OECD publikoi (7 dhjetor) rezultatet e studimit "Çfarë dinë nxënësit dhe nxënëset dhe cilat janë kompetencat e tyre në lexim matematikë dhe në shkencat natyrore".

Në Tiranë ministri i Arsimit Myqerem Tafaj, vuri në pah progresin e Shqipërisë në arsim.  Për Alfons Harizajn, menaxheri kombëtar i projektit të PISA-s, është e qartë se rezultatet për Shqipërinë janë dy. "Njëri është pikët që ka fituar në komponentet lexim, matematikë, dhe shkenca natyrore. E dyta është renditja. Ajo ka fituar 385 pikë në lexim, 36 pikë më shumë se në PISA 2000. Në mathematikë ka fituar 377 pikë dhe në shkenca ka marrë 391 pikë. Dhe një interpretim tjetër i rezultatetve është renditja midis 65 vendeve, duhet thënë se është rritur 5 vende në lidhje me vendin e fundit që kishte në vitin 2000."

Po, nëse hedh një sy në listën e vendeve, vëren se Shqipëria nuk është më e fundit në listë sepse ajo ka lënë pas Katarin, Panamanë, Perunë, Azerbaxhianin dhe Kirgistanin. Por Shqipëria është ndër vendet e rajonit që ka zënë vendin më të keq në testimin e vendeve sipas pikëve që ka marrë në komponentët kryesorë. Shumë më mirë se Shqipëria janë Mali i Zi, Rumania, Bullgaria,Turqia, Kroacia, Serbia ku pikët janë pothuajse në nivelin e 440. Vlerat optimale ndodhen tek 500 pikët dhe gati dy të tretat e nxënësve dhe nxënëseve nga vendet e OECD-së ndodhen midis 400 dhe 600 pikëve në rezultatet e testimit.

A është bërë analizë, çfarë ka ndryshuar në Shqipëri?

Studimi bëhet për për të rinjtë në moshën 15 vjeçare. Në Shqipëri janë përzgjedhur rreth 5 mijë nxënës. Testi është ndërkombëtar, i prodhuar nga qendra organizuese e testit. Shqipëria ka marrë pjesë në testimin e bërë në vitin 2000, 2009 dhe do të marrë pjesë edhe në testimin që do të bëhet në vitin 2012.

Rezultatet e PISA- 2009 janë interpretuar vetëm politikisht nga ministri i Aarsimit Myqerem Tafaj. Çfarë ndryshimesh kanë ndodhur nga Pisa 2000 deri në Pisa 2009, nuk janë parë ende. Harizaj thotë se një komision i zgjedhur do të merret me analizat e rezultateve. "Analizat do të identifikojnë arsyet e përmirësimit të rezultateve të Shqipërisë në PISA 2009", thekson ai.

Rezultatet PISA- 2001

Pisa 2000 patën nxjerrë se nxënësit shqiptarë ishin në gjendje të dobët, por ngarkesa mësimore ishte më e madhe krahasuar me vendet e tjera. Kështu në lexim nxënësit e shkollave në Shqipëri morrën 349 pikë (krahasuar me Gjermaninë 484 pikë).

Vetëm 71 përqind e nxënësve shqiptarë janë në gjendje që të marrin nga tekstet informacionet kryesore, dhe t`i vlerësojnë ato. Kështu ata nuk kanë shanse që të ushtrojnë profesione më të kualifikuara dhe më të paguara duke pasur parasysh leximin mekanik. Midis nxënësve të mirë dhe atyre të dobët diferenca është shumë e madhe.

Një nga arsyet e rezultateve të dobta janë raportet e pafavorshme nxënës - mësues, që shkaktohen nga mbingarkesa e klasave. Kjo ndikon në rënien e kualitetit të mësimit. Shkollat në qytete dhe në periferi punojnë mbi kapacitetet e tyre. Në fshatra raportet nxënës mësues janë të ulta, një mësues ka shumë pak nxënës dhe infrastruktura e keqe pengon bashkimin e shkollave të vogla. Mesatarja e nxënësve në Shqipëri është 30,5 nxënës për klasë, në Maqedoni 31,5, në Gjermani 24,1 dhe Bullgari 22,5.

