Flet Aleksandër Meksi, një nga figurat kryesore të themelimit të Partisë Demokratike më 12 dhjetor 1990. Me librin që do të promovohet sot pasdite “Dokumente dhe materiale”, Meksi është përpjekje serioze për ta treguar historinë me anë të dokumenteve, jo sipas dëshirës së njërit apo tjetrit. Në intervistën për “GSh” ai tregon detaje se si u lidh me protestën e studentëve në Qytetin ‘Studenti’, pasi ai nuk ishte profesori i tyre, kush e ftoi në shtëpinë e Gramoz Pashkos për të dhënë kontribut në hartimin e programit të partisë. Ai tregon se çështja e emrit të partisë ishte pak problem, por sipas sugjerimit të tij, Parti Demokratike, do të ishte një parti më e fortë opozitare se sa parti e studentëve. Meksi tregon dhe për rolin e luajtur nga Ramiz Alia gjatë këtyre ditëve të ndryshimeve të mëdha politike dhe hedh poshtë tezën se ai kontribuoi në ardhjen e demokracisë në Shqipëri.
Më në fund publikohet libri aq shumë i pritur nga ju, “Dokumente dhe materiale”, i cili është përgatitur nga ju. Cili është synimi i këtij libri?
Gjatë këtyre viteve kam mbledhur dokumente që lidhen me ngjarjet e dhjetorit 1990. Libri fillon me shpalljen e kërkesave të studentëve, në datën 10 dhjetor, me takimin e studentëve me Ramiz Alinë, me dokumentet që lidhen me këtë takim, shpalljet në publik, thirrjet e Ramiz Alisë drejtuar popullit shqiptar për unitet rreth partisë së tij dhe në vijim krijimin e komisionit nismëtar, krijimin e PD, me mitingun e saj dhe fjalët që thuhen aty, programin e PD, statutin, kërkesat për t’u legalizuar, ligjin e legalizimit të partive, që janë shtojcat, listën e komisionit nismëtar dhe përfundon kjo pjesë me dy materiale, të cilat konsiderohen të rëndësishëm që janë; fjala e Ramiz Alisë në aparatin e KQ më 13 dhjetor 1990, pra menjëherë pas krijimit të PD. Po të dëgjohet regjistrimi, dëgjohet toni nervoz dhe përplasja e tavolinës herë pas here kur flet, mbledhja e presidiumit të Kuvendit Popullor më 22 shkurt 1991 për krijimin e Këshillit Presidencial dhe mbledhja e parë e Këshillit Presidencial. Në këtë mbledhje flitet për atë që ka ndodhur gjatë shkurtit, për rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës dhe për qëndrimin si dhe formimin e qeverisë së re. Janë dokumente reale, të pakundërshtueshme, të cilët dëshmojnë këtë periudhë historike.
Libri ka dy grupe shtojcash, e para përbëhet nga disa materiale, si përbërja e qeverisë në dhjetor 1990, strukturat politike qeverisëse në prag të dhjetorit, Kuvendin Popullor, kryesinë e Frontit Demokratik, KQ të Partisë, ndryshimet që pësoi gjatë 1990, KQ të Bashkimit të Rinisë dhe të Punës. Në shtojcat e dyta janë ndryshimet e qeverisë e bëra nga dhjetori deri në shkurt, kandidatët për 31 mars të të gjitha partive, qeveritë që krijohen deri në ‘92, bashkë me qeverinë e këtij viti, ndryshimet që kanë pësuar ato, Këshillat Kombëtare të PD-së nga vitet 1991-1996, kryesinë dhe Komitetin Drejtues të PS-së në Kongresin e tyre të X, apo të I-n, kur mori emrin e ri si dhe listën e kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 1997. Këto shtojca na japin mundësi të njihemi me strukturat politike, të cilat ndikonin në qeverisjen e vendit, në luftën politike të grupimeve të ndryshme, pra cilët janë protagonistët e tyre dhe në përgjithësi me protagonistët e atyre ndodhive që nuk janë të parëndësishme në historinë e Shqipërisë.
Libri na jep mundësi që të gjykojmë realisht mbi historinë, të inkuadrojmë kujtimet tona, edhe ju keni botuar kujtime, ku mund të gjeni gabime datash, emrash, por me një strukturë të tillë botimi, siç është ky libër, gabimet kanë mundësi të përmirësohen nga vetë autorët e tyre për të qenë më konciz. Është një kontribut që jepet për të njohur më mirë lëvizjen studentore, kontributin e studentëve dhe të qytetarëve të Tiranës, në realizimin e pluralizmit në Shqipëri. Sepse po na thonë se pluralizmin e solli Ramiz Alia në 11 dhjetor, po të ishte kështu atëherë ne duhet të festojmë vitin 1946, ku ka dhe një dekret të Enver Hoxhës, me anë të të cilit lejohet pluralizmi. Por pluralizmi real u realizua më 12 dhjetor, pluralizmi ligjor u realizua më 17 dhjetor me dekretin për lejimin e partive. Them se është një kontribut për të gjithë ata që duan të merren me histori, përpara duhet të kenë faktet dhe dokumentet, pastaj konkluzionet dhe kujtimet, sepse disa ose nuk thonë të vërtetën ose thonë një pjesë të së vërtetës. Kjo nuk është aspak në ndihmë të historisë.
Ka një boshllëk në 1990-2010 lidhur me këto fakte. Pse?
Sepse ne, shqiptarët, kemi si temperament një vrull të madh për të ecur përpara, për të hipur në vaporë, për të kapërcyer detin, për të ikur pa viza, për t’u bërë menjëherë milionerë, për t’u bërë vetëm drejtues, dhe nuk kthejnë kokën prapa, ndaj ka dalë dhe formula që neve na vjen historia nga prapa.
Çfarë ju çoi të studentët në 1991, protesta e të cilëve solli dhe pluralizmin, pasi ju nuk ishit as profesori i tyre?
Nuk dija se çfarë kishte ndodhur në datat 8-9 dhjetor. Një komshiu ynë, polic, i cili rrinte karshi me mua në apartamentin në Laprakë, në darkën e datës 9, më tha që ‘shko shiko ç’ka ndodhur te studentët’ dhe jepeshin në film goditjet, demonstratat, e të gjitha, zbritja e tyre te ambasadat, etj. Kështu që morëm vesh se çfarë kishte ndodhur. Me datën 10 dhjetor, te Instituti i Monumenteve me shokët që qenë atje, filluam të kopjonim Kartën e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, meqenëse kjo ishte në kërkesat që studentët paraqitën. Kjo punë u bë në mënyrë që të shpërndahej dhe që njerëzit të merrnin vesh se çfarë quheshin të drejtat e njeriut në botë dhe çfarë shkeljesh flagrante dhe të dhunshme kishin bërë komunistët në Shqipëri.
