Nga: Mustafa Nano
1-Cila është ngjarja më e madhe në histori: rënia e murit të Berlinit apo rrëzimi i kullave binjake?
Për nga lartësia, kullat. Për nga gjatësia, muri.

2-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?
Nuk ka asnjë provë empirike dhe asnjë provë logjike a priori për ekzistencën e Zotit, sikurse nuk ka as për të kundërtën. Pra, arsyeja, njëlloj si mosarsyeja, është në pajtim edhe me ekzistencën e Tij, edhe me mosekzistencën e Tij apo të Saj? Pyetjen se a mund të jetë në gjininë femërore nuk e shtroj, për hir të korrektësisë politike, por ngaqë ashtu do t’i shkonte ndoshta më mirë sharjes “të… Zotin”, aq e përhapur këtu në Spanjën katolike sa edhe në Shqipërinë multikonfesionale.

3-Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër apo si të tjerat?
Përkthimet e Shekspirit nga Noli, përkthimi i “Don Kishotit” të parë nga Noli dhe i “Don Kishotit” të dytë nga Petro Zheji mjaftojnë për të hequr çdo dyshim se me shqipen mund të bëhen mrekullira. Natyrisht, për këtë duhen ditur ca sekrete të shqipes.

4-Njerëzit janë esencialisht të mirë apo janë esencialisht të këqij?
As njëra, as tjetra.

5-E kuptoni apo e qortoni merakun e shumë evropianëve lidhur me anëtarësimin e Turqisë në BE?
E kuptoj, por kjo nuk do të thotë se e përligj. Më duket i papërligjshëm ai kundërshtim që nuk niset nga shkeljet e të drejtave të njeriut në Turqi, por nga motive identitare. Në këtë rast është thjesht racizëm kulturor.

6-Harmonia ndërfetare në Shqipëri është një legjendë apo një realitet i bukur?
Një realitet i vyer, do të thosha. Nuk them “i bukur”, sepse ky epitet ngërthen një vetëkënaqësi që lidhet me anën qesharake të çdo nacionalizmi, ndërsa epiteti i “vyer” presupozon kuptimisht imperativin e përpjekjes për ta ruajtur atë realitet që është i tillë.

7-Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?
Di që shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës përbëjnë një komb të vetëm, por nuk di ç’do të thotë “unitet kulturor”. Ky togfjalësh enigmatik më kujton Sfinksin, qenie me fytyrë njeriu (“kultura”) dhe me kthetra bishe (“uniteti”).

8-Cili është njeriu më i rëndësishëm, numrin e të cilit e keni në phonebook?
Në këtë moment është numri i një miku që ka një sëmundje shumë të rëndë – një mik nga më të mirët, siç janë miqtë e burgut.

9-Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?
Mendoj se ngjarja që udhëhoqi Noli ka elemente edhe të grushtit të shtetit, edhe të revolucionit. Po vështirë të quhet “demokratik”.

10-Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë arritje të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?
Arritja më e madhe e diktaturës komuniste është se i bëri njerëzit të kuptojnë sa e keqe është diktatura komuniste.

11-Do të ishit dakord që fëmija juaj të merrte pjesë në lojën televizive Big Brother?
Big Brother është një nga kulmet e porkerisë televizive.

12-Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, me ndonjë organizatë tjetër apo do të qëndronit asnjanës?
E kishim fjalën te Big Brother-i... Po nejse, le të hidhemi në luftë: mendoj se do kisha dëshiruar një kompromis ndërmjet partizanëve, ballistëve, zogistëve dhe socialdemokratëve, madje mendoj se do ta dëshiroja edhe kur kjo të dukej e pamundur.

13-Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 është një gjest i qortueshëm apo i kuptueshëm?
Nuk është i qortueshëm. Por kjo përbën një çështje që meriton një refleksion më vete.

14-Shqiptarët e fituan pavarësinë më 1912-ën apo e patën dhuratë prej konjukturave ndërkombëtare?
E fituan, po sigurisht, jo vetëm “me forcat e veta” dhe jo “duke jetuar si në rrethim”.

