Fuqia dhe ndikimi i shqiptarëve është rritur në mënyrë të qëndrueshme në perandorinë Otomane. Në Lindje, vetëm shpata komandon respektin popullor dhe ndikimin politik. Gjatë shekullit të kaluar, duke qenë se turbullirat e jeniçerëve u shtuan dhe vlera e tyre ushtarake ra, u rrit konsiderata dhe pushteti i shqiptarëve. Në çdo krahinë të Turqisë evropiane raca Otomane duket në rënie, si në kurajë edhe dhe në pasuri e numër. Shqiptarët kanë kapur kudo pushtetin ushtarak, kur ai ikte nga duart e turqve. Çdo pasha merrte roje e mercenarë shqiptarë, në pashallëkun e tij, me qëllim që të frikësonte pronarët e fuqishëm turq të tokave. Tendenca drejt centralizimit e qeverisë Otomane tashmë kishte filluar, edhe pse ajo kishte mbetur ende, pothuajse e padukshme në mes të anarkisë ekzistuese. Mercenarët shqiptarë u përdorën si mjete për avancimin e këtij centralizimi; dhe pushteti që ata arritën u bë edhe më i dukshëm se sa qëllimi për të cilin ata ishin të punësuar, madje edhe turqit, të cilët kishin ndikuar gjithmonë shijet dhe zakonet ushtarake, u bënë imitues të shqiptarëve. Në fillim të këtij shekulli, grekët nga dita në ditë trembeshin më pak nga turqit dhe më shumë nga shqiptarët.

 

Historia e Revolucionit Grek do të ishte dendësisht e panjohur po të mos i jepej rëndësi elementit shqiptar, mbushja e shoqërisë ushtarake e të cilit në perandorinë Otomane, është plotësisht e vlerësuar. Një shenjë e vogël, por e mrekullueshme e pozicionit të lartë që shqiptarët kishin fituar, tregohej nga adoptimi i përgjithshëm i veshjes së tyre. Megjithëse ishte ndjerë gjithmonë një antipati e fortë ndaj myslimanëve shqiptarëve nga turqit Otomanë, nga fundi i shekullit të kaluar ata filluan të kryejnë një homazh të pavullnetshëm ndaj reputacionit luftarak të mercenarëve shqiptarë. U bë asokohe, jo e pazakontë, në Greqi e Maqedoni, që të shihje fëmijët e osmanlinjve më madhështorë, të veshur në fustanella, ose linjën e bardhë të Toskëve. Më pas, kur Veli Pasha, djali i dytë i Aliut të Janinës, qeverisi Morenë, madje edhe grekët e rinj të sërës, guxuan ta marrin këtë veshje, veçanërisht kur udhëtonin, duke qenë se ajo u ofronte atyre mundësinë për të mbajtur armë.

 

Armëtarët dhe të krishterët grekë të punësuar si roje-policore, madje edhe në More, vishnin gjithashtu këtë fustanellë; por ishte fama e shqiptarëve – për reputacionin ushtarak në rënie të armëtarëve atëherë, dhe atij të Suliotëve në ngjitje – e cili i nxiti grekët modernë për ta miratuar fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Si pasojë e këtij admirimi të Shqiptarizmit, oborri i Mbretit Otho mori aspektin e tij melo-dramatik, dhe ndriti nën një imitacion veshje të pavlerë xhinglash të pasura dhe të shkëlqyera, që tërhoqën vëmendjen e Çajld Haroldit në galeritë e kështjellës së Tepelenës; por fustanella e basmës varet rreth këmbëve të grekëve si një këmishë nate prej letre, ndërsa fustanella e bardhë e Toskëve, e bërë nga një produkt i fortë amtar tezgjahu, bie si përthyerje e këndshme e një cohe antike.

 

Marrëdhëniet e shqiptarëve myslimanë dhe atyre të krishterë ishin shumë më miqësore se sa marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe turqve. Shqiptari, në dallim nga greku, e ndjen detyrimin kombëtar më të fortë se sa atë të fesë. Ndjenjat armiqësore me të cilat ai i  konsideronte Otomanët e kishin origjinën në tiraninë e pashallarëve turq dhe koprracisë së vojvodës turke, kadijve dhe mullahëve. Kundër shtypjes së këtyre të huajve, vendasit, qofshin myslimanë apo të krishterë, kishin vepruar për shumë breza në mënyrë të përbashkët.

[faqe 47-48]

 

George Finlay

“Historia e Revolucionit grek" [History of the Greek revolution, Volumi 1]

Botuar nga W.Blackwood and sons, 1861.