Në datën 11 dhjetor në orën 18:00, meqenëse erdhi lajmi se studentët do të takoheshin me Sekretarin e Parë të Komitetit Qendror, (pasi termi ‘president’ ishte shpikur në mënyrë që ai të ishte mbi të tjetër, por realisht ai ishte thjesht Sekretari i parë i PP-së dhe kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, terma që brezi i ri nuk i di më), kam shkuar në Qytetin ‘Studenti’. I pashë kur shkuan studentët, ishim karshi rrugës të Elbasanit për nga Pallati i Brigadave dhe i pritëm kur u kthyen. Ishim në mitingun që u bë atje në shesh. U dëgjua e tëra, u thanë fjalë nga folësit, Azemi dhe Ben Imami dhe mbasi mbaroi ajo, u largova me ato shokët me të cilët isha. Ishim nga ata tiranasit që bërtitëm P.Demokratike, kur thuhej se do të krijohej partia e studentëve. Pa dalë nga Qyteti Studenti takova Gramoz Pashkon, me të cilin kisha miqësi të vjetër, njiheshim që kur ai ishte 17-18 vjeç. Që nga periudha e rrëzimit të Murit të Berlinit dhe vrasjes së Çausheskut ishim takuar dhe kishim biseduar se radha i ka ardhur Shqipërisë, pasi në korrik të atij viti u hapën ambasadat, dhe gjendja ekonomike ishte përkeqësuar shumë, gjë që e shihnim në radhët e gjata, aq më tepër që Gramozi kishte të dhëna më të sakta se unë për këtë situatë. Në diskutimet me Gramozin ishte hedhur ideja e krijimit të një partie, një Partie Demokratike, e cila i ka fjalët parti, si shprehje pluralizmi dhe ishte demokratike sepse lufton për demokraci. Gramozi ishte me të shoqen, Mozën dhe kunatin Genc Rulin, që e njoha aty. Qenë dhe të tjerë, që Blendi Fevziu i vë edhe në librin e tij “Piedestale pa statuja”, dhe ndër të tjera i them se “lërini këto llafe, ku ka në botë parti të studentëve dhe intelektualëve të rinj, sepse studentët katër vite janë dhe ikin po ashtu dhe ata që do të vihen në krye, pra është një parti që nuk mund të lulëzojë dhe numri i studentëve është i kufizuar”. Kështu që e lamë të takoheshim të nesërmen në 8:30. Kjo ishte arsyeja që u takuam te Gramozi, se unë kisha lënë takim me të në shtëpinë e tij. Unë mora biçikletën që e kisha lënë diku aty afër dhe u largova. Gramozi, pasi jam larguar unë është takuar dhe me të tjerë, nuk kam dijeni se ku janë takuar, çfarë kanë diskutuar dhe çfarë kanë bërë, ka ca të dhëna që për mua janë të pabesueshme. Të nesërmen në mëngjes shkoj në 8:30 te shtëpia e Gramozit. Ai më prezanton dy djem, njëri ishte me xhup të zi që ishte Azemi, dhe këtë tjetrin ai më tha se ‘ti e njeh, është aktor filmash’. Dhe unë i them se ‘ti e di që unë nuk shoh filma se nuk kam antenë Tirane’. Qeshëm, pastaj u ulëm dhe pas nesh erdhën të tjerë dhe u vendos pas një debati që të krijohej PD, sepse krijimi i një organizate politike ishte tashmë e vendosur gjatë atyre ditëve dhe as nuk ishim në ilegalitet që të vetëquhemi “petrita”. Azemi me gjithë Mimoza Ferrajn u nisën për te studentët dhe u kthyen për 20 minuta dhe thanë se studentët janë dakord që të quhej Parti Demokratike. Pas kësaj u ulëm të punojmë dhe shkruajtëm programin, flisnim kryesisht Gramozi dhe unë por edhe të tjerët. Hedhjen e programit në letër e bënte Arben Imami. Eduard Selami dhe Sokol Neçaj sollën Kartën dhe Dokumentet e Kopenhagenit, ishte në formë dispense ajo, pasi menduam se kur të flisnim për të drejtat e njeriut, të ishim të saktë kur t’i shkruanim fjalët. Deri në 14:30 u përfundua kjo, katër faqe në makinë shkrimi, e shkruante kunati i Gramozit, Besnik Hado, e shkruante ngadalë në një makinë të keqe dhe faqja e fundit mbeti, me sa më kujtohet mua me shkrimin e dorës së Benit dhe unë bëja korrigjimet me germa shtypi, që të ishin të lexueshme edhe nga Beni. Nga ora 14:30 pimë një kafe dhe hipëm lart për në miting, për të cilin u vendos kur filloj shkrimi i Programit dhe u dërguan njerëz për lajmërim. Më thanë mua që ta lexoja, mirëpo duke e ditur se lexoj shpejt, edhe në konferenca shkencore më tërhiqnin vërejtje se nuk më merrej vesh se çfarë thosha, i thashë që “ta lexojë një nga ata të dy që ishin aktorë”, Ben Imami dhe Edmond Budina. Në fund e lexoi Beni.
Shkuam ta ndjekim mitingun në fushë dhe atje isha me Ilir Rexhën dhe një mik që tani nuk jeton më, Rinush Idrizin. Mitingu ishte një gjë fantastike, atje ishte e gjithë Tirana, por qenë edhe nga Kavaja, Shkodra, Durrësi. Ajo ditë u mbyll në mënyrë festive, e cila kishte filluar me një Shqipëri që ndalonte me Kushtetutë krijimin e partive të tjera, pra kishte vetëm një parti udhëheqëse dhe mbaroi me një Shqipëri, ku ishte krijuar një parti e re. Mjafton të dëgjosh incizimet e atij mitingu për të kuptuar entuziazmin e njerëzve, të cilët shprehnin çlirimin e tyre, ku thirrjet kryesore ishin “Liri Demokraci” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.
Por pati edhe fishkëllima...
Janë mënyrë reagimi. Janë shenja të shfaqjeve moderne, se modernizimi kishte filluar që atëherë. Kjo është historia e krijimit të Partisë Demokratike. Të nesërmen në mëngjes u krijua një grup prej nëntë vetash, Gramozi dhe Azemi, po them të parët këta që për fat të keq nuk janë më, Arben Imami, Genc Ruli, Edmond Budina, Sali Berisha, Eduard Selami, Bardhyl Reso dhe unë, ky i fundit banonte pranë Qytetit Studenti bashkë me të atin, në ato ditë ishte ndër më aktivët dhe mbështetës i studentëve, inxhinier elektrik, e kam pasur paralel kur ishim në shkollë të mesme dhe të lartë, një djalë shumë i mirë që ka emigruar në Amerikë. Ky grup organizativ mori përsipër të përgatiste të gjitha dokumentet dhe procedurat që i duhej një partie të funksiononte. Propozuam që të kishim një komision nismëtar që të kishim më shumë njerëz, që programi i saj të përhapej në të gjithë Shqipërinë. Komisioni u krijua me shumë probleme, por nuk ka shumë rëndësi. Në datën 13 në Qytetin Studenti, rreth 20-22 veta, që i kam vënë në libër, mund të jetë mbase i vetmi dokument i cili nuk vërtetohet saktësisht. Filluan të ngriheshin edhe grupet pune pranë komisionit, kjo solli edhe shtimin e njerëzve dhe filloi puna për përhapjen e partisë në territor, për të krijuar komisionet nismëtare dhe për të organizuar mitingjet.