Analiza më e detajuar e rezultateve të PISA-2009 do të tregojë cilat pjesë të arsimit në Shqipëri janë përmirësuar, si është gjendja e arsimimit parashkollor dhe atij sekondar dhe janë financimet.

Autor: Aida Cama

Redaktoi: Filaj-Ballvora, Vilma

18 Komente

 Per mua  nuk do te ishte inevojshem nje testim i OECD-se.

   Me kane mjaftuar dy tregues, prejte cileve kam arritur ne konkluzionin se  jemi vite larg ngaatje ku ishin ne arsim.Cilet tregues kam marre une:

I.Degjoj simoshataret e taneve,   kur flasin femijet italiane.Jane disa shkalle me larte se..... deputetet tane 

 Femijet e kesaj moshe tek neve meken fare para kamerave.Dy fjale nuk i lidhin dot. Ky eshte nje fakt

II.Sapo kam degjuar per here te pare  Myqon, zooteknikun e  te parit te arsimit dhe kam marrevesh ku jemi katandisur.....

Keshtu qe Aida, le t`i marre nje interviste Myqos dhe  e ka bindur gjithe miletin  pse tek neve nukmesohet por  te gjitha vetem blihen ndaj dhe  nuk mesohen.

   Kush blihet?

   Shpirti me se pari.Pastaj me radhe, deftesat, notat, diplomat, masterat, doktoratat e gjere ke vete dreqi... per ti prishur pune dreqit. Ç`prisni kur edhe nder me te paret e Akademise i kemi ...mundesa!  

Ç`prisni kur edhe nder me te paret e Akademise i kemi ...mundesa

smiley That says it all!!!

Sipas specialistave austriake ky test nuk ka piken e vleres . Eshte thjesht nje Burokraci dhe asgje me teper.

Ou? po si ka mundesi qe gazetat austriake kane tre dite qe merren me kete?

Eshte thjeshte loje politike. Me kete rast institucionet mesimore si un, shkollat e mesme perpiqen te zgjerojne buxhetet.

Nga detyrat e shtepise matematike klasa e tete:

1+4= 4.84

E gjeni dot pse e kishte shkruar keshtu?

Jo. Pse?

Po zbatonte  Teoremes e Pitagores, dhe rrenja e 5 i dilte si shume e gjate ne makinen llogaritese, keshtu qe ti dilte rrenja 2.2 duhej te ndryshonte rezultatin.

 ashtu do kete qene programuar makina llogaritese apo formatimi i qelizes ne excel

I.Degjoj simoshataret e taneve,   kur flasin femijet italiane.Jane disa shkalle me larte se..... deputetet tane 

 Femijet e kesaj moshe tek neve meken fare para kamerave.Dy fjale nuk i lidhin dot. Ky eshte nje fakt

Shumë më mirë se Shqipëria janë Mali i Zi, Rumania, Bullgaria,Turqia, Kroacia, Serbia ku pikët janë pothuajse në nivelin e 440.

tashti qe te kuptohemi, ne kto vendet e lartpermendura niveli i shkolles ka qene historikisht shume i mire se i yni, qysh qemoti, dhe as ka te krahasuar. Sidomos Serbia , Bullgaria e Rumania ne shkenca ekzakte kane qene dhe besoj jane akoma 100 vjet para nesh minimumi

 Ruzhdije e ke te drejte.Por  a e din se kemi numurin per fryme popullsie  sa dyfishi i profesoreve te Bullgarise, gati barabar me te Serbise ? Biles ne keto  20 vite (kam patur rastin ti kem ne dore  keto dokumenta) kemi titulluar profesore, doktorre e kandidate shkencash, pa asnje punim te mirefillte shkencor. vetem si militante!Pa asnje reference shkencore.Biles ne vitin 1997 jane marre 263 tituj dhe jane shperndare  neper  edhe emigrante,2200 diploma fakultetesh "te mbaruara"! Mire xhanem,  por te pakten keta" te diplomuar" te nisnin persembari shkollat e mesme.Se  plot prej ketyre i kemi neper sektore, jo pa rendesi, te administrates shterore...! Mbi 100 jane  "Juriste"...

