E nderuar Respublica.al,

Bashkëngjitur keni një informacion-sugjerim për “ndryshimin e alfabetit të shqipes”, një përpjekje të kahershme timen, por që nuk po ka jehonën që meriton.

Do të isha shumë mirënjohës, nëse do ta botonit në Respublica.al. Mbase del ndonjë që e mbështet si duhet, apo dhe e kritikon rëndë por pa më sharë si "anti...", sepse kam veçse qëllim të mirë. Kam imituar motivet e Patër Gjergj Fishtës kur, në vitin 1908, këmbënguli që alfabeti shqip të shkruhej lehtë me mjetet e kohës (shtypshkronja, telegraf etj.); edhe unë po këmbëngul pas 100 vjetësh, por tashmë për mjetet e kohës sonë (kompjuterat, celularët, pajisjet elektronike të shkrimit si menute, ditarët elektronikë etj.

PS. Kam materiale shumë më të zgjeruara sesa informacioni i shkurtër që po ju dërgoj, por mendova të mos jua dërgoj, pa shprehur dikush interesin për problemin në fjalë. Natyrisht që jam në dispozicion t’ju dërgoj materialin përkatës për çdo sqarim që e kam të mbuluar.

Ndryshimi i alfabetit të shqipes.

Kam kohë që kam hedhur në publik, propozime që shqipja të shkruhet me shkronja që i ka “çdo vend i botës”. Shkrimet e para për këtë problem, datojnë në vitin 2004.

Në vijim po ju sjell vetëm propozimin e përditësuar:

“Alfabeti Alternativ”,

për e-maile etj., sa pa u aprovuar Alfabeti i Ri.

Kur ka vështirësi të shkruhen shkronjat “ë” dhe/ose “ç”, të shkruhen përkatësisht “ee” dhe “ch”.

“Alfabeti i Ri”,

ndryshim që kërkon aprovim zyrtar:

1. Ka tre tinguj (fonema) që do të transmetohen me shkronja (grafema) të ndryshme, krahasuar me “alfabetin e vjetër”, pra me këtë në përdorim sot. Kështu: tingulli që shkruhet në alfabetin e vjetër, me shkronjën /ë/, do të jepet në Alfabetin e Ri, nga shkronja /f/; dhe përkatësisht: /ç/ nga /ch/ ; /f/ nga /ph/.

2. Ka vetëm 25 shkronja, e pikërisht: a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v x y.

3. Nuk do të ketë “dyshkronjësha”, të konsideruar si shkronja të veçanta, por si takime dy shkronjash. Pra, dyshkronjëshat e alfabetit të vjetër (ekzistues), dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh, në alfabetin e ri nuk trajtohen si shkronja të veçanta, por si takime dy shkronjash të veçanta që japin po ato tingujt (fonema) e njohur të alfabetit të vjetër. Alfabeti i Ri do të transmetojë po 36 tinguj (fonema), por me 25 shkronja, dhe me 11 takime dy shkronjash (9 që krijonin dyshkronjëshat në alfabetin e vjetër, si dhe dy takimet e reja, “ch” dhe “ph”).

4. Renditja alfabetike e shkronjave është standard, si në shumë gjuhë me bazë alfabetin latin.

Ja një shembull shkrimi me alfabetin ekzistues:

“kokëfortësia është ves, ndryshimi është virtyt; kjo është çështja!",

dhe po teksti i mësipërm, i shkruar me Alfabetin e Ri:

“kokfphortfsia fshtf ves, ndryshimi fshtf virtyt; kjo fshtf chfshtja!”

Çdo njeri që di të shkruajë e të lexojë shqip me njërin alfabet, për punë sekondash arrin të shkruajë e të lexojë me alfabetin tjetër, qoftë “të vjetrin” (ekzistuesin), qoftë “të riun”. Pra, ndërrimi i alfabetit nuk dëmton leximin e shkrimeve të kaluara, bile fare mirë mund të bashkekzistojnë për ca kohë, alfabeti i ri me të vjetrin.

