(VIJON nga dje) Paradoksi ishte se regjimi nuk donte që të kishte një lëvizje studentore; megjithatë, eksperiencat e përbashkëta dhe përballja reale me regjimin krijuan një ndjesi shumë të fortë solidariteti që po shërbenin si një themel i vërtetë për një lëvizje të konsoliduar shoqërore. Si gjithnjë, elita sunduese kishte dashur një masë studentore që do të udhëhiqej nga kohorta e intelektualëve të tyre dhe të zgjedhur prej tyre, që, aspak habitshëm, ishin dhe mbetën anëtarë të Partisë së Punës deri në Janar 1991.
Megjithatë, më një shpejtësi të pabesueshme, studentët ishin në rrugën e transformimit në një lëvizje shoqërore, e para e këtij lloji gjatë 45 viteve të sundimit komunist në Shqipëri. Shumica dërmuese e studentëve që morën pjesë në këto ngjarje ishin jashtëzakonisht të sinqertë dhe po ashtu thellësisht të fyer nga trajtimi që ju kishte bërë policia dhe forcat speciale, trajtim i cili, më duhet të them, ishte mjaft i përmbajtur. Mbas atij momenti, jeta e tyre u ndërrua një herë e përgjithmonë; ajo ditë përcaktoi se çka prisnin ato nga jeta dhe me kë do të ishin të lidhur në veprimtarinë e tyre. Urrejtja për regjimin që i kishte rrahur, si dhe mundësia e një vale dënimesh u bënë vatra e solidaritetit në rritje dhe elementi themelor i sistemit të vlerave dhe të besimit të tyre që ishte i shndërruar një herë e përgjithmonë ani pse studentët nuk ishin transformuar në një lëvizje shoqërore të mirëfilltë.


Masë Studentore apo Lëvizje Shoqërore?

Më sipër kam theksuar se studentët po transformoheshin në një lëvizje por që ende nuk ishin transformuar në një lëvizje shoqërore të mirëfilltë. Deri në pasditen e 9 dhjetorit ato ishin një masë studentore të pakënaqur por edhe pa struktura të konsoliduara e qëllime të qarta. Në të gjitha demonstratat nuk kishte kundërvënie të mirëfilltë të regjimit, struktura të udhëheqjes e me radhë. Por ky problem sqarohet kur analizohet koncepti i lëvizjes shoqërore.
Lëvizja shoqërore ka në thelb katër karakteristika të ndërlidhura: a - mospajtimin kolektiv të individualëve; b - të cilët kanë qëllime të përbashkëta; c - që veprojnë në solidaritet me njëri tjetrin në një kontekst të caktuar shoqëror; dhe d - që janë në bashkëveprim të vazhdueshëm me elitat, më kundërshtarët e regjimit dhe me autoritetet e shtetit.
Në fillim, masa studentore nuk i kishte këto karakteristika të lëvizjes. Ato ishin një masë individësh që kishin përvoja, shpresa, qëllime dhe kërkesa shumë të ndryshme nga njëri tjetri shpesh edhe të papajtueshme në mes tyre. E vetmja gjë që i lidhte atë masë studentore ishte identifikimi me opozitën karshi sistemit ekzistues. Studentët nga rrethet nuk e donin regjimin, ashtu si edhe studentët nga kryeqyteti por arsyet ishin krejtësisht të ndryshme. Studentët kishin filluar të vepronin në solidaritet me njëri tjetrin, por ato nuk kishin qëllime të qarta politike dhe nuk bashkëvepronin në mënyrë sistematike me elitat, kundërshtarët e regjimit dhe më autoritetet partiako-shtetërore. Çka i bën këto probleme akute është fakti se të dy këto elemente kërkojnë një ideologji të qartë dhe një platformë politike, e cila të përcaktojë qëllimet dhe mënyrat për t'i arritur ato.


