Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë, Sreten Ugriçiq, i akuzuar gjithashtu për presion nga drejtori Aurel Plasari, ka pranuar të komentojë rreth kësaj situate, pasi është njohur shkurtimisht me pretendimet e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare. “Unë nuk e kam dëgjuar deklaratën e zotit Plasari, por duhet të theksoj se edhe ai nuk na ka dëgjuar ne, sepse nuk ka qenë i pranishëm”, - ka thënë dje Ugriçiq, i pranishëm në ditën e dytë të konferencës “Roli i bibliotekave në shoqërinë e informacionit të bazuar në dije”. Kur i është thënë se të pranishëm kanë qenë specialistët e BK-së, Ugriçiq ka theksuar se deklaratat duhet të vinin nga specialistët atëherë, dhe jo nga drejtori. “Mua më vjen shumë keq që zoti Plasari nuk ka qenë i pranishëm në konferencën e sotme (djeshme), sepse do ta kuptonte që kjo i shërben bashkëpunimit rajonal. Qëllimi i kësaj konference ka qenë që bibliotekat kombëtare dhe ato publike të rajonit të mësojnë se ç’të mira sjell programi “COBISS” dhe ta çojnë këtë bashkëpunim më lart. Kjo konferencë na ka hapur dyert për një bashkëpunim të thellë rajonal që më parë na ka munguar”, - ka theksuar drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Serbisë. I pyetur rreth presionit rreth 8-vjeçar për të cilin foli zoti Plasari, Ugriçiq u përgjigj: “Nuk është absolutisht e vërtetë. Nuk kemi bërë presion, por kemi dhënë sugjerime që Biblioteka Kombëtare së bashku me bibliotekat e tjera të futeshin në këtë sistem rajonal, sepse kjo do t’u sillte shumë të mira. Le të marrim një shembull konkret: Në disa vende të rajonit ka shumë publikime në gjuhën shqipe, si në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi, Maqedoni dhe Serbi. Të gjitha këto vende kanë interes të bashkëpunojmë mes tyre, në mënyrë që përmes një sistemi të unifikuar t’i shërbejnë këto rekorde bibliografike mes tyre. Është shumë e rëndësishme që botimet në Shqipëri t’i shohin në vende të tjera si Maqedoni, Mal të Zi etj, dhe ‘COBISS’ na kursen kohë duke mos bërë shumë veta të njëjtën punë. Ne na vjen keq që zoti Plasari nuk e di këtë përparësi dhe nuk dëshiron ta dëgjojë fare. Në fund të fundit, ky bashkëpunim jam i bindur që do të vijë shpejt dhe ky është qëllimi final i yni”, - ka thënë Sreten Ugriçiq, i cili edhe në përfundim të konferencës ka theksuar se Plasari nuk ka dhënë asnjëherë argumente pse e kundërshton këtë bashkëpunim.

Tomaz Seljak: Plasari na ka refuzuar vazhdimisht

 

Tomaz Seljak, drejtor i Institutit të Shkencës së Informacionit(IZUM) me qendër në Maribor të Sllovenisë, edhe pasi ishte vënë në dijeni të reagimit të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasarit, në përfundimet e konferencës, ku u theksuan edhe një herë përparësitë e programit COBISS, u tha specialistëve të bibliotekave të pranishëm në sallë: “Unë kam parë dëshirën tuaj që t’i bashkoheni këtyre projekteve. Ju e dini se cilat janë efektet e izolimit dhe duhet të punoni për hapjen ndaj këtyre projekteve”. Lidhur me akuzat ndaj tyre, Seljak ka thënë se Plasari nuk ka pranuar asnjëherë ftesat për pjesëmarrje në konferenca, duke e mohuar bashkëpunimin rajonal. Gjithçka ka thënë Seljak ka nënkuptuar se synimi i vetëm i tyre është të ndihmojnë bibliotekat shqiptare, por parakusht i këtij programi është organizimi i tyre në një trup të vetëm me në krye Bibliotekën Kombëtare. Seljak, pak orë para se të linte Tiranën, la të nënkuptohet se përpjekja e tyre për përfshirjen e bibliotekave shqiptare në rrjetin rajonal do të vazhdojë.

Në një dalje publike, por edhe në një letër drejtuar strukturave më të larta të shtetit, drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Aurel Plasari, iu ka akuzuar se ju keni sulmuar publikisht këtë institucion. Cili ka qenë kontakti juaj me zotin Plasari?

