Sondazhi i Institutit Studimeve Ndërkombëtare për Shqipërinë e para viteve 1990 dhe 20 vitet e demokracisë. Perceptimi i publikut për pushtetarët, politikanët, sigurinë, shërbimet publike, lirinë e fjalës, korrupsionin, antiligjin, pronën dhe progresin ekonomik


Shqiptarët janë të zhgënjyer nga shumë zhvillimet ekonomike, sociale dhe politike në vendin e tyre dhe për shumë arsye mendojnë se rregjimi  perpara viteve 1990 ishte më social dhe më i papërlyer sesa në këto dy dekadat e fundit.

Sipas sondazhit të Institutit për Studime Ndërkombëtare, fajtorë kryesorë për gjendjen aktuale të vendit janë përfaqësuesit e klasës politike, etja e tyre për pushtet, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe sigurisht, e lidhur me to, moszbatimi i ligjeve.

Pushtetarët janë ata që qëndrojnë sipër ligjit, dhe abuzimi me pushtetin ka ndikuar në zhvillim ekonomik të shtetasve shqiptarë, në pabarazinë sociale, në përfitimin e shërbimeve shtetërore, vetëm nëpërmjet ryshfetit dhe në pamundësinë e marrjes së pronës, po nuk kalove hallkat korruptive të qeverisjes qendrore, vendore dhe gjyqësorit. Por shqiptarët ndjeheshim më të sigurtë për jetën dhe pronën e tyre para vitit 1990, duke vlerësuar me nota maksimale lirinë e besimit dhe të drejtën për të folur pas vitit 1990.


Siguria

Shqiptarët ndjeheshin më të sigurtë para viteve '90. 29 për qind e të anketuarve janë shprehur se qeveria e para viteve '90 ishte më e angazhuar për garantimin e sigurisë personale të qytetarëve, krahasuar me 25 për qind që thonë se qeveritë e pas vitit 1991 janë angazhuar mesatarisht për garantimin e sigurisë personale të tyre.

Pjesa tjetër e atë anketuarve (28 për qind) thonë se pas vitit 1991 janë qeveritë kanë qenë pak dhe shumë të angazhuara, ndërsa qeverisja komuniste është 2 pikë në përqindje poshtë.

Pjesa më e madhe e të anketuarve, (39 për qind) thonë se qeverisjet e pas vitit 1991 kanë qenë mesatarisht më të angazhuara se para viteve '90 (25 për qind) për të garantuar standartet e duhura të jetesës për qytetarët. 23 për qind e tyre vlerësojnë rregjimin komunist se garantonte shumë standartet e jetës për qytetarët, ndërsa 33 për qind e tyre thonë se ai rregjim i garantonte pak standartet për qytetarët.


Shërbimet

Cilësia e arsimit është mesatarisht më e mirë në dy dekadat e fundit thonë 42 për qind e të anketuarve, ndërsa 23 për qind thonë se ajo ishte më e mirë para vitit '90. Po 23 për qind e të anketurve thonë se cilësia e arsimit ishte më e mirë para viteve '90, krahasuar me 15 për qind që ndajnë të njëjtin vlerësim.

Shërbimi shëndetësor është një pikë e dobët e shoqërisë postkomuniste shqiptare. 31.1 për qind mendojnë se cilësia e shërbimit shëndetësor ishte mesatarisht më i mirë para viteve '90, ndërsa 21,2 për qind thonë këtë vlerësim për periudhën pas vitit 1991.

Po kështu 30.8 për qind e të pyeturve thonë se cilësia e shërbimit shëndetësor është e keqe pas rënies së sistemit të centralizuar, kur gjithçka ishte falas dhe mbulohej nga shteti. 23. 4 për qind e të anketuarve thonë se cilësia e shërbimit shëndetësor ishte shumë më e mirë para vitit 1990, ndërsa 16,8 për qind thonë se kjo cilësi është shumë më e mirë pas vitit 1991.