21 Komente

Hajde i fusim nje muhabet ballkance per me tregu se kush ishte gjyshi i gjyshit tim qe i kishte bolet me te medhaja te lagjes -i thone ketij artikulli pavlere! Sot na serviret faqa 356 dhe neser faqa 357 nga 100 000 faqe gjithsej te 1 libri nder 100 000 libra te ngjashem!?

 

 Liria e shtypit nuk do te thote konservim provincialiteti ballkanik e pasurim mitik por duhet te sherbeje per te demokratizuar shoqerine ne jeten e perditshme dhe sensibilizimin e shoqerise ne sherbim te nje jetese me te mire! Larg syte e veshet nga kesiso pacavuresh mesjetare tip ballkanik!!! Te ndertojme shoqerine moderne demokratike dhe jo te rindertojme shoqerine e shekujve te kaluar!

 

kev

Nuk eshte artikull, por pjese e nje libri te nje historiani dhe deshmimtari okular i luftes per pavaresi ne Greqi.

I papam je kevinjoni.

Jo vetem greket por edhe irlandezet i kane kopjuar fustanellat tona.

Po me fustanellen c'pate xhanem, c'te keqe te beri... Greket e kane kostum kombetar dhe ky libri (i shkruar par shume kohesh) ben nje lloj komenti mbi origjinen e veshjes. Nje cope e vogle historie eshte, dhe nuk eshte se po u marrim grekeve nderin me kete muhabet (sa per t'i hap pune vetes greket nuk kane nevoje per ndihme se e dh..jesin vete, me traplliqet e radhes).

Tani merr nje filxhan me caj kamomili dhe mos caj kaptine

Shnet

Nevrua

 

Pacavure?

Ok globalisto duhet te kesh parasysh me gjith demokratizimin tend se prape se prape shqiptaret aty e kan token ne ate shit Balkan, keshtu qe "when in Rome....."

 

Ti Kev je nga keta "neoshqiptaret" qe i ka vene kryq cdo vlere dhe virtyti kombetar per hir te "Evropjanizimit". Evropjanizimi nuk vjen duke shkaterruar cdo vlere kulturore kombetare.....Kjo quhet sado-mazokizem

Nihilizmy yt delirant eshte si puna e tij kameleonit qe ndyshon plotesisht ngjyren si pas ambjentit(por ti ke braktisur ngjyen origjinale pergjithmone)

 

 

A nation as a society forms a moral person, and every member of it is personally responsible for his society

 Thomas Jefferson

ouuu si paskam lexuar fare pergjigjet? paska ankesa shume!?

Lerini emocionet balkanike se nuk vlejne shume per miserjen e gjithanshme qe na karakterizon sot! Kur ne te permendim fustanellat, Greket mund te na mbyllin gojen me qytetet qe na themeluan, historite mitologjike qe mesohen sot ne mbare boten, me filozofine, me fillimin e demokracise, trashegimine e librave fetare, fjalet qe gjenden ne cdo fjalor te sotem dhe me kulturen qe i dhane botes mbare dhe qe sot mburren e i identifikojne me krenari te larte!

Ne shqipot duhet te pyesim veten se cfare pervetsuam nga e gjithe kjo? dhe cfare ndikimi me vlere kishim ne vete ne te gjitha keto fusha edhe pse jemi kufi me Greqine e Italine qe formuan civilizimin e sotem! Cfare duhet te thone Gjermanet, Anglezet e Francezet atehere qe influencuan dhe identifikohen sot me gati gjysmen e botes?

Kur ti permendim Grekut fustanin te mos harrojme se ata na mesuan te qendisim! Ta marresh hashiqarce fare! Jo se dua te ul krenarine tone por e verteta eshte se jemi skerbythje para tyre dhe nga xhelozia nisim ne kohen e internetit te flasim brockulla te natyres nacionaliste provincialo-pabuksish!!!

Merruni me ndonje zanat te hajrit dhe lerini krekosjen qesharake te analfabetit qe sapo ka mesuar te belbezoje shkronjat e para fillon e na meson historine e botes...!??

P.S. Ti qe ke cituar Thomas Jeferson, te keshilloj te lexosh se kur ka jetuar Thomasi dhe ne cfare kohe politike e ka thene kete dhe krahaso me kohen moderne te sotmen ku nacionalizmat qesharake jane relikte historike!

 Greket mund te na mbyllin gojen me qytetet qe na themeluan, historite mitologjike qe mesohen sot ne mbare boten, me filozofine, me fillimin e demokracise, trashegimine e librave fetare, fjalet qe gjenden ne cdo fjalor te sotem dhe me kulturen qe i dhane botes mbare dhe qe sot mburren e i identifikojne me krenari te larte!

