Një gjuhë e njësuar për veprimtarinë e administratës është një ndër kërkesat më të para për një shtet. Kur u shpall Shqipëria "më vehte, e lirë e e mosvarme" vetë akti ku janë shkruar këto fjalë, u hartua në dy gjuhë: shqip dhe turqisht. Turqishtja vijoi të përdorej, krahas shqipes, si gjuhë zyrtare edhe më tej. Në atë kohë, me gjithë arritjet e shënuara gjatë Rilindjes Kombëtare, gjuha shqipe nuk ishte bërë e aftë për t'u përdorur në veprimtarinë e degëve të ndryshme të administratës shtetërore. Qeveria e Vlorës hodhi hapat e parë në këtë drejtim, që u vijuan më pas nga Komisia Letrare e Shkodrës, e cila përcaktoi terminologjinë themelore të administratës dhe rregullat kryesore të drejtshkrimit. Në mbledhjen e 11 dhjetorit 1916 ajo Komisi kishte marrë vendim që gjuha e shkrimit të mbështetej në dialektin e Elbasanit. Modeli gjuhësor i Komisisë nisi të zbatohej në zonën austro-hungareze të pushtimit, që përfshinte gjithë Shqipërinë Veriore e të Mesme dhe qarkun e sotëm të Beratit e të Fierit. Duke qenë se kjo zonë ishte tepër heterogjene nga pikëpamja dialektore, doli e nevojshme të përcaktohej një formë e përbashkët gjuhësore dhe për këtë qëllim me urdhër të Komandës Ushtarake Austro-Hungareze u krijua Komisia Letrare e Shkodrës. Në zonën italiane të pushtimit (qarqet e sotme të Vlorës dhe Gjirokastrës) dhe në zonën franceze (qarku i Korçës) nuk u paraqit për administratën ndonjë problem gjuhësor dhe vijoi tradita shkrimore e mëparshme e mbështetur kryesisht në të folmen vendore.
Kur u organizua shteti shqiptar pas Kongresit të Lushnjës, para tij doli edhe çështja e formës gjuhësore që do të përdorte administrata. I vetmi model gjuhësor i pranuar nga një forum ad hoc dhe i vënë në përdorim ishte dialekti i Elbasanit. Kështu, qeveria e A. Zogut më 13 janar 1923 nxori urdhrin që në shkrimin e akteve zyrtare të përdoret dialekti i Elbasanit, duke e njohur atë si dialekt zyrtar të shtetit (Fletorja zyrtare, Tiranë, 21 Kallnduer 1923, vjeti II, Nr. 3, f. 1; të vihet re përcaktimi djalekt zyrtar, d.m.th. jo rregulla gjuhësore të përcaktuara, po një bazë dialektore në përgjithësi për t'u zbatuar sipas njohurive gjuhësore të nëpunësve të administratës).
Ky urdhër bëri që të formohej një lloj "burokratishteje" shqipe, me klishe të caktuara, por edhe me mjaft luhatje dhe përzierje dialektore sipas prejardhjes së nëpunësve dhe shkollimit të tyre. Me këtë rast është me interes të kihet parasysh gjendja arsimore e kulturore e Shqipërisë në atë kohë. Më poshtë po riprodhojmë një pasqyrë që përmban libri i njohur i Teki Selenicës "Shqipria më 1927":
Pasqyra e gjendjes kulturore në fund të vitit 1927

Prefektura e Kosovës mbulonte atëherë qarkun e sotëm të Kukësit. Po të paraqesim për krahasim gjashtë prefekturat e Veriut ose të arealit të gegërishtes (Dibra, Durrësi, Elbasani, Kosova, Shkodra, Tirana) me katër prefekturat e Jugut ose të arealit të toskërishtes (Berati, Gjinokastra, Korça, Vlora) na del kjo pasqyrë:

