Gardistë dhe policë shqiptarë të dërguar nga Tirana kanë rrethuar Albana Vokshin në Prizren, me qëllim për të mos lejuar arrestimin e saj nga policia e Kosovës. Incidenti i ndodhur më 14 nëntor në pikën kufitare të Vërmicës, që ka si protagonist kryesor deputeten shqiptare, Vokshi, mund të kishte precipituar akoma më keq nëse policia kosovare nuk do të ishte treguar më gjakftohtë se Garda dhe homologët shqiptarë. Sipas koordinatorit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Kosovë, Bashkim Kajdomçaj, për mbrojtjen e Vokshit nga Tirana kanë ardhur dhe trupa speciale të Gardës dhe policë shqiptarë. Pas gjithë problemeve që ka sjellë deputetja për mosbindje urdhrash nga ana e autoriteteve policore kufitare kosovare, vijnë në territorin kosovar, pa asnjë paralajmërim, efektivë të policisë kufitare dhe të Gardës së Shqipërisë, të armatosur. Madje, këto forca shqiptare kanë qenë edhe në Gjykatën për Kundërvajtje në Prizren, të cilët përveç ndërhyrjes së parë me armë në pjesën kosovare, bëjnë edhe ndërhyrjen e dytë, e cila mund të cilësohet si shkelje e sovranitetit të Kosovës. Situata ka qenë e tensionuar me rastin e hyrjes në territorin kosovar të trupave shqiptare (policisë dhe Gardës) dhe ka munguar një shkëndijë për të pasur ndoshta edhe incident më të madh. Falë gjakftohtësisë së policisë kosovare, nuk ka ndodhur e keqja më e madhe. Pas arritjes në gjykatë dhe ardhjes së Vokshit, e cila nuk është prangosur sepse është respektuar imuniteti si deputete, kanë arritur në kohën kur po mbahej gjykimi në Gjykatën e Prizrenit edhe eprorë të policisë së Kosovës. Ata kanë parë trupat shqiptare dhe sjelljen arrogante të deputetes. Vokshi nuk ka pranuar avokat, që i takon sipas detyrës zyrtare. Madje ka kthyer dy avokatë mbrapsht, duke i fyer në një formë të tillë me fjalët: “Kush ju ftoi?”. Ajo ka kërkuar avokatin e saj nga Shqipëria. Mirëpo, për t’u prezantuar në gjykatat kosovare, avokatët që vijnë nga jashtë duhet të jenë të licencuar, ndërsa më në fund pranon një avokat nga Prizreni, të tretin, sipas detyrës zyrtare. Tërë këtë odise me sjellje të këqija të deputetes e kanë parë eprorë të policisë së Kosovës, por nuk kanë reaguar. Për arrogancën e deputetes ndaj gjyqësorit në Prizren ka rrëfyer edhe avokati i tretë. Madje, edhe në procesverbalin e vendimit që ka sjellë gjykatësi në Prizren shkruhet se “deputetja ka sjellje arrogante...”. Sipas njërit prej policëve të pezulluar, për të është shqetësuese mosmbrojtja e tij dhe kolegeve të shkarkuar nga ana e hierarkisë policore edhe pse e dinë të vërtetën. Madje, edhe vendimi i ministrit Rexhepi dhe kërkim-falja është e pajustifikueshme, pasi këtë do të duhej ta bënin organet dhe zyrtarët shqiptarë sepse deputetja fyeu policinë kosovare, ndërsa forcat shqiptare cenuan integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Ajo çka është edhe më e keqja, janë shkarkuar edhe dy eprorë të lartë të policisë, të cilët s’kanë qenë fare të përfshirë me incidentin Vokshi, me një vendim të pamatur të ministrit Rexhepi. Pas këtij incidenti drejtuesit e policisë në Kosovë morën vendim për pezullimin e katër efektivëve. Bëhet fjalë për Azem Malën, komandant regjional, Qamil Krasniqin, komandant stacioni, Sylejman Hoxhën, shef i ndërrimit dhe për policin kufitar, Bujar Shala.