Mbi të gjitha, këto dy elemente kërkojnë një udhëheqësi të qartë. Nuk ka një lëvizje, e cila nuk ka një udhëheqësi të qartë që i mbështet veprimet e saj në një sistem koherent vlerash. Studentët që u takuan me Alinë natën e 8 dhjetorit nuk e dinin se çka donin, ata nuk dinin as çka donin edhe në takimin me Alinë të 11 dhjetorit 1990. Nevoja për këtë drejtim që vetëm bartësit e një sistemi koherent vlerash mund ta japin u pa qartë gjatë procesit të shpërthimit revolucionar dhe të radikalizimit të studentëve dhe të situatës. Situatat revolucionare janë revolucionare pikërisht për shkak të ndryshimeve radikale në sistemin e vlerave të individëve që marrin pjesë në këto evenimente, të identifikimit të përbashkët me një sistem besimi dhe të rolit shumë të ndjeshëm që luajnë udhëheqësit si në përmbushjen e qëllimeve të masës ashtu edhe në influencimin dhe formësimin e tyre. Megjithatë, testi i përhershëm i veprimit është pajtueshmëria e veprimeve me vlerat themelore të masës.


Fillimi i përplasjes të sistemeve të vlerave dhe transformimi i masës në lëvizje

Në këtë kontekst duhet thënë se mekanizmat e sistemit kishin nënvlerësuar disa elemente shumë të rëndësishme; së pari ato kishin nënvlerësuar thellësinë e lidhjeve personale, familjare, kulturore e rajonale si dhe miqësitë e bazuara në besimin reciprok të cilat nuk mund të kontrolloheshin prej regjimit por që edhe në të njëjtën kohë kishin ekzistuar paralel me të. Së dyti, ato nënvlerësuan rëndësinë e sistemeve të tjera të vlerave shumë prej studentëve përqafuan sisteme të gatshme vlerash dhe këtu dallohen ideologjia e gatshme e nacionalizmit shqiptar si dhe sistemi i vlerave të kundërta të regjimit, nemesis e tij, sistemi kapitalist.
Studentët kishin nevojë për një qëllim dhe për një mision. Për të pasur një mision ato duhej të kishin një sistem të patundshëm vlerash dhe modele se si duhej të silleshin. Pothuajse menjëherë mbas demonstratës së 8 dhjetorit, e si ndodh gjithmonë, në mënyrë thuajse të pavetëdijshme por thelbësisht racionale, ato ishin vënë në kërkim të atij sistemi e të modelit. Kristalizimi i tre sistemeve të ndryshme dhe të papajtueshme të vlerave ishte jo vetëm i dallueshëm në çka studentët kërkonin por ai kishte filluar të polarizonte dhe masën e studentëve. Këto tre ideologji ishin bazuar pikërisht në prezencën e tre platformave të ndryshme politike të mbështetura në ideologjinë e klasës sunduese, në vlerat e nacionalizmit shqiptar të Rilindjes Kombëtare, dhe në ideologjinë e sistemit kapitalist, që në mendësinë e tyre ishte e identifikueshme me tregun e lirë dhe më konsumerizmin europiano-perëndimor.