Marre nga ResPublica

49 Komente

Kam kohë që kam hedhur në publik, propozime që shqipja të shkruhet me shkronja që i ka “çdo vend i botës”.

Dmth z. Kopliku ka studiur alfabetet e cdo vendi te botes? Apo tastjera e kompjuterave quhet "cdo vend i botes?" Ndoshta jam gabim po me duket se eshte thjesht nje alfabet anglo-sakson me perjashtim te shkonjes w.

Shyqyr qe eshte vene nen seksionin 24 Karat se isha gati ta merrja seriozisht kete "an-alfabetin" e ri.

sa shumë e paska ça kokën ky i shkreti që e ka shkruar mirë fjalinë me alfabetin e vjetër .I thoni të përdori një tastjerë AZERT .

 po seriozisht e ka, moj Monda, ai që e ka shkruar, për fat të keq.

Po ky erdhi njëherë, para dy tre vjetëve, tani prapë?

 

si puna krizave ne kapitalizem. smiley

ciklike, ka thon Karli.

Karli i Rovajve?

 Ky eshte nje propozim i kahershem.

Nuk me ngjan ndonje ide gjeniale, gjithsesi jo aq problematike sa per t'u ofenduar personi.

 Zgjidhje me pozitive mund te kete patjeter.

1- Mund te punohet per programe qe korrektojne shkrimet. Shume prej gjuheve kryesore kane paketa per programet si word qe punojne ne menyre perfekte. Per kete nuk nevojitet ndonje shkence e madhe pasi ne aspektin shkencor (kompjuterik) eshte dicka e zgjidhur; mjafton qe te investohet per te nxjerre dicka edhe per shqipen. Para do kohe kam perdorur nje te tille qe punonte vetem ne Firefox (niveli ishte shume i dobet; thuajse nuk funksiononte). Gjithsesi pune vullnetare, nuk mund te presesh shume.

2- Mund te behet i mundur prodhimi dhe me pas perdorimi i tastierave te pershtatshme per shqipen (me sa di une s'ka akoma). Le ta filloje administrata, pastaj shkollat, gazetat, televizionet etj.

Keto jane zgjidhje me praktike po ne s'kemi as shtet dhe as institucione shkencore qe t'i bejne presion shtetit.

Te gjithe e kan menjen si me bo naj lek sa kemi mundesi. Vari lesht...

 

Propozimi me duket interesant dhe nje perpjekje per te dhene zgjidhje konkrete. Megjithate, zevendesimi i ë me f (pra i nje zanore me nje bashtingellore me duket paksa i veshtire per tu asimiluar).

Ky eshte propozim me te vertete i kahershem e ka pasur diskutime te shumta ne lista te ndryshme te formes "z. Kopliku kunder pjeses tjeter te bashkediskutuesve".

Z. Kopliku i ka ndryshuar disa here alternativat e zevendesimit por ideja ngelet e njejte dhe per mendimin tim - jo logjike. Pa shkuar tek fakte te tilla qe nuk analizohen fare frekuencat e shkronjave, efekti qe do sillnin propozimet etj, nuk duket se ekziston nevoja per te bere ndryshime te tilla radikale.

 

 

mf phal qf po ta them, po paske shku pfr lesh pfrphundimisht

Me njf mendje, o derfbardhf smiley

Ps. qeka shumf lojf e lezechme... smiley

shumf e kfndchme vfrtet, po unf po e ndfrpres se edhe kaq mjapht tf dhjerf e kam gjuhfn, dhe kjo mf duhet, ti jap dhe njf dorf me trutf e bachit smiley

smiley

jom ngadalesu nga trut per at zot, se mu deshen nja 30 sec me mor vesh cer esht "bachi". smiley

bachi e abbrachi smiley

:O

Mf phalni, zotfria nf phjalf fshtf po ai qf ka qenf zv.kryeministfr dikur?

