Kujtesa si institucion është vlera më e madhe e një populli, është boshti mbi të cilin mbështetet e ardhmja e tij. Provë për këtë janë rumunët me muzeumet e Çausheskut, gjermanët me zyrat e Stasit dhe muzeun e nazizmit në Laipzig, kilianët me muzeun 5600 metra katrorë në përkujtim të viktimave të Pinoçetit, argjentinasit që kanë kthyer në muze njerin nga burgjet më të tmerrshëm, hungarezët që kanë mbledhur nën të njëjtën çati bustet e monumentet e epokës diktatoriale... (Fotot A. N.)

 

------------------------ 

Kryeqyteti i luftës, kështu është konsideruar për një periudhë të gjatë, gjatë regjimit komunist qyteti i Çorovodës. I rrethuar nga tunele të shumtë, godina të fshehta, ndërtesa të nëndheshme, zyra sekrete dhe dhjetra e dhjetra investime të tjera marramendëse për kohën, të cilat do të përdoreshin në rast se Shqipëria do të sulmohej nga ushtritë e huaja. Kanë kaluar 20 vjet nga rënia e komunizmit e megjithatë pak ose aspak dihet nga kjo fytyrë tjetër e fshehur nën themelet e këtij qyteti dhe gjithë zonës përreth.

 

2.jpg 

 

Por cila është historia e harruar përmes së cilës mund të ngrihet ndoshta rrjeti muzeal më i vërtetë e kuptimplotë i epokës së diktaturës komuniste, kohës kur jeta, vdekja, fjala e lirë e burgu kishin thuajse të njëjtën vlerë?

 

3.jpg 

 

Pas prishjes se marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, në vitin 1961 Enver Hoxha vendosi fortifikimin e vendit. Për shkak të pozicionit gjeografik dhe relievit malor, Skrapari u vendos të kthehej në kryeqytetin e vendit në kohë lufte. Në më pak se një vit e gjithë zona u rrethua nga një zinxhir fortifikimesh dhe objektesh strategjike, mes të cilave njeri kishte rëndësinë më të madhe. Ai u vendos rreth 20 km nga qyteti i Çorovodës mes vargmalit Tomorr, Rramije, Zaloshnje.

 

4.jpg 

 

Këto janë tunelet-bunkere, të ngritura rreth viteve 60–70 nga udhëheqja e lartë komuniste, të cilat do të përdoreshin në rast të një lufte të mundshme. Në rast të një sulmi të mundshëm ndaj Shqipërisë, këtu do të pozicionoheshin, këtu do të qendronin pra, të gjithë udhëheqësit më të lartë të Partisë Komuniste të kohës, deri edhe vetë Enver Hoxha. Këto apartamente kishin komoditetet maksimale për kohën, pavarësisht se sot janë në një gjendje që nuk flet në fakt për çfarë kanë qenë në të vërtetë dikur.

 

5.jpg

 

I gjithë tuneli nëntokë, aty ku ishin vendosur apartamentet e udhëheqësve, është rreth 1000 metra katrorë. Muret anësore janë të përbërë nga një shtresë e dyfishtë betoni dhe një tjetër prej hekuri duke bërë të mundur që vendstrehimet ku do të qendronte udhëheqja e lartë komuniste të përballonin si goditjet atomike ashtu edhe ato kimike.

 

6.jpg

 

Vilat e nëndheshme, të tilla konsideroheshin, ku do të qëndronin Enver Hoxha, Hysni Kapo, Petrit Dume e Beqir Balluku, kanë një hapësirë të bollshme, me një sistem 3 plus 1, por veç tyre ka edhe dhoma të tjera të ndara.

Në dokumenta të ndryshme të kohës flitet se gjatë ngritjes së tyre kanë humbur jetën më shumë se 100 ushtarë e po aq të tjerë janë plagosur. Por gjithçka ka kaluar në sekret të plotë nga organet komuniste. Ende edhe sot e vërteta mbi numrin e viktimave nuk është zbardhur.

