I fejuari i vajzës së Jozefina Topallit, është emëruar në Ambasadën Shqiptare në Paris, në sektorin e Kulturës. Bëhet fjalë për këngëtarin Luiz Ejlli, emërimi i të cilit është bërë disa muaj më parë dhe këto ditë ka zyrtarizuar fillimin e punës në Paris. Emërimi duket se është nxitur nga fakti që vajza e zonjës Topalli është studente në Francë dhe më këtë rast bashkëjetesa me një djalë që punon në ambasadën shqiptare lehtëson infrastrukturën e jetës së tyre në Paris. Ministria e Jashtme në Tiranë, e konfirmon emërimin.

 

113 Komente

 infrastrukturën e jetës së tyre në Paris

Po taksat per kto dite te veshtira i paguajme.

Ja kjo eshte Shqiperia jone tribalo-primitive...Diplomatet vendosen ne qarqet familjare dhe mberijme tek rasti skandalozh i Almir Rrapos

 

Dhëndri i Topallit, emërohet Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Paris   Elona Demollari/Lindita Çela 

 

Ambasada jonë në Francë, një çerdhe familjare për qokat e politikës. Këngëtari ende student, i bashkohet ish-bashkëshortes së Fatos Nanos

Luiz Ejlli, këngëtari i njohur edhe si i fejuari zyrtar i vajzës së Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, sapo është emëruar në mënyrë të habitshme, Sekretar i Parë për Kulturën dhe Turizmin në Ambasadën Shqiptare në Paris.
Dje kanë qarkulluar lajmet e para se z. Ejlli është emëruar atashe në këtë ambasadë dhe pas interesimit të "Shekullit", një burim nga Parisi konfirmon se dhëndri i znj.Topalli është emëruar në postin e sekretarit të parë të Ambasadës: "Jo atashe, se atasheu e ka rrogën të ulët, - shtoi me ironi burimi diplomatik i "Shekullit" në kryeqytetin francez.
Qokave të politikës i shtohet kështu edhe një tjetër rast flagrant i emërimeve nepotike, për të cilin sigurisht shoqëria shqiptare dhe publiku do marrin si përgjigje vetëm arrogancën e emëruesit, në këtë rast zonja që drejton Kuvendin e Shqipërisë.

Vajza e saj, kalon bashkë me të fejuarin nga Strasburgu, ku studionte, në Paris, por Parisi është i shtrenjtë. Emërimi e ndihmon goxha çiftin e ri të bëhet me rrogë dhe shtëpi. A nuk është e bukur jeta? Sigurisht, po të kesh mamin apo babin me pushtet, në Shqipëri jeta është jo vetëm e bukur, por edhe e lehtë.

Por Luiz Ejlli nuk është i vetmi emërim nepotik në këtë ambasadë. Ambasada shqiptare në Paris është kthyer në një çerdhe familjare të politikës së Tiranës. Gjysma e diplomatëve shqiptarë në Paris, kryeqyteti ku luhet integrimi i Shqipërisë në BE, nuk kanë asnjë lidhje me diplomacinë, por vetëm me politikanë që i kane emëruar ata.
Zonja Rexhina Nano, këshilltare ekonomike e ambasadës me banesë të përhershme në Francë është emëruar aty për të qëndruar pranë bijës së saj, qe ka mbaruar studimet në Francë. Emërimi në ambasadë qe mjaft oportun për ta bërë të lehtë këtë. Sa investitore franceze ka sjellë si zonja Nano në Shqipëri? Në ministri të jashtme fytyra e saj është e panjohur, z. Hqaxhinasto le të flasë, nëse nuk është kështu...
Ka edhe persona të tjerë në këtë ambasadë, emrat e të cilëve mund të gjenden lehtë në faqen zyrtare të ambasadës dhe si për çudi kanë mbiemra shumë të njohur në Tiranë.
Shqiptarët janë mësuar tashmë me pezmin që shkaktojnë këto emërime, por është për të vënë duart në kokë që në ambasadën më të rëndësishme në Europë, pas Brukselit, Shqipëria nuk ka as edhe një diplomat karriere.

Ambasadori Ylljet Aliçka, me gjithë cilësitë e larta humane dhe artistike që mund të ketë, nuk ka formim apo stazh diplomatik. Çdo të mendonte Shqipëria, sikur amerikanët, francezët, apo gjermanët, të sillnin në vendin tonë si ambasadorë njerëz pa lidhje me diplomacinë?
Në Paris, në fakt, kjo që po ndodh në ambasadën shqiptare nuk shihet aspak mirë.
Në listën e emërimeve në këtë ambasadë, veçojmë edhe emrin e atasheut ushtarak që ndodhet në atë post prej rreth 10 vitesh (!), një zyrtar dhe njeri jashtëzakonisht i mirë, siç përshkruhet nga kolegë dhe të njohur. E përshëndesim, e respektojmë, por një vend serioz ka rregulla dhe jo miq, nuk mund te lihet 10 vjet në një post në ambasadë i njëjti njeri, e sidomos në dosjet ushtarake (qoftë edhe për ato rreziqet konfidenciale që i kemi prekur pak ditë më parë në çështjen e laptopit misterioz të zhdukur nga selia diplomatike e Nju Jorkut).

Skandali, darka e 28 nëntorit me pagesë për shqiptarë në Paris

Që prej 20 vitesh është hera e parë në këtë 28 nëntor 2010, që në Paris, shqiptarët e atjeshëm kanë përjetuar një fyerje në identitetin si shqiptar. Është traditë që për festën kombëtare, diaspora mblidhet rreth ambasadorit. Nuk janë patatinat që i mbledhin njerëzit, por dëshira për të parë njëri-tjetrin një herë në vit; Kjo ditë është po ashtu rasti i vizitave që bëjnë në pritje dhe autoritetet e vendit pritës (diplomatë e funksionarë të larte francez). Niveli i përfaqësimit të tyre është tregues i vëmendjes që tregojnë ndaj vendit tonë. E pra, stafi aktual në ambasadën tonë në Paris, do të mbahet mend si stafi i parë që e preu këtë tradite vitale. Arsyeja? S'kemi buxhet. Shteti shqiptar harxhon 1 miliard e gjysmë euro për të bërë një rrugë që shembet dy herë në muaj, dhe nuk paska 2 mije euro për ca shishe me fanta e koka-kola, që shqiptarë Shqipërie e Kosove të gjinden njëherë në vit kokë më kokë në tokë të huaj e të bisedojnë?

