Para një jave, disa ish-studentë të mi të viteve 5-6, më kërkuan të asistoja në një tubim të tyre në lidhje me disa kërkesa, që kanë të bëjnë me formimin e tyre mjekësor në tërësi. Me thënë të drejtën hezitova në fillim të shkoja, se kujtoja se janë lodra të studentëve për të pasur privilegje më shumë në lidhje me formimin e tyre profesional ose me ndryshimin e sistemit të provimeve, ose për denigrimin e ndonjë pedagogu, siç jemi mësuar rëndom të mësojmë nga mediat, por meqenëse u dhashë fjalën shkova.

 

U befasova nga kërkesat e tyre, të cilat ishin aq të natyrshme, por për mua ishin aq “alarmante” saqë i ndoqa me shumë vëmendje.

E para, ata thanë, duke dhënë edhe shifra, se në 80% të lëndëve klinike (që kanë lidhje direkt me formimin e tyre bazik profesional si bërja e injeksioneve, marrja e anamnezës, përdorimi i stetoskopit, ndjekja e procedurave të ndryshme) nuk zhvillohet fare mësim. Pedagogët vijnë në mëngjes, marrin mungesat në orën 08.00 dhe i mbledhin po në orën 12.00 për të marrë edhe një herë mungesat dhe ky është mësimi që ata zhvillojnë. Askush nuk kujtohet se çfarë bëjnë. Ata thanë se pjesa më e madhe e tyre punojnë në klinika private ose universitete të tjera dhe nuk janë të interesuar për ta.

E dyta, ata tregonin sesi akoma kanë në përdorim, qoftë si dispensa, fotokopje dhe libra që e kalojnë moshën e tyre. Madje, treguan libra ku u thureshin akoma lavde Partisë që shëroi nga sëmundjet e ndryshme këtë popull. Tekstet që janë në përdorim janë përkthime me cilësi shumë të dobët, jo për nivelin e studentit dhe jashtë programit të lëndës.

E treta, studentët treguan se mungojnë laboratorët ose aksesorët përkatës për të kryer eksperimente si në fiziologji, biokimi dhe farmaci ose mungesë vendesh pune (poltrona) në stomatologji. Ata treguan se akoma nuk e kanë idenë sesi mund të jetë një kancer nga pamja e jashtme dhe aq më pak ta shohin vetë në mikroskop. Ata treguan se janë kthyer në papagaj që përsërisin në mënyrë mekanike ato që lexojnë nëpër libra dhe se njohuritë e tyre në lëndët bazë si anatomia, histologjia, fiziologjia çalojnë shumë, pikërisht sepse ata nuk kanë mundësi të hynë në brendësi dhe thellësi të lëndës nga mungesa e eksperimentit dhe bazës materiale.

E katërta, ata thanë se të shkosh në sekretari për të marrë një vërtetim ose rezultatet e provimeve të mbartura është një torturë e vërtetë. Ata kërkojnë që sekretaria të dixhitalizohet në mënyrë që çdokush ta gjejë atë që kërkon vetëm për disa sekonda. Ata thanë se mungon ueb-sajti i fakultetit, ku të jenë treguar rregulloret, statusi i studentit apo emrat e pedagogëve. Fakulteti i Mjekësisë është i vetmi në Europë, i cili nuk ka një sajt të tijin.

E pesta, ata thanë se libraria e FM është shumë e varfër dhe me kapacitet që nuk mban më shumë se 30 veta dhe në të shumtën e kohës interneti nuk punon. Ata tregojnë se atje mund të gjesh libra me shumicë që janë botuar para 40-50 vjetësh, por asnjë libër ose revistë të 10 viteve të fundit. Ata thanë se në ambientet e FM, jashtë tij, nuk ka një stol ku të ulen dhe të shfletojnë një libër, pasi i gjithë ambienti është zënë nga një kafene gjigante.

