ktu qajmë halle/ bëjmë allishverishe/ heqim derte futbolli.

... vazhdimi i Njeriu me TOP (NMCHL-ën II)

268 Komente

Manchester United vs Valencia 1 

SV Werder Bremen vs Inter Milan 1  ( plus tre gola )

Benfica vs FC Schalke 04 X2 

Skedina nr 1 50 euro 1.5 x 2.45 x 2.25  = 8.26 ose 50 euro per 413 bruto

Skedina nr 2 50 euro iken Werder 1 dhe behet me gola plus tre pra 1.5 x 1.7 x 2.25  = 5.74 ose 50 per 286 bruto.

Bast tek me 100 euro Barcelona nuk fiton me 2 gola diference 

Pra 100 per 85 neto.

Bast tek 50 euro te gjitha ndeshjet e sot nuk e kalojne numrin 22 te golave ne total me koeficent 2.05. Po dolen 22 e poshte fitoj une. smiley

Bast tek Bursaspor vs  Rangers ka 4 ose me shume kartona te verdhe. 50 euro per 1.8 pra, neto 40 euro.

 

Mos me thoni qe nuk u thashe smiley

 

e fotografova, ishalla e ka celulari rezolucionin te mire qe te mund ta lexoj te llotoja, perndryshe u pa puna, do harxhoj ate 1GB qe na ka dhone falas vodafoni smiley

Koth,

I vuna me nje ndyshim te vogel. Tek skedina jote e pare, shtova edhe Barcen (qe nuk fiton me 2 gola e lart) dhe koeficienti me shkoj 16.26. Ndersa bastin e dyte e vura under 21.5 gola gjithsej (ky opsion ishte tek kompania qe loz une) me koeficient 2.16. Pac fat Koth!

Une vura

 

Werder 3 +

Twente 3 +

Bursa G/G

Benfica G/G

Fc Copenhagen 0-2

Man Utd 0-2

 

 

5 per 155 smiley  Qellofshim

 

 

 

 

Nga sa pash neper internet eksperet e tjere kane kete opinion smiley..

Manchester United v Valencia Prediction

Manchester United wins 2-1

Manchester United v Valencia Betting Odds

Manchester United win – 4/6

Draw – 13/5

Valencia win – 9/2

smileysmileysmiley FC Cop na la smiley

Wow, po fitokemi me Milanin!! Belul?

 

Fituat, fituat dhe me merite madje. smiley

Milani ishte kualifikuar por dje ai Ronaldinho dha tregues te forte qe avash avash duhet te gjeje ndonje pune tjeter...

 

Fitore morale mbi të gjitha. smiley

Do të doja të ishte paksa ndryshe... Të kishim marrë një pikë me Pauxy-in jashtë psh, do e kishim siguruar vendin e tretë për E.L edhe sfida do ishte më interesante. Ndeshjen e pashë ritransmetim këtej unë. Luajtëm shumë mirë. Shumë hapur, me shumë rreziqe but this is the Ajax way. Kështu që jam i kënaqur.

Ju e keni keq sivjet... Pirlo, Seedorf, Dinjo... po mbahen me antibiotikë. smiley

Mgjse unë ju uroj të kaloni të paktën raundin tjetër...

Tottenham, Shaktar dhe Shalke, janë të ngrënshme. Të tjerët pastaj ju rrafin smiley.

Preferenca ime do ishte me kaposhët e Londrës. Kjo do ishte ndeshje e bukur. Po t'i rrifni do mburreni para kushove se keni dalë më mirë se ata. Mgjse ai mbrojtësi i djathtë ka për të vujt nga Bale goxha.

Shaktar dhe Shalke ngjajnë të lehta, po janë tricky. Shaktar = acar. Shalke ka Huntelaar që po mpref këmbët për hakmarrje.

Kë ke preferencë ti më thuaj?

 

Thumbs up per Ajax, erdhi nje moment qe i thashe vetes: Milani eshte kualifiku, shijoji keta rioshet se po luajne mire. smiley

Keq e kemi dhe habitem si kryesojme kampionatin... duhet te jene akoma me rende te tjeret, se nuk gjej dot arsye tjeter logjike! smiley

Preferenca ime? Vetem Shalke jo, jo vetem se me del dell gjerman direkt, po kur i pashe me kushot nga fshati, kuptova qe eshte kafshate qe ndoshta nuk kaperdihet.

Tottenham e shoh me pak te rrezikshem se s'ka kellqe per Champions, plus brenda familjes kam tifoz te Chelsea qe do behej me Milanin ne kete rast. Hihihih

 

Leeuw,  jam totalisht i impresionuar nga F.de.Boer!!  paska goxha veshtrim mbi lodren e futbollit....

de Boer  shume i qete deklaron PARA NDESHJES , kur gazetaret e pyeten pse e la Hamdaui jashte formacionit baze:  as qe nuk diskutohet qe Hamdaui eshte ne planet e mia. e konsideroi sulmues te shkelqyer..., por  kjo ndeshje kerkon tjeter tip qendersulmuesi dhe nje menyre tjeter te sulmuari.smiley

e theksova kete PARA NDESHJES, se keshtu pas ndeshjes, dime te bejme analiza te gjithe.... apo jo.smiley

Ka marrë nga Van Gaali për atë punë. smiley

Ai shkonte dhe pyeste vetë lojtarët: çfarë sistemi të lozim ndeshjen e ardhshme? Edhe lojtarët i përgjigjeshin, duhet të luajmë kështu edhe ashtu.

Një nga problemet që ka pat Ajaksi këto kohë, thonë se ishte përdorimi i të dyve njëkohësisht. Edhe El Ham edhe Suarez.

Nuk e prisja të loznin kaq mirë, Belul.

luajtem vertet mire, por nuk duhet kaluar ne eufori ama.. ndofta ndihmoi edhe fakti qe Milani nuk kishte interes per ndeshjen.. megjithese, kam pershtypjen, qe nuk do te deshironin te mundeshin edhe me loje nga djelmoshat e rinj.smiley

tani, puna eshte se Hamdaui eshte sulmues i mire, por nuk eshte tipik sulmues qendre, nga ata te fuqishmit qe e mbrojne mire topin dhe presin te afrohen lojtaret e kraheve, per ta shperndare ate.. pra ti japi pak frymarrje sulimit..eshte natyre tjeter sulmuesi..

ndersa Suarez, eshte jashte forme ne keto momente.  fakti qe, qe  ne fillim te kampjonatit, keta te dy kombinoheshin dhe funksionuan shume mire me njeri tjetrin e rrezon teorine qe keta te dy nuk mund te luajne bashke. apo jo..

Jo mo nuk është për eufori. Meqë nuk kishin ata për çfarë të luanin, ia ul pikët fitores. Po të paktën siguruam vazhdimin në Evropë apo jo?

Ajaksi nuk është hera e parë që vuan të tilla probleme. Me dyshimin se a munden dy lojtarë të luajnë në formacion. Ajo që më kujtohet është e Vaart dhe Sneijder. Tani në Oranje mund të luajnë të dy bashkë. Atëherë... nuk e di si është kjo punë tani. Suarez mund të luajë nga krahët, po do që të jetë një prej pikave të referimit të skuadrës. Nuk ka gjetur balancën në lojë me të dy në formacion. Hera e fundit që luajtën mirë bashkë, ka qënë prapë ndeshja me Milanin në Arenë.

Mbase duhej zhbllokuar mesfusha, Belul. Duhej vënë Eriksoni në 11-çe që tu ofronte liri veprimi sulmuesave. Joli i kishte bllokuar në mesfushë, pa asnjë lojtar kreativ.