Mitingu i parë u zhvillua më 25 dhjetor në Kavajë, shkuam unë Azemi dhe Saliu, pastaj në datën 3 janar 1991 një grup, në mos gabohem, Saliu, Gramozi, Pjetër Arbnori shkuan në Shkodër dhe po në atë datë, pra 3 janar, unë Ben Imami dhe Bardhyl Reso shkuam në mitingun e Durrësit. Ky i fundit ishte një nga mitingjet më madhështore, të organizuara më mirë, sepse ditët që kalonin frika kalonte, pavarësisht represionit të shumtë të shtetit.
Në datat 14-15-16 dhjetor u hartua dhe u përfundua statuti dhe më datën 17, më të dalë dekreti, këto u dorëzuan. Pati vështirësi në grumbullimin e firmave, megjithatë ne i plotësuam kërkesat e dekretit. Pastaj më datën 19 dhjetor, kur po bënim një mbledhje për të shtuar aktivistët në Tiranë, në Kino-Klubin e Qytetit Studenti, erdhi lajmi se është legalizuar partia dhe të shtunën u la ai mitingu i madh për legalizimin e Partisë Demokratike.
Si u bë zgjedhja e komisionit nismëtar?
Nuk ka zgjedhje të komisionit nismëtar. Aty u propozuan njerëz dhe të tjerët u shtuan më vonë.
Si u propozuan?
Kush i mban mend tani. Do t’i kujtojmë, do të kemi kohë t’i shkruajmë më me detaje kujtimet, sepse ajo procedurë qe disi e turbullt dhe jo fort e rregullt.
Në mbledhjen e parë të komisionit nismëtar ka pasur një debat mes jush dhe Shinasi Ramës...
Nuk është se u zhvillua një debat, vetëm se më tha një moment “pusho ti plak aty”. Unë iu përgjigja me të njëjtën mënyrë, sepse shqiptarët për t’u përgjigjur për keq janë të zot. Kemi pasur më vonë dhe kemi ende marrëdhënie shumë të mira. Madje kur ai është larguar, herën e parë unë e kam kthyer, herën e dytë më vuri në dijeni se do të ikte, por nuk më dëgjoi kur i thashë të mos largohej. Në takimin me Alinë ai shquhet pë qëndrim mjaft të avancuar. Por, dhe ai si shumë të tjerë gjatë kësaj historie 4-5 vjeçare të PD edhe në 1997, kur u thosha të mos largoheshin, ata largoheshin.
PD-ja u legalizua më 19 dhjetor, dy ditë pasi ishin dorëzuar dokumentet. Me këtë legalizim u shkel Kushtetuta e asaj kohe, pse mendoni se është bërë një gjë e tillë?
Tani u shkel a nuk u shkel Kushtetuta nuk na intereson shumë neve. Ishin të detyruar ta bënin, nuk kishte ku shkonin. E panë nga protesta dhe talljet e studentëve dhe të tjerëve që nuk mbante më siç i thonë ujë pilafi dhe në datën 11 dhjetor në plenumin i Komitetit Qendror lejuan pluralizmin. Unë kam në libër vetëm mbledhjen e Byrosë Politike. Pushteti lëvizi disa kuadro sa për të shfryrë presionin, sepse e panë se studentët ishin të zjarrtë dhe mbështetja që morën në Tiranë edhe të dhënat që kishte ai pushtet për trazirat që po organizoheshin gjetkë. Kërkesat e tyre filluan nga kërkesa të pakta për ekonominë, deri në kërkesat për pluralizëm politik, kështu që nuk mund të përmbaheshin më.
A ishte një vullnet i heshtur i drejtuesve apo një frikë nga rasti i Çausheskut?
Një frikë e rrëzimit të tyre për keq, të marrjes së përmasave të mëdha të protestave, por edhe të presionit të madh nga të huajt që qeveria shqiptare ka pasur dhe për këtë ka dijeni të plotë. Është e vështirë, në fakt, që të punohet në arkivat tona, akoma nuk janë botuar të plota të gjitha materialet dhe udhëzimet e Komitetit Qendror që nga rrëzimi i Murit të Berlinit deri në dhjetor 1990. Dokumente të tillë janë të rëndësisë së dorës së parë për të kuptuar realisht se çfarë ndodhte në Shqipëri si në planin ekonomik, falimentimi dhe bllokimi i plotë i ekonomisë shqiptare, pamundësia për të prodhuar fabrikat e uzinat shqiptare, ashtu dhe në planin politik. Këto fakte e studime duhen se sot dëgjojmë përralla të pafundme se pse u prishën fabrikat, se ata në fakt ishin të prishura, mbase duhej të ishin shfrytëzuar më mirë për skrap.
Lëvizja e Dhjetorit nuk u bë nga klasat e përmbysura, kam parasysh të persekutuarit apo shtresa të tjera të shoqërisë që njiheshin si kundërshtarë të regjimit. Pse?
Po na përdorni terma komunistë. Ata njerëz që ishin aty ishin nga të tërë shtresat e popullsisë shqiptare dhe nga ata që ishin dhunuar nga regjimi, dhe nuk ishin pak. Të thuash se në mitingjet e para njerëzit vinin 50-100 mijë e më vonë kjo shifër shkoi edhe më shumë.
Pse të fundit në këto ndryshime?
Dhuna e regjimit komunist qe më e madhe, indiferenca e perëndimit për paudhësitë e drejtuesve shqiptarë, si përherë, deri edhe vonë kemi raste të tilla, bën që edhe shqiptarët të rezervohen, të maten shumë. Kjo është arsyeja që pati eksode maksimale, sepse ishte ideja që të shpëtojmë, sepse vetë nuk e rregullojmë dot. Është një mungesë besimi dhe problemet e organizimit. Edhe krijimi i një partie, që u ngrit menjëherë ishte një fenomen pak i çuditshëm, jo shumë normal për ne.
Në dokumentet që ju i dërgonit ministrisë së Drejtësisë, duket vetëm emri i Eduard Selamit....
Eduardi firmosi në emër të Grupit Organizativ që drejtonte punën, ky funksiononte në ato ditë.
Pra nuk kishte kryetar...
Ne sa ishim ngritur, nuk mendonte njeri për kryetar, mjafton të shikosh fotografinë e mitingut të shpalljes së PD-së, që njerëzit në podium lëvizin, nuk kishte as qendër dhe as anë. Nuk u shkonte mendja, pastaj u shpikën kryetarët e përjetshëm.
Si e njohët Berishën?
E kam njohur më përpara kemi pasur marrëdhënie normale në të kaluarën.
