Top Show, i zhvendosur në Prishtinë në kuadër të serisë së emisioneve me debatet parazgjedhore të politikës së Kosovës, mbajti takimin e parë ku i ftuar ishte lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Fillimisht Kurti bëri një përshkrim të rrugës së tij në politikën e kosovare, që nga dalja nga burgu, më 7 dhjetor të 1999. Ai tha se Vetëvendosja e krijuar më 5 qershor të 2005 po hyn në sistem për ta ndryshuar atë, dhe jo për t’u tjetërsuar prej tij. Kurti vlerësoi se aktualisht pavarësia e Kosovës është thjesht formale dhe se lëvizja që ai udhëheq nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore të 2009 pasi Kosova kishte nëvojë për zgjedhje parlamentare.

Zoti Kurti tha më tej se Kosova ndodhet në një udhëkryq, ose të nisin bisedimet me Beogradin e sipas tij, vendi të shkojë gjithnjë e më shumë drejt shembullit të Bosnjes, ose të krijojë shtet sovran. Zgjedhja i takon popullit tha ai, duke kritikuar mosmbajtjen e asnjë referendumi popullor 11 vjet nga largimi i ushtrisë serbe.

Vetëvendosja, e krijuar si një lëvizje qytetare e cila kundështonte sistemin e ngritur në Kosovë, tashmë është vetë pjesë e tij. Për këtë fakt Kurti tha se Vetëvendosja në sistem ka futur vetëm një gjymtyrë të saj, duke mos ndryshuar thelbin.

“Vetëvendosja po fut njërën gjymtyrë në sistem, zërin e qytetarit të papërfaqësuar. Sovraniteti ka aspektin e vet të brendshëm e të jashtëm. Duam që populli ta ketë të drejtën për vetëvendosje, populli të shprehet nëse do të bashkohet me Shqipërinë. Vetëvendosja është shumë më e madhe se sa institucionet sepse vullneti ynë përputhet me vullnetin e popullit që është më i madh se institucionet”,  tha Kurti.

Kurti, pasi kundërshtoi që “Vetëvendosja” të quhet parti politike, tha se ajo është regjistruar në Komisionin Zgjedhor si nismë qytetare që synon t’i japë Kosovës sovranitetin e saj dhe bashkimin me Shqipërinë.

“Nuk jemi parti, jemi lëvizje politike, as nga pikëvshtrimi as nga sistemi s’jemi parti, jemi regjistruar si nisma qytetare “Vetëvendosje”. Kosovës i duhet sovraniteti, dhe jo pavarësia formale. Ndërhyrja e NATO-s ishte kapitulli i fundit i pjesës së parë, tashmë duhet të nisë kapitulli i dytë. Këtë ndryshim do ta bëjnë qytetarët e Kosovës, nuk e bën lëvizja Vetëvendosje. Populli të shprehet me referendum për bashkimin me Shqipërinë. Sigurisht që do të ketë kundër, por do të respektohet shumica, demokracia kjo është”, u shpreh Kurti.

Ai e përshkruajti pushtetin e ndërkombëtarëve në këtë dekadë në Kosovë, si një pushtet me tipare kolonizatore dhe shprehu angazhimin për të kthyer raportet me ta në raporte partneriteti dhe jo serviliteti.

Më tej Kurti tha Vetëvendosje angazhohet për heqjen e pakos Ahtisari nga Kushtetuta e vendit dhe se minoritetit serb do t’i garantohen të gjitha të drejtat e njeriut në bazë të të gjitha të konventave ndërkombëtare e europiane.

“Do të integrojmë serbët pasi të ndërpresim ndërhyrjet e Beogradit për të kuptuar se kush janë serbët e Kosovës. Veriu nuk zgjidhet me anë të negociatave me Serbinë, të gjithë e dinë se sa më mirë të sillesh me Serbinë aq më ashpër sillet ajo”, tha Kurti.

Kurti e cilësoi programin e Vetëvendosjes si një koncept mbarëpopullor, e jo individual dhe se nuk ka rëndësi emri i kryeministrit, ministrit apo presidentit të ardhshëm të Kosovës në rast se del nga kjo Lëvizje.

77 Komente

Populli të shprehet me referendum për bashkimin me Shqipërinë. Sigurisht që do të ketë kundër, por do të respektohet shumica, demokracia kjo është”, u shpreh Kurti

 

Pse te mos behet referendum mbar kombetar, ne te gjitha trojet e Shqiperise etnike?

 

sigurisht qe mbarekombetar do behet (nese behet). smund ti ngjisesh nje shteti (shqiperise shtetore) nja 2.5 mln banore pa i thene gje

Njeri me bindes dhe te kthjellet per ato ne te cilat beson s'kam degjuar ne shqip deri tani. Uroj te fitoje!

 p.s: Do ishte shume ideale te kishim nje Albina/Albin dhe ne Shqiperi.

 kush tha qe ska??? 

kemi mjaft-in dhe Erion Veliajn smiley

 Bashkimi konkret eshte i parealizueshem. Kete e dine dhe kosovaret, dhe shqiptaret. Bashkimi me heqje kufijsh e me bashkepunim te plote e te vecante eshte bashkimi i vertete.

Iris, kushtet jane djegur tashme qe ne te kemi nje Kurti. Megjithate ky qe eshte ndoshta do mjaftoje per gjithe hapesiren shqiptare? Sepse forca e tij qendron tek idete dhe shembulli.

Nga ana tjeter terheqja qe kemi ndaj tij eshte pothuajse ekzotizuese, pothuajse anakronike, pothuajse zevendesuese per studentet e dhjetorit qe nuk vazhduan rrugen qe nisen. Sa mire qe eshte ne Kosove, se te ishte ne Shqiperi kushedi c'do t'i kishim bere.

smiley

 Ne fakt Trop, terheqja mund te jete zevendesuese jo vetem per studentet e dhjetorit po per te gjithe ata qe fillojne nje rruge dhe s'dine si ta çojne deri ne fund. Ne morine e njerezve qe kane provuar kete pas dhjetorit ka kaq shume, sa mua as me ra ne mend fare per ata. Jo vetem sepse flasin nga bota, sa per tu mburrur per çfare bene dhe asnje deri tani s'kam pare te thote: S'ishim ne gjendje te çonim ate qe nisem deri ne fund se as vete s'e kishim idene çfare benim!, por edhe sepse dhe ai qe mbanin dhe akoma permendin si pishtar, s'me duket qe vdiq per idealet e medha qe kishte e per te mbrojtur demokracine, por per larje hesapesh (thone, se s'e kam vrare une kshuqe s'mund ta di te sigurte).

 Shpresoj Albini te mos ndryshoje, qe ky brez qe s'diti te ndertoje gje, te mos kete fuqi te dekurajoje kedo flet per ideale. Patjeter qe s'kishte pse te prisnim Albinin se shembuj ka plot neper bote njerezish qe luftojne per vendet e tyre, po kushedi pse na dukej utopike te lindnin ne treva shqiptare njerez te tille .

