Zbulimi i një bakteri që shfrytëzon arsenikun për të mbijetuar bindi NASA-ën për ekzistencën e jetës në planete të tjerë me atmosferë ndryshe nga planeti ynë.

“Zbulimi astrobiologjik” u krye në thellësitë e pasura me arsenik të liqenit Mono në Parkun Kombëtar të Josemites në Kaliforni.

“Shfrytëzimi i arsenikut në metabolizmin e këtyre gjallesave tregon se ekziston jeta në format e tjera, ndryshe nga ato që njohim ne. Janë alienë, alienë që ndoshta ndajnë të njëjtin ambient me ne”, deklaron astrobiologu Levis Dartnell nga Qendra për Kërkimet Planetare në Londër.

NASA njofton se rezultatet e kërkimit do të publikohen sot në një konferencë për shtyp me temën: “Një zbulim i astrobiologjisë që do të ketë ndikim për të provuar jetën jashtëtokësore”.

23 Komente

Si shumë po e na servirin çështjen e jashtëtoksorëve këto kohët e fundit, nuk ju duket kështu?

Në fillim deklarimi i Papës që nuk përjashtohet se ka jetë inteligjente në Univers, përveç nesh dhe madje që disa prej tyre të mos e njohin mëkatin themeltar (me një fjalë, nuk e njohin të mirën dhe të keqen, janë në integritet të plotë dhe në paqe me veten e të tjerët, ose thënë ndryshe me fjalë ezoterike: janë në unitet, dhe jo në dualitet si ne toksorët). Papa tha se këta janë bijtë e Zotit nqs ekzistojnë dhe se do ishte mjaft i nderuar edhe t'i bekonte si të krishterë.

Pastaj çudia e rradhës: OKB-ja që cakton një astrofizikante malajzeze si ambasadore e Tokës në rast se ndonjë dite do të përballeshim me alienët. Hmmm... pyetja e natyrshme që shtrohej ishte çne tani? Dhe OKB-ja që përgjigjet se zbulimet e ekzoplaneteve të reja nga NASA n'a japin të besojmë më shumë në një kontakt të parë me jashtë-toksorë. A thua se para se NASA të zbulonte ekzistencën e këtyre planeteve, këto planete nuk ekzistonin. Si dhe a thua se nqs ka jetë inteligjente në këto planete, tani që NASA i zbuloi, këta inteligjentët do hyjnë në kontakt me ne (çuditërisht nuk e paskan bërë më përpara, pse?). Po sigurisht, OKB-ja nuk harroi t'ia fuste vetes e të thoshte që  edhe sikur të kemi një kontakt të parë me jetë jashtë-toksore, kjo me siguri do jetë në forme bakterjeje... Hmmm... Dmth, na duhet një ambasador për të komunikuar me bakterjet jashtë-toksore. Shumë e bukur kjo. 

E treta, një reklamë me një mesazh shumë subtil në BBC, shiheni këtu poshtë. http://www.youtube.com/watch?v=3OT5jQCaM8Y

Tani, konferenca e NASA-s...

Të presim se çfarë do n'a thuhet së shpejti. Por për mendimin tim, u jap 3 muaj kohë para se të merret vesh në gjithë botën që alienët kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe që kjo gjë dihej prej kohësh.

 

 

smiley

"Do I have to avoid aliens at the supermarket?..." Lol

Sic thote kamfora, Papa, OKB-ja dhe NASA brenda 3 muajve do pranojne qe dikur te tre bashke kane perdhunuar nje aliene qe hante arsenik dhe punonte si zedhenese. Kjo do zgjidhe shume gjera per boten, si p.sh. (1) do sherohen gjithe semundjet njerezore per te cilat alienet i kane gati recetat (2) do vije paqja ne toke kur njerzit ta kuptojne qe dhe papes i punon (3) et me ne fund to shkoje ne shpi dhe prinderit e tij do na shperblejne me nje solucion qe ta rrit 3 deri 13 cm me shume

... dhe miss universit do ti duhet te zgjedhe midis urimeve/pergjigjjeve te pytjes se fundit standarde 1. per nje bote pa semundje 2. per paqe mbi toke dhe 3. per 13 cm me shume smiley

pikerisht. vecse, fatkeqsisht, ajo do ta kete fjalen per 13 cm mjeker smiley

po dhelpra, ne te ardhmen, kur shumica e njerzve te kene bere seks me keta alienet arsenik-ngrenes, femrat do kene mjekra dhe mustaqe si kjo ketu. :O

prandaj, mos beni seks me alienet, pavaresisht sa tunduese mund tju duket!

