Nëse pornografia është një formë e lirisë së individit për tu shprehur, apo një mënyrë shftytëzimi, mbetet ende një debat i nxehtë - dhe një studim vetëm sa do t'i hedhë më shumë benzinë zjarrit. Shkencëtarë të udhëhequr nga Milton Diamond i Universitetit të Havait dyshojnë se kur materialet me përmbajtje seksuale bëhen të disponueshme, shkalla e krimeve të abuzimeve seksuale tek fëmijët pëson ulje.

 

  Grupi i udhëhequr nga Diamond krahasoi shkallën e krimeve të ndryshme, përfshi abuzimin seksual, vrasjet, sulmet dhe vjedhjet, para dhe pas rënies së regjimit komunist në Republikën Çeke. Gjatë këtij regjimi qarkullimi i botimeve me përmbajte pornografike ishte absolutisht i ndaluar. Qeveria post komuniste kaloi në parlamentin çek një ligj që lejonte shprehjen e lirë me anë të nudizmit, madje edhe pornografinë e personave të mitur, dhe kur grupi i Universitetit të Havait krahasoi shkallën e krimit, gjeti se kishte një rënie të ndjeshme të abuzimeve seksuale pas lejimit të botimeve me përmbajte pornografike.

Të dhënat tregojnë se një tendencë e tillë u gjet edhe në Japoni dhe Danimarkë kur ligjet anti-pornografike u relaksuan. Bashkë me faktin se krimet e natyrave të tjera nuk nuk ndryshuan në të njëjtën periudhë i çon studjuesit nga Havai tek spekullimi se pornografia e të miturve zëvendëson për abuzuesit aktet abuzive.  

Por jo të gjithë ekspertët e pranojnë këtë teori, madje e kundërshtojnë idenë se pornografia e fëmijëve, e cilësdo formë mund të konsiderohet si antidotë ndaj abuzimeve seksuale. “Studimi dhe përfundimet e tij janë provokative,” – thotë Dr. Cindy Christian, kryetare e Komitetit për abuzimit dhe neglizhimit me fëmijët në Akademinë Amerikane të Pediatrisë, “Por si pediatre unë nuk do ta toleroja kurrë pornografinë me të mitur, edhe sikur kjo të mund të mbronte fëmijët nga abuzimet seksuale. Asgjë në përvojën dhe arsimimin tim, dhe në opinionin tim porofesional, do të më lejonte të toleroja pornografinë e fëmijëve. Nuk është kurrë e lejueshme të abuzosh një fëmijë seksualisht, dhe pornografia e fëmijëve është vetë një formë abuzimi seksual.” 

Më shumë tek: Healthland.time.com

29 Komente

“Por si pediatre unë nuk do ta toleroja kurrë pornografinë me të mitur, edhe sikur kjo të mund të mbronte fëmijët nga abuzimet seksuale. Asgjë në përvojën dhe arsimimin tim, dhe në opinionin tim profesional, do të më lejonte të toleroja pornografinë e fëmijëve. Nuk është kurrë e lejueshme të abuzosh një fëmijë seksualisht, dhe pornografia e fëmijëve është vetë një formë abuzimi seksual.” 

!!!

 Or po cjane keto artikuj idiote dhe per me teper ne faqe te pare? Hiqini more mos e perdhosni faqen me keto karlluqe.

Abuzimet seksuale skane te bejne fare me pornografine.

Abuzimet ndodhin dhe ne shtetet qe kane lejuar pornografine dhe nuk eshte se jane ulur.

Abuzimi ka te beje me fuqine apo pushtetin dhe jo me pornografine apo aktin seksual ne vecanti.Me nje fjale ai qe abuzon seksualisht nuk eshte se kenaqet nga seksi por nga pushteti qe ka mbi viktimen.

ben mire te diskutosh vetem per tema apolitike pasi duket qe e veke mire trurin ne perdorim! 

