Kryeministri Sali Berisha deklaroi se përmbytjet në Shkodër ishin fatkeqësia më e madhe natyrore e 150 viteve të fundit në Shqipëri.

Shefi i qeverisë ka vijuar takimet në Shkodër për të folur rreth gjendjes së krijuar pas përmbytjeve të ditëve të fundit që prekën pjesën më të madhe të zonës duke lënë hektarë të tëra toke nën ujë, banesa dhe rrugë.

"Falenderoj qytetarët shkodranë dhe strukturat shtetërore që ndihmuan në përballimin e situatës", tha Berisha. Sipas tij gjendja e krijuar ishte një sprovë për shtetin, ndërsa premtoi ndihma të vazhdueshme për familjet e prekura nga fatkeqësia.

Kryeministri theksoi se në fillim të vitit 2011 do të nisë ndërtimi i by-pass-it të Shkodrës, ndërsa projekt emergjence do të jetë thellimi i Bunës.

"Do të ketë ndërhyrje në rreth 100 kilometra argjinaturë në zonën e Nënshkodrës", tha Berisha.

 

 

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se përmbytjet në Shkodër ishin fatkeqësia më e madhe natyrore e 150 viteve të fundit në Shqipëri.

Shefi i qeverisë ka vijuar takimet në Shkodër për të folur rreth gjendjes së krijuar pas përmbytjeve të ditëve të fundit që prekën pjesën më të madhe të zonës duke lënë hektarë të tëra toke nën ujë, banesa dhe rrugë.

"Falenderoj qytetarët shkodranë dhe strukturat shtetërore që ndihmuan në përballimin e situatës", tha Berisha. Sipas tij gjendja e krijuar ishte një sprovë për shtetin, ndërsa premtoi ndihma të vazhdueshme për familjet e prekura nga fatkeqësia.

Kryeministri theksoi se në fillim të vitit 2011 do të nisë ndërtimi i by pass-it të Shkodrës, ndërsa projekt emergjence do të jetë thellimi i Bunës.

"Do të ketë ndërhyrje në rreth 100 kilometra argjinaturë në zonën e Nënshkodrës", tha Berisha.


30 Komente

Edhe qytetaret shkodrane te falenderojne ty qe po i falenderon ata.

Me ne fund edhe TVSH-ja kishte mbritur ne terren per te intervistuar te permbyturit. Dhe ja ku del njeri qe filloj ti thurte lavde Sal Berishes dhe qeverise per ndihmat dhe punen e palodhur. "po shpaija (shtepia) jote asht permyt?"- i tha dikush; - jo, jo se e kam n'koder lart - ju pergjigj i pamyturi!

Ca hipokrizie.

 

E shtoj dhe 50-vjet nuk o 100 mo ee smiley paska shku 150 vjet

Ne te gjitha temat per permbytjen, diskutohet gjithmone qeveria, opozita, etj dhe me te drejte....une kam ndenjur larg nga diskutimi se kete radhe me ka kapur nje pothuajse depresion nga lajmet qe degjoj perdite. Me vjen sinqerisht, po vertet nga fundi i shpirtit, shume, shume, shume keq per Shqiperine! E di qe ky eshte forum mjaft cinik ne shumicen e rasteve, po pardje u hap kjo teme me shoqerine shqiptare ketej dhe ishte e pamundur te diskutoja se m'u mbushen syte me lot.

Une arrita e dergova ca pare te nje mik i imi qe do shkonte nga Tirana per te ndihmuar fisin e vet, po ato qe cova e di qe nuk do zgjidhin shume pune. Eh mjere kush e ka per te hequr!

Sa vjet ka Shqiperia si shtet?? 150 ka apo 98? 

 

Po mbase natyra nuk ka pritur formimin e shtetit për t'u shprehur.

