Gjatë këtyre ditëve të përmbytjes, mazhoranca në pushtet, kryesisht PD, por me një rol mjaft aktiv të LSI-së, i ka mëshuar shumë, nëpërmjet zëdhënësve të ndryshëm, një retorike sipas së cilës duhet të ndjehet fajtor cilido, që në vend se të ndiejë keqardhje të sinqertë për të përmbyturit e të solidarizohet me të gjithë ata, që me në krye qeverinë po merren me aksionin e ndihmës ndaj tyre, gëzohen thellë- thellë për këtë që ndodhi, pasi kështu mund të bëjnë namin kundër qeverisë, duke theksuar përgjegjësitë e saj. “Politizim i fatkeqësisë” e quajnë. Kryesisht këto akuza i drejtohen opozitës, por nuk mund të mos ndihet presioni edhe ndaj zërave të tjerë, tek të cilët fus edhe veten.

Mirëpo le të imagjinojmë për një çast se çfarë do të ndodhte sikur në gjithë këtë “fatkeqësi” - të stërparalajmëruar sipas meje -  të mos dëgjonim asnjë fjalë nga aktorët politikë e mediatikë, për përgjegjësitë e maxhorancës. A nuk tingëllonte si shumë komuniste kjo: të gjithë nën udhëheqjen e partisë të mobilizuar për kapërcimin e fatkeqësisë. Jam i bindur se kësisoj do të mbetej e papërfaqësuar ajo pjesë e madhe e popullsisë, që e shikon me ndjenjë revoltimi ndaj politikës këtë përmbytje. Maxhoranca duhet ta dijë se njerëzit janë të revoltuar, shumë të revoltuar. Dhe jo thjesht e vetëm për atë që nuk është bërë në Shkodër, por sepse tek ajo që nuk është bërë në Shkodër njerëzit shohin edhe atë që nuk është bërë ndaj pritshmërisë së tyre. Dhe këtë revoltë e bën edhe më të fortë fakti se, më anë tjetër, shohin politikanët tanë të tunden e shkunden nëpër televizore duke folur për suksese, ndërkohë që thjesht pasurohen e majmen duke projektuar buxhete për t’u pasuruar e majmur edhe më tej. A kanë ata të drejtë të na flasin për solidaritet, kur me tërë sjelljen e tyre morale dhe politike kanë treguar se nuk e njohin këtë fjalë? Në këtë kuptim ndihen të përmbytur shumica e shqiptarëve: edhe pensionistët që jetojmë nën kufirin e varfërisë, edhe ish të persekutuarit, të cilëve nuk u është dhënë dëmshpërblimi i premtuar, edhe pedagogët e universitetit që nuk kanë marrë ende rrogat që u takojnë, edhe ata që e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë punë pa qenë militantë partiakë, edhe ata që vazhdojnë të paguajnë ryshfete të majme nëpër administratë për të zgjidhur punët e tyre, edhe ata që po u falimentojnë bizneset për shkak të klientelizmit të pushtetarëve, edhe ata që duhet të paguajnë nën dorë nëpër spitalet që janë në gjendje mizerabël, e me radhë e me radhë...

Pra, ndjenja e revoltës, ndjenja e nevojës për të ndëshkuar përgjegjësit njerëzorë të përmbytjes është shumë e fortë këto ditë dhe të kërkosh të mos shprehet ajo në emër të solidaritetit, është të refuzosh çdo lloj përgjegjësie, madje do ta quaja edhe një formë dhune verbale. Janë të gjalla si sot imazhet e  Gërdecit. Edhe shpërthimi i tij vrastar u tentua të shitet si fatkeqësi, si pakujdesi e ndonjë individi, madje atje pamë edhe solidaritetin e Edi Ramës me Sali Berishën. Por shumë shpejt doli se përgjegjësitë ishin të mëdha dhe se solidariteti paskësh qenë me baza kriminale, pasi autorët e shpërthimit ishin bashkëshokë të maxhorancës dhe të opozitës bashkë. Prandaj, ata që mendojnë apo kanë menduar se mund t’u krijojnë njerëzve një realitet tjetër virtual, nëpërmjet një imazhi solidariteti, krejt pa lidhje me atë që jetojnë, duhet të dinë se pikërisht në ditë të tilla, kjo perde bie për ta nxjerrë krejt lakuriqësinë e mbretit dhe të oborrtarëve të tij.