E gjashta, ata thanë se infrastruktura e mësimdhënies çalonte shumë, sepse në shumicën e sallave të leksioneve aparatet e projeksionit dhe PC-të nuk punojnë. Investimet në këtë fushë janë neglizhente.

E shtata, ata thanë se kanë denoncuar në dekanat pedagogë, që kërkojnë lekë në shkëmbim të dhënies së notës kaluese, por për këtë nuk është bërë asnjë veprim dhe nuk është kthyer asnjë përgjigje.

E teta, ata kërkojnë që rregullorja e FM-së të jetë e publikuar duke treguar detyrat, të drejtat e studentëve dhe stafit pedagogjik.

E nënta, ata kërkojnë që të ketë më shumë specializime dhe ato të bëhen të rregullta, ku çdo vit të sundojë meritokracia dhe jo të shitet teza, siç ka ndodhur shpesh këto vitet ku kanë marrë specializim, gjoja me “konkurs”, njerëz që kanë mbaruar shkollën me pesa, por që kanë paguar para.

E dhjeta (e fundit, por jo më pak e rëndësishme), ishte kërkesa e tyre e palëkundur për “mësim interaktiv” me moton se si do ta zgjidh unë problemin “problem solving” ose “How do i do it”. Ata thanë se numërohen me gishtat e dorës pedagogët që e kryejnë këtë mision. Kjo është metoda e mësimdhënies që vendet perëndimore (dhe jo vetëm në mjekësi) kanë aplikuar para 30 vjetësh, ndërsa ne nuk kemi filluar të mendojmë akoma për këtë.

Pra ky ishte dekalogu i kërkesave të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. Për çudinë time të madhe në të dy mbledhjet që unë kam qenë prezent nuk ka qenë asnjë përfaqësues nga dekanati, i cili ka në përbërje katër persona dhe shumë pak nga pedagogët që akuzoheshin për neglizhencë në detyrë.

Indiferenca e dekanatit mua nuk më duket çudi, sepse ata janë katandisur për të ardhur keq si në përrallat e Andersenit, ku të gjithë e shikojnë “mbretin lakuriq”, por bëjnë sikur nuk e shohin. Ata mohojnë kërkesat më se legjitime të studentëve. T’u mohosh dëshirën e tyre për dije dhe të bëhesh avokat i atyre që shkelin hapur ligjet e shtetit dhe që nuk kryejnë detyrën më kryesore të tyre, kjo për mendimin tim është e papranueshme ose papërgjegjshmëri totale.

Ky dekan, kur bëri fushatë për t’u zgjedhur, nuk la premtim pa lëshuar sa majtas djathtas, për “idetë” sesi do ta transformonte këtë fakultet, por që duket qartë që ai me bëmat e tij e ka katandisur këtë institucion në një vend ku mund të marrësh një rrogë të majme pa bërë asgjë dhe që produkti që i jep shoqërisë, cilësia e tyre është zero (nënkupto cilësinë e mjekëve të rinj).

Si një pedagog i vjetër i këtij fakulteti, që kam një stazh 25-vjeçar në këtë institucion, më lejoni të jap disa konsiderata për punën që është bërë në këtë institucion. Pas viteve ‘90, FM filloi të ndryshonte programet dhe kurrikulat në drejtim të mjekësisë europiane perëndimore. Edhe Europa dhe SHBA-ja bënë investime kolosale në FM. Janë dhënë me qindra bursa për në SHBA dhe Europën perëndimore. (Autori i këtyre radhëve ka përfituar disa bursa të programit Tempus dhe Fullbright në Amerikë).

Këto bursa u dhanë pikërisht për të revolucionarizuar ose ndryshuar me themel mënyrën e mësimdhënies për të përgatitur mjekët e rinj. U zgjodhën tekste të mira (Franca) për t’i përkthyer dhe për t’i përdorur nga studentët. U përgatitën disa module që studenti është i detyruar t’i njohë. Natyrisht këto të fundit nuk u realizuan. Më vonë filluan të futen koncepte demokratike në drejtimin e departamenteve dhe këshillit të fakultetit. Por u bënë edhe gabime, siç ishte rasti i prishjes së laboratorëve të fiziologjisë dhe histologjisë, ku studentët mund të kryenin eksperimentet bazë të mjekësisë. Këta laboratorë (me lepuj, kavie dhe bretkosa) kanë ekzistuar deri vonë, por më pas ato u zëvendësuan me kafene gjigante brenda ambienteve të FM.

