Në këtë ese, që hap rubrikën "Përmbledhje 2010", village-bey, përpiqet të meditoje për komunizmin, për mënyrën/mënyrat se si e përpunojmë atë.

Për materie të parë skulptori përdor bustet e dikurshme komuniste; kryesisht “klasikët” e fundit Lenin dhe Stalin, dhe padyshim klasikun tonë të vetëm, Hoxha. Me një këmbëngulje të admirueshme Metani copëton nga këto masa gjigante ngadalë e pandërprerë. I merr atyre bronzin dhe i jep këtyre copave të atomizuara një jetë të re. Duke shpërderdhur njëra pas tjetrës okët e bronzit të ri-formuar e duke e zbritur atë në tokë, ai pa kuptuar demistifikon edhe imazhin si kult.

Rëndësia e bronzit kumbon tundshëm përmes kohërave. Ai mund të jetë një nga metalet më të përdorura e më të bukura në botë, aq sa i ka dhëne emrin gjithë një epoke të antikitetit. Shtrirja e tij në formë u përdor me radhë në kuajt kinezë, bas-reliefët asirianë, në Kolosin i Rodit grek dhe në bustet romake. Në mesjetë, kambana katedralesh dhe topa betejash zëvendësuan statujat klasike të qytetërimeve të lashtë, disa herë edhe fizikisht. Bronzet e mëparshme u ri-formuan dhe u ri-derdhen në kallëpe topash e gjylesh. Më vonë rolet u ndryshuan, topat u ri-shkrinë në të tjera modele argjile e rëre. Në këtë mori përdorimesh e ripërdorimesh bronzi vlerësohej e zhvlerësohej sipas modës. Një shekull e gjysmë  më parë bronzi i topit i kapur nga britanikët në luftën kundër rusëve në Krime, morri një vlerë të veçantë. Metali nga ky top akoma shkrihet për të derdhur medaljen e “Kryqit Viktoria”, një medalje është përnjëmend e çmuar, por jo për vlerën e metalit apo atë të punimit por për atë çfarë ajo paraqet në vetvete; atë të urdhrit më të lartë për shembuj të rrallë vetëmohimi.

Epigrami i ripërdorimi të bronzit është në vetvete një monument i vetë krijimtarisë njerëzore. Disa herë e gabueshme, disa herë mesatare, disa herë  gjeniale e disa herë të tjera kuptimplotë sa të mahnit.

Vladimir Metani është mbase shqiptari që qëndron simbolikisht më afër kësaj krijimtarie, vrazhdën e së cilën e ndjek pothuajse me përpikëri. Ai është një skulptor origjinal dhe siç i ka hije atyre që nuk kanë studiuar art, ka pak ndikime në krijimtarinë e tij artistike.

Skulpturat e Metanit janë kryesisht totem figurative individësh. Për frymëzimin nuk i duhet të udhëtojë larg sepse e merr atë nga duhia e madhe njerëzore shqiptare me gjithë tiparet e saj të spikatura; hundët e thyera, mollëzat e skalitura, qafët e gjata, përpjesëtueshmëritë e gabuara. Por më interesante nga të gjitha këto është burimi i lëndës së parë të artistit.

Për materie të parë skulptori përdor bustet e dikurshme komuniste; kryesisht “klasikët” e fundit Lenin dhe Stalin, dhe padyshim klasikun tonë të vetëm, Hoxha. Me një këmbëngulje të admirueshme Metani copëton nga këto masa gjigante ngadalë e pandërprerë. I merr atyre bronzin dhe i jep këtyre copave të atomizuara një jetë të re. Duke shpërderdhur njëra pas tjetrës okët e bronzit të ri-formuar e duke e zbritur atë në tokë, ai pa kuptuar demistifikon edhe imazhin si kult. 