Zoti Plasari nuk ka marrë asnjëherë pjesë në konferencat tona. Ne e kemi ftuar atë në disa nga takimet tona, por ai na është përgjigjur se nuk kam nevojë të bashkëpunojmë. Gjithçka që po bëjmë është vetëm në interes të bibliotekave shqiptare dhe ju do ta shihni në të ardhmen që ne kemi bërë shumë për bibliotekat tuaja. Shumë biblioteka publike në Shqipëri kanë treguar interes për t’u lidhur me bibliotekat e tjera rajonale dhe ne do t’ua mundësojmë këtë. Ne jemi organizatë jofitimprurëse dhe nuk kemi të bëjmë me interes komercial në këtë rast. Gjithsesi ne do të vazhdojmë përpjekjet tona që bibliotekave shqiptare t’u mundësojmë futjen në rrjetin rajonal të bibliotekave të Europës. Shqipëria është pjesë e Ballkanit dhe ka për qëllim integrimin në Bashkimin Europian dhe ne do ta ndihmojmë këtë vend në këtë drejtim. Sigurisht duhet të kemi parasysh që biblioteka kombëtare e një vendi është shumë e rëndësishme në këtë proces bashkëpunimi, sepse është zanafilla e bibliotekave të tjera.

Ju e quani pa shkak shqetësimin e zotit Plasari? Nuk ka ushtrim presioni?

Në prezantimin tim gjatë kësaj konference kam treguar se si kryhet një bashkëpunim i thellë mes bibliotekave në rajon. Të gjitha bibliotekat e një vendi duhet të bashkohen si një trup i vetëm në një organizatë që ka në krye Bibliotekën Kombëtare. Ne kemi konstatuar se në Shqipëri bibliotekat nuk janë të lidhura me Bibliotekën Kombëtare. Qëllimi i së gjithë konferencës duhet të jetë që këto biblioteka të bashkohen në një trup të vetëm e pastaj të bashkohen me rrjetin rajonal. Ky është parakusht i bashkëpunimit rajonal.

Ju thoni se jeni një organizatë jofitimprurëse? Me çfarë fondesh financohet Instituti i Shkencës së Informacionit?

Qeveria e Republikës së Sllovenisë e financon këtë institut, i cili me fondet e veta ndihmon bibliotekat e Ballkanit për të pasur një bashkëpunim rajonal.

A aplikoni ju për projekte në Bashkimin Europian?

Sigurisht që ne aplikojmë edhe për projekte europiane, por ky projekt që paraqesim këtu financohet tërësisht nga Republika e Sllovenisë dhe ka për qëllim të ndihmojë vendet e rajonit në zhvillimin e bibliotekave.

Sa informacione keni ju për bibliotekat në Shqipëri?

Ne e njohim gjendjen në të cilën ndodhen bibliotekat shqiptare sepse kemi një kohë të gjatë që bashkëpunojmë me to. Këto biblioteka e kanë të qartë se duhet t’u ofrojnë një shërbim cilësor lexuesit, por nuk mund ta bëjnë pasi u mungojnë pajisjet programore dhe literatura, prandaj është shumë e rëndësishme që këto biblioteka të futen në këtë sistem rajonal që u mundëson shkëmbimin pa pagesë të rekordeve bibliografike. Ne jemi të përgatitur t’i ndihmojmë bibliotekat shqiptare në këtë drejtim.

Nuk e kemi problem gjetjen e financimeve, por strukturën organizative të bibliotekave në Shqipëri. Dua të falënderoj Shoqatën e Punonjësve të Bibliotekave të Shqipërisë që na kanë ndihmuar të shohim problematikën nga afër, por theksojmë mungesën e reagimeve të institucioneve shtetërore në këtë drejtim. Normalisht konferenca të tilla duhet t’i organizonte Biblioteka Kombëtare.