Vetëm në këtë zonë të grabitur e rigrabitur shumë herë pas rënies së komunizmit gjenden më shumë se 8 hyrje tunelesh, të cilët ishin të ndarë: tek disa do të qendronte udhëheqja, tek të tjerët ushtarë e oficerë që kishin për detyrë mbikëqyrjen e tyre.

Një hallkë kyç e zinxhirit ishte edhe pushteti ekonomik, i cili duhej medoemos të ndodhej në këtë zonë sigurie. Pikërisht në hyrje të qytetit të Çorovodës ndodhen tunelet e nëndheshme ku ishte i vendosur Thesari i shtetit. Elementet e sigurisë janë thuajse të njëjtë, përveç faktit se dhoma kryesore, ku qendronte i mbyllur floriri, ishte e vendosur në një nënkat brenda tunelit, që sot është i pamundur të kalohet per shkak të nivelit të lartë të ujit që ndodhet në të. Ai funksiononte me një sistem të sofistikuar alarmi dhe dyert disatonëshe mund të hapeshin vetëm me kode të veçanta.

Tuneli i gjatë, me qindra metra nëntokë, ka disa degëzime të cilat lidhen në zona të ndryshme mes tyre, duke e kthyer në një labirinth të komplikuar për njerëzit që nuk e kanë shkelur më parë, por jo për mbledhësit e hekurishteve që përpiqen të shkulin ç’të mundin.

Disa qindra metra me tej nga tunelet e thesarit, i cili është larguar prej këtej në vitin '93, ndodhet godina e cila do të shërbente si arkiva qendrore e shtetit dhe e Komitetit Qendror të Partisë së Punës. Ajo ruhej nga Garda e Republikës dhe kishte një kapacitet të madh arkivimi nën parametra të lartë teknikë dhe sigurie. Në këtë godinë - sot të privatizuar - një pjesë e dokumenteve sekrete erdhën që në atë kohë e të tjera kanë mbetur hedhur ndër cepa.

 

7.jpg

Në Skrapar u ngritën në atë periudhë edhe tunelet në Devri, të cilat lidhnin këtë zonë me Tomorricën. Sot pjesë e një reparti ushtarak, gjatë luftës ato do të shërbenin si seli pune për Shtabin e përgjithshëm, por edhe për batalionin e sigurimit të ushtrisë popullore. Ndërkohë tunelet e tjera - ato të Pirogoshit që shtrihen në një sipërfaqe prej rreth 20 hektarësh - do të ishin furnizuesit e ushtrisë me armatim. Sipas përllogaritjeve, me sasinë e municioneve që ndodheshin brenda tyre, Shqipëria mund të luftonte për 6 muaj rresht pa pushim ditë e natë. Kjo ka bërë që sot të krijohet një mesatare e frikshme, ku për çdo banor të Skraparit ka një ton municion.

Në kryeqytetin e luftës nuk mungonte as shtypshkronja, ku llogaritej që gjatë sulmit ushtarak të shtypej gazeta “Zëri i popullit”, e cila do të shpërndahej më pas në të gjithë vendin. Rezervat e shtetit, në sasi shumë të mëdha (rreth 20 mijë tonë grurë), u ngritën jo larg tuneleve ushtarake në Kakrukë dhe Cerenisht. Ndërsa për furnizimin e këtij rrjeti gjigand me energji u ndërtua edhe hidocentrali i Bogovës, ndërkohë që ishte projektuar edhe ndërtimi i një aeroporti të vogël.