Është e vështirë t’i shkëputesh ironisë së emrit të vetë Metanit. Ai ndan emrin pikërisht me një nga ata klasikë të cilët po i bren dalëngadalë sikur mola leshin. Ka shumë gjasa që një nga prindërit e Metanit ja kanë dhënë klasikut në mirëbesim fëmijën si për të krijuar një lidhje përkujtimore të patundshme mes tij e foshnjës, e mbase në pritje të një shkëmbimi të vogël favoresh, por duke gjykuar nga vareja në dorë të djalit apo flaka e oksigjenit që pret metalin, jo më.

 

Asgjë nuk zgjat pafundësisht

Studio e Metanit tek ‘Derdhja Precize’ në Kombinat 

Në të vërtetë shumë të paktë janë ata që besojnë tani tek idhuj të rremë. Është e vështirë sot të gjesh dikë që beson tek diçka apo diku. Duke iu përmbajtur temës së ripërdorimit të së shkuarës, mund të themi sot jetohet në kohën e “Shembjes së Idhujve”.

Koha jonë nën diktaturë vazhdon të ketë ndikim të madh për shumë shqiptarë, e mbase do të vazhdojë kështu edhe për viteve me radhë. Dekada të njëpasnjëshme stalinizmi kanë lënë mbresën e tyre në çdo aspekt të jetës dhe kulturës shqiptare. Mbas gati njëzet vjetësh nga rrëzimi i rrëgjimit, ripërdorimi i busteve dhe i periudhës që ata përfaqësojnë  është një nga vetëtitë më të spikatura të modernitetit shqiptar. 2010 ri-zbuloi katërçipërisht etjen tonë të pashtershme për ripërdorimin e së shkuarës së afërt. Në mes të këtyre etheve të arit te ri, ri-shkrirja e ri-derdhja e imazheve te se shkuarës kthehet në një metafore të fuqishme. Proceset e këtij shfrytëzimi janë akoma më interesante.

Nuk mohohet dot potenciali i ripërdorimit të një tematike të caktuar. Leonard Bernstein kompozoi “Serenatën” e tij të famshme, një nga pjesët më të mira të muzikës moderne duke rilexuar “Simpoziumin” e Platos. Edhe në simpoziumin tonë virtual shpalosjet e këtyre ideve për ripërdorim shtrihen aq gjerë sa dhe vija bregdetare shqiptare.

Shpërthimi i kësaj energjie pozitive që ka përfshirë të gjitha drejtimet e mendimit shqiptar është përnjëmend gjallërues. Vetëm bunkeri ka tashmë një panumërti përdorimesh. Në gjuhësi ‘bunkerizimi’ ka hyrë tashmë në leksikun e shqipes si epitet i absurdit, mendje-ngurtësisë e paranojës, kurse vizualisht ai është përdorur si një nga simbolet e jetëgjatësisë fizike te diktaturës. Miniaturat e vogla prej alabastri ne stendat e dyqaneve të suvenireve në Rrugën e Durrësit luajnë me kuptueshmërinë tonën e të tjerëve mbi këtë të kaluar. 

Por edhe ky ripërdorim është shumë larg i të qenit i përkryer. Përjashto raste të rralla si ai i ekspozitës së fundit që dëgjuam para pak ditësh e titulluar “Ardhje”, ripërdorimi i komunizmit nuk shquhet për ndonjë krijimtari mbresëlënëse.  Mos-kreativiteti është mbase i lidhur me vetë subjektin.

Kurthi i vetëdijes’ 2010 nga village-bey 

Debati zakonisht përqëndrohet në ruajtjen apo shkatërrimin e simbolikës fizike apo asaj konceptuale apo të perceptuar të komunizmit. Bernd Fischer thekson se mohimi i gjithçkaje të shoqëruar me regjimin e kaluar është një shpjegim i arsyeshëm përpos asaj çfarë shqiptarët hoqën përgjatë atyre viteve. 

E kështu, gati të gjithë me radhë janë pro ose jo shkatërrimit të monumenteve, mozaikëve, piramidave, të rishkrimit letërsisë, historisë, gjuhës. Kufizimi i zgjedhjes në, Po ose Jo, dhe ngushtimi i debatit, janë mbetje botëkuptimore nga një kohë që pikërisht po kërkohet shfrytëzohet, por mbase një përdorim i anasjelltë po ndodh e mbase shumë nuk janë të vetëdijshëm për këtë.

