Këshilli i Akreditimit u ka kthyer mbrapsht aplikimet për ciklin e tretë të studimeve, doktoraturë, shtatë universitete, publike dhe private. Sipas anëtarëve të këtij këshilli, të cilët kanë analizuar një për një të gjitha programet e mbërritura, disa prej tyre ishin aplikime shumë të dobëta dhe disa të tjerë janë kthyer për mosplotësim të numrit të profesorëve me tituj që do të japin mësim në këtë sistem shkollimi. Programet janë dërguar sërish në universitetet përkatëse, për të plotësuar mangësitë e vëna re nga specialistët e këshillit të akreditimit.
Refuzimi
Në fakt bëhet fjalë për plot universitete të cilët kanë aplikuar për të hapur ciklin e tretë të studimeve, por nuk kanë mundur të marrin 'ok-in" nga këshilli i Akreditimit. Bëhet fjalë për fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, universitetin e Elbasanit, të Shkodrës, ai i Korçës, i Vlorës, i Gjirokastrës dhe universiteti Europian i Tiranës. Ata i kanë dorëzuar aplikimet për hapjen e doktoraturave që në muajin korrik dhe pas një shqyrtimi të detajuar, që u janë bërë kurrikulave të paraqitura, këshilli i Akreditimit, ka refuzuar hapjen e këtyre programeve studimi në mbledhjen e zhvilluar vetëm një javë më parë. Arsyet kanë qenë nga më të ndryshmet. Një pjesë e tyre janë cilësuar si aplikime fare të dobëta, ndërsa shumica e këtyre aplikimeve nuk u miratua si pasojë e mosplotësimit të kriterit të raporteve të stafit akademik me tituj dhe grada, që duhen për të mundësuar realizimin e programit të doktoraturës. Të tjera aplikime janë rrëzuar nga këshilli i Akreditimit, për mosplotësim të stafit akademik të brendshëm apo mungesës së këshillit të profesorëve në përputhje me vendimet në fuqi. Ndërkohë që ka pasur edhe aplikime të tjera që janë kthyer mbrapsht për një sërë arsyesh të tjera më të vogla. Tashmë, në bazë të ligjeve, këto programe do të kalojnë për miratim te ministri i Arsimit, i cili do të vendosë që të hapen këto programe, apo universitetet duhet t'i rishikojnë edhe njëherë ato. Rezultatin, këshilli i Akreditimit ia paraqit edhe ministrit të Arsimit, i cili do të marrë një vendim duke u bazuar mbi këtë rezultat. Megjithatë, edhe nëse vendimi nga kreu i dikasterit të arsimit do të jetë negativ, këto institucione kanë të drejtë që të ri-aplikojnë, pasi të kenë plotësuar të gjitha mangësitë e dhëna me shkrim nga këshilli i Akreditimit dhe atëherë do të merren sërish në rishqyrtim. Ligji përcakton se nisma propozuese për hapjen, mbylljen apo riorganizimin e programeve të studimeve të doktoratës bëhet nga njësitë bazë apo grupe mësimore-kërkimore të tyre, pas verifikimit të burimeve të përshtatshme njerëzore, infrastrukturore dhe financiare. Propozimi i bërë miratohet nga këshilli i profesorëve të njësisë kryesore përkatëse dhe senati akademik. Universitetet mund të organizojnë programe të përbashkëta të studimit të doktoratës me një a më shumë universitete të tjera, në bazë marrëveshjesh midis tyre.

10 Komente

Per hajer profesoreve qe do te kerkojne noi 1000 euro me shume per te qene profesore te "jashtem"

 Dmth, universiteteve shteterore u refuzohet doktoratura, por u pranohet privateve?

IKSPI,

Me ka ndodh te ndjek nje ore te nje lende skelet per studentet e "finance-banke" sic e kane dhe te siti i UFOs.. Tu dhishe gazit!

zysha shkrete qe as e qethte e as e ... me buze ne gaz i pyt nje e nga nje se si gjendet MESATARJA e nje grupi numrash.. ashnje pergjigje e sakte, ASNJE.. Hunj! Pyka! Shima! Tallash!

ti bosh dhe me PHD..