Kujtesa si institucion është vlera më e madhe e një populli, është boshti mbi të cilin mbështetet e ardhmja e tij. Provë për këtë janë rumunët me muzeumet e Çausheskut, gjermanët me zyrat e Stasit dhe muzeun e nazizmit në Laipzig, kilianët me muzeun 5600 metra katrorë në përkujtim të viktimave të Pinoçetit, argjentinasit që kanë kthyer në muze njerin nga burgjet më të tmerrshëm, hungarezët që kanë mbledhur nën të njëjtën çati bustet e monumentet e epokës diktatoriale... Por Shqipëria, ndryshe nga e gjithë bota, ka zgjedhur teorinë e shkatërrimit, nga tunelet tek burgjet komuniste, tek piramida, kudo kemi zgjedhur të shuajmë historinë e mbi të gjitha memorjen e tmerreve të diktaturës 45-vjeçare, pa marrë parasysh se një e keqe e harruar rrezikon të përsëritet në të ardhmen. Por ndoshta ky është qëllimi i fshehur i politikës së sotme.

 

23 Komente

Ke dhe nje vend keshtu ... quhet Suedi .

Pasi mbaroi fortifikimi i nje tuneli Strategjik ( viti 1968 ) ku sipas Planit te Fortifikimit te Suedise perfshihen QINDRA te Tille , Mbreti leshoi Bulen e cila u vendos ne te gjitha tekstet Ushtarake :

Qe sot kushdo qytetar i Suedise ka te drejte te ASGJESOJE ( vrase ) kedo nga hallka me e vogel e drejtimit  perfshire edhe MBRETIN ne se degjon fjalen "Dorezohem "!

Mirpo thone qe para 5 a 600 vjeteve karl Gustavi shkoi ne GIJOTINE nja 800 mije Suedeze qe pergojonin fortifikimin dhe qe sabotonin "diktaturen" qe ushtronte per te mos patur VJEDHJE ! Dhe Cudi prap kane Mbret , kane Te majte ne Pushtet dhe per HABITI  paskan edhe Mbret jo Muzeal ? smiley.

Kuptohet qe krahasimi nuk vlen per te dy vendet aq me teper per frymezime te para 500 vjeteve , si me thene per Keshtjellat e Skenderbeut !

Urime per shkrimin ! Ato rreshtat e fundit tregojne se paske zene shok Politikan te "squte mer jahu "

Po mire more po perse duhet kthyer ne muze? Valle reziqet e konflikteve dhe lufterat ne bote mbaruan? Apo Ballkani me se fundi u kthye ne nje bote qe te kujton endren e Bidellsave "Imagine" dhe nuk behet me fjale per nje rrezik lufte?

Jane derdhur gjak e para ne ndertimin e ketyre qytezave nentokesore , dhe pavarsisht se u ndertuan me urdher nga nje diktator, ato jane ndertuar me vlere per qellimin qe jane ndertuar.

Te enderosh per nje bote ne paqe e harmoni eshte gje e bukur por te jetosh ne nje zone si Ballkani eshte shume larg kesaj endere. Jane keto endera qe kane mare ne qafe kombe e popuj. Ne po jetojme nje ender te bukur ne nje realitet krejt ndryshe

 

As qe e kisha idene e ketyre ndertimeve.  Flm emo per prurjen smiley.

E kqyra n'video kroniken para disa ditesh ne internet, dhe si atehere edhe tani nuk kaperdi dot traplliqe te tipit "investime marramendese per kohen" dhe "rrjeti muzeal kuptimplot i diktatures"... raportim zeza.

Ajo qe me beri pershtypje ne video ishte shkaterrimi total i brendshem, vjedhja qe s'kish kursyer as fijet elektrike te instaluaa ne beton. Eshte vjedhja dhe zbulimi i sotem qe e bejne ate investim te djeshem te marre.

Monda, gern geschehen! smiley

Ziko, kete material e gjeta te faqja e nje skraparlliu dhe e solla sic eshte; nuk di saktesisht i kujt eshte teksti, por per fotot them qe jane te tijat, pasi eshte fotograf i pasionuar.