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=89566

59 Komente

hajde Vokshi hajde. e forte... kjo paska status te papare.... qenka alarmuar gjithe shteti shqiptar per te ''mbrojtur'' kete. une nuk kisha degjuar ndonjehere per kete..  po i bie qe kjo na ''bekerka vezen e kuqe'', cdo dite, ne Tirane..smiley

p.s   po sikur Vokshi, apo kushdo deputet tjeter, te kishte ndonje ''problem'' me policine kufitare greke  pershembull,  do ti conin cubat  e gardes atje per ti mbrojtur keta??

Turp i Zotit. Une te jem si keta kosovaret e ndjek ceshtjen deri ne fund ne te gjithe kanalet juridike e diplomatike dhe kesaj cuces ja ndaloj hyrjen ne Kosova deri ne brezin e trete.

Sa per Berishen e cubat e tij, i njohim mire qe ne 97-ten.

Une ne fakt pres reagimin e paralajmeruar te te rinjve, protestat... Qeveria e Kosoves ja zhyti turinin ne moot sbatuesve te ligjit.

Jo vetem atyre, po edhe atyre t'Evropit qe e kan trejnue e pague ket gjandarmeri. Nejse mo. Qari i heqjes se vizave mesa duket paska qene i ketyre gardistave qe do u hudhkan si Mosada per te shpetu deputetet tane neper Europe e me gjere. Do kisha qejf ta shifja njehere kete cucen pordhmadhe knej nga anet tona. T'ia fusin tazerin myth qe ta ndricojne si peme te vitit te ri ne aeroport.

Ne fakt e kuptoj acarimin, "mbase te tepruar" smiley , te policeve. A e ke pa foton e "arrogantes" gjo mo t'shemtut nuk ka.. karrikatine arrogante..

Monde,

U permbajta mos me te dhone shkas t'hudhes ne anen e dheputhetes ket rradhe.. smiley

PF, di ku bo ajo daje po ho. Nuk osht aq e cmenme jo.

T'ia fusin tazerin myth qe ta ndricojne si peme te vitit te ri ne aeroport.

smiley

u wished

Greqia nje vrap pele cale eshte!! Edhe vokshin merrshin edhe i pazar te shpjet te Ikea e bojshin.. festa helbete..

“deputetja ka sjellje arrogante...”.

Po kjo eshte merite... nje shembull per t'u ndjekur, madje.

thone qe AI e ka pas fiksim qe te vogel dhe eshte rritur " nen kujdesin e vecante te tij "

Nje angazhim i tille i gardes per Kumbaren Vokshi eshte domethenes..Kush fshihet pas Vokshit, A ka lidhje ngjarja me motelin ne Lezhe? Keto e shume te tjera, Coming soon ne serite e reja te Parlamentit..

 Hajt, hajt, se Baba i Kombit ja zhyti ligjit turite ne mut! 

Mu ne fakt m'bohet qejfi, se kosovaret me ne fund moren nje "taste" nga Rrugaci yne. Se qene t'uj ra teslim mas ketij.
 

 ordiner komplet, 

Mendoj qe shkrimet e Gazetes Shqiptare duhet marre me rezerve, pasi qe dihet njeanshmeria e kesaj gazete

duke pare gjithe kete ''perkujdesje speciale'' te shtetit per Vokshin,  i bie qe kjo patjeter duhet te jete  ''pasuri kombetare''......smiley

bile me shume.....nuk do  çurditem  kur te degjoj, se Vokshin, ka per ta mare ne mbrojtje UNESKO.smiley

Jo Unesko, WWF do ta ndjeki si gjo e eger qe permier ambjentin..

erdhi.. erdhi erdhi...

kush erdhi?

erdhi me

kush pra se na vdiqe..?

erdhi mbretnesha mer dreq

ikere..erdhi me verte eee?

po..shpejt te dalim ta takojm mbretneshen

mbretnesha..mbretneshaaaa

Po sikur te kishte paguar gjoben dhe te shkonte ne pune te saj cfare mund te kishte ndodhur? Kam kaq kohe qe vras mendjen dhe se gjej dot pergjigjen.