Liria dhe shteti

Shumica e shqiptarëve (40.3 për qind) mendojnë se shqiptarët ishin tej mase të izoluar para vitit 1990, 34,3 për qind mendojnë se ishin shumë të izoluar në atë kohë, ndërsa 14.7 për qind mendojnë se ishin mesatarisht të izoluar deri në vitin 1990.

Vlerësime të larta merr liria e lëvizjes së shqiptarëve nga viti 1991 e mbrapa, ku 37,8 për qind e të pyeturve thonë se në këtë periudhë shqiptarët janë shumë pak të izoluar, por 28,1 për qind thonë se shqiptarët janë pak të izoluar në kohën e pluralizmit.

Mbi gjysma e të anketuarve (50,5 për qind) mendojnë se para vitit '90 shqiptarëve u kërcënohej shumë jeta nga shteti, 19,6 për qind thonë se u kërcënohej mesatarisht jeta dhe 18,6 për qind thonë se u kërcënohej tej mase jeta nga shteti komunist i para vitit '90.
32,1 për qind e shqiptarëve thonë se ndjehen pak të kërcënuar nga shteti, ndërsa 28 për qind thonë se ndjehen mesatarisht të kërcënuar nga shteti pas vitit 1991.

Liria dhe të drejtat individuale shkelen më pak nga shteti pas rënies së rregjimit komunist. 44 për qind e të anketuarve mendojnë se ato janë shkelur shumë gjatë kohës së komunizmit, 29,8 mendojnë se ato shkeleshin tej mase, 15 për qind mesatarisht dhe vetëm 8,3 për qind thonë se ato shkeleshin shumë pak para vitit 1990.

Në të kundërt 39,1 për qind e të anketuarve thonë se pas vitit '90 shkelen pak liritë dhe të drejtat e njeriut, 29,8 për qind thonë se shkelen shumë pak dhe 18,8 për qind thonë se ato shkelen mesatarisht.

Mbi gjysma e të anketuarve thonë se shqiptarët kanë shumë liri fjale pas vitit 1990, kur në vend u lejua pluripartizmi. 48,7 për qind e të anketuarve thoënse para viteve '90, shqiptarët kishin shumë pak liri fjale, 23 për qind thonë se kishin pak liri dhe 22,2 thonë se kishin mesatarisht lirinë e fjalës. Për periudhën pas vitit 1991 deri sot, 52 për qind e të anketuarve thonë se shqiptarët kanë shumë liri fjale, 22,4 për qind thonë se ata kanë tej mase lirinë e të shprehurit.

Shumë pak liri fetare kishin shqiptarët para vitit 1990. 63 për qind e të anketuarve mendojnë se shqiptarët kishin shumë pak liri fetare para vitit 1990, 26 për qind mendojnë se kishin pak liri të tilla, ndërsa më pas 44 për qind thonë se kanë tej mase liri besimi dhe 35 për qind thonë se kanë shumë liri fetare.

Para viteve '90 familja shqiptare ishte më e fortë. Kështu mendojnë 43,3 për qind e të anketurve dhe 34, 2 për qind thonë se para rënies së sistemit komunist familja shqiptare ishte tej mase e fortë. Pas vitit 1991, 47,5 për qind e shqiptarve mendojnë se familja është mesatarisht e fortë dhe 22,6 për qind mendojnë se ajo është pak e fortë. Sistemi komunist i kishte bërë të gjithë shtetasit të barbartë, por edhe konfidentë me njëri-tjetrin.

Rreth 46.5 për qind e të anketuarve thonë se para vitit 1990 shqiptarët i besonin shumë njëri-tjetrit, 21,5 për qind thonë se i besonin tej mase, ndërsa 16,4 për qind thonë se i besonin mesatarisht njëri-tjetrit. Në të kundërt, pas vitit 1991 44,3 për qind mendojnë se shqiptarët i besojnë pak njëri-tjetrit, ndërsa 38,8 për qind mendojnë se kanë shumë pak besim te njëri-tjetri.


Ekonomia

Shumica e të pyeturve mendojnë se kanë kushte më të mira jetese pas vitit 1991. 31,6 për qind e të pyeturve thonë se kanë kushte më të mira jetese pas këtij viti, 41,1 për qind thonë se kanë kushte mesatarisht më mirë se para viteve '90, ndërsa vetëm 23,8 për qind i konsideron të këqija kushtet e jetesës pas vitit 1991.