Është një skandal dhe burracakëri ajo që ndodhi këtë vit kur në Tiranë trumbetohen suksese ekonomike dhe bollëk etj. Festën në Paris ambasada ja dha një "nënkontraktori", dy vëllezër shqiptarë maqedonas që kanë një teatër-restorant, ku bënë një darkë me "Pagesë". Të paguash për të shkuar tek festa e vendit tënd, ka qenë një gjë që nuk e kanë përtypur dot shqiptarët e Parisit. Nuk vajti thuajse askush nga diaspora e Shqipërisë përveç ambasadorit.
Sikur pagesat që bën diaspora për dokumente konsullore të ruheshin për këtë ditë feste kombëtare që të organizohet denjësisht, problemi do të ishte vetvetiu i zgjidhur. Në këtë ditë pritje, vetëm nga takimet midis funksionarëve e investitorëve francezë dhe diasporës shqiptare, fitohej aq shumë me lidhje dhe shkëmbime kartëvizitash, sa puna që mund të bëjnë gjatë një shekulli Rexhina Nano apo dhëndri i Jozefinës.


Web site i ambasadës

 

 

 

 

Pervec skandait te pjesa e pare une nuk sho ndonje problem tjeter. Sikur sulmet ndaj Alickes te vinin nga ndonje burim tjeter edhe mund t'ia vlenin te merreshin ne konsiderate por kur vijne nga Tema, kjo eshte shume e pabesueshme pasi nipi i Ylljetit ka proces gjyqesor te hapur me Meron, per rrahje.

Puna e festes se Pavaresise, nuk perben asnje skandal. Perkundrazi tregon se kete vit shoqatat shqiptare ne Paris po bashkpunojne per promovimin e artit shqiptar me rastin e dites se Pavaresise. Prej vitesh festa eshte organizuar ne forma te ndryshme. Nje ceremoni e organizuar nga ambasada per diasporen dhe te huajt, e cila nuk ishte me patatina se ishte ne Hotel Lutecia me goxha catering. Festa (me aheng) e organizuar nga shoqatat rinore, qe behej me kontributin e organizatorve dhe me pagesen ne hyrje, qe sherbente per qerane e salles, fonine dhe pijet e ushqimet. Dhe e treta nje darke ne restorant e organizuar nga nje shoqate shqiptare, ku secili paguante cmimin e menuse se negociuar me pare me restorantin.

Sivjet me sa di une keto te dyja jane grupuar ne nje aktivitet me serioz dhe me nje cmim qe eshte mese normal. Nga fotot qe une pashe aty ishin mbi 60% diaporiste Shqiperie. Nuk besoj se keto te dyja e njohin me mire se une diasporen shqiptare ne Paris. Ndaj ajo qe thone eshte nje MASHTRIM i turpshem.

Nqs ceremonia e ambasades nuk eshte organizuar kjo eshte ceshtje tjeter dhe nuk duhet ngaterruar kurresesi me festen e organizuar nga shoqatat e ndryshme qe une e di shume mire se c'heqin per te organizu keto aktivitete.

Tani ta marrim vesh, ky eshte i fejuari apo dashnori?

I fejuari eshte...(shume pak rendesi ka etiketa, "dashnor", "bashkjetues" apo "i fejuar&quotsmiley Ketu flasim per abuzim te hapur te postit qeveritar .Ai  ka lidhje me vajzen e Jozefines dhe transferohet direkt ne Abasaden tone ne Parist dhe jo si punojes i thjeshte, por si sekretar kulture....

Po mire te na behet neve qe paguajme taksa per berishovicer, topaller, fazlliqer &co. Jo vetem per ata por tani edhe per dasnor e dashnore qe mund te kene ata, femijet, neperit apo mbesat e tyre.

ai do bahet deputet ne 2013 ju kjaheni se asht sekretar per kulturen smiley

i paska dhane nana leje Luizit me marre vajzen e Jozit smiley

U dashka marre me topalle dmth..

duhet me kene pak andikapat keshtu ne pergjithesi , se perndryshe s'ban hejr smiley

smiley

ai paskesh qene qun me mend ere

25 vjec, eshte bo kangtar vip (fiton cmime te para qe jane me leke ) , studjon n'france, ka gru, ka shpi ne paris, eshte dhe sekretar (ambasade) .

i qafshi hallin Luizit juve, rrini rrini, bohuni varkare ne shkoder smiley

rrini rrini, bohuni varkare ne shkoder

Te lutem mos i jep material z. Kryeminister per fjalimin e rradhes ne Shkoder, se mund t'a hapi me "te nderuar varkarë e varkare...". Eshte ca e sikletshme.

 

Do ia hane shpirtin francezeve duke kenduar

 

Ne mos shpirtin ...

nejse mo

qeshu rini ...!

te drejte ke ta morrsha; dicka midis kunatit te shokut xhamal dhe dhendrit te shokut zhozefin topall..

 Asgje nuk eshte me cudi ne kete vend.

Ai qe do cuditej me kete lajm,s'do kishte  fare haber  nga Shqiperia!

keto s'jane vecse veshet e gomarit, po vdesim ne per icik lajme nga fronsa smiley

Do japi doreheqjen kryeministri se nuk ka more masa dhe o blloku Parisi nga bora dhe ka pas aksidente. Kjo pavaresisht se ishte i paralajmeruar se bore kishte ra ene nje here tjeter kete vit.

Ore po kot me ju pyte, po ne Milano vazhdo si konsull vellai i Jozit dhe krye-konsulle shoqja e ngushte e saj? Po me ate shoferin e konsullates car u bo?

opo kryeministrat e fronses vene e vijne, sa te kemi presidentin sarkozy s'na prek tufani, as serb dushani as turk sulltani.

Ku eshte problemi?!  ...shteti nuk rregullon dot te gjithe Shkodren nga permbytjet, por ne shenje solidarizimi me problemin e dhimbshem te popullit shkodran, i ka permiresuar "infrastrukturen e jetes" 2 te rinjve shkodran qe duhen. 

haha! shume mire e ke

 E mo mos  duhet marre dhe me keto gjera? Po ne se nuk do te vinte  dhenderri i Topallit kush  me pare atij? Nga kjo  na u prish  zoija ? Nuk ja vlejne llafet e  te behemi si grate e keqia ne  shqipot...

Ketu po .."derdhet fuçia me vaj" ne u dashka te gjurmojme.... nje kokerr ulliri ! Nuk jam per keto une .Mund ta kem gabim

Nga nje koqe e nga nje koqe ulliri mbushet ajo e shkrete fuci apo voze si i thone smiley

Denohet jo per masen e demit te shkaktuar por per shembullin e keq qe perciell.....