 Nuk eshte gje e rralle kur nje qeshtje trumpetohet per te larguar vemendjen nga qeshtjet e tjera

Bashkimi kombtar duhet te ndodh, se pari bashkimi faktik, por ka edhe qeshtje te tjera me te cilat shqiptaret duhet te merren, bile para kesaj, e kjo eshte permiresimi i pozites juridike te shqiptareve te Maqedonise e te Malit te zi, ku ne keto vende, gjuha shqipe duhet te jete gjuhe zyrtare. Kjo eshte e mundshme nese ecim pertoke dhe kapemi pas te realizueshmes.

Nuk duhet harruar kurre qe Shqiperia mbijetoi sepse ishte e rrethuar me shqiptar, dhe nuk duhet harruar kurre qe keta shqiptar per rreth e bejne Shqiperine faktor, nese faktorizohen aty ku jetojne, ose mungesa e faktorizimit te tyre e defaktorizon Shqiperine, madje deri aty sa t'i rrezikohet ekzistenca.

Pra, mendoj, para bashkimit kombetar, duhet bere disa gjera te tjera, e kur te behen keto gjera, vete armiqt tane do te kerkojne qe ne te bashkohemi ne nje shtet.

“Do të integrojmë serbët pasi të ndërpresim ndërhyrjet e Beogradit për të kuptuar se kush janë serbët e Kosovës. Veriu nuk zgjidhet me anë të negociatave me Serbinë, të gjithë e dinë se sa më mirë të sillesh me Serbinë aq më ashpër sillet ajo”, tha Kurti

 

Kjo zonja dhe zoterinj quhet politike, dhe me sakte politike e jashtme e prodhuar si subjekt.  Krahaso kete qe thote Albini me dylberizmat e te gjithe politikaneve te tjere Shqiptare per "integrim te perbashket ne strukturat euro-antlantike", "faktor stabiliteti rajonal", "fryma e tolerances, mirekuptimit e bashkepunimit" dhe shihet qarte kush flet per interesin e popullit e kush flet per interesin e xhepave te vete.  Krahaso Albinin dhe Veline (qe jane goxha afer ne moshe), dhe shiko ca ndryshimi kolosal kane.  Veliaj eshte nje demagog i ndyre, nje karrierist, nje servil qe eshte gati te shesi dhe organet e trupit te tij per pushtet.  Nga ana tjeter Kurti eshte gjithmone i qarte, koherent dhe rrezaton vetem besueshmeri ne cdo gje qe thot.

Vajza, Albinin e kemi ne Shqiperi se Kosova eshte pjese integrale e Shqiperise.  Duhet t'a hedhim poshte nocionin se Shqiperia eshte nga Vermoshi ne Konispol.  Ky nocion eshte vullneti i fuqive te medha qe ben hesapet pa hanxhine ne 1913, e pastaj u be vullneti i cirakeve te SKJ-se ne fund luftes se dyte botrore.  Shqiperia eshte ajo e shpallur e pavarur ne kufijte e saj kombetare nga delegate te te gjitha krahinave ne kongresin e Vlores.

 

Ndihmojeni me sa te mundeni VV. ketu linku per info.

Une s'i njoh e s'kam lidhje as me Albinin e as me VV, por hodha ca leke sepse besoj sinqerisht se duhen mbeshtetur. Ne mos per gje tjeter, per te qetesuar shpirtin tim. Kur te plakem, te pakten do them qe e bera dhe une dicka (qofte dhe minimale) per bashkimin e vendit tim.

Po e keni bo njet, nxitoni deri ne daten 11 se pastaj s'ka c'u duhet me ndihma jone.

 

tironci aktivist peshkist smiley

Une s'e kam ndjekur shume VV dhe Albnin, po me aq pak sa kam degjuar jam dakort qe ta ndihmojne njerzit, ishalla fiton (s'e kam haberin ca shanse kane realisht) sikur dhe vetem per te dale ne krye nje njeri/parti 'ndryshe', se na hane gishtat ne peshk per revolucion po s'kemi as kauze as karroce, kemi vec karragjoza. lol

jo se s'behet diferencimi se si flet nje njeri qe s'ka qene kurre ne pushtet me si do flase nese fiton, e kam llafin mos prisni retorike shqiperie te bashkuar nga kryeminister kurti ... ose mbase, une s'pres njehere, as nuk me pelqen qe kjo ti tundet popullit tek hunda si kocke politike, po gjithsesi, rrime qe rrime, pse te mos mbeshtesim nje gje, se deri tani vetem kemi c'mbeshtetur ne Peshk.

ja dhe nje sugjerejshen qeter ... Peshku mund p.sh. te beje nje artikell tip editirial te titulluar, fjala vjen, Pse duhet ndihmuar Vetevendosja. Me kete rast peshku stabilizon dhe nje tradite blogeditoriale te veten.

P.S. peshkaktivizmi pothuajse u kry dhe me nuk e dum smiley

 

Xhibo, me aq sa di une nga politika ne Kosove, Albini nuk ka shance me u bo kryeministri i ardhshem. Mua me mjafton qe nje politikan i zgjedhur te artikuloje bashkimin. Nese e thote Kurti andej, shume shpejt do ta thone edhe ketej. Do filloje sherimi i Shqiperise (sic thoshte Qosja). Pastaj, vetem mire mund te kemi nga fitimi i kurajos per te thene publikisht dicka qe te gjithe e mendojme dhe e cojme neper mend.

Tjeter arsye pse une do e mbeshtesja, edhe sikur te mos fliste per bashkim, eshte fakti se ky eshte gjeja me e afert me idealistin (ne fakt per mua eshte idealist i paster) qe kemi hasur ne ne shume kohe. Vetem mire mund te kemi nese ka dhe njerez te tille publike, imazhi i te cileve percjell kurajo, integritet, perkushtim e kembengulje.

Plotesisht dakort me te dyja points qe make ti. smiley

Per te paren vecse, me pelqen pointi i Kadarese qe thote se ne s'kemi pse te kemi komplekse per bashkim, per te qenet bashke me njerzit e tjere qe kane nje gjuhe/kulture me ne, pasi gjithe bota ashtu eshte. Kjo sa per ta thene kete si ide dhe si aspirate. Per bashkim kufijsh eshte tjeter gje, behet me e komplikuar.

Por duhet bere diferencimi midis ketyre gjerave, pra s'kemi pse te reagojme sikur po shajme ndonje nga nena sapo nje i huaj, apo ne vete, permendim idene e te qenit bashke (te shqiptareve).

Si dhe ato qe thone peshqit e tjere qe bashkimi de facto vjen kur shqiptaret ne rajon (mundesisht pertej shqiperise dhe kosoves) te jene mire ekonomikisht, me stabilitet, etj, dhe padyshim me bashkeveprim te ngushte ekonomik e kulturor.

