Ministri Haxhinasto kërkon nga vartësit dhe diplomatët përgatitje maksimale për çështjen.

Pas rreth dy javësh, diplomacia shqiptare përmes një delegacioni që do të kryesohet nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë sonë të Jashtme Gazmend Turdiu, do të negociojë me palën greke marrëveshjen për delimitimin e ujërave, si dhe një pjesë çështjesh të tjera që lidhen me problematikën kufitare mes dy vendeve. Diplomatë me njohje të vjetër të relacioneve shqiptaro-greke dhe sidomos ekspertë të çështjeve të kufirit, shprehen se kësaj here ky negociim është tejet i vështirë. Kjo bëhet edhe më e vështirë, prej kontekstit të deritanishëm të pohimeve dhe bujës mediatike, pas rrëzimit prej Gjykatës Kushtetuese të marrëveshjes së arritur rreth një vit më parë mes dy palëve, marrëveshje e cila u ankimua dhe shkaktoi një reagim të jashtëzakonshëm publik. Ndërkohë që juristët shqiptarë të së drejtës ndërkombëtare, shprehen se kjo marrëveshje nuk mund të diskutohet, pasi është shpallur nul nga Gjykata Kushtetuese.

Burime nga Ministria jonë e Jashtme bëjnë të ditur se përgatitjet për këtë ballafaqim me palën greke kanë nisur. Javën e shkuar, krerët e lartë të Ministrisë së Jashtme janë interesuar për përfaqësimin e delegacionit tonë në takimin e pritshëm me homologët e palës fqinje. Madje mësohet se ministri i ri Haxhinasto ka kërkuar informacion paraprak për draftin që do të negociohet dhe ka sugjeruar angazhimin për një përgatitje serioze të përfaqësuesve tanë diplomatikë. Ndërsa diplomatët kanë shprehur rezervën e tyre, se në këtë çështje Shqipëria ka vështirësi në gjetjen e një eksperti profesionist për çështjen e shelfit detar, pasi në raundet e para të negociatave mes Athinës dhe Tiranës, pala greke ka refuzuar prenotimin nga pala jonë të ekspertëve italianë apo të huaj, duke shprehur gatishmërinë e ofrimit të specialistëve të vet. Mirëpo sipas burimeve konfidenciale, gjatë takimit të ministrit me drejtues të lartë të drejtorive përkatëse, është shprehur shqetësimi se nuk po gjendej drafti i marrëveshjes tokësore me Greqinë.

Ndërkohë që po këto burime bëjnë të ditur për “Shqip”, se pala greke përveç marrëveshjes për kufirin tokësor të nisur në vitin 1996, nuk ka kthyer përgjigje as për marrëveshjen mbi rregullimin e ujërave të brendshëm që i është paraqitur zyrtarisht nga pala jonë në vitin 2000. Mungesa e informacionit për ekzistencën në ministri të kopjes së marrëveshjes së dhënë palës greke, ka shkaktuar shqetësim serioz, ngritur në formën e një alarmi brenda stafeve të ngushta të drejtorive të linjës. Po kështu, bëhet e ditur se së bashku me këtë kopje të draftit, kërkohet edhe kopja e përgjigjes nga pala greke për pyetjen zyrtare shqiptare “nëse Shqipëria dhe Greqia janë ose jo në gjendje lufte”, përgjigje që, sipas diplomatëve, madje edhe nga një ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ishte pohuese. Sidoqoftë, shqetësimi për gjetjen apo jo të këtij drafti, ende nuk është bërë prezent zyrtarisht.

Diplomatë të njohur, të cilët gjatë viteve të karrierës së tyre kanë pasur të bëjnë me relacionet diplomatike shqiptaro-greke dhe problematikat e tyre, shprehen për “Shqip” se për kësi çështjesh dijenia e referentëve të veçantë është e padiskutueshme. Zyrtarisht, dilemën e humbjes apo të mos gjetjes së draftit të kësaj marrëveshjeje, në Ministrinë e Jashtme nuk e pohon askush. Ndërkohë që zëvendësministrja e Jashtme, znj. Edit Harxhi, në intervistën e dy ditëve më parë, duke folur për takimin e afërt të dy delegacioneve rreth kësaj çështjeje, pohoi për “Shqip”: “Shpresoj që bisedimet e para, jo vetëm për marrëveshjen, por në përgjithësi do të fillojnë pas një ose dy javësh, ku do të kemi edhe diskutimet diplomatike me Greqinë... Është një praktikë që ndiqet me të gjitha vendet një herë në vit”.

Sidoqoftë, zyrtarisht Ministria e Jashtme nuk ka pohuar dhe përcjellë asnjë shqetësim për mungesën ose jo të marrëveshjes së vitit 1996 apo të dokumenteve të tjera referencialë që konsiderohen parimisht të domosdoshme për takime dypalëshe apo për negocime bilaterale. Ndërkohë, në grupin e ngushtë të drejtuesve të diplomacisë shqiptare, shprehet interesimi dhe shqetësimi për draftin në fjalë. Ndërsa në takimet rutinë të ministrit Haxhinasto përkon edhe një vizitë e beftë në datën 29 tetor, rreth orës 09.00 të paradites e ambasadorit të Greqisë në Tiranë, zotit Nikolias Pazios. Sipas pohimeve nga diplomatë të Ministrisë së Jashtme, ambasadori grek në Tiranë ka pasur një takim të shpejtë në zyrën e ministrit, për çështje të cilat ende nuk dihen.