Këto tre sisteme vlerash dhe individët që i propagandonin ato sisteme po luftonin që të fitonin besimin e studentëve. Çka e bënte gjendjen më të komplikuar ishte se këto sisteme vlerash nuk janë në thelb të papajtueshme. Studentët që vazhdonin të besonin se sistemi mund të reformohej besonin shumë se Alia do të bëhej 'Reformatori i Madh' dhe se ndryshimi do të ishte në të mirë të të gjithëve me demokratizimin e mëtejshëm të sistemit. Grupi i dytë, synonte ndryshime, të cilat do të ishin radikale në ekonomi, në hapjen karshi botës dhe në vendosjen e një sistemi demokratik. Grupi i tretë kërkonte të ndryshonte sistemin në një sistem demokratik, por jo se "duhej të shkonim tek Europa" por, sepse "ishte në natyrën e shqiptarëve" që të ishin një popull i lirë dhe demokratik. Si në çdo periudhë tranzicioni, kombi është forma e organizmit shoqëror që është natyrshëm e mbështetur në do të vërteta që janë të qarta dhe të lidhura me të nga përkufizimi si drejtësia shoqërore, barazia dhe vëllazëria.
Disa studentë i mbështetën veprimet e tyre në vlerat themelore të nacionalizmit shqiptar, disa të tjerë i pranuan ato si të natyrshme dhe të tjerët po ndiqnin modele të cilat i njihnin. Përgjegjësia historike filloj që të ndjehej edhe në debatet e proceset e vendimmarrjes. Përplasja midis intelektualëve "pragmatikë" dhe të mençur, të studentëve që i mbështesnin dhe të elitave komuniste nga njëra anë dhe të studentëve që gjykonin çdo veprim se sa mirë i shërbente kombit të tyre në anën tjetër u bë shumë intensive dhe e papajtueshme. Paaftësia e elitave sunduese për të kontrolluar studentët nëpërmjet "dueteve" dhe "trojkave" të zgjedhura me kujdes u pa qartë në pasditen e 9 dhjetorit. Kjo përplasje do të çonte në mbylljen e universitetit dhe në bashkëfajësinë e tyre në fitoren e regjimit që çoi në ngufatjen e Lëvizjes Studentore në mars 1991. Ia vlen që këto kontradiktat dhe sistem vlerash të ilustrohen me një argument nga ndodhitë e asaj kohe.


Demonstrata e 9 dhjetorit 1990 në sheshin "Skënderbe" dhe polarizimi i studentëve.

Pasi regjimi ia kishte arritur që t'i përmbante studentët në dy demonstratat e tyre të njëpasnjëshme të mbrëmjes së 8 dhjetorit e të paradites së 9 dhjetorit, studentët po radikalizoheshin me shumë shpejtësi. Ndërsa qytetarët e kryeqytetit ishin të dhënë pas ndeshjes së futbollit që do të luhej vetëm disa qindra metra nga "Qyteti Studenti" (rreth 20,000 vetë shkuan në stadium) studentët ishin duke rrahur mendime se çka duhej bërë tash e tutje.
Si u tha edhe më parë, studentët po organizoheshin në tre grupe që po kristalizoheshin me të shpejtë dhe po konsolidoheshin rreth tre ideologjive të ndryshme, të cilat edhe sugjeronin tre rrugë të ndryshme për tu ndjekur. Studentët që nuk mund të konceptonin politikën përjashta reformimit të regjimit ekzistues filluan të shkoqiteshin e të binin në anët e masës studentore dhe të adoptonin një pozicion më esëll, "prit e të shohim se çka do ndodhë." Të dy grupet e tjera ishin për veprim, por një pjesë e madhe e studentëve ishin nën influencën e Azem Hajdarit dhe të disa pjesëmarrësve të tjerë në "demonstratën" e 8 dhjetorit. Nën influencën e qartë të Berishës dhe të Besnik Mustafajt, Hajdari e kishte të formësuar planin i cili parashihte që studentët do të protestonin vetëm brenda kufijve të "Qytetit Studenti", ekzaktësisht çka, e pikë së pari, regjimi donte të arrinte. Ia vlen të theksohet se deri në atë pikë, por as atëherë, Hajdari dhe grupi i tij nuk kishin bërë asnjë kërkesë politike për be.