Edhe une bie dakort me Solin qe abuzimi seksual lidhet me pushtetin e munguar te agresorit ne shumicen e rasteve.

edhe Holokausti, uli drastikisht perqindjen e hebrenjve te vdekur nga kanceri. Mendoj qe duhet gjetur nje stil qe te ule budallallekun.

njohurite e mia ne psikologji e psikanalize jane ne nivel afer zeros po qe t'konsiderohet pornografia e femijeve si shfaqje lirie e te drejtash nis nga studiues te fushes, kjo per mu eshte shenje qe kam bo mire qe nuk kam harxhu kohen me ket gjo

 Larg qofte te jete kjo nje alibi apo me keq akoma nje prelud per te "perligjur" pedofiline smileysmileysmiley

Se me artikuj e "studime" te tilla "shkencore" filluan te justifikohen edhe devijimet seksuale, deri sa u arrit qe njerezit te akuzohen per homofobi...

O Tempora, o Mores!

Ka ardhur koha t'i lemë teoritë e tipit "plumbi do plumb, Xherah". Një fëmijë që paraqitet në një skenë pornografike është një fëmijë i abuzuar. Pikë.

Personalisht më duket thjeshtë një hap me tutje për të na shitur po*dhë të stilit Orgy-Porgy (Aldous Huxley, Brave New World), në përpjekje për të realizuar axhendën për të cilën utopistët na kanë paralajmëruar që para një shekulli, ashtu si duke u tallur.

Nuk ka qenë i rastësishëm as revolucioni seksual, as përpjekjet për të drejtat e homoseksualëve, as rritja e divorceve në 1 në çdo 2 çifte. Kriza e vlerave familjare, seksi i lirë me këdo dhe kudo (jo gjithmonë i shijueshëm), puberteti gjithmonë e më i hershëm i fëmijëve që të habit dhe fillimi i jetës seksuale që pa dalë nga veza nuk është vetëm pasojë e ligjeve të probabilitetit. Këto janë simptoma të një sistemi në krizë, por që deri diku janë dashur dhe janë shtyrë nga vetë sistemi. Njeriu i së ardhmes iu duhet të jetë sa më pak kokëçarës, sa më i thjeshtë në mendime dhe ndjenja, sa më pak i lidhur me rrënjët e veta (qofshin këto familjare, atdhetare apo fetare), sa më i mbushur me kënaqësi të përkohshme, seksuale e materiale, dhe të gjitha këto që të jetë sa më shembullor në punën e tij si skllav i kohërave moderne dhe si konsumator i pashallëqeve korporatiste. Kaq sa i përket planeve të psikopatëve që na qeverisin (s'e kam fjalën për Berishën as për Ramën, se këta janë thjeshtë marioneta të marionetave të marionetave te marionetave...).

Fatmirësisht, kohët po ndërrojnë dhe njeriu po del pak nga pak (megjithëse me shumë vështirësi) nga gjumi disa mijra vjeçar dhe po i zgjerohet diapazoni. Në kohë oportunitetesh çdo gjë është e mundur dhe në realitetin tonë të dyzuar mund t'i japësh për mirë ose për keq. Tani "çunat e këqinj" po përpiqen t'i japin sa më shumë përsëmbrapshti sa nuk është akoma vonë. Po ndërgjegja e njeriut po tërhiqet drejt anës tjetër... Kush do fitojë? Thonë se në fund të fundit errërsira është thjeshtë mungesë drite dhe se drita thjeshtë përhapet e nuk ka nevojë të luftojë kundër ndonjë gjëje. Kështuqë gjejeni vetë se çfarë do ndodhë më tutje... 

 

Jam shume dakort me mendimin tend dhe te falenderoj per to.

 hmm... kur lexon tmerre të tilla është e vërtetë që të bëhet të besosh teorinë "tënde", R, dmth robt paguhen* që të nxjerrin në dritë hajvanllëqe të tilla. vetëm se unë besoj se njeriu e ka hajvanllëkun brënda dhe s'ka nevojë ta paguajë njeri që ta shprehë atë. pra s'ka nevojë të jetë marionetë e dikujt në veçanti, pasi është së pari marionetë e egoizmit të vet, dhe sa më i shtrenjtë të jetë egoizmi si vlerë në shoqërinë ku jeton, aq më lehtë dhe më gjatë do të jetë pre e egoizmit personi i shkretë gama. të gjitha ato kriza që përmend ti e kanë origjinën tek zhvillimi ekonomik që u lejoi njerëzve të jenë të pavarur nga familja dhe nga rrethi i afërt, si dhe të divorcojnë sapo të mos ketë më lumturi si ditën e parë. (sigurimet shoqërore, puna e grave, etj.)  është për tu përmendur fakti që ky "revolucion" ndodhi pikë së pari në një vend të pamatë si Amerika e Veriut, ku qytetet e mëdhaja të japin një lloj anonimiteti, që i shoqëruar me mjetet ekonomike që të japin përshtypjen e jetës së përjetshme, e shtyjnë dhe më tutje individualizmin e njeriut dhe transformimin e tij në një qenie pa zemër dhe pa tru (megjithëse gjoja racionale). 

la suite mbi racionalizmin dhe arsyen, një ditë tjetër. 