 Deksha per ta sa t'mir jane!!! Ambasada e ambassador??? Po ambassador nuk asht kurrgja ma!!!! Kurrgja!!! Po kta jan per mu vu Presidenta t'shbave po i past nana me jet sa t mire jane si dy pllumba kraheshkruar! (se te dy bashke ndoshta i bajn vitet e shkolls qi ka ba obama... n'kjoft se nuk i bajn, tesh jua jep Xhozi ndoj vit borxh lol)

"Parlez vous Parl(a)ement", kushtet per kualifikim ...

 E ca ka per lajm ketu?

Po pse ca prisnit ju te dergonte ne ambasade ajo dhendrrin e Maqo Lakrorit?

Ore ju ose jeni naive ose budallenj.

Brad per keto vende pune, ashtu si dhe per shume te tjera ne administraten e nje shteti serioz, duhet te kete kritere, konkurs dhe transparence. Perndryshe, dalim tek teoria ime qe kete shtet e kane pushtuar maloket.

Hihihi me vje keq qe po ta them vllajo po ti me dukesh si ato komunistat e Maos, eeej eshte viti 2010 me jo viti 1990 leji keto naivitetet femijnore se ke per te ngel ter jeten tu pa elektrik blu, ne kapitalizem ka interes jo enderra me diell si sheh ti.

smiley  po pse naivitet eshte te kerkosh qe vendet e punes ne administraten shteterore te behen mbi bazen e meritokracise? Mesa di une kapitalizmi eshte nje rend demokratik dhe ne baze te saj eshte transparenca. Sigurisht qe ka interesa, por ato duhen realizuar pa cenuar zbatimin e ligjeve dhe urdheresave ne zbatim te tyre. Me vjen keq, por spaske kuptuar asgje nga jetesa ne amerike, ose jeton si ne rrethim.

po mire, perpos gjithe fjaleve te thene ketu, a di njeri te thote se cfare moshe ka djali? Sa i shkolluar eshte? Per cfare ka studiuar (nese ka studjuar) dhe a ka ndonje eksperience pune dhe qe lidhet me emerimin e ri ne ambasaden tone ne Paris? Per mua keto kane rendesi per te gjykuar dhe jo se i kujt eshte.

 Hahahaha!!

Sa t'korruptume jane keto degjeneratat e Sales mer ti eej!! 

Edhe sa m'bohet qejfi kur i shikoj keta shakllabanet e Saliut ketu ne Peshk kur sperdridhen me i justifiku keto tmerret e ketynve qe kane ciper!

 

P.S.

Krahaso tashi ti, Javer Malon me Luis Ejllin!! smiley

Kupto ti tashi dramen e ketynve??

Hak e keni! Si Xhozin edhe Ciljeten, dhe tani edhe kete Ejllin!

 

 

dhe kta dun mu n'mes frances mer ti, jo nai gjermani a zvicer

dun n'francet  tamam si xhaxhi enver

 smiley 

Jo, jo si Anwari!

Si Zogi, se edhe ai e ka "honger nje rruge France"! 

po jo mer

osht inati modh, se Anweri dhe gjithe te priviligjumit e atij sistemi e hanin nai rruge france per studime, kshu copa copa, si Lewizi smiley

Edhe kushedi sa ju ka plas xhani athere, e tashti, mu qaty, n'mes t'parisit po ngrefen smiley

 

 Ah, inotet e moshes s'njome dalin me shpyrtin tha!! smiley

Sa vajza ka Jozafina?

po nji mer ka

vetem nji

dhe kta bejne si gorre per nji dhanderr te vetem qi eshte rregullu me pune smiley

tashti dhanrrin sdo ta lame pa pune, apo nuk menon kshu ?

smiley

Shyqyr qe nuk paska nja shtate a tete vajza.

Nuk e kuptoj pse nuk i jep ndonje burse Josefina dhenderit e te vertiten ne Paris pa i rene ne sy njeriu.

ku ta gjeje te kishte shtate e tete se do kishte dale ne selamet edhe ndonji nga ne ose tete cuna fatlum

ju vazhdoni mendoni si komunistet. ik futuni ne ndonji manastir

 

ju vazhdoni mendoni si komunistet

Cfare eshte kjo parulla qe ka zevendeuar:" ju jini armiq te klases".   Tani shoqes Joefina ti rroje dhenderi e ishalla te kendoje sa te kete fuqi aty ne Paris.  Po them qe nja shtate a tete kengetare neper ambasada si shume jane.

Une s'e kuptoj revolten ketu. Cfare te keqe ka nese nje 25 vjecar, profesioni i te cilit deri tani ka qene vec te kendoje, te jete Sekretar i Pare i Ambasades tone ne nje vend "te vogel" si Franca? Eh...

 Ktu s'ka asgja per m'u rrevoltu, aq ma teper kur dihet qi djali i plotson kushtin (t'jete njeri i afert i Sals apo Xhozit), qi t'baje ate pune dhe t'mbaj ate pozicion... smiley

Edhe me mendu pra se secili nga ne mund t'ja kishte rrejt mendjen vajzes Xhozit, se po t'kishim dhe dipllomen e universitetit do kishim kene Ambassador, jo thjesht sekretar... lol

 

E ka vne dhendrrin te punoje krah per krah me nusen e "atij te mencurit" qe donte te behej President....Eh keto konjukturat e dekompozuara te "elites sone politike"

Kur degjoj Jozin te flase neper intervista apo parlament, me kujton ato shiteset llafazane te tregut te zarzavateve(edhe ato kane me teper kulture)

E car do me thone ti me kete, qe e ka fajin Jozi qe po rriten cmimet e fruta perimeve ne prag te festave?

@gjembi.  Mos ja u vere re,  eshte pune xhelozie.  Pastaj ka akoma njerez me lakra ne koke qe nuk e dine c'eshte kapitalizmi.

 Nga e gjithe kjo vetem nje gje me ben pershtypje,si nuk e ka bo Ambasador,por prape une nuk mund te habitem se e njoh modestine e Jozit.

 LOL 

smiley.

Si ia behet me shkrujt automatikisht "priceless" pas cdo postimi tat?

 popra je bo simpatik o Brad me keto postet qe kam lexu se fundmi gjothmon kshu paske qen ti ? apo te kam ngatrru me nojtjeter ? Monda ma bej hallall heshtjen por kam qen over bizi smiley

S'ka problem goce, se do ma kthesh kusurin se s'ke nga vete smiley.