Jashtë sferës së akteve zyrtare në periudhën ndërmjet dy luftërave dhe gjatë viteve të luftës gjithkush ka shkruar sipas dëshirës së vet. Këtu nuk është fjala për letërsinë artistike, por edhe për shtypin e publicistikën, për tekstet mësimore dhe veprat shkencore. Në shkollat e ndryshme të vendit diku përdoreshin gramatikat e A. Xhuvanit (që përshkruajnë pak a shumë të folmen e Elbasanit), diku gramatika e Ilia Dilo Sheperit (kryesisht e toskërishtes), diku sintaksa dhe tekste të tjera të Justin Rrotës (që mbështeten në shkodranishten). Pra as mësimi i gjuhës shqipe në shkollë nuk bëhej sipas "dialektit zyrtar". Një nëpunës me ndjenjën e disiplinës shtetërore, siç ka qenë Eqrem Çabej, tekstin e tij "Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe për shkollat e mesme" (1936) e ka shkruar në toskërishten letrare të kohës (me disa elemente të dukshme të së folmes së tij amtare gjirokastrite). Por parathënia e këtij teksti nga ministri i Arsimit i kohës, dr. Nush Bushati, është shkruar gegërisht, ndoshta më fort sipas dialektit amtar të autorit sesa për të respektuar disiplinën gjuhësore të shtetit. Edhe studimin "Për gjenezën e literaturës shqipe" (botim i "Hyllit të Dritës", 1939) E. Çabej e ka shkruar toskërisht, këtë herë duke lënë mënjanë disa trajta nëndialektore gjirokastrite të së folmes së tij amtare. Por kur vjen puna për të hartuar një akt zyrtar, Eqrem Çabej ndjek modelin gjuhësor zyrtar, siç mund të shihet nga një raport i tij mbi provimet në Liceun françeskan të Shkodrës (qershor 1939), nga i cili po sjell një paragraf: "Si përfundim na duket se nuk mund të thuhet se nxansat nuk kanë punue, sidomos maturantat: por landa e zhvillueme e krahasueme me landën që asht zhvillue në të dy Licet që na njofim, në Tiranë e në Gjinokastër, na duket ma e paktë. Së fundi marrim lejen me ba këto sugjerime që na u dukën t'arsyeshme për nji përmirësim të institutit në fjalë, me lutje të merren në studim prej asaj P.T. Ministrie."
Nga pasqyra e mësipërme e gjendjes kulturore kuptohet qartë se ishte gjendja e përgjithshme kulturore-arsimore e vendit ajo që përcaktoi përbërjen e klasës politike gjatë Luftës së Dytë Botërore: si në udhëheqjen e PKSH, ashtu edhe në udhëheqjen e Ballit Kombëtar, mbizotëronin dukshëm ata me prejardhje nga prefekturat e Jugut. Në veprimtarinë e tyre si njëra palë, ashtu dhe tjetra, nuk përdorën dialektin zyrtar, po gjuhën e shkruar sipas dialektit amtar të secilit. Pas përfundimit të luftës dhe shpalljes së Republikës Popullore të Shqipërisë (11 janar 1946) dekreti i vitit 1923 për dialektin zyrtar u bë i paqenë. Si rrjedhim "dialekti zyrtar" nisi të zëvendësohet në mënyrë të vetvetishme me "dialektin amtar", që në shumicën e rasteve ishte dialekti jugor. Burokratishtja e mëparshme nuk ishte më e detyrueshme, por e pranueshme, sidomos në nivelet e administratës vendore. Gjendja deri në vitin 1968 mund të karakterizohet si "liberalizëm gjuhësor", me përjashtim të veprimtarisë së lartë të shtetit e të PPSH, ku shkallë-shkallë bëhet më i dukshëm përmirësimi i shprehjes gjuhësore në dy drejtime: mënjanimi i mjaft fjalëve të huaja dhe shmangia e luhatjeve të shumta drejtshkrimore e morfologjike. Në letërsi, në veprimtaritë artistike dhe në shkencë nuk kishte kufizime për formën dialektore të shkrimit. Madje edhe në veprimtarinë mësimore të shkollës dhe në aktet zyrtare të saj. Deri edhe drejtoria e shkollës pedagogjike "Luigj Gurakuqi" të Elbasanit (vijuesja e shkollës Normale) i shkruante gegërisht shkresat e saj, siç del nga karakteristika e maturantit Vilson Blloshmi, me datë 17 janar 1966, e nënshkruar nga sekretari i organizatës-bazë të Partisë dhe nga drejtori i shkollës, Heroi i Punës Socialiste Vasil Kamami:
Karakteristikë e maturantit Vilson Blloshmi
Ka lind në Bërzeshtë të rrethit të Librazhdit më 18 mars 1948. Asht me origjinë shoqnore fshatar i mesëm. Gjatë Luftës familja ka mbajt qëndrim të keq politik, sot janë cilësuem kulakë dhe pa triskë fronti. Vilsoni ka 4 vjet që mëson në shkollën tonë si nxanës i jashtëm. Me mësime shkon mirë se asht nxanës inteligjent. Sjellja e tij në shkollë asht e mirë. Asht anëtar i B.R.P.SH. prej 25 marsit 1965, mori pjesë në aksionin e rinisë gjatë verës.
Një karakterizim të përpiktë të liberalizmit gjuhësor, sidomos në shkollën fillore të asaj kohe, e gjejmë te një studim i veteranit të arsimit Kolë Koci, i cili ka shkruar: "Gjuha e përdorur nga nxënësit në hartimet e provës së vitit 1970 ka në përgjithësi për bazë trajtën e gjuhës letrare të përbashkët. Ka pasur aty-këtu edhe përdorime trajtash dialektore e nëndialektore. Por në përgjithësi e kanë ndier më lehtë që të shkruanin në gjuhën e përbashkët letrare. Kjo arritje i detyrohet kryesisht përdorimit të teksteve të mësimit në gjuhën e përbashkët, të cilat u futën në shkollë 3-4 vjetët e parë pas Çlirimit. Gjatë katër vjetëve të punës mësimore, gjuha e këtyre teksteve ka mundur të depërtojë vetiu, dalëngadalë, në brendinë mendore të këtyre fëmijëve. Ndihmë të madhe për këto arritje kanë dhënë edhe botimet e larmishme të letërsisë për fëmijë, radioja, aktivitetet artistike, e të tjera jashtëshkollore. Për sa i takon ndikimit të mësuesit, ky ka qenë i ndryshëm sipas rastit të së folmes së tij. Gjatë tërë kohës përpara Kongresit të Drejtshkrimit, nuk ka pasur ndonjë urdhër ose akt tjetër zyrtar, me anën e të cilit të kërkohej që mësuesit në klasë të përdornin gjuhën e përbashkët letrare. Para kësaj kohe ata kanë pasë përdorur zakonisht në mësim dialektin e tyre. Në punën e vlerësimit cilësor të hartimeve, përdorimet e trajtave të ndryshme dialektore nuk janë llogaritur si gabime drejtshkrimore".