Grupi tjetër me radikal dhe më luftarak i studentëve, ende jo fort i konsoliduar, por mjaft i strukturuar dhe i lidhur me një qëllim të qartë donte ta çonte demonstratën tek populli i Tiranës, ta transformonte atë në një lëvizje të të gjithë popullit dhe të kërkonte demokraci e pluralizëm. Pjesë e këtij grupi kam qenë edhe unë edhe shokët e shoqet e mia, Andi Baba, Ermal Hasani, Artan Pervaza, e shumë e shumë të tjerë që kërkoj ndjesë që nuk iu përmend emrin këtu.
Arsyet e dhëna nga grupet e ndryshme për të justifikuar këto dy rrugë të ndryshme veprimi, si dhe individët që dolën si udhëheqës të dy grupeve tregonte qartë se studentët ishin po ashtu të ndarë. Me kthimin në "Qytetin Studenti" të këtij grupi që kishte organizuar edhe përpjekjen e 7 dhjetorit, situata u polarizua keqas. Nga ora 16:00 ishte krejtësisht e qartë se studentët ishin të polarizuar dhe se kishin pikëpamje krejtësisht të ndryshme se çka duhej bërë. Në njërën anë qëndronte Azem Hajdari dhe grupi i tij që argumentonte se studentët duhej të qëndronin në "Qytetin Studenti" dhe të përqendroheshin në kërkesat e tyre (ujë, drita, ushqim më të mirë dhe refrenin "Shoku Ramiz, ju lutemi të arrestoni ato policët na kanë rrahur padrejtësisht"). Në thelb të kësaj pozite qëndronte izolimi i studentëve nga populli i Tiranës dhe këto ishin të vendosur që ta shmangnin këtë rrugë të shkrirjes së studentëve me popullin me çdo kusht. Çfarë përfitimi do të kishte regjimi po të lejonte popullin dhe studentët që të përziheshin bashkë? Regjimi rrezikonte të humbte shumëçka po të ndodhte një gjë e tillë. Studentët mund të përmbaheshin, por jo edhe populli i Tiranës. Jo rastësisht ato kishin pritur me shumë durim sezonin e provimeve kur vetëm, e më pak se gjysma, e studentëve rrinin në konvikte.


Në anën tjetër ishin studentët që ngulmonin që demonstrata duhej të çohej tek populli i Tiranës. Qëllimi ishte që të arrihej transformimi i sistemit nga një sistem totalitar në një sistem demokratik, dhe këtë nuk mund ta bënin studentët; këtë duhej ta bënin studentët bashkë me popullin. Probleme të tilla si uji, dritat dhe ushqimi më i mirë dukeshin krejtësisht të parëndësishme, dhe nga këndvështrimi i këtij grupi plotësisht të marra dhe të pakuptimta. Argumenti ishte se studentët nuk mund të fitonin pluralizmin për popullin po të rrinin ku ishin, të izoluar dhe duke kërkuar ujë të nxehtë. Studentët kërkuan një takim të përgjithshëm, por ora e takimit qëllimisht u shty shumë vonë në mbrëmje nga grupi i Hajdarit. Megjithatë, pavarësisht nga Hajdari dhe nga pjesa tjetër e të ashtuquajturve "udhëheqës", ndërsa shumica dërmuese e studentëve mbetën në "Qytetin Studenti", qindra studentë, shumë nga godina 6, por edhe nga godina e fakultete të tjera filluan të zbrisnin drejt qendrës së kryeqytetit. Vendimi ishte marrë që të zbrisnin në grupe të vegjël, pa ngjallur dyshim dhe duke përdorur të gjitha justifikimet si "po shkoj të pres motrën tek stacioni i trenit" dhe "më duhet të marr pyetjet e provimeve tek një shok". Shumë studentë mundën që të linin "Qytetin Studenti" në këtë mënyrë.

____

40 Komente

 "Shoku Ramiz, ju lutemi të arrestoni ato policët na kanë rrahur padrejtësisht"

"Studentët mund të përmbaheshin, por jo edhe populli i Tiranës. Jo rastësisht ato kishin pritur me shumë durim sezonin e provimeve kur vetëm, e më pak se gjysma, e studentëve rrinin në konvikte." 

