Ndërkohë që planetin duket se e ka mbërthyer një valë çmendurie natyrore, me gjithë stuhitë e dëborës në gjerësitë e larta gjeografike, përmbytjet nga reshjet që nga Ballkani në Australi, ngricat në Indi e rrëshqitjet e dheut në Kolombi - përveç të tjerash, në Karakas, presidenti venezuelian ka urdhëruar autoritetet të fillojnë t'i strehojnë të shpërngulurit nga përmbytjet e fundit nëpër hotelet turistike të zonave përreth, ndërkohë që vetë ka strehuar 25 familje në pallatin e tij presidencial.

Agjensia Reuters shkruante dje:

"Forcat e sigurimit venezueliane kanë filluar të strehojnë falas familjet e zhvendosura nga përmbytjet nëpër dhoma hotelesh, në zbatim të urdhrit të presidentit Hugo Chavez, për të futur në përdorim akomodimet e pazëna, shkruante media vendase të hënën.

Reshjet e rënda të shiut kanë vrarë të paktën 32 veta dhe kanë detyruar më shumë se 100'000 të tjerë të shpërngulen nga shtëpitë e tyre ditët e fundit. Gjendje emergjence janë dekluar në shumë shtete dhe bregu Karaibian i vendit është goditur në mënyrë të veçantë nga rrëshqitjet e baltës."

Përveç të tjerash, Chavez ka urdhëruar të lirohen hapsira nëpër ministri, nëpër kazerma dhe në një supermarkatë të rangut të lartë në kryeqytetin Karakas. Mbi 2'700 mjekë janë mobilizuar në terren për të marrë masa kundër përhapjes së sëmundjeve nëpër strehime, si dhe 300 tonë ndihmash humanitare janë shpërndarë në shtetin perëndimor të Falkonit, që është dhe rajoni më i prekur i vendit.

Po sipas Rojterit, Chavezi fajëson me këtë rast kapitalizmin "kriminal" për çrregullimin e mjedisit global me rrjedhoja katastrofike për shumicën e popullit mbi Tokë.

Nga ana tjetër, kritikët e Chavezit thonë se ndikimi i reshjeve në këtë farë mase është thjeshtë tregues i planifikimit të dobët të qeverisë dhe dështimit të politikës së tij të strehimit.

Artikulli i plotë: http://ca.reuters.com/article/topNews/idCATRE6B54IS20101206?sp=true

7 Komente

 E thane mire disa shkenctar se, afro 10 vjet klima do zbutet (2000-2009) e afro 10 vjet te tjera klima do ashpersohet (2010-2019) . 

E thanë, po kujt ia thanë...

Chavezi komunisti i fundit ne bote bashke me ate koreanin.

Komunist, pa komunist, Chavezi pati kurajon t'ua plaste kompanive petroliere në fytyrë të vërtetën: ça? do më jepni vetëm disa qindarka për naftën? harrojeni, s'ka naftë, nafta është e popullit të Venezuelës! Unë them, bravo i qoftë për këtë. Dhe nqs artikulli më sipër i ka të sakta ato që thotë, bravo i qoftë edhe për strehimin e popullit të vet në pallatin e vet, në pallatet e ministrive e neper hotelet me 4 yje. Ca po bën populli i Shkodrës në këto momente? Ku po flenë? Cfarë po hanë? Kush po kujdeset për ta? Ka ndonjë info? S'besoj se janë duke u ngrohur tek ministria e mjedisit, apo duke shtrirë këmbët tek krevati i Berishës.

S'besoj se janë duke u ngrohur tek ministria e mjedisit, apo duke shtrirë këmbët tek krevati i Berishës.

Shqiptari i vetëm që njoh unë ta ketë bërë këtë punë, ka qënë Pandi Raidhi.

 

Chavesi mund te teke bere mrekullira ne Venezuel kete e di vetem populli atje dhe nese e do e voton.

Por nga sa shoh ai ka share shqiptaret me rrenje dhe dege.Ka quajtur gjithe popullin e Kosoves "terrorist dhe gjarperinj".

Mund te jete i mire per popullin e vet,por flet shume dhe kujton se i di te gjitha.Llogjika e tij eshte:Nese je anti-amerikes je automatikisht burre i mire dhe e kunderta.Sic e dime kjo nuk eshte plotesisht e vertete.

Personalisht,pavaresisht se eshte i mire per popullin e vet,nuk do ti uroja asnje dite jete Hugo Chavesit,thjesht per menyren skandaloze qe eshte shprehur kunder nesh.

Kur, si, qysh, pse?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).