Mësuesit detyrohen lekët e shpërblimit shkojnë për ShkodrënTIRANE- Me listë prezencë për para dhe me një fletë ku shënohej; “Unë jap shpërblimin tim në ndihmë të familjeve shkodrane”, qindra mësues të Tiranës janë detyruar të firmosin prej zorri shpërblimin e fundvitit për ngjarjet në veri.
Kjo situatë ka ndodhur në pjesën më të mirë të shkollave, e ndërsa mësuesit e pranojnë nën zë, drejtorët thonë se po ndërmarrin iniciativa kolektive për ti ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Në vend janë 34 mijë mësues ndërsa sipas llogarive, i bie që shuma e shpërblimeve të tyre të arrijë shifrën 340 milionë .
“Ne mezi e presim atë shpërblim në fund të vitit, këta edhe atë duan të na e marrin. Po ç’të bëjmë, nuk kundërshtojmë dot, se duam të punojmë edhe vitin tjetër, kush nuk hedh firmën, rrezikon dhe vendin e punës”, shprehet një nga mësueset e Tiranës, e cila me frikën se mos e kap ‘fshesa’ kërkon të mos i publikohet emri.

Pushtetarët janë duke bërë motivim psikologjik me arsimtarët, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të administratës publike, duke u përpjekur të prekin sado pak ndjeshmërinë e tyre, me qëllim marrjen e 90 mijë lekëshit të plotë. Për të arritur këtë qëllim ato janë duke përdorur jo pak edhe drejtuesit e shkollave, të cilët në mbledhjet që kanë bërë me këshillin pedagogjik, kanë dhënë modelin e tyre të mirë, duke u thënë kolegëve se ato do ta jepnin të gjithë shpërblimin e tyre.

Për shkolla të veçanta është aplikuar kjo skemë në të gjithë stafin, ndërsa në disa të tjera kolektivi i mësuesve nuk ka rënë dakord, duke propozuar mbajtjen e një pjese të kontributit. Disa shkolla kanë rënë dakord për të dhënë 10 mijë lekë të vjetra në ndihmë të banorëve, të tjera diçka më shumë, në disa të tjera 50 mijë, e kështu me rradhe, deri tek ato që e kanë dhuruar të gjithë pagën shtesë (shpërblimin) për të përmbyturit.

(e.n/GSH/BalkanWeb)

31 Komente

 Se besoj qe mund te jete e vertete kjo. Smund ti detyrosh mesuesit te japin pare me zor. Ku eshte njoftimi zyrtar i ministrise per kete lajm?

Dakord, nuk i detyron kush mesuesit, por a mund te shpjegosh perse duhet te firmosin?

 Do ta jap pergjigjen nese me sjell ketu lajmin shkresen zyrtare te ministrise.

 O Romak, ndihmat mblidhen duke thene "kush do te jape ndihma?"

Jo duke thene "kush do te lere shperblimin" sepse eshte venie ne pozite, detyrim, plus qe ketu te fusin shqelmin po nuk u shkove ne miting, jo me me kete rast.

Normale qe s'ka detyrim zyrtar me vule e firme qe te thote fjalen "une te deytroj te dalesh ne miting" ashtu si nuk ka dhe ne kete rast.

Ne fund te fundit, as Enveri s'te detyronte te qaje per te, kur vdiq. smiley

 Ketu ke te drejte. Kush do e refuzon ama. Dhe vete MASH nuk ka direktive urdheruese.

Po mo po.Edhe ne kohen e xhaxhit shkonin me qef vullnetare ne hekurudhe si detyronte njeri.Flisni brockulla flisni

Po e refuzon dhe iku vendi i punes...Militantet si puna jote presin me bllok ne dore per mungesat e firmave.

Te fitosh nje vend pune ne Shqiperi duhet tu paguash ketyre "vemjeve te peshtira" nga 4000-5000euro

Romak me duket se jeton ne nje bote "utopike"....Nuk eshte as hera e pare dhe as hera e fundit qe po e bejne kete. Keta maskarenjte duhet ta kishin filluar nga rrogat e tyre mijera euroshe ....

Te bej vetem nje pyetje : "Pse ne ne Shqiperi jemi i vetmi vend pa sindikata?"

Te firmosin? Pse, qe gjoja e japin vullnetarisht?

