Në Shqipërin e shekullit të kaluar është vërejtur se ato pak monumente që Shqipëria kishte mbartur në territorin e saj të vogël u vunë nën subjekt të shkatërrimit dhe degradimit të trashgimnisë tonë monumetale. Sot, në shekullin e ri ky fenomen alla-shqiptarçe vazhdon.
 
Durrësi është rasti më flagrant i kësaj epopeje. Plani "modern" i qendrës së qytetit është molla e sherrit në qytetin bregdetar. Pasi u deformua, u ri-bë nga Bashkia e Durrësit një mur modern prej betoni dhe çimentoje sipër murit antik bizantin të ndërtuar nga perandori durrsak i Perandorisë Bizantine (Romake Lindore) Anastasi I. Shkak për këtë është rimodelimi i hyrjes nga Sheshi "Iliria" në amfiteatrin antik. Për pasojë, pas kësaj ndërhyrje të papreçedent për zgjerimin e territorit të lirë, për karshi me xhaminë e re të qytetit (Xhamia Fatih) sepse në këtë territor të "lirë" do prishet hapësira e gjelbër ekzistuese dhe do të ndërtohet një pseudo galeri që më pas bashkia do t'ia shes privatëve.
Është rasti unikal në botë që deformohet një monument, prishet një hapsirë e gjelbër e një territori shtetëror që t'i jepet privatit dhe firmave ndërtuse të ndërtojnë mbi të të ashtëquajtura galeri (realisht qëndra tregtare) dhe gjithë kjo ndodhë në mes të qytetit. Në këtë rast bashkia del si subjekt fitimprurës (Bashkia Durrës sh.p.k)  duke dalë jashtë juridiksionit të saj. Ky planë destruktiv për qytetin bregetar është shembulli më i keq i trajtimit të vlerave trashëgimnore publike që i përkasin historisë tonë kombëtare. Pas shatrivanit, radha për shkatërrim i ka ardhur mureve antike. Qasje negative për këtë plan ka pasur edhe Myftinia e Durrësit e cila ka kundërshtuar planin e Bashkisë Durrës. Aktualisht puna është ndërprerë pasi myftinia ka paditur Bashkinë dhe në këtë mesele ka hyrë edhe Instituti i Monumenteve të Kulturës pasi në zonën në fjalë janë gjetur edhe mbetje arkeologjike.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).