Bradin s'e njef ti?  I vetmi peshk qe kam lobuar per heqje statusi abuziv.  Te denon perendia smiley.

Brado, ftesat per dasma behen dyshe, behu gati t'i vemi ne dasem ambasade Alideas smiley.

 Po mi po smiley po te pres meqe bie fjala uroj te vish suun smiley 

sa per dasmen nuk e di se me sa shoh nuk ka mo vende ne ambasada  , hahahah dhe kandidatet jan zene te gjith !!

Pfff PeshkuPaUje asht shum shum kapitalisto-kommunist! Evil!

Tamam - ose, ngaqe Ambasadoret sikur i miraton Presidenti, Jozi e di qe Topi do e hidhte poshte ngaqe ktij seksi djale ia kishte vene syrin edhe goca e tij.

O toc kuklle mos fol budallalliqe se njerzit nuk e hane fare humorin knej. E shkru ti per gallate ketu e neser e ke ne faqe te pare te gazetave. Se kaq arrin niveli i tyre.

hahaha!

 Na rrofshin studimet per IR  smiley 

 Shko mi martohu me cunin e Jemin Gjanes.

smiley

te hangert dreqi se une qesh tuj ja thane irisit ne mjes

po me duket se ai e ka martu qunin mre

smiley Ik e ik, ju s'te  lini te punosh! A behet ban nga peshku per nje muj, me leje?

p.s: ne argjentine ky? smiley

po jo mi

jurudiken ne tirane ka maru , te pakten ai cun qe i njof une smiley

po si te rregullosh biografine moj xhane, te hapen te gjitha rrugen, dac per argjentine e dac per zelanden e re

vec hap gojen ti smiley

 

 Puno ti puno,dil mi ne vlore kur te vije Patozi kape per xhelesh se beqare eshte ai,eshte i shemtut,pune e modhe,se mos do punoi ai ne ambasade,ti do punosh.

Zoti ju shtofte humorin juve! smiley

 Vallahe nuk e kam nermen smiley hiç

Si mund te mos ua plotesoje deshirat mami zhozi atyre dy pellumbave te demokracise..Pse nuk e meriton zhozi pak nepotizem, pas gjithcka ka bere per shkodren dhe gjithe malci jallian, mer pis milet..

 Me e dite ai qe e marto cunin ?Qe neser e fillon tjetrin.

smiley

Po pse me kaq mllef o njerez, ja, ai edhe fren...kshu, Italisht di. (kjo kenga eshte per PF se ai me duket e kishte qef smiley )

Besoj tani eshte pjese edhe e teksteve shkollore..

 ç'ne ne skaf e bija e kryeparlamentares Jozefine, nuk e di ajo se shefi i qeverise i ka ndaluar skafet. 

Ky ishte dhe nje nga shkaqet qe vura ate foto Pjer....Skafet jane te ndaluar vetem per "disa"

------------ Nuk e le vjerra te rropatet o jo-------- Me falni per gjatesine e thashethemit....

 

Luiz Ejlli, këngëtari simpatik nga Shkodra, është bërë fillimisht i njohur për të gjithë ne tek “Ethet e së premtes mbrëma”, në edicionin e dytë të tij ku edhe fitoi çmimin e parë. Nuk vonoi shumë dhe në festivalin e dhjetorit të po atij viti ai doli i dyti, ndërsa pak kohë më pas serish në festivalin e fundvititm fitoi çmimin e parë duke përfaqësuar Shqipërine në Eurovision 2006. I është rikthyer skenës, pas rreth tre vitesh shkëputje dhe përsëri ka preferuar festivalin e RTSH. Ai është një nga konkurentët e përzgjedhur dhe do këndojë një kompozim të Shpëtim Saraçit, por kësaj rradhe nuk do të jetë vetëm, por në duet me Juliana Pashën, ndërkohë që bashkëpunëtorë do të jenë çunat e Produkt 28.

Luiz, u bë kohë që nuk të kemi parë të këndosh, me çfarë je marrë, nga ke humbur?

Epo është pak e vështirë të këndoj që nga Franca , ku tashmë kam 2 vjet që jetoj. Pas nje viti shkolle për të mësuar frëngjishten, momentalisht vazhdoj studimet në vit të parë në qytetin e Strasburgut për juridik dhe ekonomik, ndërkohë edhe punoj për të siguruar jetesën.

Si të duket Franca dhe francezët?

Fatmirësisht kam patur mundësinë të provoj edhe vende të tjera për të jetuar si Italia, Greqia, Amerika ... por Franca është padyshim vendi që më ka pëlqyer më shumë të qëndroj. Atje nuk ka paragjykime, nuk të sheh njeri se nga vjen apo ku shkon, aty vlerësohesh për atë çka je dhe di të bësh dhe kjo është e rëndësishme. S’të thotë njeri “malok” atje (qesh).

Po në Shqipëri do të kthehesh pas studimeve apo do të vazhdosh jetën andej?

Duke patur parasysh që jam ende në vit të parë dhe i kam ca vite përpara se të përfundoj shkollën, nuk e kam vendosur, megjithatë qejfi ma ka që të kthehem dhe të jetoj këtu sepse sido që të jete si vendi jot nuk ka. Gjithsesi është akoma herët për të folur me bindje, kur të vijë momenti do shoh e do bëj.

Po për konkurimin në Festivalin e 47-të të këngës ç’mund të na thuash? Si të lindi ideja?

Meqë u bë kaq kohë që nuk këndoj, se andej ngela duke kënduar vetëm në dush, më mori malli për skenën. Duke qenë se ky është i vetmi festival që të jep mundësinë të këndosh live, atëherë unë parapëlqeva që të prezantohem këtu me këngën time. Kontaktova me patriotin tim, kompozitorin e mirënjohur Shpetim Saraçi dhe gjithë këto ditë po merrem vetëm me provat e këngës.

Kesaj rradhe nuk je vetëm por në bashkëpunim me Juliana Pashën dhe si këngëtarë mbështetës keni grupin Produkt 28. Ç’mund të na thuash më tepër për këte treshe interesante?

Juli është një këngëtare e cila nuk ka nevojë për fjalë, vlerat e saj vokale njihen tashmë, ajo ka një zë potent, është dinamike në stilin e saj, ndërsa unë nga ana tjeter jam me i butë, më pëlqen të këndoj qetë prandaj një kombinim i tillë na u duk i lezetshëm. Ndërsa çunat e Produkt 28 janë te tre shumë të talentuar, bëjnë muzikë profesionale dhe dinë të sjellin materiale të kohës, ndryshe dhe me stil. Besoj se me një bashkëpunim të tillë do vijmë bukur tek publiku ... të shohim.

