Mesazhe te postes elektronike te shkembyera ne listen e Institutit Alb Shkenca ne lidhje me doreheqjen e Prof. Shaskes nga posti i rektorit te universitetit publik te Vlores.
 
 
 
***********************************************************
1.     From: "Prof. Tanush Shaska" <sha...@univlora.edu.al>
Date: Fri, 19 Nov 2010 11:56:41 -0500
Local: Fri, Nov 19 2010 5:56 pm
Subject: Deklarate Publike

Kolege, studente, dhe dashamires,

dua t'u njoftoj se para disa minutash me erdhi konfirmimi nga Ministri i Arsimit dhe Shkences se doreheqja ime aprovohet nga Ministri.

Teksti lexon si me poshte
**************
I nderuar Zoti Rektor, Prof. Dr. Shaska,

Mbeshtetur ne kerkesen tuaj per doreheqje nga detyra e Rektorit te Universitetit "Ismail Qemali" Vlore, te cilin ju ja keni bere te njohur personelit akademik dhe administrativ te Universitetit dhe e keni shpallur publikisht, deshiroj tu bej te njohur se e respektoj vendimin qe keni marre dhe e pranoj doreheqjen.

Funksionet e Rektorit te Universitetit "Ismail Qemali" Vlore i ngarkohen zv.Rektorit Z. Eustrat Zhupa deri ne zgjedhjen dhe emerimin e Rektorit te ri.

Deshiroj t'ju falenderoj per kontributin tuaj si rektor i universitetit dhe bashkepunimin me ministrine e Arsimit dhe Shkences.

M. Tafaj
(firma)

**********************************

Personalisht dua te falenderoj Ministrin per kohen qe e kam njohur dhe per bashkepunimin me te, per mbeshtetjen qe i ka dhene Universitetit te Vlores ne hapjen e shume diplomave te reja. Pavaresisht se filozofite tona per arsimin duket se jane totalisht te kunderta, gje e cila e bente vazhdimin e punes sime te pamundur, une i uroj Ministrit Tafaj fat dhe suksese ne punen e tij te veshtire.

Uroj qe Universiteti "Ismail Qemali" te vazhdoje rrugen qe ka nisur.

Megjithese kjo rruge eshte shpesh kundra rrymes, ajo ka prure mjaft risi ne arsimin universitar shqiptar. Personalisht do te kthehem plotesisht ne aktivitetin tim shkencor dhe do te kontriboj jo vetem ne Vlore por ne cdo universitet te Shqiperise nga ana shkencore ne se ky kontribut me kerkohe.

Jam i bindur se koleget dhe studentet e UV-se do te vazhdojne te ecin ne rrugen e tyre te ekselences dhe progresit. E ardhmja e UV-se eshte e ndritur sepse aty ekziston nje brez i ri i shkelqyer i cili eshte i bindur se e ardhmja bazohet vetem tek puna dhe perkushtimi maksimal.

Pershendetje dhe suksese,

Tanush Shaska
_______________________________
Tanush Shaska
Professor of Mathematics
https://sites.google.com/a/oakland.edu/shaska/
*Virtus, Scientia, Veritas*
*University of Vlora
 
2.
Kolege,
 
me poshte eshte emaili qe i kam derguar Kryeministrit, dhe ministrave te tij ne daten 5 nentor.  Asnje pergjigje! Asnje reagim!  Qe te dhunohet nje nga institucionet me te medha te vendit dhe qeveria te beje sikur s'merr vesh ka vetem nje shpjegim: *qeveria vete e nxit kete terror*!
 
A e kuptoni perse nuk punohet ne Shqiperi?  A e kuptoni pse disa nga ne tremben seriozisht per jeten?  Sepse kur nje Rektor i zgjedhur nga 10 000 vete kontakton nivelet me te larta te qeverise me nje shqetesim te tille dhe nuk merr asnje pergjigje atehere mesazhi eshte i qarte.
 
Qeveria ka 3 vjet qe qellimisht toleron nje terror psikollogjik mbi ne.  Per hir te universitetit une kam mbyllur gojen dhe kam duruar i heshtur.  Por cdo gje ka nje kufi!  Ne se kjo qeveri dhe keta politikane mendojne se do te na mbyllin gojen me kercenime dhe prokurorira atehere ata kane humbur cdo lidhje me realitetin.
__________________________
 
---------- Forwarded message ----------
From: Prof. Tanush Shaska <sha...@univlora.edu.al>
Date: 2010/11/5
Subject:
To: "Prof. and Dr. Sali Berisha, Prime Minister" <kryeminis...@km.gov.al>,
minister <minis...@moi.gov.al>, ministri <minis...@justice.gov.al>
 
I nderuar Zoti Kryeminister,
 
te nderuar zoterinj Ministra Basha dhe Nishani,
 
dua t'ju ve ne dijeni te nje problemi qe e konsideroj teper serioz dhe delikat.
 
Para disa javesh ne Gjykaten e Rrethit Vlore eshte marre nje vendim disi absurd. Gjykata ka vendosur qe studentit Kolagji ti transferohen notat nga Universiteti Kristal ne Univ. e Vlores. Madje vendos edhe cfare notash te transferohen.  Per mendimin tone ky eshte nje vendim aq sa pa kuptim por edhe naiv sepse krijon nje precedence te tille qesharake per universitetet tona.  Rasti eshte per shqyrtim ne Gjykaten e Larte.
 