15-Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit?
Botimi do të ishte një idiotësi e parrezikshme; më e rrezikshme do të ishte ta ndaloje ose ta digjje, siç ka bërë Hitleri me libra autorësh të tjerë.

16-Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?
Janë pesë njerëz: gruaja ime dhe fëmijët e mi. Natyrisht, janë më të rëndësishmit në një vështrim krejt vetjak. Dhe për mua fotografitë kanë vlerë pikërisht në këtë vështrim, si fiksime çastesh që kam ndarë me njerëz shumë të afërt.

17-Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?
Është një e vërtetë që e dimë të gjithë – ka qenë një katastrofë në çdo aspekt dhe në kuptimin e plotë të fjalës.

18-Ne shqiptarët jemi europianë me titull të plotë?
Pse jo?

19-Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do të donit të kishit qenë protagonist?
Në asnjërën.

20-Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do të kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?
Me tim atë.

21-Cili është libri që po lexoni?
Romani “Shekulli i dritave”, nga Aleho Karpentier.

22-Pse Shqipëria është tradicionalisht e fundit në përgjigje të zhvillimeve botërore e kontinentale?
Më saktë, ka qenë gjithmonë nga të vonuarat, por jo gjithmonë e fundit. Më interesante më duket, ndërkaq, të përpiqemi të kuptojmë atë narcisizëm identitar të frustruar apo të plagosur, prej “kombi të zgjedhur” apo “të veçantë”, që na bën gjithmonë të themi se gjithmonë jemi të fundit. Këto dy ndjesi, “kombi i veçantë” dhe “gjithmonë të fundit”, janë po aq të ndërkëmbyeshme sa ndjesia e superioritetit dhe ajo e inferioritetit në psikikën e njeriut.

23-Ç’është Atdheu?
Kolektivizim i lidhjeve sentimentale të individit me vendlindjen.

24-Keni frikë nga vdekja?
Jo tërë kohës.

25-Shyqyr apo sa keq që kemi internetin?
Edhe njëra, edhe tjetra, edhe asnjëra.

69 Komente

Arritja më e madhe e diktaturës komuniste është se i bëri njerëzit të kuptojnë sa e keqe është diktatura komuniste.

20-Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do të kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?

Me tim atë.

Edhe une do jepja 2 vjet jete per nja 15 minutsh me tim ate. Asgje nga ato qe me ka thene ai nuk me ka mbet pa dale. Doja qe Ai ta dinte kete.

ps. s'me rrihet pa e thene qe neper pyetje sikur rrjedh nje verdhe prej hurmash te papjekme. qe te rrudh. dicka prej mustafai.

Nje nga njerezit me te zgjuar - ne mos me i zgjuari - dhe me pozitivi prej atyre qe dolen prej atij "blloku" famekeq.

Pyetjet e kesaj interviste i kam shume siklet. Cudi qe s'ia ka thene njeri i afert M. Nanos, qe ky t'i rishikonte. Intervisten s'e lexoj dot per kete arsye.

Asgje nga ato qe me ka thene ai nuk me ka mbet pa dale. Doja qe Ai ta dinte kete.

???????nuk di si ta mare kete fraze: si mohuese, pra qe te gjitha gjerat qe ti ka thene nuk kane dale, apo pohuese, qe te gjitha gjerat i ka gjetur?

 

i kane dale te gjitha.

vetem per nji gje pelqej alin kurtin, se i jep ajer te ri diskutimeve ne Kosove.

Neve ngelen tuj fol per enverin, mehmetin, ramizin, leka meksin, gramozin, azemin, shinasiun e shinaleshin. imagjino , ne merremi hala me intervista te Eduard Selamit, me libra te Meksit a te Meros ,brrrrrrrrrrrrrrrrrr

grrrrrrrrrrrrrrrrr

Tos Baxhaku pse ska shkrrujt mo nai gje kto kohe ? Apo si keni sjelle ne peshk ?

Lëreni Mustafain... ka gjet rehat me site-in e vet. Flet si i do qejfi, shkruan ça i do qejfi, përkthen si i do qejfi. Edhe fjalën humor e shkruan humour-i.