Sikurse edhe liria individuale që luhatet në infinitin e variacioneve mes jetës e mos-ekzistencës, edhe diapazoni për ripërdorimin i së shkuarës ka një pafundësi zgjedhjesh që largohen relativisht nga polet e skajshme të shkatërrimit apo të ruajtjes. Limitimi i zgjedhjes në dy apo tre opsione nuk është gjë tjetër veçse paaftësia e jonë për të menduar si njerëz të lirë.

Nëse do ish e mundur që njeriu arrogant që mbron me kaq kryelartësi pagabueshmërinë e tij të mundej vizualisht të shkëputej dhe të orbitonte mendjen e tij, do të shihte se materiali  i parë që duhet të shfrytëzohet për ripërdorim është ai vetë, më saktësisht, mendja e tij.

Në “Një diskutimin mes shpirtit dhe trupit” poeti metafizik Andrew Marwell fillon poemën e tij me një ofshamë:

             Shpirti.

             Oh, Kush do ta nxjerri nga kjo zgafellë

             Një shpirt të skllavëruar në kaq shumë herë

             Me hallka të eshtrave që të prangosura lëngojnë

             Në këmbë dhe në duar lidhur e mbërthyer ...

Brengosja e madhe e Marwell-it është burgosja shpirtërore dhe lirimi i shpirtit. Burgosjet brenda e jashtë vetes kanë një rezonancë të veçantë për shqiptaret; gjurmët e tyre janë të shpërndara njëtrajtësisht kudo nëpër Shqipëri. Në librin “Ridënimi”, Fatos Lubonja i ballafaquar me mundësinë e vdekjes në hetuesinë e Tiranës, gjithashtu përshkruan lidhjen e brishtë mes trupit dhe shpirtit:

“Filloja prapë të rrekesha ta përgatisja veten për vdekjen dhe në ato çaste sikur doja të largohesha nga të gjallët aq sa, edhe trupin e bëja të tepërt, të largët, të huaj. Më kapte kjo lloj neverie për të, kurse njerëzit e dashur të familjes më bëheshin gati armiqësore ... Pastaj vinin prapë momentet kur filloja ta ndjeja trupin si diçka të shenjtë, kur i shikoja duart e mija dhe me dukej thuajse e pabesueshme që ato ishin një gjë e imja, që s’do më përkiste më ...”

 

Kopertina në anglisht e librit ‘Ridënimi’ të Fatos Lubonjës 

Botimi këtë vit në anglisht nën titullin “Second Sentence, Inside the Albanian Gulag” pati më shumë jehonë se sa botimi i versionit origjinal në shqip. Nuk mund të theksohet mjaftueshëm rëndësia e këtij libri në Shqipëri dhe, në të vërtetë, ai duhet të jetë një lexim i detyrueshëm për të gjithë shqiptarët. 

Pamundësia për të prodhuar apo vlerësuar diçka kuptimplote për gjithë ato vuajtje dhe fshikullitje humanizmi është diçka serioze dhe shqetësuese. E drejta, imperativa kategorike, morali janë terma të vështirë për t’u aplikuar, por pranimi i humanizmit të përbashkët është një pikënisje e meritueshme. Dickens, në “Bleak House”përshkruan mjegullën në ujdhesën e famshme si pëlhurë gjithë-mbuluese, e cila i bashkonte njerëzit në një përjetesë të përbashkët, por njëkohësisht edhe i ndante ata duke i shtuar paqartësinë e marrëdhënieve midis tyre. Eksperienca e shtypjes apo e traumës nën diktature mund të jetë mjergulla jonë e përbashkët që për të njëjtat arsye na bashkon dhe na ndan. Përdorimi i saj mund të jetë gjithçka, përveç i zymtë dhe i pa-imagjinatë.