16 Komente

lexova shqetesimin e Plasarit te tema tjeter ketu te PPU: ''Bibloteka e Shqiperise: Po kanoset rreziku sllav.''

megjithese pak e tensionuar letra e Plasarit, nje nga argumentet e forta qe ai jep,(sipas mendimit tim) eshte:

Përpjekje për t’i imponuar BKSh-së direktiva dhe “filozofi” të mbetura mbrapa dhe, si përfundim, për kthim në mbetjet e rrjeteve dhe gjysmërrjeteve të informacionit ish-jugosllav, sepse projekti i “Kooperativës” në fjalë nuk rezulton as – makar – nismë rajonale, sikurse rreket të paraqitet, duke qenë se në të nuk bëjnë pjesë as Kosova, as Kroacia, as Greqia, as Turqia, as Rumania.

tani lexova edhe intervistat qe gazetari i Shqip, u ka mare ketyre dy zoterinjve te akuzuar nga Plasari . serbit  Ugriçiq  si dhe sllovenit Seljak.

te dy keta  theksojne vazhdimisht gjate intervistes, qe programi COBISS eshte pikerisht  nje nisme rajonale.  pra edhe vende te tjera te rajonit jane anetare te COBISS..

nderkaq, gazetari i Shqip, qe i ka intervistuar keta dy zoterinjte,  ''me i q!re temen'' se ua ben pyetjen teper esenciale:  ore miq,  cilat vende te rajonit, jane anetare te COBISS??!!

 

flm self; prova qe Plasari rrembehet pak

thanks Self.     ky paragrafi ma sqaroi se kush jane antare te COBISS..

 

From the mere concept of the COBISS system to a regional library network

COBISS (Co-operative Online Bibliographic Systems and Services) is a reference model of a system representing the platform for the national library information systems of Slovenia, Bosnia and Herzegovina, Macedonia, Montenegro and Serbia, which are interconnected in the COBISS.Net regional network. Bulgaria, Albania and Kosovo ''are preparing'' for the implementation of the COBISS system.

pra  vertetohet pak a shume ajo qe thote Aureli.  COBISS, eshte club i republikave ish Jugosllave, (nuk do te thote qe detyrimisht kjo organizate eshte negative, natyrisht),  i themeluar qe ne kohen e Jugosllavise.  asnje vend tjeter ballkanas,nuk eshte anetar i COBISS...

 

ky debati i perfshirjes se bibliotekave ne nje sistem eshte pak i vjeter ne fakt dhe nuk shof ku qendron problemi. Ose Plasari nuk shprehet qarte, ose, sic dyshoj une, nuk ka argument kunder. Fakti se vendet e tjera nuk jane (ose jane po nuk e dime ne), akoma pjese e sistemit, nuk do te thote se ne nuk mund te jemi nder nismetaret e pare. Tjeter, Plasari kish marre pak si shume zjarr mendoj une, kur kish thene se do kerkonte largim si persona non grata per keta te dy...nuk i shkon ky qendrim nji njeriu te letrave nis nga nji kokfortsi momenti.
P.s. akoma nuk kuptoj ku qendron rreziku i sllavizmit prej perfshirjes se bibliotekes kombetare ne nje sistem

Plasari i instruktuar nga mjeshtri i intrigave Fahri Balliu, po kerkon te beje rolin e provokatorit. I dergon sherbimit informativ nje brockull, sigurisht qe nuk ka per te mare pergjigje dhe pastaj salibani do akuzoje Bahri Shaqirin per mos kryerje te detyres kushtetuese.  

Plasari ka njohuri te mjaftueshme, sa arrin te prekin prokurorin e sherbimin sekret shqiptar.

Ky " insitut informacijskih znanost" eshte formuar ne vitin 1987 !

Plasari shpreh disa dyshime te vjetra .

ok Lum, ka ndonje perpjekjet te Plasarit si drejtor i BK i krijimit te nji sistemi panshqiptar meqe valvit ket flamurin e patriotizmit?
(sinqerisht, une e kam te pamundur me kuptu rrezikun ne perfshirjen e BK ne nji sistem me serbe, sllovene e maqedonas)

reli kujdes se mos i bie ne 'vesh' fazllicit ndonje gje e perfundon mesues ne skrapar.Ci ke keto gjera tani do na vije dhe shoku tadic apo je kunder 'integrimit' pansllav?shko e bli ndonje pako makarona te euromax-i te shlyesh gabimin

Plasari ja fut kot.

Ej, bela e madhe, c'pune kane sllovenet te imponojne deshirat e tyre ne nje vend sovran. Nese shqiptaret duan ti bashkojne apo jo bibliotekat e tyre, kjo eshte ceshtje e shqiptareve dhe jo e slloveneve.