Sidoqofte, une nuk dua te merrem me vendimin. Une kam nje urdher nga Gjykata qe ta zbatoj kete vendim. Une nuk di se si ta bej kete. Studenti ne fjale nuk eshte pranuar asnjehere ne Univ. e Vlores por paska marre ketu disa klasa si student vizitor.  Ku do t'ja hedhe une keto nota ketij studenti?
 
Si mund te them une qe
 
Studenti Kolagji gjate Vjeshtes 2010 mori
Matematike 7, me Prof. X
.....
kur kjo s'ka ndodhur. Ky eshte fallsifikim i hapur!  Mua me jane mbajtur disa rroga nga Permbarimi per kete dhe Drejtori dhe zv.Drejtori i Permbarimit me erdhen ne zyre vetem per kete rast.  Megjithate une perseri nuk di si te veproj.
 
Por puna nuk mbaron ketu. Tashme perdite nga Gjykata dhe Prokuroria ne kemi punonjes ne Rektorat te cilet po terrorizojne stafin. Keta kerkojne te sekuestrojne sistemin elektronik dhe kane folur ne prokurori gjithe stafin nje nga nje.  Kontrollojne poshte tavolinave, neper banja, neper dollape me shprese se do te gjejne sistemin.  Nuk kuptojne qe sistemi nuk eshte dicka qe mund te sekuestrohet, se shume gjera ne sistem edhe ne qe e kemi bere nuk i ndryshojme me dot sepse do te na duhej te fillonim cdo gje nga e para.
 
Une kam gjithe stafin e grupit te IT-se qe nuk vijne me ne pune dhe flene neper kusherinj e gjitone pikerisht nga frika e ketyre njerezve.  Perse behet e gjithe kjo?  Sepse ky djale student eshte i biri i njerit prej ketyre gjykatesve?  Apo sepse shumica e ketyre gjykatesve mendojne se shume gjera qe shkruhen ne blogun e universitetit apo blogje te gazetave e kane origjinen nga ne?  Ata nuk kuptojne se sikur une te kisha mundesi te kontrolloja cdo gje qe shkruhet ne internet nuk do te lejoja te shkruheshin aq shume shpifje e sharje per mua.
 
Ju lutem te nderhyni qe kjo ceshtje te rregullohet brenda normave ligjore dhe morale.  Nuk eshte e ligjshme qe te tremben e tu behet presion i hapur disa te rinjve te pafajshem. "Brenda do te perfundoni te gjithe", "E kemi rrugen te hapur nga lart", "E keni mbushur kupen", "Kemi visto nga Ministri". Keto kercenime behen hapur ne emer te qeverise nga punonjes te paafte te Gjykates dhe te Prokurorise.  Kjo eshte jo vetem kosto per qeverine, por po acaron jashte mase shume njerez ne Universitet.  Nuk po flas me per kercenimet per jeten, familjen, etj qe behen direkt nga njerezit mjaft afer me deputetet e PD-se, me Gjykatesit e Prokuroret.
 
Une kam disa dite qe nuk jam dukur ne Rektorat pikerisht nga kjo pune dhe kam sinjalizuar ambasaden Amerikane. Zv. Rektori i cili ka nenshtetesi Kanadeze ka bere te njejten gje dhe nuk po shkon me ne pune. Dy nga grupi i IT-se jane ne Maqedoni nga frika se mos i marrin ne prokurori dhe i mbajne atje kot. A eshte kjo normale?!
 
Une kam qene i interrnuar ne komunizem, por terror te tille s'kam kaluar ndonjehere. C'kemi bere?!
 
Perzemersisht,
T. Shaska


 

4 Komente

Kolege, studente, dhe dashamires,

dua t'u njoftoj se para disa minutash me erdhi konfirmimi nga Ministri i Arsimit dhe Shkences se doreheqja ime aprovohet nga Ministri.

nuk e di, por nga menyra si e thote , Shaskaj duket pak i zhgenjyer nga vendimi i ministrit.  ndofta thelle ne vetevehte, Shaskaj ,do te deshironte qe ministri te mos e aprovonte dorheqjen e tij....

Personalisht do te kthehem plotesisht ne aktivitetin tim shkencor dhe do te kontriboj jo vetem ne Vlore por ne cdo universitet te Shqiperise nga ana shkencore ne se ky kontribut me kerkohe.

ndersa ketu, Shaskaj ben ne njefare menyre kerkese te hapur per te punesuar diku tjeter....

pa e njohur, por duke degjuar per te, me eshte krijuar pershtypja qe Shaskaj, eshte me te vertete  njeri me vlera.  keshtu qe patjeter duhet ti jepet mundesia per te kontribuar ne arsimin shqiptar..  njerez te tille duhen mbeshtetur.  nuk jane te shumte ne Shqiperi..

Gjynaf! Ky dukeshe i zoti dhe sikur po bente dicka te udhes.

Shume respekte per kete antikonformist qe i dha emer universitetit te Vlores dhe qe krijoi modelin e duhur te drejtuesit universitar.

Nuk me duket tipi i deshtakut Shaska. S'besoj se do i ktheje kurrizin Vlores. Si e qysh nuk di te them, por kam bindje se do jete ende "neper kembe". Vete letra post-dorheqje e deshmon.

Ky shaska me duket tip lab me gjys opinge. O benet sic them une o nuk benet fare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).