I solla këto dëshmi për të treguar gjendjen e vërtetë të punëve në këtë fushë. Diktatura komuniste në Shqipëri, ndryshe nga sa shkruajnë disa pa i njohur faktet (ose duke i shtrembëruar qëllimisht), nuk ushtroi shtrëngime në fushën e përdorimit të varianteve dialektore në letërsi, në veprimtarinë e shkollës e në shkencë. Edhe Kostaq Cipoja në një vetërecension për "Gramatikën" e tij të botuar nga Instituti i Shkencave më 1949 rrëfehet kështu: "... kur u ftuash nga Instituti i Shkencave të punoja një gramatikë ... pyetjen e parë që i bëra vetes sime ka qënë kjo: e në ç'dialekt do ta punoj unë gramatikën?". Kuptohet qartë nga kjo se ai nuk mori ndonjë orientim nga lart për të zgjedhur dialektin, po e zgjidhi vetë këtë çështje, duke peshuar rrethanat gjuhësore-letrare e kulturore-shoqërore. Me mprehtësinë e tij të veçantë, që atëherë K. Cipoja parashikonte se: "toskërishtja që po zhvillohet në kryeqytet, do të fitojë tërë ç'i duhet për të shkrirë në njësi harmonike divergjencat që lindin nga zhvillimet gjuhësore."
Dalja e librit të Stalinit "Marksizmi dhe çështje të gjuhësisë" (1950), ku përcaktohet se gjuha është një dukuri shoqërore që nuk ka karakter klasor, se gjuha nuk është ideologji, mendoj se ka ndikuar gjithashtu për liberalizmin gjuhësor në atë kohë. Edhe formula tjetër e asaj kohe që kultura të jetë "socialiste nga përmbajtja dhe kombëtare nga forma" u kuptua si një lejim për forma të ndryshme gjuhësore. Sidoqoftë, siç ka treguar R. Memushaj, çështja gjuhësore në shtetin shqiptar u përkiste funksioneve nacioniste të gjuhës, d.m.th. nevojave praktike të një funksionimi më të mirë të veprimtarive shtetërore e shoqërore nëpërmjet gjuhës, dhe në këtë çështje përparimet mund të bëhen hap pas hapi, pa u shqetësuar. Por në këtë mes nuk duhet harruar se në atë kohë nuk ishte arritur një normë letrare pak shumë e njësishme. Liberalizmi gjuhësor në ato rrethana ishte i vetëkuptueshëm. Përpjekja për të arritur një zgjidhje që në vitin 1952 në dy sesionet shkencore të organizuara nga Instituti i Shkencave ishte e parakohshme. Zgjerimi i arsimit të mesëm dhe ngritja e arsimit të lartë në gjysmën e parë të viteve '50 patën ndikim të ndjeshëm edhe në zhvillimin e gjuhës. Ato përgatitën zhvillimet e viteve në vijim. Si udhëzues kryesorë për kodifikimin e gjuhës së sotme në vitet '50 kanë shërbyer "Fjalori i gjuhës shqipe" (1954) dhe "Ortografia shqipe" (1956), ndërsa në fillim të viteve '60 edhe teksti universitar i morfologjisë i Sh. Demirajt (1961). Zhvillimi i ndjeshëm i kulturës, arsimit e shkencës në vitet '60, në këtë mes edhe shtimi i dukshëm i veprimtarisë kërkimore edhe në fushën e gjuhës, bënë që të hartohej projekti i një udhëzuesi drejtshkrimor më të plotë (1967), për një formë të njësuar të gjuhës letrare, që po merrte përhapje gjithnjë e më të gjerë. Siç është thënë edhe tjetër herë, vendimet e Konsultës Gjuhësore të Prishtinës (prill, 1968) dhe bashkimi i Kosovës në praktikën gjuhësore të shtetit amë, shënuan praktikisht përfundimin e përdorimit të gegërishtes si gjuhë e shkruar në veprimtari publike. Kjo ndodhi pa asnjë ndërhyrje shtetërore, ishte thjesht një solidarizim vullnetar me atë që po ndodhte në Kosovë. Praktikisht çështja e njësimit të normës letrare mund të quhej e zgjidhur. Kongresi i Drejtshkrimit, që u mblodh në ditët e përkujtimit të 60-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë (20-25 nëntor 1972), krahas një diskutimi shkencor përmbyllës për çështjet e drejtshkrimit, kishte simbolikën e përsëritjes, pas 60 vjetësh, të një kuvendi mbarëkombëtar, ku Shqiptarët nënshkruanin një dokument, i cili, duke sanksionuar gjuhën kombëtare standarde, shpallte njëkohësisht edhe hartën e shtetit gjuhësor-kulturor të Shqiptarëve në Ballkan. Rrethana që kjo arritje gjuhësore u realizua gjatë viteve të regjimit komunist dhe u propagandua si fitore e PPSH, dha shkas që ajo të kontestohej te ne me forcë nga persona të veçantë. Dikush e quante gjuhën standarde të panevojshme e të parakohshme (të presim sa të formohet vetë një ditë të bukur!). Dikush e gjeti këtë temë si më komoden për të dënuar diktaturën, duke u afishuar si njeri që është ndarë nga e kaluara dhe ka përqafuar të renë. Dikush doli në tregun mediatik me pretendimin se kishte gjetur vezën e Kolombit për zgjidhjen e çështjes së standardit me një "neostandard" të ngjizur me lloj-lloj formash e dukurish të ligjërimit të folur. Dihet se gjuhët standarde dalin nga një traditë letrare, mbështeten në një prodhim letrar (në rastin e shqipes përfshihet këtu jo vetëm letërsia origjinale, por edhe letërsia e përkthyer, natyrisht edhe letërsia shkencore dhe politike-shoqërore). Pranimi e përkatësisht kundërshtimi i standardit të sotëm (nga ata që nuk kanë motive jashtëgjuhësore) mendoj se nuk kanë të bëjnë aq me përkatësinë krahinore, sesa me faktin se sa janë të zhytur e të familjarizuar ata persona në mjedisin gjuhësor të prodhimit letrar, publicistik e shkencor të sotëm. Prandaj standardi i sotëm është pranuar nga inteligjencia shqiptare si mjet pune e komunikimi dhe si vlerë kulturore pavarësisht nga dialekti amtar i ndryshëm i një pjese jo të vogël të saj. Dhe pikërisht ata që e kanë pranuar standardin, dinë edhe të vlerësojnë variantet e mëparshme letrare dhe t'i shohin e t'i shijojnë si një pasuri kulturore e artistike kombëtare. Kundërshtimet këmbëngulëse të disave dhe përpjekjet e tyre për të filluar pak nga pak çmontimin e normës së sotme letrare, kinse "për ta përmirësuar, për ta bërë më të pranueshme", përshkohen nga motive joprodhuese dhe nga një frymë prapavajtëse. Kush ka pranuar të thotë e të shkruajë për hir të standardit: nëna, kënga, kam bërë, dimër, shkoja, duke ecur etj. në vend të nana, kanga, kam ba, dimën, shkojsha, tuj ecë etj. (që mund t'i përdorë në ligjërimin bisedor), nuk besoj se do ta ndiejë standardin "më të pranueshëm", po t'u hiqet -ë-ja fundore disa emrave mashkullorë (p.sh. ball, burr, djal, uj etj. në vend të ballë, burrë, djalë, ujë etj. - d.m.th. O Bajram bajrak i gjallë/ more nam me gjak në ball!). Kërkesa të tilla këmbëngulëse nuk kanë të bëjnë aspak me pranueshmërinë e standardit. Ato synojnë që guri i rëndë i standardit, që ka zënë vend mirë (çdo gjuhë standarde është një gur i rëndë), të fillojë të tundet nga vendi, të lëvizë pak nga pak, pastaj të rrokulliset bashkë me gjithë prodhimin e tij letrar e kulturor e t'i lërë vendin diçkaje tjetër. Është e qartë se teoria e një standardi gjithëpërfshirës, si një këmishë e gjerë e gjerë, ku të hyjnë të gjithë, është në thelb mohim i standardit. Në raste të tilla gjykimi i specialistëve të mirëfilltë e të paanshëm merr një vlerë bindëse të padyshimtë, natyrisht për atë që ka veshë të dëgjojë dhe sy të shikojë. Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj një gjykim të tillë.
