“Kemi marrë telefonata kërcënuese nga deputetë për të heshtur”

Ndonëse kalvari i kërkesave të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë deri më tani duket ende i pashpresë, zgjidhja e vetme që u mbetet të rinjve është greva e urisë. Të paktën kështu pohon Taulant Muka, student në vitin e pestë të Fakultetit të Mjekësisë, njëkohësisht kryetar i lëvizjes studentore në këtë institucion. Si përfaqësues i studentëve të këtij fakulteti, ai shprehet se studentët janë të indinjuar nga përgjigjet që kanë dhënë deri më tani përgjegjësit e një situate të papërgjegjshme të krijuar prej vitesh në Fakultetin e Mjekësisë.

“Jo më larg se dje morëm një kërkesë zyrtare nga përfaqësuesit kryesorë të Ministrisë së Arsimit për një takim, ku do të diskutohej mbi kërkesat dhe pakënaqësitë që kanë studentët për sistemin aktual të zhvillimit të leksioneve në Fakultetin e Mjekësisë. Fill pas këtij propozimi i kërkuam ministrit të Arsimit që takimi të zhvillohej me dyer të hapura, pra në praninë e mediave, por ai nuk pranoi. Për pasojë ne e refuzuam takimin”, sqaroi Taulanti.

Sipas tij, zhvillimi i një takimi ku do të vendoset fati i të gjithë studentëve nuk ka arsye pse të zhvillohet në mënyrë të fshehtë, aq më tepër që tashmë ky rast është kthyer në një problem shqetësues.

Përfaqësuesit e lëvizjes studentore në Fakultetin e Mjekësisë pohojnë me bindje se zgjidhja e vetme që i ka mbetur në përballje me këtë indiferencë vrasëse është greva e urisë. “Ndonëse kemi marrë telefonata të shumta, si ne ashtu edhe prindërit tanë nga deputetë e përfaqësues të ministrisë për të mos e çuar më tej këtë situatë, jemi të vendosur të vijojmë më tej, deri në shkarkimin e dekanit të këtij fakulteti, sepse jemi të bindur që ky fakultet është në regres vetëm për shkak se mban vulën e tij”, shton kryetari i lëvizjes studentore, Muka.
Problemi

Studentët e këtij fakulteti kërkojnë auditorë të përshtatshëm, literaturë dhe tekste të reja, jo ato të viteve ’70 që qarkullojnë aktualisht në këtë institucion, si edhe prezencën e pedagogëve, që rrallëherë vijnë në leksione. Ndonëse për secilën prej këtyre pikave është premtuar shumë, asnjëri prej tyre nuk është vënë në praktikë. Ky është shqetësimi që, sipas tyre, prek drejtpërdrejt të ardhmen dhe investimin e viteve të shkollës së lartë. Lëvizjet për reformimin e sistemit të arsimit në Fakultetin e Mjekësisë kanë nisur që në nëntor të 2008-s, nëpërmjet një peticioni që i drejtohej dekanit të Fakultetit të Mjekësisë të asokohe.

“Duke parë që fjalët e tij ishin thjesht premtime boshe, themeluam revistën studentore ‘Alb Medicus’, në të cilën u trajtuan shumë probleme të studentëve dhe më 25 mars krijuam lëvizjen studentore për reformimin e sistemit arsimor shëndetësor”, sqaron Taulanti. Ai tregon se edhe dekani aktual i mbështeti fillimisht për këtë iniciativë, por deri me datë 24 nëntor nuk u realizua asnjë nga kërkesat që i kishin paraqitur dekanit dhe pikërisht me këtë mori startin kjo lëvizje e madhe që po ndodh sot, lëvizja studentore, e cila kërkon dhe ka si objektiv kryesor reformimin e Fakultetit të Mjekësisë.