*të paguhesh për diçka- të mos i besosh asaj që bën, po të jesh i detyruar ta bësh sepse të paguajnë. 

 

PSYCHOPATHY: THE CAUSE OF EVIL

Inherited and acquired psychological disorders and ignorance of their existence and nature are the primal causes of evil. The magic number of 6% seems to represent the number of humans who either carry the genes responsible for biological evil or who acquire such disorders in the course of their lifetime. This small percent is responsible for the vast majority of human misery and crime, and for infecting others with their flawed view of the world.

The scope of evil does not respect any boundaries of race, doctrine, or ideology. All races carry the genes, and all schools of thought are susceptible to their influence. These pathological factors that influence behaviour form a complex web. It is only in such a web that the "environmental evil" wherein circumstances can influence a normal person to commit harmful acts can be understood.

 

Eccentric and Grandiose: Hare writes, “Psychopaths have a narcissistic and grossly inflated view of their self-worth and importance, a truly astounding egocentricity and sense of entitlement, and see themselves as the center of the universe, as superior beings who are justified in living according to their own rules… Psychopaths come across as arrogant, shameless braggarts - self-assured, opinionated, domineering, and cocky. They love to have power and control over others and seem unable to believe that other people have valid opinions different from theirs. They appear charismatic or ‘electrifying’ to some people” (Hare, 38). One psychopath, when asked to rate himself on a 10-point scale rated himself, “an all-around 10. I would have said 12, but that would be bragging. If I had a better education I’d be brilliant.” He also said his only weakness was that he cared too much! (Hare, 38)

http://www.ponerology.com/

 

 Shume dakord me ty akull, me nje shtese te vogel persa i perket Amerikes se Veriut. Ketu procesi qe ti pershkruan eshte me i theksuar sepse qe ne krijimin e tyre si shtete, Amerika e Veriut perbehej nga individe qe ishin te gjithe te ardhur, te crrenjosur nga diku tjeter. Ne shumicen e rasteve, nuk i merrnin 'rrenjet' me vete. Dmth  se qe nga krijimi i tyre, keto shtete ishin te perbere nga 'individe' ose 'familje e ngushte', ne ndryshim nga 'bota e vjeter' ku komuniteti perfshin shume me gjere. Ketej, komuniteti duhej ndertuar nga hici, me njerez qe 'by definition' ishin pa lidhje mes tyre. Pergjigja qe ju dha ketej ishte dhe eshte, komuniteti eshte se pari njerezit qe te rrethojne ne nje moment te caktuar me te cilet te lidhin interesat (jo vetem ekonomike). Se dyti, komuniteti eshte nje koncept shume me anonim, gje qe ka shume rrjedhoja ne marrdheniet e individit me ambjentet dhe pergjegjesite publike. Rezultati eshte qe fenomeni i super individualitetit patjeter qe do jete me i forte ketej ne Boten e Re.

"studime" ?

Ka ardhur koha t'i lemë teoritë e tipit "plumbi do plumb, Xherah". Një fëmijë që paraqitet në një skenë pornografike është një fëmijë i abuzuar. Pikë.

I abuzuar?  Nuk me mjafton ajo fjale.  Eshte nje femije i shkaterruar, dhe kush eshte perfshire ne kete akt eshte kriminel.  Ne vend te gjendet krimineli e te tredhet, falenderohet e shperblehet per te "luftuar" krimin.  Cmenduri, cnjerezillek. 

 

" I abuzuar?  Nuk me mjafton ajo fjale.  Eshte nje femije i shkaterruar, dhe kush eshte perfshire ne kete akt eshte kriminel.  Ne vend te gjendet krimineli e te tredhet, falenderohet e shperblehet per te "luftuar" krimin.  Cmenduri, cnjerezillek. ""

 

 

problemi Monda eshte se pak nga pak perversiteti po behet trend.