 A do te shkonte garda jone ne Itali apo Greqi?

Monde,

U permbajta mos me te dhone shkas t'hudhes ne anen e dheputhetes ket rradhe.. smiley

smiley

chene, u permbajte se do te te brende mizorisht ndergjegja nga akti i hudhjes sime smiley.

Per incidentin, une largohem me ndjesi teper teper te mire.  Shqiperia dhe Kosova jane nje, te bashkuara dhe te pandara, nen mbreterine blu dhe aristokracine ligjberese.  Bac, u kry mer u kry. 

Sipas rreshtave, paska qene diçka " teper e rendesishme" vizita e Vokshit ne Prizren, se nuk ka si spiegohet qe ndalohet deputetja me pasaport diplomatike ne kufi per te respektuar ligjin, ndersa Garda Shqiptare , sipas GSH paska kaluar kufirin te armatosur.

Ne qoftese eshte keshtu, shume mire qe kane shkarkuar policet, eshte per tu ndaluar ato qe jane te armatosur e jo nje deputete.

 Nuk dua te mbroj Vokshin, po e gjithe kete rremuje nuk e spjegoj dot. Ka rregulla ne bote; te gjithe personat VIP (e kam fjalen per VIP shteterore)  pervec pashaportes kane edhe nje karte tjeter qe tregon statusin e tyre. Ne shume raste (varet nga statusi qe ke, kete karte e kane dhe familjaret e VIP). Tani, nqse vokshi e ka paraqitur kete karte, (jo pashaporten, se pashaporta nderkombetare, nuk tregon  automatikisht status te vecante) policia duhet t'i kishte bere trajtim te vecante, duke e lene te kalonte pa rradhe. keto jane rregullat e lojes ne te gjithe boten. Ketu nuk sqarohet qe vokshi paraqiti statusin e saj apo jo. 

lumdrin, po jo mer burr me keshtu permbytjesh sa ne nje teme ne tjetren.  Ajo eshte shprehur vete qe ishte ne vizite personale.  Por s'ka rendesi, edhe te ishte "teper e rendesishme" vizita, keshtu ia ka kthyer reston Prizrenit, Prishtines e gjithe Kosoves bashke? 

Nuk e ndaloi njeri zonjen ne fjale, thjesht i kerkuan te ndiqte procedurat. 

Po Gardistat, sy hyne ne Kosove pa ndjekur proçedurat, te armatosur , thote GSH.

Po s'te kontrollon njeri ne Muriqan o Lumidrin, nje buzeqeshje, nje miremengjes/miredita/mirembrema dhe kalon pa e prish qejfin me njeri. Kufiri eshte thjesht nje formalitet.

Ata te Gardes, nese kane qene vertete te Gardes, ndryshe nga Vokshi nuk duket se e kane share policin "kafshe" smiley

Gjynof mer gjynof, si mund ti bihet n'qaf ksaj krijese t'pafajshme! I kan thon edhe qi ka sjellje arrogante? Epo kjo nuk durohet. Nuk kan respekt per femren kto kafshe jo. Shyqyr qe shkun marinstat e salihit se nuk osht cudi ti futshin duret ksaj zonje t'nalte atje n'gjykate. Ktij i them shtet une, i del zot deputetit t'vet ne cdo ven t'botes. smiley

 Gabim,shume gabim,Albana Vokshi ka hyre e pa armatosur ne Kosove? shume gabim.

Kot qahen Kosovaret, vete e kane fajin qe lejuan njerez me arme te hyjne ne territorin e tyre.

Sa mund te presesh nga nje shtet kukull i administruar nga UNMIK-EULEX-ICOja qe s'ka kontroll mbi gati nje te treten e territorit te vet?

Bllokim te armeve do prisja smiley

Me fal qe te zhgenjej, por kur nuk bllokojne dot armet qe futen nga Serbia (ne fakt nuk bllokojne dot gjekafshe qe futet nga Serbia), nuk ma ha mendja qe mund te bllokojne cubat e armatosur te Vokshit.