Në vitin 1993, kur A. Klosi po përgatiste antologjinë "Quo vadis, Shqipëri", i ishte drejtuar profesorit të tij në Universitetin e Insbrukut, albanologut Hermann Ölberg, për të shkruar diçka rreth shqipes letrare. H. Ölbergu dërgoi një shkrim të shkurtër: Disa mendime rreth "gjuhës së njësuar" (as dy faqe të plota), hartuar me një shqipe të admirueshme. Shkrimi merr shkas nga "Deklarata e gjuhëtarëve të Shkodrës" e 27 korrikut 1992, në të cilën kërkohej që "në të ardhmen duhet të mblidhet një Kongres i Tretë, që duhet të shqyrtojë problemet e gjuhës letrare kombëtare". Albanologu i Insbrukut e komenton kështu kërkesën numër një të "Deklaratës": "Problemi qendror më duket të jetë gjuha standarde, gjuha zyrtare e administratës, e shkollës, e shtypit, radios etj. Për këtë çështje parimi 1 i deklaratës kërkon në mënyrë të paqartë që të bëhet rishikim, për t'u realizuar njësimi, për t'u bërë më i pranueshëm për të gjithë. Sado kongrese të zhvillohen në të ardhmen, problemi qendror do të jetë: a qëndron toskërishtja baza e kësaj gjuhe standarde, apo rishikohet e hyn në këtë funksion gegërishtja? Nuk mund t'i shmangesh këtij vendimi, p.sh. duke pranuar disa forma gege si paskajoren ose pjesoren etj. Një "bashkëjetesë organike" e të dy varianteve (gege e toske) në një të ardhme të largët është një iluzion, është e pamundshme, sipas mendimit tim." Më tej albanologu austriak, - merret vesh, ndryshe nga ç'kishte pritur studenti i tij, - sqaron se "një shtet modern, me një burokraci depërtuese në të gjitha lëmet e jetës, nuk mund të lejojë dy gjuhë standarte njërën pranë tjetrës, dhe shkolla e shtypi nuk e pranojnë një paralelizëm të tillë. Ato kërkojnë rregulla të qarta e homogjene, ashtu siç i vendos Dudeni për gjermanishten. Në dekadat e fundit një brez i ri i shqiptarëve mësoi këtë gjuhë të njësuar dhe më duket se ajo ka zënë vend në kokat shqiptare."
Të gjitha gjuhët standarde kanë përparuar e përparojnë me ndërhyrjen e vetëdijshme të institucioneve për kulturimin e shoqërisë. Zgjedhja e një baze të caktuar dialektore për standardin dhe pranimi i saj është emancipim shoqëror. Dallimet dialektore brenda një trualli gjuhësor dhe traditat letrare që mund të jenë zhvilluar në bazë të tyre, nuk kanë shërbyer si argumente "për të laramanuar" standardin gjuhësor nëpërmjet "fleksibilitetit të normave të standardit", në mënyrë që aty ta gjejnë veten folësit e gjithë idiomave dhe traditave letrare të një gjuhe. Standardet zgjerohen, zhvillohen, pasurohen nga lëvruesit e gjuhës, jo nga dëshirat subjektive të gjuhëtarëve. Unë shpreh përkrahjen time të plotë për reagimet e vendosura, të qarta e të argumentuara që kanë shprehur kohët e fundit Instituti Albanologjik i Prishtinës, Kryetari i Kuvendit të Kosovës Dr. Jakup Krasniqi dhe Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës me deklaratën e saj të nënshkruar nga Adem Demaçi. Bëhet e qartë në to se fryma haxhiqamiliste e sulmeve kundër standardit drejtohet kundër zhvillimit konvergjent të kulturës shqiptare ose, ta themi në mënyrë të figurshme, kundër "shtetit kulturor shqiptar", që duhet të vijojmë ta ndërtojmë hap pas hapi për të ndihmuar njëri-tjetrin, për të afirmuar veten tonë dhe për të përballuar së bashku rreziqet.
Tipar karakteristik i formimit të shqipes letrare është se bazat e saj, që përvijuan edhe të ardhmen e saj, u hodhën në një kohë kur shqiptarët nuk e kishin shtetin e vet. Si rrjedhim, ajo nuk ishte produkt i një klase politike sunduese, por i një klase kulturore që drejtonte dhe frymëzonte përpjekjet për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. Përdorimi i dialektit të Elbasanit si "dialekt zyrtar" në periudhën 1923-1944 nuk arriti t'i afronte e t'i bashkonte variantet letrare të gegërishtes. Pangegërishtja letrare e ideuar nga Selman Riza me besimin se ajo do të mund të merrte epërsi mbi toskërishten letrare pak a shumë të njësuar, gjithashtu mbeti një projekt në letër dhe vetë autori hoqi dorë shpejt prej saj. Mendoj se është krejt i mbështetur gjykimi i prof. Idriz Ajetit: "edhe sikur përpjekjet për të krijuar gjuhën e përbashkët letrare të mos gëzonin mbështetjen e faktorit politik - e pashmangshme në ngritjen e një shoqërie e shteti modern -, epërsia e toskërishtes letrare do të çonte me siguri të madhe në vënien e saj në bazë të gjuhës së njësuar letrare shqipe. Shumë shkencëtarë, albanologë e joalbanologë, gjuhën tonë letrare e gjejnë të drejtë edhe nga pikëpamja teorike dhe praktike. As nga ana racionale nuk e shohin punë të urtë e me mençuri që kjo gjuhë të zëvendësohet me një tjetër."
Situata gjuhësore në hapësirën shqiptare nuk paraqet ndonjë rast të veçantë e të pashoq. Ka edhe gjuhë të tjera me dialekte që dallohen ndjeshëm nga gjuha standarde. Prof. H. Ölbergu në shkrimin e përmendur më sipër sjell si shembull rastin e Austriakëve e të Bavarezëve që flasin në shtëpi bavarishten, por në veprimtarinë shoqërore e shtetërore përdorin gjermanishten standarde, pa kërkuar që "të bavarizojnë" ndonjë pjesë të sistemit të saj. Unë besoj se rasti i shqipes është më i thjeshtë, pasi hapësira jonë gjeografike e saj nuk është aq e shtrirë sa e gjermanishtes dhe nga kontaktet gjithnjë e më të dendura e nga lëvizjet e popullsisë veçoritë gjuhësore të krahinave të ndryshme po bëhen më të njohura dhe njëkohësisht po vijnë duke u zbutur. Shkrimtarët e traditës letrare të Veriut janë kuptuar e shijuar pa ndonjë vështirësi të madhe nga nxënësit dhe lexuesit e krahinave jugore në çdo kohë.
Është rasti t'u drejtohemi ithtarëve të ndryshimit gjuhësor me thirrjen që të jenë të arsyeshëm, të mos hyjnë në rrugë të gabuara e të pashkelura, që çojnë në pasoja të rënda kulturore, arsimore e kombëtare. Mendoj se në këtë fushë gjuhësia shqiptare ka qenë dhe mbetet në rrugë të drejtë, në rrugën që kanë ndjekur dhe ndjekin edhe gjuhë të tjera e popuj të tjerë. Shqipja e sotme standarde mund të quhet standardi ynë i parë dhe më përfaqësues, i përmbushur, për integrimin e Shqiptarëve në familjen europiane.

