Filma të tillë lajnë hesapet e të dyja palëve : të gjermanëve të mërzitur e në kërkim  të ekzotikes dhe shqiptarëve të përpëlitur nga qejfi i egocentrizmit. Filmi nuk tregon vërtet fatin e një emigranti nga Shqipëria sa tregon se si sillen gjermanët me të huajt...

  

Marr shkas nga një shkrim  Tirana Calling për filmin “Der Albaner” – “Shqiptari” për të thënë dy fjalë...

Le t’ia nisim më mirë nga loja e kungulleshkave (yllkave) të kritikës kinematografike. Unë them kaq. Po pse aq? Po sa? Unë them diku te 1 kungulleshkë e gjysëm. Po pse? Po mirë hajt se po e vlerësoj “një kungulleshkë e  dy të tretat” që të të shpjegoj pse...

“Më në fund një film shqiptar” - thotë Tirana Calling… Fundi s’i ka ardh' akoma, them unë, se nuk është film shqiptar, është film gjerman. Prejardhja e një filmi nuk vjen nga subjekti i trajtuar por nga produksioni, e paçka se “Shqiptari” është bashkë-prodhim gjermano-shqiptar, vini re GJ-në përpara SH-së, proporcionet e kungulleshkave (sepse dhe kungulleshkat mund të shërbejne për të prodhuar një film, me ligj tregu) gjermane lidhur me ato shqiptaret duhet të jenë diku 10 me 1 (rezultat akoma më i thellë se një ndeshje futbolli midis dy pretendentëve). Fundja shqiptarët kane argumenta : kungulleshkat s’para mbijnë në Shqipëri për arsye të “traditës gastronomike”...  Kush me tregon nje recetë shqiptare me kungulleshka (përveç mbase “kungullit turshi”)?

Ç’tregon “Der Albaner”? Mos kini frikë se nuk ju tregoj si përfundon... Arbeni, djalosh i shkathët dhe i varfër nga malësia, është i dashuruar pas Etlevës, malësores së “ngujuar “nga familja e saj. Etleva ngel shtatezënë, papritur e pakujtuar, dhe që të bëhet nusja e Arbenit, ketij i duhet te gjejë 10.000 “evro” që ja kerkon familja e Etlevës (paja e dhëndrit!). Ky është shkaku pse Arbeni niset fill refugjat në Gjermani... dhe nuk është vetëm shkaku i Arbenit, por edhe shkaku i ekzistencës së filmit. Të tjerat janë peripeci dytësore, jo sepse duhet të jenë të tilla, por sepse kështu i trajton regjizori.

Që të hyjmë në temë direkt duhet thënë një fjalë për “vërtet-mundësine”, dhe jo “vërtetësinë” e idesë së filmit, ose më mirë të skenarit : a ka mundësi të ndodhë që një familje shqiptare të kërkojë 10.000 euro për të dhëne dorën e vajzës së saj? A është hipotezë e besueshme? Po fundja ç’nuk bën vaki, pse jo. Por edhe në mos qofte 10.000 euro, mbase ka familje që kërkojne 500 euro, ose kërkojne që djali të gjejë shtëpi përpara se të marre nuse, e prapë të varfrit i duhet të shkojë refugjat që të gjejë lekët. Po mirë pse të shkojë refugjat e të mos shkojë te vjedhë 10.000 euro? Po pse kështu, pse ashtu... kështu është historia dhe pikë. (Dhe nuk po flas fare për traditën e rrëmbimit në Shqipëri... Do thotë ndonjëri po nuk e bën dot Arbeni atë gjë se vëllezërit e Etlevës kanë kallashnikov... Nejse.) Në fakt që Arbeni të shkojë refugjat në Gjermani nuk është nevojë e historisë aq sa ç’është nevojë e produksionit : fondet që regjizori ka mbledhur, përfituar, në Gjermani (kungulleshkat) për të bërë filmin nuk i shpenzon dot në Shqipëri, duhet mepatjetër që ato fonde të shërbejnë për të paguar teknikë e aktorë në Gjermani, që të mirembajë ekonominë kinematografike gjermane. Nuk të jep kush lekë “borxh” e të shkosh t’i bësh rrush e kumblla ku të duash ti. Ja pse familja e Etlevës kërkon 10.000 euro, dhe jo 500, sepse 10.000 euro nuk janë pak, duhet një fare kohe që t’i mbledhësh (këtë nuk e dinë vetëm refugjatët), por mbi të gjitha koha për t’i mbledhur i shërben produksionit që të justifikojë xhirimin e filmit në Gjermani, pra që të shpenzojë fondet në mëmëdhe, e që të mbledhësh 10.000 euro kjo do të thotë peripeci të mëdha për Arbenin e shkretë dhe sakrificat e tij, që i shkulin lot, ankth e mëshirë spektatorit. Ja sesi një arsye dramatike justifikon një arsye funksionale. Po nejse, pse-në që Arbeni shkon refugjat në Gjermani po e marrim si të mirëqenë.