Po kështu 43,8 për qind e të pyeturve i konsiderojnë të këqija kushtet e jetesës para vitit '90, 21,7 për qind i cilësojnë mesatare, ndërsa 27,2 për qind I cilësojnë shumë të këqija.

Shqiptarët përgjithësit janë të kënaqur me situatën e përgjithshme ekonomike në vend. 30,8 për qind e tyre thonë se ajo është e mirë, 24,8 për qind thonë se është mesatare, ndërsa vetëm 18,7 për qind thonë se është shumë e keqe krahasuar me kohën para vitit '90.

Për 44,9 për qind të tyre situata e përgjithshme ekonomike ishte e keqe, për 19,4 për qind ajo ishte mesatare, ndërsa për 29,7 për qind të të pyeturve, ajo ishte shumë e keqe para vitit '90.

Por shqiptarët nuk janë të kënaqur me drejtimin ekonomik që ka marrë vendi prej vitit 1991 e deri më sot. 33,4 për qind e të anketurve janë të pakënaqur, 27 për qind janë shumë të pakënaqur, 21,6 për qind janë mesatarisht të kënaqur, ndërsa të kënaqur janë vetëm 8,2 për qind.

Pakënaqësia rritet kur vjen fjala për problemin e pronave. 48 për qind janë shumë të pakënaqur me rezultatet e rishpërndarjes së pronës në vend, 20 për qind janë të pakënaqur, ndërsa të kënaqur mesatarisht janë vetëm 6 për qind të të anketuarve.

Të pakënaqurit (34 për qind) fajësojnë korrupsionin në qeverinë qendrore dhe vendore si dhe gjykatat, ndërsa 26 për qind cilësojnë si arsye kryesore të pakënaqësisë për rezultatet e rishpërndarjes së pronës, paaftësinë e qeverisjes vendore dhe 15 për qind ligjet dhe politikat e këqija.


Antiligji

Shumica e të anketuarve janë të bindur se pasuria e vënë në këto 20 vite ka ardhur nga burime të jashtëligjshme. 26 për qind e tyre mendon se pasuria është vënë me anë të korrupsionit, 19 për qind thonë se është vënë nga bizneset e paligjshme, 16 për qind nga postet në qeverisje dhe vetëm nga 8 për qind mendojnë se pasuria ka prejardhje nga biznesi i ligjshëm dhe investimet e leverdisshme dhe vetëm 2 për qind mendojnë se pasuria është vënë nga puna e madhe.

Shumica e të anketuarve mendojnë se shqiptarët (54,9 për qind) i respektonin tej mase ligjet e shtetit para vitit '90, ndërsa sot ky perceptim është vetëm 14,2 për qind. Me shifra të përafërta është ky perceptim me dy periudhat, përkatësisht 23,8 dhe 24,3 për qind.

28 për qind e të pyeturve mendojnë se disa njerëz qëndrojnë mbi ligjin, ndërsa po aq pajtohen pjesërisht me këtë perceptim. 39 për qind e të pyeturve pajtohen pjesërisht me mendimin se pas vitit 1991 e sot shumë njerëz merren me akte të paligjshme dhe 25 për qind pajtohen pjesërisht me mendimin se e drejta zakonore, si bie fjala Kanuni, është më e rëndësishme se e drejta e kodifikuar.

Kur flasin për njerëzit që qëndrojnë mbi ligjin në Shqipëri, të anketuarit e vënë gishtin pikësëpari mbi politikanët. Sipas perceptimit, 89 për qind e të pyeturve mendojnë se politikbërësit janë njerëzit që qëndrojnë mbi ligjin, për tu pasuar nga njerëzit me lidhjet e duhura (44 për qind), të pasurit (38 për qind), kriminelët (35 për qind) dhe policët (34 për qind).

