eshte mos zgjidhja perfundimtare e pronesis mbi token.Ka njezet vjet qe degjojme lloj lloj variante per zgjithjen e saj.Jo tu a kthejme pronarve, jo ta punojne,keta qe e kane,jo tua kompesojme.Eshte nje mish mash idesh, qe e trullos komplet fshatarin.Ketu futet politika jone embrapsht pas viteve 90'.Nje klase politike axhami pa pevoje nen emrin e luftes kunder komunizmit shkateroj shkuli dogji cdo gje qe ishte e me parshme.U be nje masaker e vertet bujqesore.Digj ullinj shkul vreshta Prish shkatero kanalet kulluse vith pllakat e kanaleve vaditse.Keto i nxiste opzita e asj kohe medemek po luftojme komunizmin!!!!!keto i ka mbjelle Enveri dhe veri kazmen.A thua se ato ishin te Enverit!!!Eshte punuar si klysh qeni per ti ndetuar ato.Ata njerez kane ngrene buke me turshi po buk misri e jo gruri!Nuk besoj se ka ndodhur me ndonje vend tjeter kjo masaker.Zotni ndrysho mardheniet,e ato vreshta e ullishte e plantacione do te prodhonin dhe per demokracine.Kete boshllek e shfrytezuan komshijt tane te cilet filluan te shisnin produktete e tyre.Cdo gje vinte nga jashte, per turp dhe bari i thate vjen nga Maqedonia!!!Keshtu u kthyem ne treg per prodhimet e tyre.E tani eshte shum i veshtire per ti perzene.Ata jene shume para nesh ne rendiment 

Autori nuk e ka keq, veç ato fermat qe duhet te krijohen; nja 30-40 here me te medhaja se ato sot, eshte ca e veshtire per ti krijuar, jo aq shume nga ana financiare (qe eshte njera ane) , por me shume nga ana e terrenit, sepse sot tokat jane zene me shtepia te reja, pa sistem, nje ketu, e nje atje, dhe nuk mund te gjesh me tani nje hapsire tamam per nje ferme te tille.  Kjo pune, keto idera, duhej te kishin filluar me kohe,  tani m'duket se eshte ca vone.  

...sepse sot tokat jane zene me shtepia te reja, pa sistem, nje ketu, e nje atje, dhe nuk mund te gjesh me tani nje hapsire tamam per nje ferme te tille.

eh sikur te ishte vetem ky problemi zgjidhej (jo fort kollaj). Parate qe u dhane per demeshperblimet e shpijave te permbytura pa leje, mund te perdoren per te stimuluar levizjen e fshatareve qe kane zene token e bukes me ndertime. 

Mua me pelqeu. Megjithate, skenaret nuk kane munguar ndonjehere. Mungon vullneti nga njerezit e duhur qe keto te zbatohen. Por edhe sikur te jete vullneti, eshte korrupsioni. Duhen zgjidhur keto me pare. Shto dhe faktin qe keto jane sipermarrje afatgjata. Shteti yne nuk investon ne dicka qe s'mund te jete gati pas 3-4 vjetesh qe ta perdore per fushate. Kjo nuk eshte as dicka qe mund te perurohet me shirit. Pra, duhet nje shtet qe te punoje edhe per te miren e vendit, jo 100% vetem per veten e vet. Sikur s'ka te tille. Shto pastaj qe s'mund te lidhesh me banka serioze e me kompani serioze, duke pasur cdo nepunes qe ka ne mendje se si te vjedhe e te abuzoje meqe i ra zogu ne dore, para se te vije ai tjetri ne pushtet e ta heqe. S'mund te ruash cilesine e produktit qe kerkon nje kompani serioze duke punesuar kuneter e militante ne poste pune me rendesi. S'mund te kesh profesioniste nese ata s'e kane vendin e punes te sigurt, me kushte te mira, ku te punoje me pasion. Militantet kane tjeter pasion dhe i pasionuari s'punon dot me nje shef militant qe s'merr vesh.

Shkurt muhabeti, toka aty eshte per t'u mbjelle, te papunet aty jane per te punuar, te shkolluarit aty jane per te menaxhuar, specialistet aty jane per te ngritur skenare e strategji veprimi, tregu aty eshte per te blere pajisje e per te shitur produkte. Na mungon tjeter gje. 

 

Jam kureshtar te di, meqe skenaret e mesiperm duken ideale por afatgjate, si dhe kerkojne investime gjigante. Nese shteti s'eshte i afte te gjeje investues qe te organizojne ferma te medha dhe as banka qe te kreditojne, dhe s'ka as kapital qe te futet vete si banke apo investues, a mundet qe shteti thjesht te organizoje popullsine? Domethene, t'i jape rrugen e duhur prodhimit dhe shitblerjes sw prodhimit? 