Sigurisht, duke pasur parasysh edhe Gërdecin, nuk mund të mos ngresh pyetjen: a ka ndonjë dallim midis atyre që ndihen të revoltuar, sepse kërkojnë ndryshim, sepse kërkojnë të dalin përgjegjësitë, në mënyrë që tragjedi të tilla të mos përsëriten dhe atyre që kërkojnë ta instrumentalizojnë këtë revoltë për qëllime pushteti, e që pastaj, sapo hipin në karrige harrojnë ndryshimet e premtuara, harrojnë edhe emrat e atyre që kanë akuzuar (apo thonë se i kanë akuzuar thjesht e vetëm për qëllime elektorale)?  Pa dyshim ka. Dallimi kryesor është se shumica e të revoltuarve të kësaj përmbytjeje, që mban mbi kurriz një mori mashtrimesh nga të dy palët, nuk bën ndonjë dallim të madh midis maxhorancës dhe opozitës, si përgjegjës kryesorë për fatkeqësitë e vazhdueshme. Shumica janë të vetëdijshëm se opozita lufton thjesht e vetëm për të ndryshuar shoferin e të njëjtës makinë, që do të vazhdojë të njëjtën rrugë drejt përmbytjes së radhës.

E megjithatë, kjo s’do të thotë se maxhoranca në pushtet s’paska nevojë të dëgjojë të flasë njeri për përgjegjësitë e saj, në emër të solidaritetit. Po ashtu, kjo s’do të thotë se ajo s’ka nevojë të dëgjojë, qoftë edhe nga zëri i opozitës, propozime se çfarë duhet bërë, si ato që ajo artikuloi këto ditë: se duhet riparë buxheti i vitit 2011, se duhen adresuar disa fonde për parandalimin e përmbytjeve, se duhet miratuar një moratorium minimalisht tre vjeçar për mosshfrytëzimin e shtretërve të lumenjve dhe të pyjeve, se duhen bërë ndryshime në Kodin Penal për veprat e dënueshme lidhur me cenimin e pyjeve, të lumenjve dhe mjedisit; se duhen ngritur struktura shkencore që do të studiojnë çfarë duhet bërë për të parandaluar kthimin e mëtejshëm të vendit në kënetë.

E vërteta që vonon por s’harron, e që shpesh e gjen mënyrën për të dalë në dritë edhe nëpërmjet punësh të mbrapshta, është e mira të mos vonojë aq shumë, pasi sa më të mëdha vonesat, aq më të mëdha dëmet.

E këtu duhen thënë dy fjalë për dy mungues të mëdhenj në këtë sistemin tonë politik, që vetëm demokraci s’më bën zemra ta quaj. Mund ta quajmë edhe përmbytjekraci. E kam fjalën për pushtetin mediatik dhe pushtetin gjyqësor. Sikur të funksiononin ata, siç duhet të funksionojnë në një demokraci dhe jo siç funksionojnë në këtë përmbytjekraci, ne nuk do të kishim përmbytje të tilla si ajo e Shkodrës dhe as si ato të tjerat që përmenda. Sepse, tek e fundit, problemi ynë nuk është se nuk e dimë se cilët janë përgjegjësit e përmbytjes, madje këtë e dinë edhe vetë përgjegjësit, problemi ynë është se nuk i kemi këta dy instrumente për t’i vënë përpara përgjegjësisë ata, pasi ai i medias që s’ka kredibilitet, sepse konsiderohet në shërbim të njërës apo tjetrës parti politike dhe ai i gjyqësorit ia ka harruar emrin politikanëve në pushtet. Sikur këta të kishin njohur e gjykuar përgjegjësitë, atëherë do të kishim edhe më shumë solidaritet.

20 Komente

 Car pergjegjesie do Lubonja? Po e tha Olldashi para ca ditesh qe qeveria ka shpenzuar 4 here me shume se shpenzonin socialistet per Shkodren. Edhe Paloka ashtu tha, qe socialistet jane nekrofile ndaj sduhet te vijne fare ne Shkoder se nuk i honeps njeri.