Po shumë, shumë i guximshëm De Boer me taktikat.

 

Tottenham do jete ne Finale po nuk takoj rruges Barcelonen , ktu do jemi .

 Fjale dashakeqese thojne qe mjeku spanjoll Fuentes (ai qe paten arrestuar gjate operacionit "Puerto" per skandalin doping ne ciklizem) ne burg paska thene qe sikur te fliste atehere Spanja do te humbiste Europianin dhe Boterorin. Kushedi qe Gjermanise mund ti shtohet ndonje kupe ne vitrine. 

Fjale dashakeqese...

Keto jane fjale shume dashamirese! smiley

Fol, Fuentes, fol! smiley

E ça, do e merrni Evropianin në tavolinë?

pffffffffff unë sdo e desha për vete.

 

Nje llaf thashe une, ben vaki me del... smiley

Le qe, pse behesh më gjerman se gjermanet, o e fito me djerse, o hic... smiley

cilët e fitojnë me djersë? (ahahahhaha)

Unë i qëndroj besnik hollandezllikut. O e fitojmë me klas, ose nuk e duam hiç.

 

Domethene, kur ia mori Spanja ne vere, s'kishte klas mjaftueshem dhe s'e meritoi boterorin?? S'po e them une, keshtu del logjika jote prej karrote... m'fal prej tulipani. smiley

T'ka ngel ora te vitet 80-90... se hollanda mund te kete lojtare klasi, por qe s'perkthehet ne klas domosdoshmerisht.

They beat us, fair and square. Unë nuk e pranova tani de, por që ditën që ndodhi.

and one thing u should know about carrots, beside they are nutritious and good for the baby smiley, është që ne i bëmë të duken ashtu si janë sot. Yeap. 

Për nder të William Orange-it, karrotat kanë ngjyrë portokalli.

 

E di, de, e di, po te ngacmoja, se me kishte marre malli per nje cike debat sporti, se kampionatet nuk shihen me sy dhe Champions eshte rralle... plus qe ti s'duro fare te karrotat, ne maje te gjuhes e ke pergjigjen. smiley

Thank you William Orange for the carrots, I've been eating more than Bugs Bunny. smiley

Epo ajo dreq kupë bote, një herë në katër vjet vjen. smiley C.L na dha një fitore të dhimbshme... Edhe akoma nuk janë ndez gjakrat se jemi në fazën e grupeve. Dozën e futbollit të bukur, deri më tani e marr nga Barcelona 5-0 dje... kanë bërë ca aksione dhe gola të paparë!! 

Sot kemi ndeshje të bukur meqë ra llafi. Man. U - Arsenal. I HATE Arsenal.

Po të jesh me Arsenalin ti, përveshim mëngët. Mgjse s'e besoj se nuk do ishte family correct. smiley.

 

 

Barça ka lujt mendsh, 26 gola ne 5 ndeshje, me duket se ishte bilanci i koheve te fundit...

I HATE Man Utd and of course I'm not a fan of Arsenal...family and all. smiley

Do ta shijoj pa mbajtur ane. smiley

Ja highlights e ndeshjes së fundit. http://www.youtube.com/watch?v=YizxgUC1Z5o

allah allah thotë ky komentatori. (është komentator arab prandaj)

As unë mo s'i kam qejf Man.U, po urrej më shumëëëëë A-arsenalin, si thotë kënga.

Kët vit mbështes... Kaposhët nr. 1 për nga loja që bëjnë + Harry + Art- Van der VaArt. (e kishin merak shokët hollandezë që nuk u fut Sneijder në listë për "Ballon d'Or", mirëpo fitoi Sylvie si WAG më popullore në Angli. Ja kaloi dhe Bekameshës. E mirë u them unë, se fituam Balloons d'Or smiley)

Blackpool - the colour and Holloway.

and L'Pool - tradition and heart. minus Hodgson.

Kshu që po deshe të hamë inat, e di ku të më gjesh. smiley

 

smiley Sa kam qesh me ket' arabin!

S'hakemi dot inat, asnje nga keto qe shkrove, s'e kam hale ne sy...as Sylvie jo. smiley Madje kam bezdi ate Bekameshën. smiley

Germany, Milan, Celtic dhe Chelsea po deshe te merzisesh "a mom to be" smiley

oooooooooooo për të fundit.... smiley

Hej... të të them një të fortë... smiley lol... se po e kujtoj tani dhe po qesh. Ishte një moment gjatë botërorit që gati gati sa nuk të pyeta: kur do e bësh se ngordha... smiley unë e di si mbahesha që  të të mos prishja qejfin.

bobo sa kam për të vujt with my future wife.... smiley

 

 

kur do e bësh se ngordha... Big Grin unë e di si mbahesha që  të të mos prishja qejfin.

smiley Sa qenke permbajtur!!

Dmth, me kismet, do kacafytemi ne Evropian! smiley

bobo sa kam për të vujt with my future wife....

Kaq i kujdesshem sa qenke, do ta mbake mire. smiley

 

PS: T'u be qejfi per Man Utd mbreme? Mua shume kur humbi penalltine Rooney, se s'e duroj dot!

Në fakt përmbajtja varej nga niveli i karotinës në gjak. smiley

Më duket se kemi dhe një friendly para Evropianit për tu kacafyt.

Ndeshjen nuk e pashë mbrëmë, se fjeta shpejt. (me/ bëhet me turp), po për sa kohë arses dont win, Im happy.

 

 

 Qe ne Spanje ka dicka qe nuk shkon me kontrollet mjekesore kjo as diskutohet. Ne 3 vite ne Spanje ka patur 6 raste infarkti ne zemer per 6 lojtare, nder te cilet 3 kane vdekur (Iniesta, golin ne finale ja dedikoi pikerisht njerit prej tyre, Jarque te Espanyol) Kontrollet jane me te lehte. Vete trajneri aktual i Barcellones eshte denuar njehere per doping kur luante tek Brescia ne fazen e fundit te karrieres tij. Pastaj e liruan nga akuzat, sepse trupi i tij prodhonte hormone me shume se normalja, por tingellon e cuditshme qe Guardiola nuk rezultoi pozitiv asnjehere te Barcellona ku ka luajtur pjesen me te madhe te karrieres. 

Plus edhe nje gje tjeter, pune tifozi kjo smiley . Keto te Interit pas Kupes te Kampioneve jane zgerlaqur fare, nuk mbahen ne kembe, Bayern po ashtu eshte ne vend te 7 apo 8 ne kampionat. Kurse ato te Barcellones, pasi shkelqejne ne Boteror, kthehen ne kampionatin spanjoll e bejne namin cdo ndeshje. Cudi apo jo?

ata kontrollohen gjithandej, kur luajne me kombetaren, kur luajne ndeshjet jashte etj. keshtuqe se besoj se eshte prob i kontrolleve ne spanje, po ka ndonje gje ne kete drejtim dmth qe kane zbuluar dicka qe se kapin dot analizat

 Pikerisht ajo. Frika eshte se pothuajse asnje nga pacientet e doktor Fuentes nuk ka rezultuar pozitiv ne antidoping, sepse perdorte teknika te avancuara. Nje nga keto ishte emotrasfusioni, zevendesimi i gjakut te vjeter me gjak te ri te pasuruar. Kur i bene kontrollin ne klinike zbuluan kartela mjekesore dhe qese gjaku te ciklisteve te cilet nuk rezultonin pozitiv gjate kontrolleve. 

Arsenal perballe Barcelones, keshtu ra shorti... smiley

Milanit i ra Tottenham... smiley

Inter me Bayern!!!!

