Shqipëria i dhuron  Afganistanit 30 mijë armë e 50 mln fishekëTIRANE- Qeveria Shqiptare i dhuron Afganistanit, 30 mijë armë automatike. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave ku u vendos për kontributin që Shqipëria do ti japë qeverisë Afgane, në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit.

Qeveria vendosi “Dhënien, pa shpërblim, të 30 mijë automatikëve 7.62 mm, model 56, dhe të 50 milionë fishekëve 7.62 mm, model 56, qeverisë afgane, për Policinë Kombëtare Afgane, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”. Ministria e Mbrojtjes ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi i cili hyn menjëherë në fuqi.

Ndërkohë, po sot Qeveria shqiptare vendosi hapjen e katër përfaqësive të reja diplomatike.
Me propozim të ministrit të Jashtëm, bazuar në ligjin "Për shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë", Këshilli i Ministrave vendosi hapjen e Ambasadës sonë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) si dhe në Meksiko, Shtetet e Bashkuara të Meksikës, shpenzimet e të cilave do të përballohen nga buxheti i vitit 2010 dhe ai i 2011-ës. 

Gjithashtu qeveria mori vendim për hapjen e Ambasadave edhe në në Islamabad, Republika Islamike e Pakistanit si dhe në Pretoria të Afrikës së Jugut.
Shpenzimet për hapjen edhe të këtyre dy përfaqësive diplomatike do të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Jashtme, për vitin 2011.

(e.n/BalkanWeb)

16 Komente

TIRANE- Qeveria Shqiptare i dhuron Afganistanit, 30 mijë armë automatike. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave ku u vendos për kontributin që Shqipëria do ti japë qeverisë Afgane, në kuadër të përpjekjeve të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit.

Qeveria vendosi “Dhënien, pa shpërblim, të 30 mijë automatikëve 7.62 mm, model 56, dhe të 50 milionë fishekëve 7.62 mm, model 56, qeverisë afgane, për Policinë Kombëtare Afgane, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”. Ministria e Mbrojtjes ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi i cili hyn menjëherë në fuqi.

Nuk e shpjegoj dot pse me kapi nje e qeshur me ket dhoron.

aha... Ju bëj thirrje të gjithëve, të kontrolloni veten se ku na dhemb. Diku na e kanë futur. Duhet marrë vesh ku...

 

"Jepi njerit nje cope mish, e ke shpetuar nga uria per nje dite; mesoje njeriun si te vrase dhe e ke shpetuar perjete"- ka thene pak a shume nje burre i vjeter kinez.

S'besoj se e kishte fjalën për të vrarë njerëz ai kinezi, po për të vrarë kafshë më duket.

 Po ketu qendron dhe sensi i humorit. Ne fakt kinezi e ka me peshk

Give a man a fish and he will eat for a day. Teach a man to fish and he will eat for a lifetime.

Sidoqofte mua me pelqen kur i dhuron njerit kallash per ditelindje, qe ti vrase gjithe armiqte.

mua me duket se ishte me peshk, kjo fjala e urte kineze..

mos i jep peshk tha. se keshtu e shpeton nga uria vetem 1 dite.  po e mesove te peshkoje, ka per te shpetuar nga uria tere jeten.smiley

Ne mos gaboj automatik model 56 eshte kallashnikovi, qe ne tregun boteror luhatet nga 100 euro deri ne 1200 euro. Nderkoh qe qindra afgane, pjese e nomeklatures, bejne vila 3-4 kateshe, dhe vene pasuri si parlamentaret dhe politikanet shqiptare, qeveria shqiptare i jep gratis/falas. Nderkoh qe mijra ushtare te huaj lozin dhe rolin e turistit sepse shpenzojne aty, i japin nje akses ekonomise afgane, nderkoh qe USA ka akorduar 54 miliar dollare ndihma per Afganistanin (qe do ikin per lesh), qeverise shqiptare i vjen keq dhe i dhuron disa miliona, qe fare mire mund ti perdorte per te shlyer borxhet qe u ka firmave ndertimore. Eh ç'vete-ç'vehte.  

Mire e ke ti mer daje ne teori po hec se mire bene qe i heqin qafe ato m..t armesh se na kane marre ne qafe.

Miliona jane po te ofroje ti bleje dikush, po ato qindra mijera cope kallashesh te mbyllura neper depo, jane ne gjendje mizerabel e nuk ti prek me dore njeri. Por edhe po te ishin te mira, ne djall vafshin e mos o u kthefshin me mbrapa...!

Cheers

Nevrua

Epo tani si do ia lëpijë çizmet qeveria Amerikës. Duhet bërë një gjest për festat e fund-vitit.

Epo diku do shkojne armet e fisheket tani qe u prish marredhenja me Efraim Diverolin.

Mos jane prodhim Policani keto e ne vend se ti Sherbejne Afganeve per tu mbrojtur apo vrare gala, u bllokohen qe ne qitmen e dyte..

Per mua me mire ti kishin shit per skrap e shkrire ne fonderi, nqs do kishin njefare vlere, se nuk i dihet se ne cfare duarsh bien..

 he mo se gjynof

 Me afganistanin po luhet politike e cudtshme.Nga njera ane amerikanet pretendojne se po pregatisin forcat afgane qe te marrin ne dore sigurine e vendit ne 2014 .nga ana tjeter i armatosin me automatike policani.Si duket amerikanet kane frike ti armatosin afganet me arme te verteta nga frika se mos u bien ne duart e talebaneve.

Sipas Wikileaks, Putin paska ngritur shqetesimin se nje Shqiperi e bashkuar me Kosoven do behej nje entitet radikal islamik. Si duket keto arme i sherbejne ketij shqetesimismiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).