Po në lëvizjen politike si e njohët, si u përballët...
Mendimet e ndryshme përballen apo ballafaqohen.. Ne kemi punuar bashkërisht për vite të tëra, por unë bëj pjesë në ato lloj njerëzish, që e thonë fjalën e tyre kur mendojnë ndryshe, nuk i mbaj mëri kujt, as zili nuk ia kam kujt. Atëherë nuk kishte poste, ata u shpikën më mbrapa sepse askujt nuk i shkonte ndër mend se ne do të fitonim dhe do të merrnim pushtetin.
Disa dëshmitarë të atyre ditëve theksojnë se ka pasur edhe ngjarje të stisura për të nxjerrë në pah figura të tjera...
Tani që botohen dokumentet, disa mund ta kenë më të lehtë të flasin. Fatkeqësisht disa nuk flasin dhe kjo nuk është shenjë e mirë për Shqipërinë e sotme. Kjo është edhe ajo që them në dedikimin e librit “me shpresë që ëndrra e tyre, për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe europiane, një ditë do të përmbushet”.
Një pjesë e madhe e njerëzve në tribunë kishin dhe pardesy të bardha. Mund të na e shpjegoni këtë detaj?
Ke pyetur ti se atëherë kishte pardesy të tjera. Ato ishin në pazar. Kush kishte dalë jashtë shtetit, apo kishte para të blinte, atë pardesy kishte. Pastaj nuk janë të gjithë, po të numërohen nuk janë të tërë me pardesy të bardhë ka dhe nga ata që janë vetëm me xhaketë. Kjo është tragjedia e vërtetë e Shqipërisë, legjenda urbane. Unë dëgjoj gjëra të pafundme, të pafundme për lëvizjen e këto vite, sa që mendoj ndonjëherë “ore a kam qenë edhe unë këtu që gënjejnë kaq sheshit në prani time”.
Cila është gënjeshtra më e madhe që ke dëgjuar për dhjetorin ’90?
Sa të duash. Një që thotë se statutin e ka korrigjuar filani, nga krerët e PS, kur statuti është shkruar nga unë dhe Genc Ruli, është çuar për t’u konsultuar në dy vende, nuk ka rëndësi se ku dhe pastaj është hedhur në kompjuter ku i vetmi ndryshim që iu bë variantit që kemi shkruar unë e Genci, ishte që ne e kishim që kryetari të ishte vetëm njëherë, u bë që të jetë dy herë. Fatkeqësisht, teza ime nuk fitoi, se gjithë të tjerët dolën kundra.
Ishte pikërisht takimi i studentëve me Ramiz Alinë ku u tha se lejohej pluralizmi politik, ku u fol edhe për parti studentësh...
Në takimin me Ramiz Alinë u diskutua që të krijohej një parti e studentëve dhe intelektualëve të rinj. Kjo ishte edhe në dëshirën e tij, pasi me përvojën e tij partiake, ai e dinte se një parti e tillë nuk mund të kishte fuqi, sepse që në fillim e ka kufizuar. Kjo ide të kujton partitë korportative, si kohës të Duçes, sepse ideja e tij ishte të krijonte shoqatat. Askush nuk e kanë thënë deri më sot, qëndrimin mjaft pozitiv të Dritëro Agollit, që dikush mund ta shajë për komunist nga 1974 në 1990, por ai refuzoi, madje u tall me faktin se “çfarë është kjo”, që Lidhja e Shkrimtarëve do të bëhej si “shoqatat politike” subjekt elektoralë. Do të ndodhte pra një fragmentim i frontit, jo anëtarësi e partisë së punës, do kishim të ndarë veçmas Frontin Demokratik, veteranët, Lidhjen e Shkrimtarëve, Bashkimet Profesionale, gruaja, rinia etj,. Ato do të kishin kandidatët e tyre, në mënyrë që t’i fragmentonte dhe t’i komandonte, ashtu siç thotë në fjalimin e 13 dhjetorit 1990, që të gjitha këto do të jenë veglat tona. Ai e pilotoi në këtë drejtim dhe studentët. Por qenë po studentët që propozimin tonë në atë takim e përkrahën menjëherë, se dihej që do të shkonim diku gjetkë në Kombinatin Poligrafik si qendër e punëtorisë së Tiranës. Pra ishte një ndryshim cilësor, pozitiv krijimi i një partie të të gjithëve, sepse përbëri një forcë të madhe e të gjithë shqiptarëve, antikomunistë që kërkonin ndryshimin.
Ka ndonjë ngjarje që sipas jush ishin pjesë e zhvillimeve dhe ngjarjeve të 1990. Është folur shumë për dy shkrime në mediat e kohës, takimi me intelektualët...
Këto nuk janë të botuara realisht dhe plotësisht. Se është shumë e vështirë të gjendet dokumentacioni, por edhe prapaskenat, se çfarë thuhej në Komitetin Qendror. Në ‘90 erdhi Penez De Kuelari, erdhi pa, por mbrapa, në një plenum në Korçë, nuk e di mirë, dikush tha që ‘ia hodhëm edhe Penez de Kuelarit’. Pra të tëra këto janë të domosdoshme për t’u kuptuar realisht atë që duket dhe atë që është në të vërtetë. Se në regjimet diktatoriale, ashtu si edhe ai në Shqipëri, ka diçka që duket dhe ka diçka që është në të vërtetë. Në Kodin Penal të Shqipërisë së asaj kohe, thuhej se ndalohet të rrihet i burgosuri, më gjej një të burgosur që nuk e kanë rrahur dhe dhunuar. Këto dokumente janë të domosdoshme dhe nisma për botimin e këtyre dokumenteve është shumë e rëndësishme, se nëse botohen plenumet, mbledhjet e byrosë, sekretariatet, mund të kuptojmë më mirë se çfarë po ndodhte.
Është e vërtetë që rënia e Murit të Berlinit dhe vrasja e Çausheskut, gjallëroi protestën dhe rezistencën antikomuniste në Shqipëri se qe një shpresë që realisht kishte humbur. Të tërë prisnin që vdiste diktatori, dhe populli gëzohet. Enver Hoxha vdiq dhe nuk pati ndryshime, kjo i mpiu shqiptarët.
Të dy ngjarjet, si ajo në Gjermani dhe ajo në Rumani u dhanë shpresa shqiptarëve, por ishte njëkohësisht dhe kërcënim dhe paralajmërim për regjimin komunist në Shqipëri. Kjo situatë prishi balancën dhe të forcave në vend dhe gjallërimin e atyre që ishin kundër regjimit. Këto janë ngjarje të mëdha. Kemi pastaj nga mesi i qershorit deri në korrik hyrjen në ambasada, që fatkeqësisht nuk i kujtoi njeri këtë vit, mitingun e turpshëm të 13 korrikut, i cili duhet dokumentuar me pjesën që duket dhe nuk duket dhe të tëra këto bënë që të kuptohet se shqiptarët kanë për ta çuar më tej këtë. Këto lëvizje i bën shqiptarët më trima dhe më të guximshëm, sepse kishin shpresë jo se ishin frikacakë më përpara, por nuk kishin se çfarë të bënin, ishin lënë në mëshirë të regjimit.