Po nga mizaskena ç’thuhet? Nuk ka miza në skenë fare... Ka një farë “natyralizmi” të cunguar, fillestar me një fjalë dhe kaq: imazhe paksa egzotike në Shqipëri dhe imazhe funksionale në Gjermani ; ka aktorë më të folme tiranase që kanë shkuar e zaptuar krahinat veriore : thua Tirana është ngjitur në malësi e jo malësia zbritur në Tiranë! Po hajt s’ka gjë, se regjizori është gjerman dhe nuk e dinte. Detaj... Po përveç të folurës, ç’tregojnë fytyrat e aktorëve? Në fakt aktorëve nuk u vë dot faj se, nëqoftë se ka faj, atë e ka regjizori, por gjithësesi Nik Xhelilaj, aktori kryesor, përpiqet të luajë, të duket, i çliruar e i dlirtë, me një farë natyralizmi të përzier me teatralizëm, kur në fakt duket që shtrëngohet shumë nga prapashtesa (gjasme e kërkojne rrethanat dramatike), megjithëse nuk i duhet mohuar një fare tentative për të qenë i ndershëm (nuk e di sa ka te bëjë ndershmëria me interpretimin e një roli). Por aktor i ri, fundja do të mësojë me kalim të kohës. E ç’të flasësh për aktorët e tjerë, me aq sa shfaqen, aq konvencionalisht sa shfaqen... Amos Zaharia (roli i Ilirit) m'u duk pak më i mire se të tjerët, por gjithsesi rol i vogël, vështirë të flasësh... Xhejlane Tërbunia (roli i Etlevës) : a s’më thotë kush se si një vajzë (apo grua) që duket tek të tridhjetat mund të interpretojë “besueshmërisht” një rol të një vajze afro të njëzatave? Rolet e malësorëve të tjerë janë të ngujuar, jo sepse janë vërtet të ngujuar, por aq u lejon skenari dhe “miza në skenë”, as karikatura personazhesh nuk janë. Kur hyjmë te personazhet gjermane duket që regjizori gjoja ka ca më shumë dituri për ta, duket që personazhet janë pak më shumë të zhdërvjelltë, me një psikologji pak më të ndërlikuar, por dhe ata rrëzë konvencioneve sorollaten.

Një fjalë të mirë mund ta thuash për faktin se regjizori nuk e lëshon personazhin kryesor që nga fillimi deri në fund... Po as për këtë s’jam i sigurt se nuk e di se ç’meritë është kjo?

Ajo që del në pah nga gjithë ky trim-film është se regjizori dëshiron mbi të gjitha (edhe pse dituria dhe paaftësia kanë të bëjnë shumë) që të ngjallë një farë emocioni te spektatori (shihni skenën e fundit të filmit dhe sa kontraston me gjithçka më parë), të mishërojë sakrificat e një emigranti te pafajshëm e të vuajtur (që 10.000 eurshi mban nën tension), dhe kinematografia, apo ajo që ka të bëjë me kinematografinë, nuk i intereson shumë. Po fundja kjo ka rëndësi : emocioni, ç’duhen të tjerat, kinematografia e më the të thashë? A nuk është emocioni arsyeja e qenies së një filmi, të një vepre arti?... Mbase mund të duket mister se si një film i tillë mund të ngjallë emocion, por emocioni i vjedhur (apo falas) nga filma të tillë, të cunguar, e jo të plote, nuk është ndonjë mister i madh : vjen pikë së pari nga mungesa e një kulture artistike, apo kinematografike, ose thjesht e një kulture.

