Disa muaj pas fillimit të lëvizjes demokratike, në Shqipëri shkoi përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në vend, më pas ambasadori i parë amerikan pas komunizmit, William Ryerson. Në një bisedë me kolegen Laura Konda zoti Ryerson flet për disa nga momentet që i kanë lënë atij mbresë gjatë qëndrimit në Shqipëri në vitet 1991-1994. Ai thotë se Shqipëria ka bërë shumë përparim që atëherë dhe komenton mbi  tranzicionin e vështirë nëpër të cilin ka kaluar vendi:

Zëri i Amerikës: Si u pritën në Shtetet e Bashkuara fillimet e lëvizjes demokratike të Shqipërisë 20 vjet më parë?

Ambasador William Ryerson: Nuk besoj se ato u vunë re nga shumë njerëz, përveçse në Departamentin e Shtetit, ku njerëzit interesohehsin më tepër për Ballkanin në përgjithësi. Dihej shumë pak për Shqpërinë, ajo ishte si një pikë e bardhë në hartë. Dhe e kam thënë edhe më parë, se përsa i përket politikës së jashtme amerikane, Shqipëria nuk kishte asnjë lloj rëndësie; në se Shqipëria do të ishte zhdukur në valët e detit ndoshta do të shqetësoheshin; ndoshta vetëm si një vend në kufi me Kosovën. Kjo është e pakëndshme të thuhet, por është e vërtetë. Në marrëdhëniet tona me jashtë Shqipëria nuk kishte asnjë lloj rëndësie.

Zëri i Amerikës: Ju shkuat fillimisht në Shqipëri në prill të vitit 1991, në një kohë të vështirë, cilat ishin përshtypjet e para që patët?

Ambasador William Ryerson: Unë shkova fillimisht për një mision 30-60 ditësh, me funksionin e pranisë amerikane atje. Pas asaj që ndodhi më 2 prill në Shkodër, fillimisht unë u trondita nga masakra, pastaj nga varfëria, nga pisllëku, njerëz të veshur keq, të paushqyer mirë. Kujtoj një ushtar të ri, të gjatë, që ecte në bulevard dhe që kishte një pallto që nuk ishte për trupin e tij, me palën të grisur. Pashë një vetëshërbim afër sheshit Skënderbej dhe mendova, “Ndoshta mund të shkoj e të ha mëngjes”. U afrova dhe ndjeva një erë të keqe. Dhe ky ishte kryeqyteti. Mendoni se si mund të ishte periferia.

 

Zëri i Amerikës: Ju keni qenë diplomat karriere dhe keni patur rastin të vizitoni një numër vendesh. Ishte Shqipëria ndryshe nga këto vende që ju i kishin vizituar më parë?

Ambasador William Ryerson: Pyetja që i bëra vetes ishte: “A jam në Evropë?”. Unë kisha shërbyer kryesisht në Evropë, dhe nuk kisha parë shumë vende të tjera, me përjashtim të disa vizitave 1-javore në Najrobi dhe Nju Delhi, pra nuk kisha parë shumë vende të varfëra të botës. Prandaj i bëra pyetjen vetes: “A është këtu Evropë?” Po, ishte.

Zëri i Amerikës: Kur erdhi Sekretari amerikan i Shtetit James Baker në qershor të vitit 1991 në Shqipëri, atij ju bë një pritje madhështore nga populli shqiptar, kujtoj mitingun e Tiranës, ku ishit dhe ju i pranishëm. A e prisnit ju një pritje të tillë, apo ishte ajo një surprizë për ju dhe për zotin Baker?