Shumica e të pyeturve ia vënë fajin sistemit për zgjerimin e aktiviteteve të paligjshme. 47 për qind e të pyeturve thonë se ai është tej mase i pranishëm në vend pas vitit 1991, ndërsa 61 për qind e të pyeturve thonë se ky fenomen ishte shumë pak i përhapur para vitit 1990.

Pas 90-a është edhe koha e lulëzimit të ryshfetit për të mbaruar punë. 57,7 për qind e të pyeturve thonë se kanë dhënë ryshfet, ndërsa para vitit '90, ky perceptim është 26,3 për qind.

Për këtë kohë 66,3 për qind kanë thënë se nuk kishin dhënë ryshfet, ndërsa pas kësaj kohe vetëm 32,7 për qind thonë se nuk kanë dhënë. Sipas të anketuarve (33 për qind) ryshfeti është tej mase i rëndësishëm për të kryer një transaksion ose për të pasur një shërbim në agjencitë shtetërore, ndërsa 37 për qind mendojnë se ai është shumë i rëndësishëm në Shqipërinë e pas vitit 1991. Në të kundërt 48 për qind mendojnë se ai ishte shumë pak i rëndësishëm para vitit 1990.


Progresi

Shqiptarët janë të zhgënjyer nga mosmbajtja e premtimeve të politikanëve shqiptarë në dy dekadat e fundit.

Sipas sondazhit, 62 për qind e të anketuarve mendojnë se ata nuk i kanë mbajtur aspak premtimet, 33,3 për qind mendojnë se i kanë mbajtur pjesërisht, ndërsa vetëm 0,1 për qind mendojnë se i kanë mbajtur plotësisht. Të anketuarit (56.8 për qind) mendojnë se vendi i tyre megjithatë është më shumë demokratik se jo demokratik, por vetëm 22,8 për qind mendon se është një vend plotësisht demokratik.

Meritën më të madhe (48,9 për qind) në demokratizmin e vendit shqiptarët ia njohin bashkësisë ndërkombëtare, më pas qytetarëve (28,2 për qind), dy partive kryesore (12,7 për qind) dhe në fund qeverisë me 9,1 për qind. Sipas të anketuarve problemi më i madh i politikës shqiptare është lufta për pushtet (35,1 për qind) pasuar nga mungesa e zgjedhjeve të lira e të ndershme (18,9 për qind), mungesa e përvojës demokratike (13,2 për qind). Sa u përket liderëve politikë Sali Berisha është problem për 11,3 për qind të të anketuarve, ndërsa për Edi Ramën ky perceptim është 5,7 për qind.

Shumica e të pyeturve (30,9 për qind) thonë se nuk ndjehen të kërcënuar familjarisht, por për 31,9 për qind kërcënimi më i madh për ta janë paratë e pamjaftueshme për të ushqyer familjen (31,9 për qind), humbja e vendit të punës (17,9 për qind), problemi i strehimit (11,9 për qind), sëmundjet në familje (5,8 për qind) ose ndotja e mjedisit (5,3 për qind). Problem mbeten edhe shantazhi (4,5 për qind) apo gjakmarrja me një familje tjetër (3,3 për qind).


Anketimi: Serbia dhe Greqia, kërcënim për Shqipërinë

Po referendumit të bashkimit Shqipëri-Kosovë

Të anketuarit (44 për qind) mendojnë se Italia ka patur më shumë influencë te qeveritë shqiptare pas vitit 1991, më pas vjen Greqia më 35 për qind, SHBA me 12 për qind dhe Serbia me 9 për qind. Kjo e fundit paraqet për 51,6 për qind të të pyeturve kërcënimin më të madh për Shqipërinë, pasuar nga Greqia me 47,9 për qind, ndërsa Italia nuk paraqet asnjë kërcënim.

Të anketuarit (37 për qind) mendojnë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk është as pozitiv dhe as negativ, 35 për qind mendojnë se ai është negativ dhe vetëm 9 për qind mendojnë se është pozitiv. Shumica (35 për qind) mendojnë se mundësia e bashkimit Shipëri-Kosovë është e paktë, 18 për qind mendojnë se ka një mundësi mesatare, ndërsa vetëm 9 për qind mendojnë se është plotësisht e mundshme.