Për të qenë të saktë, duhet thënë se ky rrënim që studentët po e ndiejnë tani në “kockë”, se ata mbarojnë FM dhe nuk dinë të bëjnë asgjë, ka kohë që ka filluar, edhe më përpara se të ishte ky dekan, por përpjesëtimet që ka marrë tani, kaluan çdo parashikim. Ka kaluar me kohë pika kritike. Dekanati ka disa zv.dekanë, por unë nuk mbaj mend në histori të më ketë ardhur dikush nga dekanati dhe të më ketë thënë “të lumtë” ose të kundërtën, kur ka qenë keq për një leksion ose seminar. Sistemi i vlerësimit të pedagogëve mungon krejtësisht, si nga dekanati ashtu edhe nga studentët. Kjo është thjesht “të mos kryesh detyrën” që ke marrë përsipër me aq “dëshirë” për ta kryer. Po t’u hedhësh një sy kërkesave të studentëve, të gjitha ato mund të kryhen vetëm me vullnetin e dekanatit, me disa fonde të vogla që mund të realizohen shumë thjesht, por nuk duan t’i bëjnë. Këta studentë kanë qenë mjaft të durueshëm, kanë që në vitin 2008 që i kanë parashtruar këto kërkesa, por që janë neglizhuar dhe denigruar nga ky dekan. Ai, çfarëdolloj angazhimi që të marrë tani (për të kaluar lumin edhe këtë herë), është i pabesueshëm për masën e studentëve që e kanë votuar tre vjet më parë. Nuk po flasim këtu për reformat që duhen marrë në sistemin e arsimit mjekësor, që ne jemi vite dritë larg nga kërkesat, le të themi minimale, që ka Europa për të na pranuar. FM duhet të ishte në pararojë të kësaj reforme, sepse vetëm këtu janë softet (elita mjekësore), të cilat mundet dhe kanë tagrin profesional të udhëheqin këto reforma dhe kjo të mos lihej në dorë të politikanëve, të cilët bëjnë vetëm politikë për të marrë vota dhe aspak për reforma në sistemin arsimor shëndetësor. Europa, ku ne ëndërrojmë të gjithë të shkojmë, nuk mund të pranojë më mjekë që “nuk dinë të bëjnë asgjë”, sepse edhe barela-mbajtësit e urgjencave në spitalet europiane kanë një trajnim special për atë vend pune. Po të vazhdohet gjatë kështu ju garantoj se shumë shpejt do të vijnë të punojnë këtu mjekë të huaj, të cilët mësojnë shqip dhe mjekët që kemi përgatitur ne, nuk do të kenë aspak vlera, madje as si përkthyes. Kjo është një temë mjaft e gjerë dhe unë nuk dua të zgjatem këtu, por duke iu kthyer edhe një herë temës së studentëve me lejoni t’u bëj një homazh dhe mirënjohje të gjithë pedagogëve, mësuesve tanë të mrekullueshëm, të cilët me zemër të hapur dhe me kokën plot me njohuri bashkëkohore na edukuan ne të jemi të aftë të përballojmë sfidat mjekësore të kohës dhe për më tepër me aq pak mjete (vetëm një shkumës dhe disa laboratorë të thjeshtë, me disa mikroskopë të vjetër) arritën të krijonin një brez mjekësh që akoma po e drejtojnë këtë vend, por që për fat të keq të këtij brezi, po i vjen radha e natyrshme të dalë në pension… dhe çka vjen pas është shumë e zymtë.
“Dixi a salvava mia amen” Fola dhe shpëtova shpirtin.