Tani shperblimi nuk eshte rroge, nese e kuptoj mire une konceptin. Eshte pikerisht ashtu sic thuhet, 'shperblim' pra nuk merret si i mireqene. Ai jepet vetem nese

1. performanca e punonjesit eshte e kenaqshme dhe

2. kompania/institucioni (ne rastin e buxhetoreve, qeveria) ka kryqe t'a paguaje.

Me fjale te tjera, nese eshte 'shperblim' dhe jo 'rroge e rregullt', ai qe e jep (dmth qeveria ne kete rast) nuk ka nevoje te justifikohet kur nuk e jep se e perdor per te tjera gjera. Ka me mijera kompani ne sektorin privat ketej, per shembull, qe nuk dhane bonuse nja dy vjet nga puna e krizes. Qeveria menaxhon buxhetin e vet me buxhetoret ashtu si kompanite me punonjesit.

Ama ky varianti, 'une t'a dhashe, po ti e dhurove vullnetarisht, tani hidh firmen ketu te lutem' eshte shume pisllik!

 

http://www.mbumk.gov.al/doc/Kodi_Punes.pdf

 

SHPERBLIMI  

Neni 114

(Ndryshuar me ligjin nr.8085, datë 13.03.1996)  

1) Nëse palët bien dakord, punëdhënësi i jep punëmarrësit një shpërblim të veçantë mbi pagë, në fund të vitit, duke marrë parasysh cilësinë e punës së tij ose mbarëvajtjen e ndërmarrjes.

 2) Megjithatë, kur ai paguan një shpërblim vjetor tre vjet rresht pa rezerva të shprehura, punëdhënësi është i detyruar të vazhdojë pagimin edhe në të ardhmen. Në këtë rast, me përjashtim të rezervave të shprehura nga ana e punëdhënësit, nëse marrëdhëniet e punës përfundojnë përpara momentit të përfitimit të shpërblimit, ky jepet përpjesëtimisht me kohën e punës së kryer

fiks krisilda!

nqs ministria do lek per te permbyturit, le mos ti japi mesuesve shperblimin, skam asnje kundershtim. po jo tua marri pasi tua kete dhene, zytarisht vullnetarisht e de facto me force!

Nuk eshte e vertete, eshte me deshire, kush do e jep kush do se jep.

Ore, po pse duhet te firmosin? Eshte imponim. T'ua japin, dhe kush do, i kthen leket mbrapsht aty ne vend, te arka. Jo te shenohet emri e te merret vesh se kush nuk ka dhene. Do te gjejne pastaj shkak militantet t'i heqin nga puna. Apo ka ndodhur rrallehere?

Keshtu i bie qe arketari te pervetesoje sa i duhen dhe tepricat ti ktheje ne arken e Shtetit .

Jo, i bie qe njerezit te detyrohen te mbushet arka e shtetit. Sa per arketarin si me firme si pa firme pjesen e vet e merr, ashtu si banka, ministria, bashkia dhe deri tek shoferi i mjetit qe ndan ndihmat.

Keshtu benit ju ne kohen tuaj smiley
Pse flet kot more Liqen nese shuma e lekeve eshte e dokumentuar , arketari nuk prek dot as edhe nje kacidhe .

Nuk eshte e vertete thote ky.Po ik mor burre mbroje Salen ne ndonje vend tjeter.Si nuk u vje nje cike turp njehere.Une plaken e kam mesuese dhe i kishte mbeledh drejtoresha e u kishte kerkuar ,kuptohet ne menyre "vullnetare" , te linin shperblimin per Shkodren.Kjo eshte e turpshme.

 TURP TË KENË! Të marrin shpërblimin e atyre që punojnë gjithë vitin, me ato rroga mizerabël, për të mbuluar paudhësitë, paaftësitë dhe papërgjegjshmërinë e tyre. Pse nuk hoqën dorë deputetët e pozitës, ministrat, kuadrot e pushtetit vendor nga shpërblimi dhe një rrogë mujore e tyre? Jazëk!

Rruga normale eshte hapja e llogarive ne disa banka per te permbyturit dhe kush do, qofte mesues, apo deputet apo i papune, apo karocier, shkon ne banke dhe derdh shumen e lekeve qe deshiron. Ndersa kjo qe po behet eshte nje imponim/dhune shteterore per buxhetoret. Keto me kujtojne kohen e Enverit. Sic duket mentaliteti tek batakcijne e shtetit eshte po ai: fryma revolucionare. Prit kur ti bojne konge servilat sali-ut:

zoti na denoje,

por saliu na shpetoje.