Nëse do të ndodhte organizimi i një referendumi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën pro janë 39 për qind e të anketuarve, kundër 23 për qind, abstenim 21 për qind dhe nuk do të merrnin pjesë 18 për qind e të pyeturve.
 

18 Komente

Kjo eshte miniere informacioni per te kuptuar dhe per te interpretuar, do t'a lexoj me me shume qetesi me vone, po ju lutem, a mund dikush t'a rishikoje pak tekstin qe te behet me i qarte? Ja c'gjeta per shembull...

'Cilësia e arsimit është mesatarisht më e mirë në dy dekadat e fundit thonë 42 për qind e të anketuarve, ndërsa 23 për qind thonë se ajo ishte më e mirë para vitit '90. Po 23 për qind e të anketurve thonë se cilësia e arsimit ishte më e mirë para viteve '90, krahasuar me 15 për qind që ndajnë të njëjtin vlerësim.'
 

P.S Instituti i Studimeve Nderkombetare, c'fare institucioni eshte? Prane kujt i atashuar? Kush e ka mandatuar kete studim? Sa eshte sample size (sa njerez i jane pergjigjur sondazhit) dhe a eshte perberja perfaqesuese e bashkesise?

Bah! Loje fjalesh, lexova paragrafin e pare (ndoshta pak me shume) dhe sinqerisht sdi a ja vlen me vazhdu me tej. 

Nqs nuk te pelqen cilesia e perkthimit...Lexoje sondazhin e plote ne Anglish tek linku qe parashtrova me pare...Simple as that

 ok. do ja hedh nji sy patjeter! thanku! smiley

Titull abuziv . Demokraci ??????? 

Ne nje fare kuptimi "Demokraci "  ishte edhe para 90 . Por thuhej e "shumices ndaj pakices " . Po kjo cfare eshte ?????

Ne se do te ishte perafruar si Demokraci e Shperfytyruar , e papjekur , e paaarrire , e shtremberuar , e uzurpuar nga kliente , e "miqve te miqve . e daullaxhijve te perparimit etj etj ne pafundesi ... mund te ishte nje arsye per ta kuptuar se cfare ka dashe te thote studimi ose intervista .

Para viteve 90 ne jetonim ne nje shoqeri "utopike" dhe hermetike. Pas tranzicjonit kameleonet e elites se kesaj utopie u kacavorren serish ne maje e pemes se kalbur te politikies Shqiptare. Problemi i politikes sone ishte se nuk ka pasur kurre disidente apo opozicjon real te sistemit komunist. shkaku ihte se sistemi ishte teper i ashper dhe mizor kur vjen fjala tek mendimi opozitar.

Ne Shqiperi ne vitet e diktatures : "Ne loje ishte vetem nje skuader futbolli e cila luante kundrejt nje suadre kundeshtare imagjinare...Ne nje kohe kur gjysma e fushes ishte bosh.( Ne brohorisnim per golat e njepasnjeshem qe shenonim)..Mbreti ishte lakuriq dhe ne i lavderonim petkat e bukura

Mbas tranzicjonit po keta lojtare nderruan fanelat dhe filluan serisht lojen ne krahun tjeter te fushes....

Nuk ju ve faj shume prinderve tane nese kane nje fare nostalgjie per ate sistem...Se kishin nje fare sigurie te pergjithshme

 

Nese lexon shifrat shqiptaret nuk jane fare te zhgenjyer nga demokracia.Thjesht prisnin me shume dhe me shpejt te arrinin nivelin qe deshironin,por jo se kane nostalgji per para 1990.

Ajo qe ben pershtypje eshte:

...Të anketuarit (37 për qind) mendojnë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk është as pozitiv dhe as negativ, 35 për qind mendojnë se ai është negativ dhe vetëm 9 për qind mendojnë se është pozitiv. ...

Nëse do të ndodhte organizimi i një referendumi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën pro janë 39 për qind e të anketuarve, kundër 23 për qind, abstenim 21 për qind dhe nuk do të merrnin pjesë 18 për qind e të pyeturve.

Me duket pak kontradiktore.
 