 Zonja Vokshi do te shpallet qytetare nderi e Prizrenit.

Sa qenkan ndezur peshqit smiley

Nese doni tregime te mira,lexoni Vellezerit Grimm e jo gazeten shqiptare.

Nje detaj i vogel i paska shpetuar GSH,ata te KFOR-it gjerman qe kontrollojne ate zone e qe jane shume te perpikte ne zanatin e tyre.

C'fare bestselleri(!),aq me pare kur dihet se Albana tere familjen ne Kosove e ka.

 

o kosovaro spo thot njeri qe seshte nga kosova, po thena pse shko me garde me vete sikur me qene goca mbretit kur ne fakt je vetem i cop deputete?

e kuptove o kosova?

Ajo  me vete kishte  vetem motren e saj te madhe,Mimozen.Pjesa tjeter i takon muhabetit te kafeneve .

Cudi se askush nuk e ngriti zerin per deputetin Jemin Gjana, te cilin e trajtuan shume me keq keta loparet e kufirit,madje duke e shtruar edhe barkas.Por, Jemini i shkrete, atebote ishte deputet i opozites, e se cante askush kryet  per te.

Dikush duhej t'i dilte perballe banditizmit katunaresk,ketij karcinomi qe e mori ne qafe Kosoven.E kush tjeter pos Albanes?

Nuk e thone kot se "kosovari i frigohet vetem Zotit ne qiell,e gruas ne toke"

Kissss   per Albanen!!!

Jakov, po na e ben Albanen si bija e Kosove qe rikthehet per te vene gjerat ne vend (i doli balle banditizmit katundaresk), kur e verteta ka gjasa te jete diku midis...tip banditizmi katundaresk ndeshi arrogancen qafleshore, e ne kete rast arroganca qafleshore fitoi...

Ne episodin tjeter: Si shoqeruesit e Albana Vokshit nxoren armet dhe pati shkembim zjarri per mese 2 ore. Si Albana Vokshi mori peng nje vajze 12 vjecare dhe e kercenonte me thike te fyti.

Na ndiqni te shumte dhe komentoni te Gazeta Shqiptare.

lol, ate po mendoja, si ka mundsi qe kjo histori vazhdon e pasurohet me detaje te reja cdo dite qe kalon? si film me seri duket.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga gazeta express

Superdeputetja

Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Prizren ka dënuar Albana Vokshin, deputete e Kuvendit të Shqipërisë, me 250 euro për ofendime ndaj policisë kufitare të Kosovës. Por, gjykata tash ka shfuqizuar aktvendimin e vet. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Kryeministri Hashim Thaçi i ka kërkuar falje. Express sjell dokumentin zyrtar të kësaj gjykate.

Nga Jeton Musliu më 23 nëntor 2010 në ora 09:16

Albana Vokshi, deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, vërtet mund të ndihet e fuqishme. Jo vetëm sepse në krah asaj i dolën kryeministrat e dy shteteve, i Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe para gjyqtarit të Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Prizren ajo ka vazhduar me sjllje arrogante. E pavarësisht të gjithave, ajo arriti në fund ta pezullojë vendimin e kësaj gjykate.

Express ka siguruar aktvendimin e gjykate e cila në faqen e parë fillon me dënimin e shqiptuar prej 250 euro ndaj deputetes Vokshi, e gjetur përgjegjëse për akuzën “prishje të rendit dhe qetësisë publike”, pasi ka ofenduar rëndë policët kufitarë të Kosovës.

Por, ky aktvendim tash është ndryshuar, sepse në faqen e tretë gjykata e shfuqizon vendimit të vet, duke e pezulluar atë pa dhënë ndonjë arsyetim të veçantë.

Në fillim, në aktvendimin e Gjykatës Komunale për Kundërvajtje në Prizren, gjyqtari Nazim Vllaço pasi e dënon Albana (Sadik) Vokshin me 250 euro, jep edhe shpjegimet përkatëse përse e ka marrë këtë vendim.