Dmth të jep të dhëna se si do e shqiptonte.

 

Po ja mo Oranje, lexon pyetje-pergjigjen e pare, c'te lexosh:

1-Cila është ngjarja më e madhe në histori: rënia e murit të Berlinit apo rrëzimi i kullave binjake?
Për nga lartësia, kullat. Për nga gjatësia, muri.

Dmth nuk di ne te vjellesh me pare nga pyetja, apo nga tentativa e B. Shehut per te qene interesant. Te gjitha pyetjet ashtu jane, kerkojne ndonje te gjitheditur (80+ vjec), ndonje zen master, ose ndonje klloun cirku. Dhe te intervistuarit e shkrete perpiqen t'i luajne te treja rolet njeheresh.

Mbase ma kanë fajin mustaqet që s'kam, të cilat e bënë ironinë të s'duket.

Po përveç sjelljes pak si levantin, Mustafai stands tall për mendimin tim.

Psh kjo intervista, hiq efektet speciale të mënyrës së artikulimit, bashkë me sforcon në përgjigjet, është mjet i mirë për të kuptuar të intervistuarin. Mustafai psh, ka kapur disa pika kyçe në histori dhe ideologji apo bindje fetare, të cilat ndihmojnë për të konturuar të intervistuarin. Qënia jonë si shqiptarë, është e përbërë nga disa pika "kritike", në bazë të të cilave është ndërtuar gjithë identiteti. Kështu Mustafai ka bërë mirë që i ka kapur.

Kjo intervista nuk është gjë tjetër veç zëvendësim më "civil" i pyetjes: I kuja je ti të keqen?

ironia kuptohej sigurisht, po mua s'po me dilte e keqja (te merkurave sec me hyjne ca xhinde) prandaj vazhdova te kerkoja mbeshtetje smiley.

po pra, po i pret mustafai ne pikat anatomike!

psh pse nuk pyet: stalinin e vrane apo vdiq nga shkaqe natyrore? cila eshte ura me e bukur e epokes moderne? beson te besnikeria bashkeshortore? kush ishte burre me i mire, faik konica apo fan noli? cili eshte roli i kinematografise ne kohen tone? po juli pse nuk ka mustaqe?

Sure I can play along, të heqim mallkimin e të mërkurës në darkë.

Hej, po nuk të duket prej komenteve se i kemi kapur Mustafain dhe Bashkimin në një moment disi intim? smiley

 

 Kush është më i mirë hitleri apo Stalini ,sala apo fatosi ;kush është më i dobishëm shiu apo bora;  je për duhanin apo hashishin ;për pordh apo fenë .Shtyn kohën dhe paguhet dhe muçi .

 I ati i tij fatkeqesisht ishte  komunist por ka qene kryeministri me i zoti  qe ka patur shqiperia.

A ka mundesi te mos fillohet me keto vleresimet e te mirave dhe te keqijave te byrose politike, ju lutem?

I ati i tij fatkeqesisht ishte  komunist

???????? pse paska qene fatkeqesi te ishte komunist? Ne vitet 20 deri ne 45 te shekullit te kaluar gjysma e popullsise se  europes perendimore ishte perkrahese e ideologjise komuniste, pra ishte nje ryme ideologjike qe kishte gjetur teren te bollshem per tu zhvilluar. Te "infektoheshe" ne ate kohe me ideologjine komuniste ishte dicka perparimtare apo moderne, pak a shume (nese mund te behet nje krahasim i tille) si brezi i viteve 70-te qe perqafuan/dashuruan fenomenin beatles. 