Keto ndertimet i kam pas pare me syte e mi, ato te Ramijes them. po ashtu, me bente pershtypje qe Corovoda kishte pjesen e vet te "Bllokut" - qe i thoshin "Tek Vilat". Te lyera me nje roze te mbyllur dhe te ruajtura me ushtare.

Chene, i ke pare ti ato tunelet?

Falenderoj Finisterren per editimin vecanerisht professional.

Emo,

I kam pare, dhe nuk i leviz as edhe nje cm asaj qe thash.

Oh, jo jo, nuk e kisha fare per ate. smiley

T'kaptova qe ne fillim. M'kerceu pak pasi ketu ku jam tani, sic e di ka nja 2-3 forte te vjetra qe akoma sherbejne si baza ushtarake. Na u kerku te benim nje evaluim indipendent te sisteme te pergjithshme te bazes, dhe mund te them qe minimalisht ishte "teknologji e gjalle".. Mu ne qender te shpirtit qafkuqor, larg cdo incidenti te mundshem ushtarak te pakten ne 100 vitet e ardhshme, dhe prap, ruhej me top!

Ajo qe me beri pershtypje ne video ishte shkaterrimi total i brendshem, vjedhja qe s'kish kursyer as fijet elektrike te instaluaa ne beton. Eshte vjedhja dhe zbulimi i sotem qe e bejne ate investim te djeshem te marre.

desha me t'i vene ne bold keto dy fjali.

Nga katunarizmi i djeshem te vjen zymti shpirt, nga i sotmi te vjen dicka qe shkon pertej te ndohtit dhe perbuzjes. Ka dicka ligavece katunarizmi i sotem, chene. 

Nga ana tjeter emo, keta dreq politikanesh duhet te kene kuptu dicka me shume nga ne pijonet, duke fillu qe nga sa mund te marresh me vete ne varr e gjer sa e si mund te tresi sistemi i tretjes. Gjithshka e sa me shume tani! e nesermja..se dime a ka te neserme..

Epo kjo pune eshte ti besh Mootin..... Ato tunele jane bere per kohen qe ishte dhe lufta e ftohte ishte ne kulmet e saj, si ne cdo vend edhe ne Shqiperi qeverija dhe udheheqja marrin masat e tyre pa marre parasysh se kush drejton.

Po ju sjell nje shembull nga ditet e "demokracise" Ne luften e Kosoves Serbet dita dites bombardonin fshatrat Shqiptar qe ishin ne kufi me kosoven dhe ka pasur edhe te vrare e te plagosur ne radhet e civileve Shqiptare (te Shqiperise jo te Kosoves) mos u ngaterroni. Popullsia vendase ne vitet e "demokracise" u mundua ti shkaterronte bunkeret per tju marre hekurin dhe i kishin mbushur ata me te 10ra.

Kur kerciti dyfeku dhe gjylja mbi shtepite e tyre njerezit kishin harruar qe i kishin mbushur bunkeret me moot por ju vune gjoksin mootit per te shpetuar koken dhe u strehuan ne ata bunkeret e komunizmit......

Ahhhh more te mjere sa here e keni peshtyre ate qe keni ndertuar vete dhe pastaj i jeni kthyer dhe e keni lepire perseri me "dashuri" prej bathe......

Cfare urithash paskemi qene me tere keto tynele, te etur per tynele e brima..
Ne mos dhe ky Kriministri-4 tynele te tjera kish parashiku ne buxhet..

Bunkere e tynele te tilla ka me qindra edhe neper bote. Zvicra shiti para ca kohesh nje tynel/bunker atomik, qe do sherbente si strehe qeveritare ne rast lufte. Nejse, dua te them qe ato jane prone e shtetit shqiptar nen nomeklaturen e ministrise mbrojtjes. Nese ministria eshte e paafte ti mirembaje, ti nxjeri ne shitje apo ti ndroje destinacionin. 