Në dokument shkruan se Vokshi ka ofenduar policin e pikës kufitare të kalimit në Vërmicë, Bujar Shala, i cili ka qenë duke e kryer detyrën e tij zyrtare.

“Ju jeni kafshë dhe silleni si kafshë”, citon aktvendimi i Gjykatës fjalët e deputetes, Albana Vokshi.

“Kafshë je ti dhe do shihemi, se ti kujton se mund t’ia kalosh lehtë me mua, unë jam deputete”, vazhdon më tej citati i deputetes Vokshi.

“Ti qenke kafshë, jeni mësuar ju me serbët andaj silleni në këtë mënyrë”, i referohet më tej citati Albana Vokshit, e cila në këtë mënyrë ka biseduar me policët kufitarë të Kosovës.

Kështu, sipas gjykatës, me këtë veprim, Vokshi ka kryer kundërvajtjen nga neni 5, pika 3, të Ligjit mbi rendin dhe qetësinë publike.

“...Prandaj, dënohet me 250 euro. E pandehura është e obliguar që gjobën e shqiptuar ta paguajë në afat prej 15 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së aktvendimit, në të kundërtën gjoba do të zëvendësohet me dënim burgimi në atë mënyrë që për çdo 15 euro të gjobës të mbahet nga një ditë burg...”, thuhet në këtë aktvendim.
Por, menjëherë në faqen e dytë të këtij aktvendimi, versioni i fundit i siguruar nga Express pezullohet procedura kundërvajtës kundër të pandehurës Albana Vokshi nga Tirana, Republika e Shqipërisë.

“....gjatë procedurës është konstatuar se nuk ka kryer kundërvajtjet e cekura si më lart për të cilat me kërkesë i vihet në barrë...” thuhet në këtë dokument, i cili gjithashtu është i nënshkruar nga gjyqtari Nazim Vllaço, i njëjti i cili në fletën paraprake e dënon deputeten Vokshi.

 

... gjyqtari Nazim Vllaço pasi e dënon Albana (Sadik) Vokshin me 250 euro ...

Pse mer gjyqtar e dije qe eshte lehte ti per ti marre 250 euro cuces se Dickut?

 Ne avion nga Rinasi me ka qellu me politikan te dyja kraheve. Ne dogane te gjithe i kalonin pa radhe, kurse ne tjeret si extra-UE ne radhe me indian, rus, ukrainas, bangladesh etj.

hunter - pergjithesisht biletat e VIP-ve jane te paguara me speedy boarding qe te jep te drejten per te kaluar shpejt ne dogane pa pritur ne radhen e gjate! Duhet te pagush shtese per kete sherbim! Shumica e kompanive ajrore e lejojne cdo njeri te paguaje per speedy boarding nqse ja mban xhepi!!!

Speedy boarding nuk do te thote qe ti do te kalosh pa kontrollin standard te sigurimit ose pashaportes, etj, vecse eshte radhe me e shkurter dhe zakonisht keta futen te paret pastaj fillohet me turmen!!! Ajo qe thua ti qe ata kalojne pa u kontrolluar mund te ndodhi ne Rinas ose ne ndonje aeroport Ballkanik, me tej ncqqq!

 Nuk e di car eshte kjo speed boarding te them te drejten. S'e kam degjuar ndonjehere. Je i sigurte qe te jep prioritet edhe ne kalimin e doganes te policise? Mos ndoshta ka te beje vetem me prioritet ne check-in, se une kam udhetuar shpesh dhe e vetmja menyre qe patem gjetur per te kursyer kohe ishte check-in eletronik (me bagazhe dore natyrisht).

Nejse, ato politikanet qe kam pare une, nuk ishin ne Rinas apo Ballkan, por ne vendet e mberritjes BE. Ne mbanin radhe, ato jo, patjeter i kontrollonin pasaportat, por radhe nuk mbanin ama.

 Sorry Hunter, kjo tregon qe nuk je VIP, prandaj s'e di. Ja te te them dhe nje tjeter. kur je vip shume here ke dhe ulje cmimesh ne bileta.... Jo qe nuk paguan ekstra, por paguan me pak...