Po ndonjë klip ke në plan të realizosh, ende nuk e kemi parë një të tillë nga ti?

Jo, për momentin i vetmi angazhim i imi artistik është të jap maksimumin në festival, pastaj me të mbaruar pushimet, do t’i rikthehem jetës time studentore. Sa për klipe, nuk i kam fare në planet e mia të afërta, ndoshta sepse muzika sido që të jetë, do të ngelet sekondare në prioritetet e mia.

Kush është primare në jetën tënde tani?

Tani primare është të siguroj të ardhmen time, që do të thotë të fokusohem fort tek shkolla sepse këto janë ato vite te cilat mendoj se do të vulosin mirëqënien time. Andej edhe të jesh i biri i Sarkozy, nuk ta var njeri po nuk mësove, prandaj të gjitha energjitë e mia i kam vënë në shërbim të shkollës.

Po ndonje franceze nuk ta ka marrë zemrën këto dy vjet?

Jooooo.

Mos do të thuash që gjithë ky çun nuk e ka një të dashur?

Çuni e ka të dashurën po nuk është franceze, është shqiptare.

Po ku e ke njohur, këtu apo andej?

Këtu, këtu.

Sa i dashuruar është Luizi?

Shumë i dashuruar, s’ka qenë ndonjëherë më shumë.

Po si e ka emrin vajza?

Si shumë po kërkoni. Po jetoj një histori dashurie shumë të bukur prej 3 vjetesh me një vajze që më kupton, me bën të ndihem mirë, i plotësuar dhe sigurisht i lumtur. Nuk është thjesht vajza që dashuroj por është edhe shoqja ime më e ngushtë. Ndihem shumë me fat që kam pranë meje një femër të tillë. Kaq! Të tjerat pastaj nuk kanë rendësi, na përkasin vetëm mua dhe asaj, çdokush tjetër është i tepërt...

Megi, vajza që e bëri Luizin të linte Shqipërinë 

Siç e lexuat edhe nga intervista, Luizi nuk tregon gjithçka dhe në fakt ai eviton një detaj shumë të rëndësishëm, identitetin e vajzës me të cilën ai po jeton një histori dashurie tre vjeçare, ndërkohë që ky është një fakt i ditur tashmë nga të afërmit dhe miqtë e tij. E vërteta është se Luizi, djali 23 vjeçar nga Shkodra i cili me karizmën e tij arriti të fitojë Ethet dhe një çmim të parë në RTSH, është i dashuruar me një vajzë e cila ka një mama shumë të njohur. E kemi fjalën për Megin, vajzën e kryetares së Parlamentit Jozefina Topallit. Dy të rinjtë, si dy shkodranë dhe pothuajse moshatarë, mbase mund të kenë patur edhe njohje të hershme, por ata kanë filluar të shihen në shoqërinë e njëri tjetrit rreth tre vite më parë pikërisht atëherë kur Luizi ishte në kulmin e suksesit të tij si këngëtar. 

Thuhet se Megi ishte një dashamirëse e muzikës dhe mbase ky fakt ka qenë i mjaftueshëm për t’ia bërë rrugën më të lehtë Luizit, drejt vazjës brune e cila ndër të tjera është edhe mjaft simpatike dhe ka mjaft ngjashmëri në portret me të jëmën. Megi dhe Luizi nuk kanë mundur të shoqërohen aq lirshëm sa të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë për vetë faktin se vajza kishte një nënë Vip. Fotografët kanë arritur të kapin vetëm një moment ku Luizi dhe Megi janë në shoqërinë e njëri tjetrit, në natën e ndërrimit të viteve 2006-2007 tek “Tropikal”. Ndërkohë duket se lidhje e tyre nuk ishte nga ato kalimtaret, tipike të moshës 20 vjeçare, por një ndjenjë shumë më e thellë. Kjo bëri që Luizi të lërë Shqipërinë dhe bashkë me të edhe karrierën si këngëtar të cilën sapo e kishte nisur dhe të shkonte në Francë aty ku Megi studion ose më saktë në Strasburg, aty ku Megi 20 vjeç është në vitin e tretë të Universitetit Luiz Paster. 

Siç e lexuat nga intervista edhe Luizi është futur në shkollë dhe përveç kësaj largësia nga ambienti dhe të qënit vetëm, duket se i ka lidhur më shumë dy të rinjtë. Dashuria e tyre nuk ka nevojë për koment pasi vetë Luizi tregon se ajo vajzë e ka bërë shumë për vete. Natyrisht të vjen keq se pse duhet që një djalë i moshës së tij të jetë kaq i kompleksuar për të fshehur identitetin e vajzës që dashuron, qoftë kjo edhe e bija e Jozefina Topallit. Një djalë i mënçur, i shkathët, i talentuar dhe mjaft simpatik siç është Luizi, duket se ka mjaftueshëm cilësi për të qenë jo vetëm i dashur dhe mik perfekt i një vajze, por edhe një dhëndër ideal për prindërit e saj.
 

 Diplomacia qeka biznes familiar per Xhozin...

Vellain ne Milano, dhendrin ne Paris. Jo keq..

edhe kunatin e ka pas ne paris. plus qe kusheririn e vet, djalin e halles, qe ka qen marangoz ordiner deri ne 2005 qe si shkonte klient ne shkoder se e kishte zakon me te premtu se do e bente me 1 lloj druri e e bente me tjeter dru, e ka emeru ne sektorin e marredhenieve me jashte te ministria e punes

E dashka vjerra shume kete.. I thone nje fjale te urte kendej nga jam une, por sikur s'ja vlen ta thuash..

 

Sikurse tha dhe lulu diku me siper:

 Vellain ne Milano, dhendrin ne Paris. Jo keq..

...un jam kurjoz t'di se ku do ta kete "fluturu" kunaten e saj... Kamboxhia?! 

 

 Sapo mora vesht qi vllain e dhandrrit e paska pa emru n'Rome... smiley

 Ket pune e qujne "diplomacia parlamentare" po ju nuk merrni vesht se jeni komunista.

Si ju vje te gjithve plasja ketu qe sjan ne vend te atij cunit qe ka gocen e Xhozit. Sa smirezinj jeni mer njerez, po plasni qe sju ka bere zoti icik me te bukur,cick me me fat,icik me te talentuar.                Ku e dime ne qe ai cun se ka merituar ate post se i ka te gjitha cilesite per te?