Eh, s'e kuptoj pse  njerezit duan te shpikin rroten nga e para, kur mund te shpikin ndonje gje tjeter qe ta vere ne levizje rroten ekzistuese.

 të mësojnë të përdorin tasjterën, për shembull? : )

ose, unf them ta heqim "ë" phare nga alphabeti... tek e fundit, shumf njerfz nuk e dinf phare se si shkruhen fjalft nf fund me apo pa tf. "Ne lexojm" dhe "ne lexojmf"  pfr mua fshtf njfsoj. smiley

hahaha, sa m'ka kenaq ky artikulli sot. smiley

Yes, yes. Please!!! Poshte e-me-dy-pika.

Po ama me kete alfabetin mbiemri im behet perfundimisht JUNIK.

komplet karaphil

 Z. Kopliku, cfare je ti me profesion? Bari apo punetor kanalizimesh? 

swedo, car thoshte friedmani, na duhen inxhiniere ne politike (dhe gjuhesi)? smiley

good old bashkim kopliku smiley - valle per kinen cfare do propozonte?

ffffffffff?

chpharf ishte kjo???

S'ka per ta ngrene qeveriu ket, me be regjister elektronik nga e para vetem se Engjëllushe duhet korrigju ne  Engjfllushe, edhe pse teknikisht s'fshtf hich e vfshtirf smiley

For example, in Year 1 that useless letter "c" would be dropped to be replased either by "k" or "s", and likewise "x" would no longer be part of the alphabet. The only kase in which "c" would be retained would be the "ch" formation, which will be dealt with later. Year 2 might reform "w" spelling, so that "which" and "one" would take the same konsonant, wile Year 3 might well abolish "y" replasing it with "i" and iear 4 might fiks the "g/j" anomali wonse and for all.

Generally, then, the improvement would kontinue iear bai iear with iear 5 doing awai with useless double konsonants, and iears 6-12 or so modifaiing vowlz and the rimeiniing voist and unvoist konsonants. Bai iear 15 or sou, it wud fainali bi posibl tu meik ius ov thi ridandant letez "c", "y" and "x"— bai now jast a memori in the maindz ov ould doderez —tu riplais "ch", "sh", and "th" rispektivili.

Fainali, xen, aafte sam 20 iers ov orxogrefkl riform, wi wud hev a lojikl, kohirnt speling in ius xrewawt xe Ingliy-spiking werld.

 

A plan for the improvement of spelling in the English language
By Mark Twain
 

Hahaha, kjo na qenka çëfështja!

kur pash titullin kujtova se qe ndonje shkrim satirik ne lidhje me formulimet apo huazimet e huaja si per pasneser ne shkrimet e M. Nanos

sa keq qe nuk qenka shkrim satirik

ketu fare, mund te bejne kerkese njerezit qe kane probleme me "dh"-ne dhe "ll"-ne, qe t'i shqiptojne fjalet sipas qejfit te tyre: dhampa, vodhi dhe volli, ose dhe ata qe kane probleme me "th"-ne dhe "f"-ne, Gjifesia,  gjif bota... e tf tjera e tf tjera.

O Adhamuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuudh ........................................!

ore, po Kopliku, ja kaloka dhe alfabetit te Dr. Adhamudhit.  gjysma e alfabetit me shkronja arabe te kenaqen myslimanet, e gjysma me shkronja latine te kenaqen te krishteret, tha Adhamudhi.smiley

me kete ide fantastike, ky e paska hak rubriken 24 KARAT.smiley    Kopliku i bie te jete KARAT-i i pare nga keta te 24-et, them une.smiley

दोस्त सिर में बीमार है

(eshte shkrujt ne alfabetin tim)

vetem per ç-ne jam dakort, ta zevendesojne me ch meqe  ç se perdor njeri me. fundja le te kete formim te njejte sikur: sh, th, xh etj

aman vetëm germen "p" mos na e hiqni se do fusni ne kaos.

smiley

me kujtove barcaleten me tëmin (tymin)smiley

jo per gjo po, hiq sh, zevendso ë... po na hoqet edhe p, Shqiperi behet qifri

smiley

fri osht mer , akoma nuk osht bo me leke smiley

pthuj-pthuj, mos e merr m'sysh...s'e paskon prish dorën

shpirti i rebelit lives on: qifri or daj..