 Beno, te kam mik te vjeter dhe te pergezoj,  Grava ..F

Puna shtrohet keshtu:

Me mire nje sistem represiv qe te jep nje siguri jetese minimale,apo nje sistem qofte dhe jo perfekt qe ke te drejte te shprehesh mendimin ndryshe pa perfunduar ne burg?

Pa asnje hezitim do te isha per te dyten dhe besoj se edhe sontazhi e shpreh kete,pa merre parasysh titullin tendencioz te Kokedhimes.

 

Varet ku eshte bere ky sondazhi. Ne Jug shumica jane kunder bashkimit me kosovaret, edhe tirana po ashtu, kam degjuar qe edhe ne prishtine shume jane kunder.

Kush te ka thene qe ne Jug jane kunder bashkimit?

Ke pare ndonje statistike apo thjesht kujton se Jug eshte vetem zona operative 1 ?

Statistikat i ka dhe Gallup dhe del qe ne Jug dhe veri shumica e perkrahin idene e bashkimit.Psh une nga Jugu jam vete dhe sa kam pare miqte e mij dhe miqte e tyre,nuk kam pare ndonje qe te jete kunder bashkimit.

Une kam lindur pas vitit 80 dhe nga shoqnia ime ne tirone sdi te kete ndonji per bashkimin, flas per lagjen time te ekspozita. Po di qe as kushurinjte e mi ne korce skane asnje lloj entuziazmi per te, kshu me duket tere korca. Spo flas per minoritetin grek pastaj nja 60-100 mije vete qe i ke ter kunder. Ja qe argumenti jot nuk eshte solid. Se harrova une per vete jam kunder, sshof shum gjona te perbashketa me ata dhe mire jemi kshu si jemi me 2 shtete. Du ti shof te jene mire po sdu tejemi bashke.

Të anketuarit (37 për qind) mendojnë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk është as pozitiv dhe as negativ, 35 për qind mendojnë se ai është negativ dhe vetëm 9 për qind mendojnë se është pozitiv. Shumica (35 për qind) mendojnë se mundësia e bashkimit Shipëri-Kosovë është e paktë, 18 për qind mendojnë se ka një mundësi mesatare, ndërsa vetëm 9 për qind mendojnë se është plotësisht e mundshme.

Nëse do të ndodhte organizimi i një referendumi për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën pro janë 39 për qind e të anketuarve, kundër 23 për qind, abstenim 21 për qind dhe nuk do të merrnin pjesë 18 për qind e të pyeturve.
 

 

Gallup: Shqiptarët për idenë e Shqipërisë Etnike

 

 

Një sondazh i realizuar nga “Gallup International” si pjesë e projektit “Balkan Monitor”, nxjerrë në sipërfaqe shumicën e opinionit të shqiptarëve mbi idenë e Shqipërisë Etnike.

 

Në pyetjen e parashtruar në këtë anketë se “A do ta mbështetni personalisht idenë e Shqipërisë së Madhe”, shumica e të anketuarëve kanë dhënë përgjigje pozitive.

 

Në bazë të këtyre rezultateve në Shqipëri, 62.8 për qind janë pro, 29.7 për qind janë kundër, 4.4 janë përgjigjur “nuk e di” dhe 3.1 për qind kanë refuzuar të përgjigjen.

 

Në Kosovë, situata duket më pro bashkimit, pasi 81 për qind e kanë përkrahur këtë ide, 12.6 për qind janë shprehur kundër dhe 2.9 për qind kanë “abstenuar”, ndërkaq 2.6 për qind nuk janë përgjigjur.

 

Surpriza e këtij sondazhi është Maqedonia, ku janë pyetur nëpërmjet sondazhit rreth 1.000 persona, prej të cilëve 66 për qind ishin maqedonas dhe 25.7 për qind ishin shqiptarë. Por idenë e bashkimit të trojeve shqiptare me Shqipërinë e kanë përkrahur 51.9 për qind e të intervistuarve, çka do të thotë se një pjesë e mirë e maqedonasve janë shprehur pro kësaj ideje. Ndërkaq 35.1 për qind e kanë kundërshtuar, 9.1 për qind janë përgjigjur se nuk e dinë dhe 3.7 për qind kanë refuzuar të japin mendimin e tyre.