 

Nashti per ne Shqiperi do beni ndonje aktivizme/nisme juve qe tju ndihmojme apo jo? Dhe me kusht ama, per hir te zhgenjimit qe kemi pas deri tani me "aktivistet"; ose do ju ndihmojme totalisht, ose do ju pushkatojme po u bete parti. smiley

Nese Albini do kalonte disa muaj ne shqiperi ai do shnderrohej ne Erjon Veliaj I Dyti? Lejeni t'boje punen e vet atje ku eshte.

S'ka asgje te ngjashme me E.V.

E di mi Iris, po edhe EV ishte i zjarrte shume dikur dhe i pavarur. Sot e dime ku behet. Ta kam llafin qe ambienti ne Shqiperi "te ben usta" (nese e ke degjuar).

Dajosh, erionvelijizimi nuk eshte fenomen virus-alb por ceshtje thjesht personale e tij. Ai nuk hyri ne politike me ideale dhe i doli axhenda ramiste "pa dashje" rruges. Ai hyri me axhende dhe ate po vazhdon.

Po te kish pas nje minimum idealizmi ai nuk do kish mbeshtet kodin zgjedhor qe detyronte cdo parti te vogel te behej satelit i dy te medhajave, por do kish luftuar per nje sistem qe i jep mundesine partive te reja dhe novatore qe te mund te futen ne gare.

Ne keto zgjedhje s'besoj se VV dhe Kurti kan shanc te fitojne, por qe do kene influence brenda parlamentit Kosovar do kene.  Shanset jane qe do fitojne diku midis 10 dhe 15 deputete.  Rendesi ka qe zeri dhe programi i tyre te degjohet tani brenda nje instituti zyrtar (edhe pse pa pushtet real).

 

e kam llafin mos prisni retorike shqiperie te bashkuar nga kryeminister kurti ...

 

Cfare do e pengonte?

pikerisht per te mos lejuar  daljen dhe rritjen e frymes 'kurti' ne shqiperine perendimore  jane angazhuar klosi&co dhe gjithe detshmenti i' integrimit ' te cilet perpiqen te helmojne situaten  ne RSH me sulmin qe i behet perdite atdhetarizmit .Shqiptaret po zgjohen dhe besoj per 3-4 vjet  klasa politike  internacinaliste-globaliste -krahinariste  te behet lende e pare per fabrikat e ardhshme te plehrave.Rilindja e dyte kombetare po troket

je ktu ti qe flet kaq me kompetence?

me 'je ketu' c'fare nenkupton?

Ky Kurti po i ve minat Kosoves. Nuk e di a eshte vetem nje naiv dhe idealist, apo ka dike tjeter pas qe e meson perseprapethi, dhe ky kurti yne nuk kupton. Te flasesh sot per bashkimin kombetar eshte vetevrasje. E kam thene edhe nje here tjeter. nga dy shtete rrumpalle nuk mund te krijosh nje shtet per te qene. Nqse shqiperia do te ishte shtet per se mbari,  DHE nqse do merrej O.K. nga ata qe vertet e krijuan kosoven, mund te flitej per kete program kurt-eror. Kurti ben mire te fokusohet ne kosove dhe vetem ne kosove. kurti ben mire te punoje per nje kosove-shtet per se mbari. Kurti dhe levizja e tij ben mire te behen nismetaret dhe krijuesit e shtetit te pare kosovar. Te nje shteti per se mbari qe do hedhi hapat si i barabarte me shtetet e tjera ne europe.  ky eshte shansi historik qe i eshte dhene kurtit dhe brezit te tij. Kurti me keto veprime po minon njohjen e kosoves nga shtete te tjera. Nuk martohen dot dy njerez (shtete) te hallakatur. sepaku njeri duhet te jete me kembe ne toke, qe martesa edhe mund te mbijetoje. 

 cuditerisht mendimet tona ketu puqen.

 E vetmja puqje, ama. Dhe kjo jashte kufijeve...

Amani mos u puqni shume se edhe kshu boll budallenj kemi (qofte edhe jashte kufijve). Ti dukesh qarte qe nuk e ke degjuar apo lexuar KURRE Albinin por ke lexuar shume-shume titujt e gazetave ku ai citohet (shpesh pa u kuptuar). Programi i Vetevendosje! i ka na 100 pika dhe sigurisht qe keto nuk trajtojne vetem bashkimin natyral te Shqiperise, por kryesisht problemet e Kosoves.

Nga ana tjeter shembulli yt i marteses, nuk qendron asgjekundi. Martesa behet midis dy njerzve te ndryshem te cilet duhet te jene te kujdesshem te gjejne sa me shume pika te perbashketa dhe vizion te ngjashem per te ardhmen. Plus faktit qe kur jane me seks te ndryshem (se ene kjo nuk eshte mo e sigurte sot) duhet te sigurohen qe biologjikisht jane kompatibel per te bere femije.

Kurse bashkimi i dy vellezerve nuk ka nevoje te "vertetohet" apo t'i studiohet beshmeria, se eshte plotesisht i natyrshem.

Pastaj, pse jeni kaq naive e mendoni se Albini po thote qe nqs e merr pushtetin ne Kosove do organizoje referendum per bashkimin me Shqiperine, brenda 6 muajve apo nje viti. Ajo qe thote Albini dhe te gjithe ne qe duam bashkimin, eshte se te dy vendet duhet te punojne qe te shkojne drejt tij. Bashkimi eshte nje proces goxha i gjate por nqs nuk punohet me nje strategji per kete, veshtiresite do rriten.

Le te shohim nje sektor teper aktual dhe shume evident per tu kuptu. Nqs ne do kishim nje sistem te perbashket energjitik, Shqiperia nuk do humbte miliona tani qe po derdh uje nga hidrocentralet. Nuk dua t'i hyj manaxhimit paraprak te kaskades pasi nuk kam shume info te sakta per kete, por thjesht faktit qe ne sot derdhim uje dhe stakojme nje pjese te turbinave se nuk kemi ku e shesim energjine nqs do prodhonim me kapacitet te plote. Ne rast te nje sistemi te perbashket, do mjaftonte qe Kosova te nderpriste nje pjese te termocentraleve me qymyr, pasi qymyri magazinohet shume me kollaj se sa uji qe nuk e ke fare ne dore se kur e si te vjen. Per fat ne i kemi edhe hidrocentralet shume me afer Kosoves se edhe Tiranes, keshtu qe s'do kishim asnje problem te humbjeve ne rrjet.