Prof/as Maksim Çela
Pedagog pranë FM

29 Komente

Nuk di per te tjerat, por pretendimet e studenteve jane te verteta te tera. Isha vete ne Shqiperi dhe i pashe studentet e mjeksise, vete me pohuan per mos berje mesime, bile deri dhe pedagoge qe vijne te pire tape ne klase, apo veshtiresi per te mare vesh nota e provimeve.

Bravo ju qofte qe ndergjegja eshte ritur deri atje sa studentet te kerkojne me shume nga pedagoget

Obobo me nene, mu be mishi kokerr. Ma zi nuk bahet. Duhet ekskavatori ta plugoje ate toke dhe ta dezinfektojne me bleach apo ta djegin dhe pastaj te filloje cdo gje nga zeroja. Ketyre profesHorrave dhe atyre drejtuesve i uroj pervelimin ne purgator sepse marrin ne qafe nje popull te tere. Keta ne fakt jane paciente dhe duhen mbajtur mbyllur sepse paraqesin rrezikshmeri.

Mire ka bere doktori qe ka folur dhe ka shpetuar shpirtin, po kur shkruan se;

U befasova nga kërkesat e tyre, të cilat ishin aq të natyrshme, por për mua ishin aq “alarmante” saqë i ndoqa me shumë vëmendje.

Nuk me duket si shpetim shpirti, po si shpetim p*rdhe. 25 vjet pedagog ne FM burri i botes dhe u befasoka per gjendjen e fakultetit?!

Nejse...duke lexuar kete shkrim u vetpyeta; nese nje fakultet elitar dhe me tradita sic eshte ai i mjeksise ka degjeneruar ne kete fare feje, po te tjerat?

Të tjerat vari trapin, se nuk do fundoset ekonomia shqiptare se dalin ekonomistë me shumicë që s'ia kanë haberin nga zanati, dhe nuk do jetojë populli më keq se ç'ka jetuar ngaqë në korridoret e degës së informatikës shpallet orari i mësimeve i shkruajtur me laps mbi letër, po kur të bëhesh për të çuar kalamanin tek doktori pas nja dhjetë vetësh, ke për t'a menduar disa herë para se të nisesh...

Katastrofe e vertete! #-o

"Europa, ku ne ëndërrojmë të gjithë të shkojmë, nuk mund të pranojë më mjekë që “nuk dinë të bëjnë asgjë”, sepse edhe barela-mbajtësit e urgjencave në spitalet europiane kanë një trajnim special për atë vend pune."

Shume larg! Jo vetem kaq por ne cdo kompani ka nje ose me shume persona (varet nga madhesia e kompanise) qe kane bere kurse per dhenien e ndihmes se pare dhe jane mjaft kompetente (ndoshta shume me te afte se keta doktorat e ardhshem) ti vijne ne ndihme te semurit/aksidentuarit deri sa ta arrije urgjenca/ambulanca qe nuk vonon me shume se disa minuta! Dhe gjithe ky sherbim pa paguar nje qindarke si zyrtarisht ose privatisht (alla-shqiptarce) per shoferin, mjekun, infermieren. rojen e spitalit etj!!!!!

Ja me ne fund dhe nje pedagog me ndergjegje..

Per  mendimin tim studentet ende nuk e kuptojne, per shkak te moshes apo naivitetit te gjithe shoqerise, se ai fakultet nuk eshte nje ishull, por pjese e te teres se gangrenizuar..Nuk ka me shpirt per tu shpetuar..Edhe Ky si profesor rigoroz foli pas 2 vjetesh qe studentet e kishin ngritur zerin me shpresen se do te degjoheshin..Se medemek te gjithe flasin ne emer te studenteve, te se ardhmes por asnje nuk e ve ujin ne zjarr..Mbetet sidoqofte pyetja, Kujt duhet filluar me ja vene Ruspen? Atij dekani te pafytyr qe premtoi ndryshime, me zera qe eshte familjar i nje ministri..Apo te teres se prishur pjese e se ciles eshte dhe ky fakultet..