40 Komente

Kishte ardh' koha per nje shkrim te tille.

Flm Peshku!

 

futja kot. nuk e di kush e ka shpik ket togfjalshin "fryma haxhiqamiliste" po virus i forte paska qënë.

Shqipja e sotme standarde mund të quhet standardi ynë i parë dhe më përfaqësues, i përmbushur, për integrimin e Shqiptarëve në familjen europiane.

!

em, ky patetizmi dyleksh që ke cituar, çfare eshte, bazë argumenti apo perfundim logjiko-shkencor ? 

 

patetizem eshte, por jo dyleksh. as me t'rinjt, as me t'vjetrit. (per leket e kom llafin).

eshte perfundim logjiko-shkencor.

A ti filloj qortimet qysh m'titull?

 

smiley

kur ta kom mohu fushen? por je ti qe zakonisht perto me lujt.

portat hungareze, kornet s'quhen, topi 50-c (i durresit). e fillo ti se te ra kok leku kur e hudhem. mu m'ra me zgjedh porten. smiley

urdhnoni e flisni, florian bej. smiley

 

mire, fillojm pak nga pak, nji nga nji pa rremuje:

Është rasti t'u drejtohemi ithtarëve të ndryshimit gjuhësor me thirrjen që të jenë të arsyeshëm, të mos hyjnë në rrugë të gabuara e të pashkelura, që çojnë në pasoja të rënda kulturore, arsimore e kombëtare.

-Më poshtë po riprodhojmë një pasqyrë që përmban libri i njohur i Teki Selenicës "Shqipria më 1927">>

 

kush (cilët) jemi ne qe u drejtohemi ithtareve?  po ne që po riprodhojmë?

 

 

 

m'fal qe nderhyj, por quhet plurale maiestatis

aty m'rri.

nuk iki jo. jashte ka nisur shiu.

hmm, nuk e di. nuk e di. kjo mund te shkoje nga e folura ne emer te nje grupi qe (heshtaz?) e ka autorizuar te flase ne emer te tij (grupit) e deri tek nje formalitet, i cili ruhet shume nga prepotenca formale e njejesit te vetes se pare - cudi, kur mendon qe kete mbreterit e perdornin pikerisht per te shprehur mosbarazi me te tjeret. Pra shume e ngateruar kjo puna e numrit te vetes se pare. Por s'duhet mohuar qe shumesi eshte gjithe dritherime e shekspir-ajer  smiley

 

por me lejoni (shumesi kuptohet k'tu, besoj) t'Ju pyes, sa e forte eshte bashkelidhja e kesaj forme sintaksore me ate qe po thone "ata" mbi rruget e pashkelura...elura... elura... (echo plenumesh ketu)

sqaroj qe komenti nuk i kish pare shoket e tij me lart. Nuk eshte pra, pllangjatyre. Jane pasojat e peshkut midis punes, ose me sakt punes midis peshkut. smiley

e kapercejmë kët..zeje se nuk e paM.

në vijim:

Është rasti t'u drejtohemi ithtarëve të ndryshimit gjuhësor me thirrjen që të jenë të arsyeshëm, të mos hyjnë në rrugë të gabuara e të pashkelura, që çojnë në pasoja të rënda kulturore, arsimore e kombëtare.

Qofsha gabim, por si naiv qe jam, pyes me të njejtin pathos: pse 40 vjeçaret e atehershem paskerkan pasur te drejte tu hyjne rrugeve te pashkelura e 40 vjeçaret e sod-it nuk paskërkan? 