Wow! As në ëndrra nuk e imagjinoja një short të tillë. Thjesht fantastik. Arses will be Barça's bitch once again. Edhe... ne të dy do kemi shumë arsye për të përvesh mëngët. Sidomos në dy ndeshje. Kaposhët me Milanin dhe Inter me Bayern.

 

 Arsenali gjynah se ka ekip te mire po Barca do ta degjeneroje per here te dyte. Interi ka per ta marre veten shume pas rikthimit te lojtareve te demtuar dhe bajerni kete vit eshte bloze deri tani por me rikthimin e roben do e marrin veten, po interi ka me shume talent ne ekip. Kurse Milan me super-Ibra ka per te kaluar 1-1, 2-2

Cilët kanë ekip të mirë ore? I ke ndjek ndonjëherë si luajnë? 5 humbje deri tani. Tre nga këto në fushën e tyre. I kanë rraf WBA dhe Newcastle brenda në Londër, këto dy skuadra sivjet hipën në Premier! Përveç humbjes me Spurs, Chelsea dhe Man.U. 

They are finished.

Inter humbi Sneijderin deri në Shkurt, po Benitezit nuk i zihet besë. Mos i shiko këta fansat e Bayernit "tërë kofidencë", nën zë urojnë ndonjë dëmtim... ndonjë karton si vjet smiley.

Milan Spurs është ndeshje e hapur... deri kur të vijë dita të ndeshen, do varet shumë nga forma. Favorit për të ruajt formën është Milani. Po Kaposhët janë skuadër shumë nevrike.

 

Bring it on, Kaposh! smiley

Se ne shkurt, mund te perdoresh gjithe "arsenalin" tend prej Kaposhi nevrik, se cunin do ta kem ne divan, duke pare ndeshjen me mua. Mame e bir themi qe kalojme.

Barca super favorite ndaj Arsenalit, shpresoj dhe besoj qe Bayern shkaterron kusherinjte nga fshati. Nje Zot e di, si mund te jesh tifoz me Interin...por Zoti i di keto pune, nuk perzihem. smiley

Ej, barcalete per Topçinjte: Si e mori emrin Arsenali?

Skuadra stervitej, por s'kishte emer dhe s'po e gjenin qe s'po e gjenin nje te pershtatshem. Nje dite ne stervitje, fusha ishte rrethuar nga tifoze nga lagjia. Bertiste me te modhe trajneri:

Come on, lads! Coooome ooooon! Put your backs into it!

Nje tifoz pijanec vare ke gardhi i fushes ia keput pas trajnerit:

And your arse-n'-all! smiley

Ja keshtu e mori emrin dhe Arsenal. smiley

 

 Këto janë çiftet e raundit të dytë të Champions League:

Roma-Shakhtar Donetsk
Milan-Tottenham
Valencia-Schalke 04
Inter-Bayern Munich
Olympique Lyonnais-Real Madrid
Olympique Marseille-Manchester Utd.
Arsenal-Barcelona
Copenhagen-Chelsea

ndersa te kualifikuarit per raundin e trete jane:

Shakhtar Donetsk

Milan

Valencia

Bayern MUENCHEN

Real Madrid

Manchester Utd.

Barcelona

Chelsea

smiley

Roma-Shakhtar Donetsk ----------------> ROMA
Milan-Tottenham --------------------------> Tottenham
Valencia-Schalke 04----------------------> Schalke
Inter-Bayern Munich----------------------> Bajerni
Olympique Lyonnais-Real Madrid-------> RM
Olympique Marseille-Manchester Utd.-> ManU
Arsenal-Barcelona-------------------------> Arsenal ( HAHAHHA)
Copenhagen-Chelsea--------------------> Chelsea

alamet shorti

do u knoqkërkemi

 . Arsenal vs. Barcelona

• Copenhagen vs. Chelsea
• Inter Milan vs. Bayern Munich
• Lyon vs. Real Madrid
• Marseille vs. Manchester United 
• AC Milan vs. Tottenham
• AS Roma vs. Shakhtar Donetsk
• Valencia vs. Schalke

Ky o shorti. Barca do perserisi masakren e rradhes ndaj arsenalit, Celsi do bej goleade me danezet, Interi ka per ta marre veten ne dy muaj kur do luaje me Bajernin, Madridi do hakmerret ndaj lionit, Marseja do beje bllofin e ketij raundi, Milan me veshtiresi e kalon totenhemin, Roma pa problem me ukrainasit dhe Valencia mund shalken.

Interi ka per ta marre veten ne dy muaj kur do luaje me Bajernin - hahaha, sherim te shpejte smiley

Do u perseriskerkan duelet e vjecme.

Skuadrat italiane kane per t'u zgerlaqur te gjitha perfshi dhe Romen qe ka kundershtar relativish te lehte.  Gallate do jete shkaterrimi i Zambrottes nga Bale.

Barcelona eshte ne forme te shkelqyer por dhe Arsenali eshte ne vend te dyte ne primiership dhe stili i futbollit te Arsenalit ka goxha ngjashmeri me tiki taken e Barcelones.  Kurre nuk i dihet...

nuk do habitesha nqse Arsenali kalon. Ai Nasri eshte fantastik; nuk ka asgje me pak se Fabregas

Mese dakort.  Sec eshte dhe ai Cakmaku nje shejtan gjithashtu, dhe i pazbuluar ne Europe.

 Arsenali nuk mundi dot manchesterin mer car te mundi Barcen qe eshte superekip. I futi 4 vjet? 5 ka per ti zhyt kete here.

une vec highlights i pashe Man U - Arsenalit po ai V. Der Sari kish qene ne dite te mire mgjse Roonie humbi dhe penallti n'fund. Atij t'verdhit kot ja kapi koka po ec mo...every dog has its day 

 VDS ka marre fund, penalltija nuk qe, goli u fut qyl.

Espanyol - Barça 0-2. Oleeeeeeeeeee.

HT.

Van Gaal ka deklaruar se do që të kthehet tek Ajaksi, si drejtor teknik. (ahahaha, për fansat e Bayernit, tani harrojeni futbollin e bukur)

JC i ka kërkuar Hiddink ta marrë këtë rol.

Wow dmth... the prodigals sons of Holland, are coming home.

p.s Barça dje fitoi 5-1 për këdo të inter-stresuar.

 

 sa gjynof jan kto holandezt

 

e vara i kokërr hudhër për Mario Gomez smiley

Gomezi pra Gomezi, si me pat thone gruja mer se se maj men: "rri tre neshje pa bo i gol apo boj tre gola me i neshje"

7 minuta loje,  Stutgart-B.Munchen 0-2

 6-3 mbaroi . 11 gola ka honger shtutgarti nga bajerni. te [pakten kesaj rradhe shkun der 3-3 se herene  kalume shkun 4-1 pastaj mbarun 5-3

 stutgarti me 9 lojtare ne fund. bajerni-ekip i lodh ket vit

reali 8 petlla dje ndaj getafes. ronaldo/benzema spektakel

 kena arsenal celsi pasneser 

kam i menie se do fitoje arsenali

 hajde me nga nje birre tirona (pa ciljeten) qe fito celsi smiley 

 

Ore ku është ajo Teuta? Nëse nuk merret me ndonjë gjë të rëndësishme me se s'bën, like having a baby, a mund të paraqitet këtu pls?

 

 

Jena pak merzitshem se na ik Ronaldinjo sonte.

 Hiya! Happy Christmas, njehere, shpresoj te te kete sjelle gjera te bukura Babagjyshi. smiley

Bebi s'ka ardhur akoma, por me gjerat e tij po merrem. smiley

Cfare kam humbur, pervec Arse-n-all - Chelsea, qe s'e shikoja dot se s'kam abonim te Tring? 