Shume skandaloze kjo...

ou ?

pse mo , si i dinit shkollat shqiptare tash e 20 vjet, sidomos ato ku studiohen disiplina te aplikuara  ?

 

Jo vallahi, kaq keq nuk e dija - keshtu pergatiten doktoret e ardhshem te atij vendi? Jeni ne vete ju apo jo? Eshte shendeti tuaj, ngelet duke protestu per kutia smiley

Mire bere qe fole ti o profesor por duket se ke harruar nja 2-3 gjera..

Ti thua se disa i marrin bursat me leke ndonese mesataren e kane tek 5-sa.. Ndersa une di te te them se te gjith femijet e mjekeve ose grupi i tironsve sic quhen, te secilit vit, jane grumbulluar te grupi i 4 ose i peste dhe keta bij njerzish te mire e kane mesataren te siguruar!! Keta specializohen gjithmone dhe nuk kane nevoje te japin leke, plus ke ata qe kane dhe japin leke qe ne proporcion me te paret as edhe llogariten.. Kshu profesor, po i bie ne qaf termit meritokraci kur nuk i thu te gjitha.

ca me tej, nuk eshte normale te mesosh per klasat skelet nje vit te tere dhe ta japesh provimin ne fund, pa asnje shanc rikuperimi!

Dekanati do ti mbylli fare shtigjet qe mund te kene studentet e pavarur. Nese diksuh do ta ngeli nje provim, nuk do te lejohet te marre provimin pa marr klasen nga e para! dhe ca me tej, nuk do te lejohet te kaloje vitin nese ajo klase eshte kushtezuese.

Pra barra ndaj studentit fukara shumfishohet.

Per ata qe kane merak se ku ti cojne femijet, le ti cojne te mjeket pa tituj, pa doktoratura. Keta, ato 2 gjera qe kane mesuar, i kane mesuar tamam.

mjeksia gjithesesi ngelet dhe sivjet me koeficientin me te larte (dmth me e preferuara) ne pranime, nga deget e tjera ne universitete. 

 

Sepse aty eshte leku o dije! E qe ti futesh ca me thell ketij problemi, duhet verejtur se revoltes se studenteve keto jave i jane bashkaur edhe shume mjeke, profesore etj, profesioniste qe e dine qe nuk kane asnje shanc te ecin perbrenda, te marrin doktoraturat qe jepen me pikatore dhe ne menyre preferenciale!

Dekanati eshte aq i shqetsuar nga kjo qe po ndodh sa akoma nuk kane dhene datat per sezonin e provimeve qe duhet te kish filluar rreth nje muaj perpara! Ky eshte shantazh i paster kundrejt studenteve! Imagjino ata qe duan te marrin nje provim tani, mosmarrja e te cilit, sikur per arsye teknike, do ti coje minimalisht nje vit prapa (dhe te tille jane gati te gjith studentet e pambrojtur)! Shantazh i paster nga ana e fakultetit!

Si një pedagog i vjetër i këtij fakulteti, që kam një stazh 25-vjeçar në këtë institucion, më lejoni të jap disa konsiderata për punën që është bërë në këtë institucion. Pas viteve ‘90, FM filloi të ndryshonte programet dhe kurrikulat në drejtim të mjekësisë europiane perëndimore. Edhe Europa dhe SHBA-ja bënë investime kolosale në FM. Janë dhënë me qindra bursa për në SHBA dhe Europën perëndimore. (Autori i këtyre radhëve ka përfituar disa bursa të programit Tempus dhe Fullbright në Amerik&eumlsmiley.

Profesori si ka mundesi qe u habit nga  kerkesat?  Mua me duket sikur eshte habitur qe pas 20 vjetesh dikush e vuri re dhe po kerkon llogari. Se te jesh 25 vjete aty brenda, te kesh mare bursa per te pare dhe mare eksperience per ta vene ne sherbim te FM, dhe te habitesh s'me duket qe perputhen.

ore se ata duhen te jene mjeke te AFTE e kane te detyrueshme se kane jeten e njerezve neper duar! nuk po bejne pune druri!