A thu se sala i nxorri nga xhepi vete. Po pse deri tani cfare eshte harxhuar nuk eshte dhe nga kontributi i mesueseve? Prit se eshte fillimi, kur te dalin ca leshtore te tjere dhe te thone se e kemi falur edhe rrogen e dhjetorit.

ndryresira

e degjova qe ne administrate dolen me lista dhe hudhen leke nga sikleti te gjithe, me firme.

po kjo e mesuesve, aq me teper nqs behet fjale per shperblimin e vitit te ri eshte maskarallek i pashoq.

i vrafte zoti ata qe i detyrojne ta bejne ket pune, qe nga ministri , drejtorite arsimore apo drejtoret e shkollave.

sa popull bq paskena qene mer aman, si nuk doli nje burre te thote :  jo ore nuk ja kerkoj punonjesve te mi te japin leke me firme. vereni nje kuti ne korridor e kush do te hedhi leke.

Kjo me kujton mitingjet e mavrise dhe listat e buxhetoreve qe apeloheshin perpara autobuseve qe niseshin enkas nga rrethet. Kush nuk paraqitej pushohej nga puna.....Kjo eshte "Demonokracia" Shqiptare

Po ky popull eshte droguar dhe nuk ndjen asgje......

 

 

si eshte ajo thenia - me detyrim percaktim!

Ti ke deshire te dhurosh te gjithe rrogen tende te them!

 Po deputetët dhe qeveritarët do japin me detyrim përcaktim 2-3 rroga dhe dietat e gjithë vitit .....! Mësuesve  vetëm shpërblimin po i mbajnë tregohuni tê arsyeshëm.

lol, deputetet dhe qeveritaret tane o prizerenzaranika jane si ai fatorino ne kohen e Enverit. Kishte fillu pune fatorino ne linjen kombinat-kinostudio dhe mbas nja 6 muajsh i vjen llogaritari i ndermarjes dhe i thote: "ore pse nuk vjen te marresh rrogen, te jane bere 6 muaj pa e marre". "Pse ka edhe rroge ketu?" - pyeti fatorino i cuditur. Keta or byrazer rrogen e kane per kozmetike dhe se kane fare problem me ja dhone te permbyturve, sepse keshtu shlyejne edhe nje pjese shume te vogel te fajit.

Nqse e vertete, dhe une e besoj per te vertete eshte fatkeqesi e madhe.

Te besh nje zgjedhje midis mesuesve dhe atyre te shperngulurve eshte gjithashtu nje fatkeqesi.

Kjo qeveri bushter mund te kursente per fetime idiote vizash apo rruge kosove per pordhe!

Prandaj ka per te shkuar per mut e ardhmja e atij vendi derisa ata qe e kane ne duar te ardhmen e vendit do te abuzohen ne kete fare menyre!

Kur lexoj keto lajme them me vehte bera mire qe ika.

Ps. Ju rrofshin vizat!

Kisha dègjuar pèr kèto veprime....ngrihej shoku Sali e merrte insiativèn pèrball gjithè kolektivit se ai jepte rrogèn e 1 apo 2 ditève pèr ti ardhur nè ndihmè vèllezèrve nè Veri...mes duartrokitjeve tè zjarrta dhe admirimit tè thellè gjithè kolektivi  ndiqte veprimin e shokut Sali...RROFTè UNITETI PARTI-POPULL!!! por qè insiativa tè vinte nga lart ??!!....nejse RROFTè UNITETI PARTI-POPULL!!!

Po ju skeni pse i merrni, ne ju a japim vete!!

Eshte e vertete, une mund te quhem right wing, nga te keqet e shqiperise une zgjedh me te pakten S. B. Por ne kete rast  mund ta vertetoje 1000% qe mesuesit jane Gjobitur per permbytjen e Shkodres. E gjithe procedura e firmosjes per *ndihma* eshte blackmail. Ju lutem hapni nje peticion ose dicka te ngjashme qe *ndihmat* ose cdo pagese drejt persedrejt  nga rrogat te behet antiligjore dhe cdo bamiresi e individit te  behet ne menyre te fshehur 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).