Romo po te jap ca shprehje mbi statistikat ne inglisht qe te mejtonjesh ca me tej

"there are lies, damned lies, and then there are statistics"

dhe

"figures dont lie, but liars figure"

romak

mbaju te shifrat ti, statistikat e palacove...prandaj u permbyt kater here me teper tani. 

  ".... E këtu duhen thënë dy fjalë për dy mungues të mëdhenj në këtë sistemin tonë politik, që vetëm demokraci s’më bën zemra ta quaj. Mund ta quajmë edhe përmbytjekraci. E kam fjalën për pushtetin mediatik dhe pushtetin gjyqësor. Sikur të funksiononin ata, siç duhet të funksionojnë në një demokraci dhe jo siç funksionojnë në këtë përmbytjekraci, ne nuk do të kishim përmbytje të tilla si ajo e Shkodrës dhe as si ato të tjerat që përmenda. Sepse, tek e fundit, problemi ynë nuk është se nuk e dimë se cilët janë përgjegjësit e përmbytjes, madje këtë e dinë edhe vetë përgjegjësit, problemi ynë është se nuk i kemi këta dy instrumente për t’i vënë përpara përgjegjësisë ata, ... " 

 

Shum e sakte. 

Drejt z. Lubonja . Por duhet me i thene gjerat " acik ",ashtu sic bertet k/ mullahu " se transparenca zotrie " smiley

Cfare Solidariteti kerkon kjo Palo Force Politike sot ne Pushtet ? Ate qe e ka pronesuar si bazen e ekzistences se saj ? K/qendren e veriut te shprehur nga ngerdheshesja femerore e Pallavramentit .. " Shkodra nuk i don Socialistet " Apo ate qe ua pret me sokellima ai i Pari Uluritesve percares i shqiptareve " Le te provojne zotrie te shkojne te majtet ne Shkoder " ?

Nga kush e pret kete Solidaritet kjo mazhorance smiley kur ke 20 vjet qe i meshon rruge e pa rruge , vend e pa vend pellimes se K/Gomereve " Se veriu zotrij asht persekutue prej Jugut " ?  Apo nga 97 qe mobilizoi xhandaret e erresires e varferise se verioreve per "sulm drej Jugut qe ju shit Grekeve " Realisht kjo eshte filozofia e drejtimit te ketyre Qurrasheve qe kur u ndodh fatkeqesi ne "bastion " lepihen poshte e lart per "me na ndihmue zotnie "

Nga kush e do Solidaritetin kjo"mazhorance" hajdutesh ? Pak eshte shembulli i 92 - 97 me ndihmat kur krijuan bazen ekonomike "te kapitalisteve e fermereve zotrie   te pasur " te saj , duke vjedhur  e shitur edhe "ndihmat e zotit " edhe veshjet dimerore per femije ???

Cfare beri konkretisht me permbytjet e shkuara kjo palo qeveri Llafaznesh e Hajdutesh ne ndihme te popullit te permbytur qe te kete krijuar BESIM se i duhet ndenjur prane e ndihmuar ne kete problem ?

Eshte kjo dhe vetem kjo Qeveri e Klase Politike qe po spekullon me fatkeqesine tamam sic thote i madhi Dritero . Lehin nga mengjezi ne darke per Solidaritet dhe kur vjen puna te njejten gje mund te perseritin ne cdo kohe . 3here brenda nje viti Permbytje e duke u perkeqesuar !!!!!! E cfare bene " Po ja hengrem nje cike tum mbreme , ( dnth kerkuam solidaritet e ndihme ) po s'ka gje do kaloje dhe kjo " 

Megjithate kohe ka . Situata do qetesohet , uji do te terret nga NATYRA jo nga keta sargji politike me pushtet . Dhe atehere do shohim ne se k/ministri kroat do e sqaroje dashurine ATOMIKE me palacon tone k/minister akoma i pa shpallur fajtor nga nje Gjykate e Pavarur e Qarkut te SHKODRES si pergjegjesi Kryesor i fatkeqesive te Permbytjeve .

