Vizat, BE heq vizat për Shqiperinë e BosnjënTIRANE- Këshilli i Ministrave të Drejtësisë dhe Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian miratoi sot në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Vetëm pak orë para marrjes së këtij vendimi që cilësohet historik nga autoritetet e vendit, Tirana u vesh me flamuj, banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e shumëpritur për shqiptarët.

Në takimin që filloi ne Bruksel sot në orën 11.30, ministrat votuan unanimisht "pro" vendimit të shumëpritur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Megjithatë vendet e Bashkimit Europian të cilat bëjnë pjesë në zonën Shengen kanë marrë siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në këto vende, që përfitojnë nga heqja e vizave. Liria me viza do te jete per 3 muaj, me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Levizja do te jete per cdo shtet te zones shengen, pervec Britanise dhe Irlandes.
Komisioni i BE-ja i ka kerkuar te Tiranes dhe Sarajeves tua bejne te qarte qytetareve te tyre se udhëtimi pa viza nuk është një biletë për azil ose qëndrimi në BE, pas problemeve qe u perball Europa me azil-kërkuesit të Maqedonisë vitin e kaluar.

Tirana pret vendimin me feste
Pa dyshim qe vendimi per liberalizimin e vizave po pritet me feste ne Tirane. Kjo kuptohet edhe pasi nje dite para vendimit, kryeqyteti shqiptar eshtë zbukuruar në pritje të vendimit për liberalizimin e vizave që u mor sot nga ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian.
Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e madhe dhe të shumëpritur nga shqiptarët me emrat e kryeqyteteve kryesore të Europës. "Berlin 1334 km", "Zyrih 1117 km", "Milano 971 km", mund të duken si reklama të agjencive turistike, por në fakt janë tabelat e vendosura në çdo kryqëzim të kryeqytetit, që lajmërojnë udhëtimin pa viza drejt destinacioneve europiane.
Në qendër një tabelë e madhe tregon largësinë e një fluturimi me avion nga Tirana drejt kryeqyeteteve europiane ndërsa në udhëkryqe krahas shenjave të sinjalizimit janë vënë edhe tabelat që tregojnë distancën nga qytetet dhe kryeqytetet europian shoqëruar me shënimin " Pa Viza ".

Ne cdo shtylle sot tunden flamujt blu te BE, ndersa eshte vendosur që festimet të zhvillohen të martën në mbrëmje ku në sheshin “Nënë Tereza” po aktualisht po ndërtohet një skenë gjigande ku do të mbahet një koncert, ndërsa do të ketë edhe projeksione të ndryshme në universitetin e Tiranës.

(e.n/d.b/news24/BalkanWeb)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).