Qeveria e Serbisë ka vendosur që t’i heqë vizat për hyrjen e shtetasve të Shqipërisë në Serbi, është njoftuar në gazetën zyrtare të Serbisë.

Në Republikën e Serbisë mund të hyjnë pa viza shtetasit e Republikës së Shqipërisë, bartësit e të gjitha dokumenteve valide të udhëtimit të Republikës së Shqipërisë, thuhet në vendimin, të cilin më 26 nëntor e ka nënshkruar zëvendëshefi i qëverisë Ivica Daçiq, ndërsa hyn në fuqi një ditë pas publikimit në gazetë.

Shqipëria ka hequr vizat për shtetasit e Serbisë në prillin e vitit 2010.

19 Komente

Ja dhe ne Serbi pa viza,ca ti boje Sala mo ketij derr mileti. 

smiley

Je priceless smiley.

smiley

DD

Hëh? Pse, nuk lejohej kalimi pa vizë më përpara? :-/ Unë kam kaluar në 2009-ën.... ç'të ketë qenë vallë?

Me demek, ene po t'jena me bisht kalojm pa vize ne Nova Serbia?(perkunder Stara Serbia qe qenka Fusha e Mullenjave)  Se para 100 vjetsh thojshin neper Paris se soji yn o le me bisht. Ishte ul i her n'tavolin me kto Shkijezmatiket Pader Fishta, e kur nigjoi ket thagme, u ngrit prej i tavoline tuj thon 'vij prap kur t'm gjeni bishtin'

Nejse, hec aty Gocja e Cecja do perzihen me Amudsendiljot tane neper baret e Beligradit, e ka me u rrit temperatura shum

e kishin ftuar njehere Fan Nolin ne nje mbremje te seres se larte, diku ne Boston, thone....  gjate mbremjes,  nje zonje qe ishte ulur ne tavoline prane tij, kur mori vesh qe imzot Fan Noli ishte shqiptar, e pyeti:  pater,  thone qe ju shqiptaret keni bisht.  a eshte e vertete??  pooo i tha Fan Noli.  shume e vertete eshte... vetem se ate bishtin,  e kemi perpara.smiley

very good news

ishalla ritkthehet dhe linja direkte  e avionit

Brado, kto dun Lepa Brenen ene i her te re ma ia u pru Sala n'tepsi, o vlla.

Ose t'ju sjelli naj kulet me pare te Bayerischer Hof kur iu hum kuleta...

se kuptoj se cdo kerkojne shqiptaret ne serbi ? ment e kokes?

nderkohe qe po pergatiten bisedimet midis Kosovarve e serbve, serbet shkojne dhe heqin vizat per shqiptaret ????

dicka nuk shkon ketu.

????? S'ka asgje qe nuk shkon, perkundrazi. Serbet me ne fund vendosen te respektojne parimin e reciprocitetit per heqjen e vizave. Ne, shqiperia ka mbi 4 muaj (me duket) qe e ka hequr regjimin e vizave per qytetaret Serb. Keshtu, qe Serbet vetem sa na kthyhen borxhin.

Te shkosh ne Serbi nuk eshte te kerkosh "mend e kokes". Ka shume aresye per te vajtur atje, por me kryesoren po rendis udhetimet dhe negociatat e biznesit. Vetem kaq mjafton per te kuptuar se jo vetem qe nuk lemend e kokes por perfiton nga shkembimi ekonomik.

Ti Berbero mund ta fillosh turneun e Evropit nga Beogradi tani...

mbase na iken lubonja me klosin 'per studime' ne bardhograd se ne ne mesjete kemi qene miq te medhenj thone ca e ca

mbase na iken lubonja me klosin 'per studime' ne bardhograd

dhe natyrisht ,atje kane per te zbuluar qe gjyshi i Skenderbeut, ka ''lindur'' ne Beligrad.smiley

Lere se do i ngelet qejfi Artan Lames se kohet e fundit sikur e ka marre ai persiper detyren madhore te kthimit te shqiptareve ne temen e majmunit, pra ne qenie thjesht biologjike dhe aq.  Keto duan te bejme metamorfozen seprapthi, mendje te medhaja paskan qene, Lubonja, Klosi, Lame, si e ka ai tjetri me syze qe ka qene dikur keshilltar i kryeministrit, Jazekxhiu & co.

shyqyr mo se shum e kane vonuar

ne beograd jete nate..nomi

Nuk e di po kam shkuar ne Beograd dhe ne eshte dukur qytet koti dhe per jete nate Tirana nuk eshte per te qare hallin.

Kryeqytet tamam ndertesa te bukura,vepra arti,vajza te bukura dhe me jete nate eshte Budapesti.

 

Jo mer plak, ishe ti ne kalemegdan? po te rruga dorcol? po te clubet Tube apo Energija? aty qe nami mer ti ca flet..merrshin femrat kot der ne 4 te mengjesit, jeta nates ne tirane eshte plere, ne dimer qe ne 8 nuk shef me rob ne rruge, rrine femrat ne klub nga 3 ore me nje pije para mo amon

Nuk po e ngrej jeten e nates ne Tirane,thjesht them se Beogradi nuk mu duk ndonje gje.Ndoshta sepse e pashe pasi kisha shkuar ne Budapest me pare...

Per mua Budapesti ka jete nate te vertete.Ka dhe Parisi apo Londra por cimimet jane shume te larta.Ne Budapest ka jete nate cmimet jane te aresyeshme dhe njerezit jane shume miqesore.

Pastaj cdo gje eshte me shije.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).