Prangat e harruara në Burgun e Spaçit në vetvete nuk tregojnë asgjë. Ato marrin një vlerë kuptimore vetëm në qoftë se i jepet një hapësirë ndriçuese për t’u parë. Po edhe kjo nuk tregon shumë për potencialin tonë njerëzor. Një pirg prangash  transmeton më shumë forcë mendimi. Po të rregullohen në një mënyrë te veçante, p.sh. të saldohen në një siluete njerëzore, tregojmë diçka për thellësinë e procesit. Edhe sikur të shkatërrohet forma fizike e parë dhe të luhet me mendimin rreth asaj forme ose simbolikes siç bën Metani, ruhet vazhdimësia e rëndësishme konceptuale.

Hullimi i mendimit shumëfishon mundësitë krijuese, dhe mundëson mendimin të marri formë në gjithë-plotësinë e vet. Marrëdhëniet mes objektit, subjektit, përmasës hapësinore, mendjes sonë e shumë ndikuesve të tjerë janë, edhe vetëm me një ildisje sipërfaqësore, të pafundme. Në qofte se ka diçka që mund të mësohet nga e shkuara jonë tragjike është se liria e të menduarit nuk është vetëm kurioziteti intelektual por dhe kurajua e të menduarit ndryshe. 

 poezinë e tij ‘Mendimi’, D. H. Lawrence përshkruan humbjen e vetvetes në labirintet e mendimit. 

Mendimi

E adhuroj mendimin,

Por jo xhonglimin dhe përdredhjen e ideve ekzistuese

E përçmoj atë lojë të vetë-rëndësishme,

Mendimi është zbardhja e të panjohurës në vetëdije,

Mendimi është provimi i  teoremave në periferi të saj,

Mendimi është një këqyrje në fytyrën e jetës, leximi i asaj çfarë mund të lexohet,

Mendimi është bluarja me mend e përvojës, dhe nxjerrja e përfundimeve,

Mendimi nuk është magji, apo ushtrim, apo një mori shmangiesh,

Mendimi është një njeri në gjithësinë e tij, i gjithi i pranishëm

 

http://video.google.com/videoplay?docid=-8234933614685942408#

http://www.setboun.com/ALBANIA/Abania%20Today%20R00242/index.htm

20 Komente

bukur. ditë e mbarë, falemnderit bej (nuk eshte hera e pare qe ju falenderoj).

 

 Me qe jemi tek riciklimi i materialeve, kush di t'na thote se ku e kemi pare tjeterkund kete mermerin e kuq te Memorialit te Ushtareve Britanike tek Liqeni, ne kete  fotografi?

Dita e Kujtesës Topi nderon ushtarët britanikë

ke piramida keopsit ?

Qe babe, aty posht te komet:

http://farm3.static.flickr.com/2451/3712312962_7538bb2815_z.jpg?zz=1

 Close, but no cigar! smiley

 

larg qofte atje?

smiley

e mo

same destination is anyway

http://img.webme.com/pic/a/albparajsa/varrienverhoxha.jpg

 Korrekt! smiley

 

 

Mrroklle ma kap i cik kte. Kryetari i Rinise te Partise Marksiste Leniniste te Kanadase e paska emrin Enver Villamizar.

smiley

po e kemi thene qe kujtimi i shokut enver ska per te vdek kurre ne jete te jeteve

Rickilimi-ky fenomen natyror, eshte me te vertete shperfytyrues ne Shqiperi kur ne thelb tij ka "rastesisht" ca atome dhe molekula te nje lende te degjeneruar (pa elektrone, pozitrone etj, vec protonit i cili zoteron 99% te mases se lendes atomike dhe gati me pak se 1% to volumit).

 Eseja qe hap siparin e ciklit "Permbledhje 2010" me duket interesante dhe inteligjente.Dhe menyra e konceptimit dhe kompozimit-nisur nga nje detaj, ne dukje nje pervoje rutine e mbijeteses dhe afirmimit te nje skulptori qe artin e tij e ushqen me kufomat e bronxta - simbole te nje epoke dhe ngritjen e ketij detaji ne nje metafore ironike..