 

 Sa mire Lizander, je i kenaqur nga vetja dhe i jep tak-fak statusin e te zgjuarit qenies tende. Mire ben se vetekenaqesia te ben te lumtur. por me duhet te them qe persiatja jote eshte e merziteshme dhe e pavlere. nuk thua asgje ose i ben lemsh kur fillon tek martesa (qe ishte nje shembull, si mund te mbijetoje nje bashkjetese) dhe vazhdon tek hidrocentralet. Pa me thuaj per cfare i duhet ky trumbetim i flakte albinit rreth bashkimit tani per tani, kur nuk qenkerka ne planet e tij te aferta? ma sqaro pak te lutem. vetem qe te egersoje dipllomacine nderkombetare rreth njohjes se kosoves?  arsye tjeter s'ka! nuk do zhvillohet dot kosova, ashtu sic duhet pa njohjen nderkombetare. kete e di dhe bufi. Pastaj mos u hiq si patriot i madh dhe i vetem (sebashku me nje grup tjeter). Askush nuk thote qe bashkimi kombetar nuk duhet. eshte endrra e shume shqiptareve , e imja bashke. Pse mos luaj dipllomatin ky albini! cfare e pengon ose e lejon kete njeri te flasi kodra pas bregut ne kete situate? ''urte e bute dhe plot tigani'' eshte filozofi shume e rafinuar. Si mik i tij qe je do te doja, sinqerisht te mendoje me koke te ftohte (ti dhe te tjere qe e njihni) dhe ti sugjeronit ca ide me dipllomatike. eshte ne te miren e pergjitheshme. 

Thuaji atij albinit se qe te shkoje atje ku do qe te shkojme te tere, duhet nje dipllomaci qe fillon tek njohja e kosoves. trumpetimi i bashkimit tani per tani i mbyll te gjitha shtigjet kesaj njohje. po nuk pate A-ne i dashur, nuk shkon dot tek B-ja, C-ja dhe me tej...

shume e sakte smiley

ikspi, postimi me siper nga eksperte te sigurise kombetare dhe ti qe i ve vulen e saktesise cfare i bie te jesh? aman si flisni dot me kete fare sigurie, nuk pushoj dot se habituri.

 E sakte sepse perputhet dhe me mendimin tim. Te gjithe ju qe po shkruani ketu, e dini thelle-thelle se bashkimi ne nje shtet te vetem eshte i parealizueshem. 
Duhen bere urgjent bashkime me simbolika, me biznese, me uniforma a gjera te tilla. Kjo e Kurtit eshte enderr e dale mode.

 

Hajde filozofie e lire hajde.  Nga dy shtete rrumpalle nuk mund te krijosh shtet per se mbari, prandaj territoret shqiptare te rrine te ndara ne shtete rrumpalle... Dr. Adhamudhi do plaste nga marazi po te lexonte keshtu gjerash...

A di kush ta shpjegoje perkrahjen e ish Amb. Walker per Vetvendosjen? Po 254 uleset e parapara ne objektin e Parlamentit te ri Shqiptar?

Te paren s'e di, po kjo e dyta behet me siguri prej inatit te koalicionit jashte-kufitar Lira/Brad.

 edhe ai koaliacioni yt me albinin, nuk me duket gje. do jem e para une t'ju pershendes nqs do fitoni. veshtire, me kete yxhym jo dipllomatik qe keni marre....

 Rroftë Vetëvendosja !

 Nqs Kurti di dicka qe ne nuk e dime atehere bravo i qofte dhe le ta ngreje zerin ne kupe te qiellit. POR nese i ka nga vetem nga vetja me duket idealizem paksa i nxituar. Nje nga pikat e propagandes serbe eshte "Shqiperia e madhe" etj etj. Kujtoj ketu qe kur u bashkuan Gjermanite, Kohlit i doli fryma tu u taku e tu u dhone pare e garanci sa rusve, francezve, inglizit ne daj samit. Kush o Kosova apo Shqiperia qe keto pune ti bojne vetem? Ishalla jom gabim dhe ishallah daj Sami e ka da mendjen.....

 Ky Kurti mbase e ka per mire por une them me mire te mos bashkohemi,pash zotin se dhe keshtu shume jemi,leqe masnej do detyrohemi te bejme Kukesin Kryeqytet,me mire keshtu te ndare por ama vellezer.

 

Dy aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe dy familjarë të tyre, tre prej tyre të mitur janë rrahur brutalisht në Shtime nga zyrtare te PDK-se se Hashim Thacit. 

08 DHJETOR 2010 - E Mërkurë 23:03

Fshati Belincё – Shtime, ora 21:00

 

Lёvizja VETЁVENDOSJE! me keqardhje njofton publikun pёr njё ngjarje tё rёndё tё ndodhur nё mbrёmjen e tё mёrkurёs, nё datёn 8 dhjetor, nё fshatin Belincё tё komunёs sё Shtimes. Nё orёn 21:00 dy aktivistё tё Lёvizjes VETЁVENDOSJE! tё shoqёruar dhe nga tre familjarё tё tyre (tё cilёt kanё qenё minorenё) janё sulmuar prej katёr aktivistёve tё PDK. Vёrejmё se situata e dhunёs ёshtё krijuar prej konteksteve zgjedhore. Aktivistёt e Lёvizjes VETЁVENDOSJE! kanё qenё duke vendosur postera, nё shoqёrinё e tre kushёrinjve tё tyre tё mitur, kur janё sulmuar dhunshёm, me mjete tё forta pranё njё salle bilardoje. Anёtarёt e Partisё Demokratike tё Kosovёs Haradin Ahmeti (35 vjecc), Rexhep Ahmeti (45 vjecc), Bujar Ahmeti (20 vjecc) dhe Gёzim Ahmeti (22 vjecc) kanё sulmuar dy aktivistёt Admir Shatmani (22 vjecc)dhe Artan Shatmani (25 vjecc). Dhuna brutale e anёtarёve tё PDK-sё nuk ka kursyer as tre tё miturit L.A. (14 vjecc), F.A. (16 vjecc) dhe L.A. (15 vjecc). Anёtarёt e PDK-sё kanё sulmuar nё mёnyrё kafshёrore, me topa e me shkopinj bilardoje, duke i shkaktuar hemorragji tё rёndё L.A. (14 vjecc).

 

Aktivistёt e PDK janё tashmё nёn arrest tё policisё nё Shtime, ku po ashtu janё shoqёruar aktivistёt e Lёvizjes VETЁVENDOSJE! pёr tё deklaruar atё ccfarё ka ngjarё. Ky nuk ka qenё rasti i parё i dhunёs nё kёtё fushatё, e megjithatё Lёvizja VETЁVENDOSJE angazhohet tё denoncojё e tё bёjё publik ccdo rast tё shfaqjes sё brutalitetit nga cilido subject politik. Ata qё mendojnё se kanё pёr tё fituar zgjedhjet nёpёrmjet dhunёs, gabohen, dhe pёrgjigjjen kanё pёr ta marrё ditёn e zgjedhjeve nga vetё publiku qё po tronditet nga raste tё tilla tё dёnueshme nga gjithkush.

ky quni me ngjan i cike si Qemal Stafa mu  smiley

 Une them se kete cunin do te ishte mire ta vrisnin tani, qe idealet e tij te ngelnin te pasterta dhe te perjeteshme ne te ardhmen, ashtu si ato te M.L.K.

Se ne u befte vertet politikan do deyrohet te beje nje zbythje kaq ta madhe e te papritur, se do na i thyeje zemrat te gjitheve.

ose akoma me mire ta gozhdojme ne kryq si puna e krishtit.. ose ose mos ta gozhdojme vete por t'ua kerkojme nderkombatereve ta gozhdojne per ne.. jo per gje por s'na vjen me rast si ky ta harxhojme me nje mlk..