Mora vesh qe Moratti kerkon Kaka nga Real... do me bjere infarkt!!! smiley

E kam fiksim Rikin!

Gëzuar, gëzuar festat! Sa më shumë mbarësi, fat e lumturi. Dhe Kaka-ja te Interi mot j/k. smiley

Arses fitun. A disgrace. Unë për ndeshjen të fola në fakt, po të ishe vërdallë të hidhnim ndonjë koment. Nuk thu mirë që nuk ishe...

O Brado, po ça po bëhet tek Milani ore, Leon e mori Inter, Kakanë po e do... Dinjo iku. Berlusca lojtarët e skuadrës së vet po i bën shembull në fakt, sesi italianët mund të punojnë më shumë para se të dalin në pension. smiley

 

ka naj link ku me e pa arsenal celsi

 direction tv

atdhe.net

 

Mourinho FIFA World Coach

Respekt, The Special One!

Mourinho of Portugal FIFA World Coach of the Year makes speech during the FIFA Ballon d'Or 2010 soccer awards ceremony in Zurich

sot lexova ne gazete nje propozim interesant nga L.v.Gaal, i cili thoshte pak a shume qe: per ekipet kombetare do te ishte me mire qe ndeshjet eleminatore per kampionat Europian apo Boteror,ti benin pa nderpreje. pra tu jepet nje periudhe kohore prej 6 javesh dhe brenda kesaj periudhe, ti perfundonin te gjitha ndeshjet, thoshte.  behet fjale per rreth 10 ndeshje..  ndersa ndeshjet nderkombetare miqesore,  te hiqen .  nuk ka kohe per to, pasi programet e ekipeve ne kampionate,jane shume te ngjeshura..

FIFA-s i eshte dukur ide interesante....

 

Me pelqen si ide, t'i fillojne e mbarojne njehere e mire. Miqesoret le te hiqen, s'kane ndonje vlere.
Uroj qe FIFA ta marre parasysh.

edhe mua me pelqen idea..  Von Gaal-i (keshtu i thone Van Gaal-it dojçat.smiley)   e shikon strikt si trjaner i nje ekipi te madh, Bajernit  i cili eshte protagonist si ne ligen gjermane ashtu edhe ne ate evropiane.. pra ka nje program shume te ngjeshur.  dhe per trajneret e klubeve eshte shume e bezdisshme, qe cdo pak shume 2 muaj tua marrin lojtaret per detyrimet qe kane ne ekipet kombetare... aq me teper qe te nje ekip si Bajern pershembull, 90% e lojtareve,jane edhe lojtare ekipesh kombetare....

p.s  Teuta, ke qene ti.  lindi djali?smiley

Von Gaal eshte burre i mencur fort, dhe me mendje shume pragmatist...do e kete ndonje dell gjerman, me siguri. smiley
Mire jam, Belul, faleminderit. Djali ne 22 e ka per te lindur, por sic duken bathet, e ka marre shtruar. smiley Kur te doje le te vije, une me zor po e pres. smiley

me behet qejfi qe je mire.  rendesi ka qe qe djali te vij shendosh e mire.smiley    se pastaj do vij pak me vone,  nuk u be qameti.   dihet tashme qe ne shqiptaret nuk jemi ''korekt'' ne takime.smiley

Shume te drejte ke, e di sa rendesi ka dhe I lejohet te jete me vonese, plus dhe gjeni shqipo ka pjesen e vet. smiley

ça goli Boga dje!

You gotta love the Kaizer!!!! Ka thene per ate copen e mishit te Real Madrid:

He's rude and with no education. The fact that he wears cashmere sweaters, doesn't mean he belongs as a gentleman. Bayern Munich's honorary president Franz Beckenbauer blasts Real Madrid's couch Jose Mourinho for his confrontational attitude.

Po si ia ka gjetur, fiks!!!!

Der Keiser. Se mos i ngaterron njeri gjermont me portugezt... dihet kush jane fisniket

edhe me hollandezet nuk eshte mire ta ngaterrojne smiley se i rrehet mendja here pas here per madheshti....

o Leeuw lere pak aktualitetin politik.  take a break.smiley

Suarez kaloi te Liverpuli per 26,5 milione euro, thote...

good price, and good luck. Me Babelin do shkëmbehet apo vetëm? smiley Nëse vjen Babel, ta ndjekim në twitter.

Kë do marrim tani Belulo?

u perfol nje rikthim i Babel, por jo.  Babel kaloi perfundimisht ne bundenslige te  Hoffenheim.

per momentin, emri me i perfolur eshte Bas Dost.  luan te Heerenveen.  eshte i ri,  shtatlart. tipik qendersulmues  me Hamdaui prane, ka potence.....

ky eshte.

Dost, Wolfsvinkel ose Matavz thonë ca tipa në një forum Ajaksi.

Nga fytyri më duket mirë Belul. smiley Se duhet me pas paraqitjen për të lujt me Ajaksin. Po kështu, nuk e kam ndjek shumë... s'e di si luan. El Hamin De Boeri thotë se do e përdorë si winger.

Emanuelson iku gjithashtu...

 

o Belul, o Belul!!

 

 

mos ia hiq vemendjen se ka nje quiz shum te veshtire tani me zgjidh.

per emo-n    dhe   oranje.                  leeuw,  e kam pare qe ne mengjes kete foton.  ishte pothuaj te te gjitha gazetat ketu.smiley

emo,  e kam zgjidh me kohe quizin.  pay atention, thashe.smiley)   hidhi nje sy te tema e quizit prape...

filmi ne fillim te veres,  dialogu:

mali:  ne popull i kemi renjet me tha....

xha Jaho: qenka burre i mencur.....smiley

Po Hollandezet gjoja popull i bute o Belul? C'pati ki? smiley

epo nerva jana ato te shkreta...  nejse, nuk eshte here e pare qe grinden keta te dy.  sezonin qe shkoi,  ne stervitje,  i ben nje ndehyrje te rende nga prapa ky Robbenit.  mirepo Robben sapo ishte rikthyer nga nje demtim (pas nja 3 javesh).   e njejta histori. u ngrit Robben dhe e kap per gryke kete.  nejse,  i ndau Van Bommel pastaj.  ai u ndodh aty prane...

mir'jaboni

edhe i pushkes edhe i penes ky robbeni, i kompletum, vetem qe sdi me simulu icik.

Perfundimisht Barça e vrau kampionatin spanjoll, me humbjen e Realit ( te lodh) ndaj Osasunas shkon ne +7 diferenca e katalanasve.Te papermbajtshem , ne spanje ata vetem Villareal mund ti ndale askush tjeter.10 fitore jashte fushe per barcen , rekord, Reali fiton 10 brenda, 67-11 golavarazhi sulm e mbrojtje me te mire,58 pike , kur kane ngelur dhe 17 ndeshje dhe jane 51 pike ne dispozicion sa pike ka Barcelona ne fund te sezonit  ?

Super ndeshje miqesore sonte! Pervec sfides Shqiperi-Slloveni, jane dhe 3 super ndeshjet:
Gjermani-Itali, (Go, dojca!), Argjentine-Portugali dhe France-Brazil. Do jete mbremje e bukur futbolli!
Cilat jane parashikimet e peshqve?

Forza Italia! smiley

Teuta, me jete te gjate e me shume fat djali! U befte i mencur si plak i urte e  i bukur si diell! smiley

Te lumte goja, Ana!
No Forza Italia mua, shoqe...une dhe Oliver jemi te dy "Uber Alles"! smiley

Une dhe njeriu i padukshem jemi te dy "forza azzurri" smileysmiley

smiley Good one! xxx

hej mora vesh qe ishte blloku atdhe datnet-i smiley

ore, duket  sikur jane pak me larte gjermanet deri tani......