Ambasador William Ryerson: Më tepër ishte surprizë për Sekretarin Bejker, se sa për mua, se unë e nuhasja se çdo ndodhte. Unë fillimisht isha i shqetësuar për gjendjen e sigurisë. Chris (Hill) erdhi dhe na çuan në një miting në Kavajë. Unë shkoja çdo ditë tek sindikata dhe thoja, më falni, në se këta bastardë do t’i dëmtojnë  këta njerëz, bota do ta marrë vesht dhe ata do të duhet të më vrasin mua, (gjykimi im i ishte se nuk do të më vrisnin) dhe më thanë: mos u shqetëso zoti Rajerson, trenat punojnë dhe ne do të sjellim njerëz dhe atëhere mendova “ka për  të qenë e madhe”. Nuk e prisja të kishte kaq shumë njerëz. Unë kam qenë gjatë vizitës së JF Kenendit në Berlin, isha me shërbim, isha i ri atëhere; ishte e njëjta gjendje emocionale. Xhejms Bejker u çudit dhe madje u befasua. Kujtoj fjalimin e tij. Një politikan shumë i lartë që ishte në podium me Bejkerin, tha pasi foli Bejkeri, se ishte hera e parë në jetën e tij që ai ndjeu se mund të flitej lirshëm në vend. Ai punonte në Komitetin Qendror. Efekti ishte si një vetëtimë dhe i dha energji situatës.

Zëri i Amerikës: Ju keni qenë ambasador i SHBA në Shqipëri nga viti 1991 deri në 1994. Cilat janë disa nga ngjarjet që ju kanë lënë më tepër mbresë?

Ambasador William Ryerson: Dashuria e jashtëzakonshme për Shtetet e Bashkuara. Më kanë pyetur vazhdimisht, “a ishte e vështirë puna në Shqipëri?” por unë them: “Jo, nuk ishte, të paktën nuk ishte për mua. Unë u bëra objekti i kësaj dashurie për Amerikën, që nuk ishte për mua personalisht, por unë isha përfaqësuesi i saj, prandaj shfaqej ndaj meje. Pashë një përparim shumë të madh, me zgjedhjet e marsit 1992, të cilat ishin të parat zgjedhje të drejta dhe të lira në Shqipëri. Ato të 1991-ishit nuk ishin as të lira, as të drejta, pavarësisht se si i cilësuan ato disa evropianë. Mbaj mend kur Presidenti Berisha bisedoi në telefon me Presidentin Xhorxh Bush në Shtëpinë e Bardhë, ishte një moment i veçantë. Më kanë lënë mbresë individët që kam takuar gjatë qëndrimit tim atje dhe u habita së tepërmi se sa i njohur isha. Në fillim ishte pak e vështirë. Kur mora në telefon Shefin e Zyrës së Protokollit ditën që arrita në prill, i thashë: pres me kënaqësi ditën kur të shkoj në Parlament, për të dëgjuar debatin dhe ai më tha: “Jo nuk mund të shkosh!” “Si nuk mund të shkoj? - i thashë, - në Uashington mund të shkosh në Kongres dhe të dëgjosh seancat." Atëhere i thashë: ”Unë protestoj, qeveria ime proteston”. Atë pasdite takova Gramoz Pashkon dhe ai më tha “Jam i sigurt që nesër do të jesh në Parlament” . Unë i thashë se do të doja shumë. Ai më tha: “Do të shohim në se kemi me të vërtetë një Parlament të lirë, apo jo”. Të nesërmen në mëngjes më morën në telefon dhe më thanë: “Mund të vish në Parlament dhe të marrësh me vete edhe përkthyesen”. Dhe më falënderuan shumë diplomatë të tjerë në Tiranë, që nuk kishin mundur të hynin në parë në parlament.

Zëri i Amerikës: Dhe që atëhere ju shkonit rregullisht në Parlamentin e Shqipërisë…

Ambasador William Ryerson: Unë shkoja atje në çdo kohë. Haja drekë dhe darkë në Dajti shpesh dhe prej andej shkoja...

Zëri i Amerikës: Shqipëria tani është anëtare e NATO-s, në pritje të një ftese për anëtarësim në BE. Megjithatë, atje vazhdon të këtë një politikë konflikualiteti, ju si i përjetoni këto zhvillime?

