Kur i kërkuam Celulës Bazë (kështu preferojnë ta quajnë veten tre bashkëpunëtorët) të shkruante diçka me humor për gjendjen politike shqiptare që karakterizoi 2010, nuk e bëmë pa një lloj ndjenje kurioziteti: Do të ishte analizë humoristike, kaledoiskop mediatik apo bejte ajo që kishin ndërmend të përgatisnin? Asnjëra prej tyre (por, pa dyshim, plot humor).


1.    

Ishte 2 pas mesnate kur Adili si u kthye nga qëndra e votimit, rrotulloi tre herë çelësin në derën e oborrit, shtyu llozin deri në fund dhe në errësirë lidhin kavon në rrotën e pasme të motorrit. U fut në shtëpi duke kollitur dhe u habit kur pa se gruaja po e priste zgjuar. Erdhe Adi? – e pyeti ajo. Jo – iu përgjigj Adili duke buzëqeshur. Qënke në qejf - vërejti gruaja. E si të mos jem? Sot i vumë vulën. U lodhe? Pak, por ama sikur u lehtësova ca. Leta zbuloi mëlçitë në pjatë, salcën e kosit dhe dy qepë të njoma. A votuan të gjithë? Këta të lagjes? Po, po. Po Beta? Edhe Beta. A ishte pispillosur pisanjosja? Fillove ti? E lashë, e lashë...

Leta iu ul pranë dhe përcillte me sy çdo kafshatë të burrit. Duket shumë i lumtur dhe cazë i lodhur mendoi. Si fëmijë. Ishalla i fiton partia e vet se kush e duron. Burri zgjati duart për të këputur një copë bukë. Ajo shtangu. Adi, ku e ke unazën? Adi?! I poshtër! Ku e ke unazën? E hoqe për Betën?

Adili çoi dorën tek xhepat. E largoi me rrëmbim. Pa duart. Vërtetë ku e kam unazën? – u drodh i gjithi.

2.

Hapi derën e zyrës. A është Kristaqi këtu? Kaçurrelsi e drejtoi për tek kafje matanë rrugës. Vrapoi aty. Gjeti Kristaqin dhe e tërhoqi veçmas. Kristo më ka pjellë belaja. Fol, - i tha tjetri. Më duket se më ka rënë unaza në kutinë e votimit kur po shtyja fletët. Tallesh, - tha tjetri. Më ka zënë belaja me Letën. Thotë se do më ndajë, se e kam hequr qëllimisht që të mos dukem i martuar. Si i bëhet mor vëlla? A e hapim dot kutinë? Tallesh? - i tha prapë tjetri. Ato i kemi dorëzuar me firmë e me vulë. Të pyes njëherë andej.

3.

Mbledhja ishte e nderë. Në korridor biseda arrinte me vonesë. Po çfarë unaze thua, ne nuk dimë ku na shkuan zgjedhjet. Po më dëgjo një minutë, ja me këtë sebep kërkojmë të hapen ato rrufjane. Pale ç’gjejmë, unazën e Adit, unazën e vogël a, të madhen a...

4.

Adili e pa konferencën për shtyp të përsëritur tetë herë në televizor. Në dhomën tjetër Leta po griste fotografitë. Lideri tha se duhej bërë transparenca. Se hallet e popullit e kishin burimin në ato kuti. Ato duheshin hapur. Adili pohonte me kokë.

5.

Gazetat rozë thonin se të dyja palët u takuan pas kuintave. Adili do të kishte dashur të dëgjonte se ç’thuhej por askush nuk kishte ditur t’i shpjegonte se ku ishin kuintat. Mori vesh se qenë acaruar keq. Gazetat thonin se ishin shkëmbyer sharje të ndërsjellta. Civilizimi juaj, kishte akuzuar njëra palë, ka për bazë çokollatën. Civilizimi ynë, ishte mbrojtur pala tjetër, ka bazë të fortë tek byreçkat trekëndore. Asnjëra palë nuk kishte lëshuar. As Leta nuk dukej se kishte ndërmend të lëshonte.

6.