Te gjithë xhelatët e komunizmit, që ndihet sot ngushtë nga demokracia, tentojnë të kultivojnë përsërí percarjen e urrejtje midis shtresave te popullit të masakruara prej tyre. Komunistët dhe pinjojtë e tyre, të papenduar për të kaluarën e zezë, ushqejnë përsërí iluzione se mund të perfitojne e  genjejne akoma njeri me propoganden e tyre bajate.Mirpo viktimat i njohin mirë xhelatët e tyre edhe kur ata fshihen pas diplomave,kostumeve dhe parfumeve te shtrenjta te perendimit.

 Dallimi kryesor është se shumica e të revoltuarve të kësaj përmbytjeje, që mban mbi kurriz një mori mashtrimesh nga të dy palët, nuk bën ndonjë dallim të madh midis maxhorancës dhe opozitës, si përgjegjës kryesorë për fatkeqësitë e vazhdueshme. Shumica janë të vetëdijshëm se opozita lufton thjesht e vetëm për të ndryshuar shoferin e të njëjtës makinë, që do të vazhdojë të njëjtën rrugë drejt përmbytjes së radhës.                                                                                                                                            Prandaj ,do të thotë antiopozitari Lubonja ,s'keni ç'të bëni mbani këtë qeveri e rrini urtë se njëlloj do t'ju përmbysin dhe kta që kritikojnë apo fajsojnë fajtorët e vërtetë. I shkreti sa shumë vuan për të ndihmuar fajtorët duke i bërë të gjithë bashkëfajtorë ;pushtet ,opozitë ,gjygjsor, prokurori ,medja ,etj etj vetëm Lubonja s'ka asnjë faj në ktë mes ndryshe se paguajnë (mos më thoni ç'të bëj i shkreti &nbspsmiley S'mund të shkruajë ky vetëm për fajtorët e vërtetë për përmbytjet e këtij viti dhe mos merret me ç'do bëjnë të tjerët apo e mban veten për median ky dhe parashikon .

 Shkodra u permbyt dhe ne 2004 kur socialistet ishin ne pushtet.Sala atehere sokellinte se nuk e kishte fajin natyra  por pushteti qe nuk kishte marre masa te thellonte Bunen, se mbanin Komanin dhe vaun e dejes plot e keshtu me rradhe.Tani socialistet po perserin te njejtat akuza .Pervit ndodh i njejti skenar permbytet shkodra, opozita e qeveria shajne njera tjetren dhe gjendja vazhdon njelloj.

 La procura di Treviso ha aperto un fascicolo sull'alluvione che ha colpito la Marca. “Esamineremo i documenti con la debita attenzione – ha dichiarato il procuratore capo di Treviso, Antonio Fojadelli, riferendosi agli esposti presentati dal Partito Democratico e dall'associazione “Un'altra Treviso” – verranno fatte le necessarie verifiche sui luoghi interessati e valuteremo se ci siano o meno responsabilità attribuibili a enti o persone per condotte tenute”. Non ci sono nomi iscritti nel registro degli indagati, si tratta di un fascicolo per atti relativi contro ignoti. L'ipotesi di reato che si potrebbe configurare, nel caso venissero accertate responsabilità, sarebbe quella di disastro colposo. "Verificheremo - ha detto ancora Fojadelli - se fosse possibile prevedere un evento del genere e se le misure d'allerta siano state tempestive".

 

 

Neni 161 - Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia

Shkatërrimi apo dëmtimi nga pakujdesia i pronës, kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

 

 

 .

 

 Tos,

solidariteti lidhet me qytetaret qe jane nen nevoje. Dhe ketu besoj se biem dakort qe te ndihmohen pa kushte. Nga sa shikoj ne raportimet ne media ( disa prej tyre ) demet jane te thella e afat gjata, sikunder ka nevoje per ndihma emergjente te natyres se mbijeteses, ( ne disa zona ) sidomos ne zonat rurale.

Jemi duke bere gabim qe po flasim per solidarizimin se kjo nuk duhet te kishte asnje diskutim.

Po cer po ndodh ?

Po shume thjesht : u fut politika ne mes qe vazhdon me hesapin e 20 vjeteve, ata dhe ne. Berisha kriminel, Rama antinjerezor. Kjo eshte shume e poshter Tos. Shkodra nuk ka nevoje per kete.

Kemi diskutuar , aq sa kemi njohuri, per shkaqet e ne fund te fundit aq sa na lejohet e te kemi mundesi te degjohemi. Mirepo egziston nje makineri e madhe dizinformimi qe duke u kombinuar me paaftesi te plote profesionale i percjell publikut gjendje te ndryshme e qe ne fund te fundit e turbullon , pa e lene t`i bjeri shkurt e te solidarizohet pa kushte.