Ambasador William Ryerson: ...Jam në dijeni, që është një gjendje kofliktuale. Por aktualisht edhe ne në Amerikë nuk po ofrojmë një shembull më të mirë. Ne këtu duhet të kemi një bashkëpunim më të madh se sa kemi tani. Është diçka e mrekullueshme që Shqipëria është në NATO. Po të ma kishit thënë këtë në vitin 1990, do t’ju thoja: “Jeni e droguar”? E vetmja gjë që më vjen keq është që Safet Zhulali nuk arriti ta shikojë këtë, spese ajo ishte ëndërra e tij. Mendoj se është e rëndësishme për Shqipërinë se para së gjithash, është një ekpozim më i madh ndaj Perëndimit dhe drejt BE-së. Shqipëria ka nevojë të bëjë më tepër brenda vendit për ta bërë këtë hap. Refuzimi i kohëve të fundit ishte një vendim shumë i ashpër. Një fillim i mirë për këtë mendoj se do të ishte një demokratizim i plotë brenda Partisë Demokratike. Ju e dini që unë e kam mbështetur Partinë Demokratike. Por mendoj se ajo duhet të ketë demokraci brenda radhëve të saj. Një njeri, një votë, votim i fshehtë. Kështu mund të ecet përpara. Ndoshta edhe partitë e tjera do ta pasojnë atë dhe do të bëjnë të njëjtën gjë.

Zëri i Amerikës: Shpesh thuhet se Shqipëria po përjeton një tranzicion të zgjatur. Sipas jush, çfarë është bërë mirë dhe çfarë mund të ishte bërë më mirë në Shqipëri gjatë këtyre viteve?

Ambasador William Ryerson: Nuk është për t’u çuditur. Ju e dini, ju keni qenë atje, e dini si ka qenë vendi më parë. Çfarë mund të ishte bërë më mirë? Ndoshta një mundësi mund të kishte qenë të hapeshin të gjitha dosjet. Kjo kishte rreziqet e veta, siç pati thënë i ndjeri Pjetër Arbnori: "Po sikur të mësosh se kunata të ka spiunuar tek sigurimi? Ndoshta Sigurimi e ka frikësuar dhe ajo mund të jetë detyruar të ketë thënë se ke qenë spiun". Sigurimi po ashtu, mund të ketë sajuar dosje të kësaj natyre. Kjo kishte rreziqet e veta dhe nuk mendoj se dikush nga jashtë do të gjykonte mirë se çfarë rruge duhej ndjekur.

Zëri i Amerikës: E kam fjalën tek korrupsioni, për shembull...

Ambasador William Ryerson: Kris Hill dhe unë shpesh thonim: Perandoria otomane i ka rrënjët të thella në Ballkan. Kjo është e lehtë të thuhet. Ajo që nevojietet sipas meje, është që gjykatat të jenë plotësisht të pavarura. Nevojiten gjykatës të mirë, të cilët të jenë të ndershëm dhe kjo nuk është e lehtë, sepse edhe ndaj tyre ushtrohet presion. Shqipëria është një vend i vogël. Të gjithë e njohin njëri tjetrin. Kjo është shumë e vështirë të realizohet. Por Shqipëria është në rrugë të mbarë  dhe unë jam shumë i lumtur për këtë.

Zëri i Amerikës: A keni ndërmend të shkoni një ditë në Shqipëri?

Ambasador William Ryerson: Kam thënë se po. Dua të jem atje për 100 vjetorin e pavarësisë në vitin 2012. Dhe ndoshta deri atëhere, ndërtesa e Parlamentit do të jetë dhe duhet të tjetë në Bulevard dhe Monumenti i atij njeriu të tmerrshëm që njihet si Piramida, do të jetë hequr. Mendoj se ajo nuk është aspak funksionale edhe nga brenda, një tendë gjigande prej guri, e pakuptimtë.

Zëri i Amerikës: Zoti Rajerson, ju faleminderit për intervistën.

Ambasador William Ryerson: Faleminderit, i përshëndes të

gjithë!

19 Komente

 Per vec asaj nje anetar nje vote qe ke te drjete per te tjerat ja ke fut kot plako.Te rrosh vet se mendja te paska lene.per te mos thene qe te ka pjerdhur.Dhe ti u merke me llac dhe me tulla me zhavore cimento.Plako nuk jemi ne vitet 90'ku po te beje nje pordhe ti ne duartrokisnim.Nuk meret Amerika me prishje ndertesash. E ku ne Shqiperi!!!!!

 dashuria per shba... servilizem, shoku smiley

Ish miku Salës po jo i Shqipërisë  !  