Mua me cudit facti se si ka mundesi qe keto "doktore" nuk rrihen, theren ose vriten nga njerezit e e te semureve, ose kur te semurit te sherohen?

Pashe veres ne Shqiperi se sa te dobet jane ne ate profesion, se sa te pasjellshem, se sa HAJDUTE, shkurt jashte shqiperise do te quheshin extortioinsts, tip mafie me detyre qe paguhet nga shteti!

Profesori mbetet profesor..Nuk cuditem se nje pjese syresh jane te dyzuar nga makuteria per te mos lejuar brezin e ri per te eci perpara, ose qe ta trajtojne shendetsine dhe fatkeqsite e te tjereve si Lope qe duhen mjele dhe qe u perket vetem atyre..Kjo eshte nje histori e qelbur qe gersheton deshtimin e dy sektoreve jetik si arsimi dhe shendetsia..Mafie me perparse te bardhe..

Këta laboratorë (me lepuj, kavie dhe bretkosa) kanë ekzistuar deri vonë, por më pas ato u zëvendësuan me kafene gjigante brenda ambienteve të FM.

Ah kafenete! Te famshmet kafene!  Kur isha vitin e kaluar ne Shqiperi mu duk sikur ne Tirane cdo kat i pare i cdo ndertese ishte kafene!  Kafene dynjaja dhe te mbushura plot ne cdo ore te dites!  Tani kafenete zevendesojne dhe laboratoret e Fakultetit te Mjeksise...qe ne vend qe te prodhojme mjek te afte per te perballuar problemet shendetsore te popullsise ne boten e re globale ku infeksionet dhe epidemite mund te udhetojne nga njera ane e botes ne tjetren me shpejtesine e drites (ose me sakte ate supersonike), FM i Albanistanit por jo vetem, prodhon kafe-beres, kafe-pires, karrige-ngrohes dhe thashethemexhinj te dores se pare.

Eja ne Fakultetin e Mjeksise te UT-se dhe merr nje specializim ne pirjen e macchiatos!

 E mendoja qe gjendja ne FM di ishte e keqe si kudo, por kjo qenka me skandaloze se ce imagjinoja. Sdi cte them, mendoj se jane thene te tera, te flasesh per dertet e shqiperise eshte te perseritesh veteveten, te rrahesh uje ne havan. Lajmet e realiteti shqiptar jane aq brengosese, tronditese, sa zymtesia dhe pashpresa qe te percojne te mpijne, te carmatosin deshiren per reagim. Sdi cte them, ndoshta nje revolucion me prerje kokash apo nje termet apokaliptik do i bente mire atij vendi. Nuk kam shprese te asnje ndreqje tjeter.

Profesorit nuk i them "bravo" per artikullin se ne fund te fundit po ben punen e vet e bile me shume vonese.  Por mbase mbase eshte tregues qe eshte mbush kupa e dreqi e mori behet dicka. 

Cfare po behet ne FM eshte krim.  Krim i kulluar sepse po merren ne qafe jete njerezish. 

Ehhh qe s'ka nje grusht te fort ... tha.

Nuk e di por mua sikur s'me besohet e gjitha kjo gjeme. Besoj qe ka probleme por edhe keshtu! na habiten fare. le te presim reagimin e pales tjeter dhe te shikojme si qendrom e verteta. me duket se e ka ekzagjeruar ca.

Prisni adhe pak sa te hapi "Kristali" fakultetin e mjekesise, pastaj ta shifni ju.

Per ate pune egziston  Univ "zonja e keshillit te mire" dhe bejne goxha pune ne ngjizje ne ket fushe.

hmm aty ben terapi Tritani per me sheru penderastet mo ?

hihihi, me duket se ka pas bo..hihihi sa e forte por seriozisht me sa i njof jane goxha serioz!! Icik te kripur per xhepin normal por sherbejne si trampoline per FM

hihihiihih te prefte rruget 'Drizi se me shkrive!