 Autori nuk e di se ne bote , shtete te ndryshme kane tynele dhe salla te nendheshme shum here me te medhaja se ato te Shqiperise. Ajo qe me beri pershtypje tek ky artikull ishte; 

"....Rezervat e shtetit, në sasi shumë të mëdha (rreth 20 mijë tonë grur&eumlsmiley, u ngritën jo larg tuneleve ushtarake në Kakrukë dhe Cerenisht. Ndërsa për furnizimin e këtij rrjeti gjigand me energji u ndërtua edhe hidocentrali i Bogovës, ndërkohë që ishte projektuar edhe ndërtimi i një aeroporti të vogël..." 

 Kjo tregon se ata pisa qe ne i kemi luftuar dhe urryer, paskan menduar te pakten dhe per popullin. 

Kot i paskemi urryer o Pjero!Une per vete bej i pari autokritike.Shkolle me dhane, pune ishin gati te me jepnin,shtepi kisha,buke kisha.C'mu desh qe u ngrita ne 8 dhjetor?Bej autokritike shoke peshkatare!Qe sot e tutje nuk do te shaj me kohen para 8 dhjetorit 1990!

Ore keta njerezit qe shkojne ne Europe si ky Pjeri,perse kane mani te bien ne dashuri me Hoxhen dhe rregjimin e tij?

Ka dy aresye:

E para,ose Europa eshte me keq se c'ishte Shqiperia nen Hoxhen,gje qe nuk e besoj.

E dyta propoganda ne vendet e BE eshte aq anti amerikane sa qe cdo antiamerikan duket "burre i mire qe mendon per popullin".Kjo besoj duhet te jete aresyeja e vertete.Plus qe Pjeri di ferngjisht sic dinte edhe Hoxha.

Nuk cuditem qe Che Guevara,Chaves,Sadani,Gadafi,Kim Young il,Milloshevic apo Kastro jane heronj ne Europen Perendimore.

 

u leshu prap qy.. lidheni dreqin smiley

Danieli

Kur kerciti dyfeku dhe gjylja mbi shtepite e tyre njerezit kishin harruar qe i kishin mbushur bunkeret me moot por ju vune gjoksin mootit per te shpetuar koken dhe u strehuan ne ata bunkeret e komunizmit......

Ahhhh more te mjere sa here e keni peshtyre ate qe keni ndertuar vete dhe pastaj i jeni kthyer dhe e keni lepire perseri me "dashuri" prej bathe......

5 me * Daniel. Kjo eshte e vertet nga sa degjuar direkt nga goja edhe te atyre qe ishin ne UCK. Bunkeret qe ne i qujtem mbeturine e komunizmit ( ato qe kishin mbetur) sherbyen ne ate kohe si mburoje nga ku mbroheshin jo vetem banoret civile por edhe UCK dhe te plagosurit.

Keshtu kemi bere tere jeten Ne emer te luftes ndaj nje filozofie apo politike ne kemi prishur e rregulluar, shkateruar e ndertuar, sikur fajin te na ishin objektet e rregjimeve te kaluara dhe jo forma e rregjimit te cilen pasi i nderuam emrin e mbajtem te njete.

Corovoda ne jug qe ka ne kufi ka nje shtet qe akoma ka gjendjen e luftes me shqiperine, kishte ato ndertime, qe ne mos moderne te pakten kishin vlere qe mund te rinovoheshin e te beheshin moderne per qellimin qe ishin ndertuar. Ne i prishem.

 Bunkeret e Enverit jane te mire per hekra. Metoda me e mire per ti nxjerre hekrin, pervec tritolit kuptohet, eshte ti fusesh nje gome traktori brenda, e lyen me pak benzine dhe i ve flaken, ashtu e le te digjet per dy dite, here pas here i hedh uje siper qe te plasaritet. Pasi digjet goma, betoni thyhet lehte. Shume metode e mire Smile 

Se mos vetem bunkeret. Ju shkateruat tere shqiperine. Interesant si shpjegohet qe e vetmja gje qe dini mire ju militantet eshte shkaterimi dhe vjedhja. Edhe tek bunkeret te shkelqyer jeni ne shkaterimin e tyre dhe vjedhjen e hekurit. 