Shiu pushoi, uji eshte po aty me rrezikun potencial qe nese negjlizhohet pergjegjesia e kujdesi te ribeje te njejtin dem material, por te beje akoma dhe me shume dem afatgjate duke zvogeluar shpejtesine e zhvillimit te asaj zone e qe nuk eshte vetem qyteti. Mos harro ose me mire mbaj ne vemendje qe pjesa jashte qytetit e permbytur eshte disa here me e madhe se ajo e qytetit dhe demet jane te pallogariteshme, por Sonilat e medias raportojne kryesisht Shkodren. Kjo eshte kriminale sic eshte kriminale sofizmat e "specialisteve" dhe zyrtareve  te cilet i cojne shkaqet kudo pervec se atje ku duhet.

Fatos, vere re. E qepi gojen opozita per permbytjen. E qepi fare. Gjeti nje vegje te re per te bere qereles , vajzen e Jozefines. E hudhi per konsum dhe njerezit vertiten me dyfek per ta masakru ate vajze. Edhe kjo eshte shume e poshter. Pse tani vajza e Jozefines ne tregun e medias ? Kujt i duhet kjo ? Pse duhet ta lincojme ate vajze ? Cer ? Duhet te vetedigjet ajo qe te kenaqen palacot ?

Ja veri re monstrat e peshkut. ( jo te gjithe )  E mbyten ate gocen. Standart mizerabel i vendos ketu e qe nuk le njeri pa pergojuar familjarisht.

Tjeter.

Ku i ka PS faktet per korrupsionin nese ka ? Ketu te vertitet meseleja dhe jo tek vajza e Jozefines. Mire ka bere Ministria e Jashtme qe e ka emeruar ate djalin ne Paris . Shume mire. Ke te emeronte ? E kam fjalen qe ka ndonje me te mire? Cer mutin eshte kjo lloj pocaqie informacioni ? Pse nuk e hap gojen media per te tjera fakte apo ashtu eshte puna e duhet me u bere pale me skuthat per perfitime politike brenda llojit.

C`me thua pergjegjesi kur akoma nuk i eshte vene emri cer ka ndodh ?

Del qeveriu e thote qe nuk kemi pas viktima. Mire, shume mire po boll me kaq. Del Meta e mburet po ashtu e me rradhe. Del Imami e thote po te nejten gje. Edhe Ministri i Mjedisit, ai qe vrau fiks 26 vete dhe e quan sukses kete fakt.  Ndonje fjale apo ndonje anaize kane bere keta se pse ndodhi permbytja ? Kete here ishin mbi 1 miliard m3 uje ne fushe. Kane ndonje fjali te na e thone pse erdh kjo ? Publikisht e te bazuar ligjerisht, pra personat pergjegjes. Jo e jo.

Ndaloni njeres. Permbytja ishte e paralajmeruar sepse shirat e vrullshem filluan me date 11 Nentor dhe mos i mendoni njerezit aq budallenj qe sa edhe veten mos e duan. U ka zene rrota bishtin e mos prisni te marrin dyfeqet qe t`u mbushet mendja se dine te reagojne.

Kam ndjek keto dite pothuaj te gjithe emisionet me debat ne studio. ( Ne fakt kohe e humbur kryesisht ).  

Tos jemi transforuar ne popull kameleon e ketu nuk e kam fjalen per "kameleonet profesioniste". Jane percare njerezit Tos , jane bere te ftohte, te akullt. Jane bere te pandjeshem, jane bere cinike , shkurt jane dreqosur.

....

Serish nje koment per Sonilat e mediave :

Mbani parasysh qe punedhenesit tuaj kane interesa te tjera nga ato te publikut te gjere. Paaftesia profesionale si gazetare e ngrites opinioni nuk ju justifikon ne llojin e gabimit qe jeni duke bere duke dezinformuar e manipuluar.

Informoni publikun me fakte, pra raportoni cer eshte duke ndodh dhe mos komentoni kur beni raporte. Nuk jane te gjithe ne nivelin tuaj mizerabel te arsyetimit. Kur raportohet nuk nxirret konkluzion por serviret fakti ( ne debat mund te beni dhe komente ). 