Mbas gati njëzet vjetësh nga rrëzimi i rrëgjimit, ripërdorimi i busteve dhe i periudhës që ata përfaqësojnë  është një nga vetëtitë më të spikatura të modernitetit shqiptar. 2010 ri-zbuloi katërçipërisht etjen tonë të pashtershme për ripërdorimin e së shkuarës së afërt. Në mes të këtyre etheve të arit te ri, ri-shkrirja e ri-derdhja e imazheve te se shkuarës kthehet në një metafore të fuqishme. 

________

Metafora eshte ironike: dikur Metani ka qene nje punetor ne Qendren e ...(?) dhe me duart e tij ka derdhur dhe latuar monumentet e Hoxhes dhe klasikeve te tjere. Tani , ne nje proces te kundert, destrukturon simbolet e te shkuares dhe tashme, me nje status me te larte, si artist, prodhon me te njeten materie turli figurinash-fetishe te pop konsumerizmit. Fotoja e tij nen hijen e simbolit (Stalinit) eshte shume simbolike. Nuk jemi cliruar nga e kaluara si mendesi riciklimi te mekateve tona kolektive.

Me vjen keq qe autori metaforen e riciklimit te se shkuares (te kapur me inteligjence) e ka sakrifikuar perpara imperativit per vizualizimin e dhimbjeve te se shkuares.

Them se edhe pas njezet vjetesh, si shoqeri, ende nuk kemi bere katharsin  e plote.Vetedija eshte kapur ne kurth nga piramida e vlerave te permbysura .Teknologjia  (te menduarit) qe prodhonte kulte vazhdon te gjalloje ne qasjet tona kolektive ndaj individeve qe rastesisht apo fatalisht ngjiten ne skenen e teatrit politik.Klisheja vetem se riciklon materien me veshje te reja.

Te gjithe jemi te ridenuar brenda kesaj klisheje. 

 

Me vjen keq po kjo ese sme la mbrese.

Në mesjetë, kambana katedralesh dhe topa betejash zëvendësuan statujat klasike të qytetërimeve të lashtë

Me një këmbëngulje të admirueshme Metani copëton nga këto masa gjigante ngadalë e pandërprerë.

Shpërthimi i kësaj energjie pozitive që ka përfshirë të gjitha drejtimet e mendimit shqiptar është përnjëmend gjallërues.

E c'qyfyre lexojme perdite! Shqiptarit te mjere mendja vetem per te prishur i shkon. Shfaq admirimin per vrasesit e veprave te artit. Per asgjesuesit e historise. Quhet "gjallerues" dhe "Shpërthimi i kësaj energjie pozitive" fakti se dikush shkaterron gjurmet e artit, qofte ky edhe i periudhes totalitariste.

Po pse shkruani kaq shume o njerez kur jeni  te paafte te zoteroni qofte edhe nje llogjike mesatare?! Pse nuk lexoni ndonje liber te hapni syte? Fundi i fundit kalojeni kohen duke luajtur ndonje domino apo tavell, c'ju duhen "analizat" kur jeni akoma ne stadin e analfabetizmit?!

 

Ps.

1-Nuk eshte keq te citosh burimin e fotove dhe te videos, si edhe autoret: Skulptura Shqiptare

2-Metani nuk gjendet ne "studion e tij", por ne fonderine e derdhjes se veprave te artit, or Tunxh...

Pamundësia për të prodhuar apo vlerësuar diçka kuptimplote për gjithë ato vuajtje dhe fshikullitje humanizmi është diçka serioze dhe shqetësuese.

smiley

Them se edhe pas njezet vjetesh, si shoqeri, ende nuk kemi bere katharsin  e plote. Vetedija eshte kapur ne kurth nga piramida e vlerave te permbysura. Teknologjia  (te menduarit) qe prodhonte kulte vazhdon te gjalloje ne qasjet tona kolektive ndaj individeve qe rastesisht apo fatalisht ngjiten ne skenen e teatrit politik.Klisheja vetem se riciklon materien me veshje te reja.

smiley

Po Spiritus, po nqs krahason ne me fqinjet/te tjeret qe paten histori te ngjashme komuniste/autoriste, prap shikon ndryshime te dukshme, ku me shume e ku me pak. Pse mendon se ndodh kjo, qe jemi ne fund dhe persa i perket kesaj? Do kete dicka pertej trashegimise se mendesise totalitariste, apo kufizimeve qe vijne kur sapo del nga nje periudhe e tille.