Filma të tillë lajnë hesapet e të dyja palëve : të gjermanëve të mërzitur në kërkim  të ekzotikes dhe shqiptarëve të përpëlitur nga qejfi i egocentrizmit. Filmi nuk tregon vërtet fatin e një emigranti nga Shqipëria se sa tregon se si sillen gjermanët me të huajt (megjithëse edhe këtë aspekt e ka katranosur).

Nëqoftë se i heq gjithë keto “detaje”, atëhere po, është film i mirë, shumë i mirë.

Edhe dy fjalë për kritikën kinematografike : nëqoftë se nuk ka kritikë kinematografike të mirëfilltë, midis gjitha gjasave, mendoj se nuk ka për arsye se nuk bëhet asgjë që ia vlen, që ndjell zell për të shkruar diçka të bukur, për ta thënë një fjalë të mirë, se po të jetë për të dërrmuar blozat – për të bërë blozë blozat - që dalin ekraneve shqiptare, nuk ia vlen, të paktën për ata që nuk jane mazokistë. Kritika vjen pas artit.

 

Këtu një shkrim i publikuar nga Shekulli mbi filmin.

22 Komente

....po behen boze keto lloje filmash ku nuk tregohet gje tjeter perveç anes negative tone.
Si puna ketij gjithashtu filmi DOSSIER K (VO flamand me titra kosovarçe, qe per hir te atdhedashuris u sforcova ta mbaroja per 3 dite).
Ose heshtja e Lornes po ashtu.

Eshte e veshtireti bindesh te huajt qe shofin kshu gjerash, qe Shqiperia nuk eshte vetem kjo, qe ne kemi dhe jemi edhe ndryshe.
 

Nese e ke pare filmin Eh, ka nje gje qe une s'kuptoj e shpresoj te ma shpjegosh!

 

Ku del ne pah ana jone negative?

1/ Ne bejme gjithashka per pare

2/ vellai tradhetoi vellain (ose e gjithe familja djalin) 

3/ Qe femra u shit per te lare borxhet e familjes

4/ Ajo tjetra u trajtua si kurve sepse ngeli shtatzan para marteses.

5/ ....pse pak te duket ty keto...???

1/ Ne bejme gjithcka per pare

2/ vellai tradhetoi, perdhunoi vrau te vellane

3/ Qe femra u mbyll per vite te tera ne bodrum

4/ Edhe ajo tjetra u perdhunua ne nje kishe meqe prifti mendonte se po luante me te

5/ ... po pse, nuk duhet bere nje film "Der Deutscher"?

 te me falin "nazi"-t qe i lashe pa permendur

smiley

 sigurisht sigurisht, por fakti eshte qe u quajt Der Albaner dhe jo ndyshe...

....6/ harrove ate inxhinierin kanibal, qe pasi i preu penisin atij tipit tjeter ''gatoi nje goxha delikatese'' me te, dhe e shoqeroi me vere te kuqe natyrisht....smiley

Sinqerisht, ne befte njeri nje film te tille me kete palo-titull, te gjej vrime e te futet. Po kurrkush nuk e ka zemren si ne. Na hapen syte e te gjitha c'ngelen me keto filma! smiley

1/ Ne bejme gjithashka per pare

Ha ha, domethene, te gjithe filmat ku protagonisti nuk fiton lek duke punuar me nje pune tendershme, me kontrate te rregullt, jane filma raciste. Qe kubanet mbas Scarface duhet ti drejtohesh ONU-t.

2/ vellai tradhetoi vellain (ose e gjithe familja djalin) 

Danezet jane te gjithe te poshter, vret gruaja burrin, e ka thene Shakesperare para 5 shekujsh!

3/ Qe femra u shit per te lare borxhet e familjes

Rishiko filmin se nuk eshte keshtu!

4/ Ajo tjetra u trajtua si kurve sepse ngeli shtatzan para marteses.

Ky, ne ca zone te Shqiperise, eshte realitet. Nese do kinema fallco, kinema te realizmit socialist, ky eshte problem tjeter.

5/ ....pse pak te duket ty keto...???