   Ma degjoni dhe mua nji llaf: Anien e pare me nafte,  per tregtim e kam fut une ne Vlore,  ne vitin 1993.  Anien e trete ma sekuestruan...Per tu fut 'SHQIPONJA" E them kete sepse lidhet me sa flitet me larte. Ja, me ndiqni ! Pasi i fitova te gjitha shkallet e gjyqsorit(Pas plot  9 vjetesh)  me dhane sa kishte mbetur gjendje.Ne Rezervatr e Shtetit  ne Elbasan, me dhane atutorizimin te terhiqja,  sa kish mbetur nga e  depozituar, prej times,  rreth 300 M.Ton (Metrik Ton)Nafte.

   Si mora autorizimin per treheqjen e asaj sasie te mbetur,   vajta ne Rezervat e Shtetit,  Dega Elbasan. Ishte dhjetor dhe dritat mungonin, pothuajse se prej  7-8 oresh per Elbasanin.Keshtu qe isha  i bindur qe nuk do te merrja gje ate dite.

Prita Kryetarin e Deges. Ai qe me priti,  ma tha pakez neden ze;

-E ke demokrat te thekur por eshte djale me men dhe shume i sijellshem.Ka met maru pun,  vallahi...-e sosi llafin 

Me mbaru pune jo per sot, por  ndonje dite tjeter , inshallah,  i thashe.

-Sot ore vallahi bilahi ! -Po e tha llafen Xhevahiri, ka maru,  ere!

Jo per ate nuk e ve ne dyshim, po....r ja nuk ka drita..

-A per dritat qan ti re mik? As mos e rr... per asaj ane.E ka bo ai... qafthymi , qe me marr nafte ne keto depo or ti miku em,  ndaç me drita ne ndaç pa drtia.Bukur  fare re ! A ke me marr? Hec babe, merr sa te kesh me marre!

Posi do ta marr naften me gjenerator...?

-Ç gjenerator leshi re ? Hecen vet nafta per ka autoboti jot.U si hec.Tuj feshkelly,  re ! A din ku jane depot?

Jo nuk e di.

-Ja mu siper ne  zemer te shkamit, ne tunelet e luftes re.

-Ku,  ku ?

-Ne zemere te Shakamit Kuq. Se keto  qi kina neve ketu, jane depo rezerve , per rast lufte.Ec pak me mueve ? E shef shakamin e Kuq  atje nalt? Po  qa tje mu n`zemer te shkamit  jane depot.E shpin nalt autobotet, prejpersiepr malit  dhe e zbrazin e hyn ne depot.Masanej, per mu furnizu,  gati teteqind metra ketu poshte jane rubinetat, pas asaj kodres.Nuk duken qi kenej.Jane mes shkurreve.Aty hapet rubineta  dhe merr sa te kesh me marre.Kryetari i Deges atje nalt ka shku, me disa,  kud i gje une ça jane, por,  thone  se suedeze...A e merr me men si jane ato depo? Kulvi e shku kulvise re ! Aty te ben shehadet shpyrti,  veç tuj pa hava.As bomba atomatike, nuk ka çare mu be atyne depove, vallahi bilahi!

-Une e mora vesh qe llafin  e kishte per bomben atomike,  por bashkebiseduesi im, e merrte me mendje qe veç atomike,  permbi te gjitha do te ishte dhe... "automatike".. sepse as e tille nuk do tu bejkej gje atyre depove..

  Te nesermen, une u binda vete qe bashkebiseduesi me kishte thene  shume pake.Aty eshte ndertuar  jo me ca tunele, apo bunkere, por nje nga veprat e artit me te rralla, qe fantazia mund te ndertoje.