Je i forte qe i lexon!

 na ngordhi kali, i ranë thonjtë, po vrapon Balli, t`heqë patkonjtë...

kështu puna e këtyre heronjve me vonesë. Nuk di në keni qenë në Tiranë i nderuar, andej nga pranvera e 90-tës, kur u hap fjala për një demonstratë tek Pallati i Kulturës dhe rrëmujat që pasuan me hyrjet masive nëpër ambasada. Si dëshmitar okular mund të pohoj se ishin të pranishëm aty jo më shumë se tre a katër studentë dhe asnjë intelektual për be. Pasi i lanë ordinerët, të papunët , të sapodalurit nga burgu e ca kokëkrisur të tjerë të provonin "se si ishte uji", i vakët dmth., por kjo u rezultua vetëm pasi demokratët e vërtetë, ( sprich: lumpenproletariat ) patën çarë e ikur nga koka këmbët, u kujtuan nja gjashtë muaj më vonë e pas disa organizimeve të turpshme popullore, të futeshin dalëngadalë brenda si ato larjet tek Liqeni për 1 Maj. I pari futej me kokë më kokëshkreti i grupit dhe, nëse nuk nxihej ai nga buzët, futeshin dhe të tjerët, këmbët në filim, për të treguar më vonë në lagje se uji kishte qenë valë. 

Heronjtë kanë gjithnjë diçka të neveritshme dhe egoiste, por këtyre tanëve, si kofinëve pas të vjelash, u mungon edhe "die geradlinigkeit" për të qenë të tillë.

p.s. kërkoj ndjesë pör gjuhën e huaj të përdorur në koment.

 

ai demonstrimi ku u be me llaf qe te behej vetem nje "mmmm" me goje? Dhe qe ndodhi ne fakt per nja 5 minuta?

Po nje tip qe hipi te Skenderbeu dhe mbante fjalime te tipit "revolucioni nuk eshte me nje aspirate, por ceshtje e shtruar per zgjidhje", a e mban mend?

Dhe e fundit, nje "PO" te madhe per gjithe c'keni shkruar ketu me lart, shume i respektuari mirazh!

Ai tipi që thoni ju quhej, më duket, Gramoz Nebiu- i thonin dhe Marksi- dhe përfundoi pastaj në çmendinën e Elbasanit. Kur doli ishte fryrë nga koka dhe nuk fliste më.

!

Po une qe lexoj dhe shkrimet ne koridoret e ndermarjeve ?

 Studentët që u takuan me Alinë ...nuk e dinin se çka donin, ata nuk dinin as çka donin ....

Hajdari dhe grupi i tij nuk kishin bërë asnjë kërkesë politike për be.

Ne takimin me R.Aline , me zerin tashme te ngjirur , Hajdari beri nje 'permbledhje " ( jo kaq inteliDjente sa te Shebnasiut ) per nje kerkese qe KURRRRE nuk mund te quhet politike...

Azemi ...Qe ne kohen e Skenderbeut ka pasur PLURALIZEM..

Ramizi .. Dakort sh Azem , po me nje vecori se ne ate kohe nuk ka pasur PARTI.

pak te qeshura nuk te bejne keq thone . Kete pjesen e dyte e ka bere lere o zot sikur te kishte ndodhur ajo qe thote Grave ...te kish qene ky ne krye ????

As njelloj shikimi ndryshe nuk shoh  ketu pervec nje nevoje per protogonizem , nga grup qe me thene te ndrejten del ne skene pas KORRIKUT 90 . Gjithshka kish marre rrugen e duhur , ky del e thote se beme trimeri studentore smiley . Gjithshkaje Ju vu vula me Popaj e me ... ky thote protestonin studentet . Ramiz Alia i kish vene vulen qe ne dhjetor 1985 e janar 1986 ...ky ben analizen e grupeve qe protestonin ???

Mendoj se analiza e tilla duhet te behen ndoshta edhe me kujtime HUNJSH , se libra jane dhe ka qe ngazellehen me trimeri fjalimesh maje stolash te gurte , por kjo po i perngjan njesoj analizes se ish sistemit me pasthirmat

Se diktatur zotnie , ma ka thane baba mue .

E zevendesuar tashme me

se Demokracia zotrie , ma kane thene studentet mue .