Jo pak, po a-s-g-j-e.

 

Sidoqofte, meqe pertoj te shkruaj gjera kaq te thjeshta, po ju ngjis nje koment nga Tirana Calling qe me duket shume i drejte.

 

 

denor Dice:
04/12/2010 alle 17:03

Atehere
Duke lene menjane Hollywood qe ben filma nga te gjitha llojet, pjesa tjeter ben filma qe trajtojne ngjarje qe i perkasin vendit te tyre edhe pjesa me e madhe e filmave jane dramatik. Filmat e huaj, dmth jo te hollywood, qe marrin pjese ne oscar si prshfilmi gjerman “Le vite degli altri” trajton per komunizmin ne gjermani dhe eshte vleresuar me cmim oscar, apo Gomorra film italian per mafian qe ishte kandidat, City of God film Brazilian i vleresuar nder 100 filmat me te bukur nga imdb edhe Shqiptari trajton anen e erret te shoqerise shqiptare, por kjo nuk do te thote qe eshte film i keq edhe se nuk duhet pare.

Vete kerkesat e kinemase boterore bejne qe ne filmat shqiptare te trajtohen te tilla tema, ne menyre qe nje film shqiptar te ngjalle nje fare interesi edhe tek publiku i huaj. Per qe jeni mesuar me filma si Harry Potter e Scary Movie eshte normale qe nuk ju pelqejne filmat shqiptare. Kur ishte Xhaxhi Enver nuk ju pelqenin sepse tregonin vetem anen me te mire dhe jo reale te popullit tone, tani nuk ju pelqejne se trajtojne anen me te erret te realitetit shqiptar.

Mua me ka pelqyer shume filmi edhe ju sugjeroj qe ta shihni, tregon me te vertete realitetin edhe eshte i realizuar mjaft mire

 Piken 3/ duhet ta rishohesh ti....se 10 mije euro e kishte gjoben çika.

 

Shiko, une thjeshte thashe qe jam e lodhur me keto lloje filmash shqiptare.
Ne kemi edhe gjera te tjera per te treguar perveç ketyre lloje dramash.
Sepse do perfundojme se qeni "cliché" vetem per kesi gjerash.

Tani, qe tek filmi kishte edhe aspekte te tjera te verteta dhe "shpresedhenese" si humanizmi, dashuria, nderi etc etc, kete nuk e mohoi njeri, por mua, personalisht shija perfundimtare qe me ngeli ishte kjo negativja....

Se di, po mua po me pelqeka shume ky recensioni i Shekulli-t qe psh, duke folur per filmin thote

Me këtë rast kujtoj shprehjen që një foto është e barabartë me mijëra fjalë. Që do të thotë që 24 foto për një sekondë që ka filmi, baraz me 24 mijë fjalë dhe një numër fjalësh i pallogaritshëm për 2 orë film që shohim në ekran, e barabartë kjo me të gjitha emisionet dhe fushatat elektorale të mbledhura bashkë në 20 vjet.

apo

Politika dhe protagonizmi saj është heroina më e pastër dhe më fantastike që mund t'i injektohet një populli për ta mpirë dhe për ta mbajtur nën zgjedhë. Po, po zgjedhë. Enver Hoxha e kuptoi shumë mirë rëndësinë dhe forcën e artit dhe ngriti shtëpi kulture në çdo fshat të këtij vendi, sigurisht e shfrytëzoi për propagandë, por çfarë mund të bënte ai nëse në Teatrin Kombëtar shfaqej Hamleti, apo Jul Çezari? Veprat e Molierit apo të Shilerit? Ibsenit apo të Çehovit? Nëse në Opera dëgjohej Verdi apo Çajkovskij?
Me sa duket politikanëve tanë të sotëm nuk u pëlqeka fare të ushqejnë shpirtrat e popullit të vet. Iu pëlqen t'i mbajnë nën fre, t'i shfrytëzojnë sa herë iu nevojiten. E pse jo edhe për mitingje.

Sa te kena gazetare te tille, te plasin armiqte nga inati!

 

 

 

 

duam heroine me cilesore smiley!

5 kungulleshka per artikullin !

Dmth 5 * (yllka)

Shkrim fort fort fort i mire !

