Telegramet e ambasadave amerikane të publikuara nga Wikileaks demonstrojnë se zyrtarë të lartë serbë i kanë thënë privatisht Uashingtonit se BE dhe qeveria e Kosovës asnjëherë nuk do ta marrin plotësisht në dorë kontrollin mbi gjithë territorin dhe kanë shtyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë për ndarjen e Kosovës.

Zyrtarë të lartë amerikanë janë tërësisht kundër asaj që ata e konsiderojnë si fushatë të organizuar dhe të durimshme të presidentit Tadiç për ndarjen e Kosovës, e cila, po të ketë sukses, sipas tyre, do të çonte në dështimin e një dhjetëvjeçari të politikës së jashtme amerikane.

Ambasada amerikane në Prishtinë njoftohet se më herët gjatë këtij viti e ka paralajmëruar Uashingtonin se intrasigjenca serbe dhe përpjekjet e përditshme të Beogradit për të forcuar kontrollin në pjesën veriore të Kosovës, rrezikojnë që të rindezin konfliktin etnik.

"Dështimi për të vepruar shpejt do të thotë humbje e veriut të Kosovës dhe do të çojë në hapjen e Kutisë së Pandorës së konfliktit etnik që definoi vitet 90-të," ka shkruar atëherë ambasadori amerikan Christopher dell.

"Ka ardhur koha t'i jepet fund viteve me lëkundje për ta ndryshuar dinamikën e ndarjes mes veriut dhe pjesës tjetër të Kosovës...Situata aktuale është e pajustifikueshme dhe po përkeqësohet".

Dokumentat, sipas gazetës Guardian që po boton telegramet diplomatike nga Wikileaks, tregojnë se zyrtarë të lartë të Beogradit i kanë paralajmëruar amerikanët dhe evropianët se çdo përpjekje për të detyruar integrimin e veriut të Kosovës do të kërkonte ndërhyrjen e forcave të NATO-s dhe do të destabilizonte rajonin.

"Këta njerëz nuk kanë jetuar me shqiptarët, nuk e kanë ndjerë kurrë veten pjesë të Kosovës dhe nuk do ta pranojnë sundimin e Prishtinës," njoftohet se i ka thënë ambasadores amerikane në Beograd, Mary Warlick në muajin shkurt, Jovan Ratkovic.

"Beogradi nuk po përpiqet që ta ndryshojë realitetin në terren për shqiptarët e Kosovës, por ndryshimi i realitetit për serbët e Kosovës po ashtu do të ishte destabilizues".

Sipas dokumentave, Ratkoviç, një muja më herët i kishte paraqitur Robert Cooper, diplomatit britanik dhe këshilltarit politik të shefes së BE për politikë të Jashtme, Catherine Ashton, një skenar ekuivalent me ndarjen.

"Ratkoviç më saktësisht i tha Cooper se ndërsa Beogradi duhej që ta pranonte se nuk do ta qeveriste më kurrë Kosovën, Kosova duhet ta kuptonte se efektivisht, asnjëherë nuk do të ishte në gjendje që ta shtrinte qeverisjen e saj në veri të lumit Ibër," shkruhet në një telegram tjetër.

Telegramet demonstrojnë dhe shqetësimin e diplomatëve amerikanë për politikën e ndjekur në lidhje me Kosovën nga presidenti Tadiç.

"Edhe pse qeveria pro-perëndimore e Tadiç-it është një përmirësim nga ajo e pararendësit të tij (Koshtunicës) në shumë aspekte, parametrat e përgjithshëm të politikës serbe ndaj kosovës mbeten të pandryshuar," kjo është këshilla që ambasada amerikane në Prishtinë i ka dhënë zëvendëspresidnetit amerikan Joe Biden në prag të një vizite në Kosovë vitin e kaluar.

Këtë vit, amerikanët njoftuan se politika e Tadiç-it për veriun e Kosovës, ishte bërë "gjithmonë e më agresive".

"Konflikti i ngrirë në veri të Kosovës mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë e Kosovës në afat të shkurtër e të gjatë".

Rajoni ishte "bazë për strukturat paralele të jashtëligjshme dhe një rajon ku dominojnë kontrabanda dhe krimi i organizuar. Institucionet e Kosovës kanë ushtruar shumë pak kontroll këtu që nga viti 1999. Rezultati është një zonë ku mbledhja e taksave në doganë bëhet në bazë të 'sistemit të nderit', gjykatat nuk funksionojnë, policët ndërkombëtarë kanë frikë që të vënë rregullin dhe organet lokale janë ato të zgjedhura nga Serbia".