Shpresoj qe ky komenti jot te kete qene me ironi.

 

.Vajza e Jemin Gjanes (Mpj)
2.Vajza e Azem Hajdarit (Mpj)
3,Vellai i Geri Bogdanit (Mpj)
4.Djali Fatos Bejes (Mpj)
5.Gruaja e Sherefedin Shehut (Mpj)
6.Gruaja e Aldo Bumcit dhe vajza e Safet Zhulalit (Mpj)
7.Daja i dhendrit te Sali Berishes (Konsull i Pergjithem ne Bari)
8,Vajza e Ali Spahise (Konsulle e Pergjithshme ne Milano)
9.Vellai i Jozit ne (Konsull ne Milano)
10,Gruaja e Rahman Selmanllarit. (Mpj)
11.Djali i tezes i Besnik Mustafes (Kons, Bari)
12.Dhendri i Jozit (Paris)
13.Djali i halles i Ilir Metes (Athine)
14.Motra e Aleksander Frangaj (Rome)
15.Kunati i Bujar Nishanit (Mpj) 

8,Vajza e Ali Spahise (Konsulle e Pergjithshme ne Milano)
9.Vellai i Jozit ne (Konsull ne Milano)
 

7.Daja i dhendrit te Sali Berishes (Konsull i Pergjithem ne Bari)
11.Djali i tezes i Besnik Mustafes (Kons, Bari)
 

Me falni po nga sa konsulla paskemi ne qytetet Italiane?

 Auron, per ti fut gjith nje thes eshte krejt kollaj, nuk e di per pjesen tjeter te listes por per nr.6 qe e njoh si rast, Ilda Zhulali ka disa vjet ne MPJ dhe ka filluar aty gjate qeverisjes socialiste,  para se te njihej me Aldon, shume vite pasi Safeti nuk ishte ne pushtet dhe mbasi mbaroi master-in per marredhenie nderkombetare ne Oxford...

e vertete

plus qe goca e ali spahise eshte me doktorature dhe esht goxha zonje

dhe te gjithe keta vetem ne nje ministri. po ne 20 ministrite e tjera - X. prandaj duhet mbajtur pushteti qofte edhe me force. rrofte sali-u.

O Auron, po ti ke harru vllain tjeter te Gert Bogdanit qe e kane fut futbollist me Cezenen. Kta jan cmen fare mer jahu. Do marrin ne qafe edhe futbollin italian. Tobestakfurullah.

ky cuni sesht luizi me duket. esht i vogel duket

Nice list Auroni,

por kjo eshte pak, ta dish sa nga kta me lidhje te forta pushteti i gjen me keq se ne administraten diplomatike. Eshte me keq kur motrat, krushqit, vellezerit, etj i gjen ne top management te bizneseve private, per drejtimin e te cilave kta skane as kompetence e as merita. Atje lun leku madh, jane kopsit mire, nje pale ne qiviri, nje pale ne biznes privat, skane lene me asnje shteg per asgje.

Le qe e kupton vete ti Auron, se dhe ke partia jote kane goxha eksperince ne keto gjera smiley

 Partia e auronit (nese eshte me te vertete PS) ka 5 vjet qe nuk eshte me ne pushtet. Ti thuash qe edhe partija jote keshtu ka qene eshte si te thuash qe ky hajduti qe me vodhi shtepine sot seshte edhe aq i keq se para 5 vjetesh me vodhi ne autobus nje xhepist.

8 nga 12 bashkite me te medhaja perfshi ketu dhe kryqytetin qe eshte qendra administrative, ekonomike, politike, kulturore e vendit e bashkia dhe qyteti me i madh i vendit e qe ka nje buxhet kolosal nuk qeka pushtet huh?

 Ka mundesi qe te mos me citosh postet e mija se ty ste kthej pergj, jo per gje po sma mbush mendjen te mos ngelet hatri. Per te gjithe ata qe se dine, pushteti bashkiak nuk cakton ambasadore apo konsuj jashte, ato jane kompetence e pushtetit qendror.

Mo nuk me intereson se te mbush mendjen ty apo jo dhe jo s'ka mundesi qe mos te te kthej pergjigje.   Pushteti vendor nuk cakton konsuj jashte por ka plote mundesi per korruptim, mundesi qe aktualisht shfrytezohen e ne shume raste ne bashkepunim me pushtetin qendror.

Le qe e kupton vete ti Auron, se dhe ke partia jote kane goxha eksperince ne keto gjera Smile

smiley

 

Jo jo partia e Auronit eshte qelibar e nuk ben keshtu maskaralleqesh.

 o aurono, do nje keshille nga une. se ne shqiptaret per keshilla te thajme. ja qe dhe une si shqiptare nuk i shpetoj dot ketij tundimi. nuk te shkon fare, ky rol ty auron. na i lere ne te tjereve komentet tek kjo teme. e di pse? sepse edhe ajo partia jote njesoj e ka katranosur kur ka qene ne pushtet. e dini c'te beni ju socialistet. jeni te zot te nxirrni ne krye nje njeri persembari qe te filloje nje etape te re. se me ate qe keni keq eshte puna. i tha mire berisha; '' nje kundershtar si ty eshte kundershtari me komod qe mund te kem'' , dicka te tille tha mos e kerko fjale per fjale.

Ishte faji i partise tende aurono, qe berisha u kthye ne pushtet me i forte se kurre.

prandoj mos i harxhoni energjite kot,.  jeni te zote te krijoni nje strategji te re a dicka qe mund te sjelli ndryshim. kete kerkojme nga ju socialistet, si parti e madhe qe jeni...

auroni ka pas vllane drejtor ke ministria jashtme pranej i njef mire emerimet smiley

(me fal, por ky nuk eshte ndonje info konfidenciale se eshte shkrujt neper gazeta mbare e prape)

po mos ja kish heq PD vllane nga puna, dhe po te kish fitu PS-ja pale do ja nxirrshin Auronit konflikt interesi sot smiley

megjithate e dashur Lira, kjo nuk e ndryshon listen e mesiperme, si me PS-ne si pa PS-ne lista eshte e vlefshme.

Nepotizmi eshte ulur kembekryq ne gjithe sektoret, si ate publik, si ate privat.

E kur vjen puna per te la gojen, merren me ca qyqare qe punojne le te themi burri shofer dhe gruja arshiviste ne te njejten ndermarrje, dhe heqin njerin prej pune  se demek ka nepotizem smiley

ruzhe, gjysma e shqiptareve jane kusherij te dyte mi..Gjysma tjeter jane militante..kshuqe eshte normale te kete dhe nepotizem..