 Ajo eshte e vertete por koha tregoi se komunizmi ishte rruge pa krye.Megjithate Shehut i duhet njohur merita se vuri rregull e qetesi ne popullin me anarkik te Europes.Zor se mund te dale ndonje shtetar tjeter t'i veje shqiptaret talim tu jape nga nje lopate ne dore e ti beje te ndertojne dicka per vendin e tyre.Vendi  ende po mbahet me veprat energjitike te ndertuara ne kohe te tij.Shqiperia gjate ketyre 20 vjeteve ka marre pothuaj 4 miliarde dollare borxh pothuaj sa ndihma kineze e viteve 60-70 dhe ka shume pak vepra publike per te justifikuar gjithe kete borxh te madh.E vetmja gje per tu mburrur gjate ketyre 20 vjeteve eshte autostrada rreshen kalimash e cila po paraqitet si mrekullia e 8te e botes  megjithese shqiptaret 30-40 vjet me pare me teknologji shume me te prapambeture ndertonin diga nga me te lartat e europes .

ti harron se ato vepra u ndertuan duke shfrytzu krahun e te burgosurve, te "vullnetarve" dhe te atyre qe paguheshin sa me ble 2 buke/ dite.
Nqse endrron prape te njejten gje, te sugjeroj me e pa nga plani personal, dmth, a je ti vete gati ta vesh veten ne rolin e atyre qe i ndertuan ato vepra dhe sot ankohen se shteti ja u futi sa krahu?

Per kuriozitet di gje sa paguheshin ata qe ndertuan mrekullite e botes se "qyteteruar"? Perse fakti qe veprat e diktatures u ndertuan nga pune vullnetare apo nga te burgosur na ben ti vleresojme me pak? Une mendoj qe pikerisht per kete nuk duhej te shkaterroheshin dhe respekti duhet te ishte me i madh.

Iris, sigurisht qe une jam kunder cdo shkatrrimi te pajustifikuar po kjo nuk ka lidhje me ate qe thashe. Ajo qe desha te thosha eshte se regjimet totalitare kane qene te afta te mobilizojne forca te medha (vecse kryesisht me pahir sepse ka pasur mes tyre dhe idealiste); individi shifet ne funksion te qellimit madhor te regjimit dhe i lihet pak ose aspak hapsire nevojave te tij.
Para 2 ditesh pashe nji dokumentar per ndertimin e metrose se Moskes perpara L2B. Ish ndertuar kryesisht me vare dhe kazma - u tha aty, dmth. pa perdor teknologji...kishin humbur jeten qindra njerez duke germuar tunele, pra ne kushte cnjerezore e megjithate kjo ishte nje prej veprave me te arrira qe i ka rezistu kohes dhe eshte edhe sot nje prej metrove me unike ne bote. Prandaj dhe pyetja ime retorike.

Nuk me duket se po c'vlereson njeri "veprat" (ende ky emer?) qe u bene gjate diktatures, por menyren si u ndertuan. shoq qe br3dharaku e dha nje pergjigje me poshte me shembull metrone e Moskes. Po ashtu, pse eshte "mrekulli" e botes dicka e bere me pune sklleverish, bukuria sikur s'e arsyeton vuatjen apo jo? Apo themi "pune e madhe se u vrane ca, te pakten ne te tjeret kemi kenaqesine te kundrojme kete mrekulli".

 Une nuk do ta beja apo nuk do ta perballoja ate sakrifice qe beri brezi perpara nesh per te ndertuar vendin.E mira kryesore pothuaj e vetme e 20 vjeteve qe kaluan eshte se nuk pse ta kalosh rinine ne mes te maleve ne kantiere te largeta por ia mbath nga syte kembet ne kerkim te fatit tend.Ne fund te fundit njeriu eshte qenie qe kerkon lumturine e vet dhe mund te punoje per te tjeret vetem per njefare kohe.Pasi e kemi pohuar kete duhet thene se nje pjese e vogel e atyre qe punuan per ndertimin e veprave te ndryshme ishin te burgosur.Pjesa derrmuese ishin njerez idealiste e patriote qe kishin deshire ta shihnin vendin e tyre te perparuar.Sistemi ne te cilin ata punuan provoi te ishte i deshtuar dhe u dha fare pak ne shkembim te asaj pune te madhe qe kishin bere megjithate perpjekjet dhe sakrificat qe ata bene per vendin ishin te sinqerta dhe nuk e meritonin ate perbuzje dhe mosrespekt te pas viteve 90.Shembull eshte psh trajtimi i prof Farudin Hoxhes. E futen  ne burg , ia shane e peshtyne gjithcka kishte bere."kena ba hidrocentrale qe s'i mbush as lumi i Nilit..' deklaronte atehere i ndjeri A Hajdari.Keto permbytje qe shohim jane nje kujtese se te pakten atij dhe te tjereve duhet tu kishim then "falleminderit" e te vazhdonim ne punen tone.