Per shkak te asaj 40 them.

piken zero mund ta vendosesh ku te duash, Flor. Ne baze te asaj vendosje pastaj merr vlere gjithcka tjeter ne ket dynja relativiste. Ne nje kuptim, cdo gje eshte gje e "pashkelur", sepse asnjehere nuk hyn dot ne te njejtin lume. Dhe ne nje bote kunderfaktuale, mund te kishim nje pambarimesi standartesh sikur ata te nisnin gjithnje nga e njejta pike, pak a shume si tek Groundhog day. Ky eshte edhe perceptimi frekuentist i botes. Nje perseritje e pafund skenaresh duke dhunuar konceptin e kohes dhe te universit ku jetojme. Mirepo, po te ndjekesh me kujdes gjykimin njerezor ndaj frekunetizimit, shikon se nje pjese goxha e madhe e njerzve te dijes e shikojne ate si dicka qe shkon kunder realitetit, ka nje ngerc te vazhdueshem ne te, pasi shumica e dukurive dhe gjerave ne kete bote nuk perseriten, se perseritja ne vetevete ka brenda nje fallaci logjike ne pamundesine e shumefishimit te unikes. Ka nje mencuri mbase instinktive te njerezimit ne kete qasje. Kjo mencuri thote qe nqse rruget e pashkelura kane kuptim kur jane ne kahjen pozitive te pikes zero, ato behen ne thelb kunderproduktive dhe iracionale kur jane ne anen tjeter te zeros. Pra, i bie qe me perafersi, duke mos zbatuar asnje "adjustment", qe 40 vjecaret e sotem te shkelin ne shtigje te pashkelura si 40 vjecaret e atehershem, keta duhet te jene 80 vjec. Dhe tek mosbarazimi 40 vs 80 digjet siguresa.

po mirë, çër do me thonë : rrugë të pashkelura?

a mund të jetë edhe "rrugë" edhe "e pashkelur"?

eh... une e kisha me ter men.

anyway.

mistreclliku, ashtu si shoplifting, does not pay.

me te mira, flor.

Shkrimin e propozova si vijim te debatit pas artikullit te A. Pipes. Per mua eshte shkrim i legjitimuar jo thjesht nga pozicioni i E. Lafes ne tablone e studimeve gjuhesore, por sidomos nga qartesia shkencore e argumentimit. Mund te jesh dakort ose jo me idene e tij per ruajtjen e gjuhes se njejtesuar keshtu sic eshte, por s'mund t'i kapercesh pa u lagur nja dy-tri pika brenda logjikes se tij.

"Dihet se gjuhët standarde dalin nga një traditë letrare, mbështeten në një prodhim letrar (në rastin e shqipes përfshihet këtu jo vetëm letërsia origjinale, por edhe letërsia e përkthyer, natyrisht edhe letërsia shkencore dhe politike-shoqërore). Pranimi e përkatësisht kundërshtimi i standardit të sotëm (nga ata që nuk kanë motive jashtëgjuhësore) mendoj se nuk kanë të bëjnë aq me përkatësinë krahinore, sesa me faktin se sa janë të zhytur e të familjarizuar ata persona në mjedisin gjuhësor të prodhimit letrar, publicistik e shkencor të sotëm."

" 'Problemi qendror më duket të jetë gjuha standarde, gjuha zyrtare e administratës, e shkollës, e shtypit, radios etj. Për këtë çështje parimi 1 i deklaratës kërkon në mënyrë të paqartë që të bëhet rishikim, për t'u realizuar njësimi, për t'u bërë më i pranueshëm për të gjithë. Sado kongrese të zhvillohen në të ardhmen, problemi qendror do të jetë: a qëndron toskërishtja baza e kësaj gjuhe standarde, apo rishikohet e hyn në këtë funksion gegërishtja?' "

Finis, paragrafi i dyte, nuk eshte logjike e tij, por e Olbergut. smiley

Po, kam perdorur dy pale thonjeza. Ben pjese ne shtjellimin e idese se tij dhe ai e sjell si baze argumentimi, ndaj dhe e ricitoj.

tani e pashe, ndjesë.

Ka nje informacion te admirueshem ne kete shkrim per historikun dhe procesin e ndjekur  nga "rrjedhja natyrore" e dialekteve ne gjuhen e shkruar e deri ne aktin final te 72 te vendosjes se STANDARDIT GJUHESOR . E gjithe kjo histori e sjelle nga prof.Lafe deshmon se, si ne te gjitha fushat e tjera,  edhe ne ate te gjuhes , e vetmja rruge per te shpetuar nga "permbytja" prej anarkise, voluntarizmit, subjektivizmit dhe mllefeve me motive jashtegjuhesore  eshte disiplinimi, normimi dhe fuqizimi institucioneve/mekanizmave per mirembajtjen &  permiresimin e STANDARTIT.

Edhe pse nuk jam gjuhetar dhe pa pretenduar se i njoh punet ne kete fushe, nga cfare kam lexuar, duket qarte se edhe ne kete "beteje" ballafaqohen tre rryma:

1.Konservatoret e tipit Lafe qe shikojne me dyshim cdo nisem per permiresimin e standardit gjuhesor.Me gjithe perkujdesin e z. E.Lafe per te argumentuar se arritja e standartit eshte finalizim i nje procesi te natyrshem dhe te domosdoshem  dhe jo thjesht nje produkt totalitar, me ben pak cudi qe nuk ndalet dhe nuk qarteson se cfare duhet permiresuar ne standard, se deri ku duhet te shkoje hapja e standartit ndaj ndryshimeve dhe se si duhet menaxhuar ky proces. Ceshtjen e gegerishtes -pataten e nxehte te hedhur ne debatin per standadin -e anashkalon krejt. Prisja nje qendrim nga ky gjuhetar per kete ceshtje. Problemi perballohet me argumenta, qofshin keto dhe te pamjaftueshme .Heshtja dhe  qendrimet prej struci nuk jane zgjidhje. 