Super Klose dhe 1 me 0!
Po fiton dhe Holana, e?

po po,  hollande austri 1-0.    sneijder..

po nuk eshte kundershtar austria.  teper i lehte... une po ndjek gjermanet..smiley

Normal, shetitje per tulipanet.
Goxha mire gjermanet, uroj te vazhdojne keshtu.

Shqiperia po mundet nga Sllovenet

Italianet po munden per here te pare nga gjermanet

 

Ncncncn Princi cfare rasti humbi smiley

laj, thaj, heklose, vish smiley

Barazojne kuq e zinjte me gol spektakolar te Bulkut.

ec aty shqipnia etnike

Eurogol i Vin Bulkut pas atij inkursioni te Canes  e qau 25 metra gol

si ka mundsi nuk e thrrasin ate Bylykbashin?

Ai tani lujti mbas 6 mujesh neshjen e pare me elbasonin

ou? nuk lu mo n'ukraine?

po m'vjen keq...mesa e kam pa une, me dukej playmaker i mire...qarkullonte mire topin mgjse e tepronte najhere. Po duke dit qe Skela eshte me dite te numrume, i duhej dhon nji shans...aty n'kombtare jane provu lloj-lloj lojtaresh

Sh i mire ka qene Me Partizonin ka shkelqy

Shi Ca Gallate

 

Estoni- Bullgari 2-2

 Scorer1-0(Pen19)VASSILJEV1-1POPOV(Pen40) 2-1(Pen80)VASSILJEV2-2POPOV(Pen83)

Ndeshje miqesore

arbitri miqesor

Muller, Cassano, Lahm, Motto out.

ndeshje miqesore

PS: Dhe mbrojtja gjermane po kthen miqesisht filxhanin me te emen e Zeqos ne maje te thanes.

post scriptum i hidht ...

Perdimisht Gjermoni se rref dot Italine

Edhe shyqyr, se dy humbje brenda darkes nuk i mbanim dot... kshu, te pakten, nje humbje, nje barazim... edhe sikur rregullohemi i cik. Edhe me miqte gjermane, (monda&Teuta)  nuk prishemi... kemi shpresa per ndonje birre, me raste smiley

kalamoja, ishte qejf i madh me shku ne stadium! sidomos kur u be goli, qe na kaloi topi fluridhe para syve dhe vetem kur perfundoi ne rrjete, pupupu sa kam bertit! smiley

Qenke kenaqur ne stadium, e? smiley Super adrenaline eshte!
Nuk prishesh me miqte gjermane jo, pa merak, s'i perziejme miqte me inate futbolli! smiley

Teuta, fol per vete smiley.  Apo po flet ne shumes edhe per nipcen teuton? smiley

Ana eshte me fat qe ishte ndeshje miqesore, dhe ai shallisti yne po eksperimentonte me buzequmshtit, se e ka bere zakon qe 11 stabel e mban sekret smiley.

PS: Ana, gusht & musht smiley.  

teuta, mos e ia ver re se s'i ka dal inati mbremshem akoma, qe s'ishte ne stadium me mua. smiley

Epo, dhe labe, dhe maloke dhe gjermane...oh zot! miscella esplosiva! :O

mire qe me ke gjet mua dhe gjys labe, gjys laluce dhe italiane e te hap rruge, se te ishte ndonje tjeter, i kishit bere lesht e kokes fije-fije... pastaj, ti e di vete kujt i hapet rruge... po nejse! smiley

 

 

Te ishte ndonje tjeter?  Po une ndaj merrem me ty, se me vjen keq per gjithe ato cungime, auto-tortura qe i bo vetes.  Se i ben te pandergjegjshme, ndaj duhet me te shti n'udh te Zotit urte e bute e me nallane te reja smiley.

PS: Udhen e kombit ma ka hap qeveria mu, ti po e pate per ndonje udhe tjeter gjej plazh privat te futesh smiley

Monda, po Ana s'eshte tifoze " italiane" nga ato te tmerrshmet, prandaj fola! smiley Jepja nje birre buze Jonit ne Vlore, mos bej keshtu! smiley
Nipcja teuton s'i ka hyre akoma tifozllekut, per momentin e ka mendjen vetem te mbushe barkun. smiley

Booboo, duke rrahur gjoksin me grusht, kujdes se po te del grushti nga kurrizi... o shpetimtarja ime! smileysmiley

puç puç, ika! Kalofshi pasdite te kendshme, ragazze! smiley

vonoj ca,po me ne fund sot ne mbremje fillon.  per ''champions league'', e kam fjalen.smiley

shyqyr, se u cmendem..smiley

valencia-shalke04

milan-tottenham

ndonje parashikim....

sajojn njifare llaftarie ca ktu te puna ime...e kote me theksu se asiher nuk fitoj.
Ket here kam vone kto rezultate:

tr="" style="width: 236pt; border-collapse: collapse">Milan   1   1    Tottenham

tr="" style="width: 236pt; border-collapse: collapse">Valencia 1 0    Schalke

tr="" style="width: 236pt; border-collapse: collapse">Roma 3 1    Shakhtar Donetsk

tr="" style="width: 236pt; border-collapse: collapse">Arsenal 2 2    Barcelona

tr="" style="width: 236pt; border-collapse: collapse">København 1 2    Chelsea

tr="" style="width: 236pt; border-collapse: collapse">Lyon 1 1    Real Madrid

tr="" style="width: 236pt; border-collapse: collapse">Marseille 1 2    Man. United

tr="" style="width: 236pt; border-collapse: collapse">Internazionale 1 0    Bayern

 

 

Br3dho, ktu vje fh e te bie, s'lodhem une smiley.  

PS: Vec ne ke kopju stilin e Brad qe mos te te biem n'qaf kotna si koti smiley.

jo'ri jo, ca Bradi? jom orgji un ('orgji' standing for origjinal, aka fo' real)

bredho, hidhi nje sy...

Milan   2   1    Tottenham

Valencia 3 1    Schalke

Roma 1 0    Shakhtar Donetsk

Arsenal 1 3    Barcelona

København 0 2    Chelsea

Lyon 2 1    Real Madrid

Marseille 0 1    Man. United

Internazionale 1 1    Bayern

 

nuk e di Belul...ai Messi eshte ikone o vlla po Arsenali jep spektakel po aq, n'mos me shume se Barca...Fabregas, Nasri, Arshavin jane te papambajtshem. Interi sikur m'ha buken po 1 fitore me Bayernin ja jap. Bile ndeshjen e kampionatit do e ken sakrifiku per ket them un

Arsenali  ben spektakel, po Barça eshte nivel tjeter. pikerisht pse Arsenali luan loje sulmuese, pra do lere  hapesira prapa,  do te jete ''gjah i lehte'' per Meesin, Xavin, Igniesta me shoke...

ndersa Bayernit , ka  nja 2 jave qe i eshte kthyer Ribery dhe Robben. fituan 4 me 0 kete jave ne kampionat.  2 gola Robben.smiley      pra sidomos me Robben ne forme, Bayern  nuk mundet nga Inter. jo me kot  pikerisht per ndeshjet e champions  u bene gati keta te dy.smiley )    se bundesliges, i ka thene mirupafshim me kohe Bayern.