 Ne ate peisazh  gjeomonumnenti natyror, kanionet e frikshme shkembore jane tunelizuar mjeshterisht, prej inxhinereve shqiptare, duke dhene nje pasuri te pa imagjinushme.Te gjitha jane bere prej reparteve te xhenjos. Kryetari i deges,  me tha,  se grupi i inxhiniereve suedeze ishte mahnitur me ate ndertim...... Pra dhe vete suedezet(si mjeshtrit me temedhenj et Evropes per keto lloje ndertimesh)  ishin  te habitur! Kush deshiron te bindet, le te veje, per tu hedhur nje sy!

 E siguroj se aty do te mendoj jo kush dha urdherin, per ti bere,(apo per te share Enverin)  por... jam i sigurte se do te thote me vehte: mi lumte dora,  kush i projektoi dhe ndertoi ..! Ndaj duhet te kemi shume kujdes, ..... prej sharjeve qe lavderojne!

 Shume besojne se luftrat kane marre fund .Ashtu qofte! Po ne rast se ....nje dite...? Ndaj them se  ato  do te duhet te mirembahen,  per ate dite.

   Kujt i bejne dem xhanem?

Kisha nje propozim.

Qeverriu ti ofroje ato bunkeret per strehim te atij mjeshtrit te Wikileaks dhe serverave te tij se aty ne Suedi me duket se e kane pikasur ku rri kurse ne Corovode as dreqi nuk te gjen aty smiley

Isha ne Corovode ne 2002-shin me nje mikun tim prej ketej ku jam dhe ne fakt kaluam mire, uje te paster mish te fresket vetem ajo rruga na beri qe me mishin qe kishim ngrene te ushqenim qente e Corovodes, nejse kur po ktheheshim ai miku qe kisha me vete mori ne tel. gruan dhe i tha:

Nuk do me besosh se ku kam qene- ku i thote ajo: - Ne fund te botes i tha smiley

vetem nje hyrje dhe nje dalje ka aty prandaj smiley

Po mirembani ato vepra o njerez lerini tifozlliqet urraaaa pas berrihajit...... ahhhhh more kokeshpuar qe jeni bere si bagetite vete nga ju thote cobani......

Pergojimi dhe ndotja e sa kaluares, ka thene Vladimir Micurini, eshte zakon i maceve te pa pastra qe mbulojne me hi te pegerat e tyre duke bere pis keshtu gjithe shtepine.  Nje pyetje e thjeshte:  Prostitutat a i mbajne breket kur dalin tek semafori??   Neonazifashizmi serbo-grek nuk e kerkon me Shqiperine si tek pikturat e Xeges te fillimshekullit 20, por e kerkon qe Sala ta nxjerre "te bukuren e dheut" pa breke tek Semafori i plehrave te Evropes. Ndersa burri dhe djali i "se bukures se dheut" luftojne per te drejtat e njeriut afgan, ajo detyrohet te dale ne semafor pa breke.  .... dhe filozofia e sterholluar e prerjes se brireve te kaut vazhdon nen indiferencen frymeprerese te "burrave te dhjeut" dhe te te rreptve bij te "zonjes se rande" shqipe. He, po ti Malo Mavria, a i lexon keto peshklliqet?
 

 Solidarnosc; ".... Ore keta njerezit qe shkojne ne Europe si ky Pjeri,perse kane mani te bien ne dashuri me Hoxhen dhe rregjimin e tij?... " 

 

Une nuk bie ne dashuri kurre me sistemet dhe drejtuesit e rregjimeve apo qeverive, por korrigjoj, deduktoj, arsyetoj, krahasoj, meditoj, konkludoj, gjykoj per te kaluaren time dhe te tjerve. Njerzit qe kane mendime statike, te pandryshueshme gjith jeten, ne pergjithesi u ngjajne brezit te vjeter qe zbriten nga mali, si dje dhe sot.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).