Ps. nji tentative per me bo avokatin e djalllit..

te dashur Miq

 

une nuk po shkruaj Auron Tare PS.  Une po shkruaj si auron tare. jam shume dakort qe edhe pushteti i PS ka qene plot me raste te tilla. une nuk po mbroj njeri  keshtu qe mos me vendosni direkt etiketa.

 Rono, je cuni zgjut,nuk dyshoj fare tek ajo lista,por ajo qe me ben mua pershtypje eshte,ajo liste ty personalisht te duket anormale?

me nje llaf kur qit lista ti per familjaret ne pushtet te partise kundershtare, eshte jo vetem ok por dhe transparence, kutileak, ndersa kur te tjeret qiten listat per familjaret tend (ka ndonje gje qe s'e di tushja? :O) qenka etiketim direkt, mos o zot shantazh e sulm personal?

ne mos qitshi ndonje lider per se mbari qe thote Lira, shifni mos ja kaloni pd-se me rotacion e demokraci te brendshme, se ndryshe pse juve dhe jo ata, kur jeni qe te dy palet njeibretsoj?

tit-for-tat eshte ne mode sot ne politmetiat shqiptare, po shpresoj qe populli pothuajse ja ka pire lengun fare kesaj lloj gjeje

ne mungese te ketyre a ndonje alternative tjeter te mirfillte, mire u lexofshim me komente te radhes tek peshku.

pavaresisht kesaj though, e vleresoj qe shkruan ketu, dhe me emrin tend, si dhe, meqe tushja di gjithshka, le te na thote dhe per gjerat e mira qe mund te kesh bere ti kur ishe ne butrintpushtet. smiley

 

 po shpresoj qe populli pothuajse ja ka pire lengun fare kesaj lloj gjeje

Aty mbahu ti.

nuk po e marr vesh kete pune. po cfare liste familje mer xibi? ku eshte kjo lista?  im vella me qe po e permendin ketu mbaroi shkelqyeshm ne universitetin e bolonjes dhe nuk qendroi ne itali po erdhi dhe dha provim ne ministrine e drejtesise te jashteme dhe te punes.  pas 8 muajsh e moren specialist per minoritete ne min e jashteme. ku eshte nepotizmi ketu?  une isha drejtor i parkut te butrintit?  po cfare detyre me fuqi ishte ajo?  ke degjuar gje per 6 vitet e fundit te butrintit ti?

te bejme nje debat per se mbari. nje student qe mbaron shkelqyeshem ne bolonja dhe vjet ne shqiperi nuk eshte njesoj me nje murator qe behet konsull i shqiperise ne MIlano apo jo?  apo me nje kengetar ( i heq kapelen per talentin) qe nuk ka asnje lidhje me diplomacine apo nuk i eshte nen shtruar konkursit te pakten.

pastaj kur kishte nepotezim PS  jam dakort qe po pse kur erdhi sala ne pushtet nuk i hoqi keta njerez po i la atje akoma?

eshte turp qe ne bejme kete debat ne kete fryme se as ti dhe as nuk mund ta pranojme nje murator si konsull te te perfaqesoje ty apo mua. apo ate ambasadorin ne amerike qe nuk fliste anglisht. apo konsullin ne New York qe nga shites makinash u per berfaqesuesi i shqiperise ne OKB

 Po he mer mo se dhe ju nga bojaxhi e bete kryetar partie.

Megjithmen qe eshte per tu vlersu auroni qe diskuton haptas dhe me emrin e vet.  po me thone te drejten duhet me qene i drejte. Natyrisht qe edhe une kisha me i dale per zot vellait tim. Nuk kuptoj nje gje. Pse e kane heq vellain nga puna. Ai ka punu ne biznes nuk ka qene diplomat, mesa di une. Ka pas ngrit pallate ...

 Ylljet   Riza     Aliçka Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Francë

>>

Saimir  Ali       Bala     Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor>>

Admirim         Bedri   Banaj   Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Arabia Saudite>>

Gazmend        Zyhdi  Barbullushi     Ministria e Punëve të Jashtme           I ngarkuar me punë Berlin (ish-Drejtor Drejtorise Juridike Konsullore)>>

Tonin   Lekë    Beci     Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador Mali i Zi (ish-Drejtor Drejtorie, ish-Diplomat Izrael)>>

Bashkim          Maliq   Bekteshi          Ministria e Punëve të Jashtme           Konsull Bari (ish-Këshilltar i Grupit Parlamentar KSH)>>

Rezar   Sefa     Bregu  Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Argjentinë>>

Fatmir             Ali       Çela     Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i Përgjithshëm Drejtoria e Mardhenieve Dypaleshe>>

Florent            Mehmet          Çeliku Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Poloni (ish-Zv/Ministër)>>

Afërdita          Hajrulla           Dalla   Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Danimarke (ish-Keshilltar Kabineti MPJ) >>

Lindita            Teki     Dedegjoni       Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve (ish-Drejtor i Drejtorise se Sherbimeve te Brendshme MPPTT)>>

Ilda     Bajram            Dega   Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë së Shërbimeve Mbështetëse (ish-Drejtor Drejtoria e Planifikimit Programimit dhe Finances,ish-Pergjegjese sektorit buxhet- finances,B/shortja Fatos Deges METE) >>

Dashnor          Rushit Dervishi          Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Rumani>>

Bujar   Saxhid Dida    Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Japoni>>

Nure    Shefqet           Domi   Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor Drejtoria e Afro-Azisë>>

Mehmet          Bajram            Elezaj  Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Zvicër>>

Agim   Besim  Fagu    Ministria e Punëve të Jashtme           DrejtorDrejtoria e NATO-s>>

Gilbert Nexhip            Galanxhi         Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador Misioni OSBE Vjene>>

Flamur Gjemail           Gashi   Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor-Instituti Kombëtar i Diasporës>>

Margarita        Spiro   Gega   Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador Misioni Strasburg>>

Sokol   Labo    Gjoka Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor Drejtoria e Europes Juglindore (ish-Ambasador Poloni)>>

Ralf     Dhimitër         Gjoni   Ministria e Punëve të Jashtme           Këshilltar>>

Ruhi    Eqerem           Hado   Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Suedi (ish-Drejtor i Akademise Diplomatike)>>

Mimoza           Elham  Halimi(Kondo)           Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Belgjikë (ish-Drejtor i Drejtorisë së Europës, Amerikane&Rusise)>>