Paragrafi :

Po mirë pse të shkojë refugjat e të mos shkojë te vjedhë 10.000 euro?

.......

Në fakt që Arbeni të shkojë refugjat në Gjermani nuk është nevojë e historisë aq sa ç’është nevojë e produksionit : fondet që regjizori ka mbledhur, përfituar, në Gjermani (kungulleshkat) për të bërë filmin nuk i shpenzon dot në Shqipëri, duhet mepatjetër që ato fonde të shërbejnë për të paguar teknikë e aktorë në Gjermani, që të mirembajë ekonominë kinematografike gjermane. Nuk të jep kush lekë “borxh” e të shkosh t’i bësh rrush e kumblla ku të duash ti. Ja pse familja e Etlevës kërkon 10.000 euro, dhe jo 500, sepse 10.000 euro nuk janë pak, duhet një fare kohe që t’i mbledhësh (këtë nuk e dinë vetëm refugjatët), por mbi të gjitha koha për t’i mbledhur i shërben produksionit që të justifikojë xhirimin e filmit në Gjermani, pra që të shpenzojë fondet në mëmëdhe, e që të mbledhësh 10.000 euro kjo do të thotë peripeci të mëdha për Arbenin e shkretë dhe sakrificat e tij, që i shkulin lot, ankth e mëshirë spektatorit.
Ja sesi një arsye dramatike justifikon një arsye funksionale.

 

eshte paragraf i shkelqyer, qe tregon se si mund te shihet nje film i sotem. Te ben te mendosh se kinematografia shqiptare, nuk do te dale ndonjehere nga lluci ku eshte zhytur, as atehere kur nje regjizor gjerman 'rrefen' historine e nje shqiptari qe do ti duhet te shkoje ne Gjermani per te fituar 10.000 euro, e as kur nje regjizor shqiptar 'rrefen' historine e nje 'gjermani' qe i duhet te vije ne Shqiperi per te fituar miljona.

Kupton kush kupton...

 

 

 

Vec stereotipeve kulturore per shqiptaret mesjetar, fillon e me dhemb koka kur ne nje film artistik mpleksen shtateqind drama sociale..Subjekte telenovelash, emocione parafabrikat e me the te thashe..Filmi tregon sesi na mitizojne ne perendim dhe si behemi pjese e mitizimeve te tyre..

Me kungul bëhet dhe laknur ose byrek. 

nuk di c'te them, nuk e kam pare filmin, por di te them qe cimentua shkruaka mire

 Eshte nje film sigurisht shume i mire. Ndofta filmi me i mire i periudhes se pas 90.

Fantazamat stereotipe komuniste nuk vdesin kollaj brenda nesh.

Ne kete aspekt edhe reagimi kundershtues me duket i natyrshem. Kembengulja dhe arroganca jane absolutisht te panatyrshme. Njerzit qe e kundershtojne absolutisht duhet te shohin dicka brenda vetes se nuk jane ne rregull me modelet (unitetet krahasuese).

 

Nje nga filmat me te dobet qe kam pare, me sakt film komplet debil. Bashkohem me ato qe ka shkrujt artikullshkrusi, tere ato non-sense te grumbulluara ne te njejtin film/skenar i bejn filmin qesharak.

Une mendoj se filmi ishte i realizuar mire dhe prekte mentalitete dhe probleme social ekonomike ... ajo qe do t`me pelqente do ishte nje mbyllje tjeter qe ngjallte me teper frymemarrje per keta te dy te rinj jashte kultit te mediokritetit dhe prapambetjes fisnore ...nje fund ku ti perkushtohej vetem ketyre te dyve dhe askujt tjeter per te ardhmen e tyre pamvarsisht problemeve , nuk duhet te dorzoheshin edhe nese do ishte  kundra deshires se familjareve dhe mentalitetit e paragjykimeve  te shoqerise shqiptare  ....

 ajo që del në pah nga ky shkrim është një hiç (ose dëshira e çimentos për të psikollogjisur regjisorin dhe producentin, pra një hi&ccedilsmiley

Keta lloj filmash jane bere si ato tregimet me personazhin me kancer.

Me kujtovi filmi Lamerika.

 

FILM PALIDHJE

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).