 

Shih evolucionin e homove. Ne fillim qe krim, pastaj semundje, me pas e drejte.........

Duke qene se bej jete te c'rregullt, pi duhan, dendem me kolesterol etj, shpresoj qe te kem vdekur ne kohen kur t'a bejne detyrim.

 

Me logjiken e ketij studimi dalin perfundime te hatashme. psh

Perdorimi i droges, ul shpenzimet e pensioneve

Vetevrasjet, ulin nr e vdekjeve nga kanceri

Lufta atomike ul nr e familjeve me nje prind

dhe nje pafundesi xhevairesh te tilla.........

Mjaft te kesh nje grade shkencore dhe vetbesimin se dynjaja ka trapa qe do te besojne.

 

 

t, e kam shume zet t'i futem kesaj rrjedhe debati, se ne pergjithesi nuk del gjakundi.  Doja vetem te saktesoja se nuk barazoj pedofiline me homoseksualizmin.  Per mua pedofilia dhe pornografia me femije eshte krim, e homoseksualizmi eshte zgjedhje me pelqim te dy te rriturve (consenting adults.)

 Studim  i paguar nga pedofilat...

Vezhgimi studimor mund te jete edhe i vertete si i bazuar mbi statistika te publikuara, fakt qe nuk e perjashton asesi Pornografine e te miturve si forme abuzimi mbi ta..

Por vezhgimi mund te kete vlere ne Kontekstin e Pornografise se jo te miturve...

 

n'fakt edhe une dyshova se ky ishte thelbi i studimit; qe liberalizimi i pornografise ul rastet e pedofilise po paragrafi i fundit me coroditi krejt:

Por jo të gjithë ekspertët e pranojnë këtë teori, madje e kundërshtojnë idenë se pornografia e fëmijëve, e cilësdo formë mund të konsiderohet si antidotë ndaj abuzimeve seksuale. “Studimi dhe përfundimet e tij janë provokative,” – thotë Dr. Cindy Christian, kryetare e Komitetit për abuzimit dhe neglizhimit me fëmijët në Akademinë Amerikane të Pediatrisë, “Por si pediatre unë nuk do ta toleroja kurrë pornografinë me të mitur, edhe sikur kjo të mund të mbronte fëmijët nga abuzimet seksuale. Asgjë në përvojën dhe arsimimin tim, dhe në opinionin tim porofesional, do të më lejonte të toleroja pornografinë e fëmijëve. Nuk është kurrë e lejueshme të abuzosh një fëmijë seksualisht, dhe pornografia e fëmijëve është vetë një formë abuzimi seksual.”

Universiteti i Havai'i-t! E kuptoni apo jo? Eshte ai vendi qe i thoshin "ne honolulu". Po zaten keta lapangjoze i vene ate damken me bloze statistikes dhe statisticieneve. Ik derman, gezo at pension, edhe futi ndonje banjo dielli edhe ajri per trute. Me keta ben palle shkenca popullore dhe fryhen tabloidet.

emigrant.........

Pse shkencetare statistikash qenkan keta?????????

Te isha ne vendin tend, isha bere menjehere marangoz

lere aman... "andej nga ju" ta ve bojen Ilir Meta*, "ketej" "keta" gjytyrymet, qe vrasin mjeket meqe aty ku ka mjeke ka me shume semundje... u be vertet per t'ia mbathur per Vega!

(* SK, dmth origjina e tim eti)

 Mua mu duk gjeja me e frikshme qe kam lexuar prej ca kohesh. Ne fillim s'po dija c'te mendoja, por eshte kjo qe eshte, sic e shihni.

Artikulli i mësipërm është metodologjikisht shumë i dobët. një kundërshembull (jo edhe aq) humoristik : Grupi i udhëhequr nga Diamond krahasoi shkallën e krimeve të ndryshme, përfshi abuzimin seksual, vrasjet, sulmet dhe vjedhjet, para dhe pas rënies së regjimit komunist në Republikën Çeke. Gjatë këtij regjimi qarkullimi i botimeve me përmbajte TEOLOGJIKE ishte absolutisht i ndaluar. Qeveria post komuniste kaloi në parlamentin çek një ligj që lejonte shprehjen e lirë me anë të FESE, dhe kur grupi i Universitetit të Havait krahasoi shkallën e krimit, gjeti se kishte një rënie të ndjeshme të abuzimeve seksuale pas lejimit të botimeve me përmbajte TEOLOGJIKE.