___________

Rreth 68% e studentëve pohojnë se kanë paguar për nota më të mira

 

Anketa

Këshilli Kombëtar Studentor ka publikuar dje një raport për korrupsionin në arsimin e lartë. Pas një anketimi, ku janë përfshirë rreth 1500 studentë nga të gjitha universitetet e vendit, ka rezultuar se shumica e të anketuarve kanë paguar pedagogët apo përfaqësuesit e këtyre institucioneve të paktën një herë për të marrë provimet apo për një notë më të mirë. Ndërkohë tarifa që ata kanë dhënë ka kapur shifrën e 10 mijë-30 mijë lekëve. "68 për qind e studentëve që janë anketuar, të paktën një herë kanë paguar për shërbime korruptive në universitete, ku përfshihen provimet, marrja e provimeve, kalimi i tyre apo nota më të mira. Rreth 63 për qind kanë pohuar se kanë paguar 100-300 mijë lekë të vjetra", tha Qamil Dika, kryetar i Këshillit Kombëtar Studentor.

26 Komente

Studentët e Mjekësisë do të nisin një grevë urie të hënën

 

po keta, ç'paten?!smiley

 Rreth 68% e studentëve pohojnë se kanë paguar për nota më të mira

 

Le te dish per provimin. Po deshe te kalosh, duhet paguar. Kam degjuar te ndodhe. Pervec leksioneve e seminareve, s'bejne praktike fare, asgjekundi. 

Këshilli Kombëtar Studentor ka publikuar dje një raport për korrupsionin në arsimin e lartë. Pas një anketimi, ku janë përfshirë rreth 1500 studentë nga të gjitha universitetet e vendit, ka rezultuar se shumica e të anketuarve kanë paguar pedagogët apo përfaqësuesit e këtyre institucioneve të paktën një herë për të marrë provimet apo për një notë më të mirë. Ndërkohë tarifa që ata kanë dhënë ka kapur shifrën e 10 mijë-30 mijë lekëve. "68 për qind e studentëve që janë anketuar, të paktën një herë kanë paguar për shërbime korruptive në universitete, ku përfshihen provimet, marrja e provimeve, kalimi i tyre apo nota më të mira.

jo mor jo. e lexova shkrimin. kjo gjendje qenka ne te gjitha universitetet e vendit. por thjesht, me beri pershtypje se ''papritur'', vetem keta te mjeksise do te bejne greve...

 Sepse jane nxenesit me te perzgjedhur per mesatare, pothuajse te gjithe me dhjeta, ata qe arrijne te fitojne, dhe s'kane pse japin leke, per shembull.

Sepse jane nxenesit me te perzgjedhur per mesatare, pothuajse te gjithe me dhjeta, ata qe arrijne te fitojne, dhe s'kane pse japin leke, per shembull.

ore me dhjeta,  pesa, shtata apo teta,  nuk ka fare rendesi. asnje nuk duhet te japi leke...

gjithmone sipas sondazhit te mesiperm, korrupsioni paska kapluar gjithe universitetet e vendit. pra atje duhet te behet revolucion, ne fakt.  vetem keta,  pa u koordinuar me fakultetet e tjera ne mbare Shqiperine,  zor se do te arrijne dicka..  mendimi im modest...

 Une po them se pse e kane nisur keta. Sepse te inxhinierite, per shembull, i japin leket se s'dine, ndryshe nga ketu.

 Ndoshta se vetem ketyre u ka mbetur pak cipe truri ne rradake?

Ky ne fakt i ka mbeshtetur vazhdimisht studentet.. Eshte parimor, ndonese une do deshiroja te thosh me shume..

cme bo mu cudi eshte qe titulli dhe nja 2 shprehje lehtesisht te citueshme, jane nga njerson tjeter qe me ka fol gjer e gjate per keto probleme..

Profesorin ne fjale nuk e njoh.  Linkun e solla per Belulin meqe pyeti po keta c'paten.