Thjesht entuziazmi e zjarri i asaj kohe si tek dyshuesit e si tek levizesit ishte dicka qe i kalon kufijte "kujtimtareve" dhe me kete nuk ka te drejte asnjeri te thote te kunderten . Ishte nje DERE qe po hapej por Injoranca e mbylli dhe i drejtoi te gjithe popullin nga DRITARET  ku hidheshin e hidhen per sallam si tek vidio e

http://www.youtube.com/watch?v=M_bvT-DGcWw

 Ramiz Alia i kish vene vulen qe ne dhjetor 1985 e janar 1986

 

Eshte e vertet kjo shoku Idris, ne keto vite betohej shoku Ramis se do te vazhdojme ne rrugen e Enverit, ngriti lart e me lart kultin e Enverit, filloj ti quante edhe ditet e javet, dita dhe java e Enverit, ndertoj piramiden dhe bustin e tije.

O pallosh, ne kohen e ramizit ne bonim mbemje (te organizuara nga shkolla) me muzike Doors, Deep Purple e Pinl Floyd. po nga ta dish ti? Kshu eshte kur e le shkollen qe ne klase te gjashte

Paske qene liceist me duket smiley

Liceistet s'kane memorje pervec asaj vizive, edhe ata t'muzikes pentagramin e mbajne mend si fotografi, c'na ngatrro kot smiley

 Mati ..Seriozisht ksaj rradhe , po vazhdove pastaj e di vete tie .. smiley

Ne dhjetor 1985 erdhi ne Shqiperi nje delegacion prej 40 tregtaresh perendimore , ne janar 1986 nja 60 cope te tille . Tani me qe je me i ri i kujton dhe i vendos vete sipas perkatesise gjermane apo franceze !!!

Bisede me sh Ramiz ..... Kujdes shoket e Partise . Ne Shqiperi nuk duhen lejuar te vijne grupe me shume se dy ose tre tregtare sepse .... ( e xgjeron vete tie , se shpesh bie dhe koopertina te veprave qe duket se i lexon . Nuk bo keq&nbspsmileyInati eshte demi i te zot - themi nga Laberia  . 

Ne Korce kan pas thene ( tani se di a thone me a jo ). Kujdes kur te hedh doren kraheve se ta reshket avash avash dhe te fut nje si gisht mbrapa " nga dashuria e madhe " smiley

Ramizi eshte tradhetar por Jo per Jue . As per teorine ml qe pranon dorezimin e Shtetit kur nuk perputhen...... etj etj . Dhe kete e beri si BURRAT . Ai eshte tradhetar se e dorezoi pushtetin ne dore te " hajneve , te paafteve dhe kryeinjoranteve , te paburrave dhe te pabeseve " . Perse ?

Ka dy raste qe ai u hakmorr per jete te jeteve ndaj bagetive me inteligjence si Salibanet me do shoke !

..Kur pasardhesi eshte me idiot se parardhesi .

..Kur pasardhesi eshte pjelle deshtake e rekomanduar .

Ai pati ne dore nje kthese te bute qe dhe e filloi me Gjermanet e Shtrausit sipas porosive te Enverit , qe u la ne mes jo per faj te shqipove , por per FAJ te Paburrerrise tij per te perballuar risqe te medha . Ne kete rast ndaj RUSEVE . Ketu po e le Kosoven menjane  .

Kaq edhe per tye se mos behesh me i xgjuar se une me Bulon dhe pastaj cu kuptua ? smiley

Tani ti ke per detyre te ndalosh permbytjet ose me qe nuk i ndalon dot te frymezohesh si IK.per romanin "Dimri i Madh " per te bere nje tjeter veper si "Dimri i Beharte "nen udheheqjen e ideve te Saliut . Kohe permbytjesh dhe kujtimesh qe me gjithe mend jane si Argjinatura me llafkat e  Jozefines per te mos lejuar Lumasi Drinasiun te depertoje me thelle ne Shkoder .