   Nje i aferti im, si eshte kthyer nga Greqia(ikur qe ne vitin 1991 dhe atje i "vajti Fakulteti juridike",  qe e beri uje fare) eshte kthyer dhe   sot  ka marre  dhe "License Avokati".Me shaka une i them: Te  me shpjere halli per te me  mbrojtur Ti,  nuk ka pse  dreqin mu dashka me  ..Rrufeja!

A nuk i duhet britur asaj kujes  per kete fare shkolle...?

...Me dreke more me dreke..! E merrni vesh ku jemi apo  hiç fare ?

 Ah! Disa prej jush jeni larg.Dua te thom, jeni te mbrojtur e nuk u plas shpirti...

Ore kemi kulluar, per te mesuar ne ate palosistemin.Sistem te jete ky?

 

A vazhdojne akoma ato anarshite kur ishte minister i arsimit Pollo, ku nxenesi fliste me telefon ne ore te mesimit dhe kur mesuesi guxonte ti fliste, nxenesi ia fuste ne pordhe. Dhe te mos harrojme se keto i kemi pare e lexuar para 2-3-4 vjetesh.  

Nje vajze 12 vjece me thote se e kishte marre malli per shkollen ne Angli. Pse - i thashe, - sepse shkolla ishte me e lehte se ketu! Nje gjimnazist emigroi ne Amerike ne vit te dyte, dhe tregonte se ne Shqiperi kishte pas 20 lende kurse atje kishte vetem 6! Dhe ishte me i miri i klases sa shoket amerikane i thonin- ti je gjeni!!!!! Kur ne fakt ishte nivel krej mesatar. Epo atje nuk i kerkonte njeri te dinte permendesh kur vdiq Aleksandri apo sa Luigje ka pas Franca...

What? Ne c'do vend Historia eshte histori. Permendesh do e mesosh, dhe nese je me i mire i klases se di permendesh Se kur vdiq Aleksandri, i bie te jete ndonje shkolle lagjeje, ose provinciale fare ajo ku paska shkuar ky se ne shqiperi me sa di une, me nga kater ore mesim, me nje muhabet te mire me profin, del me 10.

hmm Iris, me kujtove nje tjeter me pitagoren

nje studente e vitit te 3 ne universitet rrethesh,90% e deges se matematikes, por meqe se maj mend mire , po e bej te nje dege tjeter, i lutet profesorit mos ta ngeli. Po mire i thote profi, me thuj nje gje qe ke msu qe te ndryshoj menje. Ideja ishte per at vit shkollor dhe jo qe nga viti 1, por ajo ja pret : une di teoremen e pitagores.

Qesh presori, e mire , i thote, thuje.

edhe fillon kjo : pitagora ishte nje filozof, kshu ashtu, permendsh krejt historine.

Stop stop i thote profi, dil ke teorema

a2 + b2 = c2 i thote kjo

shume mire i thote profi, tani na shpjego ca kuptimi kane a, b dhe c-ja smiley

aaaaa, presor ja pret kjo, shume kerkoke dhe ti tashti

 A i sheh MASH keto? Keto rezultate jane skandaloze. Keto rezultate jane shpjegimi me i drejtperdrejte pse kemi nje Shqiperi qe lengon, qe eshte e korruptuar ne qelize, qe nuk funksionon ne asnje aspekt. Difekti fillon qe ne shkollat fillore ku mesimdhenia vazhdon me metodat e 20 viteve me pare, vazhdon ne arsimin e mesem ku pergjegjesia mungon teresisht e bazhdon ne arsimin e larte ku nje reklame per master shfaqet ne tv me shpesh se reklama e Vodafone. Kaq i mjafton cdo njeriu te kuptoje se ku eshte e ku do jete shqiperia. Turp, zhgenjim. Synojme te futemi edhe ne EU kur renditemi njesoj si Kirgiztani apo ishujt Kulu Kulu. Ik o minister jep doreheqjen cfare me mburresh se je 30 pike me lart se 10 vjet me pare, mortje.

http://www.oecd.org/dataoecd/54/12/46643496.pdf

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).