dakort po c'me duhet mua se c'ka thene Azemi apo naj pijanec tjeter?! ca po kerkon me justifiku me ket?
Ky glorifikimi i asaj cka u ndertua ne 50 vjet mua m'le pak te corodit sepse me ket llogjike, ish BS dhe pergjithsisht ish vendet e lindjes nuk kane asgje per t'u penduar; perkundrazi, qytetaret e tyne kane qene mjaft me te lire dhe me nji mireqenie relativisht me t'mire sesa e jona nderkohe qe ne ndertonim metalurgjike dhe ishim kthy ne nji objekt "zilie" per te tjeret. Per F. Hoxhen e te tjere si ai kam respekt jo sepse kane sakrifiku me shume sesa te tjeret (sepse kjo nuk qendron) por me shume sepse vlersoj qendrimin realist qe kane mbajtur kto 2 vjet sa here eshte diskutu puna e tyre. Nje gje eshte respekti per punen sado modeste qe kane kry dhe tjeter vlersimi me superlativa a thu se kane zbrit ne hene. Nuk ka njeri qe nuk di se ato ndertime u bene nen mbikqyrjen e ruseve e kinezeve packa se u reklamuan si teresisht mbeshtetur mbi forcat tona. Nqse pati nji gje qe zhvillimet demografike te 20 viteve te fundit nxorren ne dukje, ishin paaftesia e infrastruktures tone me perballu zhvillimin qe kerkohej...sistem rrugor e hekurudhor tejet primitive; ai energjitik i perllogarit per 1 radio e tv per familje etj

1-Cila është ngjarja më e madhe në histori: rënia e murit të Berlinit apo rrëzimi i kullave binjake?

Për nga lartësia, kullat. Për nga gjatësia, muri.

me sa duket  e ka kuptuar qe ne fillim se cfare e priste ne kete interviste, lol

Me pelqyen pergjigjet sintetike (s'po them pertace se duket qe s'jane). E kam bere ne plan  te lexoj dicka nga letersia e Shehut; ndonje sugjerim se cili eshte libri me i mire i tij? Finisterre me duket se e ka permendur ca kohe me pare me fjale te mira ...

 - Hajde pyetje, hajde!

- Hajde pergjigje, hajde!

 

 25-Shyqyr apo sa keq që kemi internetin?
Edhe njëra, edhe tjetra, edhe asnjëra.

pse, 'pse jo?' si ju duket si pergjigje?

do te mendoje qe b. shehu ka bere nje kurs te pershpejtuar komunikimi ne top albania radio.

 Mua me vjen keq qe nuk e ka pyetur edhe per therrmijat kuantike, shanset e jetes inteligjente ne univers dhe si behet byreku me molle.

Peace on earth te gjithe komentuesve ne kete teme.

te vjen keq? mua me vjen cudi; ajo e alieneve nuk e imagjinoj dot si ka shpetuar pa u futur.

se s'du me prish ndjesine e paqes smiley ohmmmmmmmmm

me shume shanse do kishte ajo e byrekut me molle se sa ajo e alieneve, lol 

 

ndoshta, se ajo do te ishte edhe perkthim ibomvet i 'apple pie', shume alla m. nano.

spiritus mbyll nje sy e nje vesh te lutmi smiley

mua me beri per te qeshur aty kur ky e pyet ne cilen ngjarje te historise do doje te ishe prezent, edhe ky i thot ne asnjeren.. demek "me cave trapin me kto pyetje pa-lidhje".

Pyetjet as mua nuk me pelqyen, por ajo eshte tjeter ceshtje. Pergjigjet ishin ne nje nivel tjeter. Sikur e maskonin paksa cektesine e pyetjeve, apo jo?

 intervista eshte standart. jane intervistuar disa personazhe publike dhe mund te krahasohen pergjigjet, qasjet . Ka qe i marrin pyetjet kallup me naivitet, ka pergjigje inteligjente.