Te kenaqin komentet e sylesheve dhe cinikeve qe flasin per bashkimin kombetar sikur te ishte ndonje pale breke qe ka dal jasht mode.  Sa te vrare qe jeni more te mjere.  Skllave teresisht ne mentalitet. S'do Serbia, s'do BE-ja, s'do Amerika.  Juve t'iu vine ne shpi t'iu perdhunojne nenen, rri urte se magari s'ke c'ti besh perdhunuesit se ai e ka cdo gje ne dore.

Te gjithe vene nje shenje barazimi midis Shqiperise dhe Kosoves.

(sqaroj ketu ata qe kekojne sherr se nuk flas per kulturen e dy vendeve, per gjuhen e dy vendeve, apo popullsine. Ata jane nje SHQIPTARE. Flas per barazine e kushteve politike- jurike nderkombetare qe vihet midis dy shtete nga disa)

Ah sikur edhe shqiperia te Kishte nje Albin.....

Referendum ne gjithe trojet Shqiptare....

V V si studentet e Dhjetorit ne Shqiperi.....

Politika e jasheme e Albini te krahasohet me politiken e Shqiperise....

 

Per te permendur disa nga komentet ketu.

A e dini ju se Kosova eshte akoma nje gjysem shteti. I panjohur akoma nga shume vende te botes.ndersa Shqiperia eshte nje shtet i plote ( te pakten nga ana juridike) dhe i njohur nga tere vendet e botes?

A e dini se Shqiperia nuk forca paqeruajtese ne teritorin e saj qe te mborjne kufijte, ndersa Kosova e ruan pavarsine e saj me trupat e keshilit te sigurimit?

Per mendimin tim Albini dhe V V i duhet Shqiperise as shume sa nuk i duhet Kosoves. Albini flet sikur te jete nje kanditat i nje vendi sovran dhe i pavarur, qe e ruan pavarsine pa nderhyrjen aspak te nderkombetareve.Albini flet sikur te ishte ( dhe ah cfare mrekullie do te ishte) kandidat i parlamentit shqiptar dhe jo i atij te Kosoves. Demi qe Albini i sjell ceshtjes Shqiptare ne Kosove eshte aq i madh sa demi qe i behet ceshtjes Shqiptare ne Shqiperi nga mungesa e nje Albini.

 

Toko e ke shume gabim kete pjesen :

Albini flet sikur te jete nje kanditat i nje vendi sovran dhe i pavarur, qe e ruan pavarsine pa nderhyrjen aspak te nderkombetareve.

Albini vazhdon te insistoje ne te kunderten e kesaj ideje te gabuar qe eshte kriju. Albini thote se duhet rikonfiguru prania e nderkombetarve ne Kosove por kurrsesi nuk duhet te kerkohet largimi i tyre. Dhe kjo jo vetem per trupat ushtarake, por edhe per administraten.

Me vjen shume keq qe sa here diskutohet ketu per Albinin e Vetevendosje!, flitet ekskluzivisht per te njejtat tema (me teper te keqkuptuara tek ai) dhe kurre nuk merremi me idete e VV per mijera problemet qe ka Kosova.

E them kete sepse, pavaresisht rezervave qe kam une per bindjet ekonomiko-politike te tyre, une mendoj se ata kane edhe shume ide te mira dhe pasionin e pastertine per te zgjidh nje sere problemesh te Kosoves. (ajo pjesa per te cilen ty Toko te vjen keq qe nuk kemi nje Albin ne Shqiperi)

 Ne që mendojmë se bashkimi i Shqipërisë është një e drejtë mohuar e popullit shqiptar që duhet korigjuar; patjetër që jemi SHUMICË por shumë më pak të fuqishëm se kundërshtarët tanë që pajtohen me egzistencën e dy shteteve shqiptare. Ata ndahen në dy grupe dhe mbështeten dhe monitorohen nga ndërkombëtarët.
Grupi i parë që është jo vetëm më i madh por dhe më i fuqishëm në parim nuk janë kundra (pjesa më e madhe e politikanëve, gazetarëve, analistëve, intelektualë etj. )Me pak fjalë ideja e tyre është; që kur të pranohen në BE të dy shtetet do bëhet dhe bashkimi natyrshëm me një fjalë:" prit gomar të mbijë bar".Kjo ide është penguese dhe përçarëse pasi me patjetër duhet që të dy shtetet shqiptare jo vetëm të pranohen në BE por dhe njëkohësisht siç po ndodh me të ashtuquajturin "liberalizim të vizave". Arsyet dhe qëllimet e kësaj ideje janë të ndryshme dhe jo të pakta por kryesoret janë dy:
-kështu kanë vendosur të mëdhejtë e kësaj bote (kusht i pavarësisë së Kosovës plani Ahtisari )
-interesat individuale dhe partiake të politikanëve për pushtet;frika dhe servilizmi ndaj ndërkombëtarëve.
Grupi i dytë më i vogël në numur dhe përkrahës, ka hedhur idenë e krijimit të" kombit kosovar ".Qëllimi 
është i njëjtë me të parët përjetësimi i ndarjes së Shqipërisë dhe përfitimet vetjake.Ky grup nën petkun e patriotizmit e antikomunizmit sulmon gjithëçka është mbarëshqiptare ;historinë, simbolet kombëtare e veçanërisht shqipen normative. Pse gjuhën ? Pasi ata e dinë mirë se elementi i parë bazë i një kombi është gjuha dhe njëkohësisht mendojnë të bëjnë aleatë dhe intelektualë a gjuhëtarë që kanë vrejte a pakënaqësi për shqipen normative, por jo qëllimin e tyre të mbrashtë.Ata çirren për padrejtësinë dhe mospërfilljen e gegnishtes megjithëse e dinë që gegënishtja e toskërishtja kanë me qindra të nënfolme. Kjo s'prish punë për ta; atyre i duhet të dalin tek "gjuha kosovare " në variantin e së folmes të fshatit, makar qytetit të tyre pasi s'dinë nënfolëse tjetër gegnisht, dhe nën slloganin bashkim -vëllazërim të formojnë "kombin kosovar" në shtetin multietnik ndërkombëtar të Kosovës .
Gazetarët vend e pa vend përdorin emërtimin kosovar në vend të shqiptarët e Kosovës apo prishtinas, prizrenas, gjakovar ,pejan etj.duke u bërë" më katolik se papa"siç kanë filluar të përdorin dhe maqedonas për shqiptarët e Maqedonisë. S'kanë faj e kanë nga padija "zoti i shpëtoftë"!
Për këto arsye duhet që ne që duam bashkimin por s'kemi "forcën" dhe "mundësitë" për ta bërë të përdorim "mënçurinë" rrugën e butë të bashkimit nga poshtë.Ka me qindra rrugë të buta : shkollat, universitetet me programe të njejta ;sindikata,ojf ,stacioneradiotelevizive,gazeta,kinematografi,
shoqata sportive; sipërmarrje private të përbashkta etj sipas të thënës : "bashkimi bën fuqinë"                                                                                            

Suksese Albin Kurtit dhe VV !