Si do të kishte qenë historia zoti Meksi sikur turma e madhe e njerëzve nuk do të ishte ndaluar të hynte në bllok në shkurt të 1991?
Ka disa fjalë të urta për këtë “sikur.....”. Unë nuk kam qenë në atë grup aty, sepse kam qenë te shtëpia e Gramoz Pashkos, se po prisnim shoferin e PD-së pasi do të shkonim së bashku në aeroport për të pritur Ibrahim Rugovën. Tentova të afrohesha, hipa te pallati i oficerëve, hipa në kat të katërt, sepse policia nuk më la të kaloja deri te ura për të parë. Dëgjoja krismat. Shumë gjëra mund të ndodhnin, por duhet të merremi me ato që ndodhën.
Zoti Meksi disa dëshmitarë thonë se nëse s’do të ishte vullneti i mirë i Ramiz Alisë, gjërat do të ndodhnin ndryshe...si do të ndodhnin gjërat...
Kjo është si pyetja e parë me “...si do të ndodhte..”. Një gjë është e sigurtë, komunizmi do të binte sepse nuk e mbante dot më Ramiz Alia. Nuk e mbajtën në Rusi jo më do ta mbanin në Shqipëri, mund të shtyhej pak, vetëm të jeni të sigurte se trazira do të kishte, se nuk përmbahej dot presioni i madh nga shoqëria. Studentët dhe Tirana, dhe qytetet e tjera që e pasuan, bënë që t’ju dilte situata nga duart e nuk mund ta kontrollonin më. Ramiz Alia pati një shans që e humbi si shumë të tjerë mbrapa, që të ndryshonin ecurinë e historisë shqiptare duke ndjekur tendenca pozitive të përparimit dhe jo tendencat të mbajtjes në vend.
Kjo gjë nuk ndodhi, sepse e tillë është sjellja e zakonshme e atyre që kanë pushtet abuziv, të pazgjedhur, që nuk përfaqësojnë kënd, me vota ose të mohuara, siç ishte komunizmi, ose të vjedhura në rastin tjetër, që mendojnë se nuk i heq kush. Nuk u bë asnjë ndryshim. Dhe ato ndryshime që u bënë në ‘90, ishin si pasojë e presionit të jashtëm, dhe të lëvizjeve të para që filluan në Shkodër, Tiranë, Kavajë, janë ndryshime që u bënë me zor, edhe 13 korriku këtë tregoi që ndodhi kjo, por ne jemi prapë ata, ju vëmë në kuadrat. Ramiz Alia tregoi se nuk dëshironte ndryshimet. Pavarësisht nga takimi me intelektualët, sepse ai nuk ishte një takim real me intelektualët, ai ishte takim me intelektualët komunistë, të përzgjedhur nga partia komuniste kush. Ai e ndjente se duhej të lëshonte pe edhe nga presioni i huaj, por ai pati rol frenues të proceseve të demokratizimit të domosdoshëm të Shqipërisë, për ta shpëtuar edhe nga kolapsi ekonomik. Jo rastësisht fjalën me studentët ai e fillon me këtë, sepse ky ishte shkaku i parë që duhej të dorëzohej, ishte sigurisht edhe bindja e tij se ai mund ta manipulonte të tërën, që mishi të piqet dhe helli të mos digjet. Defekti tjetër që pati, për shkak të karriges që mbante, ishte se duhej të tregohej i rregullt në shpjegimin e ndodhive sipas parimit të vërtetën, të gjithë vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Këtë rol nuk e ka luajtur deri më sot, jo vetëm ai, por dhe shumë dëshmitarë të historisë.
Një gazetar i Neë York Times, David Binder i ka quajtur lëvizjet si ‘revolucion i negociuar’...A jeni dakord me këtë?
E para duhet parë se si është në origjinal, çfarë kuptimi ka në gjuhën amerikane fjala e atij. Një revolucion u bë, njëra palë protestonte, pala tjetër u ul për të biseduar që t’i jepte një zgjidhje. Këtë duket se dashur të shpjegojë me atë term, por ngritja në këmbë e njerëzve kundër regjimit nuk mungoi, këtë nuk e ka thënë ai, se ai e pranon termin revolucion.
Një vlerësim të figurave kryesore të dhjetorit 1990...
Shumica e tyre qenë, punuan dhe luftuan pa interes. Nuk aspironin poste shumica prej tyre dhe përgjithësisht të tërë ato që erdhën në PD në muajt e parë, nëse nuk i kishte dërguar kush, kanë ardhur duke rrezikuar dhe libri është pikërisht edhe një homazh për ata që rrezikuan. Nëse nuk e ka dërguar kush, ai deputeti që ka vënë emrin në listën e deputetëve në Çorovodë, Sarandë, Gramsh, Librazhd e gjetkë, ka rrezikuar. Ju e dini që pas grevës së urisë dhe pas demonstratave, komitetet e partive dhe degët e brendshme, studentët që morën pjesë në grevë i thirrën për t’i kërcënuar. Ishte atmosfera e përgjithshme, bënte që rinia të ishte e para që ngrihej dhe të tjerët t’i bashkoheshin asaj me shpresën se në këtë mënyrë të bashkuar mund të ndryshonin Shqipërinë. Dhe Shqipëria është ndryshuar, me zigzage, me atë, me këtë, me zvarritje, me zgjatje të tranzicionit, me mbeturina komuniste, me mentalitet komunist, me autoritarizëm, me demokraci, me shthurje, me pseudoliberalizëm dhe liberalizëm, por Shqipëria mund dhe duhej të kishte ndryshuar shumë më tepër.
Ju përmendet dy herë fjalën “nëse nuk i kishin dërguar”, kush nëse nuk i kishte dërguar?
E kanë përdorur të tjerë për të zhvlerësuar dhjetorin. Por kjo dhe ka ndodhur. Kështu në librin “Kronikë e një politikani të dështuar”, siç thotë me shaka për vete Mitro Çela, tregon se dikush... i tha se ishte dhënë urdhër që të futen njerëz atje në PD. Kaq mjafton dhe ne e dimë, veçse e tillë nuk ishte dhe nuk është e gjithë lëvizja e dhjetorit dhe opozita antikomuniste. Kurse gjykimin për figurat nuk e bëj unë, që jam brenda tyre, le ta bëjë dikush tjetër.
Nga dhjetoristët është shprehur se në datat 8, 9, 10 nuk i kanë mbështetur intelektualët, dhe ata që i mbështetën qenë të paktë, pse?
Nuk mund të flas se unë s’kam qenë aty. Kam qenë në datën 11 atje. Di që shkonin dhe flisnin në ato mitingjet dhe ngriheshin kushdo dhe shkonin edhe profesorë, ca mbanin fjalime kundër regjimit, ca thonin se studentët duhet të shkonin në shkollë, nuk kam qenë dëshmitar. Sigurisht edhe kjo mund dhe duhet dokumentuar nga arkivi i radiotelevizionit, thjeshtë për të kuptuar se si evoluoi e tërë kjo lëvizje dhe individët. Gjithsesi ato ditë në mitingje dhe më vonë erdhën shumë intelektualë.