2.Radikalet me nje motivim te dukshem antikomunist te cilet Standardin e shikojne si "karakollin" e fundit te totalitarizmit qe duhet cmontuar per krijimin e nje standadi te RI,ne mos te bazuar teresisht ne gegerishte, si miksim i gegerishtes me toskerishten. Kjo rrryme i meshon fort idese se Standardi eshte ngjizur qysh ne gjeneze mbi bazen e nje mekati/krimi : mbi krimin e perjashtimit/denimit te gegerishtes dhe likuidimin e letersise tradicionale te shkruar ne gegnisht.

Ne kete rryme me motive te dukshme jo vetem gjuhesore por edhe frymezime jashtegjuhesore antikomuniste, ka dhe karafila qe kerkojne perfaqsim krahinor ne Standadin e gjuhes !Medet! 

3. Rryma  e te ashtuquajtureve te moderuar qe, ndonese argumentojne ne parim  nevojen e nje qasje te ekuilibruar te permiresimit/hapjes  se standadit , i shkelin syrin radikalisteve dhe bashkohen ne idene se standardi eshte ngritur mbi themele krimi: duke murosur gegerishten me nje akt te paster totalitar. Une keshtu e lexoj pozicionin psh te  gjuhetarit  A.Vehbiu nga cfare ka shkruar e shkruan rreth kesaj ceshtjeje.( Te me ndjeje z.Vehbiu nqs nuk  e kam kuptuar gabim mesazhin e tij.Por ekuivoket duhet ti lene vendin qendrimeve te qarta, pa qene nevoja per te afishuar  antikomunizmin si distancim nga totalitarizmi edhe ne kete ceshtje )

Ne artikull me beri pershtypje qe qysh ne vitin 1992, pra ende kur gjuha standarte nuk ishte ballafaquar me problematikat e hapjes dhe cinteresimit institucional , paska patur nje platforme /Deklarate te gjuhetareve te Shkodres per t`u cliruar nga shterngesat e standartit totalitar !

Debatet per standardin, fryma dhe qasjet e propozuara , me vjen per mbare ti paralelizoj me situaten e permbytjes. E thene shkurt kjo situate  ne menaxhimin  e territorit,indiferenca per mirembajtjen dhe permiresimin e infrastrukturave te domosdoshme per disiplinimin e verberise se natyres,eshte pjese e nje mentalitetit antishtet, antirregull,  te kultivuar prej njezet vjetesh ne kete vend. Clirimi nga diktatura u konfondua me clirimin nga shteti, nga rregullat, ligji, normat. Ky mentalitet kanceroz ka shtrire metastazet ne te gjitha sektoret dhe tashme anarkia eshte rregulli nder shqiptaret. Gjithcka te kujton  vitet 30 kur B.Merxhani bente thirrje per organizimin e Kaos-it. "Kshtjella" e fundit qe ende PA U MARRE nga yzhimistet e kaosit  antikomunist eshte Standardi.

 

 E pashe prof Lafen para nja 3 ditesh tek Topi ne debat dhe mu duk shume profesional ne argumentim. Po ashtu me lane mbresa 2 gjuhetare kosovare te ftuar qe flisnin me fakte dhe pergatitje ne mbrojtje te standartit, sidomos ai burri. I dobet mu duk drejtori i institutit te Albanologjise A. Marashi. E. Tupe e mbrojtji standartin por tip karagjozi eshte, sidomos kur filloji te fliste per nevojen e futjes ne standart te fjaleve erotike car..*idh, bole, koqe, kurve, *irje, etj etj..krijoji ter ate ilaritet, i papare eshte.

I vetmi kunder standartit qe Kolec Topalli dhe mu duk se kundervenien e ka thjesht per krahinarizem jo sepse standarti calon. Por edhe Koleci nga fundi i leshoji armet. Me cu pa aty toskerishtja eshte baze e standartit pasi gradualisht kishte fituar dominin ne rrahjet letrare ne shtyp e me gjere. Gjithmone do kete nje te pakenaqur kur vendoset nje standart ne shtete me larmi dialektesh gjuhesore por toskerishtja qe nje zgjedhje e merituar.

Spiritus, po them dicka vetem per piken e pare:

Standarti ne shqip (apo standardi, per te qene korrekt, sidoqe une ate d-ne aty s'e honeps!), menaxhohet si cdo standart tjeter ne gjuhe te tjera. Me botime te vazhdueshme fjaloresh e instrumentesh gjuhesore, per shembull, te cilet regjistrojne e pasqyrojne zhvillimet e gjuhes, meqe gjuha eshte dinamike e s'mbetet ne vend sic e dime.

Standarti, te mos harrojme, eshte thjesht gjuha zyrtare (shkruhen ne te ligjet, tekstet shkollore, tv dhe shtypi publik...) dhe eshte sistem vetiu i hapur per ndryshime. S'ka nevoje te thote Lafe ose ndokush tjeter qe "eshte i hapur per ndryshime" se ajo eshte ne logjiken e gjese.

Edhe dicka: ata qe kane pervoja me fjaloret e gjuheve (angl. - angl., frengj. - frengj., it. - it. etj) e kuptojne se puna qe ben letersia, shkencat e ndryshme, me gjuhen eshte shume e rendesishme edhe per standartin.

P.s. Ate punen e humbjes se gegerishtes, s'ka pse ta justifikoje Lafe, sepse akuza behet mbi baza politike dhe Lafe formalisht s'e ka per detyre te justifikoje citatet e Enver Hoxhes.

  S'ka nevoje te thote Lafe ose ndokush tjeter qe "eshte i hapur per ndryshime" se ajo eshte ne logjiken e gjese.

Mendoj se mbajtja e nje qendrimi me te hapur ndaj "hapjes se standartit" duhet artikuluar dhe nga Lafe me shoke , te pakten per te shkundur nga supet bezhdilet e akuzave qe u hidhen nga radikalistet antikomuniste. Aq sa ka rendesi sjellja ne vemendje e historise se vertete te ngjizjes se standartit (se dhe une se honeps dot "d" e dyte ), po aq ka rendesi qe "garda e vjeter" te ofroje nje road mapp per permiresimin e standartit.