Të dhënat tregojnë se një tendencë e tillë u gjet edhe në Shqipëri dhe Rumani kur ligjet anti-fe u relaksuan. Bashkë me faktin se krimet e natyrave të tjera nuk nuk ndryshuan në të njëjtën periudhë i çon studjuesit nga Havai tek spekullimi se teologjia ndihmon abuzuesit të mos bëjnë krime.

ose më shkurt:

i presim antenat karkalecit. i biem fort tavolinës. karkaleci lëviz.

i presim krahët karkalecit. i biem fort tavolinës. karkaleci lëviz.

i presim këmbët karkalecit. karkaleci nuk lëviz. 

përfundimi i studimit tonë: karkaleci dëgjon me këmbë

 

 

 This is wonderful smiley

Fantastike!

 

Nuk arrij të kuptoj se si mund të ndërmerret studim mbi një fenomen të tillë? A ka njeri në botë që të jetë objektivisht i pavarur përballë një fenomeni të tillë? Nuk dua të flas fare për pornografinë e të miturve. Kjo është një çështje që zgjon indinjatën time të pakufishme. Indinjata më pengon në përgjithësi që të flas. E shumta mund vetëm të hesht. Dua të flas pak për demoralizimin që sjell një film për të rritur. >>

> >

Jam e mendimit që në jetë, gjithcka është mesazh. Njeriu bën një jetë të plotë, nëse arrin të kuptoje disa prej mesazheve qe mbart jeta. Cdo lidhje që krijon njeriu në jetë, cdo veprim që bën, cdo ndërveprim me të tjerët, cdo gjë, është një MESAZH. Jemi të gjithë të ndërlidhur në këtë jetë nëpërmjet mesazhit. Në mënyrë fare të pavetëdijshme japim dhe marrim (shkëmbejm&eumlsmiley mesazhe. Ndodh ndonjëherë, që mesazhin vendosim ta japim në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk kam qenë kurrë partizane e kësaj sfide. (madje kam shumë hezitim dhe për përfshirjen në këtë formë komunikimi nëpërmjet blogut) Mesazhi i komunikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë (si një njeriu të vetëm, ashtu edhe shumë njerëzve njëherësh) humbet shumë nga bukuria e vet. Kam qenë e detyruar disa herë të komunikoj në mënyrë fare të drejtpërdrejtë me njerëzit. Kjo mënyrë komunikimi gjithnjë ka dhënë efekte rrënjësisht të ndryshme, nga ato qe kam synuar une. Mesazhi është keqkuptuar në mënyrën më absolute. Sepse, KAM VENE RE, NUK JAM UNE QE ZOTEROJ MESAZHIN, POR MESAZHI ME ZOTERON MUA. >>

> >

Lidhur me sa më sipër,  gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjë njeriu, është të dijë të deshifrojë mesazhin. Sepse, mesazhi, është thuajse gjithnjë i nënkuptuar. Madje dhe mesazhi i dhënë në librat e shenjtë, ofrohet në shumë raste në formën e shembëlltyrave. Me zbërthimin e mesazhit merret në përgjithësi e gjithë shkenca (ajo shoqërore dhe ajo ekzakte). Në mënyrën e vet, dhe arti merret me zbërthimin e mesazhit. Në mënyra të ndryshme, gjithcka që bëjnë artistët, shkencëtarët e studiuesit lidhet me zbërthimin e mesazhit. Lidhur me këtë studim, cili është mesazhi që kanë dashur të zbërthejnë autorët? A mund të ketë ndonjë mesazh në një aktivitet të tillë? Nuk po flas fare për aktivitetin që përfshin fëmijët, sepse sic e kam theksuar indinjata më pengon të flas për këtë. Po përqendrohem vetëm në aktivitetin me të rritur. Cili është mesazhi që përfitojmë duke u vënë në kontakt me një material të tillë për të rritur. (qoftë filmik, fotografik, apo narrativ)? Sipas meje këto shfaqje dhe në rastin se përmbajnë mesazhin (dyshoj fortësisht tek kjo), nuk mbërrijnë dot ta përcojnë. Ky është dështimi i tyre ABSOLUT. Mesazhi zhduket në këtë formë komunikimi. Është forma e vetme që e MBYT MESAZHIN.  >>

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).