Pas protestave që ngritën vendin nga mesi e poshtë, i erdhi rradha grevës së urisë. Adili ishte heroi i grevës. Kauza e tij ishte kauza e të gjithëve. Ndjehej mirë mes njerëzve që kujdeseshin për mbarëvajtjen e tij familjare. Do ta hapim kutinë, i thonin. E vërteta duhet të dalë në shesh. Askush nuk mund të mbajë peng të ardhmen tënde. Dhe këndonin: O ma ke gishtin, vasho për unaz-e / qe besa djalo, për unazë e kam-e / oooooo, hiqmu sherr o prej meje / se mi lujte mendt o prej kreje.

7.

Të enjten në darkë u mblodh qeveria. Ministri i financave tha se një zgjidhje e shpejtë mund të ishte zëvendësimi i vlerës monetare të unazës së qytetarit A. Kryeministri kundërshtoi. Unë i njoh ata, u mësua të ketë thënë. Pas dy ditësh do kemi dymijë kokrra kurvarësh që do pretendojnë se i kanë humbur unazat kutive. E gratë e gjora do u shkojnë pas. Ambasadorët e pranishëm pohuan kokëulur. Po pse gjithë floririn e shtetit për unaza do ta shkrijmë?! – pyeti triumfues kryeministri.

8.

U bë një vit që nga ajo ditë e mallkuar, mendoi Adili tek shihte veten në pasqyrë. Ishte thinjur shpejt por nuk ia bënte dora të rruhej. Kishte gjashtë muaj pa folur me gruan. Por duhej të rruhej, sepse e kishte thirrur lideri në zyrë. Madje duhej të nxitohej, por edhe të mos pritej nga nervozizmi. Kishte vetëm gjysëm ore kohë.

9.

Lideri e ftoi të ulej. E falënderoi për sakrificat që kishte bërë. I shpjegoi teknikalitetet që nuk e lejonin çështjen të lëvizte përpara. I shpjegoi sesi në instanca të larta dhe në distanca të largëta ishin unanim në mendimin që zhvillimi i vendit nuk duhej të ndalej, pavarësisht sakrificave. Gjërat kishin ndryshuar. Madje i tha ai, gjërat duhet të ndryshonin. I tha se partia i ofronte një drekë të paguar tek Krokodili vetë i dytë. Megjithatë, kishte shtuar lideri me babaxhanllëk, nuk je i pari që mund të martohesh përsëdyti.

10.

I dha motorrit me gjithë shpejtësinë e lejuar nga ligji. Kështu, i dukej se jeta përreth tij lëvizte më shpejt. Pa Letën në rrugë, i thirri dhe e ndaloi. I kërkoi të falur dhe i tha se kishte bërë gjithçka që mund të bënte një njeri për ta nxjerrë unazën e rënë në kuti të votimit. Madje për të ai do të kishte shkuar deri në Venecia, deri në Strasburg, deri në në Nju Jork. Edhe në pusetë të kishte rënë, me siguri do ta kishte gjetur. Se sidoqoftë, mut që mut kishte qëruar. Iu duk se ajo po i përpinte fjalët e tij dhe vendosi t’ia thotë copë.

Leta, dëgjo. - i tha. Ti mbase nuk e kupton që unë të dua prapë, edhe pse tani midis nesh qëndron Kushtetuta.

Edhe ndërkombëtarët na kuptojnë, belbëzoi Adili duke mos ditur çta bënte imazhin e vitheve si kutiçka të Letës që largohej. Edhe në mos hapej dot, ta kisha tundur njëherë kutinë me këto duar, se më mbetet peng. Se që ajo qe hera e fundit qe kam votuar, kjo u muarr vesh..vetvetoi vetmueshëm, duke hetuar me hezitim ullukun midis kutiçkave të gruas që ikte pa kthim...

Shënim i Peshkut: Foto vjedhur nga Getty Images.

25 Komente

5 yje nga une!

Gjeniale fare! Nuk ka menyre me te mire per te treguar se sa grotesk eshte realiteti politik ne Shqiperi!

Teknikalitetet!? Edhe pese yje te tjera vetem per kete fjale. smiley

Fh, trego shokët.

 nga imazhi i vitheve si kutiçka të Letës, si Dritëroi m'u duk. : D

 

Djema (copyright Pjeri) keni nje fuci vere (copyright po Pjeri) smiley.

flm, celula smiley.