A mund te krijoje shteti pika grumbullimi ku do te mblidhet prodhimi i fshatareve individuale. Duke sjelle nga pak, malli behet me shumice pastaj. Te perzgjidhet malli sipas nje standardi te paracaktuar nga shteti, qe te rritet dhe cilesia. Edhe cmimi ne kete menyre do te kontrollohej nga shteti, perderisa do t'ua blinte ai. Dhe po shteti te levize me qeverite e vendeve te tjera e te organizoje eksportin apo perpunimin e brendshem te produkteve. Dhe ne vend te fermave, shteti te kontrolloje se cfare produkti te prodhoje filan zone. Dmth, filan fshat, krahine apo zone te prodhoje vetem kete gje, dhe zere se eshte nje ferme e madhe e menaxhuar nga individe. Nese keta individe veprojne njesoj, secili ne token e vet, zere se eshte nje ferme e madhe. 

Pra, a ka ndonje menyre qe te shfrytezohen ato toka pa u dashur te ndertohen ferma te medha qe kane nevoje per kredi te medha, por duke shfrytezuar individualitetin? 

Dy probleme.

1) Shteti shqiptar nuk mund te menaxhoje dicka te tille se nuk ka aftesi. Ne rast se mundohej te organizonte dicka me shume do prishte.

2)Grumbullimi i produktit nuk e bene me fitimprurese. Grumbullimi i menyres se prodhimit e bene me fitimprurese. 

Problemi ne shqiperi eshte qe nje fush x hektaresh, punohet nga 200 fshatare, secili me mushken e tije, dhe me ujin e tije, kurse ne boten e zhvilluar punohet nga 2 fshatare, me dy traktore, dhe me nje sistem automatik per ujin. Por eshte fat qe nuk jemi shume te zhvilluar ne kete aspekt, se tani te pakten kemi 200 fshatare me buke ne goje ne fshat, e jo dyqind ne periferi te tiranes pa buke.

 sa kohe ke pa ardhur ne shqiperi?

per tu pergezuar autori ne kete tentative te veshtire. Skenaret e paraqitur jane nje "wish" me perjashtim te skenarit 3 qe ka te beje me investimet, qe mund te funksionoj nese ka vullnet politika. rritja e ekonomise se shkalles nepermjet rritjes se madhesise se fermave nuk mund te ndodh. ceshtje kulture dhe mbijetese. as nuk duhet stimuluar. nuk ka funksionuar as ne Greqi. Kooperimi eshte mjeti kryesor per te rrit ekonomine e shkalles. Kredia ne bujqesi? jo vetem nuk duhet stimuluar por duhet dekurajuar, me perjashtim te nje skeme kooperimi kredititmi brenda komunitetit kooperues. Nuk duhet qe fshataret te ushqejne dhe bankieret. Tjeter nuk mund te flasesh sot per skenar te bujqesise pa konsideruar "ndryshimet e klimes". shpresoj autori te vazhdoj te thellohet dhe suksese. 

Pika te mira. meqenese ekonomite e shkalles punojne ne ameriqi (sic e thone greket), nuk do punoje kudo.

Duhen me shume diskutime te tilla.

Por ashtu si trop doja te dija me shume per projektin dhe implementimin e fermave.  Ajo eshte alfa.  Ka ndonje studim te hajrit per kete pune?

Sa per krahasimin me Starbucks, eshte disi far-fetched.  Po flasim per produkte me konsumim te gjere global, si kafja apo dhe caji etj.  Keshtu qe lidhja me korporatat dhe tregun nderkombetar eshte me e lehte.

Por per plane afatgjata, (dhe ketu po projektoj shume me larg) ka programe te tjera qe sigurojne treg per produktet.  Fermat mund te lidhen me OJQ nderkombetare qe merren me certifikime standaresh ne pergjithesi te nderlidhura me zhvillim te qendrueshem, dhe qe sigurojne lidhjet e fermereve me tregun.  Ka shume programe te tilla, psh SAN (sustainable agriculture network) etj.  Megjithate, keto jane endrra apo qiqra ne hell nqs nuk zgjidhet alfa e problemit.  

Monda mirembasdite smiley - ej po kjo tema qenka superstar per nga votimet, paskan qene gjithe peshqit fermere ne shpirt, ose hajde fermer te te tregoj si mbillet patatja.

Mirembasdite e dashur, tgif smiley.

Une s'e kam votuar por ne fakt me takon ta votoj se tokat ne fshat ca m'i kane marre, e ca kane mbet djerr. 

Nje kusheri qe merret me to, dmth cfare i ka lene reforma agrare 7501, vuan.  Behen domatet e prishen se s'ka kush i mbledh.  Apo s'bente ca "domate italiane" (me duket se i quanin) qe ne Vlore ne vere shiteshin me 4 mije leke kilja. 

PS: Shpirti i shqiptarit cfare s'mban, ferma, det, mal.  Konglomerate jemi smiley.

Eshte superstar se me ne fund mund te lexojme dicka per shqiperine pa menduar c'fara tha Rama dhe si u pergjigje Berisha.

 Une them te studiohet modeli i biznesit se fermes Lazaratus of Bethany. Ka rendimente te larta dhe nje nga te paktat ferma qe exporton dhe mban lart "Made in Albania". 

 Nuk vuajme per skenare ne por per aktore e regjizore.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).