46 Komente

 Por pati edhe fishkëllima... 
Janë mënyrë reagimi. Janë shenja të shfaqjeve moderne,

Si u bë zgjedhja e komisionit nismëtar? 
Nuk ka zgjedhje të komisionit nismëtar. Aty u propozuan njerëz dhe të tjerët u shtuan më vonë. 
Si u propozuan? 
Kush i mban mend tani

Një pjesë e madhe e njerëzve në tribunë kishin dhe pardesy të bardha. Mund të na e shpjegoni këtë detaj? 
Ke pyetur ti se atëherë kishte pardesy të tjera. Ato ishin në pazar. Kush kishte dalë jashtë shtetit, apo kishte para të blinte, atë pardesy kishte

Ju përmendet dy herë fjalën “nëse nuk i kishin dërguar”, kush nëse nuk i kishte dërguar? 
E kanë përdorur të tjerë për të zhvlerësuar dhjetorin. Por kjo dhe ka ndodhur. Kështu në librin “Kronikë e një politikani të dështuar”, siç thotë me shaka për vete Mitro Çela, tregon se dikush... i tha se ishte dhënë urdhër që të futen njerëz atje në PD. Kaq mjafton dhe ne e dimë, veçse e tillë nuk ishte dhe nuk është e gjithë lëvizja e dhjetorit dhe opozita antikomuniste. Kurse gjykimin për figurat nuk e bëj unë, që jam brenda tyre, le ta bëjë dikush tjetër. 

 

A do ja tregoj dikush të vërtetën apo do e lini të vdesë kështu egoist i fshehtë si altruist i kënaqur.

Sala ishte e pjelle e Ramizit qe te mos pesonte fatin  e Cauceshkut

Një pjesë e madhe e njerëzve në tribunë kishin dhe pardesy të bardha. Mund të na e shpjegoni këtë detaj?

ca thu miiii, alamet pyetje moj gazetare...

Meksi, qofte shnoshe, po ky milet ska per ta majt men si themelues PD-je , por si Kryeminister ne ca vite te veshtire dhe te rendesishem.

Nai liber per kto vite, kushedi do ishte me i dobishem helbete smiley

e lexove?

me dy llafe, po s'pertove kuptohet, cfare e vertete ka dale?

e lexova nje rresht po, tre rreshta jo, kshu qe squhet, por si corbe mu duk, pa interes, gjona qe i ka thone dhe me perpara, pastaj po ato histori partizanesh, ku shpija e G. Pashkos (rahmet paste) del si baze ilegalesh etj...., pastaj qendrimi tipik i meksit qe bon te padijshmin etj etj

no good taste

nejse, do vijne te tjeret, do ta lexojne e do te te thone tamam.

 

u bon te lodhshme kto temat e riciklume. seriozisht. e kon bo me faza si sinusoid. nje here ne hone me se s'bon nga nji tem me homoseksual, me dhjetor, me skenderbe te cmitizum, me kombtarizem... do thush ti po kto tema jon, cer do diskutojme tjeter... po mer po, dakord, po puna eshte qe thuhen te njejtat gjona over and over again. ah, po, eshte edhe kjo tjetra: po shkrujti njoni i dicka, nga kto "opinionistat", me vrap edhe nja 2-3 te tjere mas tyne, se mos njelin mrapa, edhe ne titull ngjajne, perdorin te njejtat fjale, tha njoni nuk ishte fatkeqsi natyrore permytja, dore me nji artikulli tjeter neserdej, a ishte a s'ishte, a do vish apo s'do vish, a do vish ti ne vallzim, tha... t'merzitet vetja, nuk di si e treksin me ter men.

Dije,

pse me duket mua qe Eranda eshte komplet e parrezikume nga Grupi i Burrave te Kavajes, edhe pse perdridhet dhe perdellohet si tek ajo lagja ime e preferuar ne Amsterdam? smiley

Cfare do kishte ndodh po tua hidhnin Sinanin ne mes atyne? smiley

he tashti, e ke matane ke tritan shehu ,ate temen ku shkon ky diskutimi jot

ktu jemi per leka meksin

 

S´di gjo c´a me t´thon per temat e tritanit. Une pash ket vidjon qi e ke sjell ktu ene kujtova se se kishe sjell kot. smiley

 C'o ky pragram muzikor si nuk e disha un? smiley

E kan bo Kangt e Shekullit me popullore tashi?

Urgjent hackerat e Peshkut t'a hudhin koncertin per download, si me vidje dhe m'mp3 per maqinen!

P.S.

Prandjej duhen lexu komentet e cave n'Peshkt, se edhe kur aa tema bullshit e tipit " e cuam programin e partise per korrigjim, nuk ka rendesi ku", robi mson per gjona t'bukra nga atdheu, er burre! 

Rrnofsh per linkin Rr. smiley

smiley as une s'po mblidhja dot interesin me i lexu keta te dy. ndoshta eshte ky cikliciteti qe thua ti, ose ndoshta pretendimet per te verteta te pakontrolluara nga kush, me fjale te tjera, ceshtjet e rendesishme sikur s'po duam me t'i lexojme neper gazeta.

por cikliciteti eshte ne natyren e pervjetoreve, dhe bashke me pervjetoret vijne edhe kritikat. s'besoj se do t'i donim pervjetoret pa kritikat. jo se duhet t'i lexojme kritikat, por bejne mire qe jane aty.

se harrova problemin e zakonshem me revizionistet e dhjetorit: sala. prej monopolizimit qe i ben ai situates, monopolizohet automatikisht prej tij edhe kritika. s'dua te lexoj me per rolin e sales, aman.

por nje liber historik per ate periudhe do ta lexoja me shume deshire.

 por nje liber historik per ate periudhe do ta lexoja me shume deshire.

Ki durim nja 25-30 vjet kur NMT Sali Ram Berisha te shkruaj kujtimet dhe ajo eshte historia. Historine e vertete e shkruajne fitimtaret.Historianet e zbukurojne.

smiley

dhe spiritus, kujdes me ate emrin tresh se na hap muhabet smiley

Po pra, se edhe une kujtova qe ishte martu prap Sala dhe kishte marre edhe mbiemrin e gruse smiley

ose ka dash me na kujtu qe rama eshte bash ne zemer te berishes, ose ho ho ho and a bottle of rum.

 smiley pa dashka smiley

eshte aq e vaket gjeja, sa perpos interesit historik, nuk te zgjon asgje. mos mendo qe do kesh heronj nga ata te skaliturit - jo se nuk kish njerez heroik, se keta me dafault jane ne te njeten perqindje gjithnje - por ishte drama, sfondi, skenari qe nuk i linte te vezullonin sic e kane nijet revolucionet prej tamami, ishte nje gri rajaje gjithandej, nje popull i sterlodhur, i lagur, nje igrasi ne xhepa e ne kepuce, pushtetare te rrenuar moralisht, qe fshihnin fshehjen e fshehjes se deshtimeve dhe edhe ate prape pa sukses, cdo gje e medyshur dhe pa nerv, e verber, dull, like a morning erection... kjo sa per nje pritshmeri te edukuar... kupton?

but why call morning erections dull? smiley

keshtu si e pershkruan ti situaten - drama, sfondi, skenari - perfundimisht mu mbush mendja se me mire se nje liber do te doja nje teater. ah, teater, teater, perse nuk je ti teater..