Po unazen e ka Beta more i ururar....

 e imagjinoj si mund te dale nje metrazh i shkurter po qe se behet film. 10 skena me nga 1 minute maksimumi 2 minuta per skene fillon me skena me ngjyra te zbehta te cilat nga skena ne skene zbehen akoma me shume dhe ne fund me 16 gradient te grise vithet si kuticka qe tunden duke u larguar neper bulevard, dialogu shume i paket tip Kaurismaki dhe fytyra e Adilit qe degradon sic degradojne dhe ngjyrat e filmit,

Leta, dëgjo. - i tha. Ti mbase nuk e kupton që unë të dua prapë, edhe pse tani midis nesh qëndron Kushtetuta.

lol, 5*

Rrofshi, you made my day! smiley

Ja vlen ta lexosh 2 here smiley..

smiley "dora e paster" , sepse askush s'shkruan keshtu si tye ...smileyKendshem .

Pas protestave që ngritën vendin nga mesi e poshtë... e vetmja shprehje qe tregon se nuk kuptohet perse eshte menjanuar si personazh  bythvenesi mbi kutine .. po e shtoje sepse mendoj qe motivi keshtu si ka ardhe flet jo per Peshqit por per GjIF PopUllin veshderr , kuti e art dashes dhe se fundi levizes pa Vija .

Kutija nuk hapet ! Unaza nuk ka per te dale . Edhe sikur i pari vendit te urdheroj . Ketu jam une ... meditonte Horiu ( ose Chibiu ose cfaredo emri ) i emeruar roje byth-ules mbi vrimen e kutise  , me pishtar ne dore i gatshem ti vinte zjarrin fitilit qe zgjatohej nga mesi e poshte prej vrimes se rrefyesit dhe  armatoste lenden eksplozive , te mjaftueshme per te hedhur ne ere te gjithe .... lexonjesit e kesaj rrefenje te bukur !

Me like it... Nice!

Pas protestave që ngritën vendin nga mesi e poshtë

smiley  smiley  smiley

 

smiley 10*!

Eshte perpjekur me zor te krijoje nje dualizem mes sages se kutise se zgjedhjeve dhe gerricjeve bashkeshortore por meqe koncepti eshte kaq i qarte per te gjithe shkrimi e humb befasine apo risine, merreni si te doni.

Bukur bukur!

Kush jane antaret e celules baze?

Po si nuk te shkoi mendja ta shkruaje para zgjedhjeve o i paudhe kushedi si dilnin rezultatet ... se mos ishin zgjedhjet e para keto ....e ka thene Zef Deda qe ne kohen e kalifatit te hoxhes.....kunati i shokut Xhemal ...( i ka humb  nje buton arit shokut miku.... )

e madhe

 hahaha

Kutite nuk hapen ... do ja gjejme nje grua tjeter Adilit ... 

Meqenese ishte ne komision ...mos i ka rene unaza gabimisht te kutia e materjaleve zgjedhore.... lere ...lere ,se fillon kenga pastaj  ... """"Janines c`i pane syte.....""""" do beje dhe nje femije me Leten per inat te komshiut ...

Ndjehej mirë mes njerëzve që kujdeseshin për mbarëvajtjen e tij familjare. Do ta hapim kutinë, i thonin. E vërteta duhet të dalë në shesh. Askush nuk mund të mbajë peng të ardhmen tënde.

Berrry funny tregimi, dhe jes, sic thote hajdaramozi, nga menyra si eshte shkruar behet lehtesisht nje film i shkurter equally funny sa tregimi, vecse s'me pelqen varianti i tij me ngjyra dhe pamje te zbehta gjate gjithe kohes, por me dinamike, megjithese per nga vete permbajtja hija e humorit te zi do e shoqeroje gjate gjithe kohes, tip filmi pink panther ... apo s'koincidoka dhe ngjyra pink. smiley

Best shit in a long time ke peshku. E lexova dy here, nje here vetem nje here me Leten time.

Adili s'mund të ishte dhe tek qendra e votimit që ta shihte  Beta pa unazë dhe tek qendra e numurimit që të rrasalliste fletët me dorë .Tek njëra vetëm,celula bazë duhet ta zgjidhë sa më shpejt problemin .Adili e ka shit unazën se luan bingo kurse leta ka kohë që kërkon sebep për t'u ndarë se dhe i dashuri e ndau gruan .Nuk do plotsojmë ne punën e celulës bazë . Stili është i ngjashëm me atë të  lorenc Vangjeli; kopje apo ndikim ?

 Subjekt per Portokalline. smiley  

E modhe fare smiley

 

Ku mund te antarsohemi tek Celula Baze?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).