Milan duhet te fitoje patjeter ne shtepi sonte.
Dhe Inter s'besoj te fitoje me Bayern. Barca favorite, edhe pse Arsenal luan ne shtepi. Pres ndonje surprize te Lyon, vetem per te pare fytyren patetike te mourinhos. smiley

yeah, per pak mu duk se kishe fol si tifoze e milanit smiley

Po, pra, shume i paanshem ky komenti im, s'dukem hic qe jam milaniste smiley

 Ec aty sonte Milan 3 me 0.

deshtim me sukses deri tani...jo se kisha naj iluzion po Milani perforcoi bindjen time se kto ekipet italione pergjithsisht t'lejn ne balte dhe sikur kjo t'mos mjaftoje, mundisht te hypin persiper me u siguru qe je bo pis

 Albiter plehra.

OMG!! Poor Oliver. Is he going to get any milk at all tonight? smiley

Teutaaaaaaaaaa, se skam qënë gjëkundi, ta gëzosh çunin dhe me jetë. Humbja e parë si Milanist, për këtë ngushëllime.

 

Rrofsh per urimin, Jul! smiley
Little Oliver gets the milk wherever he wants, whenever he wants, no compromises about that!!! smiley
Ngushellimet per Milanin po i pranoj une, se Oliveri duhet te zgjedhe vete skuadren (megjithese une do loboj per kuqezinjte)... Por e sigurt qe do jete tifoz i gjermaneve. smiley

Teutaaaaa linde ti? I paskerke vene dhe emrin dhe une s'di gje? Te te rroje cuni! Oliver, emer i bukur, si te histori dashurie smiley

Po domosdo qe do jete tifoz me gjermanin, ne kete pike mos prano kompromise, behu "nene totalitare" smiley

Rrofsh, Flo! smiley
Per tifozllekun e gjermaneve s'ka kompromise, jo, do t'i blej dhe nje fanelle te Oliver Bierhoff...nese ka ende ne qarkullim. smiley

po kujt i ngjan moj aman, na e pershkruaj pak bebushin smiley

Deri tani komplet babit! Bjond, sy blu dhe shume natyre e gjalle...vetem nga forma e syve.me ngjan mua, per te tjerat deri tani I ngjan babit. smiley por s'ka mbushur muajin, do marre edhe nga tiparet e mia...shpresoj. smiley

Teuta e pac me jete . Urime Urime.

Mos u merzit se do te marre edhe nga ty se madre certum est  smiley , sa per syte blu me sa kam degju femijet e vegjel e kane nga qumeshti apo jo, ngjyren e vertete e marrin me vone?!!

Rrofsh, Cen! smiley
Syte gri ne blu i kane te gjithe kur lindin, vertet, por meqe eshte shume bjond si I ati, them se syte s'do t'i ndryshojne. Po I ndryshuan ne geshtenje, do me ngjaje mua...prape mire eshte. smiley

nje gjerman i vertete smiley

p.s.

ti cen pse ben sikur ke 20 kalamaqër smiley

per kallamoqra....dmth misra po flet ti mi  smiley

per te dyja  smiley

te te rroje djali Teuta,

te rritet me none, babe dhe plot dashuri e shendet.

se di pse, dhe pa te njoft, ato ditet e trazirave kur ti kishe due-date, po ta qaja hallin me mendjen time.

ne dite te veshtira paska ardhe Oliveri ne jete, por shpresoj ka sjelle mbaresi.

Nje puthje te forte ne distance per lepurushin

Ruzh, rrofsh per urimin. Oliver lindi me 28 janar, megjithese daten per te lindur e kishte 21/22...fat per ne qe vendosi te vije 1 jave me vonese.
Aq mbaresi dhe lumturi ka sjelle, s'paska si femija. smiley

uhuhuhu... milan, milan milan, solo per teeee!!

ta shofin championsin maj plepit tani..

po ai gatuzo me , ca monstre....

po flamini???? nderhyrje per karton super te kuq

isha tu thon gjynof se milani ekip i modh, nuk e merito me pas kshu monstrash ne ekip, po nderrova mendje shumje shpejt, italion jon ne fund te fundit.... ate loje din me lujt, u kthyn ne origjin

 

gati per sot?

si urno, gati!

Hajde Arsenali aty! Pa frike fare nga gjigandet katalane!

i pakapshem,  shpetoi mire Arsenali kesaj radhe. po heren tjeter, Messi nuk gabon. te garantoj.

p.s  kaq ishte dhe entuziazmi i minutave te para per Arsenalin.  ketej e tutje do flasi Barca.smiley

Ati miushit te vogel i duhet futur ndonje shkelm i mire qe ta nxjerresh jasht loje.  Une per vete s'do e skualifikoja kaq shpejt Arsenalin, se sec kane dhe ate nje fare Cesc, Nasri, Walcott, Wilshere...

 Goooooooooooooooooolllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllllll

 Ca edo kot gjithe ate te gerthitme ,e ngreni Barca te dytin,scheisseeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

heee.  ca thashe me siper.  ato pasat perfekte vertikale te Barçisteve,  jane te pakapshme.smiley

nje gol u be. une kam parashikuar dhe 2 te tjera nga barca sot.smiley

Van Persie e kishte golin e vdekur aty po e dhjeu.

mire qe hengri roma 3 se nuk po ftillohesha per nji moment...mendova se kisha kapercy padashje ne naj univers paralel

Se ndal dot njeri Barcelonen 4 raste i ka humb vetem messi

Ate golin e anulluan kot, ishte dhe penallti

Anesori e ngre flamurin kot

 

Pritni dy gola nga barca ne pjese te dyte  do shenoj dhe messi

 

Arsenali gjynaf spo reagon fare dhe pse barcelona te le me loz

 

Atmosfera ne stadium magjike

bredho, mund te konkludojme pa frike.  ekipet italjane kane marre fund. gjynah.

po ca te presesh ne fakt.  mjafton te shikosh ndeshjet e kampionatit italjan.  stadiumet jane bosh. atmosfera e stadiumeve keto vitet e fundit ne Itali,  as qe mund te krahasohet me ate te viteve 80-te apo 90-te.....

 A do boj nai gol ky Arsenali mo, a dini gjo?

PS. ma heq trunin ky komentatori Dani AlveSH, GomeSH... bo si katalan ky kshu a si?

Shakohoxha katallan esht me Blendo. Ka qene njiher per pushime atje.

Belul, Van Persie e dhien punen gjithe ndeshjen ama i fut nje alamet goli dhe e ndreq punen.

 hihihihi

Hajde Arsenal aty, ca futbolli po luajne!  Barcelona e shokuar komplet!

o Belul, beji nji tel a nisi nji mesazh atij messit se m'duhet 1 gol tani

(mgjse arsenali m'pelqen)

Po gjynaf keta te Arsenalit mer.. kane qene perhere fort dhe asnje trofe ne arene nderkombtare. I kam ndjek qe nga koha e Bergkampit..

respekt atij vengerit; per mu eshte i nenvlersum. Arsenali ka pas fatin e keq se Chelsea e Man U. kane qene ne kulmet e tyne po gjithmone ka pas loje te bukur

po mire mor mire. mos beni keshtu,  kapi buçja nje lepur.... tha.

ishte humbje e panevojshme e Barçes.  rezultat i mendjemadhesise se saj...

nejse, do ta rregulloj ndeshjen e kthimit.  se ja, po ti fuste 3 gola qe sot,  ndeshja tjeter, sdo ishte me interesante.  sdo shkonte njeri ne stadium..smiley

Po mir mer, ti tifo per Barcen ben????!!!! Harrove finalen e boterorit? Ti duhet te jesh njish kunder spanjolleve. E llive belulo, turp per zotin. Am I the last man standing?! smiley

gabohesh dajosh.  Barcelona, nuk eshte Spanje.  kur shkon ne Barcelone,  vendasit te thone:  ketu nuk je ne Spanje. je ne Katalunje...smiley

pastaj ne Barcelone,  ne kemi ka pasur gjithmone enklaven tone. edhe futbolli qe luhet atje,  eshte yni.  futbolli total i shekullit te 21.smiley          don't  panic.smiley)    me shume gjera na bashkojne, se na ndajne me Barcen.smiley

Nuk jam dakort. Sa para ben enklava kur neve na iku kupa nga dora?! Fcuk Cruyff and Barca. They can go to hell for all I care. If only Robben .............ehhhhhhhh

o fh, ket faqen une e klik ne mnjes dhe m'hapet n'darket.
Zamet me gris nji 2fletshe tjeter nga mesi i fletores

ore megjithmend.  ku eshte fh-ja?  doli njehere aty nga ora 8;30 sa paraqiti forcen ''gati per sot'',  e su duk me.  ndersa ne, po na i con buzen prapa kjo faqa...