1.I jepni vetes ndonjeher shansin per t`u mos u bere etaloni mates i botes o njerez.

2. Psikologjia e kopese nuk eshte shenje  e mire. smiley

 

spiritus, edhe ti mund ta pyesesh veten nese tregon dicka fakti qe njerez shume te ndryshem kane probleme me standardin e mustafait.

pyetjet vrasin lart dhe ne te gjitha drejtimet, nje bresheri shitmendjeje e rralle. une nuk di kush mund t'iu pergjigjet atyre pa u sikletos i teri. ndoshta vetem nje megaloman.

nje bresheri shitmendjeje e rralle

ta kom zili artikulimin! e sakte si standard banknotash. per mu psh, kjo qe ke shpreh me nolt do ishte "a fart in a very general direction". nyja joshquese te shqiptohet "ej".

nyja joshquese te shqiptohet "ej".

për nyjen e parë vetëm do e kesh fjalën besoj.

gjynaf qe me levdove per nje shprehje 'negative' smiley. sa per monti pajthënin, shprehjet e tyre jane legjendare; vetem ca bashkepeshkas poete te lezetojne aq shume, sepse dhe ne gjuhen e nenes. kjo e fartit eshte icik me ere smiley po sdq ku monti ku robi smiley.

Habitem, ku eshte megalomania ktu. Shikoi pyetjet. Nje pjese adreson ceshtje te debatueshme, madje edhe ketu ne akademine e peshkut. 

Mustafai eshte brenda standartit te gazetarise shqiptare. Majen e publicistikes kemi Lubonjen por edhe me ate ti ke probleme smiley Dhe pastaj?

 

oohhhhmmmmm....

po ti mbaje veten mer burr i dheut, me terpe andej, me pasthirma ketej.  S'bo robi kshu smiley.

spiritus, mos ua perto, s'guxo njeriu te intervistohet se e gjen belaja.

 Keta i vune te dy ne kriq.Nuk u muar vesh kush ishte Krishti e kush ai i keqi mo, si e ka emrin smiley

Une po i qaja hallin Krishtit n'fakt smiley.

Ndersa intervistuesi (meqe pat merak square) si bicim snapshots i ka bere keto pyetjet.  Si pa lidhje, por interesorante. Tak-fak e ka shkrep, edhe vazhdonte tek peisazhi tjeter.

Sec ka qene nje rubrike qemoti "kuriozitete nga jeta" ne mos gaboj.  Ashtu me ngjavi smiley.

Ashtu me ngjavi Big Grin.

deja vu? Tongue

se po e teproj pak me duket, but there is something about Mustafa ... that makes him an easy target... sec ka nje element argetues qe per mendimin tim eshte gje e mire

deja smiley.

Pa teprime, ideja e "easy targeting" nuk me rri mire.  Ne ka ndonje dimension tjeter Nano qe verteton kete vezhgimin tend, psh ne mediat televizive ku une nuk e kam ndjekur, tjeter gje.

Ama sa per fjalen e shkruar, une e marr "one at a time."

Mire ben, sic bej dhe une kur ia lexoj shkrimet nje nga nje e deri ne fund, mirepo eshte shume emocional, i vrullshem dhe ne kerkim te zgjidhjeve te shpejta/perfundimtare. S'e di sa dakord je?

 dhe te intervistoje dmth ... Big Grin

Shikoi pyetjet. Nje pjese adreson ceshtje te debatueshme, madje edhe ketu ne akademine e peshkut.

smiley

Do t'i kene patur minutat te numeruara qe te dy. Problemi eshte qe lexuesi ka me shume kohe nga c'paskan patur keta.

finis behet fjale per nje pyetesor 'mëmë' si rezymeja kryesore e robit, nje qe mund t'ia jape dhe vjehrrit dhe te ndjehet rehat.

plus kam pershtypjen qe pergjigjet s'jane atyperaty, sepse eshte interviste me shkrim... dhe prandaj mos me bej te lexoj e te qaj edhe per pergjigjet 'mëmë'.

pergjigjet jane bija smiley dhe per to qahet me kollaj smiley

p.s. Ka Marzullo, nje moment magjik smiley me te ftuarit e tij kur thote: "Bejini vetes nje pyetje dhe jepni pergjigjen".

u, u , shif si thotë te kjo pytja:

-Ju duket me e çuditshme qe Papa bekoi perdorimin e prezervativit apo qe Jul Hassanxhi-un e futen mrena se nuk e perdori atë? 