Ceshtja eshte nese kjo apo keto dicka/shkaqe, kane te bejne me ne si identitet kombetar pertej historise komuniste, dhe nese po, cfare, apo dicka tjeter?

 

P.S. Bej, flm qe i ndan me ne ketu. Pavaresisht se mund te mos jemi dakort me cdo aspekt te opinion-analizave te tua, ato padyshim jane goxha mbi nivelin e shumices se prurjeve te tjera ketu ne Peshk.  smiley

Do bej nje perifrazim te nje debati televiziv midis Kohl dhe Shreder , ku Shreder i PK kaddidat per kancelar i pergjigjet Khol -it , pas shakase ironike te Kolit se " mbetet me teorine e Marksit " smiley

" S'ka faj ti . Nje teori qe ajo . Po ne i morem Burijen dhe Ju i morret motorrin smiley

Ky beu me vjen keq qe gjith jeten pas burive do frymezohet . Sepse si prodhim i paster dhe me sherbim cilesor nga materiali Broncit kane qene Burijet qe ngrinin derrat per Gjah . Si nuk u orientua nje rresht njehere nga njerez Praktike e Ngjarje me vlere  ?

Megjithate te nderuar admin eshte nje shkrim qe ja vlen te lexohet , me plot referenca qe te ngjallin emocione si dhe kapercime mendimesh per te mos thene te cekuilibruara po themi me te bute "te pa lidhura dhe pa bosht " karakteristike per pelqime ...o nene , o nene , sikur ka ardhe :

Poshte komunizmi ... smiley

 

Une e di qe do ta fshish po lere ta lexoje beu me qe i eshte mbushe mendja se shkruan "essssses" . Ky me lart eshte i variantit "o coc eshte o coku vete " se helbete eshte nga jashte , por lere ta lexoje pak vete qe te "mos mbytetet " ne fjale te tjerrurra per batanije te MbeDhaJa

POROSIA E DRITËROIT
Toka duhet përkëdhelur

Tokën dhe natyrën në përgjithësi duhet ta përkëdhelim, të mos jemi agresor ndaj saj, sepse toka është si njeriu, duhet ta krehësh, t'ia heqësh puçrrat, ta lash, t'i japësh të pijë ujë, por mos e hedhësh në kazan për t'u mbytur. Ne e kemi hedhur tokën në kazan për t'u mbytur, jo për t'u pastruar, jo për ta larë. E kemi prerë, e kemi bërë qose tokën, se ia kemi prerë leshrat, ia kemi prerë pyjet.

Bëjë hesap tani një qose. Toka jonë, nëse vazhdojmë kështu do të quhet një tokë qose, me gërryerje lumenj, me prerje dhe djegie pyjesh, me shkarje toke. E kemi bërë jo vetëm qose, pa gjë, por e kemi bërë dhe çalamane, se rrëshqitje i bie njëra këmbë.

Qose dhe çalamane është toka jonë. Për këtë gjë duhet të punojmë si mjekët që ta shërojmë dhe pastaj të punojmë me perspektivë.

Dhe jo na erdhi tani dhe marrim angazhimin, zotime të mëdha që do të bëjmë këtë, të bëjmë sikur do të bëjmë kërdinë, por duhet që ditë për ditë duhet të merremi me këtë, që të arrish tek ajo që të mos ndodhin këto gjëra, jo kur të vij veza nuk e bën dot dhe e nxjerrim.

POROSIA E DRITËROIT
Toka duhet përkëdhelur

Tokën dhe natyrën në përgjithësi duhet ta përkëdhelim, të mos jemi agresor ndaj saj, sepse toka është si njeriu, duhet ta krehësh, t'ia heqësh puçrrat, ta lash, t'i japësh të pijë ujë, por mos e hedhësh në kazan për t'u mbytur. Ne e kemi hedhur tokën në kazan për t'u mbytur, jo për t'u pastruar, jo për ta larë. E kemi prerë, e kemi bërë qose tokën, se ia kemi prerë leshrat, ia kemi prerë pyjet.