Te te tregoj nje histori te vertet. Nje person qe njoh, te universiteti i vlores, rrezikonte shkollen sepse s'po merrte dot provimin e atij tipit, atij dekanit qe jepte matematike. Per t'i paraprire te keqes, shkoi te nje uni privat. I thane qe e merrte diplomen brenda vitit, dhe i kerkuan nje pjese te parave. Ia dha, se u lodh te vlora, e donte ta mbyllte nje here e mire kete punen e shkolles. Mirepo ky dekani na iku tani, dhe i kaloi te gjithe para se te ikte. Shkoi t'i kerkoje leket mbrapsht te privati, por s'ia kthejne. Duan ta bejne me diplome me zor tani. smiley Ke pare ti? Ku mund te ankohesh per kete? Qe s'do te diplomohesh, dmth? 

smiley

chene, tani e pashe ket postimin tend. M'thuj qe po ekzagjeron, aman. Po te jete e vertete m'duket se do m'duhet me i dhone te drejte gruas, qe kur une i permend kthimin me thote: "Dakort, po si do ja bejme shkolles se goces".

pse me u qudit me

sot sa mora vesh per ca emerime ne administrate smiley

edhe  i binte ballit me dore nji shoku im.

Para 6 mujesh kishte te punsuar nji shofer kamioni qe trasportonte hekra, qe ju desh ta hiqte nga puna se pinte i cike si shume dhe nuk ishte  korrekt.  E nejse, shoferi na kish gjet i mik, i kish rras nji dipllome juridikje ke universiteti kristal ene tashti ishte tuj i bo karshillik se kish fitu KONKURSIN dhe qe sot fillonte pune i emeruar ne sherbim civil si 'specialist' me fuqi dhe te drejta te plota.

 

 Ne Shqiperi ne fakt ka jo vetem inflacion PhD, po inflacion universitetesh, full stop. Eshte bere koke e universitet, diplomat nga ana tjeter nuk vlejne as sa letra ku jane shtypur. Garbage in, garbage out!

Eshte lajm i mire qe s'i aprovuan doktoratat, po s'e kuptoj pse duhet ti rishikoje dhe Ministri vendimet e Keshillit te Akreditimit? Nese Ministri psh merr leke nga UET (UET se keto te tjerat s'kane leke) dhe i hap doktoratat, kujt i jep llogari ky?

Mire e kane bere qe nuk i kane aprovuar! Nuk prodhohen dot aeroplane ne fabrika konservash!!!

Jo se dua te mburrem ngaqe kryej studimet jashte shtetit, por e njoh shume mire situaten e shkollave te larta ne Shqiperi, ngaqe kam tere miqte e mi qe jane duke mbaruar studimet aktualisht atje; Vit per vit kur shkoj ne Shqiperi nga vera, i gjej "me sezon" dhe nga ato qe kam pare vete e qe kam degjuar, jam skandalizuar komplet !

Nuk ka nevoje te jap shembuj e detaje konkrete, por vetem fakti qe ne Shqiperi, studentet e privateve (por edhe Shteteroreve deri diku), gezojne pa mase kur marrin 3 vjeçaren (Bachelor queni apo si te doni), dhe thone : U diplomuam ! Me duket qesharake ! Ne fakt, te drejte kane deri diku, sepse Masterin pastaj e kane freestyle !

Kam degjuar se shume mastera fillonin shkollen ne nentor, ne dhjetor apo ne janar (dmth zgjasnin 3-4 muaj). Masterat kane vetem 4 lende, te cilat ke mundesi ti besh thjeshte edhe ne Week-end ... si tip part-time!

Imagjino se ç'fare vlere paska Masteri pastaj, i marre si "shkolle nate"

S'po flas fare per doktoraturen

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).