Plotesisht dakort me shkrimin tend. Asnje presje nuk i heq dot. Populli yne eshte nje popull nga me kompaktet ne bote, nqs ka popuj ne bote qe kan dialekte qe nuk mund as te merren vesh mes tyre, qe kan krahina qe as nuk i lidh asnje gje me njera tjetren, biles as etnia ne shme raste, por gjithsesi gezojne te drejten per te pasur nje shtet sebashku, PERSE JO NE SHQIPTARET, qe jemi nje popull me te njejten gjuhe, te njejten etni, me nje histori te perbashket te vuajtjes dhe mbijeteses njerezore, e lidhur totalisht me te qenit shqiptar. Shteti shqiptar per shqiptaret eshte nje drejte bazike, themelore e  njeriut qe nuk ka gjykate apo gjykim te drejte qe mund ta hedhe poshte.

Sa per kundershtaret e kesaj ideje, me te ndyret jane ata qe propagandojne nje komb kosovar, qe po perpiqen me 100 menyra per te krijuar idene se kosovaret jane nje komb me vete tashme, i dal nga hici qe shkon drejt hicit, nje bashkesi qeniesh biologjike me nje memorie abstrakte, identitet abstrakt dhe qellime abstrakte, ku rendesi paska vetem mbijetesa biologjike e ketyre qenieve eksperimentale te bashkise nderkombetare, dhe jo identiteti historik etnik, dinjiteti dhe aspiratat e kesaj bashkie njerezish qe zoti u ka dhene identitet shqiptar me gjuhen, zakonet dhe traditat e tyre te kosoves, qe s'eshte vecse nje term i ngritur artificialisht i cili perfaqeson vetem nje moment nga historia, ate te nje vilajeti shqiptar nen perandorine osmane.

Nuk mund te themi qe nqs vilajeti i Janines do ti kalonte plotesisht Greqise, shqiptaret nen ate vilajet te kosideroheshin nje dite si nje komb me vete, apo si vetem nje nga krahinat e shqiperise, pasi qe ai vilajet ashtu si te katerta vilajetet shqiptare nuk perbehej nga shqipetare te nje krahine, por te shume krahinave te ndryshme, psh ne vilajetin e Janines kishte brenda lab, cam, arvanit, kolonjar etj. Pra edhe kosoven nuk mund ta quajme nje krahine shqiptare, sepse edhe ne kosove ka shqiptare te krahinave te ndryshme, por duhet ta quajme thjesht nje pjese te trungut kombetar. Ashtu si nuk mund te quajme shqiptaret e maqedonise apo te konsiderojme si shqiptare te nje krahine, pasi ata jane shqiptare te krahinave te ndryshme gjithashtu, qe njesoj si ne kosove dhe janine ju ndodhi te futen artificialisht nen territorin e nje shteti jo-shqiptar. Pra ne kete aspekt nuk mund te themi qe Kosova eshte njesoj si mirdita apo laberia, por gjakova po, dukagjini po, etj krahina shqiptare te kosoves. Kosova eshte pjese e trungut kombetar. Pra identiteti kosovar eshte nje artific, pasi qe edhe vete gjeografikisht kosova eshte nje artific, sepse nuk ka kosove natyrore, ajo eshte e krijuar artificialisht me krahina te ndryshme shqiptare. Ka gjakovar, dukagjins etj qe kan nje identitet te perbashket shqiptar. Termi kosove dhe kosovar eshte nje artific anti-shqiptar. Hasi dhe dukagjini psh jane krahina te shtrira ne te dyja artificet shteterore shqiptare, ne kosove dhe shqiperi, por nje hasjan i kosoves na u qujtka kosovar kurse nje hasjan i shqiperise shqiptar. Ata te dy jan hasjan dhe shqiptar, termi kosovar aty eshte nje artific i qellimshem antishqiptar, njesoj edhe me dukagjinsit, njesoj edhe me dibranet qe ndahen ndermjet shqiperise dhe maqedonise.

 

Persa i perket sulmeve kunder gjuhes, keto jane sulme qe vijne nga brenda Shqiperise, ku ata qe jane te interesuar te percajne kombin shqiptar kan gjetur terren tek injoranca per te sulmuar bazen e identitetit kombetar te shqiptareve, gjuhen tone te perbashket.

Por kane deshtuar keq. Dhe ky deshtim i tyre eshte si pasoje e mencurise dhe dashurise patriotike te shqiptareve te kosoves qe ne kushtet me mizore kan ruajtur dhe kultivuar gjuhen standarte, dhe kurre nuk jane terhequr drejt idese te percarjes kombetare. Ndoshta kjo ngaqe jane rregjur me vaj e me uthull dhe e njohin mire gjarprin serb kur i mblidhet shqiptareve per fyti. Sidoqofte bravo ju qofte. Gjuha jone e perbashket duhet mesuar dhe kaq. Pike. Injoranca apo niveli i ulet arsimor, ne nivel individual apo institucional nuk mund te jete argument kunder gjuhes te perbashket. Plus qe shqipja ne te folur i lejon hapesire cdo dialekti te nderhyje bute.

Shpresoj qe Albin Kurti te dale me rezultate te mira nga keto zgjedhje dhe shpresa ime eshte rinia e arsimuar pasi aty eshte mbeshtetja me e madhe per vetvendosje, pasi aty me mire se kudo kuptohet dhe ndjehet nevoja per liri.

Albini ka kohe qe eshte zeri i zemres kombetare sidomos ne kosove, ka ardhur koha te jete ne pozicion vendimarrje tashme. Forca Albin, forca VV.

Kjo eshte lista e kandidateve te LVV, me foto e bio te shkurtra

http://vetevendosje.org/?cid=1,78

Sa per ca info te sakta nga terreni

LVV ne listen e saj ka 16 pedagoge, 13 mjeke, 15 arsimtare, 5 ekonomiste, 10 juriste, inxhiniere, agronome etj. Nje pjese e mire e listes ka qene teper aktive ne lufte e para saj. (ne keni pyetje per listen, po isha online e po e dita pergjigjen ua jap)

LVV sot (data 09) ka 21300 anetare te regjistruar ne gjithe Kosoven, 500 prej te cileve jane duke punuar vullnetarisht fulltime qe prej nje muaji.

Mbi 4000 vullnetare te LVV, te ndare ne 9 qytetet me te medha te Kosoves jane duke takuar qytetaret e duke informuar ata.

Lista e kandidateve te LVV eshte renditur alfabetikisht, pasi ne konceptin politik te saj  e rendesishme eshte ideja, jo individi.

LVV ka nje program qeverises te detajuar qe ka dy shtylla, zhvillimin e shtetndertimin.