Remuntada bis

Nje muzhik me kemben plumb sec e hodhi Barcen-o ne lum...

 E lliu portieri barces sot. Na lliu dhe skedinen. I gol sja qujten kot. Po ne barcelone do ja bejne si vjet, nja 4-5, ska byc arsenali me eleminu barcen.

arsenali ka sulm te rrezikshem, nuk i dihet. parashikimi im eshte qe nese pjesa e pare del 0-0 barca e humb ndeshjen pra del 2 barc-asnl 2

te shohim realin dhe bajernin neser smiley

ku e kam romakun qe ben parashikime per NMCHL

ndeshja pj 1 pj 2

lion - real  2  2

kopnehagen - celsi  2 2

 

EPL:

blekpul - surs x 2

 

 

 ja ku e ke skedinen , ik merr leket tani

lion-real 2/2, cop-chelsea 2/2, cska-paok 1, leeds-barnsley 1, wycombe-burton 3+

bredho, Lyon fiton sot  ndaj Realit. kam bindje.. 2-1  them une.

dicka me thote qe Kopenhagen ka per ti bere ''gjemen'' Chelsea-t.smiley

u pa kjo skedina ime dhe ket radhe Belul...iku te shoqet smiley

o bajerni i myniihuuut, o bajerni i bardheee.

ps. pranojm cdo rezultat qe na jep kualifikimin smiley

In Robbery we kualitrust smiley 

2-1 Bayern. Gola nga Gomez dhe Muller. gogogogo

zakonisht une i kap kto ndeshjet e fundit te skedines kshuqe shanset 85% e lart jane qe Bayerni t'rrifet me nder neser

foli ne verremi

pse nuk m'del smiley face te komenti jot mu?

leje se na flliqi reali. edhe spursat

vetem celsin kapa.

inter bajern x 1

marseje- manu x 2

arsenal - stok   1 rf

porto - sevilja  x/1 rf

 

 

 Inter Bayern x x

Marseje manu 2 deri 3

Arsenal stok 1

Porto Sevilja 0 deri 2 gola.

Inter Bayern 3+

Marseje manu 1

Arsenal stok 1

Porto Sevilla 3+

Brad.

Ti je tifoz i Bajernit, lere tifozllekun, me jep nje rezultat te sakte, Inter - Bajern e Marsiglia - Mancester J.

Inter- Bajern 3-1   quota 20

Marsiglia- Mancester 0-2 quota 8

20x8= 160x 5 euor= 800+ 75 bonus= 875.

Ja vlen ????????????????

Lumo,po ti do me fitu leke apo do me u tall, 3 me 1 per  Interin,ishalla te del por rezultati me i mundshem eshte 1 me 1,nuk po luan me Barin por me Bayernin. 

Brad, me fitu, kjo ka rendesi.

Sipas formacioneve duhet te jete ndeshje me gola, edhe 2-2 eshte i mundshem, sigurt over.

 Lumo,vetem dy gola pres une tek neshja Marsejes me Manu.shikoje pak ate komentin e ores 12:10 pm.

zonj, per ket komment me nolt do metesh e nerume n'syt e mi konstantisht. sinqerisht, m'gufonte diafragma tuj e lexu. Ene emer mas emri u rriste tensioni i gjakut. Troja ra, por kemi Iliaden. sep majer, bekenbauer, macola, faketi, brajtner, hoeness... kto te bijn ne kok si vere e vjeter. bofsh hajer. mos harro uve netzer me naj postim t'ngjashem. dhe englezt e 66-es (dora e gordon benksit... t'mir kon qen edhe ata, pavarsisht...) t'rrojn ato qe ke per zemer. knej ka vetem futboll me skafandra dhe kaladibronce, kshu qe...

Edhe une si vere te vjeter e shijova. smiley emrat sollen kujtime futbolli e arti te paperseritshem! Me vjen mire qe te pelqeu, Emo! Me te mira. smiley

inter-bajern 1

marseje-manu x

motherwell-st mirren 0-2

bolonja-roma x/2

Ia shofshin me boje Homeland Security.  

atdhe.net paska qene faqe terroriste smiley 

Si ia bohet me pa ndeshjen?

t'dhashe xhevap te ajo tema me fotot e PFse

Po te falenderoj edhe njehere ketu smiley

falenderimet nuk mjaftojne kurre smiley

Go Bayern, go! Suksese! smiley

Rrofsh mama smiley.

Dhe jemi ne demokraci.  Oliveri te shoh ndeshjen e te vendos vete per tifozllek dinjitoz klubesh smiley.    

Mbeshtesim te dy cdo skuader teutone nese s'bien me Milanin. Sot qe Bayern eshte kunder Interit, na ke super te karikuar! smiley
Oliver Khan, Oliver Bierhoff...s'i shpeton gjenit teuton im bir! smiley

kjo ndeshje eshte ilustrim tipik i asaj qe nenshtetesine gjermane e duam, po kombesine italiane nuk e nderrojme smiley

Na kish marre malli per cik xhudo smiley.  

Kraft te shpallet hero i Bavarise.

Mbrojtja tradhtare.   

Ishit tuj na bo numra teper mer u bofshit lemsh. 

hemm e beri dercklen Julios Cesar..

hajde,  e nderoi Robben edhe kesaj here Bajernin.smiley

Sa per nder robi sot ka hudh vickla shume smiley.

Po shyqyr qe ka pre floket gomez thuj smiley.

 Na munduan pak dreqet,por ne fund po breshkaxhinj ngelen.

Brado, skedinat mesa shof vazhdon t'i vendosesh si vjet smiley

 Keshtu e kom kur nderroj shtet dy javet e para ja fus kot masnej filloj e i bie ne koke,ambjentohem kollaj.

u genjy cesari se ishte gjujtja me efekt..dhe mori mori efekt te kundert topi..

kto gjermont nuk i harrun nojher kto golat n'minute te funit e?

Br3dho, ne cofim per rregullore.  E kemi lexu qe thote ndeshja eshte 90 min, plus 1+.  Pse s'e kane lexu a harru te tjeret s'kena faj smiley

ani, une e kisha humb qe e kisha humb skedinen plus interin nuk e kam dasht najher

 Si puna ime plako,kur e pashe qe Mancesteri nuk po bonte gol,kalova direkt ne urrejtje per Interin,dhe sa here urrej une e hajne ato qe kom inot smiley

ok. kalun dy ore. u bo kohe e mjaftueshme per reflektim.

Gooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool.

smiley

Ndeshja ishte per 0-0. Gjynaf per ate golin ne minuten e fundit.

Vallai me ket mendje, min e fundit do filloje te quhet gjithe pjesa e dyte smiley.  