Ka një zgjidhje më të thjeshtë: në vend që të importojmë tastjera anglofone by default në Shqipëri, të importojmë tastiera frankofone, si p.sh. tastjera zvicerane qwertz. Janë shumë praktike për të shtypur ë, ç, ö, ü, è, é, à, ä, $, £, etj.

po ka tastjera shqip mer se na cmenet,

ka sa te dush me ë-ra e  ç-ra gati

biles une kur mi kane sjelle firmat qe shesin kumpjutra, jua kam kthy mrapsh se nuk mhyjshin ne pune,

 ku ka?

me thuj nje emer firme qe i disponon tlsh

Me thene te drejten ato shkronjat dyshe, grafikisht (por edhe per inicialet), jane nje "pain in the ass". Gjithsesi rregullat jane vendosur. Alfabeti funksionon. Ceshtje e zgjidhur. A kemi ndonje problem me te rendesishem nderkohe?!

Ky më kujton kur ishim në 8-vjeçare, shpiknim alfabete të koduara që mos na merrshin vesh kur shkruanim. Po atëherë kam qenë fëmi dhe këto budallallëqe i bënim për qejf, kurse ky është burrë i thinjur dhe nuk i bën për qejf.

Ka një opsion te Windows për tastierën, gjeni Language Bar dhe zgjidhni tastierën shqipe, ÇÇÇÇ dhe ËËËË do i keni me bollëk. NUK FSHTF E VFSHTIRF smiley

Ç dhe Ë pfr tf tfrfffffff... smiley

 

Ne 8-vjecare ne kishim nje version tjeter "te koduar":

Pefeshkufu pafa ufujefe smiley

hou breeeeee chi chi tfmfn e sfmfs- do te shpreheshe nje malesor nga veriu vendit.

malsorët e veriut nuk flasin me "ë"

tamn e sams

 duhet ta shkruajme me germa latine qe tu bejme qefin kaureve  por nga e mengjera ne te djathte qe tu bejme qejfin muslimaneve.

Kur ka vështirësi të shkruhen shkronjat “ë” dhe/ose “ç”, të shkruhen përkatësisht “ee” dhe “ch”.

kur ka veshtiresi thote... po kush te tha ty mor vella qe kemi veshtiresi?! pse i jane qepur ca e ca kesaj e-s me dy pika , kete se marr dot vesh une...

po ç'i gjeti gjermanet, pershembull, qe shkruajne ''u'' me dy pika?  apo suedezet qe shkruajne ''a'' me dy pika?

pastaj kjo tjetra:  shkronjen ''f'', ta zevendesojme me  ''ph''.  mirepo ne gjuhet anglosaksone, (andej nga do e kete  marre ky shembullin besoj),  ka fjale qe shkruhen me ''ph'', dh lexohet ''f'', por ka edhe fjale qe shkruhen me ''f''  dhe lexohet po ''f''. dhe ka arsye per kete, prandaj.

me sa kam kuptuar une, (nuk jam gjuhetar natyrisht), me ''ph'', shkruhen kryesisht fjalet qe e kane prejardhjen nga greqishtja e vjeter, apo latinishtja.  p.sh ''photography'', apo ''philosophy'' etj..  ndersa me ''f'',  shkruhen fjalet qe e kane prejardhjen nga fondi, ne kete rast, anglo-sakson.  p.sh ''factory'' apo ''fuck u, o Koplik''.smiley   etj

pra Koplik, shkronjat nese duhet te zevendesohen, behet me njefare arsye llogjike gjuhesore, e jo se keshtu i'a shkrep njerit apo tjetrit...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).