Programi i Zhvillimit ndahet ne

1.Program te Rritjes Ekonomike e te Prodhimit

2.Program te Mireqenies Sociale

3.Program te Edukimit

Programi i Shtetndertimit ndahet ne

1. Programi i Sovranitetit dhe i Sundimit te Ligjit

2. Programi i Sigurise

 

Keto programe detajohen me pas ne te gjitha sektoret e qeverisjes.

Mbi 100 veta nga Tirana kane ndihmuar per mbi nje muaj LVV ne fushate, nje pjese e mire e ketyre specialiste e pedagoge.

LVV ka ruajtur modesti ne paraqitjen e saj me postera, reklama apo materiale PR, duke i vene theks me teper punes me qytetaret, e jo spektaklit. Ne nje vend si Kosova nuk ka vend per shpenzime idiote ne letra me ngjyra.

Fushata e LVV mbulohet prej donacioneve e prej punes krejtesisht vullnetare te te gjitheve.

Ditet e fundit LVV ka kryer 20 tubime te medha (i pari ne Mitrovice), ne qendrat kryesore te Kosoves, me mbi 4000 te pranishem, rreth 60 tubime te mesme me mbi 1000 te pranishem, e shume tubime te vogla, me mbi 200 te pranishem, ne fshatra, lagje te qyteteve etj.

Te premten LVV do te organizoje tubimin mbylles te fushates ne Prishtine.

Sondazhet e nxjerrin LVV mbi 16% (Gani Bobi i Shkelzen Maliqit e nxori 19.9%), por keto sondazhe jane bere nga pale "te kompromentuara", se paku keshtu duket.

Gjithsesi zgjedhjet erdhen, te shohim c'ndodh.

Personalisht mendoj se LVV merr mbi 20%. Dhe e di se nuk ka per te bere koalicion me askend.

Sol djali si ndihet nje Marksist si ty per faktin qe brenda koalicionit te VV-se ndodhet dhe nje organizate teresisht nacionaliste si Balli Kombetar?

Problemi eshte se asnje nga politikanet Shqiptare nuk ka dale hapur ta mbeshtese kete ide...

Po te ishte ne duart e Berishes ai do ta shiste 100here Kosoven tek Serbet per "pak integrim"...ose thene troc"ftese per ne BE"

VV eshte nje levizje e vertete dhe e paster, per mendimin tim.  Partite e tjera ne kosove jane shume te servilosura me nderkombetaret ose shume te korruptuara ose shume te dhunshme ose shume te pafuqishme.

Albini eshte nacionalist i majte :-D i bie nazi = nazionalsocialist lol

nejse po qe se do te votoja, do te kisha votuar per VV. 

Me keqardhje nuk digjova asgje qe i perngjan nje mendimi te pjekur te nje politikani e diplomati ... me teper i ngjante nje diletaniti revolucionar...populli ,populli ,  populli.... Revolucionet nuk jane me ne mode ne kohet tona ...

http://www.youtube.com/watch?v=-mOjijV4jA0

 

Kush eshte ky Kurti njehere se ja kam degjuar emrin ne tv shpesh.

   Dërgoja një miku Version i printueshëmVetëvendosja për ndryshimin e Kushtetutës Albin Kurti Lideri i Vetëvendosjes kërkon ndryshimin e KushtetutësUdhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se nëse ky subjekt politik vjen në pushtet, ai do ta shfuqizojë pakon e Ahtisaarit mbi bazën e së cilës Kosova shpalli pavarësinë.

Zoti Kurti tha se Vetëvendosja angazhohet që t’ia shtojë sovranitetin Kosovës së pavarur dhe ta zhvillojë atë ekonomikisht.

Sipas tij Kushtetuta e Kosovës, duhet të ndryshohet dhe të bëhet “në pajtim me vullnetin e popullit”, për t’i dhënë mundësi vendit që të ketë ushtrinë e tij dhe të bashkohet me Shqipërinë.

 

Ja kjo interviste dhene bbc sot , eshte nje tjeter fakt i papergjegjshmerise se VV.

INTERVISTA ESHTE E PLOTE TEK BBC.

E ke lexuar ndonjehere kushtetuten e Kosoves Lira?

Lira, po ti a po  i del ne mbrojtje te kushtetues se Kosoves? Si mund ta quash te kote kur as nuk e ke lexuar?  Apo flit te flasim thuaj, sic bejne pjesa derrmuese e antareve ketu.

 

eh zezaku i shkret zezak ngelet,,,nuk duan nderkombetaret thote , po pse kur kane dashur  ,ne 1912-ten apo ne fillim te viteve 90-te ?puna eshte se te marresh guximin te thuash dhe te kerkosh ata qe te takon do b*leeeee.Dhe me sa duket Albini paska

Le te supozojme se fitoi Albini.Me kend po don me udheheq shtetin?Jo,me kulmaxhinje e ballist nuk mbahet shteti!

Le te shohim ne anen tjeter nje parti te ngjajshme per nga programi,por shume ndryshe nga ideologjia,Fryma e Re psh.

Iliri, i pari i listes-i diplomuar ne Michigan,i magjistruar ne New York.

Shpendi,i  dyti i listes-i magjistruar ne Harward.

Valdetja,e treta ne liste-inxhiniere e xehtarise,e nderuar me cmimin "Femra me e guximshme ne Europe"

Qendrimi,i katerti ne liste,doktori me i ri i matematikes ne Ballkan.Si 21 vjecar magjistroi ne Cambridge,ndersa dy vite me vone doktoroi ne Chikago.

...

Me qellim nuk e permenda Arta Dobroshin,thjesht  per te mos nxitur komplekset e inferioritetit tek perkrahesit e VV.

Une po marre fryme,e ti?Jepi fryme Kosoves.FER ne zemer!

 

 

 

ik o mbyt veten

paske rreshqit

si kta kemi nje g99 ne, edhe me mir me cv. cfaj kam une se jane b.thlepires?

Se besoj qe g99 ose Mjaft  te kete student Harvard-i apo Cambridge-i,aq me pak doktor shkencash.

Ata jane te mire ,por ka edhe me mire.

Me mire le te bisedojme per motin....

Ca thua ti?

ja qe ka. ki parasysh se rudina seseri ka mbaru ne harvard! kur ajo mbaroka ne harvard, edh komshia ime qe mezi di me lidh dy fjale mund te mbaroje ne cambridge!

Bravo komshija.

Per nje shtet unik eshte shume heret, nuk jane pjekur kushtet.

Referendumi eshte zgjedhja e zgjidhja me e drejte, por nuk eshte e thene se fshin gjitha problemet, pa marre parsysh se mund te jete PO ose JO.

Kerkesat, fushatat ndergjegjsimi per nje shtet shqiptar unik nuk sjellin pasoja, por te mendosh nje unifikim te shpejte eshte injorance politike shoqerore.

Bashkimi i trojeve shqiptare do sillte shume shpejt nje shperberje  me pasoja me te medha te trojeve tona.

Do linde problemi i qendres politike e kulturore, midis se njejtes kombesi, asaj shqiptare , e dy mentaliteteve te ndryshme, shqiptare-kosovare.