Edith   Zefir    Harxhi Ministria e Punëve të Jashtme           Zv/Ministër>>

Ferit    Ibrahim           Hoxha Ministria e Punëve të Jashtme           Sekretar i Përgjithshëm (ish-Ambasador Franc&eumlsmiley>>

Miranda          Isa       Hoxha Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i Nismave Rajonale>>

Ledia   Shaban            Hysi    Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i Çështjeve Juridike&Traktateve >>

Valter  Nuredin          Ibrahimi          Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Austri>>

Fatos   Ismail  Kerciku           Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i Drejtorisë Azisë Afrikës dhe Amerikës Latine>>

Spiro   Lame   Koçi    Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i Pergjithshem (ish-Ambasador-Serbi)>>

Altin    Medat Kodra  Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador Turqi (ish-Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit Financiar) >>

Llesh   Zef      Kola    Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Itali (ish-Shef Kabineti MPJ;ish-Ndihmës Ligjor PRES)>>

Besnik Qemal Konçi  Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Kanada>>

Tatjana            Sabri    Kongoli           Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i Pergjithshem i Promovimit te Imazhit dhe Diplomacise Publike (ish-Drejtor Kabineti MINT,ish-Drejtor MPJ, ish-Drejtor DPD) >>

Elsa     Muhedin         Kosova           Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i Drejtorisë së Organizmave Ndërkombetare (ish-Drejtor Drejtorine e Kosoves) >>

Sandër Pjetër   Kovaçi            Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Slloveni>>

Artur   Llazar  Kuko   Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-NATO Bruksel>>

Shpresa           Ligor   Kureta             Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor (ish-Ambasador)>>

Anila   Petrit   Lani(Bitri)       Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor Drejtoria e Europes (ish-Ambasador-Spanje)>>

Islam   Shaban            Lauka  Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i Mardhenieve Dypaleshe>>

Rrok    Martin Logu   Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Vatikan (ish-Anetar Komiteti Shteteror per Kultet KM)>>

Zef      Mati    Mazi    Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Angli>>

Ilir       Spiro   Melo    Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor Drejtoria e SHBA (ish-Shef sektori,Keshilltar-SHBA) >>

Leonidha        Gole    Mertiri Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor Drejtoria e Sekretarise Nderlidhjes Shifres dhe Zyres Operative (ish-Ambasador Bukuresht)>>

Vili      Shefki Minarolli         Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Greqi (ish-Deputet) >>

Ermal  Selim   Muça   Ministria e Punëve të Jashtme           Konsull Stamboll>>

Genci  Haziz   Muçaj  Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor Drejtoria e Promovimit te Imazhit dhe Diplomacise Publike (ish-Këshilltar)>>

Shaban            Ali       Murati Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i Akademisë Diplomatike (ish-Ambasador Suedi)>>

Thomaq           Vasil    Nini     Ministria e Punëve të Jashtme           Konsull i Përgjithshëm Selanik>>

Florian Ismail  Nova   Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Hungari>>

Maxhun          Ibish    Peka    Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Kine (ish-Sekretar i Pergjithshem KM)>>

Elida   Qerem Petoshati         Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtore e Italisë,Greqisë dhe Turqisë (Malta dhe Qipro)>>

Pëllumb           Xhafer Qazimi            Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Kroaci (ish-Shef  SHPFA MM)>>

Sejdi    Avdyl  Qerimaj           Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Misioni Gjeneve>>

Kastriot           Spiro   Robo   Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i Protokollit të Shtetit (ish-Ambasador Irland&eumlsmiley>>

Aleksandër     Stathi  Sallabanda      Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-SHBA (ish-Zv/Ministër MSH)>>

Esheref           Sadik   Shehu  Ministria e Punëve të Jashtme           Konsull i Përgjithshëm Janinë>>

Dashuri           Dukagjin         Shehu  Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor Auditi>>

Sami    Qazim Shiba   Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor Drejtoria e Kosoves,Maqedonise dhe Malit te Zi>>

Ilir       Shpëtim          Shqina             Ministria e Punëve të Jashtme           Këshilltar (ish-Këshilltar Diplomatik MINT,sh-Drejtor MPJ)>>

Bujar   Sulejman         Skendo           Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Bullgari>>

Nausika           Ali       Spahia Ministria e Punëve të Jashtme           Konsull i Përgjithshëm Milano (ish-Këshilltar i Kryeministrit KM)>>

Taip     Misir    Sulko   Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i Shtypit dhe Diplomacise Publike>>

Ilir       Fatmir Tepelena         Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor Drejtoria e Italise, Greqise dhe Turqise (ish-Këshilltar)>>

Marsela           Flamur Tepelena(Xhangolli)   Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Sigurt>>

Qazim Selman            Tepshi Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador-Prage (ish-Deputet)>>

Spartak           Hulusi Topollaj           Ministria e Punëve të Jashtme           Konsull i Përgjithshëm Milano>>

Edmond          Vani    Trako   Ministria e Punëve të Jashtme           Ambasador Portugali (ish-Ambasador Argjentine)>>

Gazmend        Besim  Turdiu             Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor Drejtoria e Pergjithshme e Ceshtjeve Juridike Nderkombetare dhe Konsullore(ish-Ambasador-Gjermani)>>

Ilda     Safet   Zhulali Ministria e Punëve të Jashtme           Drejtor i BE-së (B/shortja Aldo Bumçit KSH)>>

Princ Leka II  Mbreti Leka I Zogu   Ministria e Punëve të Jashtme           Këshilltar

 

 

 

MPJ

 Meqenese keta te opozites kane ne dore rregjistrat e gjendjes civile, pse nuk i fusin nga nje lidhje emrave? 

inat nga ata te opozites dhe inat nga ata te pd qe nuk kane marre nje vend pune.

 

ne 7 vitet e fundit kemi nje rotacion mbi 100% ne 5000 postet kyce te administrates publike.

si vihen fotot ketu?

Drag foton dhe direkt ne kuadratin e pregjgjes....

 rrofsh!

 

po ndonje menyre tjeter se nuk po e mefunksionon kjo?

Edhe njehere nqs e ke foton ne PC desktop duhet ti besh host fotos ne imageshack apo tinypic...Nqs e ke direkt ga interneti beji drag dhe hidhe ne kuadratin e pergjigjes

Naten smiley

 i kisha bere host ne vend te gabuar 

naten smiley

 

 

nje vit me pare keto

Ne ambasaden Shqiptare ne Britanine e Madhe sapo eshte emeruar mbesa e nje ministri e cila eshte studente ne Londer.Ky nuk eshte rasti i pare pasi ne kete ambasade ne 2008 u emerua nje person me profesjon zotenknik dhe pa njohuri te gjuhes angleze

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).