Domethene shqiperia si shtet, si komb nuk ka njohur kurre permbytje te tilla! As kur ishte e pushtuar nga Serbet, Malazezet, Greket, Turqit, Austriaket, Italianet, Gjermanet, as nen qeverine e Ismail Qemalit, Haxhi Qamilit, Zogun, Nolin, Enverin e Fatos Nanon. Vetem nen Sali Berishen. Me thjesht kshu, qe ta kuptojne edhe ata qe jane nen uje te rrethuar nga fekalet.

Ram Berisha ka qene pergjegjes per statistikat e permbytjeve ne trojet Shqiptare, ka qene si tip Weather man smiley

Ore kaqol, lexo ketu e leni traplliqet, burre legen!

grava - 7 Dhj 2010 - 10:21am - # 

 Ne se vertete do ta beje Salihu ate qe thote..."per projekte gati" do te jete krimi i dyte edhe me i madh.Se do vjedhin pa bere asnje pune te dobishme.Degjova Genc Rulin.Ishte krejt aut.Ai nuk e di pse eshte ne ate vend qe e kane vene.

  Ore duhet nje GEN PLAN Shtetror  i studjuar ne te gjitha detajet per gjithe zonen bregdetare dhe parabregdetare, sepse jane operacione qe ne se nuk bazohne ne parametra shkencore bejne hatane.Nuk behet kejo pune me....nje mbledhje qeverrie,  dergo ca para komunave dhe ca eskavatore.... te heqin dhera e te sjellin dhera.Puna fillon me studimin e gjendjeve faktike nga Deltat gjer tekl Primaret, sekondaret e terciaret.Mandej argjinaturat e pastaj tek gjendja e baseneve ujembajtes.Ore ka  vrojtime dhe matje me perllogaritje, qe duan muaj kohe.Duhet rivene ne pune Instituti i Bonifikimit  me tere ata burra model ne pune e ne shkence...!Jo çizme dhe  vrap  qeverritaresh, te ndajne" Karvele" e shishe me uje. Amani ore mosni se late nam!

Ky damllaja e rrit justifikimin me nga 50 vjet qe nga Janari......

Sala është një  3K i vërtetë por ama e di mirë se dhe mbështetësit e tij janë më shumë se 3K( këtu hyjnë dhe të përbyturit )Kjo është çështja si 3K ti bësh të paktën 2K. hajde gjeje .

Titulli duhet korrigjuar... Është i gabuar.

Dy fjalëve të para të titullit, u duhet ndërruar vendi.

 Përmbytjet: Berisha, fatkeqësia më e madhe në 150 vjet

 

“Së pari, edhe një herë dëshiroj të përshëndes dhe të përgëzoj shumë përzemërsisht qytetarët e Shkodrës, të nën Shkodrës dhe rrethinave për trajtimin me gjakftohtësi të situatës natyrore më dramatike që vendi ka përjetuar, ndofta në 150 vitet e fundit, të fatkeqësisë natyrore të përmasave më të mëdha, me të cilën Shqipëria është përballur në tërë ekzistencën e shtetit shqiptar. Fatkeqësitë natyrore kanë specifikat e tyre, por kjo fatkeqësi, e cila konsiston në përmbytje masive të territoreve të gjëra të vendit, të mbi 14 mijë hektarë dhe mbi 40 përqind të qytetit të Shkodrës, e shpërndarë në zona të ngushta, por thellësisht agresive, pothuajse në të gjitha rrethet e vendit, ishte njëkohësisht një provë  madhe për të gjithë shtetin, administratën, emergjencën civile të këtij vendi.

 

http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&l...

Sikur qe 100 vjet para nje jave more tope?

 ishte njëkohësisht një provë  madhe për të gjithë shtetin, administratën, emergjencën civile të këtij vendi.

 

Jo se thoni pastaj,se nuk e mban fjalen Berisha. Proven e kaloi. Ska qytet ne bote qe ta permbytesh 5 here ne vit dhe prape te votoj per Berishen(ai spyt me per vote por muhabet tjeter ky).

 

Nje plak 80 vjec nga zona e nen Shkodres,sot mbuluar me  uje,tha:

Kam 80 vjet qe jetoj ne kete zone por permbytje si keto nuk kam pare!

