TIRANE-Prej tre muajsh, në kryeqytet funksionon vetëm një varrezë publike. Në fillim të muajit shtator, me urdhër të kryebashkiakut Edi Rama, varreza e Sharrës u mbyll sepse nuk kishte më tokë të lirë për të hapur varre të reja. Situata vijon të jetë alarmante, pasi varreza e Tufinës nuk arrin të përballojë për një kohë të gjatë vdekjet në Tiranë. Sipas drejtorit të Ndërmarrjes së Shërbimit Funeral, Pal Doçaj, në një ditë në kryeqytet ndodhin 10-15 raste vdekjeje. Ky numër i madh vdekjesh bën që varreza e Tufinës të ketë hapësirë për varre deri në muajin Shtator të 2011-ës. "Nuk dua të alarmoj qytetarët, pasi ne po marrim çdo masë dhe po shfrytëzojmë më së miri tokën, por pa u gjetur një zgjidhje disavjeçare Tirana do ketë probleme me varrezat", - ka theksuar ne nje interviste për Gazetën Shqiptare, drejtori i Funeraleve, Pal Doçaj.
"Kjo varrezë nuk ka probleme deri më tani për sa i përket tokës, dhe do të mbulojë kërkesat e qytetarëve gjatë periudhës së pezullimit të varrimeve në Sharrë. Ne po përpiqemi që tokën ta përdorim me kursim dhe të mos lejojmë rrethimin e varreve me kangjella, sepse hanë vend. Por duke pasur parasysh se në një ditë ndodhin mesatarisht 10-15 vdekje, situata paraqitet problematike. Ne kemi ende 5 mijë metra tokë që do t'i përdorim në rast rreziku. Nuk dua absolutisht të alarmoj qytetarët, pasi ne po marrim të gjitha masat e nevojshme, por besoi se varreza e Tufinës do arrijë të përballojë vdekjet në kryeqytet deri në muajin shtator, ndaj për më vonë duhet gjetur një zgjidhje", tha Docaj ne interviste sot per Gazeta Shqiptare.

14 Komente

Per kuriozitet!

A perdoret krematoriumi (djegia e kufomave) ne Shqiperi?

 Mbas kesaj date,eshte e ndaluar te vdesesh??

hajt se do bojne tenderin per vorret e reja smiley

biles me sa e kam nigju , jane marre vesh qeveriu modh e qeveriun lokal per ket pune.

 Po lufta politike ketu zhvillohet me se te mundet, me shtylla telefoni ne mes te rruges,me krijimin e trafikut,me ujsjellsa me kanalizime,me aksidente,me shpronesime,me venie gjobash,me byllje varezash,me cfar te mundet.Shkurt hesapi luft katundaresh,dru me pre!!!!!

 Ehu, t'jena gjalle der' at'here! smiley

 

Ato varret gjigande, n'fakt duhet te ndalohen me ligj, duhen stimuluar krematoriumet qe djegin te vdekurit, dhe duhet stimuluar dhe vendosja e burrit a gruas ne varrin e njeri-tjetrit, pra hapet po ai varr (i bashkshortit/tes) dhe trupi futet aty ngjitur.  

duhen stimuluar krematoriumet 

 

smiley

Nga ferra e vogel tha...

 Mire e ke Pjer burri me grun me i vorr,keshtu shmangen dhe xhelozite dhe keqkuptimet me te vdekmit e tjere.

O admin,te lutem me bej abuziv,nuk shtyhet me keshtu.

ore me erdhi dhe mua nje ide tani..  pak modeste, por.......

....po sikur akivolet,  ne vend qe ti fusin horizontal ne dhe, ti fusin vertikal.  a nuk do te zinin me pak vend??smiley

1arikivol horizontal = 3 vertikal.. te pakten.smiley     si i'u duket.smiley

 Brad, mendoj se burri dhe gruaja duhet te futen ne nje varr, ngjitur arkivolet njeri me tjetrin, per te fituar toke. 

 Sa toke ke me fitu o Pjer,masnej po pse edhe ne varr prape me grun?

 

"Nuk dua të alarmoj qytetarët, pasi ne po marrim çdo masë dhe po shfrytëzojmë më së miri tokën, por pa u gjetur një zgjidhje disavjeçare Tirana do ketë probleme me varrezat", - ka theksuar ne nje interviste për Gazetën Shqiptare, drejtori i Funeraleve, Pal Doçaj.

nuk dua te alarmoj qytetaret........smiley             e fort kjo..

keta ste lene as te vdesesh.....smiley

I hoqen Vizat per BE, dhe i rivune per Tufine, qe ngarkofshin mushkat per Shishtufine..

Do shkoje cmimi i metrit katror ne Tufine, me shume se tek Blloki..

Normal qe ska me vend, kur i pashe varrezat e kombinatit para 2 vjetesh jam skandalizu, ishte varri sa nje dhome gjumi, me tende lart, me karrike anash qe te uleshin familjaret kur vijne per vajtim, i rrethuar anash me kangjella si te ishte prone private me dryn te dera, njeri kishte vene nje syrtar my dry prane varrit ku dreqi e di cfare mbante brenda,nje tjeter poshte fotografise se te ndjerit ne nje varr 2 metrosh kishte te gdhendur edhe foton e nje motori Kawasaki 1100 CC se kishte vdek me motorr. Dikush tjeter e kish ngrejtur varrin 3 metra siper toke dhe poshte kishte vene nje tip baseni me uje e lule qe lundronin mbi te. Mire qe sna le rehat injoranca ter jetes por na ndjek nga pas edhe ne varr.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).