Sa qef te kapesh pas disa gabimeve drejtshkrimore. Sic thote dhe fjala e huaj Amerikane "nuk sheh dot pyllin ngaqe kerkon per pemet". Dikush tjeter dje te pjesa e pare e shfajesonte mosnjohjen e Sh. Rames (apo dijen si te perdore motoret e kerkimit) me akuza qe pse u kujtua pas 20 vjetesh - nderkohe qe Sh. Rama ka 20 vjet qe shkruan.

Persa i perket shkrimi, eshte nje ide interesante, konspirative ne natyre dhe qe fatkeqesisht, edhe pse ka sjelle disa fakte, nuk eshte krejtesisht e provuar. Megjithse shume gjera te lene te dyshosh qe ka qene keshtu sic thote autori, pra qe ka patur plane "nga lart."

edhe mua me erdhi keq qe e ka lene ne nivelin e spekullimit.

Ramiz Alia duhet te marri cmimin Nobel e jo Gorbachev se i paska paraprire atij me disa vite.

 E programuar nga Ramiz Alia.

Quatsch.

Pyetje idiote.

Ramiz Alise i ra botha ngushte se kishte frike se mos perfundonte si Caucesku.

Po frynin ererat e pluralizmit ne te gjithe Europen Lindore.

Ramiz Alia u merzit se qeni President dhe i dergoi leter studenteve qe te organizohen se keshtu President nuk shtyhet me.

Pse te gjithe keta me mbiemer Rama qenkan debile?

Ramiz Alia u merzit se qeni President

Nje korrigjim i vogel: Ramiza Alia s'ka qene asnjehere President. Ka qene Sekretar i Pare i KQ PPSh-se, Kryetar i Kryesise se Kuvendit Popullor (ekuivalent i J. Topallit).

"A ishte levizja studentore e programuar nga Ramiz Alia?"

Po ky mut Ramizi edhe programist paska qene? Fortran apo Cobol eshte pyetja?!

kush ka qen perballe tankeve e policve me arme apo nen helikopteret  e ka ndjere se ne cdo moment mund te ishte palosur....dhe per kete Ramizi kishte dore....nje si Enveri apo Hekri do kishte gjujt fort....

sot bejne te gjithe si trima....

 ardi,  e di qe thoni nje te vertete ! Ashtu eshte.E din sina dukeshin grykat e kallasheve perballe? Si  Gryka obuzesh.Kushe dinte qe ishinme plumbamesimore? Asnje.Na qarkulluan disa fjale se  nuk kane  fishek policia,  por ajo dreq gryke  i trem qe te dy.Si ate qe e mba me gisht ne kembeze..... dhe ate qe i shef tyten perballe.

Seicili ben hesapin e vet ne ato momente.Por  eshte sikunder e thoni Juve

si nuk u lodh njeri t'u komentu fanta-shkence...jo po ramizi caktoi kta te dy per me heq qafe shenasi ramen e naj tjeter demokrat te vertet dhe programoi qe berisha t'i rraste mren (po lunin "gjojash&quotsmiley dhe pastaj te sajonte '97 qe do hapte burgjet dhe do sillte nanon ne pushtet dhe teoria vazhdon dhe sot e ksaj dite se berisha dhe rama bin dakort me nda qeverine dhe bashkine e tiranes etj...bullshit! te ishte per ramizin, ne do ishim t'u ndertu socializmin me forcat tona dhe sot e ksaj dite!

 

Levizja Demokratike Shqiptare... Nje foto kujim e viteve 80 qe e ndjek si hije Doktorin smiley

kuadro e bukur!!smiley

-(Radoja, te shtigje lufte) : shoku Kanan,  a t'iu beje nje kuadro.?

- (Kanani): ik ore mbushu ti..

- (e fejuara e Kananit) :  pse mos ta bejme Kanan.  do ta kemi kujtim pas lufte.smiley

 

sa kam qeshur mor burre.... smiley

Ah Belul, kabim vella, duhet KADRO jo KUADRO....ncncnc smiley

dajosh, kadale vella.  e kuptova..... kabimin.smiley

 

 Bravo Sale te gjithe keta i ke fut ne burg.

kush ka qen perballe tankeve e policve me arme apo nen helikopteret 

C'jane mor keto tanke dhe helikoptere?  Jane goditur vertet disa studente midis tyre edhe A. Hajdari po te jesh i sigurt se kushdo qe ishte ne krye te policise me nje urdher ( dhe pa ndihmen e tankeve ) mund t'i kishte shperndare studentet per disa minuta.

ani....je e/i vogel...e ke me te tregume ste vej faj....

ani....je e/i vogel...e ke me te tregume ste vej faj....