 

Nëse nesër do të kishte një referendum për bashkimin e Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve shqiptare në Maqedoni, në Shqipëri referendumi do të triumfonte me 67.9 për qind pro dhe vetëm 32.1 për qind do të votonin kundër.

 

Në Kosovë fitorja e bllokut pro do të ishte edhe më e thellë, pasi më shumë se 8 në 10 banorë të Kosovës do të votonin pro bashkimit. Në këtë mënyrë, sipas sondazhit të Gallup International, 86.3 për qind do të ishin pro bashkimit dhe vetëm 13.7 për qind do të votonin kundër. Në Maqedoni, sipas sondazhit, do të fitonte “Po”-ja, pasi 59.7 për qind do të votonin pro dhe vetëm 40.3 për qind do të ishin kundër.

 

Sondazhi ka dhënë edhe rezultate mbi rajone të veçuara, duke treguar se cilat janë zonat që janë më shumë pro dhe cilat janë ato që e kundërshtojnë Shqipërinë Etnike.

 

Në ndryshim nga sa mund të pritej, Shqipëria nuk ka ndonjë ndryshim Veri-Jug në këtë aspekt, por është Shqipëria e Mesme ajo që, ndonëse është pro, ka një numër të konsiderueshëm personash që e kundërshtojnë bashkimin.

 

Kështu, në Shqipërinë e Veriut, 68.5 për qind janë pro, përkundrejt vetëm 23.1 për qind kundër (74.8 dhe 25.2 ndër ata që kanë dhënë mendim), përafërsisht e njëjtë me Shqipërinë e Jugut, ku 65.6 për qind janë pro dhe 26.2 kundër (71.5:28.5). Ky hendek ndryshon kur vjen puna në Shqipërinë e Mesme ku vetëm 53.8 për qind janë shprehur pro Shqipërisë Etnike dhe 37.7 për qind janë shprehur kundër.

 

Në Maqedoninë Veriperëndimore që ka shumicë shqiptare, 66.5 për qind janë pro dhe 22.2 janë kundër, ndërsa në pjesën tjetër 34.3 për qind janë pro dhe 50.7 për qind janë kundër. Për sa u përket kryeqyteteve, ato nuk variojnë shumë nga njëra-tjetra. Në Tiranë 62.4 për qind janë shprehur pro dhe 30.6 për qind janë shprehur kundër, jo shumë larg perceptimit në Prishtinë ku 69.7 janë pro dhe 25 për qind janë kundër. Në Shkup 41.2 për qind janë shprehur pro, 8.8 për qind kundër, ndërsa 41.2 për qind kanë zgjedhur “Nuk e di”.

 

Sipas sondazhit, të moshuarit nuk janë dhe aq të dhënë pas kësaj ideje, pasi në grup-moshat mbi 55 vjeç, vetëm 54.2 për qind janë pro bashkimit dhe 40.7 për qind janë kundër.

 

Në të kundërt, nëse nesër do të ishte një referendum, grup-mosha 15 me 24 vjeç do të votonte 72.2 për qind pro, ajo 25 me 39 vjeç, 71.3 për qind pro dhe personat ndërmjet 40 dhe 55 vjeç do të votonin 71.2 për qind pro. (INA)

 

 

 

 http://www.ina-online.net/Default.aspx?news=ea358b32-62e6-407f-89fd-3834362df179&ln=3

 

 

 

 Keto anketimet kane nje gje te mire se informojne qeverine dhe qarqet prane saj  per mendimin e popullit, si mendon Ai. 

E ku pyet "Doktor Borati" nga ajo ane o Pjer....Qeveria esht nje grup capaculesh e matrapazesh qe i kane kthyer ne rrogoz interesat e vendit

 Anketat le te thone c'te duan.Doktorit i eshte mbush mendja top se eshte Skenderbeu i dyte.

Ku iki postimi im tjeter ketu? Ca karagjjozlleku!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).