Edhe gjynahut i bijme ballit me ket:

 

bajerni lujti me mire, po raste me shume pati interi. per mu mund te ishte fitu edhe nga interi . bajerni vazhdon te jete ekip pa mbrojtje, shyqyr qe i ka dal i portier i mir

 

Edhe nji per Teuten - ket radhe me futboll shqiptar.

Duke lexu komentet per postimin e poezise ne gegnisht, pashe qe ishte ngaterruar Primo me Gjon Shllakun, dhe m'u kujtu edhe nji Shllak tjeter, qe me te degjume e kam, kuptohet, keto kane qene legjenda qe degjoheshin te berberi para se te t'qethte kare te shkurter (kare-kinezce u qunte gjithashtu, ose ballaboks). Pra m'u kujtu Lin Shllaku, edhe vajta e pashe ca foto qe po i vej ktu poshte - t'ma bojn hallall sportdashsit e temes devijimin. Urdhno:

http://www.giovanniarmillotta.it/albania/calcio/1967alb-ger1.jpg

Tiranë, December 17th, 1967: Albania-Federal Republic of Germany 0-0, III European Championship, 4th eliminatory group; from left: Lin Shllaku, Koço Dinella, Josif Kazanxhi, Sabah Bizi, Medin Zhega, Frederik Jorgaqi, Ramazan Ragami, Ali Mema, Teodor Vaso, Frederik Gjinali, Panajot Pano

 http://www.giovanniarmillotta.it/albania/calcio/1971alb-pol.jpg

 

Tiranë, May 12th, 1971: Albania-Poland 1-1, IV European Championship, 8th eliminatory goup; from left: Panajot Pano, Koço Dinella, Bujar Cani, Ramazan Ragami, Medin Zhega, Perikli Dhales, Gëzim Kasmi, Sabah Bizi, Mihal Gjika, Teodor Vaso, Iljaz Çeço

  

T'lumshin duret, Emo! Gjigande! smiley
E shef miketin mize ne stadiume? Imagjinoje atmosferen!!!

 Eh cpo i punon Dortmundi Bayernit sonte,2 me 1,te shohim pjesen edyte.

 Mbaroi 3 me 1 per Dortmundin,schade,Bastian schwanschteiger dobet fare,komplet faji i tij humbja.

 Ec aty Milannnnnnnnniiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii  3 me 0 sonte.

 Oreeee Brad ku i merr vesht keto rezultate mor burre.

smiley

 

Brado, po flet me vete daku. Ca ka bo vaki? smiley

 Pse nuk ja vlen Olso?

I kam rene ne koke Milanit dhe tre te tjerave,dreke per te tere o vlla.

Paske gjet rezultatin mor dak. Milan-Napoli 3-0. Me fal se tani e pash.

Edhe nje birre mjafton. Me ate rast na ben edhe ngushullimet per Inter-Bayern*

*) Une duke bo gjoja si tifoz. smiley

PS: Hej, ishte fantastike eksperienca ne stadium. Tani i kuptoj tifozat. smiley

Vecse u beka si varesi. Tani do te doja te shifja nje derby Milan-Inter ose/dhe Barcelona-Real.

 Lere lere,te shtohet jeta per zotin,stadiumi ka morrnica te papame.

E cfare morrnicash...

Te pershendes me kete:

Milan Inter-Bayern 23/02/2011

 Inter Bayern,deshe me thone,sidoqofte e bukur.

Ups... Inter-Bayern smiley

 Jo e di pse ? po vrisja mendjen se keto dhjete vjetet e fundit Milan Bayern i kam pare te gjitha neshjet ne stadium.

Lere, lere... as mos u sqaro. Me vajt me pa ndeshjen, me be foto, me e postu ketu dhe pastaj me ngaterru skuadrat... ky jam une! smiley

 Po he re se Interi i Milanit eshte se nuk osht noj gjo e modhe.

Po ke te drejte mo dak. Fundja ata vete kane shkrujt "Milano" aty. S'eshte faji im. smiley

 Celesi Mancester 2 me 2.

getafe-atletiko x

valencia-barca 1

villareal-hercules 1/1

benfica-lisbon x/x

e humbi edhe kupen e gjermanise Bajerni.     Bajern-Shalke 0-1

tani ka per te ik van hali

 

city-wigan 1/1

juve-milan x/x

mallorca-valencia 2

atletico-vilareal 3+

leverkusen-wolfsburg x

 

ikni merrni leket tani

 Milaaaaaaannnn,ka bo Gatuzo goooooooooool.

Juve Milan 0  1.

Mire, Djalli, mire. smiley

Te shohim te merkuren tani...

 Te merkuren? pa merak,nuk me kane felliq nojhere kur kam qene vete ne stadium smiley

E mire, e fjeta mendjen une, atehere. smiley
Iiiiiiiii, sa zili qe do shkosh ne stadium!

mira ia beri smiley

Sorry, Trop... xx

Bajern paska humbur prape sot.  Rumenige, drejtori i Bajernit, thote : pas humbjes se sotme, Bajern ndodhet ne momentin me keq te tij kete sezon.  do analizojme sa me shpejt situaten dhe do nxjerrim konkluzionet e duhura.... 

me sa duket pozicioni i Van Gaal  si trajner i Bajern eshte i diskutueshem..

po rrafem arsenalin kishte thone ai i barcelones pastaj zene se e kemi fitu gjithe chl, pastaj kismet te rrafim bajernin po mundem ne finale.

It Only Became Hubris When He Failed – How Louis Van Gaal Managed To Burn Every Bridge At Bayern Munich.

http://www.goal.com/en-us/news/87/german...

Shume gjynah Bayern, Van Gaal trajner shume i mire, organike te mire...

Teuta, site goal. com është popullor, po shumë herë ia fut kot, beware dmth. Madje ata që mbajnë blogun theoffside.com, shumë herë bëjnë shaka duke postuar lajme "fake", dhe ata të goal.com i marrin për të vërteta.

Now, dorëzoni Van Gaalin up there where his heart belongs. - tek Ajaksi dmth.

 

Jul, rrofsh per infon tende, megjithese s'para i marr shume seriozisht analizat sportive ne pergjithesi, por ndonjehere te goal.com ka gjera interesante, sidomos artikujt qe jane me teper argetues sesa informues. Madje ne kete rast m'u duk sikur shume i binin ne qafe Van Gaalit, qe per mua eshte super trajner, jam shume pro trajnereve "tirane", te vetmit qe mbajne me kembe ne toke lojtare qe kthehen kollaj ne llastica miliardere. Tashi, do fitoje Milani me kaposhet dhe te vazhdojme me programin ne, apo jo? smileysmiley

PS: Van Gaal le te kthehet ku e ka zemren, s'jam kondra. smiley

Unë të thashë pikërisht në lidhje me "inside information" që thuhet se kishin ata për lidhjet e Van Gaal me Hoenes. Artikujt jo se janë keq, unë i vizitoj shpesh, por duan një burim të dytë konfirmimi. Kur kanë të bëjnë me historikun, rating të lojtarëve, përgjithësisht rumours etj, janë argëtues.

Trajnerët më të mirë, ashtu kanë qënë, tiranë. Po me mend në kokë ama.

Me kaposhët, vështirë të fitojë Milani... me thënë të drejtën. Po unë këtu do jem që tani e tutje.

White Hart Lane, is a cold Inferno

Anche il Diavolo ha freddo.

E fillon ndeshjen në temperaturën -1 smiley And it will go down, and down, and down... smiley

Po të vijë Van Gaal, shif ça do kemi si trajnerë: De Boer, Bergkamp, Blind... në board kemi dhe JC e ca të tjerë të viteve 70! Po erdhi dhe Van Gaali, stafin teknik do e kemi të përbërë me living legends. Ajax will rise again!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).