Por ne rrethin tim shoqeror kam nje qe u diplomua nga mjekesia vjet, dhe me tregonte thagma qe te lije wool-te smiley.

Keta ben vaki ti fusin ne gracke direkt e pas festave.. do hapin sezonin qe ka nje muaj + qe shtyhet ndersa keta protestojne..

Klecka nga ana e ministrise eshte qe keto "reformime"  te kalojne pa shume buje..Si kudo dhe kurdo mendojne se do ta hedhin lumin me premtime dhe gjysreforma boshe ne nivel fakulteti duke ja mbyll gojen studenteve qe gjerat te rrjedhin sic kane rrjedh deri me sot..

E pergezoj kete organizaten e studenteve per cuarjen e gjerave deri ne fund..

63 perqind e kane pranuar qe kane dhene rryshfet per provime..Kaq me mjafton qe antikorrupsioni dhe misioni i kesaj qeverie te quhen te deshtuara dhe te kalohej te kerkesa per dorheqjen e ministrit te arsimit dhe pse jo qeverise..

Eshte kthyer greva urise si me qene nje note proteste. Nuk behet greve urie per cdo gje. Shi kur te behet ndonje greve urie se iken dritat.

Me sa duket greva e urise eshte e vetmja alternative e studenteve per tu degjuar dhe per te terhequr vemendjen e merituar. Mos harrojme qe kerkesat e tyre i kane shpalosur prej dy vitesh dhe kane trokitur ne dere te shurdhet. Vertet plaga eshte e atij fakulteti, por problematika eshte shume e gjere dhe i perket si sistemit arsimor dhe atij shendetor, qe jane dhe dy shtylla kryesore per ekzistencen e nje qeverie..

 Nuk ka fuqi me greva e urise se studentet kane bere greva urie qe nga 1991 nja 10 here, shto ketu greva urie te Ilir Metes, sindikalisteve, ish te perndjekurve, partive, minatoreve, punetoret e hidrocentralit, punetoret e autostrades, familjet e Gerdecit etj etj. Greva urise eshte bere si shetitje me biciklete.

 

http://www.youtube.com/watch?v=-epguW9wu7Q

E di mer e di, po ata te gjoret duan te kene pak vemendje, dhe kane degjuar se kjo ua siguron. C'ti besh studentet tane nuk kane tradite protestash si ne Angli e France..Un mrekullohem qe po bejne dhe kaq se ne kete vend ka vdek nervi qytetar i protestes..

Ceshtja eshte mese legjetime, c'e do se instituin e greves se urise e perdhosen keqaz petritat ngjyre roze ne prill-maj.

emo dhe ti nuk e le pa e fut nje kunj

 68 % e studenteve pohojne se kane paguar per nota te mira.

Do te hyjne ne greve urie qe tju kthehen leket apo cfare.

Behet nje liste e te gjithe Profesoreve qe kane marre leke,anash emrit te profesorit qe ka marre leke emri i studentit qe ka dhene leket,nje kopje prokurorise,nje kopje tjeter se bashku me nje perfaqesi studentesh leximin e listes ne njeren nga televizionet publike ku ata e shikojne te arsyeshme dhe kjo pune merr fund.

Kjo eshte rruga me e drejte,se grevat e urise jane te kushtueshme,ka shku pica kapricoze 6000 mije leke te vjetra.

smiley

automatikisht e di vete smiley.

Mire e ke po puna eshte qe ne keto raste denohet si marresi i ryshfetit, ashtu edhe dhenesi. Se presori mund te thote "po m'a dha me zor" smiley

Procrastinators Unite..............Tomorrow!

A e filluan greven? Se ne lajme sikur s'pashe gje. Vetem Ngjelen qe nis protestat neser.

Ca pjese te "Procrastinators Unite..............Tomorrow!" nuk kupton iris? :0

S'kuptoj anglisht, mendoja se protestat do beheshin ne Shqiperi.

me fal...pash flamurin!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).