 

Ka nje problem te vogel ketu, sepse te ashtequajturit greke te sotcem s'kane asgje te perbashket me ata "greket" qe i dhane botes kaq shume.

Ka nje problem te vogel ketu, sepse te ashtequajturit greke te sotcem s'kane asgje te perbashket me ata "greket" qe i dhane botes kaq shume.

 

Ashtu sic nuk kane edhe Shqiptaret asnje file lidhje me Iliret e motcem qe i duam per propagande identiteti aq shume. Sidomos kur krenohemi pas ca fustanellave te modifikuara qe as te shpien gjekundi pervec interesit sherrxhi tip ballkanik!

Ncuk, pohimi jot fatemiresisht nuk qendron.

Hajde i fusim nje muhabet ballkance per me tregu se kush ishte gjyshi i gjyshit tim qe i kishte bolet me te medhaja te lagjes -i thone ketij artikulli pavlere!

Te ndertojme shoqerine moderne demokratike dhe jo te rindertojme shoqerine e shekujve te kaluar!

Kev - cfare pate mer? Shoqeria e vertete demokratike (nqse ka vertet te tille) nuk ndertohet duke e hequr qafe historine e kaluar, por duke e pare ate (historine) drejt e ne sy me te mirat dhe te keqijat e saj ne pershtatje me periudhat historike!

Dmth qe te lahemi e te kullohemi me te kaluaren mos duhet te themi qe sot eshte dita e pare e muajit te pare te vitit te pare te historise se shqiptareve dhe kjo do te hapi rrugen drejt shoqerise se vertete demokratike sot!  Kjo perputhet me teorine e Tosit te LLubonjes "FillimNgaZero"! smiley

PS. Fakt interesant ky i fustanelles!

 Prurje qe ja vlen te studjohet. Por  si mund te na shkoje nder mendje se mund te keni "start" te nisur nga zero? Sa vete jeta histori, me te mbarat dhe te prapat, njeheresh dhe u dashka ti shuajme me ...gome ! Eshte diabolike

c't'i studiosh more? ky eshte fakt qe as greket nuk ta mohojne dot. mos bej sikur e ke degjuar per here te pare dhe te zuri ashtu, befasisht, te papergatitur. smiley

 Jo  Zot....e ke krejt te pa pertypur ate qe sapo thoni.Sot vuajme se kemi harruar gjerat e ditura, jo te panjohurat.Pse kush nuk e ka ditur ku eshte kufiri me grekun.Tek.... thana!Por a e pe sa kilometra  "u harruan" e ju bene paje dreqit?Te njohurat na zene ne befasi.. Per ato themi smileyreq, po ne kete e dinim mor i hengeshim temen, si na e ...futi keshtu greku...! Si na shpetovi ? E shikon? Ruaju nga... "e pasmja"(xheku merret dhe per prapanicen kjo si fjale, por dhe ate  duhet ta ruaje njeriu sot..barabar me kufirin.E di pse? Se Dora Bakojanis edhe pse femer, kur  na mori nje firme..ate dite te zeze, per te shkretin kufi, i tha Thoma Miços, ne konfidence, ...."Ja u futa shqiptareve...!" Na e fiti sa krahu, ne kembim te dergimit nga OSBE, te ati matufit austriak, Grossleshit ) e shkuara, e njohura qe harrohet, se te panjohurat dhe po nuk o njohe, perpara i ke. Mos e harro kete!

   Degjoma kete llaf! 

Ketu kam ca fakte(ne anglisht) nga libra te ndryshem ku theksojne se si u adoptua fustanlella Shqiptare(kleftis) si kostumi tradicjonal Grek

 

“We used to speak Albanian and call ourselves Romans, but then Winckelmann, Goethe, Victor Hugo, Delacroix, they all told us, ‘No, you are Hellenes, direct descendants of Plato and Socrates,’ and that did it. If a small, poor nation has such a burden put on its shoulders, it will never recover.”

NIKOS DIMOU


 

 

Fustanella

N. Panurgias

Hajde fustane manarezë*
Fustanellënë me fletë

Hajde fustanellënë me fletë
U ta ndreqa djalo vetë

Hajde fustane manarezë
Fustanellën me gazi*

Fustanellën me gazi
Vishe dil në magazi*

Hajde po kami manarezë
Po kamishënë me mëgë*

Hajde po kamishënë me mëgë
Ta stolisa u me këgë*

 

 

 

Lord Bajroni me kostum Shqiptar

[image]

[image]

 

[image]

[image]

[image]

[image]

 [image]

 

 

por fustanella e basmës varet rreth këmbëve të grekëve si një këmishë nate prej letre, ndërsa fustanella e bardhë e Toskëve, e bërë nga një produkt i fortë amtar tezgjahu, bie si përthyerje e këndshme e një cohe antike.