___

Berisha tha:

Permbytjet,fatkeqsia me e madhe ne keto 150 vjet

 

____

Ke te besosh?

 

 

150 - 80 = 70 , gjeji edhe gjyshin atij plakut e pyte smiley

 Gjyshi i plakut i bie qe  te jete Berisha at`her, por meqense Berisha re te vdekmit ju te gjalleve mire tu bohet!  smiley

 Mire e ka Sala,para 150 vjeteve Liqeni e permbyti te gjithe Shkodren.
po ju s'mbani mend se jua ka mbyllur syte propaganda Edviniste!

Me duket se ishte para 160 vjetesh,n.q.s me kujtohet mire.

Cer masash ndermori qeveria turke ne ate kohe per mitigation te efekteve te permbytjes?

 Dergoi nje taborr te madh me citjane dhe pelevreke!

Ca ka ndodh ne 1860 qe une se ditkam?

Prape se mora vesh, me keq ishte kjo e 1860 apo ajo e 1963? Po termeti i 1979 quhet fatkeqsi natyrore?

 Me e madhja eshte e 63-shit, lere c'thote Birisha. Por qe atehere jane marre masa. Ajo e vitit 1860 s'ka pasur piken e argjinatures, piken e mbrojtjes. Eshte turp qe ne 2010-en na ndodhin keto gjera, sidomos kur Birisha na mburret me arritje historike e me mirraklla fridomi.

Ok, atehere le te marrim 63 si pike refernce. Ne 63 s'ka pas asnje HEC mbi Drin. Te shofim reshjet ne periudhen 63-2010, te shofim sa reshje ka pas dhe eventualisht permbytje. Dhe si perfundim te marrim vesh a eshte fatkeqsi natyrore apo keqmenaxhim. Tani, do e besh ti ket pune apo ti futem vete? smiley

pergjigaj zyrtare eshte qe ti je komunist! Tani pse lodhesh kot? cer argumenti ke ti qe do te te ckomunitizoje? pale te mendosh pastaj qe sje fshire akoma me wikiliksin..

 

"Doktor Borati" eshte teper i emocjonuar per takimin me Rihannen...E cila vjen ne Tirane pas disa ditesh

"E kam fiksim!" tha "I kam ndixue kanget e saj ne kohen kur ndaloheshin kanget e hueje ketu ne Shqypni....E mbaja kaseten e saj fshenun tok me kaseten e Bijtellsave..

Doktori ka planifikuar dhe axhenden e saj

09:00am: Nje vizite ne Parlamentin e Republikes ku ajo do te lavderoje mrekulline ekonomike Shqiptare..Me pas do te kete nje koktejl Parti ku ajo te kendoje nje duet me Zhozin(se asaj i pelcejne shume kanget)

12:00am: Dreke me familjen Berisha ne Dajt(ishte e ftuar dhe familja Topi, por ftesa humbi)..Aty "Doktor Borati" do ti kerkoje nje autograf dhe fotografi Rihannes per ditarin e tij

03:00pm Koncert Madheshtor ne Sheshin Skenderbej ..Te cilin Rihanna do tja dedikoje liberalizimit te vizave(Te ardhurat e mbledhura do te blihen "gondola" per Rrethin e Shkodres per te rikthyer atmosferen romantke) .Rihana ka pregatitur dhe disa kenge specjale per kete koncert madheshtor e cila titullohet "Biometric is the way" dhe "The Miracle of Freedom". koncerti do te transmetohet ekslusivisht direkt nga k'anali KLAN...

 

(Detaj: Shpenzimet e udhetimit te Rretheve Shkoder,Kruje,Lezhe mbulohen nga Qeveria e Repubikes se Shqiperise me vendim 08.10.2010-400765  Cdo udhetar i ketyre qyteteve per ne festim do te kete transportin falas plus kupona te cilet mund ti shkembeje me 2 byrek me gjize dhe 1 bidon llalle(ose uje mineral)

 

Nxitoni te prisni biletat...

 Najs!!!...Thiz iz mirraklle of Fridom!

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).