ajo pyet në i ke xhepat mjaftueshëm të mëdhenj, ti fiveletter?
e ti s’e di, se xhepat janë të pabashkëmatshme, gjinj
ku grumbullohet ujë i ndenjur i qenies, gjinj
ku kalbëzohen të tjera ndjenja të prera
ajo pyet, a s’bën dot gjë
më të shpifur
se sa buzëqeshja trupore ti?
pastaj, ç’thotë prishtina dhe palëvizshmëria
bojëqielli? e ti s’buzëqesh shumë, të vijnë ndërmend
ëndrra që nuk i ke parë vetë, ëndrra ku vallë ke besuar. mos i rithërrit,
ti je shumë posesiv… e s’mund të jesh posesiv nëse nuk do t’i hysh
konsiderimeve politike. po çfarë po kërkon gjithsesi?
plehra në një kosh dashurie? po por çfarë?
po kërkon për të… si mundesh
po fal sensualitet të paanshëm, të dhurueshëm
kaq paturpësisht? s’je aq i cekët e thashë para teje o inkonsistencë
konstante, ti s’e di çka shoh unë, është e vështirë të jesh posesiv kur ke
më shumë se dy duar, pastaj e pyet se çfarë kërkon, e çfarë
shikon e çfarë shqyrton? duar ke veç dy e prapë
është posesiv. e është obsesiv e është
agresiv e është progresiv
e është obsesiv.
duhet të kishte shkruar nejse
ajo është laps i kuq. dhe hiç s’e rruan
për obsesionet ajo është laps i kuq? e ti je veç një
tjetër perëndimor me dëshira të paplotësueshme ajo s’i honeps
humoret melodike nuk kthen përgjigje dhe i pëlqejne shakatë në shoqëri e ti
s’je në dell për muzikë, për ty gjithçka nuk më asnjë kuptim.
detyrohesh të rrish aty ku të lanë. me kryet përpjetë.
e kuptove tani se ku varet? ah. melodi
do të thotë dëshirë
e paplotësuar

 

3 Komente

shyqyr.

Uri seksuale.

Tangerllek.

Asgje

tjeter.

 

Dhe e quajne madje "poezi". Sa mediokritet maskohet poshte emerteses "art bashkekohor".

madje

gabim

e ke

o enes

por si te

duash

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).