 

8 Komente

Prap ky inferiori G. Turdiu do jet ne kryje te maskarades se radhes.

po behet gati corba.mjere ai popull kush e drejton

Ndërsa diplomatët kanë shprehur rezervën e tyre, se në këtë çështje Shqipëria ka vështirësi në gjetjen e një eksperti profesionist për çështjen e shelfit detar, pasi në raundet e para të negociatave mes Athinës dhe Tiranës, pala greke ka refuzuar prenotimin nga pala jonë të ekspertëve italianë apo të huaj, duke shprehur gatishmërinë e ofrimit të specialistëve të vet.

veshtiresi per te gjetur ekspert profesionist??  po koloneli ne pension Myslym Pashaj (ne mos gabohem)?  e ka ekspert me te zoti se ai..?

ate vura re dhe une; te cudit ky nxitimi i grekve me firmos nji marrveshje 2paleshe qe ka per ekspert vetem ata te pales se vet. Ket paradoks nuk ka norme ligjore qe duhet ta lejoje. Jashte cdo llogjike qe t'i imponojne pales tjeter te pasurit e eksperteve te saj dhe te kerkojne me kembngulje firmosjen e marreveshjes nga ana tjeter. Ne ket rast, me plot edukate do u thosha: SIKTER!

eshte njesoj sikur Shqiperia  te luaj nje ndeshje te rendesishme futbolli kunder Greqise, p.sh finalen e kampionatit Evropian, dhe ata te na thoshin:  arbitrat duhet te jene greke...   pra: SIKTER, STO DHIAVOLO,  I'U Q!FSHA ROBT... etj

nderkaq...:

Ndërkohë që po këto burime bëjnë të ditur për “Shqip”, se pala greke përveç marrëveshjes për kufirin tokësor të nisur në vitin 1996, nuk ka kthyer përgjigje as për marrëveshjen mbi rregullimin e ujërave të brendshëm që i është paraqitur zyrtarisht nga pala jonë në vitin 2000. Mungesa e informacionit për ekzistencën në ministri të kopjes së marrëveshjes së dhënë palës greke, ka shkaktuar shqetësim serioz, ngritur në formën e një alarmi brenda stafeve të ngushta të drejtorive të linjës. Po kështu, bëhet e ditur se së bashku me këtë kopje të draftit, kërkohet edhe kopja e përgjigjes nga pala greke për pyetjen zyrtare shqiptare “nëse Shqipëria dhe Greqia janë ose jo në gjendje lufte”, përgjigje që, sipas diplomatëve, madje edhe nga një ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë, ishte pohuese.

pra, meqenese greket po tregohen te paduruar ', pra duan ta zgjidhin keshtu ''fet e fet''  kete pune,  atehere me duket nje shanc i mire qe pala jone te insistoje per zgjidhje totale. pra  te shqyrtohet gjithe ''paketa problematike'' me ta.

 or po kjo ceshtje prape? thashe se ishte varrusur per mire. Nuk eshte ndehsje se ne e kemi ate pjese ujore, greqia ka uje me shumice - dhe me vjen te plas kur shof Korfuzin mbi harten e Shqiperise qe eshte me afer me ne se me greqine!

Ne thjesht duhet ti kerkojme Greqise te lere Camerine, here pas here

 ".... Ndërsa diplomatët kanë shprehur rezervën e tyre, se në këtë çështje Shqipëria ka vështirësi në gjetjen e një eksperti profesionist për çështjen e shelfit detar, pasi në raundet e para të negociatave mes Athinës dhe Tiranës, pala greke ka refuzuar prenotimin nga pala jonë të ekspertëve italianë apo të huaj, duke shprehur gatishmërinë e ofrimit të specialistëve të vet..."  

 

Njeanshmeria qe grekerit kene kerkuar ketu, bie ndesh dhe me normat e pranuara sot nderkombtarisht. 

  Karagjozit,  G.Turdiut i vajti para ca ditesh ne takim Ambasadori Grek.I bertiste ne kupe te qiellit asikur ti kishte marre nje shume te madhe paresh dhe nuk po ja kthente. 

 ..."O Perendi e Madhe.."! -ja beri ai qe kishte qene prezent dhe po ma tregonte.

Po percjell fjalet e "Agresorit" , (Ambasadorit  grek):

 -Nuk e kuptojme pse  kjo zvarritje ne firmosjen e Paktit?

-Se  ne fakt shkelqesia Juaj...

-Pse nuk ma thoni?

-Se ka nje vendim te Gjykates Kushtetuese

-Ça  Gjykate Kushtetuese , per kete gje te firmosur nga Qeverria?Ne nuk njohim Gjykate Kushtetuese Tuajen.

-Po ja shklelqesia Juaj se eshte biseduar qe..

-Çfare eshte bisdeuar,  eshte biseduar ! Nuk na duhen neve keto palavra.Ne do te filojme puna.Jane ardhur qindra makinerira te  cilat kane bere miliarda Evro..Katalla, kupton, merr veshi shqipi Ti, Ju? Si me ke thene aheri Ti....?

-Siurdhoron, ja do te...  

-Ne duam puna jo llafi ! Kjo te jete e fundit qe une vij ketu! Kuptove? Orea! Hajde,  mos kemi llafi...

   Dhe ky m..... m..i iku pa i dhene as doren merhumit tone...Ore do te jene dhene miliarda qe jane terbuar keshtu greket. Ore e kane te marre me sa po duket.E degjuat Abiun? Ju mek zerei kur ja kujtoi ai miku i vet..

Na vate toka me flori ne bina ,  djema..! E paska marre greku me kohe.

E paskan shitur te Zotet.Ky debili rrinte si m..para nje grek m...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).