Ah, se harrova. Ketu ka nje gabim konceptual:

"Nuk ka ... asnjë provë logjike a priori për ekzistencën e Zotit..."

 

spiritus, po pse me detyron, c'te kam bere.. po shkurtimisht:

1-ngjarja më e madhe në histori

pervecse e formuluar keq (duhej 'ngjarje me e madhe' se s'besoj qe ato dy te cituarat t'i konsideroje njeri me te medhajat e historise), eshte pyetje shume e cuditshme, ngjarjet jane shume te aferta dhe sidomos kjo e fundit s'i ka dhene tamam rezultatet. eshte pyetje qe te ben te shpresosh se te tjerat do te jene me te pergjigjshme.

2-Zoti

ndonje me te veshtire nuk kishe?

3-Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër apo si të tjerat

si shkrimtar qe eshte edhe kuptohet pyetja, por ne pergjithesi pikepyetja mbi vleren e nje gjuhe me duket e tejkaluar nga shkenca perkatese.

4-Njerëzit janë esencialisht

ja dhe nje tjeter per konfucin

5-anëtarësimin e Turqisë në BE?

ketu duhet me njof be-ne, turqine, dhe procesin e zgjerimit te be-se.

6-Harmonia ndërfetare

tani po, hyme tek identiteti kombetar dhe narrativa, madje me pak integrim evropian brenda po ta shohesh me mire. dakort, me jep ca statistika te mira, ca etnografi, me ler dhe 2 vjet kohe te bej kerkime te hollesishme dhe me pyet prape, po garanci s'te jap

7-unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?

cfare eshte kjo, pyetje retorike? unitet te qarte kulturor?

8-njeriu më i rëndësishëm

#1

9-Fan Noli

dhe njehere o per historine

i ziu b. shehu ku t'i gjeje burimet sekondare te besueshme per kete. ku jane njehere, se me interesojne dhe mua.

10-arritje të diktaturës komuniste

dhe njehere o per historine

vertet, c'mund te jete ndonje gje e mire e bere ne 45 vjet histori ne shekullin me modernizues te botes? veshtire, shume veshtire.

12-me partizanët, me Ballin Kombëtar, me ndonjë organizatë tjetër

dhe njehere o per historine

spiritus kur ishim femije ishte nje loje me partizane dhe me balliste, duhej zgjedhur..

13-Largimi i Ahmet Zogut

dhe njehere o per historine

edhe per kete priten referenca te mira

14-fituan pavarësinë më 1912-ën apo e patën dhuratë

dhe njehere o per historine

dhurate? "it depends on what your definition of the word 'is' is" do te thoshte bill klintoni.

15-të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf”

jetojme ne periudhen e inkuizicionit dhe une s'e kam kuptuar?

16-njeriu më i rëndësishëm

#2

17-në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997

dhe njehere o per historine (bashkekohore)

ne te vertete?? imagjino po te lexoj te gjitha pergjigjet e te gjitha intervistave te nanos, sa te verteta do te di

18-jemi europianë me titull të plotë?

dhe njehere o per identitetin

per kete teme analet jane hapur dhe mbyllur me debatin kadare-qose, s'na ka ngel me gje pa thene.

19-ngjarje të madhe të historisë botërore ... protagonist

s'pres te pergjigjet njeri qe do te kishte dashur te ishte napoleoni, apo fdr-i, ajo churchilli, s'mundet dot robi te pretendoje kaq shume.