...mohoje gjinine dhe mos prano zhanrin,

e n'mos e befsh, behu drame dhjeborse

dhe une nuk do jem me emigrant...

 

* dull e thashe per delikatese... smiley

 

Theater, come forth; come forth, thou fearful art:
Affliction is enamour'd of thy parts,
And thou art wedded to calamity.

(em, brezin tim e kapi termeti arsimor dhe nuk na beri me njeri te mesojme shejkspirin permendesh - une dhe nje citim nga ishulli i thesarit qe bera me siper e bera sepse po lexoja librin mbreme. kshuqe mu desh me gugllu..)

Nje gje te mire e kane keto tema gjithesesi. Se psh, larg qofte, bie ne koma, ose ne rastin me te mire ke humbur fare sensin e kohes, ti zgjohesh nga koma..........fap........futesh njehere tek PPU ose lexon ndonje artikull gazete dhe .................menjehere e kupton qe..................jemi ne dhjetor.

Groundhog day te pershendet!

Me ndryshimin e vetem, qe perseritet nje vit i tere!

emo,

me nje lexim 1500 fjale/minute di te te them se edhe pas 20v Meksi ska bith te thote asnje te vertet... edhe ky duket me lak te koqet..

Ky eshte me te vertete me lak (jo tek koqet, se ato ka shume vjet qe i mungojne). Dhe laku i Aleksander Meksit eshte ne forme dokumentash sherbimi sekret, te cilat e ndihmojne te zhytet sa me thelle ne amnezine e tij. Jane historira me fikje dritash ne portin e Durresit, sa here qe kalonte i biri Meksit me ndonje maune me droge. Dhe dritat fikeshin shpesh atje.

Ne do te verteta shqeto, merr e lexo kujtimet e Mero Bazes.

Jo sepse e konsideroj Bazen si ndonje te kulluar (se ai ka qene dhe ka mbetur nje qelbesire), por ndryshimi i Bazes se kaluar qe shpifte me Bazen e sotem qe thote te verteta eshte, se atehere Baze nuk e bente kete pune per inat, por thjesht te hante buke. Kurse sot Baze llap per llogari te inatit.

Dhe "ruaju inatit te kurves", i thone!

njela pa pune... pedro, ket shprehjen e funit sapo e msova. nuk e kom pas dit... kshu koncentrat them, ne forme proverbi te urte smiley

smiley

boooo c'i bona vetes... do thoshte chene... smiley

 

Ka pas nji shprehje anej nga Elbasani: "P0rdhe me grese"

Nuk e lexova sepse nuk kam kurrfare interesi te degjoj nje tjeter "player" te na tregoje verdiktin e tij te historise. Sic tha edhe Ruzhdija, Meksi do mbahet mend si kryeministri i piramidave dhe dhe une do e mbaj mend edhe si nje nga milioneret e pare shqiptare. Per te tjerat nuk me duhet gje hic se i kam jetuar vete ato vite si dhe shume te tjere, kurse brezi i ri kam pershtypjen qe as nuk e rrun hic per historine tone.

kurse brezi i ri kam pershtypjen qe as nuk e rrun hic per historine tone.... smiley

Jo per gjo po Emi ka merak me nigju nonjigjo per ..e mbaj mend si sot kur shkoja per ne Zvicer me not ... Histori me pula e me gjela ka sa te dush .Po me te zonjen e shtepise qe i kulloste s'po lexojme . Si tha ai fshatari Ruzhdijes ne dhjetor 90 kur bertiste e merzitur se nuk kishte siguru gjel ( pule ) deti me lafshe ke gusha qe FRYHET dhe kenon pasi i vershellen , me festue krijimin e PD :

C'ke mi dreq qe merzitesh . Mo caj b... per gjela deti se ka plot Komiteti  smiley

Sa here del ky me kujtohet i ndjeri T.Keko me ate llafin e madh ne Parlament !

Histori me pula e me gjela ka sa te dush .Po me te zonjen e shtepise qe i kulloste s'po lexojme . Si tha ai fshatari Ruzhdijes ne dhjetor 90 kur bertiste e merzitur se nuk kishte siguru gjel ( pule ) deti me lafshe ke gusha qe FRYHET dhe kenon pasi i vershellen , me festue krijimin e PD :

C'ke mi dreq qe merzitesh . Mo caj b... per gjela deti se ka plot Komiteti  Smile

smiley

Idrisi sikur ka punu shofer ke fusha druve mo....qe i bi lagjeve cep e m'cep apo vete gjer m'librazhd smiley ene i di gjithe llafet e grave

Pse nuk te pelqevi tye ..Gjel deti qe i fryhet Gusha  dhe qe kendon pasi i vershellen ... si te duket smiley

Keto prurje pranojne edhe pak jashte teme se jane defryese .Por po ta lexosh mire ke me e kuptue qe eshte edhe brenda Temes zonja Rush !

Si i gjete kshilli kuadrot qe ushqenin Gjela Deti ne ballkon per vit te Ri ( e di ti mo qe ishte e nalume me majte pula , gjela e gjona te ketij lloji ne qytet smiley . Kishte pervoje ai i kshillit te Lagjes sime ne Elbason . Pysnin familjet :

Ke gjel Deti ti ?

Jo mer daj . S'jom kunder Ligjit une  - thojte kuadri qe banonte ... Shkote plaku posht ballkonit dhe ja fuste me te vershellyme ..

kllu kllu kllu kllu ....... bojshin gjelat e Detit . 

Keshtu gjinen edhe pas 20 vjeteve o Rrush i Dijes . U vershelle njoni dhe kllu kllu kllu bojne prap  smiley

Ne do te verteta shqeto, merr e lexo kujtimet e Mero Bazes.

Jo sepse e konsideroj Bazen si ndonje te kulluar (se ai ka qene dhe ka mbetur nje qelbesire), por ndryshimi i Bazes se kaluar qe shpifte me Bazen e sotem qe thote te verteta eshte, se atehere Baze nuk e bente kete pune per inat, por thjesht te hante buke. Kurse sot Baze llap per llogari te inatit.

 

Po pse Bazja e ka siguruar buken sot e kesaj dite qe vetem llap per llogari te inatit?

 Ne u befte ndonjehere ndonje tip muzeu  per ket historine e dhimokracise , ne qoshkun dedikuar Meksit, te vejne nje pale mustake me shenimin: SHQIPERIA shkoi ne zjarrin e 97 per keta mustake.

Se ky vetem mustaket kishte.Gjithcka tjeter e rrotullonte kopetenti. Dhe Emo thote se nuk kishte heronj ajo kohe. Po ja,  ky eshte hero dhe shkuar heroit. E mbaj mend ne B.Kombetare zhytur mbi qitape arkeologjie. E prej ketej Kryeminister i biri botes. C guxim o zot, c guxim.

