Në vitin 2010, të prekurit nga sëmundja e HIV/ AIDS në vendin tonë, diskriminohen jo vetëm nga shoqëria, por edhe nga vetë bluzat e bardha. Madje ka raste të tilla, kur mjekët refuzojnë të fusin në sallë të operacionit pacientë të prekur nga HIV-i, vetëm e vetëm se kanë frikë se mos bëjnë ndonjë gjë gabim dhe infektohen edhe vetë, duke u përplasur në fytyrë autoriteteve të drejtat e tyre. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë raste të tilla janë shumë të rralla dhe gjithmonë është gjetur zgjidhja. Ndërsa shoqata e personave që jetojnë me HIV/AIDS ka kërkuar dje në komisionin e shëndetësisë që të zbatohet ligji i miratuar dy vjet e gjysëm më parë dhe të bëhet më shumë punë në edukimin e brezave, duke futur në sistemin 9-vjeçar orë të veçanta për eduktaën seksuale.
Refuzimi
Personat e Infektuar me HIV kanë referuar pranë shoqatës së tyre edhe një rast konkret të ndodhur në 2008-ën, ku, një të infektuar me HIV, mjekët nuk pranonin ta operonin. Dhe refuzimi ka ardhur nga mjekë të Qendrës Universitare Spitalore "Nënë Tereza", të cilët e kanë argumentuar qëndrimin për moskryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale me të drejtat e tyre. Mësohet se pacienti në fjalë ka ndërruar jetë në vitin 2009-ë. Ndërkohë sipas Klodian Rrjepaj, aktualisht shef kabineti në ministrinë e Shëndetësisë, por që në këtë periudhë ka qenë në koordinator i projektit të ISHP-së për ndjekjen e personave me HIV, thotë se është në dijeni të këtij rasti, por ai sqaron se raste të tilla janë shumë të rralla. "Unë e mbaj mend fare mirë këtë rast, pasi ka pasur një debat të fortë. Kemi bërë dy mbledhje në QSUT, pasi mjekët pretendonin se u shkeleshin të drejtat e tyre. Në fund ndërhyrja kirurgjikale është kryer dhe me sukses. Mund të them se ky është rasti i vetëm që ka ndodhur, dhe nuk është një rutinë pune nga mjekët", - ka deklarua Rrjepaj.
Shoqata
Në komisionin e shëndetësisë gjatë ditës së djeshme kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të shoqatës së personave që jetojnë me HIV/AIDS. Ata i kanë kërkuar këtij komisioni që t'i jepet fund diskriminimit ndaj kësaj kategorie, jo vetëm nga shoqëria, por edhe nga institucione publike si shkolla apo spitale. "Ne më shumë se kushdo e dimë, e përjetojmë dhe e kuptojmë se shoqëria shqiptare është e papërgatitur për të na pranuar si të barabartë për shkak të statusit tonë shëndetësor, por është e papranueshme për ne që të besojmë, konstatojmë dhe ndjejmë se mentaliteti, stigma dhe diskriminimi që mbizotëron në shoqërinë shqiptare ndaj personave që jetojnë me HIV/AIDS të përfshijë edhe institucionet shtetërore, publike, shëndetësore e arsimore, ndërkohë që ne si grup shoqëror presim mbështetje dhe përkrahje prej tyre", - kanë deklaruar përfaqësues të kësaj shoqate. Ata e kanë quajtur absurd faktin që, megjithëse ligji "Për kontrollin dhe parandalimin e HIV/AIDS në Republikën e Shqipërisë", është miratuar që në korrik të vitit 2008-ë, nuk është bërë ende i zbatueshëm. "Gati dy vjet e gjysëm nga miratimi i tij, kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për ta bërë këtë ligj të zbatueshëm dhe përfitimet e detyrimet që rrjedhin prej tij të arritshme, por asgjë nuk është realizuar. Është e papranueshme që aktet nënligjore bëjnë ecejaket nga një ministri tek tjetra dhe ende nuk është arritur të finalizohen", - kanë deklaruar ata, duke shtuar se edhe gjenretat duhet të edukohen me kulturën e mbrotjes nga HIV që në shkollat 9-vjeçare.

10 Komente

E si ti operojne mjeket shqiptare te semuret me SIDA ?? Ata (mjeket pra mo), jane te pasur e te pavdekshem. Ndersa te semuret me SIDA, te vdekshem.

kurse une do pyesja nese mjeket kirurge vazhdoje ti blejne dorezat e operacionit tek parukerite qe lyjne lesht e grave

 mirë atë, por problem numër një ka qenë deri vonë kontaminimi i sallës operatore me stafilokok

po ato historite kur salla nuk kishte ngrofje se nuk ishin pagu dritat, dhe mjeket operonin me golf leshi , ndersa per te semurin qe ishte lakuriq familjaret sillnin bidona me uje te ngrohte dhe ja rrethonin trupin me to

O dije,

a e di ti se jane disa mjek qe nuk operojne fare! jane mjeke krurg me emer po nuk dine te operojne. Ata perballen e flasin me klientin, marrin leket etj. Nderkohe qe mjket kirurg, ata qe kryejne operacionin futen nga dyert e mbrapme te sallave! dhe kjo eshte e pakontestueshme dhe per fat te mire te pacienteve ndodh!

Edhe ne Amerike aty i blejne dorezat doktoret, te "leshte e grave".

 kurse une mendoj sa i afte eshte nje mjek i tille, dhe a ja leverdis te semurit te preket nga ky lloj mjeku.

Mjeket perbejne me shume rrezikshmeri per shoqerine shqiptare se sa te semuret me HIV.

shprehja e javes. 

Mendohem te shkruaj ndonje gje dhe e kam disi te veshtire. Sistemi yne shendetsor ka aq shume probleme sa po ti marresh nje e nga nje e kupton se minimalisht do ta kesh te pamundur ti rreshtosh si ekuacione me shumet e panjohura e ti zgjidhesh ne menyre simultane. 

Fjala 'sistem' eshte kyce pasi faji qendron pikerisht ketu! Ne sistemin tone mjeksor. Nga ana kuantitive problemi ne fjale duket i paperfillshem kundrejt problemit qe kane ata qe nuk mund te paguajne mjeket per operacione.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).