Fustanella

ndersa Konica do te thoshte: greket, per ta bere fustnellen e tyre te dukej ndryshe nga ajo e shqiptareve, e shkurtuan . e bene si minifund. e ç'burreruan ate...

ndersa opingave, u vune nje xhufke persiper... si te karagjozit...smiley

 Fustanella djema, eshte veshje karakteristike e toskeve dhe shqiptarve me poshte deri ne Peloponozi, shum e vjeter, me vone me ardhjen e otomanve, ne shum zona u zhduk dhe u zevendesua me nje veshje tjeter, me qillota, brekushe, tuta (por jo si keto te sotmet). Ne disa zona , fustanella e ruajt deri ne shekullin 20, e me pas u zevendesua me veshjen moderne qe perdoret dhe sot.  Greket, per hir te vertetes, duhet pranuar se e kan marre nga shqiptaret kete lloj veshje te vjeter. Dhe kete jo se e thone shqiptaret, por e thone dhe vete greket dhe te huajt qe e kane pare ato kohera. Kete gje nuk e pranojne vetem disa greke nacionaliste, megallomane dhe te semure nga mendja e kokes dhe egoizmi, ku nuk pranojne asgje shqiptare.

Historia ballkanike ka treguar se popujt e saj kane marre dhe dhene nga njeri-tjetri.  

 Kush  ka patur  rastin te  kthehet  per  nje dreke ne MANASTIRAQ(Athin ) bindet lehte se veshjet  e atyre qe sherbejne jane qe te  gjitha  karakteristike shqiptare.Eshte tradita e jone  per  servirjen e mishit ne hell....me fustanellat  dhe xhamadanet  e qindisur..E thone kete  vet greket....

Hahaha, ma kapni i cik kete citat te Finlay

The government which vanquished the faction of Kolokotrones was formed by a coalition of three parties: the Albanian shipowners of Hydra and Spetzas; the Greek primates of the Morea; and the Romeliot captains of armatoli. The chief authority was conceded to the Albanian shipowners; George Konduriottes of Hydra was elected president of Greece, and Botasses of Spetzas, vice-president. It is necessary to record the sad truth, that two more ignorant and incapable persons were never intrusted with the direction of a nation's affairs.

The Greeks are the most prejudiced of all Europeans when there is a question of the purity of the Hellenic race, and no people regards education with more favour; yet with all this nationality and pedantry they intrusted their public affairs, in a period of great difficulty, to two men who could not address them in the Greek language, and whose intellectual deficiencies prevented them from expressing their thoughts with clearness even in the corrupt Tosk dialect which they habitually used. The descendants of Pericles and Demosthenes submitted tamely to these aliens in civilisation and race, because they were orthodox and wealthy.

Edhe habitet Gjermeni pse Greku mori aq para borxh sa nuku ka ti laje tani

This is the dominant passion of every military class in Turkey, whether Greeks, Albanians, or Turks. The money poured into Greece by the loans suddenly created a demand for Albanian equipments. The bazaars of Tripolitza, Nauplia, Mesolonghi, and Athens were filled with gold-embroidered jackets, gilded yataghans, and silver-mounted pistols. Tailors came nocking to Greece from Joannina and Saloniki. Sabres, pistols, and long guns, richly mounted, were constantly passing through the Ionian Islands as articles of trade between Albania and the Morea. The arms and dress of an ordinary palikari, made in imitation of the garb of the Tosks of Southern Albania, often cost £50. Those of a chiliarch or aiu is?4. strategos, with the showy trappings for his horse, generally exceeded £300. These sums were obtained from the loans, and were abstracted from the service of the country.

Historianet greke ne te shumten e kane pranuar qe fustanella ishte veshje shqiptare.fustanella e ka bazen ne levizjen e kacakeve apo hajduteve te ballkanit e cila i ka fillesat e saj ne shqiperi.Kacaket shqiptare lane nam me metodat e tyre te grabitjes.ato u portretizuan nga folklori si robin Hudet e ballkanit dhe stili i veshjes se tyre u kopjua dhe nga vendet e tjera.Here u portretizuan si l luftetare lirie here si njerez qe ua merrnin te pasurve dhe ua jepnin te varferve [por ne pergjithesi ata ishin grabites te cilet sulmonin ata nga te cilet nuk kishin frike ose i gjenin me te dobet se veten.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).