E krahasuar me 2009, 2010 ishte një vit i qetë: Nuk pati as "Avatar" dhe as "Star trek". Hm! Po, cilët ishin filmat më të mirë të këtij viti, ata që do të kishim dashur ti shihnim? Ku ti kërkojmë e gjejmë filmat më të mirë në qetësinë mediatike? Ne të PPUs ju drejtuam Stalkerit, që pa përtuar iu fut punës dhe sygjeron për ju këtë përzgjedhje.

 

10 filma të 2010-s, për tu parë :

Këto janë 10 filma të vitit që po lëmë, e që do ua propozoja peshqve për ti parë. Jam koshient se kam bërë një far' konsensusi në përzgjedhjen e tyre: kam evituar deri diku disa filma që ndoshta janë vështirë për tu gjetur në dvd ose në ekranet e kinemasë. Për secilin nga filmat, ka një lidhje direkte me komentin që kam bërë për secilin prej tyre në blog-un tim.

 

1. "SOCIALISM" - film francez me regji të Jean Luc Godard

 

2. "INDEPENDENCIA" - film filipinas, me regji të Raya Martin

 

3. "THE LAST AIRBENDER" - film amerikan, me regji të M. Night Shyamalan

 

4. "BAD LIEUTENANT - PORT OF CALL NEW ORLEANS" - film amerikan, me regji të Weerner Herzog

 

5. "TURNEE" (Turneu) - film francez, me regji të Mathieu Amalric

 

6. "SHUTTLER ISLAND" - film amerikan, me regji të Martin Scorsese

 

7. "GREENBERG" - film amerikan, me regji të Noah Baumbach

 

8. "THE GHOST WRITER" - film anglez, me regji të Roman Polanski

 

9. "D'AMOUR ET D'EAU FRAICHE" (Buke e kripe e dashuri)  - film francez, me regji të Isabelle Czajka

 

10. "GO GET SOME ROSEMARY" - film amerikan, me regji te Joshua & Benny Safdie

20 Komente

Film i mire kete vit ishte "You don't know Jack" prodhim i HBO me pjesmarrjen e jashtezakonshme te Al Pacinos ne rolin e Dr. Jack Kevorkian.

Edhe une do te doja te shtoja nje film te mire ne kete vit jo prodhim i Hollivudit, por prodhim francez me titull "Das Konzert" te regjisorit hebreo-rumun Radu Mihaileanu.

Bad Lieutenant   e kam pare shume i bukur smiley

 What...."Lord of the Bedsprings" didn't make the list :o ??? 

Nga lista vetem "shutter island" dhe "last airbender" eshte dhene neper kinemate e tiranes, qe tanime po terhqein jo pak publik me keto 3d, po qe jane filma te dobet. Per filmat e tjere rrofshin Torrentet. Edhe ky vit nuk mu duk e u shquajt per cilesi te mire kinematografike..

 Shutter Island film i mire i Scorseses..ka brenda elemente nga autore te tjere..

Une do tja jepja voten "The town". Besoj se shqipot e Bostonit do ishin dakort me mua...

The Last Airbender ishte nje "bllof 280 miljone$" dhe u cilesua filmi me i dobet i vitit

Last Airbander eshte film i ngaterruar,i merzitshem dhe teper fallco. Me pas eshte cilesia me te cilen u kthye ne 3D pasi ishte xhiruar me kamera normale ne dimensjon origjinal. harroje se ke vendosur syze 3D se cilesia eshte per te ardhur keq...

 

Ketu kam listen time

 

Vahalla  Rising

 

 

Robin Hood -Ridley Scott

 

Inception - Christopher Nolan

 

The Book of Eli - Albert Hughes, Allen Hughes

 

 

 

 Si mund te futesh ne liste The Last Airbender dhe te harrosh Inception ?

Inception ish film i merzitshem, trecereku i mbuluar me muzike.. nuk te le asnje pershtypje te mire. Gati film dokumentar. Le te kete buxhet te larte dhe efekte speciale me te mira..Edhe videolojrat kane imazhe te perpunuara por nuk jane film..Eshte e drejte per mendimin tim mosperfshirja ne liste..

the last airbender????? hahaha  

po pra mo, e dija qe do ju bote me qesh !  smiley 

Por shko tek komenti im per filmin, dhe aty, ne fund fare, ke nje shenim : aty do kuptosh me mire ca "pse"-ra  smiley

 Nje nga filmat me te mire qe kam pare kte vit ka qene "Mother", film Koreano-Jugor nga Bong Joon-Ho. 

Dejton, ke nje koment timin per filmin ne fjale, ketu

Per mendimin tim similaritetet midis Oldboy dhe Mother nuk jane asgje tjeter pervec elemente te perbashket qe i ndan nje genre i tere te cilit kta dy filma i perkasin. Ajo mania me celulare psh nuk eshte dosdosmerisht kopjim i bere nga njeri apo tjetri,eshte thjesht mania qe shoqerite aziatike kane me telefonat celulare. Jam kurioz te di mendimin tend per The Chaser nqs e ke pare.

Me lejo Stalker, po si shume nga miqte lart, The Last Airbender me duket vertet i tepruar ne nje liste te tille. Ndoshta vertet You don't know Jack, apo, se di ne ca viti ka dale, The Concert.

 

Sidoqofte problemi eshte me shume vertet me Shyamalan i cili u bene vite qe s'po arrin te beje me nje film te hajrit, e djeg çdo here me miliona dollare.

dakort me mad-i; ai green zone m'pelqeu. Prisja me shume nga ai wall street 2 - money never sleeps po pervec hapjes qe m'pelqeu jashte mase, pjesa tjeter e filmit ishte shume zhgenjyse. E ka fajin dhe i pari si duket qe mund ta ket vene standartin pak lart. Inception ishte njifare matrix po duhet me pranu se me mbajti te intrigum deri n'fund. As ai 'salt' me Jolie nuk ishte gjo...do kish qene me mire me bo nji film te inspirum nga ato 10 spiunat ruse me Jolie n'rolin e asaj Anna Chapmanit. Duke qene mbeshtet mbi ngjarje reale, mund te kish ngjall pak me shume interes

O Stalker, Tarkowsky do cohej nga varri e do te ta shkulte nickun po te shihte qe me rendit kete liste me Last Arbeinder e ndonje tjeter.

ok, the fighter per mu eshte nji prej filmave me t'mire qe kam pa te ktij viti.
Dhe gjithmone kam pas mendimin se ky Chritstopher Bale eshte aktor klas qekur kom pa ate American Psycho se Batman si seri nuk eshte film per t'u mor n'konsiderate per mendimin tim, per me vlersu aktrim. Biles, aq fantastik eshte te 'the fighter' sa t'vjen gjynof per M. Wahlberg.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).