22-Shqipëria është tradicionalisht e fundit

nano ketu e ke ... komplet

11, 20, 21 23, 24, 25 jane ok.

Jalla, cupeee mos te te rente Barbara Walters ne dore smiley.

Shyqyr qe i re shkurt smiley

WOW! Edhe mu që më gënjente mendja se mund të excorcise the curse of Thursday evening. God damnit, that Thor's hammer is heavy.

 

 

 Ja pra , ju dorezove tundimit per tu veteintervistuar sipas standartit Nano smiley

Me vjen keq qe je lodh duke i marre me radhe sepse eshte e pa nevojshme. 

Pyetjet thjesht nxisin nje perceptim .S ka nevoj as per statistika dhe as per enciklopedi.

Ca me bere Tropizma, ora 2.00 smiley

oo, ti qenke ne humor me destruktiv se une me duket. e lashe, terhiqem, peace out smiley

Nqftse mund te behet ndonje analogji per pyetjet e Mustafait, do ishte dicka e tille:

Pyetjet e Mucit jane si ato cantat LV fallco por nga ato falsifikimet te cilesise me te larte, qe arrine te mashtrojne nje pjese e madhe njerzish, por jo vezhguesit e kujdesshem.  Pergjigjet e Shehut nga ana tjeter jane ofertat ndaj shitesit te ketyre cantave qe ben vezhguesi i kujdesshem sa per te tallur b..... e per te argetuar veten duke e bere shitesin te mendoje se ai me vertet e ka ngrene se cantat jane origjinale.

Pershtypja e pare se intervista eshte e stisur, si e sajuar ne studio montazhi..

Ndoshta Muci mendon te beje ate hap cilesor, nga intervistat Fotografike qe Zhvillonte te Dejavu, emisioni i vet televizi. Hapin e ka bere pak me te madh sesa duhet, me sa duket..Gjithsesi nuk eshte e palexueshme..

Respekt vetem per vuajtjet dhe tmerrin qe pa ai dhe familja e tij.Per kusurin flet shume e nuk thote asgje,pseudointelektual.I ati e familja e tij ishin promovuesit ,mbeshtetesit e pse jo ata qe krijuan gjithe tmerrin shqipatar.Fundi trafgjik i familjes eshte ekzktesisht ne rrjedhen normale te diktatures komuniste.Zot m'fal ,i ati ishte perbindsh...

ps.ne kete moshe i ngjaka shume te atit

Pse nuk hapni një faqe ku  gjithëkush  ti përgjigjet pyetjeve të Muçit do të shihni se asnjë pyetje (përgjigje ) nuk ju vë në siklet qofshin dhe të sinqerta (të hapura ) Pyetje që s'të venë në siklet edhe kur mund të gënjesh .Provojeni !

 Mire por ne nje pike  nuk mbetem dakort me Bashkimin.Femija ka tre stade ku ai mendon dhe gjykon apo voereson babain.

 Nga sa  nis te mendoje deri 17-18 vjeç, mendon se babai i tij eshte..... me i mençuiri, me i dituri dhe me trimi ne bote.

 

Nga ky stad i moshes se tij gjer ne 30-35 vjeç, mendon se babai i vet ja ka keputur kot ne jete, me ato qe ai i ke thene.

Pas kesaj moshe  nis e  ze vehten ne faj: Ah qe nuk kam degjuar babain -thote

 Mark twain ka nje thenie:Kur isha 14 vjec mendoja se im ate nuk merrte vesh fare nga dynjaja.Kur u bera 21 vjec u habita sa shume ishte mencuruar plaku im ne 7 vjet.

 me sa kuptova nga intervista, ky Bashkimi jetoka ne Spanje. Kujtoja se jetonte ne Shqiperi. 

 Ne spanje , pjer dhe si mos me mire. merr nje pension te madh meqe i jati ka luftuar ne spanje. pervec cfare fiton vet.

Me pelqeu vecanerisht pjesa e pare e intervistes ku Bashkimi i tregon Mustafait pak a shume gabimet ne pyetjet e tij..

Lira,

ke i 10% nga une nese me sqaro pak mbi ato pensionet smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).