Telegrami thotë se kjo përbën "kërcënimin shumë real të ndarjes së Kosovës, kthimin pas të 10 vjetëve të politikës së jashtme amerikane."

"Mund të presim konfrontime të rregullta etnike- me pësimet përkatëse edhe në mesin e paqëruajtësëve ndërkombëtarë".

Dokumentat tregojnë se zyrtarët amerikanë në Prishtinë dhe Beograd vazhdimisht e vënë në pikëpyetje vendosmërinë evropiane për të ruajtur integritetin territorial të Kosovës dhe për t'i rezistuar presionit të Serbisë.

Ish-ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tina Kaidanow, vitin e kaluar shkruan se evropianët "duket se kanë braktisur çdo përpjekje reale për të kërkuar koncensione. Ne mund të ndjejmë një shkallë të fuqishme të 'lodhjes nga Kosova' mes homologëve tanë evropianë, e cila, po ta bashkosh me ndjesinë e prekshme këtu në rajon se Evropa ka hequr dorë nga zgjerimi i mëtejshëm, mund të provojë të jetë një kombinim i keq".

Zonja Kaidanow sipas dokumentave ka shprehur frikën se disa evropianë mund të heqin dorë nga angazhimet që kanë bërë dhe me kalimin e kohës, të mbështesin një rezultat të ngjashëm me ndarjen.

4 Komente

 Europianet jane me te vendosur per mos ndryshimin e kufijve, pra qe dhe pjesa mbi lumin Iber , eshte dhe do te mbetet pjese e Kosoves. Dhe ketu ata bejne mire. 

 ..Me mire nje ndarje teitori ne veri, mes serbeve dhe shqiptareve dhe bashkimi i Kosoves me Shqiperine, se sa grindje pa fund  me serbet...."Mes dy te keqiave duhet te zgjedhesh ate qe  shuan te keqen...."- ka thene nje i mençur

 Ç`do gje qe na ben "te admirojme ate..te mire " qe u jep stres e sheqetsim, qe u prish rehatine shpierterore dhe mendore  njerezve,  ben pjese ne te mirat  qe zgjasin vetem nje dite.Ato te mira kurre nuk jan te dobishme e as   per te dhene kenaqesi.... Kenaqesia per "Kosoven  unike", si nje e tera, zgjati vetem diten qe hyne ushtrite e Nato-s.E pastaja? Ne gjith keto vite ajo kenaqesi eshte kthyer ne dhimbje..shqetesim, strese(Flas per Veriun e Kosoves).Ça pritet, qe te kthehet ne fatkeqesi?

Pse duhet të kënaqemi me mosndryshim kufinjsh. Lugina e Preshevës duhet të jetë brenda Kosovës. Tani, me fitoren e Vetëvendosjes hjërat do të bien në vendin ku duhet të jenë...

Ndoshta, me ndihmën e Gjermanisë, Anglisë e Amerikës, dhe me Vetëvendosjen tonë vetëm përpara do të ecet!

 Nje plan te tille djema, duhet te keni parasysh se kundershtohet ashper nga EU, sepse nuk flitet vetem per Mitrovicen, 3 zonat shqiptare nen Serbi, por per ter Ballkanin. Serbia kerkon pjesen e Hercegovines qe tashme ndodhet ne Bosnje, Kroacia po ashtu kerkon fshatra te veta, Sllovenia po ashtu, Bullgaria po dihet qe kerkon pjese nga Maqedonia, e keshtu me radhe. Kesaj i tremben Europianet, nje fillimi te ri te luftes, kontradiktave, prandaj ata kane ndermarre masa per afrimin e ter vendeve te Ballkanit, natyrisht duke iu dhene detyra qe nuk aq jane aq te zorshme per tu zbatuar. 

Edhe ne bisedimet e fshehta EU-USA, eshte kerkuar qe USA ti bashkangjitet planeve dhe principeve te EU, e te mos beje asnje veprim pa keshillimin dhe aprovimin e EU. Kjo gje eshte bere qe pordheve nacionaliste qe vertiten neper korridoret, kafenete, mediave, qarqeve ballkanike, ti fihet fre e te mos kene financime te pa ditura. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).