Perpara se te lexoni ndonje gje qe ja u sjellin ne tavoline kuptoni domosdoshmerine qe se pari duhet ta kuptoni cer eshte shkruar atje e pastaj ja percillni publikut. Lajmi  e raporti nuk eshte si te recitosh nje vjershe per qeverine apo opoziten. Hiqini kembet e duart  nga raporti dhe mbani plastike konstante te fytyres. Mos bashkoni vetullat kur flisni per "armikun"  e punedhenesit e mos i coni buzet vesh me vesh kur flisni per "miqte" e punedhenesit. Pse veteposhteroheni !?

P.S. Me ka kap deliri per te kritikuar posacerisht median ne keto kohe. Inshalla kam te drejte. smiley

Seriozisht e ke ti qe nuk paska patur kandidat me te mire se dhenduri Topallit? Ta zeme se nuk ka, a u krye ky vendim me transparence? Aspak, jam i bindur se eshte nepotizem i paster.

 Ca vendimi thu mer xhan ? Emerim i nje personi ne nje vend pune. Mund ta marre kushdo sic mund ta marre dhe ai djali. S`ka lidhje vajza me kete pune. Po deshen te ulerijne mediat per keto probleme le te ulerijne per emerimet ne MJ ,ne vende me zarar. Po mos ishte vajza si do shkruhej ? Asgje.

Ka dite zero cdo njeri ne karriere dhe per ate dialin ky eshte rasti ose me mire dita e pare. Zyrtar i dores se fundit ne nje vend pune . Nuk e bene ambasador qe mund te demtoje interesat e shtetit. Po ke qejf merru me tjeter gje, po keto punet e femijeve lerini menjane.

Lereni kete histori e mos u bini burive kot. Ne ka njeri qe flet kunder Jozefines qe nga dita e pare qe eshte bere Kryetare Kuvendi , ketu ne peshk, ai jam une, por mos e ngani nga femija. Asgje e vecante nuk ka ndodh. Nje nene mendon me te miren per femijen e vet dhe e mbeshtet. Pra eshte vetem kaq.  Kur ta gjeni ate djalin jo korrekt me kryerjen e  detyres atehere mbase iu vjen moralisht nje cike e drejta nga vetja. Po mbase ama.

Suksese atij djalit ne pune e ne jete !

 Ka ndodh nje gje e vecante ne fakt, per te cilen MPJ nuk po prononcohet, pavaresisht se po akuzohet ne shtyp per nje emerim te padrejte ne sherbimin e jashtem diplomatik, me implikim nepotizmin. Tani ose kjo eshte shashke mediatike, sic thote Tironci, ose ky person eshte emeruar kunder ligjit. Per te dyja variantet Ministria duhet te reagoje dhe kete gje nuk po e shikojme.

Le te marrim skenarin nese eshte emeruar. Ligji i Sherbimit te Jashtem (9095, Neni 30) thote qe: 

1. Diplomatët emërohen në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, të akredituara në shtete të tjera, të paktën dy vjet pasi kanë marrë gradën e parë diplomatike (atashe). Ata qëndrojnë me shërbim në të njëjtën përfaqësi diplomatike, si rregull, për një periudhe 4-vjeçare. 

Pra me ligj, duhet te jesh 2 vjet i punesuar nga Ministria e Jashtme dhe pastaj te shkosh ne perfaqesi. Ky vend pune eshte per diplomatet e karrieres dhe nuk eshte vend Ambasadori, percaktim politik. Nese ky person ka qene i punesuar per dy vjet, atehere ka dokumente per kete gje. 

Por le te themi se MPJ inuk gjente do nga korpusi i vet i diplomateve dike qe ta conte ne kete pozicion. Ne baze te Ligjit te nepunesit te sherbimit civil,  duhet te shpallte vendin vakant. Tek faqja e DAP (ku MPJ thote se i publikon vendet e lira te punes) nuk gjen asnje shpallje vendi pune per kete pozicion. 