Speedy boarding aplikohet kur behet boarding ne avion pasi ke kaluar kontrollin e sigurimit! 

Edhe check-in per VIP-at behet i ndare. Pothuajse ne cdo aeroport ka te ndara check-in per VIP, ose business class ose standard! Po ashtu kontrolli i sigurise ne hyrje (departure) shpesh here (jo gjithmone) behet ne porta te vecanta  per VIP-at! Kjo eshte procedure krejtesisht normale per aeroportet e medhenj!

 Ore se mos vdesim igniorante,kjo speedy boarding mos eshte kur te mban stjuardesa opa deri tek vendi yt?

Patjeter qe ka shoqerim dhe trajtim te vecante deri ne nje fare mase! smiley

Ne thelb eshte nje pagese shtese qe te jep te drejten te futesh nder te paret ne avion pa pritur radhen me te tjeret, zgjedh vendin, etj.

 stjuardesa ta mban opa vetem 10 metrat e pare, se pastaj rri vete ai ne kembe :-D

Na fal Lira, ne populli jo-vip kena fjalor vulgar smiley

@ chene

me pyti nja 3 here si me qen ai pjese e ekuipazhit "sa e ke numrin e sediljes, mos e ke per anej prapti?"

Pse s'e di ti? Ne shqiptaret duam ti japim drejtim cdo muhabeti. Po s'i futem hundet, po s'i dhame dum cdo pune, s'jemi shqiptar.

qe thu ti, para nja 2vitesh mduhej ti hipja austriakut per tranzit dhe meqe mezi u zgjova dhe arrita vone, i hipa avionit i fundit... Ne rresht te pare shof M Bregun, njashtu e fresket ne e ngrefur sic i ka lezet i zoje te klasit te saj qy ne 5 te mengjesit. Shoqerohej nga 3-4 persona te tjere ( njeri mu duk komplet kuluf!) . i kerkova kulufit nese mund te me lejonte te futesha te rreshte e te ulesha e me pyti nja 3 here si me qen ai pjese e ekuipazhit "sa e ke numrin e sediljes, mos e ke per anej prapti?".. jo jo ketu e kam..aty anash teje pra.. jo te siguroj ketu.. Me bezdi u cu kulufi dhe me la te ulem.. faj skishte n'fakt, une isha jo i rruajtur, floke prishur, me bluze leshi me kapuc me cante lecke e jo lekure si e tija etj

Majlinden e nje sedilje perpara. vura re qe perpiqej ne maksimum mos te linte as pershtypjen me te vogel negative, si kundrejt stafit sherbyes ashtu edhe bashkudhetareve. Bile ofroi te mos hante ajo mengjesin, ndonese kamarierja mu drejtua mua duke me thene se fatkeqsisht kishin nje pakete ushqimi per klasin me pak..

Tu kalu tranzit kalum te linja  e shpjetesise dhe aty pasi kalum dedektorin, nje nga rojet, ne menyre rutine i kerkoi dokumentat zojes bregu ashtu si dhe mua dhe kulufit e gjith te tjerve. Zonja, shume njerzisht ju pergjigj kerkeses dhe 2 sekonda me vone vazhdoi ne pune te vet. Se mora vesh se ce besdiste kulufin. Teper i habitur me duekj gjith kohes..

Me ka rastis ne te njejtin aeroport te porta 19 a 20 te pres rreth 2-3 ore me edi paloken e nja 2-3 katnar te tjere te PDse. Kafsh me te madhe nuk kam pare ndonjere. Une i q robt ketij, une atij. I thame zoteri te lutem se ka dhe njerez te tjere familjare ketu duke i tregu per i familje qe rrinte ne cep.. na pa sna foli, e i tha katnarve a doni noi gjo nga bari..