Kurse per gegerishten vertet une jam konfuz nga cfare kam lexuar lart e poshte. Ne versionin me te mencur, me te drejte dhe me te ekuilibruar, cfare do te duhet te behet? Sepse nuk mjafton thjesht te vajtohet "viktima  e krimit primordial"...

Po, jam krejt dakort qe gjuhetaret duhet te bejne detyren e tyre (publikimet profesionale) se boll u moren me "shkence popullore" neper gazeta e tv.

Ne fakt, une e kam nje propozim konkret, por qe s'mund ta mohoj qe ka djallezine brenda. Le t'i hapet krahu idese se ndryshimit te standartit, me kusht qe nderkohe (dmth derisa palet te kene mberritur ne nje perfundim te aprovuar me ligj) te vazhdohet te perdoret standarti i sotem.

 Autori ben nje pershkrim te qarte te historikut te gjuhes se njehesuar, perçapjet qe kane bere studiues me emer per gjuhen zyrtare, artikulli kish disa te dhena interesante qe ne lexuesit nuk i dinim mbi perpjekjet e jo vetem te studiuesve por dhe qeverive te para t'pas pavarsise. 

Ajo e folmja e Elbasanit, nga struktura e ndertimit te fjalise , mu duk si flamingshja, gjuhe e cila ka nevoje akoma te kompletohet e te strukturohet.  

E folura e elbasanit eshte ne te vertete nje variant i c'ngjyrosur i gegerishtes.

I c'ngjyrosur? Mos ta nigjoj ate llaf Ruzhdija, se zane se ardhi ime, e te bani per dy lek smiley

 E ka hak nje shishe vere, nga ajo e mira, qe ke ti Pjer.

Meqe ra llafi, qe s'ra, ajo "ç'-ja", me apostrof zevendeson "çfare". Kjo eshte prova kur keni dyshime. Kur s'e zevendeson, dmth qe eshte pjese e fjaleformimit dhe shkruhet bashke me pjesen tjeter te fjales.

Shume e drejte.

 E folmja e Elbasanit asht mjaft e but dhe melodioze dhe e kuptushme nga t'folmet e trevave të tjera; ma kollaj se ato me njana tjetrën.Flamishtja po ashtu ka shumë t' folme (gati çdo kështjellë ) dhe gjuhna e njësuar asht hollandishtja( e cila bazën e ka na nji e folme e nji krahine që ndodhet jasht mretnis t'vendeve t'ulta ,n' Gjermani.(për ata qi se din ; flamant jetojn n'Flandër t'Belgjikës)dhe s'di që flamant t'qajn për patuat e veta .

Ajo qi ka randsi për mrojtjen e gjuhës së njisuar nuk asht krahasimi nërmjet t'folmeve  t'shuma t'shqipes por kuptimi se për çdo t'folme fatlume qi do baj njisimin do ket gjithmon kundërshtar ku tri gjana jan t'ransishme me kuptu çdo njani na ne qi s'asht zanatali i fushës  por ene kur asht zanatali :

1° Shkrimja apo afrimi i t'folmeve t'shumta t'shqipes kërkon shum koh dhe asht  praktikisht e pamunme  pa pranin e nji modeli gjuhnor njisum. GJ.nj e ka plotsu mir ket detyr deri tashi.

2° E folmja fatlume asht zgjedhur qyshkur e zban me fillu na e para për gjana qi s'kan lidhje me proçeset e njisimit e me hum koh kot na si koti.

3° Konitat apo kushtet shoqnoro politike nuk bajn t'munshme krijimin e nji gjuhe t're t'njihsuar kshu qi asht rreziku i krijimit ose ma mir i mjelljes t'nji katrahure t'folmesh qi do vetshpallen gjuhna njisume secila .Pra n'vend vem vetlat do nxjerrim syt.

4° U ba çu ba mos e cyt ma !  thuhet elbasanisht.

(fjala standart s'ka kuptim se gjuha nryshon e zhvillohet duke njek zhvillimet shoqnore e kulturore  n'vend nërsa standarti nënkupton nji gja t'panryshueshme ;për shemull  njisit matse etj)

 P.S për knaqsin time por dhe ca tjerve besoj  ,shkrova n'elbasanisht , pa tjetër me gabime (shum koh pa e ushtru bile dhe vet t'folmen por dhe gj.nj ka "fajin" e vet .

 ° U ba çu ba mos e cyt ma !  thuhet elbasanisht.

 

U bë cu bë , shtyje në ka më -thuhet ne toskerisht smiley

Kjo lufta per te ndryshuar standartin me duket si lufte me mullinjte e eres. Behet nga tipa me komplekse krahinore, fshator. Standarti nuk eshte si goma bicikletes qe nderrohet nje here ne 2 muaj. Edhe sma merr mendja se do ta nderrojne dot. Nuk eshte faji i standartit por i atyre qe se mesojne dot apo qe sduan ta mesojne.

 Shqipot e gjore ngaqe jane elifmatrake ne ndertimin e vendit i jane futur me themeli shkaterrimit te gjuhes.

Gjergj fishta

..Vecse i qet  ti zavall krese

vecse i lan ti kryet gomarit 

tuj u mundu per fis te shqiptarit

Shqiptart te thac kan ba be

mend me shit e mos me ble..

 

 Ky atrtikulli eshte si puna e koncertit te Vjenes,qe jepet ne dt 1janar.Duartrokitet dhe vetem duartrokite,pa ovacione pa te fershellyera apo thirje.

@ rakia: Bukur knon edhe ajo e uruara Sherife. Un me zojn e pelqejm shum. Zojs seme ia kanda kangn e Mahmudis, kurse mu m'pelqen "Dy zogj dolen prej xhenetit". Sikur t'na i knojshit... smiley

 

 

 me pelqen shume koncerti i Vienes. Sigurisht dhe artikullismiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).