Une nuk paragjykoj kete person i cili mund t'i kete te gjitha aftesite teknike, profesionale, gjeniale per ta ndryshuar imazhin e Shqiperise. Por jane ca stade qe duhen ndjekur. Nuk behesh dot diplomat se ke studiuar ne ate vend apo flet gjuhen, pavaresisht intelektit dhe aftesive. Ajo periudha dyvjecare eshte nje parakusht i drejte sepse i ndihmon punonjesit e rinj te njohin strukturen e brendshme dhe si funksionon institucioni i diplomacise perpara se shkojne dhe perfaqesojne shtetin. 

Te gjithe e dine qe opozites i ka munguar koherenca dhe karakterizohet nga lufta me bereta politike. Por eshte bere nje cike: Damn if you do and damn if you don't. 

Nese media do ta shikonte me teper si fenomen nepotizmin, dhe nese do kishim gazetari investigative, qe do merrej pak me MPJ, jam e sigurte qe nuk do dilte pa gje. Nepotizmi eshte korrupsion politik. 

 Nje problem shume i madh per shoqerine shqiptare sot nuk eshte vetem korrupsioni ne politike dhe shtet por edhe te gjithe komentatoret progresiste te majte, qe sherbejne si mundesues dhe bashkepuntore te ngushte te sistemit qe perdhunon vendin duke bere detyren e kritikut. Problem i madh sot jane keta oportuniste "te majte" ne poza moraliste qe rrojne te ushqyer nga e njejta dore qe vjedh e mbyt te varfrin. Keta jane mundesuesit, qe sherbejne per te krijuar iluzionin se ka fjale te lire. Keta legjitimojne gjithcka duke hedhur vallen e koreografuar ne kulisat. Roli i tyre eshte te kritikojne, gjithnje aq sa duhet, atehere kur duhet - mjegull dhe pasqyra.

 E nise qe e nise, coje deri ne fund kete postim Blendi.

Si eshte kjo puna e kritikeve "roze"? Emra Blendi, emra dhe shembuj.

Kush qenkan mer keta komentatoret prgresive te majte?

Se jeni bere si policia qe thote incidenti o krye nga "forcat e erreta"

 Ka edhe nje mungese tjeter thelbesore ne permbytjekraci. Eshte institucioni i Presidentit, i cili i ka kompetencat, instrumentat dhe hapesiren ligjore, nepermjet Keshillit te Sigurise Kombetare, te mundesoje qe fatkeqesi te tilla mos te ndodhin, pra te parandalohen; si dhe te nxirren pergjegjesite dhe ndertohen strategji per te ardhmen. Presidenti yne me kushtetute ka luksin te kete nje organ qe e keshillon per keto ceshtje. Por presidenti e gjen te nevojshme te konsultohet apo te marre vesh se cfare po ndodh, vetem ne situata emergjence. Presidenti nuk ka asnje keshilltar per sigurine kombetare. Kjo me ben cudi.  

Gjersa Presidenti nuk eshte i qarte institucionalisht se cfare pergjegjesish ka, ne popullit na bie ta shikojme ose me teper na serviret kjo fatkeqesi ne llogore politike...

 Te gjitha kusuret i hidhen sali Berishes por po te shohesh administraten shqiptare "by and large" perbehet  nga 35-40 vjecare pak a shume brezi i studenteve te dhjetorit 1990.ndersa atehere kritikonin  me te drejte menyren si qeverisej shqiperia tani qe kane shqiperine dore po e qeverisin me keq se njerezit qe kritikonin atehere.Ndoshta duhet nje moment shkundje e reflektimi i ketij brezi sepse rrezikon te hyje ne histori si brezi me idiot, me hajdut  e me i papergjegjshem  qe ka drejtuar ndonjehere shqiperine.

Une propozoj qe disa nga temat (renditja sipas rendesise ashtu si e mendoj une) mbi permbytjet, Gerdeci, urbanistika e qyteteve, aksidentet automobilistike, gjykatat, cmimi i ujit dhe energjise elektrike, cmimet e telekomit, tenderat, privatizimet, kodi zgjedhor, media te fiksohen gjithmone ne krye te PPU-se dhe te jene gjithnje nen vemendje e te pasurohen me informacion perdite. Perndryshe tema te tilla si piramida, varrezat greke, cfare bejne femijet e zyrtareve, sherret per dialektet, etj kane per te nxjerre gjithnje jashte vemendjes disa nga keto tema te rendesishme.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).