Bëjë hesap tani një qose. Toka jonë, nëse vazhdojmë kështu do të quhet një tokë qose, me gërryerje lumenj, me prerje dhe djegie pyjesh, me shkarje toke. E kemi bërë jo vetëm qose, pa gjë, por e kemi bërë dhe çalamane, se rrëshqitje i bie njëra këmbë.

Qose dhe çalamane është toka jonë. Për këtë gjë duhet të punojmë si mjekët që ta shërojmë dhe pastaj të punojmë me perspektivë.

Dhe jo na erdhi tani dhe marrim angazhimin, zotime të mëdha që do të bëjmë këtë, të bëjmë sikur do të bëjmë kërdinë, por duhet që ditë për ditë duhet të merremi me këtë, që të arrish tek ajo që të mos ndodhin këto gjëra, jo kur të vij veza nuk e bën dot dhe e nxjerrim.

Shkrimtari dhe patriarku Dritëro Agolli rrëfen dhimbjen e tij për përmbytjet në qytetin e Shkodrës, atë që po heqin njerëzit që ndodhen nën ujë, fajtorët e kësaj situate dhe masat që duhet të marrim të gjithë për të ndihmuar këtë qytet.

Unë jam i bindur që prapë nuk do t'i bëjnë këto. Këto janë tani në pije e sipër. Sa i del pija thotë: "E mo, mbrëmë hëngrëm pak mut, nuk është ndonjë gjë."

 

Erased de Kooning
Erased de Kooning Drawing, Robert Rauschenberg

Cfare dua te them me kete Village Bey? Qe te rishikosh pak propozimin se Metani "demistifikon imazhin si kult." Nese propozimi jot do qendronte, atehere Metani duhej pare si ikonoklast i rangut te Rauschenberg. Mirepo, me c'po vej re, Metani nderton ikona po aq sa edhe shkaterron ato. Do e pranoja Metanin si demistifikues te imazhit si kult nese Metani do prodhonte forma amorfe, krejt pa forme e pa asnje lloj trajte kulturore, etnike, apo fundja edhe njerezore; nese nga bronxi i Diktatoreve do prodhonte nje bllah; apo nese do e perdorte punishten e tij per te ndare bakrin nga alumini ne keto bronxe (fundja edhe ne menyre fiktive nese ky proces eshte fizikisht i pamundur). Perndryshe Metani me duket thjesht nje ri-mistifikues i rendomte, i cili sa demistifikon nje regjim apo nje sistem, aq edhe mistifikon nje tjeter.

 

Per nje pikepamje alternative ju tutem vizitoni blogun e z. Maliqi.

Zotni Maliqi, se kisha lexuar artikullin tuaj dhe mu duk interesant. Pikepamja e juaj eshte po aq e vlefshme sa e imja. 

Gjithashtu kerkoj falje qe kisha perdorur nje nga imazhet ne blogun tuaj. Mbas shqetesimit tuaj e hoqa penjehere. Urime dhe per punet. 

http://tonimilaqi.blogspot.com/2009_11_01_archive.html

village, duke qene se jeton ne Angli, nuk ke ndonje artikull per politiken e dhjere angleze kundrejt EU. Prurja qe ti solle ketu, nuk e kuptova per çfar ishte, per vleren e bronxit, a per skluptorin, a per sistemet a sklupturat. Ai pershkrimi Lubonjes ketu, mu duk i bukur, tregonte daljen e qenies nga qenia, pra shikimin qe ti i ben trupit tend nga jashte, si nje qenie tjeter.

Na sill te lutem ndonje artikull qe tregon per sulmet qe shtypi anglez i ben euros dhe BE/EU. Artikuj te tille i japin shkurtimisht dhe gazetat kendej nga kontinenti.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).