Nuk jam e vogel dhe nuk i kam me te treguar po me te pare.

Me 1970 festohej pervjetori i Luftes se Vlores dhe ne nje simpozium te organizuar nga veteranet ne perkujtim te Selam Salarise  veteranet tregonin kujtmet e tyre:

Vetarani A: Ate mengjes kur hodhem gunat mbi tela dhe zume topin nga grika, une isha perpara dhe Selami vinte pas meje..... ne beme keshtu .... e beme ashtu... Une bera keshtu.... e bera ashtu.....

Vetarini B. Sic tha dhe shoku vetaran A, ai ishte ne krye une vija pas tij dhe Selami ishte pas meje......me te vertete ne beme keshtu.... e beme ashtu.... une bera keshtu ...e bera ashtu.......

Veterani C: Sic thane edhe dy shoket parafoles A ishte ne krye pas tij vinte B dhe pas B isha une.... ndersa Selamin nuk e mbaj mend te ishte fare atje.... dhe  ne beme keshtu.... e beme ashtu..... Une bera keshtu.... e bera ashtu....

smiley

 

 Proletare te te gjitha vendeve bashkohuni! smiley

 

Komunizmi esht gjalle ne shqiperi, vetem se ka mar fytyre kapitaliste si ne KINE. Garda e vjeter e PPSH esht ne pushtet!

 

2ko ....ta them une selam musai nuk do kolnte telat po tadinte se do vritej....

keta AABC veteranet ja vle me u mburr....

.....kurse disave qe e kishin shtepine mbrapa bythes se bustit te Enverit i vje turp te thone qe i ka "marre vala" ne protesta etj e desh kane honger pluma bthve per cfare???? per te fillu jeten e "re" refugjate e me ja bo drite  - "ne pyjet me bore ka jete"

tepke Toko- une vet skam qene asnjehere trim...edhe po te jem ndodhur "padashje" atje ke "telat" siketa veteranet...me vje turp te them qe e kam hedh gunen  mbi tela se dal komplet  rrot ka...rroce karroce...

Ue c'fare misteri....kisha sqaruar aty me lart se s'ka si te jete Ramiz Alia ky tipi ne foto, meqe eshte foto e viteve '70. Po ashtu po beja pyetje se kush eshte ne te vertete ky, si dhe ai qe eshte ne krahun tjeter te Hysni Kapos. M'a fshine komentin, kujt i dogji valle, dhe cudia me e madhe, pse ?

Peshku has its reasons which reason does not know

Booo

Ne 1989 qenka bere komunist ky kokdrrasa???!!!

Hajde mos mendo pastaj qe eshte pjelle e Ram-izit me shoke...

Jo mo eshte pranuar qe ne 1968. Kjo e '89 do jete naj rinovim, tip tesere biometrike smiley

Levizja studentore nuk ishte e programuar nga Ramizi. Studentet e filluan levizjen duke kerkuar kushte me te mira jetese.

Ramizi dergoi Salen me shoke per ta mbajtur Shqiperine ne komunizem, siç eshte akoma.

Ne kohen e Enverit votonim nga frika.

Ne kohen e Sales, Edit e Tosit votojme kot, se numerimi eshte bere perpara se te votohet.

Ky eshte fati jone dhe nuk meritojme me mire. Popull balte. Te destinuar te vuajme mungesen e personalitetit qe ne ka karakterizuar historikisht.

 

Bubi, shume te rende e ke doren... smiley

Mbase e kam tepruar me nota pesimizmi , por fatkeqsisht kam te drejte...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).