Dhe e kam thënë edhe më parë, se përsa i përket politikës së jashtme amerikane, Shqipëria nuk kishte asnjë lloj rëndësie; në se Shqipëria do të ishte zhdukur në valët e detit ndoshta do të shqetësoheshin; ndoshta vetëm si një vend në kufi me Kosovën. Kjo është e pakëndshme të thuhet, por është e vërtetë. Në marrëdhëniet tona me jashtë Shqipëria nuk kishte asnjë lloj rëndësie.

 

Paska te drejte Ramiz Alia kur thoshte dhe ende thote qe askujt nuk i rruhej per Shqiperine ne 90, jo me te jepnin "cekun e bardhe". Por, ka patur edhe me shume te drejte  kur u ballafaqua me Rajerson ne shkallet e parlamentit..  Ramizi kishte nje neveritje te vecante per kete.

 

pse se thua te gjithen, rrofte Ramizi!

Strategjite e negacionit ne Politike jane tashme te njohura dhe nga nje shqiptar i thjeshte qe nuk ka studjuar per diplomaci apo ekonomi politike apo dicka te ngjashme me keto smiley.

 Dua të jem atje për 100 vjetorin e pavarësisë në vitin 2012. Dhe ndoshta deri atëhere, ndërtesa e Parlamentit do të jetë dhe duhet të tjetë në Bulevard dhe Monumenti i atij njeriu të tmerrshëm që njihet si Piramida, do të jetë hequr.

Amerika eshte me ne! Perpara me prishjen e Monumentit te atij njeriu të tmerrshëm që njihet si Piramida Smile

Duhet te shembet sa me pare ai mjedisi ku ai njeriu i tmerrshem, hante buke, flinte, punonte, jepte urdhera dhe vendoste vdekjen e te tjereve. Ups, dale more njehere se keshtu i bie te shembim vilen tek blloku qe eshte nje nga dy ndertesa qe ka ngel akoma rezidence qeveritare aty dhe zyren e Jozefines tek Komiteti Qendror!!!!

Njeriu qe ka kompromentuar deri ne RRENJE shtetin Amerikan . Diplomati me i pa vlere qe kemi patur rastin te shohim te cfaqur ne TV pas 90 , kuptohet perjashtuar ate hajdutin Bullgar . Thellesisht percares i popullit shqiptar .

Njeriu me i pacipe qe cdo dalje ne tribune pas Berishes e propogandonte Shqiperine sikur ishte qendra e Botes per USA kur si pas fjaleve te tij sot paska qene nje cope lecke pa vlere . Ku dhe patjeter dergohen " lecka " si perfaqesues .

Te vjen keq kur lexon tipa te tille pa asnje reputacion , pa asnje gjurme pozitive qe kane milituar neper shtete ne situata Epokale per popujt , ti digjosh e lexosh ne nivele jo me lart se nje klas "license " per diplomaci , nga ato qe ne USA i marrin ne cdo kthese rruge me nje jave trajnim per 200  dollare .

Mendoj se ajo nuk është aspak funksionale edhe nga brenda, një tendë gjigande prej guri, e pakuptimtë.... tamam perfytyrim shpellari .

Kush eshte ai IDIOT qe te pret ty per Pavarsine e Shqiperise qe sa ishe u mundova ta shkaterroje qe ne themel me vepren tende thellesisht jo dashamirese per popullin . Pjese e Klanit te Hajduteve sot ne Pushtet  ?! PO ... Ata  kane detyrime ndaj teje per spekulimin e shkelqyer  qe bere duke e paraqitur cdo ngerdheshje tenden si "politike zyrtare " te SHBA-se .

VOA do bente mire te mos prekte ndjenjat e nje mase te madhe te Popullit qe kur shohin kete fytyre e ndigjojne kete ze e lexojne keto rreshta  , nga ai qe u paraqit si Perfaqesues Zyrtar i USA ne ate kohe  KOMPROMENTOJNE pa dashje edhe dashurine e popullit  per USA . Ai eshte nje figure e fshire dhe e harruar nga ndergjegja e shqiptareve . Vetem nje Numer . Asgje me teper ! 