Mos kujton ky idioti slloven se shqiperia eshte ndonje fshat slloven dhe ky duhet te urdheroje shqiptaret se c'duhet te bejne?

Eshte tjeter te japesh keshilla dhe sugjerime dhe tjeter te japesh urdhera ... ne vend te huaj.

Plasari ka te drejte!

 Plasari i shkrete e ka koken plot, mirpo kam frike se keto kohet e fundit e ka mbush me teper nga ç'mban, si ata studentet qe thone se rreshqiti nga studimi i tepert. Arsyeja ne koken e Aurelit si duket ia ka lene vendin dyshimeve dhe emocioneve negative. Une i uroj dhe e keshilloj Aurel Plasarin te mos lexoje me, te mos studioje me, por te dali te shohi biblotekat e rretheve, lagjeve nje here,  e pastaj te dali kendej nga Europa te shohi biblotekat kendej. Te rrije nja 1 vit duke pare dhe inspektuar, dhe me siguri qe arsyeja do ti filloje ti fuksionoje. 

Ka njerez , qe nganjehere eshte mire ti detyrosh te bejne nje pune me ngarkim/detyrim, diçka tjeter nga punet e zyres ku mendja i ka filluar ti myket, me qellim qe truri i tyre te mbushet me tjeter oksigjen. 

tamam Pjer. ky pershkrimi i jot, i ngjan pak ''................shokut Zylo'' te Dritero Agollit. e mban mend..?

Belul, ai liber , i Driteroit , eshte nje kryeveper.  

I lexova te dy shkrimet Pro & Kunder dhe te them te drejten pervec mjegulles nuk perfitova asnje informacion te qarte qe te me jape nje tablo te kuptueshme nga ku mund te krijoja nje opinion. Por... nga mjegulla mund te hamendesoj duke marre per baze njohurite politike e propagandistike te rajonit Balaknik.:

 

 

Si pas mendimit tim, shqetesimi i zotit Plasari duhet te merret seriozisht thjeshte nga vete fakti kokeforte se, gjendja e terrenit intelektual Shqiptar eshte pakez labil dhe shume i decentralizuar provincialisht kundrejt organizimit dhe influences shume here me te avancuar e modern te terrenit intelektual sllavo-balkanik. Fakti se ne jemi akoma te pergjumur e prapabetur kombetarisht dhe se nga kjo dobessi leme shtigje e hapsira depertimi te politikave e propagandave sllave ne demin tone i jep zotit Plasari nje fare te drejte per "vet-mbrojtje nga mos-mundesia e konfrontimit" ! Fakti i dyte qe permendet sipas; Ky program bibliotekar e ka zanafillen ne ish-jugosllavine e fund-viteve '80 dhe nuk permbledh te gjithe rajonin ne pergjithesi (seleksionuar njeheresh brenda dhe vetem hapesiren ish-jugosllave) na le shijen e keqe te organizimit administrativ te ish-jugosllavise ne nje kohe te vone, tashme + Shqiperine ku lufta intelektuale e politike per kufinjte e ballkanit jane me prioritet te larte. Vetem keto dy fakte duhet te na mjaftojne per te kuptuar patriotizmin e zotit Plasari ..edhe pse mund te jete nga mos-dija apo i ekzagjeruar!?!

 

Kendveshtrimet e Serbit ne intervisten e tije une nuk dua ti komentoj shume sepse vete fakti i "deshires" se tyre per perfshirjen e Shqiperise me arsyet e "i duam te miren Shqiperise" mua me rikujton rolin e politiken Serbe 100 vjecare kundrejt Shqiptareve e Kosoves ne vecanti. Ne shqipot, kercenohemi ne rradhe te pare nga mos-dija e prapambetja e propagandes tone kombetare per interesat tona, nga kjo rrjedh edhe paranoja e justifikuar qe tregohet me "vet-izolim" kjo nuk eshte e mire por gjithsesi me pak e demshme se sa hapja e shkyjdesur ku te te futet kushdo e ske kontroll a mundesi frenimi.

 

Si perfundim, ne mungese te sqarimeve te specialisteve te fushes se Bibliotekave por edhe te intelektualeve patriote serioze qe i kuptojne mekanizmat strategjike une do te mbroja he per he zotin Plasari ne kujdesin e paranoiden e tije!!!

Lereni ore Plasarin se ka hall te jete ne qender te vemendjes ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).