e njejta gje ne Milano ne t'vetmen here qe kam qene (tranzit). Bile police civile qe t'pysnin ne italisht se pse do shkoje aty ku ishe nis e t'kontrollonin nqse kishe vizen fallco, kur normalisht ajo ishte kontrollu njihere para se t'niseshe. Dhe prisnin qe t'u pergjigjeshe n'italisht...duke qene se temperamenti im nuk dallon shume prej 99% te shqiptarve te tjere, i thashe se nuk di italisht. U mundu me saju 2 llafe n'anglisht po u vu n'siklet dhe shifte nga ata te tjeret qe t'i thoshin naj llaf. Si gjithmone, doli nji shqiptar qe me dashamirsi, futi turinjt ku nuk duhej dhe m'tha se ca po thoshte taljoni t'u e shoqru ket me nji shikim si me thon "ca bo mer cun se na turprove fare...si nuk di italisht tina mer daj?"

Po ktu s'eshte puna se policeve u eshte thene se jane kafshe, por se kafshe ata i ka bere serbi. Nen serbe kosovaret trajtoheshin si kafshe e prandaj jane keshtu edhe sot e ksaj dite. Ky eshte kuptimi i asaj - jeni mesuar me serbet ju, prandaj silleni si kafshe. Dhe qe te jete nje deputete qe thote keto gjera eshte skandal. POr akoma me skandal eshte kur kritikohet felliqja e ksaj lloj femre. te ishte burre do i kishin then palle, eshte femer e i thone thjesht baxhelle.

Nese ngjarja eshte e vertete keshtu siç shkruhet, kjo eshte turp per shtetin shqiptar, shtetin kosovar dhe organizmat e EU se monitorojne dy vendet . 

kjo qenka goc trime, e para e punes; ju femnat duhet me e pas si role model tani e tutje...ngriti nji shtet n'kom per teken e vet

 Hidrocentraliste mor vlla,te thyen koken ne lefta,ajoja ka ngrit Sales        moralin lene shtetin mo po se po.

Pa u mbeshtet nga burime te tjera ky lajmi i Gazetes Shqiptare eshte si lajm Bluetooth-i, krejtesisht i pabesueshem. GSh eshte me keq se mesatarja e gazetave Shqiptare per publikime lajmesh te genjeshterta, apo te shtremberuara.

para nja nente ose dhjete vjetesh, duke u kthy me avion qeveritar nga Moska, keshilltari i kancelarit te atekohshem te Gjermanise (s'po me vjen emri po e kam llafin per ate tipin qe punon te Gazpromi tani) na u zu me nje ushtar te bundeswehrit qe sherbente ne avion dhe e ofendoi. edhe kishte pas pi ca ky tipi. po meqe andej dardha e ka bishtin prapa, dhe jo si ne Atdhe ku dardha e ka bishtin ku ti boje trapi sules, ate burrin e detyrun me i kerku falje ushtarit dhe me dhone dhe doreheqjen. ja keshtu

 Schroeder

Kjo deputetja ka ngatru t'folmen e¨parlamentit me t'folmen jasht parlamentit .S'ka faj e shkreta çi nigjojn veshët e çi llap goja atje .

po qe se doni te verteten me thoni se jua tregoj une, se ketu qenka han shumica bejne palle me menje kam qene prezent dhe per mua e shoket e mi thote ky palla qe shkruan se erdhen trupat e gardes nga tirana (muhabet fol fol se dicka mbetet) kur ne ishim ne kosove e ndaluam kur ktheheshim per te mbrojtur nje femer ne rredhe te pare e pastaj dinjitetin e shtetit tone .Mos u lodhni shume se ata qe jane te specializuar per kete pune ju mjafton te shohin vetem kamerat e te kuptoujne te verteten per ate budallain me uniforme e pistolete ne dore qe na kercenoi jo vetem ne po edhe koleget e vet shqiptare te cilet vetem arme qe s kishin e spo thonin asgje .Nqs ai ka qene ne uck ti japin medalje levdate per kontributin  por jo ta mbrojne pa te drejte aty ku nuk i takon e te beje prape si kacak se kane kaluar 12 vjet e tani ata kane  nevoje per shtet e jo per gangstere

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).