Dhe qe thua ti zotni Idris, po kur FRYHEJ ky dhe bente si cub me ate nervozizmin e tij mistrec qe s`ja kam marre vesh nga i vinte e ku i shkonte.smiley 

E mylla se do iki Spiritus . Po me kujtohet ajo shprehja e SHOKUT RAMIZ me ato vakte .

Kemi propozime shoke me ndertuar dhjete KOMITETE QENDRORE ... Po Meksi perjashtohet nga kjo se kishte veti studjuesi smiley

Hajt dite te mbare dhe ja kalofshi mejre me festat e dhjetorit . Pak defrim ka nevoje robi pas gjithe kesaj permbytje . Si ka then e knu Berns pijetari :

Nji nate me pije shoke e defrim

me ben te harroj nje vit te tere me hidhrim !

 U ta piftë dreqi mu në bark! (nga filmi "Përrallë nga e kaluara&quotsmiley

Shëndet t'u bëftë! (nga unë : ) )

PD eshte pjelle e sigurimit te shtetit.

Kjo shpjegon dhe faktin se pse asnje nga kriminelat e atij regjimi nuk u pergjigj per krimet kunder njerezimit...

 Qe programi i PD u be ne shtepine e Gramos Pashkos, kete e dinin njerzit para se Meksi te shkruante librin e tij. Qe Ramizi dhe te besuarit e sistemit e dinin se po behej programi i PD dhe po mirreshin per baze kartat e te drejtave te OKB, dhe se ne ate shtepi ishin dhe njerzit e tyre, kete e dinin njerzit para se Meksi te nxjerri librin, mirpo Meksi si duket nuk i ditka keto. Se me ç'njerez mirej Pashkoja, kete Meksi nuk na e sqaron, kuptohet siç e thote dhe vete, mori biçikleten e vajti ne shtepi, dhe nuk i di njerzit e tjere qe leviznin sipas udhezimeve. Kuptohet qe ai nuk thote gje per kete dhe e le te turbullt kete çeshtje, pikerisht se Pashkoja ishte shoku i tij i feminise, dhe ai ruan kuptohet respektin per te, natyrisht edhe pasi ai (Pashkoja) dhe shoket e tjere te udhezimeve  ndihmuan qe ai te zgjidhej kryeminister, fusha ku Meksi nuk doli keq, u fut me nje xhakete e doli milioner. 

 

 

 

Zvarrisja dhe përdhosja që shqiptarët i bënë diktatorit, jo për së gjalli por vetëm shtatores së tij, qe' një punë e lënë në mes. Një hall i madh që do ta vuajmë të gjithë, një sëmundje pa sherim te shpejte,nje mekat qe nuk do ta shlyejme dot per nje kohe te gjate......

Na lodhet me teorira konspiracioni, qe luftohen me fakte gjysmake qe i bejne me konspirative keto teori. Por ky shkrimi ka ca pika te goditura

Sepse ne, shqiptarët, kemi si temperament një vrull të madh për të ecur përpara, për të hipur në vaporë, për të kapërcyer detin, për të ikur pa viza, për t’u bërë menjëherë milionerë, për t’u bërë vetëm drejtues, dhe nuk kthejnë kokën prapa, ndaj ka dalë dhe formula që neve na vjen historia nga prapa.
 

Kjo është tragjedia e vërtetë e Shqipërisë, legjenda urbane. Unë dëgjoj gjëra të pafundme, të pafundme për lëvizjen e këto vite, sa që mendoj ndonjëherë “ore a kam qenë edhe unë këtu që gënjejnë kaq sheshit në prani time”.
 

Me se te verteta

Është e vështirë, në fakt, që të punohet në arkivat tona, akoma nuk janë botuar të plota të gjitha materialet dhe udhëzimet e Komitetit Qendror që nga rrëzimi i Murit të Berlinit deri në dhjetor 1990. Dokumente të tillë janë të rëndësisë së dorës së parë për të kuptuar realisht se çfarë ndodhte në Shqipëri si në planin ekonomik, falimentimi dhe bllokimi i plotë i ekonomisë shqiptare, pamundësia për të prodhuar fabrikat e uzinat shqiptare, ashtu dhe në planin politik. Këto fakte e studime duhen se sot dëgjojmë përralla të pafundme se pse u prishën fabrikat, se ata në fakt ishin të prishura, mbase duhej të ishin shfrytëzuar më mirë për skrap.
 

Keto u prishen gjate qeverisjes se tij. Dhe ky genjen, ose nuk di gje i shkreti. Fabrikat, industria,e bujqesia, nuk u prishen gjate krizes komuniste por gjate demokracise se qeversjes se tij. Nesje prandaj teorite ekosnpiracionit behen mo konspirative me te tilla libra e inervista.

E verteta qe askuj nuk i vjen mire eshte qe njerez si Pashko, Imami, Meksi, Ruli, apo dhe te tjere qe ne soti i qujame te perkedhelur te sistemit, deshironin dhe dinin me shume per demokracine se gjithe mileti tjter dhe me milet nuk flas vetem per katundarin e zones se thelle por edhe per ata qe me vone u quajten te denuar per politke. Sepse doemokracija do dije dhe jo injorance, dhe dija ishte me keta te pergedhelur te sistemit.

Tjeter gje se kjo nuk na vjen mire sot dhe krijojme legjendat urbane per konspirime te Alise me levizjen demorkatike e te tjera

 

Kjo foto i thote te gjitha......No Coment


 

 Fakte Historike te pamohueshme :
  (Fjalimi ne mitingun e studenteve ne 1991) 

Mirenjohja jone e madhe padyshim shkon se pari tek Presidenti, shoku Ramiz alia i cili me nje mencuri te madhe dhe guxim qe udhehoqi, po me ate mencuri dhe guxim qe udhehoqi njesite e medha te ushtrise sone ne betejat clirimtare udhehoqi ne betejat e reja.............(ketu fishkellehet me perbuzje nga studentet)....Ne betejat e reja te demokratizimit te Shqierise

Ky ishte lideri antikomunist i flakte? Ai ishte pjese e asaj nomeklature te semure qe po jepte shpirt dhe perfitoi nga rasti te maipulonte situaten


 

 

 

 hahaha o Arti, si e ndjen kur ta fut i yti? 

 Art Changed The... , Faleminderit per foton, por po ata personat e tjere kush jane. 

(Kjo foto eshte bere ne Bllok rreth viteve 80) Jo pa qellim Doktori eshte ne krah te Ramizit....E kishte planifikuar "plaku Ramiz" pasardhesin e tij. Ke aty dhe disa nga e anetaret e Byrose Qendrore

Nuk eshte Ramizi ai ne krah te Berishes.

Dashke syze me duket ...... smiley

Do ti blej per ty.  Shikoje mire se s'eshte Ramizi.

Art, ai ne krah te Berishes nuk ka si te jete Ramizi, se nuk ishte aq plak ne ate kohe, kjo eshte foto e viteve '70 . Po kush eshte, se nuk po e dalloj dot...dhe si e ka emrin ai ne krahun tjeter te Hysni Kapos, se ne maje te gjuhes e kam emrin...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).