Arseniku njihet per katasrofen ekologjike te Bangladeshit -> pasoje e "revolucionit bujqesor anglez" qe me uljen e pasqyres freatike te ujrave nentokesore shkaktoi oksidimin e formave te reduktuara te arsenikut duke e bere ate "bioavailable" - kjo shkaktoi helmimin e nje pjese te madhe te popullates atje. Pra arseniku (simboli kimik As) eshte nje helm per "jeten" (aeorbike, me baze oksigjen si prites - acceptor - fundor te elektroneve ne kaskaden e clirimit te energjise ne forma te perdorshme ne reaksionet biokimike, ne trajten e konservim-clirimit te fosforit ne molekulat organike te adenozinetri ose bi fosfatit ATP-ADP); nderkaq forma jete me elemente komshinj te oksigjenit ne tabelen periodke te elementeve si akceptore elektronesh dhe me perdorim te energjise te palidhur me diellin njihen edhe ne toke (ndaj e solla ate filmin e thellesive nje cike me lart). Po ti shtojme kesaj edhe faktin e ekzistences se mikrobeve (te rralle) ne shtresat shume te larta te atmosferes, ADN-ja e te cileve nuk eshte e ngjashme ate te qelizes se zakonshme tokesore, te bie qe syte nuk ka pse mbahen aq nga qielli. Ve re qe arseniku edhe pse jo me te njejten strukture te obitalit te jashtem valentor si oksigjeni dhe squfuri, prape eshte ne zone te afert me keta te dy dhe ndoshta sherben si nje oksigjen i llojit te vet ne ciklin energjitik (i quajtur "frymemarrje&quotsmiley te ketyre organizmave mbi te cilet flet postimi. Keto jane shume intriguese pa qene nderkaq fantashkence; per mua me e madhja gje do ishte nje kimi organike pa baze karbonin (me i aferti qe me vjen ne mend eshte elementi i silicit).

... qeniet e kristalta nëpër literaturën ezoterike, për jetë me bazë silici e kanë fjalën. Pse jo?

Sepse karboni ne "konkurrence" me te themi silicin, ka perparesine e te pasurit te nje zhgualli (shell) elektronik me pak (se silici). Eshte me i lehte, me mobil (i kudondodhur) dhe si pasoje do ish "zgjedhje e pare" ne rast te "krijimit" te nje mbreterie substancash te llojit te vet sic jane lendet organike. Pra nga pikpamja termodinamike do ishte me i "parapelqyer". Une besoj qe vetem paqendrueshmeria e karbonit i leshoi vendin silicit si komponent baze i ndertimit te mineraleve kristaline te tokes (ne lendet amorfe ketu kemi pastaj hekurin dhe aluminin si baze, arsyetimet se pse keta do e kalonin bajagi kuadraturen e rrethit te kesaj teme interesante (per mua te pakten) smiley

 

Kristalet, ... awarness as a point (në krahasim me bimët dhe kafshët që janë vetëdije si pikë dhe drejtëz, për të mbërritur tek njeriu që sot për sot është akoma në vetëdijen si hapsirë me 3 përmasa).

Thuhet që janë të vetmet (kristalet dmth) që e kanë ruajtur atë formën e tyre të origjinës dhe lidhjen me "shenjtërinë" e vet, ndërkohë që ne të tjerët jemi të gjithë pak si të fallsifikuar që kur u mbyllëm këtu në matricë dhe që kur na u qenkërshin çaktivizuar 10 nga 12 fijet origjinale të ADN-së (ndoshta duke na lënë edhe një pjesë të 2 fijeve që mbetën "pa funksion" ose siq e quajnë shkenctarët sot junk-DNA...). Dhe kush e di edhe gjithë ai tru që kemi dhe që s'e përdorim aspak në maksimumin e kapacitetit të vet, të ketë ndonjë lidhje me këtë mesele vallë...?

Kot s'thoshte kush thoshte: njih vetveten dhe do kesh njohur gjithë universin. Të gjitha përgjigjet janë brenda teje dhe jo përreth teje.

Do shkruash një arikull  për hekurin dhe aluminin?

 e lexova 3 here, por nuk e kuptoj c'lidhje ka bakteri me jashtetokesoret? bakteri perdor arsenikun per te mbijetuar, po pse qenka bakteri jashtetokesor nuk po e marr vesh!!!! 

Nuk është fjala që bakteri është jashtë-toksor, por që meqenëse është zbuluar një lloj jete e aftë të mbijetojë me arsenik, mbi tokë (gjë që nuk mendohej e mundur më përpara, siç duket), pse të mos ekzistojë edhe gjetkë? Pra, fusha e kërkimeve për jetë të gjallë në Univers zmadhohet. Përfshihen edhe ambjentet me arsenik...

ana. bakteri eshte tokesor. por e reja ketu eshte, se ai perdor arsenikun per te mbijetur.  ose me sakte ne ADN e bacterit, ka ''arsenik'', ne vend te ''fosforit'' qe duhet te ishte normalisht... 

pra u hap nje dritare e re.smiley

Ne planetet e tjera te pasura Me arsenik, mund te kete Jete aliene, meqense qenka vertetuar jetesa e ketyre mikroorganizmave me arsenik ne toke..Po mire edhe pastaj..Arseniku eshte helmues per Njeriun, keshtu qe po haset ndonje alien mos iu afroni..Kjo eshte ideja..

duhen mesu klamajte neper kopshte: alieni.. xic!

perfundimisht nuk m'punohet! do dojsha me pa filmin "Contact" me J. Foster, dhe me pas dokumentare te BBC-se per ket teme, ndersa ha(me) bajame te pjekura me heineken.

jete (tokesore) e poshter! smiley

ps I do love arsenic!

who's for Vega - pa "s" smiley

kush e ka pa Xhodin m'kupto mir... smiley

 So long, and thank you for all the fish!

Dhe meqe ti i ke qejf keto shkencat, shife pak kete

The scale of Universe

a eshte artikull apo tweet ky spo e marr vesh

"Gather ye aliens while ye may"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).