Nje artikull qe te nervozon,jo per anen materiale( megjithe se per ne shqipot e shte e kripur)por per iden e shkaterimit!Shkaterimi ka qene si filozofi e komunistave.Medemek do te shkaterojme keto te vjetrat dhe do te ndertojme te reja.Ca nga entuziazmi i fitores te luftes,ca nga qe ishin axhami,ca do te merrnin hak se ishin frare e prere me soin e ballistave,te gjitha keto krijuan ate psikozen qe futi dinamitin kesaj, hidh ne ere ate objektin aty,shkaterro ate atje,e keshtu me rradhe.Tani ne si popull ekemi nje histori negative.Pse duhet ta perserisim prap!?Tani dhe nje gje tjeter.Zotnia thot qe nuk na binte ne mend per Shqiperine.Mendoj qe nuk duhet te jete ashtu.Vertet qe ishte shume e vogel,kishte popullsi te vogel dhe ekonomi shume te vogel por dacka qe u dha Baba Zoti kur i perzuri nga Shqiperia paka qene e hidhur.Besoj qe kjo eshte arsyeja e atij helmi te madh qe thot zotnia.Te prishet po a jep ti zotni dollare per ta ndertuar?

Raxhersoni me duket si ata tipat e mykur te CIA qe ju ka ngelur akoma filli te lufta e ftohte. Keta akoma shohin ne enderr gogolin e Bashkimit Sovjetik.

 Nga ter ambasadoret amerikan ne Shqiperi, ky Rajersoni mu ka dukur si me i paafti dhe qe e hante sapunin per djathe. 

 C'eshte ky gomar mer aman! Eeeehhhh... c'plehra e kane shetitur dhe shkelur ate vend.

 Si nuk na erdhi nje i hajrit mor amon,dhe nje qe qe eh cka vdiq siper Ingrid Gjonit,tani na kishin sjelle nje ujgurs.

Rajersoni qe shkateroj shqiperine. Rajersoni qe si ne 90 si dhe sot me shikoj nga artikull i ka mbetur ora ne vitin 1960. Nuk e di ku ka jetuar para 90 dhe pas saj ky njeri  por me kujton ate ushtarin japonez qe jetonte ne nje ishull ne paqesor dhe nuk e dinte se lufta e II kishte 40 vjet qe kishte mbaruar.

Megjithate ka te drejte kur thote se Shqipperia si atehere si sot nuk kishte dhe nuk ka asnje vlere interesi per Ameriken, Evropin apo boten. Ndaj ne Shqipetaret pasi tu themi "faleminderit " per sa po bejne keta per ne duhet te mendojme per veten tone. Interes per shqiperine duhet te kete vetem shqiptari. Shqiperine e shpeton vetem shqiptari. Rajersoni eshte nje shembull qe si perfaqesues i nje shteti pa ndonje interes madhor dergon Rajersona ne shqiperi qe me dilitantizmin e tyre dhe inaktivitetin tone vec e demtojne ceshtjen shqiptare

 dy te verteta i ka thene; qe perendimi s'pyeste dhe s'pyet per shqiperine ( a se ka thene edhe ramizi kete?) dhe qe ne partine demokratike s'ka demokraci vote ....

 Dicka ka qene "fishy" me te.Kudo fliste me perkthyes.te nesermen e zgjedhjeve filloi me fole shqip.Megjitate ka te drejte per gjykatat .

 I lexoj me shume kenaqesi komentet e mesiperme. Te gjitha. Siguria me te cilen gjykojme mbi gjera qe me pare duhet ti mesojme (p.sh. diplomacia) eshte tipike shqiptare.

Asnjeri nga ne qe bejme komente te tilla zhveresuese nuk ka arritur (edhe) ne boten e lire ku jetojme si emigrante ndonje pozite shoqerore apo profesionale. Te gjithe kemi mbetur perdhe. Megjithate nuk mendojme kurre: "Po sikur te kem gabim ne kete gjykim. Po sikur te perpiqem ta kuptoj pikeveshtrimin e tij?"

Ju kujtohet Reyerson ne vitin 1991? Po vetja jone ne vitin '91 a na kojtohet? A jemi te sigurte ne kapacitetin tone kritik te atyre koheve kur tullat na binin mbi koke?

 

Une personalisht do te thoja se: Te  thuash si nje diplomat i karrieres se Shqiperia nuk ka piken e rolit strategjik ne rajon ( balkan, mediterran, evrope e pse jo bote ) do te thote per mua pak me teper se nje 'naivitet' siperfaqesor tipik dhe i  domosdoshem ne kete profesion.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).