Kane dale ne rruge per llogari te se majtes.

kerreje njeren te shpetosh tjatren!

Titulli ne fakt eshte gabim sepse realiteti tregon qe duhet te jete:

"Te jemi sharlatane profesioniste, jo mjeke me diplome".

 

Po të vazhdohet gjatë kështu ju garantoj se shumë shpejt do të vijnë të punojnë këtu mjekë të huaj, të cilët mësojnë shqip dhe mjekët që kemi përgatitur ne, nuk do të kenë aspak vlera, madje as si përkthyes.

 

Prindrit e mi 50 vjecare kaluan dje 2 ore duke pare LIVE nje tumor gjiri. Kaluan 1 ore duke perdorur microscopin per te pare LIVE nje section tumori ne piaster dhe pane sesi duken qelizat tumoriale dhe si duket Estrogeni, Progesteroni dhe Androgeni ne te njejten qelize. 

Objektivi, mendoj, do jete i njejte per te gjithe, madje edhe per ata qe nuk kane lidhje direkte me fakultetin mjekesor. Ky objektiv eshte modernizimi i kesaj shkolle. Fundja cfare dekan i respektuar apo profesore dhe administatore, do i pelqente te punojne ne nje vend medioker? 

Per mendimin tim, keto probleme jane shtruar teper vone (2008). Por me negociata, ato te bazuara mbi vlerat dhe perfitimet e fakultetit, mund te zbatohen shpejt kerkesat e studentave.

Plani duhet te jete i organizuar dhe i reklamuar per disa kohe, me qellim qe ky mision te fitoje mbeshtetje jo vetem nga studentet, por nga shoqeria, dhe administrata. Te krijohet nje axhende (nga te dyja palet, si studentet ashtu dhe administrata), te zgjidhet nje vend per diskutime, dhe te nisim negociatat per te zgjidhur keto probleme.

Nga shkrimi, duket qe pasioni nuk mungon si nga studentet ashtu dhe nga profesoret. Ketu, sa per mendimin tim, mungon nje lider, apo nje grup liderash qe mund ti vene njeresit ne levizje. Duke perdorur mediat sociale, facebook, twitter, apo gazetat shqiptare, nuk do jete e veshtire te mobilizojne mbeshtetje, te ngrejne vemendje persa i perket urgjeces te problemit, qe eshte ky fakultet. Domosdoshmerisht, administarta do perballet me kete lloj presioni publik. Ne kete pike mund te fillojne negociatat. Theksoj qe vemendja te mbetet mbi qellimin dhe jo differencat. Qellimi eshte i njejte: te gjith aty punojne per nje objektiv nobel... te sherojne njeres. 

Ne pjesen e dyte te negociatave, i takon te dyja paleve, ne radhe te pare te pranojne mangesite, dhe ne radhe te dyte te formulojne zgjidhje te problemit. Ne kete pike nuk ka debate, thejsht presantim objektiv te probleme dhe zgjidhjeve te mundshme nga te dyja palet.

Se fundi, mund te fillojne diskutimet mbi meritat e zgjedhjeve te mundshme. Jam e sigurt qe duke mbajtur fokusin mbi objektivin, dicka e mire do mund te arrihet. 

Dhe qe te ndodhe kjo, duhet qe ne fillim te ulin gishtat qe bejn me faj nje person apo nje dekan. Eshte me e dobishme te perqendoren te gjerat e perbashketa. 

 Keta studente te cilet nuk pregatiten ne menyre te mjaftueshme do te kene ne dore jete njerezish ne ardhmen.

 20 vjete me pare studentet u ngriten ne protesta kunder kushteve jo te mira.Sala pretendon se jemi 20 here me mire sot.Cfare ka ndryshuar ne nivelin e universitetit sot krahahsuar me 20 vjet me pare?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).