Pas Shkodrës qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës civile edhe në Qarkun e Durrësit dhe atë të Lezhës si pasojë e përmbytjeve që përfshinë këto dy zona kryesisht ditën e sotme.


Dhjetra hektarë tokë ndodhen nën ujë në Lezhë e Durrës.

Ndërkohë Bashkia e Sukthit ka kërkuar evakuimin e banorëve për shkak të gjendjes së rëndë të krijuar në disa zona si pasojë e rritjes së ndjeshme të nivelit të ujit në terren.

Edhe autostrada që lidh Tiranën me qytetin bregdetar u bllokua disa herë në disa pjesë të saj për shkak të vërshimit të ujit mbi rrugë.

Pritet të nisë evakuimi i banorëve në zonat më problematike të Lezhës e Durrësit, ku pas shpalljes së gjendjes së emergjencës civile pritet ndërhyrja e forcave të ushtrisë.

Situata pritet të përkeqësohet edhe më tej pasi e gjithë zona është përshirë nga shirat të shumtë pasditen dhe mbrëmjen e sotme, fakt që vështirëson në përballimin e situatës.

8 Komente

Ere, po qenka bo nami në gjithë Ballkanin. Me Serbi, Kroaci, Bosnje, Kosovë, përmbytje dynjaja... Si kësaj radhe unë smbaj mend të ketë bo vaki noiher.

Po ju rrèfej diçka...èshtè dimèr...mund tu duket e habitshme por nè dimèr bie shi!!!

Reshjet, Ministria e Transporteve deklaron se janë bllokuar disa akse rrugore

Si pasoje e rreshjeve të shumta te shiut në të gjithë vendin janë krijuar veshtiresi në kilometra të caktuar të linjave hekurudhore, per shkak te ngritjes se nivelit te ujit ne lumenj e rrëshqitjen e dherave
 
Probleme ka pasur në
 
km 22 Vorë –Tiranë
 
km 67 Lushnje –Fierë
 
km104 Librazhd-Pogradecë
 
Aktualisht janë  jo funksionale linjat Prrenjas-Pogradec  dhe Lushnje –Vlorë.

edhe ketej nga ne lajmet thone se ne Bosnje, serbi e Mal de zi, ka pasur me mijera persona te evakuuar, per shkak te permbytjeve ... per Shqiperine nuk thote gje njeri, s'na llogarit njeri fare smiley

Por ajo qe eshte per tu permendur, eshte fakti se permbytket e jashtezakonshpme kane prekur tere ballkanin e jo vetem Shqiperine apo Shkodren.

Ndoshta këto vendet e tjera do jenë më zi se neve, prandaj s'jemi lajm dhe aq sensacional.

 LEFTY; ".... edhe ketej nga ne lajmet thone se ne Bosnje, serbi e Mal de zi, ka pasur me mijera persona te evakuuar, per shkak te permbytjeve ... per Shqiperine nuk thote gje njeri, s'na llogarit njeri fare... "  

   Per Shqiperine nuk thone gje se nuk eshte permbytje natyrore por permbytje njerzore, me sakte nga qeveria. 

Mezi priten te ndodhe ndonje paralele e Shkodres ,qe ta mbulojne me lajm pastaj se eshte faj natyror dhe jo shteteror

Media shqiptare eshte kriminale. U desh 1 jave qe TCH te sillte pamje pas malit te Rozafes, ndersa mediat e tjera as qe nuk i permendin sikur te jene bageti robte andej.

Ato krahasimet me Venecian jane te hatashme. Se ne fakt ne Venecia sheh robte me varka qe shpetojne pulat e bagetite apo njerez me karroce me kuaj ku shurra e kuajve te vjen deri ne kat te dyte te pallateve.

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).