Ndraja e pare , me sakte , nuk do kishte kurr nje gjuhe te perbashket, masmedia, shtypi i shkruar e ai  viziv. Do kete nje lufte te hapur mediatike midis tiranes e prishtines, se cila te mbaje qirin e vertetsis.

Politika do futej ne nje merkat e hapur interesash e kunderinteresash, per te mbajtur ne ekuiliber , veri, jug, kosove, musliman, katolik, ortodoks e laik.

E kaluara komuniste e dy vendeve, armiq te miqve e miq te armiqve, nje mishmash allashqiptar nuk do kaloje pa pasoja.

Pa folur se fjalen e fundit ( d.m.th ato qe vendosin eshte perendimi + USA).

Bashkimi ne nje shtet te vetem , duhet lene kohes, me kushte shume me te favorizuara se sot, dhe ne ate kohe kur per politiken nuk ndjell asnje emocion, sepse ne shqiptaret kur emocionohemi nga politika  e dhjesim ate.

( kete e thojne djemte e dhjetorit '90)

 

ato ekuilibrat ... pupuppupupppuuu

duhet me integru popullsine me besimtare ne europe (sipas gallup) me popullin ku mbi 40% e popullsise (sipas gallup) i feston festat e te dyja feve!

“Do të integrojmë serbët pasi të ndërpresim ndërhyrjet e Beogradit për të kuptuar se kush janë serbët e Kosovës. Veriu nuk zgjidhet me anë të negociatave me Serbinë, të gjithë e dinë se sa më mirë të sillesh me Serbinë aq më ashpër sillet ajo”, tha Kurti.

Si do integrohen serbet e Mitrovices? 

Ka ndonje peshk material/plan/link konkret te Vetvendosjes per kete?

Me gjithe deshiren e madhe per bashkim, edhe duke qene pro bashkimit de facto me te gjitha menyrat e mundshme, pa integrim te Mitrovices me duket i parakohshem cdo referendum tjeter. 

Kam degjuar se do ti dhurojne nje shtepi Berishes, kur te dali ne pension, ne anen serbe te Mitrovices. Besoj, nga ajo pike, shpernguljet do jene vullnetare..

une se nigjoj dot se me bon lomsh qe ne fillim : jane apo sjane parti ??

'jemi , por nuk jemi, se njefarsoj jemi, por ne fakt me shume nuk jemi.................'

ja se vjen soli neser e ta sqaron...une them qe kane problem me fjalen parti, preferojne fjalen Nisme qytetare , levizje...smiley

po pra gjymtyra mrena.......pfff si marr vesht kto  une mi

une di gjuhen e vjeter, sali berisha ta hongsha zemren, ja  kte kuptoj une

hajt naten e mire, dhe pafshi ne enderr shqiperine e bashkueme smiley

p.s. soli ka ra deshmor mbi drenushat e vetvendosjes smiley

Irushe, flm per videon smiley.

E degjova dhe segmentin mbi Mitrovicen.  Mire ne leter.  Ama edhe sikur te fillojne e t'i zbatojne neser, ta zeme, duan kohe te nxjerrin rezultate. 
Problemi qendron ketu, retorika ne Bosnie per separatizem eshte acaruar.  Per mendimin tim nuk duhet sakrifikuar Mitrovica per nje referendum per bashkim de juro.  Sepse s'do shume mend qe serbet e Mitrovices ne sekonden qe shpallet se do behet referendumi, ata do kerkojne te bejne te njejten gje, ne emer te se njejtes demokraci e vullnet popullor qe perdor Albini si argument.  Nuk po ve ne pikepyetje legjitimitetin e ceshtjes shqiptare apo te se drejtes sone historike, por gjeopolitiken e Ballkanit sot per sot.  Duhet te evitojme te vihemi ne pozite o Mitrovicen o bashkimin.

Per emisionin te Fjalekryqi (se s'e kam pare Albinin ne Top Show apo ne media te tjera televizive) nja dy reagime:
1. Pa ekzotizem (me ty e kam trop smiley ) por keshtu troc, si nuk kemi nje Albin ne Shqiperi?!  Me te njejten elokuence, qartesi idesh e pasion?
2. Cfare duhet bere qe te kete ne Shqiperi nje levizje me ide te ngjashme?

Po lere moj çfare thote trop per "ekzotizem" se s'e ka seriozisht ajo smiley Ajo qe ti po thua, tre elementet qe ke gjetur te Albini, nuk do ishin te mjaftueshme sikur te mos ishte besimi te njerezit e vendit te tij. Kete nuk gjen ne Shqiperi, se per elokuence, ide te qarta per çfare nuk shkon dhe njerez pasional ka, por jane krejtesisht te shkeputur nga njerezit qe i rrethojne. Nese ne nuk besojme qe forca krijuese, deshira per te qene me mire, deshira per te bashkepunuar eshte  te vete njerezit... nese besojme qe kjo vjen e injektuar nga dikush apo disa, atehere me shume mundesi kur kjo force injektimi te shteroje, gjithshka e merr lumi.

 Ndoshta ne rastin e Kosoves eshte pak me "e lehte" sepse ka disa gjera qe i bashkojne te gjithe, jo me kot quhet "Vetevendosje", kurse Shqiperia eshte e lire te vendose vete dhe ka disa vjete mosbesimi ne kurriz qe e veshtiresojne te qenit "bashke". Por nuk eshte e pamundur nese beson te njerezit.

Shpresoj qe te gjithe ata qe kane shkuar ne Kosove te ndihmojne vetevendosjen te reflektojne mbi fjalet e A.K. dhe mbase frymezohet levizja qe thua ti Monda smiley

Dakort, paralelizmat mund te behen deri ne nje fare mase.  Solidariteti ne Kosove merr dimensione te tjera duke pasur parasysh faktorin e huaj plus Serbine etj.  Megjithate tek problematika sociale, ekonomike mund te ngrihen paralele.  Per me teper, artikulimi qe i ben Albini situates rezonon dhe ne Shqiperi.  Vetem se ne Shqiperi nuk po behet. 

nese besojme qe kjo vjen e injektuar nga dikush apo disa, atehere me shume mundesi kur kjo force injektimi te shteroje, gjithshka e merr lumi.

Ndoshta.  Ama s'eshte provuar akoma.  Ne zgjedhjet e kaluara, ne debatet televizive patem mundesi te vezhgonim, studionim (si Sandri) forcat politike ne vend.  Nga te gjitha debatet, qe shpesh here degjeneronin ne mllefe mjerane, nuk pati nje, po nje te vetem te kishte ate qartesi dhe pasion.  Shkaterrimi sistematik i lidhjeve sociale ka bere te veten keto 20 vjet, por nuk besoj qe kjo rrjedhe eshte e pandryshueshme.  

sa per integrimin e serbeve, a e dini se keta trimat e serbise flasin serbisht ne kuvendin e kosoves?

grekeve tane te dashur tu thush flisni greqsith ne kuvend, te thone "vallaj o agapi sdi me fol"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).