Shqipëria është një nga vendet me koston më të lartë të jetesës në rajon. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT, që krahasojnë cmimet në 27 vendet e BE-së dhe 4 vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor, tregojnë se për produktet bazë, shqiptarët paguajnë më shumë se fqinjët me ekonomi të ngjashme edhe pse të ardhurat e tyre janë më të ulëtat në Europë.

 

Sipas EUROSTAT, cmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sa 70 për qind e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian, në një kohë që ky tregues për Maqedoninë është 52 për qind, për Bullgarinë 67 për qind  dhe për Rumaninë dhe Serbinë respektivisht 65 dhe 69 për qind.

Shqipëria i ka cmimet më të larta se fqinjët e saj edhe për pijet alkoolike dhe ato joalkoolike. Madje sipas EUROSTAT, shqiptarët i paguajnë këta produkte gati njëlloj sa konsumatorët e Bashkimit Europian, që i kanë të ardhura 4 herë më të larta. Vaji dhe produktet e tjera të ngjashme me të shiten në tregun shqiptar me një cmim sa 93 për qind e mesatares të Bashkimit Europian, kur konsumatorët e vendeve fqinje paguajnë për këtë produkt dukshëm më pak.  E njëjta tendencë është edhe për mishin apo dhe bulmetrat.

I vetmi produkt ku Shqipëria ka cmimet më të ulëta se rajoni është duhani, i cili shitet me një cmim sa 30 për qind e mesatares së BE-së. Ndërsa për të gjitha produktet e tjera më të domosdoshme, shqiptarët paguajnë cmime më të larta se sa fqinjët e tyre, edhe pse sipas EUROSTAT i kanë të ardhurat më të ulëtat në rajon vetëm sa 27 për qind e Bashkimit Europian.  

 

16 Komente

Cdo gje importohet qe nga fruta perimet deri tek mishi apo cdo gje tjeter.....

duhani qe sillet kondrabande domosdo qe do jete me i lire.....

a po... edhe hashashi eshte me i lire se ne BE smiley

Po neve nuk na duheshin as vreshtat, as portokallet, as ullinjte, as rrushi, as molla, as dardha, dhe shume fabrika qe kishim me pare nuk na duheshin se do na i sillte qirje Jani nga Greqia apo sinjor Marcelua nga Italia, pa le pastaj ceku i bardhe qe do sillte Mr. Smithi nga Amerika..... keshtu qe ne Shqiptaret e qut ju vume flaken dhe u ngrohem ne to per 20 vjet.... smiley

Tani edhe ndonje tunel qe ka ngelur ne Corovode do ta rrezojme me dinamit se s'ka cna duhet smiley

Lum e lum sa mire jetoni Amerikes ja kaloni

Hani pini e kendoni sa te jete lala Gjoni......

Sllogani i PD-se ne '96-en "Ne qeverisim bota na ndihmon"

Tani eshte kthyer: Ju mbani barkun me dore se bota tall bathen......

Nuk e di nese Eurostat ne llogaritje merr per baze edhe cilesine e produktit, ku ndonese eshte e njejta marke si ajo qe shitet ne Europe, cilesia ndryshon shume pasi produkti qe shitet tek ne e ka marken te fallsifikuar.

Sa per cigaret, cmimet e ulta tek ne lidhen kryesisht me nivelin e ulet te taksimit krahasuar me Europen, cilesine me te dobet per te njejten marke cigareje, si dhe kontrabanden me te madhe qe ne kemi ne raport me popullsine.

 

Po mer po. Pranej jeni bo te gjithe si derra. As syte nuk ju hapen mire prej dhjomit...

çmu kujtu ajo konga e vllezënve zena;

tuj shetit per ara t'gjata, permes barit t'njom / ne te dy na zuni nata, ram me flejt ne gjum

s'kene letra per cigare, ato kan mbaru / kena xhepat plot me pare, s'dim ku me i çu ... smiley

Sipas EUROSTAT, cmimet e ushqimeve në Shqipëri janë sa 70 për qind e mesatares së vendeve të Bashkimit Europian, në një kohë që ky tregues për Maqedoninë është 52 për qind, për Bullgarinë 67 për qind  dhe për Rumaninë dhe Serbinë respektivisht 65 dhe 69 për qind.

tani,  nja ca maqedonas qe kam takuar rastesisht vjet gjate pushimeve te beharit ne Vlore,  ishin te impresionuar (per mire) nga cmimet e ushqimit. kryesisht te restoranteve. per 4 veta.(ishte familje),  ketu ha cilesisht mire, me bollek  dhe paguan jo me shume se 30-40 euro, me thane..

 

nejse e ka kete te ''keqe'' satistika. e interpreton si te duash.  si tha Koco Devole dikur, i merzitur..... sipas satistikave, 1 ne 5 veta sot ne bote eshte kinez.   po ti pse merzitesh i tha nje shoku i tij.   si or te mos merzitem, tha Kocua.  ne ne shtepine tone jemi 10 veta.  i bie qe une  paskam 2 kineze ne shtepi  dhe se ditkerkam..smiley

 smiley

hajt te gjesh kinezin qe kam une ne shtepi, tani... 

pse, ju beheni 5 veta ju ne shtepi keshtu?smiley

hajde, po te ndihmoj une ta gjesh:  me i shkurtri(a)..smiley

 upps, i bie te jem une kinezi--- smiley

versioni tjeter i ksaj te devoles eshte i estrades se shkodres qe i thote nusja ,dhondrit

do bojme kalamaj ?

oh patjetr, do bojme plot

sa do bojme ?

3 kalamaj

po pse jo 4 ?

po jo,se 1 ner 4 fmi del kinez

 ruzhe, e mora vesh qe jam une kinezi, pra mooo smiley

po jo mi

a je gjo fmija funit ti ?

smiley

great things come in small package smiley.

 tenkju, tenkju veri mach! 

Sa me i shtrenjte ushqimi aq me te shendetshem njerezit,po ishte i lire fillojne e hajne gjithe si lopet masnej.

Aha, e vertete eshte fatkeqesisht!! Paguhemi pak dhe shpenzojme shume per te njejtat produkte, qofte edhe me te keqija. Kush jeton ne Shqiperi dhe ka pak njohje te situates ne rajon e me gjere e kupton qe cdo gje e njejte me europianet ketu te ne kushton te pakten 30% me shume. Dhe njerezit e dhjamosur qe shohim perdite jane vertetimi i ketij pohimi!!!!

armenia eshte me shtrenjte se ne

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).